Pe: Fk Tomorri Berat
Tomori gjen fitoren dhe tifozët, shkodranët e kanë me gjykimin
Beratasit nisin të shpresojnë për të mbijetuar, ndërsa sipas shkodranëve, atyre u janë mohuar gola, që nuk ishin pozicion jashtë loje
Tomori – Vllaznia 1-0
Shënues: Bakiu 56’
Tomori: Llani, اela, Shameti, A. Muça, Gjyla, G. Arbri, Kaja, Hodo, اaushaj (M. Muxhaj 91’), Bakiu (Karamani 75’), K. Arbri (Hamzai 93’). Trajner: E. Memushi.
Kartonë të verdhë: اela (2), Shameti, Kaja
Kartonë të kuq: اela
Vllaznia: Vujadinoviç, Gocaj, G. Muça (Dema 77’), Sykaj, Vajushi, Karakaçi, Shaba (Markolaj 46’), Belisha, Gjini, Nimani (Erkoceviç 62’), Hajdari. Trajner: R. Vata.
Kartonë të verdhë: G. Muça, Erkoçeviç
Gjyqtarë: B. Pashaj, A. Pregja, E. Doda (Tiranë)
“Radiografia”
19’- Beratasit kanë një mundësi të artë për shënim, teksa kapiteni Klodian Arbri godet me kokë topin, që përfundon në shtyllën traversale.
38’- ثshtë radha e miqve për të goditur shtyllën traversale me anë të Gentian Muçës. Në fakt ishte një fluturim akrobatik i portierit Llani, që më pas i vjen në ndihmë shtylla.
39’- Shkodranët godasin përsëri shtyllën, këtë herë me anë të Gjinit, që do të kishte shënuar golin e tij të parë me fanellën e Vllaznisë.
56’- Bakiu shfrytëzon mirë një top të grushtuar jo mirë nga portieri Vujadinoviç dhe shtatshkurtri nuk e ka të vështirë ta shtyjë drejt rrjetës. 1-0 për Tomorin.
73’- اela ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me 10 futbollistë, shkodranët hidhen në sulm për të barazuar rezultatin.
82’- Shkodranët shënojnë me anë të Gjinit, por ka pozicion jashtë loje për të dhe goli anulohet.
85’- Sërish shënojnë miqtë, kësaj radhe me Erkoçeviçin, por sërish anulohet goli i tyre për pozicion jashtë loje. Protestojnë shkodranët.
Pas një një mungese të gjatë, skuadra beratase rikthehet te fitorja. Kujtojmë se beratasit kishin fituar për herë të fundit në javën e tretë ndaj Dinamos në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Një fitore që u shoqërua me pezullimin e fushës me katër ndeshje. Dhe pikërisht në stadiumin “Bashkim Sulejmani”, në një terren të shkëlqyer dhe në kushte të mira, u rikthye tifozëria beratase, e cila ishte e shumtë në numër.
Rreth 4 mijë sportdashës ishin të pranishëm në impiantin kuçovar, duke iu gëzuar në fund fitores, falë golit të shtatshkurtrit Bakiu, i cili shfrytëzoi me zgjuarësi një dalje të gabuar të portierit malazez. Në një organizim perfekt të dy klubeve, Naftëtari dhe Tomori, në bashkëpunim të plotë me Drejtorinë e Policisë të Prefekturës Berat, ka nisur ndeshja, ku fillimisht është mbajtur një minutë heshtje për dy personalitetet, pretendentin për fronin mbretëror Leka Zogu dhe politikanin e shkrimtarin Sabri Godo.
Pjesa e parë Beratasit e kanë kërkuar golin që në fillim me veprime të shpejta dhe të befasishme. Spikat Gersi Arbri në krahun e djathtë dhe اaushaj në krahun e majtë. Ndërsa K. Arbri dhe Bakiu ngelen gjithmonë një kërcënim konstant për portierin Vujadinoviç. Ndërsa shkodranët mendojnë më shumë për mbrojtjen, duke aplikuar kundësulmin. Minutat kalojnë dhe kapiteni i Tomorit, Klodian Arbri, ka një mundësi të artë, teksa godet me kokë topin, që ndalet në shtyllën traversale, por nuk ka gol.
Edhe pas këtij momenti beratasit përpiqen, por duket se e kanë të vështirë, pasi shkodranët gradualisht, duke u ambientuar me terrenin e stadiumit, e përmirësojnë lojën. Madje godasin shtyllën traversale dy herë, me anë të Gentian Muçës dhe me anë të Gjinit. Ishin vërtet momente të mira për shkodranët në fundin e pjesës së pare, ku beratasti ishin me fat. 2-1 për shkodranët sa u përket shtyllave, por gol në pjesën e parë nuk ka.
Pjesa e dytë Beratasit janë më të vendosur për të shënuar golin e fitores. Pas disa tentativave, ata kalojnë në avantazh me anë shtatshkurtrit Bakiu, i cili shënoi me zgjuarësi, pas një grushtimi të portierit Vujadinoviç. Ndoshta ishte një nga daljet e vetme të pasigurta të portierit mik në këtë ndeshje, që u shfrytëzua me mjeshtëri nga golashënuesi më i mirë i skuadrës beratase.
