Shefi i Misionit të FMN-së në Shqipëri, Nadeem Ilahi: "Stafi ynë mirëpret reformat dhe mbështetjen për shtresat në nevojë. Presim një rritje ekonomike rreth 2 për qind"
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri do t’i propozojë Bordit të FMN-së aprovimin e këstit të radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare. Lajmi u bë i ditur të martën në mbrëmje nga Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi.
Ilahi, i cili ndodhet prej 10 ditësh në Tiranë, deklaroi se stafi i misionit ka arritur marrëveshjen me qeverinë shqiptare për disbursimin e këstit. “Ne besojmë se paketa e politikave që po ndërmerr qeveria shqiptare është në rrugën e duhur. Shkalla e rritjes ekonomike do të jetë rreth 2 për qind. Kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes së eksporteve, prodhimit të naftës dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura”, deklaroi Ilahi në konferencën e mbajtur në Ministrinë e Financave.
Ilahi vlerësoi se programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit dhe autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për uljen e borxhit publik. “Pavarësisht shpenzimeve në sektorin e energjisë, për herë të parë pritet të arrihet fillimi i zvogëlimit të borxhit publik”, deklaroi ai. Politika monetare, vijoi Ilahi, duhet të vazhdojë të mbështesë rritjen ekonomike.
Duke vlerësuar reformën e ndërmarrë nga qeveria në sektorin e energjisë, Ilahi tha se stafi i FMN-së mirëpret edhe mbështetjen që qeveria planifikon për shtresat në nevojë. I pyetur nëse shlyerja e detyrimeve të prapambetura ka ndikuar në uljen e kredive të këqija, Ilahi u shpreh se nuk ka të dhëna, por siguroi se kjo ka ndikuar në uljen e presionit mbi biznesin për kreditë e këqija.
Cani: "Ulim borxhin publik, vazhdojmë me reformën në energji"
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se Buxheti 2015 është ndërtuar bashkë me FMN-në dhe pritet t'i japë një shtysë rritjes ekonomike. Sipas tij, ky buxhet do të jetë për investime publike, si dhe për të përfunduar reformat e nisura, ndër të cilat përmendi reformën energjetike. Ministri theksoi se synohet ulja e nivelit të borxhit publik.
“Janë paguar 26 miliardë lekë gjatë këtij viti për detyrimet e prapambetura. Auditi ndërkombëtar nuk gjeti parregullsi në procesin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Buxheti i 2015 i rakorduar me FMN synon t’i japë shtysë rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe punësimit, së pari duke siguruar financim për investimet publike në 5.4 % të PBB dhe së dyti duke mbështetur reforma të thella që përballen me rreziqe që i kanosen ekonomisë, siç është reforma në energjetike, në sistemin e pensioneve, si dhe uljen e nivelit të borxhit për 2015. Mbetemi të vendosur për konsolidimin fiskal dhe për të ulur borxhin publik, duke thelluar reformat në administratën tatimore, dhe duke vijuar me një paketë masash fiskale”, vazhdoi më tej ministri i Financave.
Sipas tij, qeveria a marrë parasysh dhe kërcënimet që vijnë nga nisja e reformave të rëndësishme. “Ne jemi duke punuar për ndryshimin e sistemit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe për lehtësira të ndjeshme në Drejtorinë e Doganave. Prioritet është edhe reforma e rimbursimit të tatim-taksave. Ligji për TVSH përcakton kritere që e vendos kontrollin mbi bazën e riskut, jo çdo veprim duhet audituar, por vetëm veprimet me risk të lartë. Kjo përshpejton procesin e rimbursimit në kohë të TVSH. Do të krijohet edhe kadastra fiskale, për mbledhjen e taksës së pronës, pasi është një nga taksat ky synohet një përmirësim i ndjeshëm në mbledhjen e saj. Jemi fokusuar në minimizimin e rreziqeve fiskale, sa i takon energjisë, sistemit të pensioneve, dhe për ndihmën për personat me aftësi të kufizuar. Jemi të vendosur për të nxjerrë sistemin energjetik nga kriza, me anë të konsolidimit të reformave në këtë sistem. Kjo mbështetet edhe nga marrëveshja me BB. Qeveria do të sigurojë që ndikimet fiskale të sektorit të energjisë të vijnë në rënie, duke shmangur barrën mbi tatim-paguesit dhe prioritet do t’i jepet mbrojtjes së shtresave në nevojë”, përfundoi fjalën ministri Cani.
Ahmetaj: "Negociatat me FMN-në, jo të lehta"
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj u shpreh se negociatat me FMN-në nuk ishin të lehta. Kjo, sipas tij, për shkak "të situatës ekonomike që gjetëm dhe për shkak se ekonomia ka kaluar një vit korrektimi".
Për ministrin Ahmetaj, rritja ekonomike do të jetë 2 deri në 2 për qind. Ai theksoi se kjo shkallë rritjeje është e pamjaftueshme, ndaj, duhet vijuar me reformat. Ahmetaj informoi se është arritur dakordësia me FMN-në sa i takon buxhetit të vitit 2015 në detaje, ndërsa në parim, është rënë dakord edhe për buxhetin afatmesëm. Duke folur për reformën në sektorin e energjisë, Ahmetaj u shpreh se 2015 merr përsipër të fillojë korrektimin e 22 viteve keqmenaxhim në këtë sektor.
Gjoni: "Ulja e borxhit publik ul rrezikun në ekonomi"
Guverantorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni tha se ulja e borxhit publik ul rrezikun në ekonomi.
"BSH vlerëson së rritja ekonomike do të vazhdojë të përballet me kufizime. Politikat ekonomike duhen drejtuar të ruajtja e kastit stimulues, ndërsa në aspakëtin afatgjatë kërkohet përshpejtimi i reformave strukturore. Së dyti, politika e konsolidimit fiskal siguron përfitime afatgjata për vendin, kjo arrihet duke ulur borxhin dhe deficitin buxhetor. Nevojitet politike stimuluese për zhvillimin ekonomik, si dhe duke ruajtur stabilitetin e çmimeve. BSH pret përmirësim të situatës në tregje. Sistemi financiar megjithatë do të vazhdojë të mbetet sfidues edhe gjatë vitit të ardhshëm", deklaroi Gjoni
/Shekulli