Fk Tomorri Berat

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Abri:Tomori e meritonte një barazim

SULMUESI BERATAS POHON SE EKIPIT IU MOHUA NJث PENALLTI, Qث MUND Tث KISHTE SJELLث TJETثR REZULTAT

Beratasit janë mundur në transfertën e Pogradecit, duke u renditur në vendin e 12-të me vetëm 1 pikë

Ndryshe nga një javë më parë, kur Tomori do të rezistonte fuqishëm ndaj kampionëve të Skënderbeut, duke marrë një barazim të merituar, këtë herë janë mundur nga fqinjët e korçarëve, Pogradeci, me rezultatin minimal 1-0. Rezultati mund të kishte qenë ndryshe, nëse gjyqtari Janku nuk do të kishte mohuar një penallti të pastër për Tomorin.

Por tashmë ky takim është mbyllur dhe drejtuesve të Tomorit e vetë lojtarëve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të bëjnë analizën e të nxjerrin mësime. Në këtë linjë është dhe sulmuesi kryesor i Tomorit, i vetmi beratas në formacionin e Daiut në Pogradec, 32-vjeçari Klodian Arbri, sipas të cilit, nëse do të ishin treguar më të qetë, mund të ishte marrë edhe një barazim.

Arbri “Unë besoj se kemi një grup të mirë lojtarësh, që mund dhe duhet të marrë më shumë. Humbje jo e jo, por edhe barazimi nuk duhet pranuar. Në Pogradec kemi pasur përballë një skuadër që nuk qëndron kurrë në parametrat e lojës sonë dhe që në gjirin e saj ka lojtarë më pak cilësorë se sa kemi në të vërtetë ne. Por kjo nuk mjafton për të marrë rezultatin e dëshiruar. Duhet më shumë shpirt praktik, mbi të gjitha qetësi e siguri, të cilat duhet pranuar se në shumë raste na kanë munguar.

Nëse do të kishim luajtur më të sigurt, veçanërisht në mesfushë e sulm, edhe mund të kishim shënuar dhe do të kishim një tjetër rezultat. Nuk flas për rastin e një penalltie, që edhe mund të ishte dhënë, pasi kjo takon gjyqtarit, por edhe për rastin e golit të pësuar, i cili me më pak vëmendje mund të ishte shmangur. Gjithsesi, tani gjithçka është mbyllur dhe ne duhet të shikojmë përpara,” – thotë sulmuesi i Tomorit, Klodian Arbri.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Memushi rikthehet në krye të Tomorit

Vetëm 24 orë ka mbetur skuadra beratase pa trajner, pasi kryebashkiaku Nasufi, pas bisedave intensive, ka vendosur të rikthejë në krye të pankinës beratase trajnerin vlonjat Eqerem Memushi. Ai është përzgjedhur mes 4 kandidaturave që garonin për stolin e Tomorit, ku bënin pjesë figura të njohura, si ajo e Kristaq Miles, Artan Banos dhe Gëzim Gegës.

Natyrisht që Nasufi, edhe me pëlqimin e gjithë faktorëve të tjerë, ka hedhur firmën për vlonjatin Memushi, një figurë kjo mjaft e njohur dhe e dashur për futbolldashësit beratas. Memushi ka qenë trajner i Tomorit në fazën e parë të edicionit futbollistik 2010–2011 dhe është ai arkitekti i skuadrës së superligës.

Largimi i tij nga Tomori dhe zëvendësimi nga lushnjari Artan Bano jo vetëm që ka qenë një mister, por edhe një peng i sportdashësve beratas, të cilët me rikthimin e tij në krye të Tomorit, përveçse një detyrimi qytetar, kanë shlyer edhe një borxh ndaj tij. Memushi është prezantuar në krye të skuadrës dhe ndryshe nga paraardhësi i tij Daiu, ka nisur menjëherë stërvitjen në mjediset e stadiumit të vjetër të Beratit.

Natyrisht që ndërprerja e kampionatit ka qenë një fat për trajnerin beratas, i cili gjatë kësaj kohe do të zhvillojë një fazë intensive stërvitore, por edhe do të njihet me grupin e lojtarëve. Me ardhjen e Memushit, pritet që të kemi një Tomor tjetër, ndryshimi i të cilit do të duket që në takimin e rëndësishëm me Laçin, takim që do të luhet në qytetin e Lushnjës pa praninë e spektatorëve.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Memushi: Tomori do të jetë dinjitoz, ka lojtarë cilësorë dhe tifozë të zjarrtë

Ashtu si dhe një vit më parë, vlonjati Eqerem Memushi do të ketë në krah beratasin Theodhori Arbri

ثshtë mirëpritur rikthimi në krye të Tomorit i trajnerit vlonjat Eqerem Memushi, i cili që në stërvitjen e tij të parë është ndjekur nga qindra tifozë beratas, të cilët i kanë uruar mirëseardhjen. Nga ana e tij, vlonjati ka hartuar menjëherë strategjinë e tij në krye të Tomorit, e cila ka të bëjë me integrimin e skuadrës në grupin e skuadrave elitare dhe përballimin e kampionatit me dinjitet.

Me ardhjen e trajnerit të ri, ekipi do të akomodohet si për fjetje, ashtu edhe për ushqim, në qytetin e Beratit. Duke filluar nga dita e djeshme, skuadra është sistemuar në hotelin e stadiumit “Tomori”, ku përveç fjetjes, lojtarët do të trajtohen edhe me ushqim nëpërmjet funksionimit të një mence të veçantë. Sa i përket problemit të seancave stërvitore, është menduar që ato të zhvillohen në qytetin e Poliçanit, ku për shkak të mungesës së një skuadre të këtij qyteti, ajo do të jetë në dispozicion të beratasve.

