Fluks në Kakavijë, hyjnë në Shqipëri 8 mijë persona e 2500 automjete

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një numër prej 8 mijë emigrantë dhe turistësh të huaj si dhe 2500 automjete kanë hyrë gjatë ditës në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës.
“Edhe pse ka një fluks të lartë dhe në rritje policitë respektive shqiptare dhe greke kanë marë të gjitha masat për të evituar radhët dhe pritjet e gjata. Për këtë qëllim policia shqiptare në Kakavijë punon me 9 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa polica greke me 5 sportele në hyrje dhe 5 në dalje”, ka shpjeguar zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai.
Ai tha se “se fluksi në rritje është i shoqëruar edhe me masa të tjera për qarkullimin në rrugët nacionale dhe për orientim në ndihmë ndaj turistve të huaj. Në ditët në vijim kur rritja e fluksit pritet të jetë edhe më e lartë parashikohet shtim i numrit të punonjësve, por edhe i sporteleve ku bëhet përpunimi i dokumentacionit.

B;lajmifundit.
 
Back
Top