FK Tirana

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Tirana e Rubios del huq, Teuta surpriza e fundit e javës

Bardheblutë e nisin me humbje sezonin e ri, duke u mundur nga durrsakët në shtëpi, që e kanë bëjnë “modë” fitoren në kryeqytet

Pavarësisht deklaratave që vinin nga kampi bardheblu se nuk do ta diskutonin fitoren me Teutën, dje, ata janë shokuar në përfundim të 90-minutëshit të parë në sytë e tifozëve të tyre. Durrsakët, në të vetmin rast të pastër që patën në portën e Likës, arritën që të shënojnë me anë të boshnjakut Markoviç.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, edhe pse rastet e shpërdorura nga bardheblutë ishin të shumta, duke filluar nga Ahmataj, Dushku tri herë me kokë, Bala, G. Lika etj. Durrsakët arritën që të mbroheshin mirë, madje dje treguan se këtë sezon janë një ekip ndryshe nga ai i vjetshmi.

Ditën të organizoheshin mirë, madje binte re qartë loja në grup. Gjithsesi, Tirana e ka nisur me humbje këtë sezon, ndërsa edhe pse bëri eksperimente në formacionin e djeshëm, duke lënë Sinën në stol dhe duke aktivizuar Peposhin e Takun, bardheblutë i kanë zhgënjyer jo pak tifozët e tyre me këtë start aspak bindës.

Pjesa e parë Të dy ekipet e nisin vrullshëm ndeshjen. Trajneri Rubio, i njohur për surprizat e tij, ka lënë në stol Sinën dhe ka ndryshuar gjithçka në minutat e fundit, duke aktivizuar Takun nga e djathta dhe për herë të parë të riun Peposhi. Mirëpo kjo Tiranë nisur edhe nga largimet e ditëve të fundit duket se ka shumë probleme, madje në sulm, aty ku reparti ofensiv nuk është në lartësinë e duhur.

Miqtë rrezikojnë me Markoviçin. Do të ishte ky lojtar i cili në të 13’ ka shënuar golin e avntazhit, duke përfituar edhe nga një gabim i mbrojtjes së Tiranës, që zihet në gafil nga miqtë. Durrsakët pas golit luajnë më hapur e për rrjedhojë Tirana e ka të vështirë që të vërë në rrezik portën mike, ndërsa mesfusha pak ndërton në fraksionin e parë të ndeshjes. Lika dhe Heple janë shumë pak, ndërkohë që Situma nuk është në një ditë të mirë. Gjithsesi, durrsakët u drejtohen dhomave të zhveshjes me një gol më shumë

Pjesa e dytë Bardheblutë duken më të freskët dhe më kërkues dhe nga minutat e para të pjesës së dytë duket se rezultati do të përmbysej. Rast nuk mungojnë. Gilman Lika jep sinjalin i pari për të vazhduar me Dushkun, Ahmatajn dhe Balën, mirëpo gol nuk ka. Miqtë mbrohen me forca të shumta, ndërsa dinë që të shfrytëzojnë edhe kundërsulmin me Hyshmerin dhe Markoviçin nga krahët, por edhe me shpejtësin e اotës.

Rubio e sheh se krahu i majtë me Peposhin nuk funksion siç duhet kështu që aktivizon Ferrajn. Edhe miqtë i bëjnë të tri ndërrimet. Në vend të Bakiasit futet Jakupi, ndërsa dalin edhe Veliaj e Pepa për t’i lënë vendin Altin Hoxhës dhe Dostit. Teuta duket më e freskët, ndërkohë që Rubio nxjerr Heplen dhe aktivizon kenianin Arita, i cili në debutimin e tij nuk la asnjë mbresë, edhe pse më shumë luajti si mesfushor krahu.

Rast nuk mungojnë, ndërsa pika e fortë e bardhebluve mbetet krahu i majtë, aty ku veprojnë Ahmataj dhe Lika. Të dy e kërkojnë golin edhe me goditje nga distanca, por portieri Rizvani është në një ditë të mirë. Pavarësisht se tregojnë grintë dhe dëshirë për të përmbysur rezultatin, bardheblutë duhet të pranojnë humbjen. Rastet e shpërdoruara kanë qenë të shumta nga ana e Tiranës, por në fund kanë dalë kokulur nga fusha, ndërsa miqtë kanë festuar gjatë me tifozët e tyre.



Rubio: Nuk jam unë fajtori i humbjes

“ثshtë e vërtetë që e kemi nisur sezonin me humbje, por duhet që të reagojmë. Kemi gabuar sepse nuk e çojmë lojën shpejt në zonat ku duam. Bëmë gabime në mbrojtje, megjithatë unë pashë që ekipi vuri shpirtin në fushë, tregoi grintë, pavarësisht se goli nuk erdhi. Me atë çka prodhuam në fushë dhe me rastet që kishim, minimumi duhet që të merrnim një barazim të merituar.

Na mungoi edhe fati, por mua më vjen shumë keq për të gjithë, duke filluar nga presidenti, drejtuesit e tjerë tifozët dhe lojtarët, sepse nuk e meritonim një rezultat të tillë. Nuk na mbetet gjë tjetër, por të mendojmë për vazhdimësinë.

Për sa i përket aktivizimit të Peposhit, por edhe Takut, unë jam i bindur për të gjithë ata që aktivizoj. Në qoftë se nuk do isha i bindur, nuk do t’i fusja në fushë. Momentalisht gjëja më e thjeshtë është të drejtosh gishtin për te fajtorët, por unë nuk jam i tillë.”
 
Pe: FK Tirana

Rubio: Tirana po bëhet nga e para, kthesa vjen në Krujë

Trajneri spanjoll vlerëson ardhjen e Duros, analizon humbjen me Teutën dhe situatën më të fundit në skuadër

Trajneri Hulian Rubio Sançez, dje ka folur për humbjen me Teutën, ardhjen e mesfushorit Klodian Duro, por edhe ndeshjen që do të luhet sot në Krujë në orën 16:00 me Kastriotin. Spanjolli, para mediave, në prag të transfertës së vështirë me krutanët pohoi: “Po, jam i kënaqur nga afrimi i Klodian Duros. E njihja pak dhe do ta shohim edhe më tej performancën e tij. Nuk e di a do të jetë gati për takimin e ardhshëm. ثshtë një përforcim i mirë.

ثshtë folur shumë, por i vetmi që nuk kam dhënë opinion për afrimin e tij kam qenë unë. Madje është folur edhe për Situmën se është dëmtuar gjatë takimit, por nuk ka pasur asgjë të vërtetë. Heple ka qenë i dëmtuar para takimit me Teutën. Ku ka fjalë, ka edhe gënjeshtra, kurse ndeshjen me Kastriotin po e përgatis me formacionin dhe lojtarët më të mirë që kam për momentin.

Mendoj se humbjet dhe disfatat janë të rënda, por ekipit që fitoi në Korçë nga ai që luajti me Teutën, i mungonin 6 lojtarë. Ky është një ekip që po formohet për herë të dytë. Këta janë lojtarë shumë të rinj dhe po mundohen të përshtaten. Megjithatë, ky nuk është një justifikim. Ne luftuam dhe kërkuam gjatë gjithë kohës rezultatin në takimin e fundit.

Unë dua të shtoj dy gjëra: mendërisht dhe fizikisht ishim shumë mirë, krijuam raste, por nuk patëm fatin me vete,“- u shpreh fillimisht trajneri Rubio.
Sulmi Ndër të tjera, trajneri spanjoll Hulian Rubio Sançez foli edhe për repartin e sulmit. “Pavarësisht se luaj me një sulmues, unë aplikoj futboll sulmues. Me aq vite sa kam në futboll, nuk është tragjedi nëse dikush humb tre apo katër takime rresht.

Të jemi të qartë, kampionati është një turne shumë i gjatë dhe duhet luajtur i gjithi, nga takimi i parë tek i fundit dhe kur mbyllet kampionati secili është në vendin e tij,” – tha në mbyllje të prononcimit të tij trajneri Hulian Rubio Sançez.

2 Humbje ka sigluar deri më tani në ndeshje zyrtare Rubio, me Spartak Trnavën (3-1 në Sllovaki) në Europa League dhe në kampionat me Teutën (0-1 në Qemal Stafa)



4 Ndeshje zyrtare e ka drejtuar spanjolli Tiranën, dy në Europa League, një në Superkupë dhe një në superligë, ku i ka provuar të tri rezultatet



Karabeci gati, mund të luajë një pjesë loje

Mesfushori i Tiranës, Erando Karabeci, është një alternativë më shumë për trajnerin Rubio, pasi e ka kaluar dëmtimin dhe është gati, madje edhe në ndeshjet e kontrollit ai është parë që të aktivizohet. Ka gjasa që edhe sot trajneri Rubio ta aktivizojë një pjesë loje. Rikthimi i Karabecit do të ishte një plus i madh për mesfushën, sepse largimet e Muçës dhe Pashajt kanë lënë jo pak boshllëqe.



Formacioni, spanjolli i ka të gjithë gati

Në ndeshjen që do të luhet sot në Krujë, në orën 16:00, trajneri spanjoll i bardhebluve, Hulian Rubio Sançez, i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Ka shumë gjasa që edhe në Krujë të ketë ndonjë surprise, ashtu siç ndodhi me Teutën. Në portë do të jetë Ilion Lika, në mbrojtie Sina djathtas, Pisha dhe Dushku në qendër dhe Dabulla nga e majta.

Në mesfushë Taku nga krahu i djathtë, Situma dhe Karabeci në qendër kurse nga e majta Ahmataj. Në sulm Bala i vetëm do të mbështetet nga bashkëpatrioti i tij G. Lika. Por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme blerja më e re e bardhebluve, mesfushori elbasanas Klodian Duro, i cili vetëm dje është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Rubio.
 
Pe: FK Tirana

Kategoria Superiore/ Kastrioti-Tirana 2-3
Nje ndeshje me plote emocione ajo e luajtur ne stadiumin e Krujes. Tifozeria vendase ne mbeshtetje te idhujve te tyre kerkonte me cdo kusht fitoren e dyte rradhazi, por perball kete here nuk ishin pogradecaret, por bardheblute e Tiranes....
 
