Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Kalimtarët pranë spitalit të Vlorës janë habitur kur kanë dëgjuar të qarat e një foshnje, ndërkohë që me sy nuk e shihnin gjëkundi.

Duke kontrolluar në zonë, ata kanë gjetur në kazanët e plehrave foshnjën e sapolindur dhe menjëherë e kanë dërguar në spital, ndërkohë që sanitaret kanë njoftuar shërbimet e policisë, e cila ka nisur hetimet.

Sipas informacioneve policore, foshnja e seksit femër është gjetur paraditen e djeshme në lagjen “Karabash” dhe fatmirësisht ka qenë gjallë. Menjëherë, ajo u është dhënë sanitareve, të cilat e kanë çuar në maternitetin e qytetit. Mendohet se foshnja mund të jetë lënë aty në mëngjes, pasi ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Punonjësit e maternitetit kanë nisur menjëherë verifikimin e regjistrave të lindjeve për të parë se kujt i përket foshnja, ndërkohë që më vonë janë njoftuar edhe shërbimet e policisë. Sipas të dhënave, regjistrat e lindjeve të fundit janë kontrolluar të gjithë, me qëllim identifikimin e prindërve të saj, por që deri në orët e vona nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për gjetjen e tyre. Burimet policore nga qyteti bregdetar bënë të ditur se tashmë do të kontaktohet me të gjitha familjet që kanë lindur ditët e fundit, pasi foshnja është disaditëshe, për të kontrolluar se kujt i përket dhe më pas të ndiqen hapat e tjerë ligjorë ndaj prindërve për braktisjen e saj. Rasti i rëndë mësohet se është vlerësuar nga policia dhe kanë nisur kërkimet, por që familjet e shtuara me fëmijë këto ditë banojnë në zona të ndryshme të Vlorës.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë edhe fryt i ndonjë lidhjeje jashtëmartesore dhe se mund të jetë lindur jashtë maternitetit e më pas është braktisur nga familja përkatëse. Por, të gjitha këto pritet të konfirmohen pas përfundimit të hetimeve. Braktisja e fëmijëve të mitur parashikohet edhe nga Kodi Penal. Sipas nenit 124, në kapitullin për veprat penale kundër fëmijëve, deklarohet se braktisja e fëmijëve nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Por ky rast, sipas të dhënave zyrtare të policisë, mund të klasifikohet edhe si vrasje e foshnjës e mbetur në tentativë, sipas nenit 81 të Kodit Penal, që përbën kundërvajtje penale dhe dënohet deri në dy vjet burg. Pas gjetjes së prindërve, do të jetë organi i prokurorisë ai që do të vendosë se çfarë masash do të marrë për braktisjen e foshnjës së djeshme.

/reagimi.com/
plehra1-e1343138255594.jpg
 
Titulli: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

:( Mire nuk e do femijen, po tek plehra pse e le?! Me pak fjale "po vdiq, vidq".
Ca njeriu mund te jete nje femer (+ burre nqs njihet babaj)???
Si mund te flesh me ne dark, kur ben nje veprim te tille????

Gjynah per femijen, mire qe e gjeten ne jete.
 
Titulli: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Ncncncnc, O Zot jepu mend budallenjve, po me siguri me aq sa jane shtuar kto kohet e fundit, as mend nk ka me..:S
Me mir abortoje qe ne fillim, sesa ta lindesh e ta hedhesh si te ishte nje kukull qe ju blen kalamajve ne dyqan...
 
Titulli: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Paska dal si mode edhe andeja tani? Se ketu ne cdo jave e lene nje foshnje afer plehrave, neper rruge, tek dyert e kishave ka shume raste te ketij lloji.
Kur nuk e duan femijen eksiston edhe aborti ose neqoftese duan ta lindin femijen coje ne nje shtepi bamiresie!Njerez pa meshire.
 
Titulli: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

ja kshi gjerash behen ne vlore :P
 
Titulli: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

ja kshi gjerash behen ne vlore :P

Jo vetem ne vlore keto ndodhin cdo kund dhe ne cdo vende, ka njerz se nuk e meritojn te jen prinder po ca ti beshe zotit se mendon edhe per ato te pa shpirta se e hudhin nje pjes nga vetja,sa keq me vjen kur ndegjoj rastet tilla kur kemi parasysh sa prindi vuan te jet prinder ai gjith pasurin e shkrin vetem ti ipet kjo mundesi.
 
