FMN: Kosova, jashtë binarëve

Kresha

A pretty face can never trick me
FMN-ja pritet të dalë publikisht për të treguar se programi me Kosovën ka dalë jashtë binarëve. Kjo do të jetë një ngjarje e rrallë, pasi që qeveritë rrallë ndodhë t’i shkelin përkushtimet e tyre ndaj FMN-së.

Një dështim për Kosovën. Kështu e përshkruan gjendjen e tanishme monetare në Kosovë, ish-shefi i njësitit ekonomik të Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO, në Kosovë, Andrea Capussela, të botuar në të përditshmen britanike “The Guardian”. Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar, të hënën, pritet të dalë publikisht për të treguar se programi me Kosovën ka dalë jashtë binarëve. Kjo do të jetë një ngjarje e rrallë, pasi që qeveritë rrallë ndodhë t’i shkelin përkushtimet e tyre ndaj FMN-së.

Kosova kërkoi një program nga FMN për të forcuar kredibilitetin e saj si dhe për t’i plotësuar kushtet e lidhura me grantet e mëdha nga BE dhe nga Banka Botërore. Megjithatë, tani duket se edhe paratë edhe kredibiliteti ka rënë, dhe papërgjegjshmëria e qeverisë po e çon Kosovën drejt një krize fiskale.

Capusella vazhdon të kritikojë, duke thënë se elita e paaftë dhe shpesh grabitqare në Kosovë është e lirë nga llogaridhënia: sistemi juridik është jofunksional dhe i nënshtrohet ndërhyrjeve politike, shoqëria civile është e dobët dhe zgjedhjet – të cilat rregullisht përcillen me mashtrime – tërheqin më pak se gjysmën e votuesve.

Ndërkaq, duke krahasuar Kosovën, të dalë nga kthetrat e Serbisë, autori thekson se cilësia e demokracisë është më e mirë në Serbi sesa në Kosovë.

Në mënyrë që Kosova të futej në një shoqëri më të hapur e më të matur, institucionet e vendit u vendosën nën mbikëqyrjen e një mbikëqyrësi – Zyra Civile Ndërkombëtare – mandati i së cilës përfshin çdo gjë sa u përket të drejtave të njeriut, politikës ekonomike dhe tregtisë me qirinj të kishave.

Për dallim nga sytë e Amerikës, thekson Capusella, Kosova, në sytë e Evropës, është këndi më problematik, i bllokuar me kufijtë e BE-së, si dhe burim i migrimit jopopullor në rritje e sipër. Evropa, për dallim nga SHBA-të, ka një hise në zhvillimin e këtij vendi dhe ofron ndihmën më të madhe, mirëpo i mungon ndikimi, kryesisht pasi që BE është e ndarë në njohjen e Kosovës.

Para zgjedhjeve kombëtare, qeveria u premtoi shërbyesve civilë rritje pagash nga 30% deri në 50%. Komisioni Evropian, FMN-ja dhe të tjerët e kritikuan ashpër këtë rritje pagash. Ndërkaq, SHBA-të e mbrojtën. Me mbështetjen e SHBA-ve, dhe, si për befasi, me aprovimin e kreut të ICO-së, qeveria e miratoi vendimin.

“Nëse përballet me krizë fiskale, Kosova do të kërkojë të ndihmohet nga donatorët. Kjo do ta shpërblente papërgjegjshmërinë, do ta mbronte qeverinë nga llogaridhënia ndaj qytetarëve të saj dhe do ta vononte për një kohë shumë të shkurtër krizën. Për fat të keq, donatorët mund të jenë të obliguar”, përfundon Capusella. /zëri/
 
Pe: FMN: Kosova, jashtë binarëve

Merruni merruni me Sal Berishen se dite me te mira do vijne dhe per ju......
 
