FMN: Ekonomia botërore, në fazë të rrezikshme..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
FMN-300x193.jpg

Ekonomia botërore ka hyrë në një fazë të rrezikshme. Ky është konstatimi i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u mbështetur tek kriza e borxheve në euro- zonë dhe pozitën e brishtë ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një raport mbi gjendjen e ekonomisë botërore, FMN-ja vlerëson se çështjet që ndërlidhen me ekonominë në Shtetet e Bashkuara dhe në euro-zonë mund të ndikojnë në rënien e vendeve në recesion.
Sipas parashikimeve të FMN-së, GDP-ja botërore do të shënojë një “rritje të zbehtë” prej 1.5% deri në vitin 2011.
Në parashikimet në fjalë thuhet se niveli ekonomik botëror do të ulet në 4% në vitin 2012 nga 5% sa ishte në vitin 2010 për shkak të “problemeve të mëdha financiare në euro-zonë”.
Raporti i FMN-së gjithashtu shpreh shqetësimin për rigjenerimin e ekonomisë amerikane dhe mundësinë që ajo “të vuajë nga goditje të vazhdueshme”.
Ky raport vjen pas publikimit të një vlerësimi të agjencisë Standard & Poor’s, e cila uli vlerësimin për Italinë në kohën e shqetësimeve për gjendjen financiare të vendit.///Panorama
 
Back
Top