Kresha
A pretty face can never trick me
Në Irakun e ri, gratë si Lejla Omar Vasin janë me zemër të thyer kur lindin foshnje të deformuara për shkak të substancave vdekjeprurëse që janë mbjellë në trupat e tyre në luftën disa vjeçare.
"Fëmija im i parë vdiq pasi kishte lindur pa këmbë ndërsa i dyti vdiq para disa ditëve pasi boshti i tij kurrizor i ishte ekspozuar dhe kokwn e kishte tepër të madhe," thotë gruaja Lejla 36 vjeçare për IOL.
Lejla është një nga viktimat e shumta të bombardimeve masive të vitit 2004 në Falluxha, kur ushtria e SHBA-ve përdori uranium të varfër, që përmbante nivel të ulët të grimcave radioaktive.
Mjekët i thanë Lejlës se këto armë kanë mbjellë në trupin e saj materiale vdekjeprurëse të cilat shkaktojnë deformimet në foshnjat e saja të cilat pasohen me vdekje.
Armë të rënda për shënjestra të dobëta
"Po ta dija se trupi im është i sëmurë, nuk do të përpiqesha të sjellja jetë të re në këtë botë."
Ekspertët pohojnë se shumë ashtu si Lejla, veçanërisht në zonat e goditura rëndë nga materialet radioaktive gjatë viteve të luftës, kanë të njëjtat vuajtje.
"Sulmet e SHBA-ve janë bërë me sasi të lartë të kemikaleve të cilat i bëjnë të ndjeshme gjenet, duke rezultuar në foshnje të lindura vetëm për të jetuar disa orë," thotë Dr. Adab Hatim, pediatre në spitalin e Bagdadit për IOL.
"Deformimet kryesore janë ekspozimi i boshtit kurrizor, mungesa e gjymtyrëve, gishtërinjtë e shumëfishtë, deformimet në sy, rritje të tepërta të trurit dhe organe të ekspozuara," thotë ajo.
Pas mohimit të kësaj në fillim, Pentagoni në vitin 2005 kishte pranuar se kanë përdorur fosfor të bardhë, armë e ndaluar, gjatë bombardimeve në Falluxha.
Ata kishin pranuar gjithashtu se kanë përdorur më shumë se 1200 tonë municion qe përmbante uranium të varfër gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003.
IOL