Foto e NASA: Si po digjet Shqipëria dhe zjarret në Ballkan

Love

βeℓℓe â๓e
KORاE- Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) publikon foto të hartës së zjarreve në Europën Juglindore, dhe në Ballkan nga hapësira.

image_lajme.php


Me sy të lirë dallohen vatrat e zjarrit, si pika të kuqe, ndërkohë që kryesisht verilindja e vendit, Mali i Zi, Serbi, Bosje Hercegovinë dhe Greqi duket se është mbuluar nga tymi. Në Shqipëri zjarret janë favorizuar nga erërat e forta dhe nga temperaturat e larta. NASA raporton se deri tani në Shqipëri janë djegur reth 148 ha vreshta dhe ullishte dhe zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vëshitrë. Në veri zjarret kërcënuan dhe shtëpitë në 2 fshate të cilat u evakuan. Drejtoria e ministrisë së Mjedisit deklaroi se një numër zjarresh kanë qenë të qëllimshme. Pamjet janë filmur nga sateliti Aqua më 26 gusht 2012.

SHKODER SITUATA PROBLEMATIKE
Qarku i Shkodrës mbetet më problematiku, ku aktualisht numërohen rreth 11 vatra zjarri. Më aktivet janë ato në zonën mes Pukës dhe Mirditës, ku për shkak të terrenit të thyer e malor, vështirësohet puna e banorëve dhe punonjësve të shërbimit pyjor për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

NE KORاE DREJT LOKALIZIMIT FLAKET NE BOZDOVEC, FLAKET HYNE DHE NE DARDHE
Janë lokalizuar flakët që përpinë parkun kombëtar të Bozdovecit në Korçë për të tretën ditë. Lajmi u mësua mesditën e sotme nga korrespondentja e A1 Report Dafina Ismaili, ndërkohë që gjatë paradites u raportua për situatë kritike. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Korçës, Erjon Haruni deklaroi sot në mëngjes se kishin arritur të lokalizohen flakët në pjesën e komunës Drenovë, por problematike mbetej zona nga komuna e Dardhës.

“Në krahasim me dje, kur sipërfaqja e djegur ka qenë 200 metra, sot sipërfaqja e djegur nga pjesa e komunës Dardhë është dyfishuar në 400 metra. Deri tani sipërfaqja e djegur me pisha bredh e ah në parkun kombëtar të Bozdovecit arrin në 60 ha tokë.

Zoti Erjon Haruni informoi sot në mëngjes korrespondenten tonë se kritike mbetej ora 13:00 kur temperaturat shënojnë kulmin dhe kur në këtë zonë fryn një erë e fortë, çka favorizote së tepërmi përhapjen e flakëve dhe rreziku që zjarri të përparojë drejt parkut kombëtar të Dardhës bëhej edhe më i madh.
“Nëse nuk lokalizohen flakët deri në këtë orë, atëherë nuk do të mund të mjaftonte vetëm ndërhyrja me një helikopter”- citohet të ketë thënë Erjon Haruni.
Por në orën 12: 30 po zoti Haruni informoi se ishte arritur lokalizimi i flakëve falë punës së 100 forcave ushtarake e zjarrfikëse që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe nuk ishte parë e nevojshme ndërhyrja me helikopter. Gjatë ditës së djeshme helikopteri punoi për shuarjen e flakëve deri në orën 19:00 por shuarja ishte e pamundur.
Në një lidhje telefonike për TV A1 Report zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme deklaroi se situata po punohet për tu mbajtur nën kontroll dhe u shpreh optimist se kjo mund të ndodhë nëse nuk do të kemi një erë të fortë që do të mund të favorizojë përhapjen. Sipas zotit Olli fakti që zjarri ka rënë në një pyll ahu favorizon mos përhapjen e tij, dhe mundësinë më të madhe për shuarjen e tij. “Nuk rrezikon kalimin e zjarrit drejt Dardhës. Nga forcat tona në vendin e ngjarjes nuk kemi kërkesë për ndihmë nga ajri. Na është thënë se mund të ndërhyjmë nga toka. Nëse është e nevojshme do ndërhyjmë”.

