Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fluks turistësh në Syrin e Kaltër

Ditet e para te korrikut duket se kane sjelle nje fluks turistesh në Syrin e Kalter. Burimi ne forme ovale i rrethuar nga nje kurore e dendur bimesie kryesisht me peme qindra vjecare rrepesh, eshte burimi me i madh dhe me interesant nder 18 burimet e rrezes se malit te gjere. Aty gjen turiste nga vende te ndryshme .

"Ne vijmë nga Italia, kemi udhëtuar me motor nëpër Korcë, Gjirokastër, Vlorë dhe tani jemi këtu. ثshtë shumë bukur, njerëzit , mikpritja dhe natyra. Edhe shërbime ka mjaftueshëm dhe nuk e patëm të vështirë t'i gjenim", thotë një turist.

"Po qëndrojmë në Shqipëri më shumë nga sa e ishim planifikuar. ثshtë vend shumë i bukur , shumë i qetë dhe akoma mund të vizitosh natyrë të paprekur. Ky vend na mahniti. I gjithë ky udhëtim me motor ishte si një ëndërr", thotë një tjetër turist.

“Unë kam lindur në Norvegji dhe jetoj prej disa vitesh në Sarandë. Jam mes atyre të huajve që u apasionova pas Sarandës që në momentin e parë dhe e zgjodha atë për të jetuar. Fëmijët e mi vijnë për herë të parë në Shqipëri, me pushime dhe mendova t’ju tregoj këtë vend. Po shëtisim prej disa orësh këtu në park dhe të gjithë janë të lumtur. Më vjen keq që Shqipëria ende sot është pak e njohur për vendet e veriut të Europës", shprehet një turist tjetër.

Syri i Kalter duket se kete vit ka terhequr vetm vizitoret e huaj pasi ne kete sezon kane munguar nxenesit e shkollave te cilet ne cdo fund viti shkolor pushtonin Syrin e Kalter per te shijuar kete bukuri te natyres ne jug te vendit .Kjo vjen nga mungesa e investimeve ne rruge, e cila mbetet problematike por edhe per mirembajtjen e 56 rrepeve qindravjecare deget e te cileve kane nisur te thahen e askush nuk kujdeset per ta.




/ Top Channel
 
Titulli: Fluks turistësh në Syrin e Kaltër

po Sigurisht eshte vend i bukur dhe me mikpritje tradicionale, te vizitojne edhe anen e Veriut natyre e papare :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back