Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Floriana Igrishta e reja shqiptare që më hapa të shpejtë po bën emër në politikën gje

Inkuadrimi i shqiptarëve në politikë në Gjermani dalëngadalë por sigurte ka filluar me i dhënë frytet e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politike dhe janë aktivë për të bërë ndryshime. Në mesin e atyre të ringjeve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën Gjermane është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtareve shqiptarë e lindur, rritur dhe e shkolluar në Kiel të Gjermanisë. Ajo qysh në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së dhe deri më tani është mjaftë aktive.

Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, më pas më hapa të shpejtë u avancuar në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetares së Forumit të Grave, për qytetin e Kielit. Por momenti më i madh politikë erdhi kur vitin e kaluar Floriana Igrishta e fitoj kandidaturën brenda CDU-së që të jetë kandidate për Deputete në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, dhe ta ketë zonën e vet elektorale. Kieli si qytet i ka vetme tri zona elektorale, dhe fitimi i një zone elektorale është një sukses i jashtëzakonshëm. Floriana është shqiptarja e parë në Gjermani që po kandidat për deputete në një Parlament, të një republikë Gjermane siç është Schleswig Holsteini me zonën e vetë elektorale. Zgjedhjet do të mbahen më Maj 2017 dhe që nga tash përgatitjet për këto zgjedhje kanë hyrë në fazën finale.

Shqiptarët në Gjermani e sidomos ata në Republikën e Schleswig Holsteinit duhet të ndjehen të gëzuar sepse tani edhe ne jemi faktor politikë edhe pse dorën në zemër jemi komuniteti më i vogël se komunitetet tjera pra jemi komuniteti i pestë për nga numri, për këtë kjo është një arritje mjaftë e madhe. Por kjo nuk ka ardhur rastësisht por si rezultat i përkrahës së komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë. Me 8 Prill do të jetë dita kur do të shpërndahen pllakatat nëpër të gjithë qytetin e Kielit i cili ka 246.000 banor ku vetëm në Zonën e Floriana Igrishta janë rreth 90.000 mijë banorë që do të kenë rastin të votojnë për kandidaten e CDU -së Floriana Igrishta.

ثshtë mirë që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Schleswig Holstein dhe Hamburg të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës elektorale si dhe mos të harrojnë që më 7 Maj 2017 të dalin në zgjedhje për të votuar kandidatët e CDU-së në mbarë Schleswig Holsteinin ndërsa në Kiel ata që banojnë e kanë fatin për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Gjermanisë të votojnë një Kandidate Shqiptare për në Parlamentin e Schleswig Holsteinit. Bota është e të rinjve dhe të rejave prandaj i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat në Gjermani që t'i bashkëngjiten CDU-së dhe jam i bindur që shumë shpejt ata do të avancohen politikisht. Shembull e kanë kandidaten tonë Floriana Igrishta e cila me hapa shumë të shpejtë po ngjitet në majat e politikës Gjermane.
auto_unnamed1486230141.jpg
auto_unnamed_71486230120.jpg
http://www.botasot.info
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back