Pe: FK Tirana

KASTRIOTI – TIRANA 2 – 3

Shënues: Inkango 41’(11-m), 77’ \ Bala 48’, G. Lika 66’, Dushku 92’

KASTRIOTI: Halilaj, Hoxha, Caca, Malakarne, Ognjanoviç, Sefa (Muçollari 46’), Pashaj (Alikaj 65’), Dragoi, Turdiu, Inkango, Xhihani (Plaku 46’). Trajner: R. Ndreu

TIRANA: Lika, Sina, Pisha, Dushku, Ahmataj, Heple (Morina 60’), Taku, Situma, G. Lika (Dabulla 75’), Ferraj (Karabeci 60’), Bala. Trajner: Hulian Rubio

Gjyqtarë: E. Peza (Tiranë),G. Koka (Lezhë), M. Dervishi (Shkodër).

Kartonë të verdhë: Hoxha, Muçollari , Morina



“Radiografia”

9’- Xhihani tenton me një gjuajtie nga jashtë zone, nuk e gjen kuadratin e Likës.

15’- Kombinim i bukur, Gilman Lika i ka dhënë një asist Bekim Balës, ky i fundit në pozicion diagonal me portën ka gjuajtur jashtë.
29’- Inkango lëshon një “predhë” nga 20 m, “sfera” përfundon jashtë kuadratit të Likës.

40’- Aksion i krutanëve, Turdiu me topin në zotërim shkëputet nga e majta, hyn në zonë, aty ku në kontakt me Sinën rrëzohet dhe gjyqtari Peza nuk heziton të japë penallti për vendasit.

41’- Nga pika e bardhë gjuan Inkango, i cili nuk fal duke kaluar Kastriotin në avantazh, 1-0.

48’- Sapo ka filluar pjesa e dytë, bardheblutë janë kundërpërgjigjur, Heple ka krosuar nga një goditje dënimi, Bala ka gjuajtur në shtyllë dhe më pas “sfera” ka kaluar vijën fatale, ndërkohë portieri Halili pëpiqet që të largojë, por gjyqtari bën me shenjë për rivënie të topit nga qendra, sepse “sfera” e kishte kaluar vijën fatale, 1-1.

54’- Muçollari lëshon një “predhë” nga 25 m, Lika ka bërë një hedhje spektakolare duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt.

60’- Karabeci në kontaktin e parë me topin ka krosuar në zonë për te G. Lika, i cili me të majtën ka shpërdoruar një rast goli.

61’- Kundërsulm i miqve, Inkango është shkëputur nga e mjata e sulmit krutan, ka “shkarkuar” të majtën, topi ka përshkuar gjithë zonën para portës së Likës dhe ka përfunduar jashtë vijave anësore.

66’- G. Lika lëshon një “predhë” nga 25 m, portieri Halili vonohet në reagimin e vet dhe bardheblutë kalojnë në avntazh, 1-2.

77’- Kundërpërgjigjen krutanët, Turdiu kroson në zonë, aty ku Inkango i gjendur mes mbrojtësve të Tiranës është treguar më i shkathët, ka gjuajtur duke vënë barazpeshën, 2-2.

92’- Karabeci ka dhënë një krosim perfekt në zonë, aty ku Dushku me kokë ka kërcyer më shumë se të tjerët duke shënuar dhe duke i dhënë tri pikë skuadrës së Tiranës, 2-3.



Komenti

Tirana, pas humbjes së parë me Teutën, dje ka bërë autokritikën dhe ka marrë tri pikët në Krujë, të parat për këtë sezon. Fitorja e bardhebluve bëhet edhe më e bukur, pasi arrihet në një fushë kundërshtare dhe aq më tepër ndaj një rivali si Kastrioti që është treguar mjaft aktiv në merkaton e kësaj vere. Bardheblutë që nga fillimi e deri në fund të ndeshjes janë treguar të palodhur, derisa janë shpërblyer me tri pikë. Krutanët, edhe pse e kanë gjetur të parët golin, nuk kanë ditur të tregojnë egon e vet në fushën e lojës, edhe pse duhet theksuar se kanë në përbërje shumë lojtarë me eksperiencë, të cilët kanë dalë edhe kampionë në ekipet ku janë aktivizuar më parë. Gjithsesi, bardheblutë kanë marrë tri pikët e para, që u japin shpresë dhe njëkohësisht tregojnë “dhëmbët” se mbeten pretendentët krysorë në luftën për titullin kampion, edhe pse gara sapo ka nisur.

Pjesa e parë Kastrioti e di që ka përballë Tiranën, ndaj edhe trajneri i krutanëve Ramazan Ndreu ka aktivizuar lojtarët më të mirë që ka pasur në dispozicion. Kështu me një skemë 4-4-2, krutanët kanë dalë në fushën e lojës, ndërkohë që trajneri spanjoll Rubio ka bërë ndryshime në 11-shen e parë. Ndryshe nga ndeshja me Teutën, Sina është aktivizuar që nga minuta e parë, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa Dabulla e ka nisur nga stoli, kurse në të majtë të mbrojtjes është aktivizuar Ahmataj. Trajneri spanjoll dje ka përdorur skemën taktike 4-4-1-1, ku Bala luante i vetëm në sulm, ndërsa në ndihmë të tij ishin Heple dhe Gilman Lika. Rastet nuk mungojnë qysh në minutat e para. Xhihani provon të vërë në provë Likën, por nuk e ka gjetur kuadratin e tij. Pas kavajasit janë kundërpërgjigjur bardheblutë me Balën, por gjuajtja e shkodranit ka qenë e pasaktë. Minutat kalojnë dhe të dyja skuadrat kërkojnë me ngulm golin e avantazhit. Mirëpo, duket se krutanët janë ata që e kërkojnë me ngulm të shënojn të parët dhe nuk do të vonojë. Në një zbritje të vendasve nga e majta e sulmit, Turdiu është futur në zonë, ka pasur Sinën nga prapa, por krutanit i është prishur ekuilibri, dhe Peza që e ka ndjekur aksionin ka dhënë 11-metërsh, të cilin e ka kthyer në gol Inkango. Avantazhi çliron krutanët, të cilët fundi i pjesës së parë i gjen në avantazh.

Pjesa e dytë Sapo ka nisur pjesa e dytë, bardheblutë barazojnë shifrat në 1-1. Ka qenë një goditje dënimi pa preteٌidme. Bala si gjithmonë nuhatës i golit ka gjuajtur, topi i tij është përplasur në shtyllë dhe ka kaluar vijën fatale. Kjo ka gëzuar bardheblutë, të cilët zgjohen dhe bëhen më kërkues, pse jo të shënojnë edhe golin e dytë, ndërkohë që krutanët bëhen më nervozë. Aktivizimi i Muçollarit, Plakut dhe Alikajt i kanë dhënë më shumë gjallëri lojës së krutanëve, ndërsa bardheblutë janë më kërkues me Heplen dhe Likën. Krutanët mund të kishin shënuar golin e dytë me Muçollarin, i cili ka lëshuar një “silurë” nga 25 m, që janë specialitet i tij, por Lika ka qenë “shpëtimtari” i miqve. Për pak minuta bardheblutë marrin frenat e lojës në dorë, rastet nuk mungojnë me Balën, Heplen dhe G. Likën, por goli i dytë vonon për kryeqytetasit. Rastet e humbura do të zgjasnin deri në minutën e 66-të, kur G. Lika ka shtangur gjithë stadiumin e Krujës dhe portierin Halili me një goditje nga 25 m, që ka përfunduar në rrjetë. Avantazhi bën me krahë Tiranën, ndërsa krutanët shokohen nga disavantazhi. Trajneri Ndreu mundohet t’i mbajë të karikuar të tijtë, dhe pas afro dhjetë minutash, është Inkango, ai i cili në mes mbrojtësve të Tiranës dhe përballë Likës ka shënuar golin e barazimit. Pika duket sikur nuk kënaq asnjë nga palët dhe të dy ekipet hidhen në sulm. Mirëpo, kur dukej se gjithçka po përfundonte në barazim, në një goditje dënimi të ekzekutuar bukur nga Karabeci, topi ka shkuar te Dushku, që i ardhur nga mbrojtia në ndihmë të sulmit ka shënuar golin e tretë, duke i dhënë avantazhin, tri pikët e para dhe shumë të çmuara skuadës së tij.



Halili “hap thesin”, 500 USD për kokë pas ndeshjes

Pasi ka arritur të bindë Klodian Duron të vishet bardheblu, duke bërë kështu goditjen e radhës në merkato, presidenti i Tiranës, Refik Halili, dje, pas fitores me Kastriotin, ka qenë i ekzaltuar nga tri pikët. Menjëherë pas përballjes ai u ka dhënë lojtarëve të tij nga 500 dollarë secilit, premio e premtuar për fitimin e Superkupës së Shqipërisë. Bardheblutë kanë mbushur “xhepat” dhe dje kanë përjetuar dy gëzime në një dite, sepse arritën të fitonin në fushën e një prej rivalëve për titull të këtij sezoni. Gjithsesi, pritet që pas disa ditësh skuadra të marrë edhe rrogat. Vetë lojtarët janë ndier të privilegjuar nga premio që e prisnin prej ditësh, ndërkohë që tashmë ata duhet të mendojnë për javën e ardhshme, e cila është e ngjeshur. Pas Kastriotit, në mesjavë ata do të luajnë ndeshjen me Himarën, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që në fundjavë kanë përballjen e radhës në “shtëpi” me modestët e Pogradecit.



Të veçanta:

- Në tribunën “VIP” përkrah presidentit të Tiranës, Refik Halili, ishte edhe kryebashkiaku i ri i qytetit të Krujës, Shkëlzen Hoxha.

- Afro njëqind ultras tiranas ishin të pranishëm në stadiumin e qytetit të Crujes, duke bërë tifo për skuadrën e tyre të zemrës.

- Në fund të takimit trajneri Hulio Rubio Sançes ka takuar kolegun krutan Ndreu duke i bërë komplimete për skuadrën që ka krijuar.

