Një foshnjë në Itali arriti të rezistonte për 4 muaj në barkun e nënës së saj, Carolina Sepe, 25 vjeçe e cila ndodhet në gjendje kome që prej gushtit. Maria, kështu quhet vogëlushja erdhi në jetë pak ditë më parë nën kujdesin e mjekëve që e panë të rritej me ‘sytë’ elektronikë të ekografive.
Ata e konsiderojnë një rast të jashtëzakonshëm, ndoshta rasti i parë në botë kur një bebe arrin të vijë në jetë nga një nënë në koma, e cila kur ra në këtë gjendje nuk ishte as në muajin e tretë të shtatzënisë.
Vogëlushja e lindur dy muaj para kohe peshon vetëm 1 kg e 90 gramë dhe duhet t’i nënshtrohet shumë trajtimeve mjekësore në mënyrë që të mundet të mbijetojë.
Ndërkohë, gjendja e nënës së foshnjës mbetet e njëjtë, e zhytur në një koma të thellë nga e cila nuk vjen asnjë sinjal, pasi u qëllua me një plumb në kokë 4 muaj më parë.
gazeta-Shqip