Fletët e kontestuara, mblidhet KQZ

WxP

Staf në FV.AL
Lidhur me fletët e pretenduara të pavlefshme në KZAZ-në numër 49 në njesinë numër 5, u mblodh edhe KQZ. KQZ është informuar me anë të një letre nga 3 anëtarët socialistë të KZAZ-së në njësinë 5 për pavlefshmërinë e fletëve të votimit. Ashtu si edhe në mbledhjet e tjera të KQZ-së ditët e fundit, u zhvillua një debat i ashpër mes përfaqësuesve socialistë në këtë komision dhe atyre demokratë.

Kryetari KQZ, Arben Ristani tha se nuk është në kompetencë të këtij institucioni vendimmarrja për fletët e pavlefshme, pasi sipas tij, kjo i takon KZAZ-së.

Ndërsa, Genc Gjoncaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së pranë KQZ-së ngulmoi se ky institucion duhet të ndërhyjë për të ndalur shpalljen të pavlefshme të fletëve krejtësisht të rregullta. Nënkryetarja Subashi tha se flëtët janë me bojë të prodhuara nga fabrika dhe nuk mund të quhen si të pavlefshme.



Top-Channel
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 29

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top