- Dy kapitenët, Caca i Kastriotit dhe Sina i Tiranës, për koicidencë mbanin numrin 2 mbi fanellë.

- Ranë në sy dy banderola të fansave krutanë në shenjë proteste ndaj drejtuesve, “Tifozat në protestë, pa ne nuk ka sukses”, si dhe “Gjithçka për Kastriotin, shumë pak kërkojmë nga ju”.



Ndreu: Futbollistët e mi s’po e kuptojnë që pretendojmë

“Duke u ndëshkuar në sekondat e fundit të shtesës, treguam se akoma futbollistët tanë nuk e kanë kuptuar se jemi pretendentë. Humbja na bëri të kuptojmë se kemi nevojë të ndryshojmë sidomos mënyrën e vendosjes në fushë. Nuk besoj se është ndonjë mëkat i madh të humbësh ndaj Tiranës. Kampionati sapo ka filluar dhe rruga deri në fund është shumë e gjatë. Mendoj se në ndeshjen e radhës, edhe pse në transfertë ndaj një kundërshtari të veshtirë, do të kërkojmë të korrigjojmë atë që nuk bëmë mirë në Krujë ndaj bardhebluve”.



Rubio: Më gëzoi fitorja, Tirana po rritet tashmë

“Ishte një ndeshje ku luftuam shumë dhe synuam fitoren edhe atëherë kur u ndodhëm në disavantazh. Në pjesën e dytë kundërshtari përmirësoi shumë në lojën e tij duke na vënë në vështirësi disa herë, por falë përvojës arritëm të shënojmë dy herë radhazi. Krijuam shumë raste për gol, por që nuk u shfrytëzuan siç duhet nga lojtarët. Fati na ndihmoi që të fitonim në sekondat e fundit. Jam i kënaqur me tri pikët, edhe pse mendoj se kjo nuk është Tirana e vërtetë. Kryesore është se po rritemi duke u konsoliduar.”
 
Pe: FK Tirana

“Pas fitores në Krujë, Tirana gati për revansh”


“Ishim nën presion pas humbjes me Teutën, por tripikëshi ndaj Kastrioti na dha krahë dhe na motivon për të mos u ndalur më”

Fitorja me Kastriotin në fushën e krutanëve ka ardhur në momentin e duhur për skuadrën e Tiranës. Pas humbjes që pësuan në ndeshjen e javës së parë në shtëpi ndaj Teutës, bardheblutë kaluan një javë jo të qetë. Madje u duhej që të fitonin medoemos në Krujë, për të shlyer gabimin që bënë në shtëpi ndaj “djemve të detit”. Tirana jo vetëm që fitoi ndaj Kastriotit, por ishte në një ditë të mirë. Në fushë u pa një skuadër e freskët gjatë gjithë 90 minutave dhe e etur për fitore.

Dje, ne kontaktuam me një prej autorëve të golave, pikërisht me shkodranin Gilman Lika. Në një prononcim ekskluziv për “Sportin shqiptar”, mesfushori i 24 herë kampionëve dhe përfaqësues kuqezi, Lika, pohoi: “E kishim vlerësuar ndeshjen me Kastriotin sepse vinim nga një humbje me Teutën në shtëpi. Ndodheshim në presion dhe ishim të dënuar për të fituar ndaj Kastriotit.

Shkuam në Krujë të motivuar, madje edhe në përgatitjet që zhvilluam para ndeshjes me krutanët, trajneri Rubio na motivoi që të bënim kujdes dhe ta vlerësonim kundërshtarin, sepse vetëm kështu do t’ia dilnim mbanë. Ne u futëm në fushë dhe fituam.Tashmë jemi më të qetë për vijimin e garës.

Të gjithë të jenë të sigurt, kjo Tiranë nuk ndalet më. Madje edhe humbja me Teutën ka qenë thjesht një akisdent për ne. Nuk është se luajtëm dobët, krijuam 4-5 raste të pastra për gol, por fati nuk ishte me ne atë ditë. E treguam veten në Krujë ndaj një rivali se kush jemi,” – u shpreh fillimisht Gilman Lika.

Goli Në minutën e 66-të të takimit, Kastrioti-Tirana, do të shënohej edhe goli i avantazhit të përkohshëm për bardheblutë. Ka qenë pikërisht shkodrani Gilman Lika, i cili ka shkarkuar të majtën dhe sfera ka pushuar në rrjetën e portës krutane. Lika ndihet entuziast për golin ndaj Kastriotit dhe thotë se është mësuar të shënojë nga distanca. “Goli me Krujën më ka entuziazmuar shumë.

Ka qenë një nga golat e mi më të bukur, por edhe për faktin se skuadra kaloi në avantazh. Unë jam mësuar të shënoj nga distanca, kudo ku jam aktivizuar në Shkodër, por edhe në Turqi. Sa herë që jam afër zonës kundërshtare, mendoj që të godas dhe të shënoj.”

Kalendari Pas fitores me Kastriotin, bardheblutë tashmë i presin dy ndeshje radhazi në shtëpi. Fundjavën e ardhshme ata presin modestët e Pogradecit, ndërsa një javë më vonë rivalët e Flamurtarit. Sipas Gilman Likës, janë dy javë që duhen fituar medoemos. “Tashmë na presin dy ndeshje në shtëpi, këtë javë me Pogradecin e sapongjitur në superligë dhe më pas me një tjetër rival, Flamurtarin në javën e katërt.

Mendoj se duhet që t’i fitojmë të dyja përballjet, në mënyrë që kur të luajmë në Shkodër në javën e pestë të shkojmë me moralin lartë. Tashmë grupi po konsolidohet dhe jam i bindur që edhe fitoret do të vijnë javë pas jave,” – tha në mbyllje të prononcimit të tij autori i një prej tre golave të Tiranës në ndeshjen me krutanët, mesfushori Gilman Lika.



1 Gol ka shënuar Gilman Lika këtë sezon pikërisht javën që shkoi në Cruje, ku bardheblutë fituan 3-2

1 Vit e gjysmë kontratë i ka mbetur akoma mesfushorit shkodran me kryeqytetasit, ai erdhi janarin e shkuar dhe nënshkroi për dy vjet me presidentin Halili



“Shkodranët gjithmonë decizivë te Tirana”

Ndër të tjera, Gilman Lika vlerësoi edhe lojën e bashkëqytetarit të tij, që e ka edhe shokë skuadre te Tirana, sulmuesit Bekim Bala. Sipas Likës, Bala është një sulmues me të ardhme dhe një nuhatës i mirë para portës kundërshtare. “Më vjen mirë që edhe Bala ka qenë në një dite të mirë dhe ka shënuar gol. ثshtë një lojtar me të ardhme dhe di të shënojë gola decizivë.

Kështu ka bërë vjet me Besën në kupë ku shënoi në Kavajë, por edhe me Skënderbeun në Superkupë dhe të shtunën në Krujë. Shkodranët gjithmonë kanë spikatur te Tirana, aq më tepër që te bardheblutë në të kaluarën në periudha të ndryshme janë aktivizuar futbollistë si Miloti, Lici, Sinani, Salي,” – tha ndër të tjera Gilman Lika.
 
Pe: FK Tirana

Bala: Në Krujë u treguam heronj, ne të parët për titullin


“Besuam deri në fund dhe morëm tri pikët. Tashmë duhet të mundim Pogradecin dhe Flamurtarin. Prisni, ky është vetëm fillimi”

Sulmuesi 20-vjeçar i Tiranës, Bekim Bala, ndihet i lumtur pas golit që shënoi në Krujë javën e shkuar, ku skuadra e tij në fund të ndeshjes mori një fitore me vlera. Sulmuesi shkodran, ashtu si edhe skuadra bardheblu, është përqendruar tashmë te dy ndeshjet e radhës, me Pogradecin dhe Flamurtarin, të cilat do të jenë mysafire në kryeqytet në javën e tretë dhe të katërt të kampionatit. Bala, në një prononcim për mediat, pas ndeshjes me rivalet e Kastriotit, tha:

“E rëndësishme është që fituam dhe arritëm që të marrim tri pikë shumë të rëndësishme ndaj një rivali serioz. Ishte një nga transfertat më të vështira për ne. Tashmë po i bëjmë llogaritë ndryshe. Optimizmi është në shkallën maksimale dhe besojmë se shumë shpejt do të jemi në krye të klasifikimit. Tirana po rritet nga java në javë dhe unë jam i bindur që jemi skuadra më e mirë e këtij sezoni.

Vrapojmë 90 minuta, shënojmë, por dhurojmë edhe spektakël. Fitorja me Kastriotin ka qenë një detyrë për të gjithë ne, ajo që bëmë është heroizëm. Tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, atë me Pogradecin. Pavarësisht se kundërshtari është ngjitur këtë vit në kategorinë e më të mirëve, për ne nuk ka ekipe të dobëta dhe të forta. Të gjithë ekipet, kur hyjnë në garë, kanë shanse të barabarta.

Gjatë kësaj jave do të mendojmë edhe për ndeshjen e kupës me Himarën dhe më pas për Pogradecin. Besoj se në “shtëpinë” tonë nuk do të gabojëm më, ndaj fitoren me “liqenorët” e quaj thjesht një detyrë shtëpie,” – pohoi sulmuesi 20 vjeçar, Bekim Bala.

Goli Bekim Bala e ka nisur mbarë këtë sezon. Kujtojmë që në ndeshjen e Superkupës, me golin që shënoi në Korçë, i dha trofeun skuadrës bardheblu afro një muaj më parë. Por edhe në ndeshjen e javës së parë me Teutën ai ishte mjaft problematik për mbrojtjen durrsake, edhe pse i vetëm në repartin ofensiv. Ndërsa në Krujë javën që shkoi ai shënoi golin shpresëdhënës të bardhebluve.

“Forma ime po vjen në rritje. Kam deklaruar se ky do të jetë një sezon shumë më i mirë se ai që shkoi për Balën dhe Tiranën. E ndiej dhe vetë se po rritem nga java në javë. Goli në Krujë ishte vetëm fillimi, besoj se këtë vit do të jem në krye të listës së golashënuesve.”

