Në foton që shihni, janë Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci e Bajram Rexhepi.
Duket e çuditshme, por ata edhe kanë qëndruar bashkë, sepse kështu e kërkonte politika ndërkombëtare, e sidomos kryeadministratorët e Kosovës.
Por, një gjë dihet: Rugova sa ishte gjallë, Thaçin nuk e donte në asnjë post dhe as që i dha poste si fitues i zgjedhjeve të pasluftës me LDK-në e tij.
Kështu, kjo foto ka gjasa të jetë bërë pas zgjedhjeve të para parlamentare, me koalicionin e gjerë, ku kryeministër i vendit ishte Bajram Rexhepi (sepse Rugova nuk e pranonte Thaçin për kryeministër) e kryetar i Parlamentit, Nexhat Daci. /Telegrafi/
Last edited by a moderator: