Forbes: Shqipëria bëhet magneti më i ri për Kinën

Revista presitgjoze ndërkombëtare “Forbes”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë në të cilin theksohet se po rritet fuqia e kompanive Kineze të interesuar për vendin tonë. “China Klaus po vjen në qytet! Për mirë apo për keq, kompanitë kineze po zëvendësojnë partnerët tradicional europian të Investimeve”. Kështu e nis shkrimin Forbes që thekson se disa politikanë shqiptarë janë të shqetësuar për investimet kineze, pasi ajo investon punën e vet në tregun e huaj. “Kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë, që ka një shkallë papunësie 17.1%, pasi aty vendet e punës nevojiten tmerrsisht shumë”, shkruan prestigjozja amerikane.

Ndërsa vazhdon me tej duke theksuar se Kina është bërë një partner tregtar drejtues për Shqipërinë, ku përmenden investimet e reja kineze si Geo-Jade Petroleum. Forbes ka marrë dhe prononcimin e kryetarit të kuvendit, Ilir Meta. “Kina është një partner ekonomik i rëndësishëm për Shqipërinë, por ne kemi nevojë që të sigurohemi se po marrim një marrëveshje të drejtë që gjeneron rritjen ekonomike, dhe që krijon më shumë vende pune në Shqipëri”, u shpreh Meta.

Sipas Forbes, vëmendja e Kinës drejt një vendi të vogël si Shqipëria erdhi pas dhënies me koncension të ndërtimit 200 milion erusoh të rrugës së “Arbrit”.

Më pas në shkrim përmenden dhe investues e kompani të tjera Kineze që operojnë në Shqipëri si: Geo-Jade Petroleum që bleu aktivitetin e nxjerrjes së karburantit në Patos-Marinzë; China Everbright që mori me konçension menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës për 10 vitet e ardhshme. Forbes shkruan se Kina është bërë një parnter kryesor për Shqipërinë me 7.75 të eksporteve duke kaluar edhe partnerët e vjetër të Kinës si Greqia dhe Turqia. “Sipas Bankës Santander, investimet e jashtme në Shqipëri tashmë përbëjnë 50% të GDP. Dashuria e re e kinës për Shqipërinë, është një burim jetësor për kapitalin e jashtëm”, shkruan prestigjozja.

Gjithashtu përmenden dhe investimet e jashtme që kalojnë përmes Shqipërisë si gazesjellësi Trans Adriatik. “Shqipëri qëndron një nga vendet më pak të zhvilluara në Europë. Një e pesta e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë”, thekson Forbes.
Tv klan.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top