Rivalët “Nuk dua të komentoj ecurinë e të tjerëve. Unë bëj vetëm llogaritë e mia dhe të Tiranës. Besoj se jemi në rrugë të mbarë. Duhet që të kishim fituar edhe me Teutën dhe sot të ishim ne në krye të renditjes, megjithatë nuk është fundi i botës. Më mirë që humbëm në fillim, që të mos gabojmë më në javët në vazhdim.

Gara është e gjatë dhe po e shohim se edhe skuadra që vjet kanë qenë më lartë se ne në renditje, po gabojnë. Ne duhet që t’i vlerësojmë ndeshjet njëra pas tjetrës dhe të marrim maksimumin. Vetëm kështu do të realizojmë synimet që i kemi vënë vetes,” – tha ndër të tjera sulmuesi shkodran Bekim Bala
 
Pe: FK Tirana

Rubio: Kupa apo kampionati? I duam të dyja

“Himara dhe Pogradeci nuk duhen vlerësuar nga emri. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, që duhen fituar, pavarësisht kompeticione të ndryshme”

Fitorja me Kastriotin për kampionat javën që shkoi natyrisht që e gëzoi pa masë trajnerin spanjoll të Tiranës, Hulian Rubio Sançez. Në Krujë e ka bindur loja e skuadrës që drejton dhe lufta sportive që “djemtë” e tij treguan gjatë gjithë përballjes. Në prag të ndeshjes me Himarën, e vlefshme për turin e parë eliminator të Kupës së Shqipërisë, spanjolli e ka vlerësuar kundërshtarin, pavarësisht se në çfarë kategorie është.

Sipas një prononcimi që ka dhënë Rubio dje për “Sportin shqiptar”, Tirana e këtij sezoni duhet t’i vlerësojë të gjitha ndeshjet maksimalisht, në kupë dhe kampionat, sepse synon që t’i fitojë të dy trofetë: “I pashë mangësitë që kemi shfaqur në dy ndeshjet e para të kampionatit me Teutën dhe Kastriotin, por jo shumë. Duhet bërë akoma më shumë punë, sepse të gjithë kanë nevojë që të përmirësohen.

Kemi pasur probleme para se të fillonte kampionati, sepse na u larguan 4-5 lojtarë, që unë i konsideroja pjesë të rëndësishme të këtij grupi. Megjithatë, edhe me këtë grup ne do të synojmë t’i përmbushim objektivat që kemi. Pas Kastriotit, kemi filluar të mendojmë seriozisht për dy ndeshjet e radhës me Himarën për kupë dhe Pogradecin në kampionat, ku synimi kryesor është që të luajmë mirë për të marrë rezultate pozitive,” – u shpreh trajneri Rubio.

Himara “Ndeshja me Himarën konsiderohet shumë e rëndësishme për ne. Kupa është një ndër objektivat kryesorë që ne kemi dhe, pavarësisht se kundër kujt kundërshtari luajmë, për mua nuk ka ndeshje të lehta dhe të forta. Këtë mundohem që t’ua injektoj edhe lojtarëve. Mua më pëlqen më shumë kampionati, sepse ka vazhdueshmëri. Gjithsesi, çdo tur i kupës ka rëndësinë e vet, duhet të mendosh gjithmonë që janë dy ndeshjet e fundit.”

Formacioni Ndryshe nga ish-trajnerët e tjerë, që në të tilla ndeshje të kupës, kur kanë kundërshtarë modestë përballë u japin hapësira futbollistëve të stolit, Rubio e vlerëson shumë përballjen e sotme. Ai e thotë hapur se nuk ka ndër mend që të bëjë eksperimente. “Për mua nuk ka asnjëherë eksperimente. Nuk besoj te rotacionet, sepse kam eksperienca të hidhura. Kështu që në çdo ndeshje unë aktivizoj formacionin titullar, pra lojtarët që kanë formën më të mirë sportive.”

Pogradeci Pas ndeshjes së kupës me himariotët, në fundjavë Tirana do të ketë një tjetër test të rëndësishëm për kampionat me Pogradecin. Rubio thotë se kjo përballje vlen vetëm tri pikë për atë dhe Tiranën.“Unë premtoj shumë punë, ndërsa lojës së bukur nuk i dite, sepse kundërshtari është prezent në fushë. Por ekzistojnë edhe momente jo të mira.

Të vetmet që bëjnë futboll të bukur në çdo ndeshje janë vetëm dy ekipe në botë, Barcelona dhe Mançester Junajtid. Kurse pjesa tjetër varet nga gjendja. Reali i Madridit ka një skuadër shumë të fortë, të gjithë i tremben, por nuk zhvillon ndonjë lojë të bukur. Ne gjatë gjithë javës përgatitemi për ndeshjen e radhës.

Do të bëjmë ç’është e mundur që ta fitojmë takimin me Pogradecin,” – tha ndër të tjera gjatë prononcimit të tij trajneri spanjoll i bardhebluve Hulian Rubio Sançez.
 
Pe: FK Tirana

Ferraj: Tirana më llogariti edhe mua, tani të mos ndalemi

Mesfushori Nertil Ferraj ndihet i vlerësuar nga trajneri spanjoll dhe i premton se do të bëjë maksimumin për t’ia shpërblyer

Ish-futbollisti i Dinamos, Nertil Ferraj, ka kaluar gjatë merkatos verore në klubin e 24-herë kampionëve të vendit, pra te Tirana. Plani i qëndrimit të tij në këtë skuadër duket se ka synim afatgjatë dhe kontrata e kalon periudhën e dy sezoneve. Gjatë verës, kur ky futbollist ka kaluar në kampin bardheblu, ka pësuar një dëmtim dhe vetëm dy ditë përpara fillimit të kampionatit ai i është bashkuar grupit në prag të ndeshjes me Teutën.

Ferraj në këtë takim ka luajtur si zëvendësues në pjesën e dytë të takimit. Në fitoren 3-2 ndaj Kastriotit e ka nisur sfidën si titullar dhe në minutën e 60-të ka lënë fushën e lojës, pasi është zëvendësuar. Kjo tregon se ai është një lojtar me vlera te Tirana dhe se po bën maksimalen për të kënaqur të gjithë.

Vijimësia “Kam ardhur te ky klub për të fituar trofe, edhe pse në kampionatin tonë këtë vit ka rivalitet, kjo është parë që në dy sfidat e para. Besoj se me grupin që kemi do t’ia dalim, sepse ka emra të dëgjuar dhe djem të talentuar. Për sa i përket formës sime, mendoj se jam duke i rikuperuar, jo tamam 100%, por pas disa ditësh do të jem në maksimumin tim.

Dua të them se jam rikthyer në stërvitje me grupin vetëm dy ditë përpara ndeshjes me Teutën, në një ndeshje ku jam aktivizuar menjëherë. Edhe pse si zëvendësues, kam dhënë maksimumin tim. Ndeshja e parë më ndihmoi që të rigjeneroj disa forca dhe më pas me Kastriotin kam luajtur që nga minuta e parë dhe më pas në pjesë të dytë jam zëvendësuar.

Këtë e shoh si arritje në veten time, por dua që të jap më të mirën për Tiranën. Ndeshja e parë ishte një dështim për ne, por më pas arritëm të bënim kthesë në Krujë, aty ku shumëkush mendonte se e kishim të humbur.Jemi një grup që do të bëjmë të pamundurën për trofe këtë vit, edhe pse kemi rivalë.

Ajo që na ndihmon më tepër në anën psikologjike këto ditë është edhe fitorja në kupë, kjo jo vetëm se tashmë e quajmë të kaluar turin, por filluam nga fitoret radhazi. Fitore në kampionat, fitore në kupë, por këto fitore duhet t’i vazhdojmë. Ndeshja e radhës të dielën ndaj Pogradecit është për të konfirmuar se jemi në një gjendje të mirë.

Kurse ajo që lidhet me trajnerin nga ana ime mbetet për t’u vlerësuar, sepse arriti të krijojë besim tek unë, edhe pse isha i dëmtuar, por edhe unë nuk dua ta zhgënjej në asnjë moment. Profesor Rubio më grumbulloi në 18-she, edhe pse nuk isha 100% gati. Gjithashu, edhe më aktivizoi në ndeshjen e parë. Ai po bën maksimalen e tij me grupin dhe mendoj se do ta arrijmë atë që na kërkohet,” – përfundon Nertil Ferraj.



Shkurt nga Tirana

- Stërvitja e drejtuar nga Rubio dje ka pasur vetëm karakter atletik. Grupi ka zhvilluar vrapime të shkurtra dhe kërcime gjatë 90-minutëshit të seancës stërvitore.

- Tirana do të ndeshet ditën e diel në orën 15:00 ndaj Pogradecit debutues në superiore për javën e 3-të të kampionatit.

- Menjëherë sapo ka mbërritur në stërvitje trajneri i bardhebluve ka pasur një bisedë me Gilman Likën. Kjo lidhej me ushqimin që konsumonin. Duket se teknikut spanjoll nuk i pëlqen gatimi shqiptar.

- Futbollisti kenian Moses Arita, ende pa u zhveshur për të startuar trajnimin e ditës së enjte, ka shkuar menjëherë në sallën e fizioterapisë. Aty ai ka qëndruar rreth 20 minuta dhe më pas ka dalë në fushë.

- Portieri Selaci nuk është bashkuar me grupin gjatë stërvitjes për të kryer seancën e atletikës, por ai ka qenë nën drejtimin e trajnerit të portierëve, Astrit Nallbani.



Bala vijon i dëmtuar, ndoshta mungon të dielën

Shënuesi i tregolëshit ndaj Himarës në kupë, Bekim Bala, me shumë mundësi nuk do të jetë as në stol për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Pogradecit. Dëmtimi në ndeshjen ndaj Himarës ka qenë më i rëndë se ç’u parashikua. Ai është dëmtuar në kaviljen e këmbës së majtë dhe dje ka zhvilluar trajnim të veçantë. Si fillim ka shkuar në sallën e fizioterapisë.

