Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

flirtimet-online-4.jpg


Jetë – Sa shumë gënjejnë djemtë dhe vajzat kur flirtojnë online? Kërkuesja Catalina Toma e Universitetit të Wisconsin-it e vërtetoi këtë gjë në mënyrë shkencore me një rezultat që të bën të reflektosh shumë. Rreth 80% e të regjistruarve në sajtet e krijuara për të gjetur shpirtin binjak nuk thonë të vërtetën sa i përket vetes.

Me zhvillimet teknologjike, tani është bërë diçka e zakonshme që të arrish të gjesh partnerin tënd online. Përqendrimi i flirtimeve në botën e internetit ka bërë kandidatët e shumtë si meshkuj ashtu edhe femra t’i rrisin disi vlerat vetes në përpjekje për të gjetur gjysmën e tyre më të mirë. Por sa shumë gënjejnë djemtë dhe vajzat kur flirtojnë online? Kërkuesja Catalina Toma e Universitetit të Wisconsin-it e vërtetoi këtë gjë në mënyrë shkencore me një rezultat që të bën të reflektosh shumë. Rreth 80% e të regjistruarve në sajtet e krijuara për të gjetur shpirtin binjak nuk thonë të vërtetën sa i përket vetes. Studiuesja pasi shqyrtoi të dhënat në internet, mati në realitet karakteristikat fizike të kandidatëve, duke i përballur me ato informacione që ata kishin hedhur në profilet e tyre.

Rezultati

Rreth 81% e individëve rezultoi se mashtronin të paktën në një nga faktorët, gjatësia, pesha apo mosha. Gënjeshtrat janë më të shumta për aspektet më të vështira për t’u zbuluar. Njerëzit janë të prirur të gënjejnë më pak për moshën dhe shumë për peshën, e cila ndryshon nga realiteti me një diferencë gati 5.6%.

Pesha

Kur bëhet fjalë për të treguar kilet reale, shifra që shkruhej në profilet në rrjete sociale apo aplikacionet për të njohur partnerë të mundshëm ishte false në 2/3 e profileve. Mesatarja e treguar gabim krahasuar me realitetin ishte me 2.5 kg. Më shumë gënjejnë vajzat, rreth 4 kg mesatarisht, ndërkohë që djemtë maksimumi thonë se janë 1 kg më shumë.

Mosha

Mesatarisht janë 5 muaj të cilët nuk llogariten me qëllim nga kandidatët për t’u lidhur nëpërmjet internetit (nga tre vite më të rinj deri në 9 vite më të vjetër krahasuar me sa kanë deklaruar realisht). Nuk ka diferenca mes meshkujve dhe femrave në lidhje me këtë çështje.

Gjatësia

Mashtrimi mesatar krahasuar me realitetin është 0.8 cm, e njerëzit thonë se janë nga 7.6 më të gjatë deri në 4.44 cm më i shkurtër. Më shumë sa i përket gjatësisë gënjejnë burrat, që kanë për tendencë që të rrisin veten mesatarisht me 1 cm.

Fotot

Pjesa më e madhe e atyre të publikuara në profile nuk ishin të kohëve të fundit. Mesatarisht, fotot e femrave ishin të vjetra rreth 1 vit e gjysmë, ndërkohë që ato të meshkujve ishin bërë 6 muaj më parë.

Ndërkohë që një tjetër studim tregoi se si mund të dallohen të gjithë ata që gënjejnë në profilet e tyre.

Veta e tretë njëjës

Gati të gjithë gënjeshtarët evitojnë që të përdorin vetën e parë njëjës për t’u larguar nga mashtrimi i tyre që kanë krijuar.

Mbiemra jo negativë

ثshtë e shpeshtë që të lexosh shprehi si “jo i trishtë” në vend të “i lumtur” ose “jo i mërzitshëm” në vend të “i përfshirë”.

Përshkrime të shkurtra

Gënjeshtarët duket se kanë tendencën që të fusin në profilet e tyre përshkrime të thjeshta e jo të komplikuara në mënyrë të tillë që të evitojnë që të kujtohen për shumë fjalë të kota e të pavërteta.

Profile të shpikura

Mashtruesit kërkojnë gjithnjë që të devijojnë temën e diskutimit sa i përket aspektit të tyre fizik ose në lidhje me foton e profilit të tyre për ta çuar bisedën në argumente që kanë të bëjnë me punën, hobet dhe pasionet.

g.shqip
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

Po cdo e mashtrosh per peshen gjatesin e moshen lol ajo eshte dicka evidente...nese dikush niset te mashtroje nga keto gjera i bie qe ai ska asnje % realitet ne ate qe po nis dhe nese njerezit mashtrojne ne keto gjera...imagjino cmund te bejne ne ndjenjat qe shprehin...Jam kundra ketyre gjerave realitet apo virtualitet nese dicka se ndjen thuaj se ndjej ose anasjelltas.
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

Pse duhet te futet njeriu ne skuta te pa njohura?
Veri vizen ketij muhabeti edhe je rehat..se hiqen si beqare,e ne realitet kane burre..hic fare.ka goca sa te duash ne realitet.
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

Keto jane genjeshtra te bardha....
Po hipokrizise qysh tja besh lol
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

Ishtu mka rrejt edhe mu njena per peshen :p
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

po pastaj si vazhdoi historia? lol

Mbani be do dobsohem,po e lash at muhabet,mire se e shnosht po ishte edhe pordhagjije lol
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

Mbani be do dobsohem,po e lash at muhabet,mire se e shnosht po ishte edhe pordhagjije lol

hahahahahahhahaha o me lot me mke bo me qesh....

po si vinin nga virtualiteti pordhet??? :p
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

On - line vet emri është genjeshter .

Në jeten reale e nk.të thonë te ver8 pale në on.
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

hahahahahahhahaha o me lot me mke bo me qesh....

po si vinin nga virtualiteti pordhet??? :p

He moj ke hallin me msu a lol
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

He moj ke hallin me msu a lol

po ja ajo me pordh te paska peshku lol

ca lloj peshku ishe , krap apo cironke bre? lol
 
Titulli: Flirtimet online, sa mashtrime nga djemtë dhe vajzat

Fotot
Nfakt fus me shum foto kur kam qen brune sesa bjonde :p
E Mendojn se jam brune lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top