Foshnjat i mësojnë dy gjuhë që në barkun e nënës

ERA_VL

missing you....
Foshnjat që rriten në një ambient dygjuhësh mësojnë ta bëjnë dallimin mes dy gjuhëve që në barkun e nënës, mësohet nga një studim i publikuar këtë javë në revistën amerikane "Psychological Science".


Disa shkencëtarë të fushës së psikologjisë në Universitetin British-Columbia të Kanadasë si dhe një shkencëtar i Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, OCDE, me bazë në Francë studiuan dy grupe të porsalindurish.
Në grupin e parë, foshnjat kishin dëgjuar të flitej vetëm anglisht kur ndodheshin ende në mitrën e nënës, ndërsa në të dytin, ata kishin dëgjuar në të njëjtën kohë të flitej anglisht dhe tagalog, gjuhë e folur në Filipine.
Për të përcaktuar preferencën e foshnjave ndaj një gjuhe, shkencëtarët studiuan refleksin e tyre të thithjes që, kur rritet, nënkupton një interes të foshnjes ndaj një stimuli.
Në një provë të parë, fëmijët dëgjuan për 10 minuta një ligjëratë që alternohej çdo minutë mes anglishtes dhe tabalogut. Foshnjat të cilat përpara lindjes kishin dëgjuar të flitej vetëm anglisht "treguan një refleks thithjeje më të madh" kur dëgjonin anglisht se sa kur dëgjonin fjalë në gjuhën tagalog. Ata që i kishin dëgjuar të dyja gjuhët nuk shfaqnin preferencë.
Një provë tjetër kishte të bënte me të folurën me foshnjat në një gjuhë deri sa ata të mos shfaqin më asnjë interes. Atëherë një person tjetër fillonte të fliste herë në njëjtën gjuhë me të parin dhe herë në një tjetër.
Shkencëtarët konstatuan se refleksi i thithjes rritej vetëm kur foshnjat dëgjonin personin e dytë të shprehej në një gjuhë tjetër.
"Kjo përvojë të bën të mendosh se foshnjat dygjuhëshe, ashtu si edhe ata që nuk janë të tillë, janë të aftë ta bëjnë dallimin mes dy gjuhëve", shkruajnë autorët e studimit, të cilët vazhdojnë: "Ekziston një mekanizëm që në çastet e para të jetës që i ndihmon fëmijët dygjuhësh të mos i ngatërrojnë dy gjuhët që u janë folur", një kusht themelor për mësimin e dy gjuhëve në të njëjtën kohë.

(Ballkan Web)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top