Flasin Poni, Eli Fara, Artiola Toska dhe اiljeta

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ja cilët janë këngëtarët që do të paguhen më shumë gjatë sezonit turistik
Këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare janë dhe më të kërkuarit në këtë sezon veror. Ata do të jenë në plazhet më të populluara të Shqipërisë. Në fakt çdo vit në sezonin veror këngëtarët e muzikës së lehtë dhe asaj popullore janë shumë të kërkuar, por dhe shumë të paguar. Poni vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor dhe natyrisht dhe më të paguara në koncertet ku ajo ftohet. Edhe këtë vit shuma që do të fitoi për një koncert për këngëtaren bukuroshe vlonjate është mbi 1000 Euro. Ajo e ka nisur tashmë stinën e koncerteve në bregdet. Poni sapo është kthyer nga një koncert madhështor në Korfuz ku ishte bashkë me kolegen e saj Artiola Toska. Po ashtu edhe këngëtarët e tjerë të suksesshëm si Eli Fara, Artiola Toska dhe Bujar Qamili do të këndojnë gjatë stinës së verës në diskotekat më të njohura dhe më të frekuentuara nga pushuesit në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Edhe për këta këngëtarë shuma arrin te 1000 Euro. Ndërkohë që këngëtarët e këngës popullore si Artiola Toska dhe Bujar Qamili do të jenë më shumë të angazhuar gjatë kësaj vere nëpër dasma ku shuma që ata fitojnë natyrisht që është edhe më e madhe. Poni merr mbi 1000 euro për koncert sepse është në momentin e saj më të mirë. Poni udhëton shumë dhe jep shumë koncerte nëpër botë, kudo ku ka shqiptarë. Ndërsa اiljeta, e cila ka kënduar gjatë gjithë fushatës së PD-së duke shkuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, gjatë sezonit turistik nuk do ti mungojë diskotekave në plazhet e vendit. Ne kemi marrë prononcimet e katër këngëtarëve më të kërkuar për momentin në tregun muzikor dhe natyrisht ata që do të jenë dhe më të paguarit e këtij sezoni pushimesh. Janë me të vërtetë elita e këngëtarëve shqiptarë që ruajnë edhe profesionalizmin te interpretimi i këngëve të tyre. Janë prononcuar ekskluzivisht për “Telegraf” këngëtarët, Poni, Eli Fara, Artiola Toska dhe اiljeta Xhilaga.


Poni: “Paguhem për çdo koncert mbi 1000 euro”

“Unë sapo jam kthyer nga një koncert madhështor që u zhvillua në Korfuz të Greqisë për emigrantët shqiptarë. Atje si gjithmonë edhe këtë radhë na kanë pritur shumë mirë. Unë në fakt udhëtoj shumë në fundjava për koncerte të ndryshme që zhvillohen nëpër diasporë. Përsa i përket periudhës së verës unë do të jem shumë e angazhuar me koncerte në jug të Shqipërisë. Këtë të shtunë do të jem e ftuar në Sarandë. Pothuajse i kam të mbyllura të gjitha datat për sezonin turistik. Do të këndoj gjatë gjithë verës në Sarandë, Borsh dhe Himarë. Pagesa për çdo koncert varion te 1000 euro kështu që unë si gjithmonë do të bëj maksimumin për të kënaqur të gjithë pushuesit që kanë shkuar me familjet apo shoqërinë e tyre në këto vende turistike”.


Eli Fara: “Jam e ftuar në Sarandë dhe Korçë”

“Unë sapo jam kthyer nga Amerika, ku gjatë qëndrimit tim të shkurtër atje dhashë edhe disa koncerte. Përsa i përket sezonit turistik unë do të qëndroj në Shqipëri, ku kam shumë ftesa për të kënduar në diskoteka të ndryshme të vendit. Do të shkoj dy ditë në Sarandë ku do të jap dy koncerte për pushuesit atje dhe më pas do të shkoj edhe në Korçë. Axhenda ime është shumë e zënë gjatë gjithë periudhës së verës, ku do të jem e ftuar edhe në disa koncerte në jug të Shqipërisë. Përveç koncerteve këtu, do të lëviz gjithashtu edhe jashtë Shqipërisë sepse edhe atje kam disa ftesa që duhet të shkoj. Edhe pse thuhet se është krizë ekonomike pagesa për ne këngëtarët nuk ka ndryshuar nga vjet. Të gjitha koncertet që unë do të jem e ftuar do të fitoj në secilin prej tyre aty rreth 1000 Euro. Kuptohet që kjo është një pagesë që bëhet tani në sezonin turistik, ku edhe diskotekat që na ftojnë kanë fitimet e tyre sepse zonat turistike do të jenë mjaft të populluara nga pushuesit”.


Artiola Toska: “Më shumë do të jem e angazhuar me dasmat”

“Para dy ditësh isha në një koncert në Korfuz bashkë me kolegen time, këngëtaren vlonjate Poni. Ndërsa gjatë kësaj vere unë do të jem e angazhuar më shumë nëpër dasma. Si gjithmonë në këtë sezon unë kam një axhendë shumë të zënë. Mua si këngëtare ma bëjnë ftesën për të qenë në gëzimet familjare një vit përpara. Nuk përjashtoj dhe rastet ku do të jem e ftuar në diskoteka të ndryshme në plazhet e vendit. Deri tani kam të konfirmuar për të qenë pjesëmarrëse në një nga diskotekat e plazhit të Velipojës dhe në jug gjithashtu. Në fakt unë shikoj kalendarin tim dhe datat që kam të zëna për dasma dhe pastaj vendos në datat e lira të shkoj dhe të këndoj për pushuesit. Kuptohet që dasmat kanë pagesë më të madhe, ku unë vetë si këngëtare marr 200 mijë lekë të reja. Për pjesën e grupit tim muzikor bëhet pagesë në vete. Për ne këngëtarët periudha e verës është shumë e zënë me aktivitete”.


اiljeta Xhilaga: “Vazhdoj të paguhem 1000 euro”

“Edhe pse unë kam qenë gjatë gjithë muajit të fushatës elektorale e angazhuar me Partinë Demokratike sërish këtë periudhë të sezonit turistik axhenda ime është shumë e zënë me koncerte. Unë do të jem në Durrës, Shëngjin dhe Sarandë ku do të këndoj në diskotekat më të njohura dhe të populluara nga pushuesit. Përsa i përket pagesës ajo nuk ka ndryshuar. Do të jetë sërish 1000 euro për çdo koncert. Por që natyrisht që unë kam menduar që të bëj edhe vetë pushime. Këtë vit kam menduar të shkoj me të dashurin tim në Spanjë ku besoj se do të kalojmë 10 ditë pushime të mrekullueshme atje”.
telegraf

thumbnail.php
 
Back
Top