Pas shënimit të golit ndeshja bëhet më interesante, pasi miqtë nuk pajtohen me disavantazhin. Të gjitha aksionet përqendrohen te talenti Vajushi, i cili shfaqet i rrezikshëm me veprimet e tij. Ndërkohë, beratasit tërhiqen, duke qenë më të kujdesshëm në veprimet mbrojtëse. Përpiqen me anë të kundërsulmit për të shënuar golin e sigurisë, por pa rezultat. Detyra për mbrojtjen e fitores së çmuar bëhet më e vështirë pas kartonit të dytë të verdhë të mbrojtësit اela në minutën e 73-të.
Me një futbollist më shumë, shkodranët bëhen më të rrezikshëm, duke krijuar raste për shënim. Në disa raste portieri Llani bëhet shpëtimtar i portës. Shkodranët pretendojnë për dy golat e Gjinit dhe Erkoçeviçit, të anuluar nga gjyqtari Pashaj për pozicione jashtë loje. Edhe pas këtyre momenteve miqtë janë përpjekur, por në përfundim kanë dalë me humbje nga Kuçova. Beratasit i janë gëzuar fitores së shumëpritur, ndërsa shkodranët kanë pasur pretendime për gjykimin e ndeshjes.
Memushi: Bëmë ndeshje të mirë, falënderoj tifozët
“E kishim vlerësuar ndeshjen. Vinim pas një barazimi inkurajues me Flamurtarin në transfertë, ndaj do të ishte i papranueshëm një hap i gabuar në këtë ndeshje. Mendoj se zhvilluam një ndeshje të bukur, ku e merituam fitoren. Falënderoj futbollistët dhe në veçanti tifozërinë beratase dhe atë kuçovare për mbështetjen që na dhanë gjatë gjithë ndeshjes.
Terreni i stadiumit ishte mjaft i mirë. Kemi punë ende për të bërë, teksa duhet të mendojmë për dy ndeshjet fundit të fazës së parë, edhe pse ndeshjen e radhës e kemi të vështirë në transfertë, në Ballsh. Gjithsesi, ne do të bëjmë më të mirën për të marrë pikë dhe në ndeshjen e fundit fitore.”
Vata: Gjykim i dobët, dy golat tanë ishin të rregullt
“Jam i pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes. Mendoj se shënuam dy gola të rregullt. Gjithsesi, janë komisionet përkatëse ato që duhet të gjykojnë me paanshmëri pretendimet që kemi për këtë ndeshje. Jam i bindur që me lojë ishim më lart se kundërshtari. Kemi dominuar me raste dhe me përqindje të përdorimit të topit. Humbëm vetëm me rezultat. Kemi një skuadër që luan futboll të pastër.
Kishte shumë dylyftime të ashpra dhe përtej limiteve. Pamë ndërhyrje të rrezikshme të futbollistëve beratas. Terreni dhe kushtet e stadiumit ishin të mira. Nuk ndikuan në humbjen tonë, derisa shënuam dy gola, që na u mohuan pa të drejtë. Mendoj se nuk kemi probleme në repartin e sulmit.”
Të veçanta
- Rreth 4 mijë shikues ishin të pranishëm në stadiumin “Bashkim Sulejmani”. Përveç sportdashësve beratas, të pranishëm ishin edhe shumë sportdashës kuçovarë, të cilët ishin në mbështetje të fqinjëve të Tomorit. Mungonin totalisht sportdashësit shkodranë.
- Organizim perfekt i ndeshjes nga klubi kuçovar dhe ai beratas, së bashku me Drejtorinë e Policisë Berat.
- Për herë të fundit në stadiumin “Bashkim Sulejmani” ishte luajtur një ndeshje e superligës në sezonin 2003-2004, Lushnja-Shkumbini. Si për koicidencë, edhe në ndeshjen e djeshme vëzhgues ishte Hito Hitaj.
Klubi shkodran, sot ankesë në FSHF për gjyqtarët
Humbja e djeshme në Kuçovë me Tomorin e ka shtuar edhe më tepër zemërimin e drejtuesve të Vllaznisë në lidhje me gjyqtarët. Lejimi i lojës së rëndë nga ana e gjyqtarit të ndeshjes, anulimi i dy golave (njëri prej tyre shumë i rregullt), për më tepër gjykime të tilla janë në vazhdën e arbitrimeve kundër Vllaznisë, do të sjellin një reagim zyrtar nga ana e drejtuesve të klubit “Vllaznia”.
Ata edhe mbrëmë, përmes administratorit Shaba dhe drejtorit sportiv Grima, kanë akuzuar gjyqtarët për arbitrim me tendencë kundër Vllaznisë, por jo vetëm në këtë ndeshje. Edhe për takimin e kaluar me Skënderbeun ata kanë pasur vërejtje, edhe për tjetrin kundër Bylisit, kësisoj janë disa ndeshje që kuqeblutë mendojnë se janë ndëshkuar nga gjyqtarët.
Pritet që ditën e sotme njëri nga drejtuesit e klubit të dalë në një konferencë për shtyp para gazetarëve për të bërë publik shqetësimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Po ashtu, bëhet me dije se do të ketë një ankesë edhe në federatë për këtë punë.