FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Ah ne kete pike jam me studentet.
Se di por me duket sikur i ka dhunuar vertet auditoret e studenteve ky tipi.
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Kur te qohen studentet kunder them se qeveria ka marr fund ;)
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Deri ne gjimnaz nuk eshte arsimi falas dhe i detyruar!?
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Normal kur i lë breket ke kristali ,vitrinat e lloj lloj pacavureje do kerkosh qiqrra n'hell pastaj. Universitet publik falas mesa di une nuk ka ne asnje vend te evropes. Gjerat jane te ndara ,deri ne gjimnaz shkojne te gjithe falas me pas ne universitet paguhet. Ajo qe mund t'beje shteti eshte qe t'uli tarifat e pageses (se kam idene sa jane tani) por te vendose nje cmim te arsyeshem sipas degeve ,por kurrsesi falas.
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Deri ne gjimnaz nuk eshte arsimi falas dhe i detyruar!?

gjimnazi ska qene i detyruar asihere....cikli i ulet po
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Normal kur i lë breket ke kristali ,vitrinat e lloj lloj pacavureje do kerkosh qiqrra n'hell pastaj. Universitet publik falas mesa di une nuk ka ne asnje vend te evropes. Gjerat jane te ndara ,deri ne gjimnaz shkojne te gjithe falas me pas ne universitet paguhet. Ajo qe mund t'beje shteti eshte qe t'uli tarifat e pageses (se kam idene sa jane tani) por te vendose nje cmim te arsyeshem sipas degeve ,por kurrsesi falas.

E ke gabim , se universitetet ne europe per shtetasit e tyre jane pa pagese , per ekstrakomunitaret si ne variojne dhe kane vlera te larta ne krahasim me vendet e BE
Psh - nje universitet ne Viene , pagesa per vitin e nje studenti shqiptare eshte 600 euro, per nje stundent ne BE eshte vetem 18 euro.

Jetesa padiskutim eshte komplet gje tjeter.

kshu per mhb ishte kjo nderhyrja

per temen do thoja se per aq kohe sa u premtua arsimimi falas dhe nuk u be nje ndarje ne cikle ath perse duhet te paguajne?
Sepse ne kete rast i bie te kemi universitete me vet financim si rasti i Harry Fultz, por ne rastin e Harry Fultz mos harrojme se eshte nje gjimnaz profesional tek i cili shkon kush deshiron, sepse mundesia per te zgjedhur eshte.
Nderkohe qe ne kete rast edhe neper universitetet shterore i bie te shkojne po ai kontigjent qe gjejme neper Vitrina e kristal....sepse familjet me te ardhura minimale apo mesatare nuk e perballojne dot..
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Atehere studentet kerkojne te vazhdojne shkollen me pagesa te perballueshme jo falas!

Ketu ku jam une fillorja e gjimnazi jane falas dhe me detyrim me pas nese do te ndjekesh dicka eshte tjeter hesap...
 
po lexoja tani neper internet ne fakt , dhe realisht me pagese jane edhe jashte universitetet por me pagesa minimale , te perballueshme

te njejten kerkojne edhe studentet e universiteteve shteterore..
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Ca duan kta?!

Universitet pa lek... ska.

Te shkojne te punojne part time dhe te studiohen mos rrine gjithe diten kafeve dhe naten pabeve dhe moteleve, oj kta.
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

I çik e veshtire per Shqiperine qe te arrij te financoj arsimin e larte falas. Me duket kohet e fundit, ne Gjermani, u be falas arsimi neper universitete publike- u hoqen tuition fees. Ndersa ktu tek une ata qe e perballojne e paguajne vete, kurse per shtresat me te varfera e paguan shteti universitetin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Njeri qe paska hap duart lart ne qielli, do jete mysliman e ka marre sheshin per vend lutjesh

Tani qe ka taksa dhe jashte Shqiperise ka, dhe duhet te kete.
Por ama ka favore te tjera,psh te japin burse te majme nese jep provime , ne baze te ardhurave etj
Por ketu studentet jane keshtu cope cope aman dalin nga univ e jane pyke.
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Universiteti normal qe duhet paguar sepse kjo praktike ndiqet kudo ,por ka dicka qe po behet mbrapsht ne shqiperi .... po ngrihen taksa nderkohe qe biznesi falimenton ; ngrihen dritat ,uji ,etj ,nderkohe qe pagat dhe pensionet rrijne ne vend ; po ngrihet cdo lloj pagese qe qytetari ben ne shtet ,por shteti nuk po i jep mundesine qytetarit qe ti justifikoj ato qe i paguan shtetit ! Ne kete situate ,gjithcka ,cdo pagese eshte e papranueshme dhe po behet e paperballueshme per qytetaret prandaj dhe ka protesta .
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Nuk dua te them asgje,as praktiken e arsimit ketej e as andej, sepse cfare do te them as qe do permiresoj dicka.
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Nuk dua te them asgje,as praktiken e arsimit ketej e as andej, sepse cfare do te them as qe do permiresoj dicka.

Por mund te jet shum perfituese per neve qe se dijme dhe marrim informacion prej teje ,kshuqe nese nuk perton thuaje te mesoj dhe une dicka qe se dij :D
 
Titulli: FOTO/ Studentët në gjunjë para Kryeministrisë: Arsim publik falas!

Ca duan kta?!

Universitet pa lek... ska.

Te shkojne te punojne part time dhe te studiohen mos rrine gjithe diten kafeve dhe naten pabeve dhe moteleve, oj kta.

Me e pakta je e painformuar, por me e mundshmja eshte je tipikja e atyre gjerave qe kam thene heret e tjera.

Shumica derrmuese e studenteve shqiptare punojne neper call center, kameriere e banakiere neper sophie e mon cheri, prites klientesh neper restorante, recepsioniste neper hotele e kompani, shites neper supermarket e neper butike, teknike te cdo lloj niveli neper tv, kompani celularesh, etj. etj.

Punedhenesit i preferojne sepse punojne vetem pasdite ngaqe paradite kane shkolle, turn qe s'e preferojne te tjeret, dhe nuk thone kurre "jo". Ik tek cdo qender tregtare qe ekziston, prit autobusat e fundit qe merr vetem stafin, futu brenda mes tyre e do te te duket sikur je ne ekskursion shkolle sepse jane te gjithe studente, te gjithe muhabete provimesh. Punojne edhe te dielave me rroge minimale e vjen njera nga interneti qe si duket ka farefis dembelash ketej e njeh vetem ata, dhe i quan dembela gjithe keta te tjeret.

hajduti
 
Back
Top