Forcat speciale RENEA

fight_cllub_al

demton_rende_shendetin
mirmengjesi bukuroshe e bukurosha .... desha te dija sa me shume gjera rreth forcave speciale RENEA ..... stervitjen , pagat , armatimin , gjithcka ka lidhje me keto forca , edhe mendimin qe kini per to ... flm
 
Titulli: forcat speciale RENEA

ahahha babi im ka qene me renean...pse do te behesh ti???
Di qe jane jane ne vendngjarje kudo dhe kurdo:D
 
Titulli: forcat speciale RENEA

ahahha babi im ka qene me renean...pse do te behesh ti???
Di qe jane jane ne vendngjarje kudo dhe kurdo:D

eh kam nje mendje te tille .... dua te kaloj nga ana e "ligjit"
 
Titulli: forcat speciale RENEA

po duhet te kesh bere edhe 1 lloj shkolle ushtarake,apo rendi
 
Titulli: forcat speciale RENEA

Box
Organizimi i FLO-se
1-Drejtoria e Forcave Levizese Operacionale
a- Sektori i Planifikimit dhe Koordinimit te Operacioneve
b- Sektori i Planifikimit dhe Analizes
c- Grupimi i Forcave Speciale
-RENEA
-Negociatoret
-Antieksplozivi
-Negociimi
d- Nderhyrja e shpejte
-Nderhyrja e shpejte, veri
-Reparti 712, Tirane
-Nderhyrja e shpejte, jug


Armatimi i RENEA-s

Fillimisht, armatimi baze i Rep.326 ishte ai tipik i Forcave te Armatosura, AK-47 dhe AKMS e pistoleta TT 33. Si armatim special perdorej snajperi Dragunov, thika-pistolete M 316, pistoleta Makharov, Stechkin ne kal 9,2x18 PM 54. U perdor edhe nje sasi Colt Government 1911 cal .45 ACP (11,43 mm) dhe Brouning HP 35 cal 9 Luger, te marra si ndihme gjate Luftes se Dyte Boterore dhe qe nuk ishin perdorur deri ne krijimin e 326, dhe Valter P-38 trofe lufte, edhe kjo ne cal 9 Luger. Pas 1990 filloi adoptimi i armatimit perendimor, si pump-action riot gun cal 12 Magnum, pistoleta paralizuese elektrike dhe pajisje antisomoza italiane e franceze. Nga viti 1992 arriten snajper te nje cilesie te mire te pajisura me dylbi dite dhe nate. Ne te njejten kohe u adoptuan edhe dy arme qe jane adoptuar nga te gjitha njesite antiterroriste te botes si pistoleta Beretta 92 FS dhe SMG gjermane, Heckler und Koch MP5 dhe MPK.




Disa aksione te RENEA-s

JANAR 1991
Revolte ne Burgun e Shenkollit. Persona te armatosur marrin disa gardiane peng. Qeveria e atehershme dergon Repartin 326 dhe situata u vu nen kontroll pa gjakderdhje vetem me lotsjelles dhe plumba plastike. I vetmi i plagosur qe nje efektiv i repartit.

PRILL 1996
Gjate takimit te presidentit Scalfaro me homologun e tij Berisha ne Tirane, nje i çekuilibruar i armatosur me nje bombe dore pa sigurese kerkoi qe t’u afrohej presidenteve. oficeri i RENEA-s Besnik Muralika (i njohur me nofken Katani) nga Burreli negocionte me te çekuilibruarin, arriti ta çarmatosi dhe t’i vene siguresen bombes ne 10 sekonda.

JANAR 1997
Nje studente ne krize depresive kercenonte se donte te vetevritej me nje bombe dore, se ciles i kishte hequr siguresen. Nderhyrja e RENEA-s zgjedh situaten pa gjakderdhje.

VITI 1997
Gjate revoltave, RENEA ngarkohet qe te rikuperoje arin dhe vlerat monetare nga te gjitha bankat e Shqiperise dhe t’i sillte ne Banken Qendrore ne Tirane ku ishin te sigurta. RENEA kreu misionin me furgone IVECO te pablinduar dhe nuk humbi asnje qindarke.
1998-1999
Se bashku me forca te tjera te policise, RENEA shkaterron njera pas tjetres bandat qe kishin paralizuar rruget e vendit si Shkopet-Burrel, Mirdite, Lac,qaf thane Cerrik .

KORRIK 1998
Arrestimi i 5 terroristeve islamike egjiptiane te lidhur me rrjetin e Bin Ladenit dhe te kerkuar nga policite e te gjithe botes.

MARS 1999
Tre kriminele vrasin per nje dite tre police dhe kater persona. Ngujohen ne nje shtepi dhe marrin peng nje çift me femijen e tyre 7-muajsh. Nderhyn RENEA dhe çliron pengjet. Gjate konfliktit vriten tre kriminelet.

MAJ 1999
Nje emigrant shqiptar Flamur Pisli nga Burreli qe banonte ne Greqi zihet me punedhenesin, i cili kishte kohe qe s'e paguante. Denoncohet ne polici, ku keqtrajtohet nga policet greke, keqtrajtime te cilat i shkaktojne impotence. Kthehet ne Shqiperi ku armatoset me nje AK 47 dhe dy bomba dore. Rikthehet ne Selanik ku merr peng nje autobus me 14 persona. Qeveria greke i jep 500 000 $ dhe diponon nje helikopter qe kishte kerkuar dhe e lejon te futet ne territorin shqiptar se bashku me pengjet. Ne periferi te Tiranes, negociatoret kerkojne ta bindin qe te leshojne pengjet, por pengmarresi vret nje peng dhe eliminohet menjehere me nje qitje snajperisteve te Reneas.



2000-2001
Ne tre operacione te ndryshme arrestohen tre te dyshuar si te implikuar ne vrasjen e deputetit te opozites Azem Hajdari..

SHKURT 2001
Gjate operacionit “Journey Italia” shkaterrohet nje bande narko-trafikantesh shqiptaro-amerikane, te cilet, ne bashkepunim me kartelin e Medelinit, mafioze shqiptare dhe italiane, po krijonin ne Shqiperi nje qender nderkombetare te trafikut te kokaines. RENEA arreston te gjithe personat e implikuar, mes tyre nje funksionar te larte te Policise qe kishte marre arratine.
 
Titulli: Forcat speciale RENEA

po femrat a pranohen

mos e bej ate pyetje se eshte turp.


po normale qe pranohen femrat nuk jemi ne mesjete (madje garda e repuplikes sot se ka drejtuesin femer).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top