Atje ka kryer rreth 30 minuta masazh. Më pas i është drejtuar palestrës dhe nën drejtimin e fizioterapistit ka kryer disa ushtrime. Me shumë mundësi Bala do të mungojë në ndeshjen e radhës, por stafi mjekësor i skuadrës nuk e miraton këtë, njëkohësisht nuk është në gjendje edhe të përcaktojë në është të paktën për në stol.

Ky dëmtim ka ardhur në momentin më të mirë të sulmuesit, pasi u çlirua në ndeshjen e transfertës në Krujë ndaj Kastriotit, ku Tirana mori një fitore vërtet të madhe, më pas në kupë shënoi tre gola, edhe pse përballë një kundërshtari modest. Por si duket fati nuk është me të, atij ndoshta do t’i duhet të pushojë këtë fundjavë.

Por nëse për këtë ndeshje mund të mbulohet roli i tij, ndaj Flamurtarit në javën e ardhshme do të jetë një mungesë vërtet e rëndësishme për Tiranën. Gjithsesi, në ditët në vijim do të vendoset për Balën.
 
Pe: FK Tirana

Lika e Bala “firmosin” sërish, Tirana marshon drejt kreut

Bardheblutë marrin tri pikë, ndërsa shkodrani shënon dopietën e parë në kampionat, Rubio kënaqet, اekiçi e ka me gjykimin

TIRANA – POGRADECI 3-1

Tirana dje ka fituar 3-1 me Pogradecin dhe tashmë ka filluar të synojë vendin e parë. Bardheblutë, edhe pse me një lojë jo fort bindëse, kanë marrë tripikëshin e dytë radhazi, pas atij me Kastriotin javën e shkuar. Goli i Likës dhe më pas dopieta e Bekim Balës, që po kthehet në një lider te Tirana, u kanë dhën tri pikët bardhebluve.

Kurse miqtë, me shumë mungesa i kanë rezistuar Tiranës deri në mesin e pjesës së parë. Pas pësimit të golit, skuadra e drejtuar nga Ylli اekiçi e ka pasur shumë të vështirë që t’i bëjë ballë furisë së sulmeve të skuadrës kryeqytetase, që në pjesën e dytë ka funksionuar mirë, sidomos me futjen në fushë të Tushes, i cili i ka dhënë freski mesfushës kryeqytetase.

Pjesa e parë Tirana e ka nisur edhe këtë ndeshje me ndryshime, ku dje Rubio i ka dhënë hapësira Peposhit. Kurse miqtë, organizmin e lojës e bazonin tek Elmazi, i cili disa herë ka fituar dyluftimet me Situmën. Gjithsesi, miqtë kanë kërkuar që të rrezikojnë me Tanushin dhe Eminhazerin, duke dhënë shkëndijat e para se nuk kishin ardhur për “piknik” në kryeqytet.

Tirana “zgjohet” dhe e kupton se Pogradeci është më i fortë nga sa e mendonin. Sinjalet e para i japin G.Lika, Peposhi dhe Bala. Madje ky i fundit bëhet protagonist i rasteve të humbura në pjesën e parë. Shkodrani ka pasur dy mundësi të arta shënimi.

Mirëpo do të duhej të vinte minuta e 41-të, kur Dushku ka pasur një prishje të ekuilibrit nga njëri prej mbrojtësve pogradecarë dhe Sino ka dhënë 11-m. Protestat e miqve bënë që goditja e penalltisë të shtyhej për 3 minuta. Në të 44 minutë ka gjuajtur Gilman Lika nga “pika e bardhë” dhe ka shënuar golin e parë, duke çliruar psikologjikisht skuadrën e tij.

Pjesa e dytë Rubio bën zëvendësimin e parë, Heple i lë vendin Tushes, që i jep gjallëri mesfushës. Pjesa e dytë gjen një Tiranë më agresive dhe sapo kalojnë nëntë minuta bardheblutë dyfishojnë shifrat. Këtë herë Bala nuk ka falur. Trajneri mik اekiçi e sheh se mbrojtja dhe mesfusha nuk po funksionojnë dhe bën zëvendësime. Del اajku dhe futet Binishi, kurse Balla i lë vendin اelës.

Mirëpo pogradecarët gjejnë golin e parë me anë të Eminhazerit dhe minutat e mbetura u japin shpresë për të kërkuar edhe pikën. Ndërkohë që në mesfushë, në vend të Lartit, aktivizohet lushnjari Okeljan Baze. Sapo futet në fushë 20-vjeçari Baze i jep të tjera ritme lojës së pogradecarëve. Madje kërkon që të ndërtojë aksione sulmuese, por është edhe një pikë e fortë në mesfushën e miqve.

Pogradeci tashmë është më i qartë në lojën e vet. Nga krahu tjetër, Rubio e sheh që krahu i majtë nuk funksionon siç duhet dhe në vend të Peposhit aktivizon Ferrajn. Mirëpo pogradecarëve u ngrin “gëzimi në buzë”, sepse pa kaluar as 13 minuta, Bala ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Tiranën. Rubio bën edhe një ndërrim taktik, Dabulla i zë vendin Dushkut. Kështu bardheblutë marrin një fitore të merituar dhe nisin të konsolidohen javë pas jave.



Rubio: Tirana dhe Bala më bindën plotësisht

“Morëm tri pikë më shumë, që na konsolidojnë edhe më shumë në tabelën e klasifikimit. Në përgjithësi, jam i kënaqur me lojën dhe fitoren e skuadrës sime. Dua të përgëzoj edhe Balën. Shënoi dy gola, por edhe shpërdoroi. Megjithatë, ai ka meritë të padiskutueshme. Në qoftë se do të kishte qenë me i saktë, në tri javë do të kishte shënuar tetë gola, megjithatë edhe kaq nuk janë pak. Tashmë duhet që të mendojmë për ndeshjet e radhës. اdo përballje ka specifikën e vet. Në kupë gjysmën e punës e kemi bërë, kurse për Flamurtarin do të mendojmë fill pasi të kemi mbaruar punë me Himarën dhe të jemi kualifikuar.”



اekiçi: Penalltia e dyshimtë, mungesat na dënuan

“Pas golit të parë të Tiranës, ishte shumë e vështirë që të çanim kundërshtarin. Akoma nuk jemi aty ku duhet. Edhe ndaj Tiranës ne luajtëm me disa mungesa lojtarësh të rëndësishëm, disa të dëmtuar të tjerë që nuk u ka ardhur kartoni. Pas golit ne reaguam mirë, madje kërkuam që të shënonim sërish, megjithatë kaq e kemi hapin. Përballë kishim një nga ekipet më të mira në Shqipëri.

Penalltia m’u duk e dyshimtë. Shumë penallti të tilla nuk jepen në Shqipëri Do ta shoh në televizon dhe do të jap një mendim më konkret. Megjithatë, tashmë që po i shohim kundërshtarët, unë e them me bindje se kur të plotësohet grupi, ne do të zëmë një vend në “mesin e artë”.



Tersi s’i ndahet Balës, këtë herë thyen hundën

Në ndeshjen me Himarën shënoi tripletë dhe u dëmtua rëndë në kavilje. Ndërkohë që dje kur ka shënuar dopietë dhe ka qenë një nga lojtarët më të lëvizshëm në fushë, Bekim Bala ka marrë një bërryl nga Drazhanin dhe menjëherë i ka plasur gjaku nga hundët, që nuk i ka pushuar as pas përfundimit të ndeshjes. Por më e rënda është se sulmuesi shkodran ka thyer hundën. Kështu që Bekimin duket se vazhdon ta ndjekë tersi i dëmtimeve.



Trajneri i portierëve kërkon tërheqjen e ekipit

Në momentin e dhënies së penalltisë nga gjyqtari Sino janë revoltuar drejtuesit e pankinës pogradecare, por edhe lojtarët në fushën e lojës. Por trajneri i portierëve, Thanas Papa, e ka ekzagjeruar dje. Ai ka hyrë në fushë pa lejen e gjyqtarit të katërt, duke protestuar. Madje ka kërkuar edhe tërheqjen e ekipit, duke i bërë me shenjë disa herë lojtarëve që të lënë fushën e lojës në momentin e gjuajtjes së 11-m. Pas tri minutave, Papa është nxjerrë nga pankina me të kuqe.
 
Pe: FK Tirana

Tirana mund Flamurtarin rival, merr komandën e kampionatit

Autogoli i Veliut dhe goli i Morinës i dhanë tri pikë kryeqytetasve, të cilët “gdhihen” në krye. Vlonjatët nuk dine te fitojne jashte

TIRANA – FLAMURTARI 2 – 0

Bardheblutë e kanë mundur më lehtë nga ç’e kishin menduar Flamurtarin në “Qemal Stafa”. Fillimisht një autogol i Veliut dhe më pas një gol i Morinës u ka dhënë tri pikë bardhebluve, që tashmë e shohin veten në krye të klasifikimit me nëntë pikë. Tirana dje e ka dominuar sfidën për hir të së vërtetës, madje mund të kishte shënuar edhe më tepër. I sukseshëm edhe debutimi i mesfushorit të kombëtares, Klodian Duro. Kurse vlonjatët dje nuk kanë qenë në ditë të mirë, madje sulmi i tyre vazhdon të mos bindë. Hysa dhe Brkiç rrallëherë e vizituan portën e Tiranës, ndërsa asnjëherë nuk ishin shqetësim serioz për “gardianin” Ilion Lika.

Pjesa e parë Të dyja skuadrat e nisën me ritëm ndeshjen, ndërkohë që u pa se trajneri Rubio kishte bërë ndryshime në 11-shen e parë. Në vend të Heplesit luante Taku nga e djathta, ndërkohe që Karabeci e nisi nga minuta e parë në qendër të mesfushës. Debutimin në kampionat e ka bërë edhe Klodian Duro, i cili na fund ka marrë edhe duartrokitjet e tifozëve bardheblu.

Ndërkohë që surpriza më e madhe ishte aktivizimi i sulmuesit Morina në vend të Balës së dëmtuar. Dhe 19-vjeçari ia ka shpërblyer besimin trajnerit Rubio, madje ka shënuar edhe golin e dytë dhe ka pasur meritë të padiskutueshme te goli i pare, por ka qenë një rrezik për mbrojtjen mike.