Titulli: FMN: Kosova, jashtë binarëve

Ai qe e ka bere kete raporitn qeka sllav , keshtuqe nuk duhet te jete objektiv ,
por thjeshte politike . Duan te prishin imadhin e brisht te Kosoves .
Normal qe do kete probleme nje shtet ne embrion ne keto kushte krize .
Probleme kan dhe shtete qe mbahen si te fuqishme , si Spanja , Greqia ,Portugalea etj
Evropa duhet te zgjidhi qese dhe te hedhi euro edhe ne Kosove e Shqiperi , ate te bej .
 
Pe: Titulli: FMN: Kosova, jashtë binarëve

Ai qe e ka bere kete raporitn qeka sllav , keshtuqe nuk duhet te jete objektiv ,
por thjeshte politike . Duan te prishin imadhin e brisht te Kosoves .
Normal qe do kete probleme nje shtet ne embrion ne keto kushte krize .
Probleme kan dhe shtete qe mbahen si te fuqishme , si Spanja , Greqia ,Portugalea etj
Evropa duhet te zgjidhi qese dhe te hedhi euro edhe ne Kosove e Shqiperi , ate te bej .

Na i ka gje borxh qe duhet te hedhe ??? apo deri tani jane bere me leket e Shqiperise ???
 
Pe: FMN: Kosova, jashtë binarëve

Der me sot jan hedh me miljona euro si ne kosov dhe ne shqiperi por esht fai kosoves dhe shqiperis sepse evropa di te bej dhe kte te ve shkelmin dhe hec e merru po deshe ti
 
Pe: FMN: Kosova, jashtë binarëve

Kosova osht duke ik per lesh .
Vetem me paramendu sa leku(euro) eshte investu ne Kosove , do ishte problem sepse smundemi me i dit ata numra .
Jan investu me miliardha euro ne Kosove po perfundimi eshte zero .
Ne qeveri korrupsion , pastaj edhe populli nuk ka te drejt te ankohet per korrupsion sepse kur po kan ndonje pun me kry ne shtet ne komuna ne gjana te tjera vet po ka deshir me ofru lekun qe me ju kry ajo pun me shpejt .
Nese populli deshiron me hy ne ndonje vend pune , ofron prap vet lek qe mu kry ajo pun me shpejt pra vet populli eshte bashk fajtori ketu .
Per korrupsion kemi qen gjithmon por kemi vjedh pak , kurse me ardhjen e njerzve te huaj ne Kosove europ & bote na mesuan me vjedh me shumic sepse shum te huaj kan vjedh ne Kosove ato lek qe i kan pru vet pra shifra te majme miliona , pastaj u mesuam edhe ne edhe tash ja kemi kalu edhe atyre .
Ne Kosove nje politikan mundet me hy si fukare i varfur por del si milioner .
Pa asnje cent pas luftes hyren keta politikan qe i kem por tash kan bo miliona , e keqja eshte sepse spo din te ngihen aq ma shum qe po kan aq ma shum po dojn me vjedh .
Kan bo lek politiKUAJT ton edhe per ster ster ster ster ster ster ster ......................... nipat e tyre .
Tani jon bo nenshtrus te njerzve , nese nje i huaj thot duhet keshtu me bo ata meniher Amin thojn pra edhe nese s'eshte ne favor te popullit ata kan mu pajtu por jo vetem politiKUAJT por edhe populli u prish kejt , amoralitet gjona te flliqta rinia me drog alkohol etj dmth veq gjona ma te flliqta e ma te flliqta po shkojn tu u bo .
Po dojn "kultur" europiane okay ne rregull por ata po shkojn po e morrin ato qka osht sendi ma i flliqt ne europ e nuk po shkojn me i marr ato te vlefshme pra me punu per vend tonin per vlla tonin me i shiku punt e tuaja por e bejn te kunderten ne ket aspekt e shkojn i marrin ato qka vet europa i lufton drog e alkohol e amoralitet pra u prish komplet .
 
Pe: FMN: Kosova, jashtë binarëve

si shqiperitari dhe kosovari jan te keqet e vendit te tyre ja bejn gropen vetes tashi u japin komanden te tjer se ca duhe tber
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top