Pe: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Me vjen cudi me disa nga ju lart,qe jeni kaq pro abortit...Mund te me thoje ndonjeri nga ju cili eshte ndryshimi mes abortit dhe veprimit te bere duke e hedhur ne plehra??Une si shoh asnje ndryshim...Ngele shtatezene?Se do femijen?Si ke kushtet ta mbash,familja,ekonomia,mentaliteti?Shume bukur,ik linde si njeri,edhe jepe ne jetimore...Ske pse aborton e behesh vrares i krijeses tende,as ske pse e hedh ne plehra gjakun tend,mohoe pikerisht gjakun tend,pasi keshtu verteton qe ai qe linde ishte PLEHER...E derisa linde pleher as ti qe e linde spo je me e mire,nga ti doli...Keshtu qe per mua si e abortove si e linde e hodhe ne plehra njesoj jane...
 
Titulli: Pe: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Une jam pro abortit po ama kur ka nje arsye te vertet, kur ka ndonje semundje ose rrezikon jeten dhe nena e femijes..gjithsesi gje qe duhet menduar mire kush do shpetoj o femija o nena. Une thjesht jam nje mendi sot kushedi nje te neserme si dihet se si mund te reagoj prandaj jap vetem ide te ndryshme. Por nga ana tjeter neqoftese eshte cdo gje ne rregulle edhe une jam te mendimit neqoftese sjan mundesit coje ne jetimore. Ska asgje te keqe, sidomos ne jane goca te reja apo jo dhe sdin cte bejn..
 
Titulli: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Idiote ,po femija eshte krijesa me cmuar ne jete bre...si skan pike ndjenjash disa njerze,disa luten te ken nje femije e kta e hudhin si nej lecke nje krijes kaq te vogel te pa mbrojtur..!!! :@
 
Pe: Titulli: Pe: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Une jam pro abortit po ama kur ka nje arsye te vertet, kur ka ndonje semundje ose rrezikon jeten dhe nena e femijes..gjithsesi gje qe duhet menduar mire kush do shpetoj o femija o nena. Une thjesht jam nje mendi sot kushedi nje te neserme si dihet se si mund te reagoj prandaj jap vetem ide te ndryshme. Por nga ana tjeter neqoftese eshte cdo gje ne rregulle edhe une jam te mendimit neqoftese sjan mundesit coje ne jetimore. Ska asgje te keqe, sidomos ne jane goca te reja apo jo dhe sdin cte bejn..

Aborti ne raste kur jeta e nenes eshte ne rrezik kete e pranon edhe e kupton edhe budallai...Ama per ceshtjen ne fjale,une skam ca shtoj asnje presje nga postimi me lart...Thjesht nuk e kuptova akoma ku ishte ndryshimi i abortit me hedhjen ne plehra??:)Per mua njesoj jane:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Aborti ne raste kur jeta e nenes eshte ne rrezik kete e pranon edhe e kupton edhe budallai...Ama per ceshtjen ne fjale,une skam ca shtoj asnje presje nga postimi me lart...Thjesht nuk e kuptova akoma ku ishte ndryshimi i abortit me hedhjen ne plehra??:)Per mua njesoj jane:)

Po e kuptoj dhe ti ke te drejt perderisa eshte nje si tip paradoksi. Por kete mendim kam per mendimin tim cdo nejri ben cte doje qe kur nje person do te abortoj sdo i thm une mos e bej. Une flas si person qe shikon cbehet perreth meje thjesht mendojm cmund te benim po te ishim ne vendin e ketyre personave. Asgje me shume e asgje me pak edhe duke qen pak kontadiktore ne kete raste mendoj se eshte e lejueshme perderisa duhet ta vendosesh mire para se te zgjedhesh.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Foshnje e gjalle ne plehrat e spitalit

Po e kuptoj dhe ti ke te drejt perderisa eshte nje si tip paradoksi. Por kete mendim kam per mendimin tim cdo nejri ben cte doje qe kur nje person do te abortoj sdo i thm une mos e bej. Une flas si person qe shikon cbehet perreth meje thjesht mendojm cmund te benim po te ishim ne vendin e ketyre personave. Asgje me shume e asgje me pak edhe duke qen pak kontadiktore ne kete raste mendoj se eshte e lejueshme perderisa duhet ta vendosesh mire para se te zgjedhesh.

Didi,une me abortin nuk justifikoj asgje,pasi edhe nesa nena vihet ne rrezik,ka shume nena qe i jane lutur mjekut : Shpeto femijen me ler mua...Pra ndjenja e nenes,ndjenjat amesore kalojne cdo kufij...Keshtu qe per mua idea e abortit nuk e ve as e justifikoj ne asnje rast apo rrethane...Edhe nese femija eshte rezultat i nje perdhunimi,une sjam pro abortit...Te dhash shembullin e nje nene kur duhet te zgjedhe femijen apo veten,keta jane raste teper te veshtira apo te rralla,ama ne material nuk rezulton qe femija te jete hedhur ne plehra sepse nena rrezikon jeten:)Pra me kete te fundit,veprimi i abortit apo i hedhjes ne plehra ska logjike me...
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top