Tirana, pasi e ka parë veten në avantazh, ka ditur që të administrojë lojën, ndërsa ka krijuar edhe raste të tjera me anë të Duros dhe Morinës. Kurse vlonjatët pak “prodhonin” në mesfushë, si në qendër ashtu dhe nga krahët. Për t’u mbajtur mend në fraksionin e parë të sfidës është gjuajtja e bukur e Nijaz Lenës, që ka përfunduar në duart e Likës.

Pjesa e dytë Rubio bën zëvendësim, nxjerr nga fusha Ferrajn dhe aktivizon Tushen dhe skema në mesfushë ndryshon totalisht. Kurse te vlonjatët, Hysa i lë vendin Shehajt. Kur pritej reagimi i vlonjatëve, janë sërish bardheblutë që marrin frenat e lojës në dorë. Klodian Duro mbetet pa dyshim “motori” i mesfushës, madje sa herë që prekte topin vinte në lëvizje edhe Gilman Likën e Morinën.

Dhe nuk vonon edhe goli i dytë, këtë herë është Morina, i cili ka dyfishuar rezultatin, duke ngritur në “peshë” “Qemal Stafën”. Goli i dytë i ka shokuar vlonjatët, ndërkohë që trajneri Edmond Lutaj, qëndron në këmbë dhe jep udhëzimet. Madje pas pësimit të golit të dytë ai bën edhe dy zëvendësime. Fillimisht aktivizon Telushin në vend të Lenës dhe Idrizajn në vend të Brkiçit.

Të tre lojtarët e rinj vlonjatë mundohen që të marrin inkursione dhe të vënë në rrezik mbrojtjen bardheblu, por aty e kanë shumë të vështirë që të çajnë. Ndërkohë, Rubio nxjerr nga fusha Duron dhe në vend të tij aktivizon Kalarin. Tirana vazhdon të jetë e freskët, ndërkohë krijon raste të tjera për shënim me autorë Takun, Morinën, por nuk e gjen golin.

Kurse vlonjatëve, me kalimin e minutave të pjesës së dytë, dukej sikur u kishte rënë fuqia për të reaguar. Përfundimisht ndeshja është mbyllur me fitoren e Tiranës që tashmë ka marrë komandën e superligës dhe kërkon që të mos e lëshojë më deri në fund të edicionit.



Rubio: U konfirmuam pretendentë, s’pyes pwr rivalwt

“Jam shumë i gëzuar që arritën të fitonim ndaj Flamurtarit. Kisha besim te Morina, ndaj dhe e aktivizova. Unë gjithmonë kam besuar te kjo skuadër. Edhe kur humbëm me Teutën, theksova se gara është e gjatë dhe ka shumë pikë për të marrë. Sa u përket të huajve, unë merrem me skuadrën dhe mua mund të më pyesni për Flamurtarin, por ka të tjerë që mund të flasin nëse ka “çështje “ të huajsh apo jo në ekipin tonë.

Edhe pse fituam me Flamurtarin, unë mendoj për ndeshjen e radhës. Gara është e gjatë dhe janë shumë pikë në lojë. Nuk mendoj se skuadrën do ta mbërthejë euforia. Unë nuk kam kohë të mendoj për të tilla gjëra, jetoj vetëm me futbollin. Do të shoh ndeshje futbolli të kampionateve të huaja, ndërsa sot do të shkojë në Durrës të shoh Teutën dhe Bylisin.

Lidhur me skemën, ende ka disa që nuk e kuptojnë që Tirana luan me më shumë se një sulmues. Nuk është vetëm Bala, por ka edhe të tjerë lojtarë që janë në ndihmë të sulmit gjatë ndeshjes. Humbi Skënderbeu? Më mirë më pyesni me Tiranën, unë bëj llogaritë e mia.”



Lutaj: Goli i parë vendosi ndeshjen, s’ka krizë sulmi

“Unë nuk mund të them që Flamurtari nuk funksionoi, por goli i parë i Tiranës ia bëri vazhdimin e ndeshjes më të lehtë. Ishte një gabim që s’duhej të ndodhte. Ishte një episod që vendosi edhe rrjedhën e lojës. Luajtëm fort në mesfushë, por gjatë ndeshjes na dolën probleme. Por që të fitosh ndeshjen duhet që të jesh më i qartë taktikisht dhe të japësh sa më shumë krose për sulmuesit në zonën e 16 metrave.

Te sulmi nuk bëhet fjalë për krizë, por duhet që të punojë gjithë ekipi. Duhet që të punojë shumë edhe mesfusha, por edhe krahët, që t’ua bëjnë më të lehtë punën sulmuesve. Kurse për sa i përket Draganovit, ai është i sëmurë dhe po kurohet. Ekipi tregoi grintë, pavarësisht se ne nuk pajtohemi dhe nuk na pëlqen kjo humbje. Megjithatë, duhet që të përgëzojmë Tiranën për fitoren.

Gjithsesi, kemi dy javë kohë të rikuperojmë gabimet që kemi bërë, aq më tepër na presin dy ndeshje brenda. Kampionatin këtu po e njoh më në brendësi dhe s’po më lë ndonjë mbresë, është i zakonshëm. Thjesht ne gabimet duhet t’i kthejmë në mësime për të ardhmen. Për sa i përket mosaktivizimit të Shtubinës, ishte thjesht një zgjidhje taktike.”
 
Pe: FK Tirana

I. Lika: T’i ruhemi euforisë, Flamurtarin e mundëm edhe vjet

“S’është momenti që të trumbetojmë fitoren ndaj vlonjatëve, bëmë vetëm detyrën, tashmë të marrim tri pikët me Vllazninë në Shkodër”

“Gardiani” Ilion Lika, pas ndeshjes me Flamurtarin, natyrisht që nuk e fsheh gëzimin për tri pikët ndaj nënkampionëve të vendit. Megjithatë, sipas Likës, fitorja e arritur ishte “detyra e shtëpisë” e realizuar më së miri nga bardheblutë. Por vetëm kaq, sepse kampionati sapo ka nisur dhe Tirana duhet të luftojë në ndeshjet e radhës, duke filluar që nga transferta me Vllazninë.

Në një prononcim ekskluziv dhënë dje për “Sportin shqiptar”, Ilion Lika ka folur në lidhje me tri fitoret e fundit, por përgëzon edhe lojën që ka zhvilluar Tirana në këto katër javë. “Derdhëm shumë djersë në fushë ndaj vlonjatëve dhe në fund të ndeshjes u shpërblyem me tri pikë. Ishte vetëm përballja e radhës dhe ne bëmë detyrën, duke mundur një rival, siç është Flamurtari, duke matur edhe forcat tona se deri ku e kemi hapin këtë sezon.

Por tashmë duhet të bëjmë shumë kujdes, sepse është një moment shumë delikat dhe përfiton ajo skuadër që gabon më pak. Të mos harrojmë që edhe vjet fituam me Flamurtarin në “Qemal Stafa”. E rëndësishme është që jemi në rrugë të mbarë. Unë vë re që me ardhjen e Klodian Duros ne jemi përforcuar akoma më tepër dhe kjo tregon edhe një herë sforcon e madhe që po bën presidenti ynë dhe drejtuesit e klubit për të ndërtuar një Tiranë të madhe dhe me ambicie për të fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Në skuadër ka djem shumë të mirë, duke mos bërë asnjë përjashtim. Kjo është një “armë” shumë e forte, që rrallë ekipe e kanë. Këtu edhe lojtarët e rinj kanë fatin që po punojnë me një trajner të madh dhe me personalitet, siç është Rubio, por edhe ne po i mbajmë shumë afër,” – u shpreh “gardiani” i Tiranës, Ilion Lika.

Mbrojtja Në repartin difensiv të Tiranës ka lojtarë cilësorë, duke filluar që nga kapiteni Sina e me radhë, Pisha, Dushku, Ahmataj, Ferraj, Situma, Kalari e ndonjë tjetër. Bashkë me Ilion Likën, pa dyshim që në ndeshjen me Flamurtarin kanë qenë në lartësinë e detyrës, duke mbajtur nën vëzhgim të rrept sulmuesit vlonjatë. “Jam shumë i kënaqur që kemi një mbrojtje shumë të mirë dhe me lojtarë që kanë eksperiencë dhe kanë fituar edhe trofe.

Personalisht ndihem shumë komod, ndërsa golat që janë pësuar deri më tani thjesht kanë ardhur për mendjemadhësi apo nëvleftësim. Gjithsesi, mbrojtja jonë e tregoi veten edhe ndaj një skuadre si Flamurtari, që ka sulmues cilësorë dhe të gjithë lojtarët e prapavijës ishin në lartësinë e detyrës.”

Morina “Më vjen mirë që pas Bekim Balës një tjetër sulmues i Tiranës zhbllokohet dhe shënon ndaj një ekipi si Flamurtari. E kam fjalën për Mario Morinën, i cili është vetëm 19 vjeç dhe me të ardhme, por duhet që të punojë akoma më tepër. Edhe sulmi i Tiranës tashmë ka filluar që të shihet me një sy tjetër, sepse ne çdo javë po shënojmë.”

Vllaznia Sipas portierit Lika, skuadra e tij duhet që të mendojë për ndeshjen e radhës dhe duhet t’i harrojë fitoret që ka marrë deri më tani. Kalendari e ka vënë përballë Vllaznisë, një ndeshje shumë e vështirë që duhet kaluar patjetër. “Duhet që të bëjmë shumë kujdes në ndeshjen e radhës, të shkojmë në Shkodër dhe të tregojmë se jemi Tirana.

Kundërshtari ka një sulm shumë të fortë dhe, në qoftë se do të arrijmë që t’i mbulojmë sulmuesit e Vllaznisë, besoj se do ta kemi më të lehtë për të marr rezultat pozitiv në “Loro Boriçi,” – theksoi në mbyllje të prononcimit të tij portieri i Tiranës, Ilion Lika.
 