VATRA ZJARRI DHE NE DIBER, ELBASAN
Situatë problematike paraqitet edhe në qarkun e Dibrës. Katër vatra zjarri vazhdojnë të jenë ende aktive ndërsa shqetësim përbën situata në Fushë Lurë. Drejt kësaj zone janë nisur forcat e ushtrisë dhe banorët e zonës ndërsa në vatrat e tjera si Barxhanë- Fushë Kudër dhe Mali i Krrabit është thuajse e pamundur ndërhyrja për shuarjen e flakëve. Në qarkun e Elbasanit janë tre vatra zjarri ku problem mbetet ajo në malet e Gramshit. Vatrat në Qerret dhe Kodër-Krastë janë drejt neutralizmit.
Burimi: shqiptarja.com

Korçë, zjarri prej 3 ditësh djeg parkun kombëtar të Bozdovecit


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Flakët që kanë përpirë parkun kombëtar të Bozdovecit në Korçë për të tretën ditë vazhdojnë të jenë aktive dhe situata mbetet kritike. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Korçës, Erjon Aruni thotë se kanë arritur të lokalizohen flakët në pjesën e komunës Drenovë, por problematike mbetet nga ana e komunës së Dardhës. Deri tani jane djegur 60 ha pyje me pisha, bredha e ah. Në krahasim me dje, kur sipërfaqja e djegur nga zona e komunes Dardhe ka qenë 200 metra, sot sipërfaqja e djegur është dyfishuar në në 400 metra"- informon korrespondentja në Korçë Dafina Ismaili.
 
Titulli: Foto e NASA: Si po digjet Shqipëria dhe zjarret në Ballkan

Paska dalur edhe mali im duke u djegur :P

Pervec shakave ne Shqip eshte mekat te digjen ato pyje sepse ska as mjete me cf te fiken pastaj.
 
Titulli: Foto e NASA: Si po digjet Shqipëria dhe zjarret në Ballkan

edhe une nga dritarja e zyres shoh tym shume .......cmenduri gjynah
 
NASA fotografon zjarret e përhapura në të gjithë Shqipërinë

Arrin ne 34 numri i vatrave të zjarrit që kanë përfshirë pyjet ne vend. Nga Ministria e Brendshme bëhet e ditur se po punohet nga ajri për shuarjen e plotë të zjarrit në lartësitë e Priskës, për të vazhduar në pjesën veri lindore ne qarkun e Shkodrës dhe Dibrës. Flaket favorizohen nga temperaturat e nxehta, por sidomos nga era..

Terrenet e prekura nga flakët janë kryesisht malore dhe zjarrfikeset e kanë të pamundur ndërhyrjen nga toka. Forca nga ushtria dhe banorë punojnë vullnetarisht për të lokalizuar flaket. Helikopteri turk kreu sot dhjetra fluturime mbi Priske te Dajtit, por situata vijoi sërish të përkqesohej rreth pasdites. Gjatë pasdites dhe në mbrëmje rënndohet situata në Mat. 4 familje rrezikohen nga flakët, të cilat u përhapen nga era e fortë, ndërkohë kryekomunari i Matit apelon për ndihmë

Nuk dihet ende demi mjedisor i shkaktuar nga zjarret në vend, por me sy të lirë shihen sesi masive te teëa pishash, bredhash, ahu, dushku dhe kullotash nuk jane me, por mbi to ekziston siperfaqja shkrumb e hi. Situata ne Shqiperi nuk kaloi jashte vemendjes dhe nga NASA qe nepermjet satelitit konfiguroi nje harte me zjarret ne vend./DS/
zjarr-300x221.jpg
 
Back
Top