Partia Demokratike në Kuvendin e ri do të më pak se 45 deputetë edhe pse ka nga lista e kandidatëve të saj do të marrin mandatin 48 vetë. Kjo pasi në këtë listë fituese hyjnë krerët e partive të vogla që kanë kandiduar nën siglën e PD-së, siç janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Nard Noka dhe Dashamir Shehi.Edhe pse sistemi zgjedhor, favorizon një opozitë të fortë, vota e 23 qershorit dhe listat e kandidatëve të PD-së tregojnë për një opozitë të pafuqishme. Berisha njihet si një opozitar i mirë, por këtë herë duket se do ta ketë të vështirë dhe kjo mund të jetë një shtysë për t’u larguar nga politika.“E keqja më e madhe për PD-në nuk është dalja në opozitë, por grupi mediokër i deputetëve që do të bëjnë opozitën me qëllim rikthimin në pushtet. Më e tmerrshme se sa Flamuri ministër sot, është Flamuri si e vetmja shpresë për nesër”, shkruan Neritan Sejamini, ish-kandidat i PD-së për deputet.
Shekulli Online
Shekulli Online