Flirt në punë, çfarë mendohet për raportet në punë!

Love

βeℓℓe â๓e
Zyra është një nga vendet e spikatura ku lindin ndjenja dashurie apo flirte. Por një histori në vendin e punës nuk mirëpritet gjithmonë nga kolegët meshkuj.

flirt-ne-pune.jpg

Sipas një sondazhi, femrat që flirtojnë në punë dhe që bëjnë sjellje provokuese fitojnë shpeshherë avantazh, por kolegët e punës nuk kanë besim tek to.

Sipas një studimi të realizuar në University California në Berkeley, thuhet se femrat që përdorin sensualitetin e tyre për të bërë karrierë konsiderohen më pak të afta se ato që nuk përdorin gjeste të tilla për të ecur në punë.

Dhe një situatë e tillë nëse zgjat gjatë në kohë mund të rezultojë e dëmshme për to dhe kolegët si dhe në rendimentin e punës.

Studimi në fjalë siç informon noa.al, ka përfshirë 79 të rinj të diplomuar të cilëve iu treguan disa video ku në njërën prej tyre ku shfaqeshin një mashkull dhe një femër, ku në disa momente femra prekte flokët dhe bënte poza joshëse, por pamjet e saj u kritikuan dhe u cilësuan si më pak të besueshme.

Sakaq në pamjen tjetër ku shfaqeshin një femër dhe një mashkull në punë, ku femra ishte më serioze dhe më strikte në punë, rezultatet e studentëve shkuan në favor të saj.
Burimi: express
 
Titulli: Flirt në punë, çfarë mendohet për raportet në punë!

ku ka me bukur,

shkon ne pun i parfumos qe ne 6 te mjesit , vetem e vetem qe te hedhi nje shikim zemershperthyes recepsionistja :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top