Pe: FK Tirana

Dushku:Ky ekip fiton në Shkodër, titull dhe kupë i duam të dyja


“Nëntë pikë në pesë javë tregojnë se jemi OK. Përpara kemi një “provë zjarri” me Vllazninë, që duhet kaluar patjetër me sukses”

Të gjithë te Tirana tashmë kanë filluar t’i bëjnë mirë llogaritë, sepse gara sa vjen e po bëhet e bukur, por edhe interesante nga java në javë. Mbrojtësi Erjon Dushku, pas fitores me kuqezinjtë me rezultatin 2-0, beson se skuadra e këtij sezoni është e ndërtuar për trofe. Megjithatë, sipas Dushkut, është ende shumë herët për të folur, sepse tashmë fillojnë ndeshjet e “zjarrit” për Tiranën, ku do të duket edhe forca e vërtetë e bardhebluve.

Në një prononcim që ka dhënë dje enkas për “Sportin shqiptar”, Erjon Dushku ka folur për momentin e mirë që po kalojnë bardheblutë, shortin e kupës si dhe ndeshjen me Vllazninë që do të luajnë në javën e ardhshme në Shkoder: “Fitorja me Flamurtarin tregoi edhe një herë oreksin që ka skuadra jonë në çdo ndeshje për ta fituar.

Tri pikët ndaj vlonjatëve na japin besim për të ardhmen dhe suksesi ka ardhur në momentin e duhur, sepse përpara kemi një nga transfertat më të vështira të sezonit. Në Shkodër luhet futboll, por ne do të shkojmë për të fituar. Vetëm pas ndeshjes me Vllazninë do të fillojmë të flasim për titullin. Në qoftë se marrim tri pikë në “Loro Boriçi”, konsolidojmë pozitat në krye të klasifikimit,” – u shpreh fillimisht Erjon Dushku.

Titulli “Duhet që t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të fitojmë edhe me rivalët tanë në “shtëpinë” tonë, por edhe jashtë. اdo përballje ka specifikën e vet, kundërshtarët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Por duke parë harmoninë që ekziston në ekipin tonë, investimet dhe mbështetjen e drejtuesve dhe tifozëve, kolektivin, lojtarët cilësorë dhe me eksperiencë të cilët këtu nuk mungojnë, të krijohet bindja se kjo Tiranë është e ndërtuar për të shkuar dhe për të marrë titullin.”

Ndryshimi: Sezonin e shkuar, bardheblutë e morën veten me vonesë, madje në katër javë grumbulluan vetëm pesë pike, kurse tashmë kanë nëntë pikë dhe janë në krye të renditjes. Sipas Dushkut, ndryshimi ka ardhur sepse drejtuesit arritën të ndërtonin një skuadër me ambicie dy muaj para se të startonte kampionati.

“Ndryshe nga vjet, kur skuadra e mori veten pas javës së kartërt, këtë vit ne e i dhamë sinjalet qysh në Kupat e Europës, ku bëmë një lojë dinjitoze dhe më pas fituam Superkupën. Kurse tashmë që kanë kaluar katër javë, ne jemi në krye të renditjes. Duket qartë dora e trajnerit Rubio, i cili ka arritur të ndërtojë një skuadër të denjë për trofe dhe me lojtarë të cilët luajnë në formacion nga vlerat që kanë dhe jo nga emri.”

Kupa: Ndër të tjera, gjatë prononcimit që ka dhënë dje, Erjon Dushku ka folur edhe për shortin e kupës, që është hedhur dy ditë më parë. Sipas lezhjanit, Tirana ka shanse që të fitojë edhe trofeun e dytë për nga rëndësia, ndërsa duket e favorizuar për ta kaluar grupin. “U njoha me shortin dhe kemi në grup ekipe si Apolonia, Shkumbini dhe Laçi. Tirana lufton për t’i fituar të gjitha trofetë në çdo fillim sezoni, kështu që unë besoj se do t’ia dalim edhe në grupe. Nuk është çudi që të fitojmë edhe këtë sezon kupën.”



“Kombëtarja? Prisja një ftesë, megjithatë suksese”

Erjon Dushku ka kohë që e pret një ftesë nga trajneri Josip Kuzhe, aq më tepër që ka dy sezone që luan titullar te skuadra e Tiranës. Kur e pyesim nëse ka hequr dorë nga kombëtarja, ai përgjigjet: “Nisur edhe nga fakti që trajneri Kuzhe ka folur me nota optimiste për mua dhe e ka ndjekur Tiranën në disa përballje ku unë kam bërë paraqitje të mirë, unë e prisja një ftesë. Megjithatë, edhe pse nuk më ka grumbulluar, unë i uroj suksese. Më bëhet qejfi që janë grumbulluar edhe lojtarë të rinj për ndeshjen me Francën. Kombëtarja i ka dyert e hapura për çdo futbollist që luan mirë. Unë do të jap maksimumin dhe i takon trajnerit Kuzhe të vendosë se kë merr dhe kë jo në përfaqësuese.”



2 Sezone ka mbrojtësi Erjon Dushku që aktivizohet si titullar në radhët e skuadrës së Tiranës

2 Trofe ka fituar Dushku me bardheblutë brenda një sezoni, fillimisht Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën

1 Gol ka shënuar këtë sezon lezhjani, pikërisht në transfertën me Kastriotin e zhvilluar në javën e dytë në Krujë, ku u dha fitoren kryeqytetasve



Sulmi, pika e fortë e bardhebluve me 5 gola

Tirana e këtij sezoni edhe pse në pamje të parë luan me një sulmues të mirëfilltë, Balën, prapa tij qëndrojnë edhe Gilman Lika apo Heples. Por ajo që po vihet re në këto katër javë është funksionimi i repartit ofensiv, madje Bala deri më tani ka shënuar tre gola, po ashtu e kanë gjetur rrugën e rrjetës edhe “partnerët” e tij, Gilman Lika dhe Mario Morina.

Duket se efekti “Rubio” po bën punën e vet edhe në sulm, sepse spanjollit i pëlqen që të luajë me një “pykë”, por edhe me dy apo tre sulmues të tjerë “të maskuar” që vihen edhe në shërbim të mesfushës. Në katër javë që kanë kaluar bardheblutë kanë shënuar jo pak, por tetë gola, pra një mesatare prej dy golash në ndeshje. Ndërkohë që gjashtë janë shënuar nga sulmuesit.

Deri më tani kanë shënuar tre gola Bekim Bala, dy gola Gilman Lika dhe një sulmuesi Mario Morina. Një “tredhëmbësh” i frikshëm, që edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur bashkë deri më tani, ka treguar se këtë sezon janë vërtet për t’u pasur frikë nga çdo mbrojtie kundërshtare.



Bala dhe Karabeci, të gatshëm në “Loro Boriçi”

Dy nga titullarët e dëmtuar të skuadrës së Tiranës, sulmuesi Bekim Bala, i cili theu hundën ndaj Pogradecit në ndeshjen e javës së tretë, dhe mesfushori Erando Karabeci, i cili u dëmtua në shpatull gjatë përballjes me Flamurtarin javën që shkoi, do të jenë të gatshëm në përballjen me Vllazninë.

Bala duket se nuk ka më shqetësime në hundë dhe gjendja e tij po përmirësohet, madje është grumbulluar edhe nga Shpresa, ndërsa Karabeci, edhe pse u dëmtua të dielën, do të jetë në dispozicion të trajnerit Rubio në përballjen që do të zhvillohet pas një jave e gjysmë në “Loro Boriçi”.
 
Pe: FK Tirana

Rubio: Kjo Tiranë i ka të dyja, golat dhe lojën e bukur


Tekniku spanjoll i bardhebluve kërkon të arrijë maksimalen gjatë këtyre ditëve ndërprerjeje të kampionatit, duke rikuperuar edhe lojtarët e dëmtuar

Tirana i është rikthyer stëvitjes dje, pas tri ditësh absolutisht pushim, si për stafin, edhe për futbollistët. Trajneri spanjoll i bardhebluve, Hulian Rubio, bashkë me ndihmësit e tij, dje e kanë udhëhequr skuadrën nga Kodrat e Liqenit Artificial për stërvitje. Procesi stërvitor ka filluar në orën 10:00 dhe ka përfunduar ekzaktësisht 2 orë e 30 minuta më pas.

Rubio i ka drejtuar lojtarët drejt kodrave, ku kanë aplikuar vrapimet e gjata, por nuk kanë munguar edhe ushtrimet e ndryshme aerobike. Bardheblutë, ndeshjen e javës së katërt të kampionatit e luajtën të dielën, ndaj Flamurtarit, ku fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Nga dita e hënë deri të mërkurën, Rubio u pati dhënë tri ditë pushim të tijve, me qëllim që të shlyente dhe një ditë, që i kishte mbajtur futbollistët në stërvitje, javën e kaluar. Pas seancës stërvitore të djeshme, kreu i pankinës bardheblu, për “Sportin shqiptar” deklaroi: “Sot (dje) kemi filluar nga përgatitja, pas tri ditë pushimi. Në këtë periudhë na kanë favorizuar dy ndeshjet e kombëtares për të bërë edhe pak pushim.

Ua kisha broxh një ditë pushim lojtarëve të mi, ndaj i lashë të çlodheshin në mënyrë absolute këto tri ditë. Sot i kam grumbulluar dhe, siç e shikoni, jemi duke përfunduar seancën stërvitore këtu. Kemi edhe 10 ditë në dispozicion që të stërvitemi sa më mirë për ndeshjet në vijim, kështu që e vlerësoj si një minifazë përgatitore kohën e mbetur deri në ballafaqimin me Vllazninë.

Kjo periudhë do të na shërbejë të rikuperojmë shumë gjëra në kampin tonë. Për sa u përket disa problemeve, që kanë pasur futbollistë si Bala apo Karabeci, ata do të bëhen më mirë këto ditë dhe them se do të vijnë në formë të shkëlqyer. Po kështu, kjo periudhë ndërprerjeje e kampionatit do ta kolaudojë më së miri Tiranën, e cila do të udhëtojë në top-formë drejt Shkodrës, por do të kapë maksimumin e saj edhe për ndeshjet e tjera të kampionatit dhe të kupës.