Trajneri “Kam ardhur në Berat me dëshirën e mirë për të punuar dhe për të ndërtuar një skuadër sa më dinjitoze. Tomori ka një komunitet sportiv të mrekullueshëm dhe një ekip me lojtarë mjaft cilësorë, gjë që më obligon për më shumë përkushtim e sakrifica.

Unë e njoh mirë Beratin, njoh mirë dhe karakterin e Tomorit, kështu që besoj se do të gjej mirëkuptimin e duhur për të pasur një ekip futbolli mes skuadrave më të mira të vendit,” – ka deklaruar trajneri i sapoemëruar i Tomorit, Eqerem Memushi. Që nga dita e djeshme, në krah të Memushit, përveç trajnerit të portierëve, Madrid Muxhaj, do të jetë Theodhori Arbri, njeriu me të cilin ai punoi në fazën e parë të edicionit të kaluar.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Tomori në “sitën” e trajnerit të ri para Laçit

Trajneri Memushi pothuajse është njohur me të gjithë lojtarët dhe tani pret fitoren e parë që në nisje
Kur ndeshja e javës, midis Tomorit dhe Laçit, që do të zhvillohet pa praninë e tifozërisë në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës, është fare afër, trajneri Memushi ka zhvilluar takimin e parë të kontrollit në fushën e aviacionit në Kuçovë. Në këtë takim, Memushi ka pasur si synim testimin fizik dhe teknik të secilit futbollist, duke nisur nga ata të formacionit bazë deri tek lojtari më i fundit.
Siç e ka sqaruar edhe vetë trajneri, qëllimi ka qenë i qartë: testimi i çdo futbollisti për të arritur më pas në një ide sa më të qartë në ndërtimin e një formacioni sa më funksional. Ndryshe nga paraardhësi i tij, vlonjati gradualisht po fut një mentalitet të ri në lojën e beratasve, duke i dhënë përparësi stërtvitjes në planin fizik dhe në lojën me top.
Para takimit me Laçin, trajneri në një mënyrë krejt të veçantë ka ftuar lojtarët e tij për të votuar për njeriun që do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë ekip, ku pas procedurave të hapura, është zgjedhur kapiten sulmuesi i njohur Klodian Arbri. Për sa i takon formacionit që Memushi do të hedhë në lojë, gjasat janë që të jenë po ata lojtarë që kanë luajtur nga minuta e parë në katër takimet e para, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndryshime, gjithmonë të kushtëzuara nga kondicioni fizik i futbollistëve.
Tifozëria E rëndësishme është që trajneri në takimin e tij të parë zyrtar me Tomorin do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët titullarë, por ajo që do të mungojë në këtë sfidë kaq të rëndësishme, është tifozëria beratase, e cila ka vendosur të udhëtojë për në Lushnjë për ta ndjekur ekipin jashtë stadiumit, duke shfrytëzuar objekte rrethanore.
Lajmi i mirë ka të bëjë se kjo e fundit vetëm pak orë para kësaj sfide ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme. Nëpërmjet një takimi të zhvilluar në mjediset e stadiumit të ri, grupet e tifozërisë, që deri në këtë moment kanë qenë të ndarë në tre të tillë, kanë vendosur të bashkohen në një të vetëm, duke e emërtuar me emrin “Tigrat e Tomorit”. Ky grupim, sipas fansëve të tij, do të ketë një mentalitet krejt të ri, ku si qëllim kryesor do të ketë shmangien e veprimeve të dhunshme në stadium dhe jashtë tij.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Tomori, në “skaner” të gjithë futbollistët

Pas humbjes me Laçin, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik, në prani të tifozëve, kanë bërë një analizë me detaje
Pas rezultatave të dobëta në këto 5 javë të kampionatit, skuadra e Tomorit do të ketë një tjetër provë të vështirë, atë me Kamzën në fushën e kësaj të fundit. Do të jenë përballë dy skuadra debutuese dhe që e njohin më “dhëmbë e dhëmballë” njëra–tjetrën, madje sezonin e kaluar rivalizuan gjatë për të ardhur deri në superligë. Beratasit vijnë pas asaj humbjeje shokuese me Laçin, ndërkohë që kamzalinjtë nga barazimi në fushën e vështirë të Korçës. Situata në kampin beratas, para këtij takimi të rëndësishëm, vijon të jetë e nderë, për faktin që futbollistët janë vënë përballë një presioni publik si kurrë ndonjëherë më parë.
Komuniteti sportiv ka gjetur edhe mbështetjen e drejtuesve të klubit, duke kërkuar nga secili futbollist atë përgjegjësi që kërkon fanella e skuadrës beratase, as më shumë e as më pak. Kjo është arsyeja që para nisjes së stërvitjes për takimin me Kamzën, drejtuesit e klubit, stafi teknik dhe një përfaqësi e shoqatës së tifozëve kanë zhvilluar një analizë të detajuar për humbjen e radhës dhe për gjithë situatën aspak të këndshme që është krijuar në këto 5 javë kampionat.
Fokusi i gjithë kësaj analize kanë qenë rezultatet e dobëta dhe ndjenja e paktë e përgjegjësisë nga shumë prej futbollistëve titullarë, kontributi i të cilëve po ndihet fare pak, për të mos thënë aspak. Edhe spe kjo analizë u zhvillua me dyer të mbyllura, nuk ka qenë e vështirë për të marrë vesh të vërtetën, ku problemi më debatues mes drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe përfaqësuesve të shoqatës së tifozëve ka qenë dalja nga kriza ku skuadra është zhytur. Nga futbollistët, të cilët kanë qenë dhe objekt i kritikave të shumta, është kërkuar që t’i arrijnë objektivat në përputhje me kontratat që kanë nënshkruar, mbi të gjitha të shfaqin shpirtin e grupit, gjë që ka munguar totalisht në takimet e zhvilluara.
Apeli “Fanella e Tomorit është e rëndë për t’u mbajtur, ndaj kërkohet nga secili futbollist që ta respektojë atë nëpërmjet rezultateve konkrete. Askush nuk duhet ta konsiderojë veten lojtar i Tomorit nëse nuk arrin të jap atë kontribut që i nevojitet skuadrës për të qëndruar në superligë,” – është mesazhi që ka dalë nga kjo analizë. Pas analizës, një grup tifozësh ka zhvilluar një takim tjetër, ku në mënyrë të ashpër ka kërkuar nga firma ndërtuese përshpejtimin e punimeve për shtrimin e fushës, në të kundërt ata do të radikalizojnë veprimet, deri në moslejimin e saj për të vazhduar më tej punimet.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Kamza – Tomorri 2-1

Shënues: Pema 5’, Ndreka 9’ / Roshi 20’
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Llani: Me Teutën do ta kthejmë si “finale”


Skuadra beratase nuk ka alternativë tjetër, përveçse fitores me skuadrën durrsake, ndryshe rrezikon shumë

Edhe pse gjërat kanë shkuar keq e më keq dhe fati vijon të jetë kundër beratasve, përsëri ka shenja optimizmi, që burojnë nga vetë shpirti i futbollistëve. Nëse shikojmë kalendarin, gjithçka duket e frikshme, por vetë lojtarët jetojnë me shpresën për të arritur atë që ata meritojnë: fitoren e munguar prej katër javësh. Tomori këtë javë do të përballet me Teutën kryesuese, skuadrën që po i jep tonin kampionatit shqiptar të superligës, por kjo nuk do të thotë që beratasit të dorëzohen para kohe, pasi mjaft kanë dështuar në këto 6 javë të kampionatit.

Sipas tyre, është tamam koha që ekipi të nisë kthesën e të mendojë seriozisht për mbijetesën në superligë. Përveç atmosferës optimiste që ekziston në kampin beratas, një tjetër garanci për ta është fakti që takimi do të zhvillohet në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të qytetit të Kuçovës. Pavarësisht faktit që edhe ky takim do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve, përsëri ekziston një tjetër ndjenjë, për faktin që tifozët do të jenë aty rrotull, duke i dhënë siguri skuadrës së tyre.

Portieri Sipas “gardianit” të portës beratase, Ervin Llani, i cili do të rikthehet në portë si titullar në këtë takim delikat, Tomori nuk ka asnjë alternativë tjetër, përveç fitores së sigurt me durrsakët. Njeriu që i ka dhënë zemër skuadrës në takime të vështira, si ato me Skënderbeun dhe Dinamon, kërkon të bëjë frymëzuesin e ekipit, duke ftuar të gjithë shokët në një lojë dominuese në të gjithë treguesit e saj.

“Kemi humbur shumë në këto javë dhe tani është koha të mendojmë se nuk kemi çfarë të humbasim. Jemi përpara një gare që na afron një kalendar të frikshëm, por që kurrë nuk duhet të na demotivojë. Përkundrazi, tani është koha që të nisim kthesën që kërkojnë sportdashësit tanë. Teuta vërtet që është në krye, por ky është një tregues i përkohshëm.

Ka shumë ndeshje, të cilat po të vlerësohen maksimalisht, mund të kthejnë buzëqeshjen në ekipin tonë, për të cilin them me siguri se nuk e meriton atë vend ku është ngujuar aktualisht. Ne kemi aq forca sa të dalim nga kjo “kullë ngujimi” e të kthehemi në peidestalin që meritojmë.

Do ta bëjmë këtë që në takimin me Teutën, takim të cilin e kemi konsideruar finalen e karrierës sonë. Nuk kemi rrugë tjetër, ose të fitojmë me Teutën, ose të pranojmë publikisht dështimin,” – deklaron portieri i Tomorit, Ervin Llani.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

KASTRIOTI – TOMORI 3-1

Kastrioti merr një fitore të vyer në shtëpi duke mundur 3-1 Tomorin. Krutanët pas humbjes në Korçë arrijnë të reabilitohen duke marrë 3 pikë dhe zënë vendin e katërt në rënditje. Ndërsa Tomori zhgënjen sërish dhe me këtë ecuri në fund të sezonit mund të kthehet nga erdhi, në kategorinë e parë.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Tomori me mision të pamundur, kërkon fitoren ndaj bardhebluve


Pas plot dhjetë vitesh, kohë kur Tomori e Tirana përballeshin në stadiumin e Elbasanit për të ndarë titullin mes kampionit dhe nënkampionit, vjen java e nëntë e superligës, ku të dyja skuadrat do të ndeshen. Tirana kërkon të përforcojë pozitat në kreun e tabelës së klasifikimit, ndërsa beratasit luftojnë për të mbijetuar në superligë.

Kuptohet, Tirana ndihet më e privilegjuar, jo vetëm pse ndodhet komode në tabelë, por edhe sepse ndeshja do të luhet në një fushë asnjanëse dhe pa praninë e tifozërisë vendëse. Tomori, edhe pse konsiderohet skuadra pritëse, përsëri do të jetë i penalizuar të luaj jashtë qytetit dhe pa praninë e tifozërisë, por me mendimin për të arritur patjetër një fitore, e cila do të ishte edhe “aspirina” që do të çlironte futbollistët dhe stafin nga dhimbjet e shumta të kokës.

Atmosfera Për trajnerin Memushi, ky takim është më i rëndësishmi, ndaj dhe do të hedhë në fushë formacionin më të mirë, i bindur se këtë herë ekipi do të dalë nga loja kaotike dhe do të sigurojë një fitore bindëse. Vetë futbollistët janë më optimistë se kurrë për të bërë të pamundurën, qoftë edhe duke hyrë në fushë me mendimin se nuk kanë çfarë të humbasin më.

Mund të luhet ose në Lushnjë ose në Kuçovë. Edhe pse vetë futbollistët para këtij takimi kyç janë tepër të rezervuar në opionionet e tyre, duke përfshirë këtu edhe trajnerin Memushi, gjithsesi atmosfera para kësaj përballje ndihet tejet e ndezur dhe siç deklarojnë shumë prej tifozëve beratas, Tomori duhet të marrë hak ndaj Tiranës për atë “vjedhje”, siç vazhdojnë ta quajnë ata, të titullit kampion në vitin 2000 në Elbasan, ku beratasit për herë të parë në historinë e tyre vunë kurorën e nënkampionit
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Me Vllazninë, Tomorit vetëm tri pikë i bëjnë punë


Barazimi me vlonjatët ka rritur “oreksin” e beratasve për të marrë tri pikë ndaj shkodranëve

Tomori në javën e dhjetë ka mundur të marrë 1 pikë të çmuar në Vlorë dhe, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje, djemtë e drejtuar nga Memushi kërkojnë të marrin maksimumin, që do të thotë më shumë shpresë për mbijetesën në kategorinë superiore. Nëse shikojmë me kujdes tabelën e renditjes, Tomori renditet i 13–ti me 5 pikë, ndërkohë që skudra e vendit të tetë, Kamza, aktualisht ka 13 pikë, pra vetëm 8 pikë më shumë.

Nëse konvertojmë diferencën e pikëve në ndeshje të fituara, do të thotë që Tomorit i duhen tri fitore për të qenë në këtë renditje dhe rivalizues realë me skuadrat që rrezikojnë mbijetesën në superiore. Nëse ky rikuperim ndodh në mbyllje të fazës së parë, atëherë beratasit në fazën e dytë duhet të ndryshojnë kursin dhe të pretendojnë jo vetëm mbijetesën, por edhe për më shumë.

Sipas drejtuesve, por edhe vetë futbollistëve beratas, gjithçka do të vendoset nga takimi me Vllazninë, takim që do të luhet me praninë e tifozëve dhe në një fushë asnjanëse. Të kënaqur nga niveli i lojës me Flamurtarin në Vlorë dhe aq më shumë nga barazimi i merituar, tifozët beratas kanë pretendime për të marrë maksimumin me shkodranët dhe vetëm pas kësaj mund të bëjnë llogaritë me këmbë në tokë me ballshiotët e fierakët. Gjithmonë sipas tyre, një tripikësh me Vllazninë do të ishte ideal, pasi ekipi do të rritej mbi të gjitha moralisht, por edhe në renditje.

Dënimi “Oreksi” i beratasve për të marrë tri pikë me shkodranët ka ardhur nga niveli i lojës së ekipit në ndeshjet e fundit, nivel që nuk është ekuivalent me pikët e marra, çka do të thotë që Tomori është ndëshkuar edhe nga shumë faktorë të tjerë objektivë dhe subjektivë. Një ndër këta faktorë ka qenë edhe mungesa e tifozërisë për shkak të atij dënimi maratonë nga FSHF–ja, dënim që mbyllet me Flamurtarin dhe që nis siparin me Vllazninë.

Në këtë kuptim, takimi me Vllazninë për beratasit konsiderohet takim në shtëpi, ndaj dhe pjesëmarrja e tifozërisë për të mbështetur ekipin do të jetë maksimale. Kjo është dhe arsyeja që tifozëria ka lëshuar thirrjen për të rikthyer gjithë tifozërinë në stadium, pavarësisht faktit se ku do të luhet ndeshja, me qëllimin e vetëm që kjo ndeshje e shtëpisë të jetë me pikë të plota.

Takimi me Vllazninë po pritet me padurim nga tifozëria, ndërkohë që ekipi vijon normalisht dhe i plotë stërvitjen për të marrë një rezultat pozitiv. Gjithsesi, ajo që do të vendosë fatin e këtij takimi është fusha e lojës. Gjithë të tjerat le t’i lëmë në kuadër të dëshirës së njërit apo tjetrit.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Tomori gjen fitoren dhe tifozët, shkodranët e kanë me gjykimin


Beratasit nisin të shpresojnë për të mbijetuar, ndërsa sipas shkodranëve, atyre u janë mohuar gola, që nuk ishin pozicion jashtë loje



Tomori – Vllaznia 1-0

Shënues: Bakiu 56’



Tomori: Llani, اela, Shameti, A. Muça, Gjyla, G. Arbri, Kaja, Hodo, اaushaj (M. Muxhaj 91’), Bakiu (Karamani 75’), K. Arbri (Hamzai 93’). Trajner: E. Memushi.

Kartonë të verdhë: اela (2), Shameti, Kaja

Kartonë të kuq: اela



Vllaznia: Vujadinoviç, Gocaj, G. Muça (Dema 77’), Sykaj, Vajushi, Karakaçi, Shaba (Markolaj 46’), Belisha, Gjini, Nimani (Erkoceviç 62’), Hajdari. Trajner: R. Vata.

Kartonë të verdhë: G. Muça, Erkoçeviç

Gjyqtarë: B. Pashaj, A. Pregja, E. Doda (Tiranë)





“Radiografia”

19’- Beratasit kanë një mundësi të artë për shënim, teksa kapiteni Klodian Arbri godet me kokë topin, që përfundon në shtyllën traversale.

38’- ثshtë radha e miqve për të goditur shtyllën traversale me anë të Gentian Muçës. Në fakt ishte një fluturim akrobatik i portierit Llani, që më pas i vjen në ndihmë shtylla.

39’- Shkodranët godasin përsëri shtyllën, këtë herë me anë të Gjinit, që do të kishte shënuar golin e tij të parë me fanellën e Vllaznisë.

56’- Bakiu shfrytëzon mirë një top të grushtuar jo mirë nga portieri Vujadinoviç dhe shtatshkurtri nuk e ka të vështirë ta shtyjë drejt rrjetës. 1-0 për Tomorin.

73’- اela ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me 10 futbollistë, shkodranët hidhen në sulm për të barazuar rezultatin.

82’- Shkodranët shënojnë me anë të Gjinit, por ka pozicion jashtë loje për të dhe goli anulohet.

85’- Sërish shënojnë miqtë, kësaj radhe me Erkoçeviçin, por sërish anulohet goli i tyre për pozicion jashtë loje. Protestojnë shkodranët.



Pas një një mungese të gjatë, skuadra beratase rikthehet te fitorja. Kujtojmë se beratasit kishin fituar për herë të fundit në javën e tretë ndaj Dinamos në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Një fitore që u shoqërua me pezullimin e fushës me katër ndeshje. Dhe pikërisht në stadiumin “Bashkim Sulejmani”, në një terren të shkëlqyer dhe në kushte të mira, u rikthye tifozëria beratase, e cila ishte e shumtë në numër.

Rreth 4 mijë sportdashës ishin të pranishëm në impiantin kuçovar, duke iu gëzuar në fund fitores, falë golit të shtatshkurtrit Bakiu, i cili shfrytëzoi me zgjuarësi një dalje të gabuar të portierit malazez. Në një organizim perfekt të dy klubeve, Naftëtari dhe Tomori, në bashkëpunim të plotë me Drejtorinë e Policisë të Prefekturës Berat, ka nisur ndeshja, ku fillimisht është mbajtur një minutë heshtje për dy personalitetet, pretendentin për fronin mbretëror Leka Zogu dhe politikanin e shkrimtarin Sabri Godo.

Pjesa e parë Beratasit e kanë kërkuar golin që në fillim me veprime të shpejta dhe të befasishme. Spikat Gersi Arbri në krahun e djathtë dhe اaushaj në krahun e majtë. Ndërsa K. Arbri dhe Bakiu ngelen gjithmonë një kërcënim konstant për portierin Vujadinoviç. Ndërsa shkodranët mendojnë më shumë për mbrojtjen, duke aplikuar kundësulmin. Minutat kalojnë dhe kapiteni i Tomorit, Klodian Arbri, ka një mundësi të artë, teksa godet me kokë topin, që ndalet në shtyllën traversale, por nuk ka gol.

Edhe pas këtij momenti beratasit përpiqen, por duket se e kanë të vështirë, pasi shkodranët gradualisht, duke u ambientuar me terrenin e stadiumit, e përmirësojnë lojën. Madje godasin shtyllën traversale dy herë, me anë të Gentian Muçës dhe me anë të Gjinit. Ishin vërtet momente të mira për shkodranët në fundin e pjesës së pare, ku beratasti ishin me fat. 2-1 për shkodranët sa u përket shtyllave, por gol në pjesën e parë nuk ka.

Pjesa e dytë Beratasit janë më të vendosur për të shënuar golin e fitores. Pas disa tentativave, ata kalojnë në avantazh me anë shtatshkurtrit Bakiu, i cili shënoi me zgjuarësi, pas një grushtimi të portierit Vujadinoviç. Ndoshta ishte një nga daljet e vetme të pasigurta të portierit mik në këtë ndeshje, që u shfrytëzua me mjeshtëri nga golashënuesi më i mirë i skuadrës beratase.

Pas shënimit të golit ndeshja bëhet më interesante, pasi miqtë nuk pajtohen me disavantazhin. Të gjitha aksionet përqendrohen te talenti Vajushi, i cili shfaqet i rrezikshëm me veprimet e tij. Ndërkohë, beratasit tërhiqen, duke qenë më të kujdesshëm në veprimet mbrojtëse. Përpiqen me anë të kundërsulmit për të shënuar golin e sigurisë, por pa rezultat. Detyra për mbrojtjen e fitores së çmuar bëhet më e vështirë pas kartonit të dytë të verdhë të mbrojtësit اela në minutën e 73-të.

Me një futbollist më shumë, shkodranët bëhen më të rrezikshëm, duke krijuar raste për shënim. Në disa raste portieri Llani bëhet shpëtimtar i portës. Shkodranët pretendojnë për dy golat e Gjinit dhe Erkoçeviçit, të anuluar nga gjyqtari Pashaj për pozicione jashtë loje. Edhe pas këtyre momenteve miqtë janë përpjekur, por në përfundim kanë dalë me humbje nga Kuçova. Beratasit i janë gëzuar fitores së shumëpritur, ndërsa shkodranët kanë pasur pretendime për gjykimin e ndeshjes.



Memushi: Bëmë ndeshje të mirë, falënderoj tifozët

“E kishim vlerësuar ndeshjen. Vinim pas një barazimi inkurajues me Flamurtarin në transfertë, ndaj do të ishte i papranueshëm një hap i gabuar në këtë ndeshje. Mendoj se zhvilluam një ndeshje të bukur, ku e merituam fitoren. Falënderoj futbollistët dhe në veçanti tifozërinë beratase dhe atë kuçovare për mbështetjen që na dhanë gjatë gjithë ndeshjes.

Terreni i stadiumit ishte mjaft i mirë. Kemi punë ende për të bërë, teksa duhet të mendojmë për dy ndeshjet fundit të fazës së parë, edhe pse ndeshjen e radhës e kemi të vështirë në transfertë, në Ballsh. Gjithsesi, ne do të bëjmë më të mirën për të marrë pikë dhe në ndeshjen e fundit fitore.”



Vata: Gjykim i dobët, dy golat tanë ishin të rregullt

“Jam i pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes. Mendoj se shënuam dy gola të rregullt. Gjithsesi, janë komisionet përkatëse ato që duhet të gjykojnë me paanshmëri pretendimet që kemi për këtë ndeshje. Jam i bindur që me lojë ishim më lart se kundërshtari. Kemi dominuar me raste dhe me përqindje të përdorimit të topit. Humbëm vetëm me rezultat. Kemi një skuadër që luan futboll të pastër.

Kishte shumë dylyftime të ashpra dhe përtej limiteve. Pamë ndërhyrje të rrezikshme të futbollistëve beratas. Terreni dhe kushtet e stadiumit ishin të mira. Nuk ndikuan në humbjen tonë, derisa shënuam dy gola, që na u mohuan pa të drejtë. Mendoj se nuk kemi probleme në repartin e sulmit.”



Të veçanta

- Rreth 4 mijë shikues ishin të pranishëm në stadiumin “Bashkim Sulejmani”. Përveç sportdashësve beratas, të pranishëm ishin edhe shumë sportdashës kuçovarë, të cilët ishin në mbështetje të fqinjëve të Tomorit. Mungonin totalisht sportdashësit shkodranë.

- Organizim perfekt i ndeshjes nga klubi kuçovar dhe ai beratas, së bashku me Drejtorinë e Policisë Berat.

- Për herë të fundit në stadiumin “Bashkim Sulejmani” ishte luajtur një ndeshje e superligës në sezonin 2003-2004, Lushnja-Shkumbini. Si për koicidencë, edhe në ndeshjen e djeshme vëzhgues ishte Hito Hitaj.



Klubi shkodran, sot ankesë në FSHF për gjyqtarët

Humbja e djeshme në Kuçovë me Tomorin e ka shtuar edhe më tepër zemërimin e drejtuesve të Vllaznisë në lidhje me gjyqtarët. Lejimi i lojës së rëndë nga ana e gjyqtarit të ndeshjes, anulimi i dy golave (njëri prej tyre shumë i rregullt), për më tepër gjykime të tilla janë në vazhdën e arbitrimeve kundër Vllaznisë, do të sjellin një reagim zyrtar nga ana e drejtuesve të klubit “Vllaznia”.

Ata edhe mbrëmë, përmes administratorit Shaba dhe drejtorit sportiv Grima, kanë akuzuar gjyqtarët për arbitrim me tendencë kundër Vllaznisë, por jo vetëm në këtë ndeshje. Edhe për takimin e kaluar me Skënderbeun ata kanë pasur vërejtje, edhe për tjetrin kundër Bylisit, kësisoj janë disa ndeshje që kuqeblutë mendojnë se janë ndëshkuar nga gjyqtarët.

Pritet që ditën e sotme njëri nga drejtuesit e klubit të dalë në një konferencë për shtyp para gazetarëve për të bërë publik shqetësimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Po ashtu, bëhet me dije se do të ketë një ankesë edhe në federatë për këtë punë.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Tomori nis stërvitjen për këtë vit, “arratiset” në Tiranë


Që nga dita e djeshme ekipi beratas do të stërvitet 2 javë rresht në mjediset sportive të Tiranës, duke e quajtur fazë përgatitore

Menjëherë pas firmosjes së aksionarit të ri “Kompania Multi Media”, një miks biznesesh që do të administrojnë skuadrën beratase të futbollit Tomori, së bashku me bashkinë, drejtuesit e rinj kanë urdhëruar transferimin e stërvitjes në Tiranë. Sipas informacioneve më të fundit, dje skuadra ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të stërvitet 2 javë te kompleksi sportiv “Dinamo”. Gjithmonë sipas informacioneve më të fundit, këtu do të bëhet faza përgatitore dhe seleksionimi i lojtarëve e më pas do të krijohet grupi që do të përfaqësojë Tomorin në fazën e dytë të kampionatit kombëtar të superligës.
Edhe pse është ende shpejt për të folur për ndryshime të tjera në staf apo edhe në përpërje, parashikimet janë për një transformim rrënjësor të ekipit, ku pasi të largohen disa lojtarë që nuk janë në akord me frymën e grupit, do të ketë afrime të lojtarëve cilësorë, me qëllim që të krijohet një skuadër kompetitive dhe me objektiva të qarta për të ardhmen. Transferimi i stërvitjes në mjediset sportive të Tiranës, jashtë syrit të tifozërisë beratase, nuk është se është pritur mirë, por nisur nga dëshira që kanë sponsorët, ka pasur një mirëkuptim, aq më shumë që bëhet fjallë vetëm për dy javë.
Madje faza e dytë do të jetë krejt ndryshe për Tomorin, i cili që në takimin e parë me Skënderbeun do të luajë në stadiumin me tapet të ri, çka do të jetë një faktor plus rezultate konkrete. Kryesorja është që ditët e errëta për skuadrën beratase kanë përfunduar dhe një dritë e re po duket në horizont. Pavarësisht faktit, nëse drejtuesit e rinj do të bëjnë apo jo ndryshime në stafin teknik, një gjë tashmë është e sigurt, që financat do të jenë të siguruara.
Një gjë dihet dhe mund të bëhet publike, që kryebashkiaku Nasufi, i cili për momentin është dhe presidenti i ekipit, në bisedimet e para me donatorët e “Multi Medias”, ka kërkuar të shesë 74% të aksioneve, por kurrsesi të “shesë” trajnerin vlonjat Memushi, të cilin ai vazhdon ta ketë për zemër. Madje qëndrimi i Memushit në krye të stolit ka qenë dhe një ndër kushtet që Nasufi u ka vënë sponsorëve të rinj.

Memushi: Një ekip si Tomori nuk meriton këto kushte


Skuadra beratase, me marrjen e firmave nga aksionari i ri, kanë nisur këtë javë përgatitjet në Tiranë për fazën pregatitore. Kjo është dita e tretë e tyre në kryeqytet, ku kanë arritur akordin me Agjensinë e Sporteve që për dy javë të kenë në dispozicion katin e tretë të hotelit të ndërtesës, ku më parë ka qenë Dinamoja, gjithashtu mensën dhe fushën. E kundërta ka ndodhur dje, ku skuadra ka patur mundësi të ushqehet në mensë dhe të flerë aty, por jo të stërvitet në fushë.

Ky problem ka ndodhur sepse oraret të gjitha kanë qenë të zëna dhe skuadra ka pritur orarin midis orëve 18:00-20:00 për të përmbyllur ditën. Për këtë problem tekniku vlonjat i beratasve thotë: “Kemi ardhur në kryeqytet për kushte më të mira dhe për të zhvilluar një fazë përgatitore të kënaqshme e jo me kushte të tilla.

Dhomat janë si mos më keq. Flenë disa persona në dhomë dhe fusha sot qenka e zënë, ne s’po stërvitemi dot. Nuk janë fare etike për një ekip të superligës këto kushte që na kanë lënë, sepse ne jemi ekipet që meritojmë më shumë vëmendje e jo të lihemi në këtë gjendje.”

Merkatoja “Tani për tani ekipi është ai që ka qenë edhe në fazën e parë. Kam ndërmend të ruaj grupin dhe për sa u përket goditjeve që do të bëjmë në merkato, nuk dua të zbuloj asgjë. Pra, dua që këto ditë që jemi këtu të mos tregoj se ku do të bëj ndryshimet e mia, se kë do të largoj apo se kë do të afroj me kalimin e ditëve,” – ka përmbyllur Eqerem Memushi, trajneri i Tomorit.

Ndërsa me përfundimin e kësaj deklarate, ka patur dhe një debat të shkurtër me drejtorëshën Klodiana Shala, së cilës i është kërkuar llogari përse ky ekip nuk po përgatitet normalisht ashtu siç ishte rënë dakord, por ajo u përgjigj me këto fjalë: “Ju keni oraret nga ora 11:00 deri 13:00 dhe nuk keni asnjë të drejtë për orare të tjera.” Këto fjalë bien në kundërshti të plotë me drejtuesit e Tomorit, të cilët kanë pranuar se u janë vënë në dispozicion të gjitha oraret, sepse është rënë dakord për këtë.

Tifozët, fonde për përurimin e stadiumit
Tomori ndoshta është skuadra që ka vuajtur më shumë gjatë fazës së parë dhe kjo për faktin që deri më tani ka munguar totalisht infrastruktura dhe terrenet sportive. Jo vetëm ndeshjet e fazës së parë, që u zhvilluan në fusha asnjanëse me plot probleme e penalizime, por edhe stërvitja u zhvillua në terrene të papërshtatshme e me shumë mungesa.

Ekipi tani do të ketë luksin për t’i zhvilluar takimet përballë tifozëve dhe kjo garantohet me përfundimin e punimeve të tapetit dhe mjediseve të tjera të stadiumit, i cili sipas gjasave, do të përurohet javën e parë të shkurtit, kur përkon edhe takimi me Skënderbeun.

Sipas drejtuesve të shoqatës së tifozëve beratas, gjithçka ka nisur Ditën e Ujit të Bekuar, kur me paratë e grumbulluara në ceremoninë e hedhjes së kryqit, duket se do të “bekohet” dita kur Tomori do të luajë me Skënderbeun në tapetin e ri të stadiumit.

Fansat e futbollit kanë menduar të organizojnë një ditë të bukur festive dhe me një dekor interesant, duke dashur të sensibilizojnë komunitetin për një sjellje sportive qytetare. Janë të shumtë tifozët e Tomorit që po shkojnë nëpër shkollat e qytetit për këtë eveniment dhe për të mbledhur fonde për ditën festive të përurimit të stadiumit të rikonstruktuar.
 
Pe: Fk Tomorri Berat

Ernest Gjoka ulet në pankinën e Tomorit


Pas fitores me Shkumbinin, beratasit do të kërkojnë një rezultat pozitiv edhe në transfertën e Laçit, me trajnerin e ri tashmë

Skuadra beratase në fundjavë ka zhvilluar një nga ndeshjet e saj më të vështira, atë me Shkumbinin, ku arriti edhe fitoren më të rëndësishme, me rezultatin minimal 1-0. Tashmë ekipi i Tomorit është pozicionuar në vendin e 11-të, duke u larguar disi nga zona e ftohtë.

Tomori ka 17 pikë dhe kërkon që në ndeshjen e ardhshme, atë me Laçin, takim që do të luhet në fushë asnjanëse dhe pa tifozë, të marrë një tjetër fitore, për të qenë kështu më i qetë në rrugën e vështirë të mbijetesës në superligë.

Por pavarësisht fitores me Shkumbinin, futbollistët beratas kanë shfaqur edhe probleme, të cilat lidhen kryesisht me paqëndrueshmërinë e tyre në lojë dhe rezultat, ku pas humbjes me Dinamon, skuadra kaloi një periudhë të vështirë, që u mbyll me largimin e stafit teknik, konkretisht trajnerit vlonjat Eqerem Memushi dhe ndihmësit të tij Theodhori Arbri.

Kriza e trajnerit nuk ka zgjatur shumë, por gjithsesi ka lënë gjurmë në përgatitjen e ekipit, gjë që u vu re në lodhjen e tij në pjesën e dytë me Shkumbinin. اështja e trajnerit, i treti në këtë sezon pas Daiut dhe Memushit, ka përbërë problemin kryesor të kësaj skuadre, në përbërje të së cilës ka shumë lojtarë jovendës, gjë që kërkon edhe një trajner simbol uniteti mes tyre.

Rasti i Memushit, ku lojtarët dolën kundër qenies së tij dhe e detyruan të japë dorëheqjen, ishte leksioni i parë që futbollistët i dhanë presidencës beratase për të gjetur një trajner karizmatik dhe profesional.

Trajneri i ri Gjatë gjithë javës ka pasur shumë emra kandidatë për të marrë “timonin” e skuadrës beratase, midis të cilëve edhe ata të Mirel Josës, Ilir Dajës, Ernest Gjokës, Alfred Bodes etj., por ai që ka fituar besimin e drejtuesve dhe futbollistëve beratas ka qenë tiranasi Ernest Gjoka, i njohur më parë si trajner i Apolonisë dhe i Kamzës dhe që aktualisht është pa ekip.

Gjoka është paraqitur në Berat dhe ka filluar stërvitjen e parë me skuadrën, i ndihmuar nga ndihmësi i tij Madrid Muxhaj, ndërsa flitet se ndihmëstrajner mund të jetë edhe i mirënjohuri, Mjeshtri i Sportit, Përparim Kovaçi. Sipas një informacioni, mësojmë se Gjoka ka qenë më i votuari nga futbollistët, ku rreth 80% e tyre e kanë kërkuar atë si teknik të tyre.

Tashmë, përveç urimit në krye të skuadrës beratase, prova e parë për Gjokën do të jetë përballja në transfertë me Laçin, ku një fitore do të ishte nisja më e mirë që një trajner i bën karrierës së tij. Ndoshta zhvillimi indeshjes në fushë asnjanëse dhe pa praninë e tifozërisë do të jetë një faktor plus për Gjokën dhe grupin e tij.
 
Titulli: Fk Tomorri Berat

Thirrja e Isufit: Klubi t’u besojë të rinjve beratas
03/02/2013

n66og7.jpg

Nisja e fazës së dytë pritet të sjellë një tjetër Tomor. Ashtu siç kanë deklaruar edhe vetë drejtuesit, në fushë do të shihet një skuadër me më shumë futbollistë vendës. Në organikën e saj ka mjaft lojtarë të rinj beratas që do i vlenin shumë jo vetëm gjatë këtij sezoni, por edhe në sezonet e ardhshme. Një ndër ta është edhe mesfushori 21-vjeçar Enea Isufi, i dalë nga shkolla beratase e futbollit dhe që tashmë kërkon më tepër minutazh. “Pasi kemi mbyllur një fazë të parë aspak pozitive, mendoj se puna ka filluar herët në Berat me qëllim që ky grup të ndryshojë performancën gjatë pjesës së dytë të sezonit, për të synuar sa më lart. Pas sezonit të shkuar, kur unë, me gjithë dëmtimin e rëndë që pata, arrita të kisha minutat e mia të rëndësishme në kampionat, prisja që këtë sezon të kthehesha në një futbollist më të rëndësishëm për Tomorin. Pavarësisht paraqitjes dhe rezultateve të fazës së kaluar që nuk kanë lënë të kënaqur askënd në Berat, unë mund të them se jam njëkohësisht i pakënaqur edhe me minutat e mia në fushë. Mendoj se duhet besuar më shumë te ne, futbollistët e rinj vendës, sepse ndoshta ka ardhur momenti që të marrim një rol kyç në skuadër”, – u shpreh Isufi./BeratiLive
 

Attachments

  • n66og7.jpg
    n66og7.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Fk Tomorri Berat

Sulmuesit në kor: Tomori merr triumfin e parë sezonal
16/02/2013


ak8l6g.jpg

Tomori ka vuajtur gjatë fazës së parë mungesën e golave, madje kjo vazhdoi edhe në ndeshjen ndaj Tiranës. Pasi u provuan disa futbollistë në repartin e avancuar, përsëri beratasit çaluan në finalizimin e aksioneve. Dyshja Muxhaj-Mitraj pritet të jetë dyshja sulmuese deri në fund të sezonit. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ata premtojnë angazhim maksimal dhe besojnë se ndeshja e sotme ndaj Besës do të shënojë kthesën e ekipit. Mario Muxhaj – “Kemi zhvilluar vetëm një takim nga kjo fazë e dytë e sezonit dhe mendoj se skuadra ka treguar karakter ndaj Tiranës. Bëmë lojën tonë, edhe pse mund të arrinim të merrnim edhe një rezultat pozitiv kundër bardhebluve, duke surprizuar që në hapje të kësaj faze. Ndoshta në këtë sfidë edhe fati nuk ishte me ne, por na kënaq prezantimi që bëmë. Përpara kemi ndeshjen ndaj Besës, një rival direkt për mbijetesë. Në këtë sfidë do të kërkojmë me ngulm fitoren, pasi është ndeshja e parë në shtëpi. Dihet që për të fituar duhen golat dhe për këtë të gjithë sytë i kanë nga ne, që luajmë në repartin e avancuar. Besoj se me Mitrajn jam duke u kuptuar mirë gjatë kësaj periudhe dhe po kolaudohemi në mënyrën e duhur. Shpresoj se të dy do të jemi rezultativë në çdo sfidë për të shtuar rezultatet pozitive të skuadrës sonë”. Aldo Mitraj – “Jam i pari futbollist i ardhur gjatë merkatos së janarit te Tomori, kështu që e kam parë me kujdes evoluimin e skuadrës. Mund të them pa frikë se ajo ka rritje në nivelin e saj të lojës, duke dëshmuar se në të ardhmen mund të bëjë edhe më mirë. Mendoj se i vetmi rezultat që na bën punë në ndeshjen ndaj Besës është fitorja. E njohim mirë strategjinë që mund të përdorin kundërshtarët tanë, të cilët pres që të vijnë për të luajtur në mbrojtje dhe të presin momentin e tyre. Ne sulmuesit jemi të gatshëm të japim maksimumin. Në sfidën ndaj kavajasve dëshiroj të gjej edhe golin e parë me Tomorin”./BeratiLive
 

Attachments

  • ak8l6g.jpg
    ak8l6g.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top