Flet artisti i flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë, në artin e rrugës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kushdo që kalon në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë i bie në sy një grafit, që ka si imazh dy djem të vegjël, që ecin të përqafuar me njëri-tjetrin. Ata në pjesën e pasme të bluzave të tyre kanë të pikturuar flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Autori i kësaj vepre, e cilësuar si një nga realizimet më të bukura të këtij zhanri në Tiranë, është artisti Franko Dine.

Në një bisedë për “Shekulli”-n, Dine tregon sesi i lindi ideja për realizimin e kësaj vepre, e cila përpos anës vizuale që vjen e kuruar, përcjellë edhe një mesazh shumë të fortë, atë të ekzistencës së dy shteteve të pavarura. Por vepra e tij, ndonëse e realizuar për 103-vjetorin e Pavarësisë, ka hasur edhe në reagime të ashpra nga shqiptarët e Kosovës.

Franko, si lindi ideja e këtij grafiti dhe përse zgjodhe që ta realizosh në këtë fasadë, që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”?

Pasi pashë këtë fasadë ideja ime ishte që të bëja diçka të bukur. Po mendoja për skica pa fund, sesi mund që t’i kompozoja nëpërmjet dyqaneve. Por më vonë, më lindi ideja për të realizuar diçka për festat e Nëntorit, prandaj mendova që Shqipërinë dhe Kosovën duhet ta vija në këtë fasadë.

Janë dy fëmijë, që mbajnë veshur bluza me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë...

Duke e parë dhe lexuar shumë video, poezi dhe deklarata mendova që të nxirrja këtë punë. Kur ke të bësh me simbole kombëtare, duhet që të tregohesh dhe i kujdesshëm, por janë dy fëmijë bashkë, që duken sikur largohen në një rrugë të paditur.

Shqiptarët e Kosovës e kanë pritur ndryshe...

E vërtetë kjo, por duhet t’u them se nuk duhet që të mërziten për këtë gjë. Ky është flamur shtetëror dhe doja që të përfaqësonte faktin se, edhe pse ne edhe Kosova jemi shtete të pavarura, ne jemi bashkë. Doja që të përfaqësoheshim të dy, jemi një komb që flasim një gjuhë, por flamuri shtetëror i Kosovës është ndryshe nga ai i Shqipërisë.

Ndërkohë ju krahasojnë edhe me artistin britanik, Banksy-n, si ndiheni për këtë pjesë?

Krahasim? Nuk e di, por ndoshta ka edhe ngjashmëri. Influenca bën të vetën, sepse është çështja e stilizimit, janë ngjyrat dhe teknika, që ndikojnë. Por nuk besoj që të jetë njësoj. Xhinset janë të zeza, sepse nuk kisha se çfarë t’u bëja, vetëm t’ua bëja me ngjyrë që mos të dukeshin si Banksy (qesh). Më pëlqen Banksy, sepse janë një grup artistësh, por përse mos të kemi dhe në artistët tanë që merren me këtë gjë. Për shembull, Kosova street art-in e aplikon shumë, ndërsa ne jo. Kur kam bërë bisedë me një shqiptar të Kosovës më tha: “Më vjen shumë keq, por nuk njohim artistë që merren me street art në Shqipëri”. Fillimisht më erdhi inat, por realisht është e vërtetë. Nuk kemi artistë të mirëfilltë të këtij arti. Jemi shumë pak, prandaj duhet që ta aplikojmë më shumë, sepse nëse hapim sitet e ndryshme në internet shohim se, në Shqipëri kanë ardhur artistët e huaj për t’i bërë këto punë.

Cilat janë tematikat tek të cilat fokusohesh më tepër?

Tematikat janë nga jeta e përditshme, realisht më pëlqen që të jenë optimiste, sepse në vendin tonë nuk duhet që të bëjmë gjëra që t’i zemërojmë njerëzit akoma edhe më tepër.

Por shumë zgjedhin të përdorin, humorin e zi në grafitet e tyre..

Nuk duhet të harrojmë që ne jemi në fazat e para, edhe nuk mund që ta fillojmë direkt me çështje politike, vuajtje, varfërie etj., prandaj mendoj se duhet të bëjmë diçka të bukur. Janë shumë artistë që bëjnë gjëra të bukura, sikundër dhe me humor të zi. Por për momentin, dua që të përcjellë optimizëm.

Hapësira dhe kostoja, që të kërkon një vepër e tillë, sa e justifikon punën tënde?

Të them të drejtën ka kosto, por jo të përmasave të mëdha. Por kur e bën diçka me pasion, ja vlen. Artistët që kam njohur unë fillimisht kështu e kanë nisur, por sot paguhen nga shteti. Unë do doja që ky art të prezantohej në më shumë sipërfaqe, por aty futet bashkia. Të realizosh punë në hapësira shumë të mëdha, ka kosto më të madhe. Të them të drejtën më kanë kërkuar për të shkuar jashtë shtetit, por dua që të jem në nivelin e duhur, pra të shqyrtoj këto mundësi për të përfaqësuar vendin sa më mirë.

A ke modele artistësh që të frymëzojnë?

Janë shumë, sepse duke qenë se nuk ekziston ky art në kulturën tonë, duhet që të inspirohemi nga të tjerët, jemi një vend që shumë gjëra nuk i kemi të avancuara, krahasuar me vendet e tjera. Për shembull, te ne ende nuk kanë ardhur sprajtët, me të cilët mund të punosh lehtësisht. Pastaj janë shumë teknika që mund të realizohen, ka artistë që me gozhdë dhe trampo çajnë dhe murin për këto vepra.

Nga ana tjetër këto vepra janë të destinuara që të dëmtohen...

Dëmtimet janë, për këtë më vjen edhe keq, por nuk kam çfarë të bëj, sepse të gjitha veprat që bëhen në botë, nuk u takojnë artistëve, por njerëzve, që ata ta duan edhe ta shijojnë.

Ku e sheh veten pas Masterit në UA?

Mbas Masterit kam dëshirë që ta vazhdojë ende me këtë rrymë, kam ide për të bërë disa vepra të mira, më vonë nuk e di. ثshtë e vështirë për të gjetur tregun e street art-it këtu.

Dëshira e Frankos për t’u marrë me street art

Street art tek ai ka nisur qysh fëmijë. Qysh kur ka parë grafitet e para, ai ka ndjerë një afrimitet shumë të madh me të. Fillimisht nisi që t’i bëjë vetë, por kishte frikë që të prezantohej, të përballej me shumë njerëz. Franko ka përfunduar gjimnazin artistik “Naim Frashëri” në Vlorë. Fillimisht nisi që të bëjë punë të ndryshme në muret e shtëpisë së tij, pastaj në lagje, deri edhe më tutje, derisa erdhi në Tiranë. Ai ka bërë edhe grafitin që ndodhet pas Universitetit të Arteve. Sipas tij, arti i rrugës shpreh atë që ndodh në vend, prandaj është i domosdoshëm edhe për turizmin.
20151223133052661646.jpg
http://koha.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top