Flokë lufte - modeli arbëror

Love

βeℓℓe â๓e
Arbrit qetheshin nga përpara, d.m.th. rruanin pjesën e përparme të kokës së tyre bashkë me basetat, ndërsa nga prapa i linin të gjata e të paprekura. Nëse vini re shumicën e portreteve të heronjve të `21, do të siguroheni për këtë "qethje" të panjohur.

Dhe plaku Kolokotron si arbër autentik që ishte e rruante pjesën e përparme të kokës së tij bashkë me basetat dhe i lëshonte të gjata nga pas. Të gjithë ato portrete që nuk e tregojnë këtë hollësi janë të pikturuara nga fantazia e piktorëve, janë krijime.

Të gjithë heronjtë e `21 edhe të atyre që nuk ishin arbër si p.sh. Ipsilanti apo të atyre që kishin kohë që jetonin jashtë shtetit, ishin të qethur nga përpara dhe këtë gjë le ta kenë parasysh piktorët e rinj dhe skenaristët, nëse duan t'i paraqesin drejt heronjtë e `21. Ajo nuk ishte një modë e thjeshtë, por një mbetje e lashtë, e cila ruhej me konservatorizëm nga arbrit deri asokohe.

Dikur Ali Pasha lëshoi urdhërin që trimat e tij të mos ta qethin më pjesën e përparme të kokës si dhe basetat dhe kështu shpërtheu një rebelim dhe kryengritje me rezultat që Aliu ta tërheqë urdhrin. Ky zakon arbëror i ka mjaft të lashta rrënjët e tij dhe është e rëndësishme që ta përmendim këtu, si një dokument më tepër. Plutarku ua vë këtë zakon avadëve apo amantëve të Eubesë. Ne e analizuam në kapitullin me lidhjet e ilirëve dhe arbërve me Eubenë, se traditat përmendin që ilirët e banuan Eubenë apo eubejt Avadinë ose Amantinë ilire, në të cilën ekzistonte një popull avad apo amant.

Thotë pra Plutarku se ky zakon u formua për shkaqe krejtësisht ushtarake, d.m.th. që të mos kapen prej balukeve nga kundërshtaret gjatë betejave trup me trup. Këtë gjë e bëri dhe ua urdhëroi dhe Aleksandri i Madh ushtarëve të tij. Pra që të rruhen ashtu si dhe ai vetë.

Të njëjtën gjë përmend dhe Straboni për kuritët: "Fisi i eubejve dhe prijësi i tyre luftarak... duke qenë se luftëtarët i zinin nga flokët e përparme gjatë luftimit, ata i qethnin" ("Γεωγραφικά", vëll.I f.465).

Dhe spartanët që ngjajnë më tepër nga të gjithë fiset e tjera helene me shqiptarët, në të njëjtën mënyrë e qethnin pjesën e përparme të kokës së tyre bashkë me basetat duke lënë flokë të gjata nga pas si krifë kali. Nuk do ta dallojmë askund tjetër këtë lloj qethjeje as tek joshqiptarët dhe as tek bizantinët. E shohim tek arbrit dhe tek helenët e lashtë, spartanët, eubejt, etj.

Le të na e shpjegojnë Falmerajeri dhe Nikokliu bashkë me të gjithë historianët grekë ashtu si dhe historianët e sotëm shqiptarë, këtë koinçidencë, nëse është e tillë. Nëse ata erdhën nga Kaukazi dhe madje në shekullin e II-të apo të X-të të e.s. dhe kanë kaq ngjashmëri me helenizmin e lashtë, ndërsa të ashtuquajturit "helenë" të Bizantit nuk ruajtën veçse gjuhën ashtu si dhe kanadezët apo eskimezët anglishten, atëherë le të rikontrollojnë përfundimet e tyre.

A. Kolia - Arbrit dhe prejardhja e grekëve
Burimi: vargmal


---------------------------në Shkodër 1913----------------------------------Kapedan Suliot 1813--------------------------------- Burrë Shqiptar 1829---
374967_516268921718024_703973519_n.jpg

 
Back
Top