Titulli i plote: Flamuri: Rritja e popullsisë së Kukësit më shumë se e Beratit, sepse burrat kuksianë janë më “punëtorë”
Flamur Noka ka qenë gjatë ditës së sotme në interpelancë në Komisionin e Integrimit. Dhe, aty është pyetur mbi ndryshimet e mundshme të regjistrit të gjendjes civile, duke parë shtimin e popullisë së Kukësit, në një kohë që banorët e këtij qarku largohen. Dhe, Flamuri ka pasur një përgjigjie origjinale për të: burrat e Kukësit janë më “punëtorë” se ata të Beratit.
“Përsa i përket çështjes së qarkut të Kukësit, kur të më thërrisni përsëri, do t’ju jap informacion më të hollësishëm. Ajo që mund t’ju them me saktësi është se Ministria e Brendshme është absolutisht transparente në çdo proces të punës së saj, 24 orë në 24. Nuk është se ju këtë nuk e dini, por ju intereson ta përdorni si lojë politike. ثshtë e drejta juaj, unë nuk kufizoj të drejtën e opozitës për të bërë lojërat e saj politike. Në rast se qarku i Kukësit ka rritje më shumë se qarku i Beratit, këtë pyetje duhet të shkojmë t’ua bëjmë burrave të Kukësit; nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë nuk është përgjegjësia ime por nuk është as përgjegjësia e opozitës”, tha Flamuri./TemA

Redaktimi i fundit: