Pe: FK Tirana
Shkumbini “përmbyt” Tiranën, kreu më larg për skuadrën e Rubios
Peqinasit u shkaktojnë bardhebluve humbjen e parë në transfertë, tani rreziku u vjen edhe nga Skënderbeu
SHKUMBINI – TIRANA 3–2
Shënues: Mustafaj 31’, Dervishi 73’, Sulkja 78’ / Bala 53’, 64’
SHKUMBINI: Kotorri, Lundraxhiu, Diop, Salliu (E. Magani 65’), Xhyra, Pashja, Shenaj, Gjata, Kafazi (Sulkja 76’), Dervishi (Lluca 86’), Mustafaj. Trajner: K. Mile.
Kartonë të verdhë: Lundraxhiu, Dervishi
TIRANA: Lika, Sina, Dabulla, Pisha, Ahmataj, G. Lika, Karabeci, Dushku, Bala, Morina (Tushe 46’), Ferraj (Kalari 72’). Trajner: H. Rubio.
Kartonë të verdhë: Tushe, Dushku
Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, N. Rrapaj (Fier)
“Radiografia”
17’- Kundërsulm i Tiranës në krahun e djathtë, Dushku kroson te Karabeci, që përballë Kotorrit e fare pranë portës, nuk arrin ta devijojë topin për në rrjetë.
23’- Gjuajtje e fortë e Xhyrës, i cili pas një goditjeje dënimi e ka gjetur në pozicion portierin Lika, që grushton me vështirësi.
26’- Shkumbini pranë golit me sulmuesin Dervishi, që gjuan prirët me portën, arrin ta shmangë Likën, por gabon në finalizim, duke e kaluar topin ngjitur me shtyllën pingule.
29’- Portierit Kotorri i vjen në ndihmë shtylla pingule pas goditjes me kokë të sulmuesit të Tiranës, Bala, që për pak sa nuk shënoi.
31’- Aksioni i nisur që nga mbrojtësi Salliu përfundon me sulmuesin Mustafaj që del fitues mes dy mbrojtësve miq për të gjuajtur saktë e për të shënuar golin e parë 1-0.
53’- Tirana shfrytëzon një moment hezitimi të vendasve në ekzekutimin e një goditjeje dënimi nga ku përfiton Bala, i pandehur në pozicion jashtë loje, por ka gjuajtur dhe ka barazuar rezultatin në 1-1.
64’- Ahmataj kroson nga e majta e sulmit në zonë, ku ndodhet i lirë Bala, që nuk fal, duke shënuar pas goditjes me kokë, 1-2.
73’- Portieri Lika e ka të pamundur ta ndalë gjuajtjen e fortë të Dervishit, kur më parë arrin të ndalë në dy raste, duke grushtuar, por Shkumbini ngulmon dhe pas goditjes së shtyllës gjen golin e barazimit me Dervishin.
78’- Krosimi i E. Maganit nga e djathta gjen të lirë 18-vjeçarin Sulkja në shtyllën e dytë, që arrin të shmangë daljen e nxituar të Likës për të shënuar golin e fitores.
85’- Miqtë i afrohen golit, por portjeri Kotorri tregohet më i shpejtë se sulmuesi Bala, duke e grushtuar topin e gjuajtur prej tij dhe duke shpëtuar portën nga goli i barazimit.
Shkumbini ka marrë dje një fitore të bukur dhe të merituar, duke ditur ta mposhtë ekipin e Tiranës në lojë dhe në rezultat. Për ekipin e drejtuar nga trajneri Mile, fitorja e djeshme ishte si dhurata më e mirë që iu bë tifozerisë dhe grupimit “Besnikët”, që disa ditë më parë, më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit, festuan një vjetorin e krijimit.
Për Shkumbinin, që dominohet nga futbollistët e rinj vendas 17-19 vjeçarë, ka qenë një nga lojërat më të mira që ka zhvilluar deri tani, duke treguar të ardhmen e sigurt të ekipit bardhekaltër i ndërtuar me futbollistët e rinj vendas që kanë fituar besimin e trajnerit Mile. Ky i fundit ka meritat kryesore, pasi falë punës së palodhur ka ndërtuar një grup kompakt, që po bind javë pas jave në lojë dhe rezultat.
Kurse Tirana pëson humbjen e dytë dhe të parën në transfertë pas plotë 11 javësh. Bardheblutë me këtë humbje janë distancuar jo pak, por pesë pikë nga Teuta kryesuese dhe dje nuk kanë ditur të ruajnë avantazhin me dy golat e Bekim Balës, ndërsa tashmë duhet të kenë frikë Skënderbeun.
Pjesa e parë Vendwsit që në fillim të ndeshjes shfaqin dëshirë për të fituar dhe rrezikojnë portën e Tiranës me mesfushorin Gjata. Trajneri Mile ka ditur ta vendosë mirë ekipin në fushë, por më shumë se kjo janë vetë futbollistët ata që dinë t’i zbatojnë detyrat duke e detyruar ekipin mik të luajë më i tërhequr në mbrojtje. Në disa raste, mbrojtësit miq e kanë të vështirë të ndalin vrullin e sulmuesve vendas, duke shfaqur edhe pasiguri por që nuk u shfrytëzua siç duhet.
Ekipi vendas dikton për disa minuta në fushën e lojës, duke zotëruar mesin e fushës dhe duke arritur të dalë fitues në të gjitha dyluftimet me kundërshtarin. Madje, Shkumbini luan vazhdimisht në sulm dhe si rezultat i presionit të vazhdueshëm, goli nuk do të vonojë. ثshtë sulmuesi Mustafaj që edhe në këtë ndeshje mbeti vazhdimisht problem për mbrojtësit e Tiranës, që gjen golin e parë në kampionat.
Edhe pas avantazhit, Shkumbini nuk e ul ritmin e lojës, duke treguar në çdo rast ego dhe dëshirë për ta fituar takimin më shmë se kundërshtari. Në qoftëse nuk pati gol tjetër për Shkumbinin në pjesën e parë meritë ka edhe portieri Lika, që diti të zgjidhë situata të vështira.
Pjesa e dytë Fraksioni i dytë fillon më mirë për Tiranën. Trajneri Rubio bëri një ndryshim “kokë më kokë”, duke aktivizuar Tushen në vend të Morinës. Kjo lëvizje rezultoi për mbarë sepse ekipi i Tiranës arriti ta kontrollojë më mirë lojën në fillim, duke ditur të organizohet më mirë në mesfushë dhe në veprimet sulmuese. Janë rreth 20 minuta të vështira që kalojnë vendasit, pa ditur të orientohen siç duhet.
Falë përvojës, ekipi mik arrin ta shfrytëzojë euforinë e peqinasve dhe për minuta të tëra dominon në fushë dhe krijon epërsi me lojë, madje përmbys rezultatin, duke ditur të shënojë e të çojë shifrat në 1-2 me dopietë të Balës. U desh goli i dytë i Tiranës që të dilte në pah reagimi i peqinasve. Trajneri Mile ndërhyn nga stoli, duke aktivizuar të rinjtë E. Magani dhe E .Sulkja për t’i dhënë më tepër freski mesfushës dhe ia del.
Në harkun e një minute porta e Likës kalon çaste dramatike dhe në një rast i vjen në ndihmë shtylla pingule. Madje, Dervishi, sulmuesi më i mirë i Shkumbinit dhe i kampionatit, mposht portierin Lika, duke barazuar rezultatin. Nuk kalojnë as pesë minuta dhe Magani e Sulkja do të gatuajnë golin e fitores, për t’i bërë mbylljen më të bukur këtij takimi, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 3-2, çka ka gëzuar vendasit dhe ka pezmatuar miqtë.
Mile: Ishim më të mirët, fitoren ua dedikojmë “Besnikëve”
“Luajtëm dhe fituam përballë një kundërshtari të forte, që njihet për vlerat që ka në kampionatin tonë, por nuk duhet të harrojmë që ekipi më i mirë është ai që luan më mirë 90 minuta. Por ekipi im ishte më i miri, pavarësisht se në disa minuta të pjesës së dytë gabuam, sidomos në repartin e mbrojties, që u vetëkënaq para kohe, duke menduar se loja mbaroi me 45 minutat e para.
Rëndësi ka që ekipi diti të reagojë për ta përmbysur rezultatin dhe unë i përgëzoj të gjithë për atë që treguan në fushën e lojës. Fitoren unë si trajner ua dedikoj sportëdashësve, sidomos grupimit “Besnikët”, që patën njëvjetorin, sepse kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë besnikë për ne në çdo ndeshje, ashtu siç e kanë emrin.”
Rubio: S’e prisja humbjen, Shkumbini luajti me dëshirë
“Nuk e prisja humbjen, por një ditë ajo do të vinte. E pata deklaruar që kundërshtari ishte për t’u vlerësuar, sepse luan me dëshirë. Në pjesën e parë, Shkumbini luajti më mirë dhe arriti të gjejë edhe golin, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ne ishim më lart në lojë, madje ditëm ta kthejmë rezultatin në favorin tonë.
Më pas erdhi goli i barazimit dhe ne sikur e humbëm toruam, u tronditëm disi dhe kjo ndikoi që të pësonim edhe golin e tretë. ثshtë vetëm një ndeshje e humbur, sepse kampionati është i gjatë dhe ka ndeshje shumë përpara. Pashë një tifozeri korrekte, që e mbështeti shumë ekipin e vet.”
TE VEاANTAT
- Në tribunën “VIP” kishte shumë specialistë nga Tirana e nga rrethet, por edhe drejtues ekipesh. Binte në sy prania e donatorit të Tiranës, Refik Halili, në krah të presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, por edhe ajo e ish-futbollistëve kryeqytetas, Indrit Fortuzi dhe Krenar Alimehmeti.
- Shkumbini dje luajti me fanellat e reja, dhuratë e sponsorit më të ri të Shkumbinit. Pronari i Bar kafes “Universal”, Fatmir اiftja, është afruar ditët e fundit pranë ekipit dhe ka qenë me fat, pasi shijoi fitoren përballë Tiranës.
- Futbollistët e Shkumbinit u futën në fushë duke mbajtur të veshura për disa minuta fanella që i dedikoheshin grupimit të tifozëve më të rinj “Besnikët”, ku mbizotëronte urimi për njëvjetorin e themelimit. Ky urim u shoqërua më pas në tribunën përballë me shpalosjen e një flamuri gjigant me ngjyrat e fanellës së ekipit .
- Binte në sy dje një parrullë në gjuhën angleze e vendosur nga “Besnikët”: “Take That Monkey- Donia”, ku ironizoheshin tifozët maqedonas për racizmin kundër shqiptarëve e shfaqur në ndeshjen e kombëtares sonë muajin e kaluar ne Prilep të Maqedonisë .
- Munguan dje në stadium, si rrallëherë në vitet e fundit, tifozët e përhershëm të Tiranës, grupi “Fanatics”.
- Sulmuesi i Shkumbinit Mustafaj në takimin me Tiranën gjen golin e parë në kampionat pas 11 javësh, ndërkohë që sulmuesi tjetër Dervishi rikthehet te goli dhe si golashënuesi më i mirë i superiores, ndërsa mesfushori18- vjeçar Eneo Sulkja vulosi fitoren e peqinasve, duke shënuar golin e dytë personal.