Flet në Prishtinë këshilltari numër një në botën e biznesit Brian Tracy

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
f.1021100108317_m.jpg


Këshilltari i botës së biznesit, si dhe udhëheqësi shpirtëror numër një i biznesit Brian Tracy, do të prezantojë strategjitë, metodat dhe teknikat e tij të vërtetuara drejtpërdrejt në Prishtinë 10 nëntor .

“Nëse dëshironi të arrini gjëra të vlefshme në jetën tuaj personale dhe të karrierës, duhet të bëheni person i suksesshëm në zhvillimin tuaj personal”, thotë Brian Tracy, folësi me ndikimin më të madh dhe më i kërkuari në fushat e shitjes, udhëheqjes, strategjisë, zhvillimit profesional dhe atij personal.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai ka shitur më se 55 libra nga më të shiturat në 52 vende, si dhe ka trajnuar me sukses më se 5 milionë menaxherë shitjesh nga e gjithë bota.

Si autoriteti udhëheqës botëror i shitjeve, çdo vit, më se 250,000 afaristë i ndjekin seminaret e tij të biznesit. Strategjitë e tij të vërtetuara janë bërë pjesë të shembujve të suksesshëm të më se 1000 kompanive me famë botërore: Pepsi Co International, Toyota, Wal-Mart, Johnson & Johnson, Nissan, Earnst & Young, Hewlett-Pakard, IBM, Ford, Federal Express e shumë tjerë.

Ky organizim me qëllim rrjetëzimi do të mbahet më 10 nëntor në hotelin më ekskluziv në Prishtinë, Hotel Emerald, organizuar nga CEED Kosova.

Ky është vendi ku mund të takoheni me klientë dhe partnerë të mundshëm afaristë.

Temat kryesore që do të përfshihen në prezantimin e Brian Tracy në konferencën e tij për shitjet, negocimin dhe suksesin, janë “Shitje me performancë të lartë teknika praktike të vërtetuara që do të rrisin menjëherë shitjet dhe të hyrat tuaja, Negocimet biznes me biznes çmimet dhe kushtet më të mira për ju dhe kompaninë tuaj në çdo negociatë si dhe Suksesi personal dhe menaxhimi i kohës përse disa persona janë më të suksesshëm se sa të tjerët”, janë temat për të cilat do të flasë, Tracy.

Ju inkurajojmë që ta zbuloni se si mund t’i dyfishoni të ardhurat tuaja, si të merrni çmimet më të mira kur të shisni apo bleni, dhe si të arrini më shumë se kurrë me parë! E gjithë kjo, drejtpërdrejt nga njeriu me 40 vjet përvojë profesionale, folësi dhe autori i veprave të biznesit më i paguari në ditët e sotme, në fushat e strategjive të shitjes, negocimit dhe suksesit.

Më shumë informata për këtë konferencë ekskluzive të biznesit, me folësin më të kërkuar të biznesit – Brian Tracy – mund t’i gjeni në Brian Tracy in Kosovo, November 10, 2011. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top