Sa i takon shortit të kupës, që u hodh para pak ditësh, mund të them se për fazën në grupe nuk do të kemi ndonjë problem. Tashmë e njoh kampionatin shqiptar, po ashtu edhe skuadrat që do të kemi në grupin kualifikues të kupës, sepse i kam ndjekur në mënyra të ndryshme. Mendoj se gjithçka në grupin tonë do të flasë në favorin e Tiranës, sepse nuk kemi kundërshtarë që mund të na sjellin probleme. Megjithatë, askush nuk duhet nënvlerësuar.

Lidhur me performancën tonë në katër javët e para të kampionatit, jam i kënaqur, përjashto atë paraqitje të dobët në ndeshjen e parë. Tashmë jemi në krye, me 9 pikë, kështu që nuk mendoj se ka diçka për t’u shqetësuar. Ia kemi dalë shumë mirë në tri ndeshjet pasuese, ku kemi rikuperuar e hapin fals ndaj Teutës, kështu që jemi në rrugë të mbarë.

Vlerësimi im është pozitiv për skuadrën që drejtoj, e them me kënaqësi që Tirana po demonstron një nivel të lartë, sepse nuk prodhon vetëm gola, por zhvillon edhe lojë të bukur,” – përfundon tekniku spanjoll i 24 herë kampionëve të vendit.



Tirana është stërvitur dje nga Kodrat e Liqenit. Përbërja e skuadrës ka qenë e plotë, përjashto ata që janë angazhuar me kuqezinjtë, pasi nuk ka mungesa për arsye dëmtimesh apo shëndetësore.

Bardheblutë bëjnë pjesë në Grupin A të Kupës së Shqipërisë, bashkë me Laçin, Shkumbinin dhe Apoloninë. Ajo është kualifikuar në fazën në grupe, pasi ka mundur dy herë radhazi Himarën.
 
Pe: FK Tirana

Karabeci bën “llogaritë”: Fitojmë në Shkodër dhe ruajmë kreun

“Kemi marrë tri fitore në katër javë, kështu që edhe në “Loro Boriçi” nuk ndalemi. Konkurrenca?! Këtu luan ai që djersin më shumë”

Erando Karabeci, mesfushori i skuadrës së Tiranës, e thotë hapur se skuadra e tij do të kërkojë në Shkodër vetëm fitoren për të mos lëshuar vendin e parë. Karabeci e ka kaluar dëmtimin në shpatull, që rezultoi pa probleme për të dhe ai e ka mendjen te përballja me shkodranët që do të luhet fundjavën e ardhshme në “Loro Boriçi”.

Karabeci, i cili ka tri sezone që aktivizohet si titullar në radhët e skuadrës së Tiranës, nuk e quan “tabu” fitoren në “Loro Boriçi” aq më tepër që Shkodra është një qytet me tradita dhe mbi të gjitha të lë të luash futboll, madje bardheblutë kanë fituar gjatë sezonit 2009-2010 me gol të Muzakës.

Në një prononcim dhënë enkas për “Sportin shqiptar”, para se të startonte stërvitja e djeshme, Erando Karabeci ndër të tjera pohoi: “Kemi marrë nëntë pikë në katër javë, ndërkohë që duhet të kishim më shumë. Nuk na falet humbja me Teutën në “shtëpi”, megjithatë tashmë është momenti që ne të shohim vetëm përpara. Na pret ndeshja me Vllazninë, ku do të kërkojmë vetëm fitoren.

E dimë që nuk do ta kemi të lehtë, megjithatë është momenti që të konfirmohemi si skuadër pretendente. Në qoftë se duam titullin duhet që të fitojmë edhe me rivalët në fushat e tyre. Duhet që të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalojmë,” – u shpreh mesfushori 23-vjeçar Erando Karabeci.

Konkurrenca Te Tirana ka shumë konkurrencë, por reparti më “i mpipopulluar” me kualitete është mesfusha, ku luajnë lojtarë si G. Lika, Duro, Situma, Karabeci, Ahmataj, Heples, Tushe e ndonjë tjetër. Kur e pyesim Erandon se sa e vështirë është të luash titullar, ai përgjigjet: “Këtu asnjë s’e ka vendin të sigurt, në formacion luan ai që djersin më shumë në stërvitje.

Ka shumë lojtarë cilësorë dhe të gjithë duan që ta nisin nga minuta e parë, por ai që vendos është trajneri Rubio. Dora” e tij e hekurt duket qartë dhe rezultatet pozitive nuk po mungojnë, sepse ka arritur që të ndërtojë një Tiranë të frikshme. Mendoj se konkurrenca i bën mirë çdo lojtari dhe skuadre që ka synime ambicioze.”

Dëmtimi: “E kam kaluar dëmtimin që pësova javën e shkuar ndaj kuqezinjve dhe shyqyr që ngeli me aq. Tashmë jam në formën time më të mirë. U aktivizova ndaj Flamurtarit dhe shpresoj që të luaj edhe ndaj Vllaznisë nga minuta e parë, sepse është një sfidë që nuk duhet humbur. Kam tri sezone që luaj si titullar te bardheblutë dhe kjo më shërben akoma më tepër, sepse ndihem si i shtëpisë këtu”.

Kombëtarja Në mbyllje të fjalës së tij, mesfushori Erando Karabeci foli edhe për objektivin e karrierës që quhet kombëtare. Pasi ka provuar që të luajë me të gjitha kombëtaret e moshave objektivi i tij është që të bëhet pjesë e përfaqësueses. Në disa takime që ka zhvilluar Tirana, ai nuk i ka shpëtuar syrit të trajnerit Josip Kuzhe. “Pasi kam provuar që të luaj me Shpresat për herë të fundit, synimi im mbetet që të bëhem pjesë e ekipit kombëtar.

Unë i uroj suksese në eksperiencën kuqezi shokut tim Sabjen Lilaj, me të cilin kemi shkuar shumë mirë te Tirana. ثshtë një futbollist profesionist. Besoj se edhe unë brenda këtij sezoni do të bëhem pjesë e përfaqësueses, pasi nuk është pak që të luash titullar me një skuadër të madhe si Tirana”, – theksoi në mbyllje të prononcimit të tij, Erando Karabeci.



3 Sezone ka Karabeci që është bërë pjesë e bardhebluve, ai erdhi në prag të edicionit 2009-2010 pas një eksperience trevjeçare me ekipin e Partizanit



3 Trofe ka fituar gjatë eksperiencës me 24 herë kampionët, 2 Superkupa dhe një Kupë të Shqipërisë



Ahmataj, e vetmja mungesë në stërvitje

E vetmja mungesë në radhët e skuadrës së Tiranës gjatë këtyre ditëve, krahas lojtarëve shqiptarë dhe të huajve që janë grumbulluar me përfaqësuest e tyre, është edhe ajo e elbasanasit Julian Ahmataj. Ky i fundit duket se ka probleme personale dhe ka marrë leje pranë trajnerit Rubio. Ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës dje ka vijuar normalisht përgatitjet nga Kodrat e Liqenit Artificial.



Anulohet miqësorja me Kamzën, sot test brenda familjes

Bardheblutë kishin planifikuar që të zhvillonin edhe një ndeshje miqësore me skuadrën e Kamzës sot, mirëpo trajneri spanjoll Rubio ka pasur dëshirë që të bëjë një test brenda grupit. Ai ka pasur frikë nga dëmtimet, ndaj nuk ka preferuar që ta testojë skuadrën me ndonjë rival të kampionatit..
 
Pe: FK Tirana

Rubio kërkon të ulë euforinë para ndeshjes me Vllazninë


Trajneri spanjoll i Tiranës, Hulian Rubio Sançez, natyrisht që, përveç seriozitetit dhe kërkesës së lartë ndaj skuadrës së tij, në kohën e lire, apo gjatë kryerjes së ndonjë ushtrimi gjen rastin të hedhë edhe ndonjë batutë me lojtarët e tij. Spanjolli Rubio është një trajner me eksperiencë dhe është përshtatur shumë mirë me klimën bardheblu, madje ka arritur të fitojë zemrat e lojtarëve, por edhe të tifozëve të Tiranës, për mënyrën si ka ndërtuar raporte mjaft të mira me lojtarët dhe stafin e tij. Tri fitoret e fundit kanë sjellë harmoni dhe optimizëm te Tirana e Rubios, mirëpo ky i fundit ka filluar që të mendojë me kohë për transfertën e vështirë me Vllazninë, ku synimi kryesor mbetet marrja e një rezultati pozitiv, pse jo do të guxohet edhe për fitore. “Tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen me Vllazninë. ثshtë një sfidë e vështirë, megjithatë mua më gëzon fakti që i kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe duhet të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalojmë,” – u shpreh trajneri i bardhebluve, Hulian Rubio. Ndërkohë, në analizën që zhvillon para çdo seance, ai u ka kërkuar lojtarëve të tij që ta vlerësojnë kundërshtarin e radhës, sepse Vllaznia është një rival për trofe këtë sezon.

Lojtarët Dje, kryeqytetasit kanë përfunduar procesin aerobik dhe janë stërvitur në kompleksin “Skënder Halili”. Pavarësisht mungesave të disa titullarëve, trajneri Rubio nuk e ka pasur të vështirë të testojë kontigjentin në një ndeshje brenda familjes. Madje duke qenë se pjesën më të madhe të titullarëve i ka stërvitur gjatë këtyre ditëve, ai dje i është kthyer ushtrimeve me topin. Lojtarët jo vetëm që janë argëtuar, por vihet re se të rinjtë, si Selaci, Morina, Tushe, Taku, Peposhi, Burreli po trajtohen shumë mirë nga futbollistët me eksperiencë dhe trajneri spanjoll, madje po përfitojnë eksperiencën e duhur për të ardhmen. Madje Rubio deri më tani ka guxuar që të aktivizojë në ndeshje të rëndësishme edhe disa prej tyre, si: Taku, Tushe, Peposhi e Morina, që janë e ardhmja e sigurt për klubin e Tiranës.

Terreni Për shkak të shirave të vazhdueshëm që kanë rënë dy ditët e fundit, terreni në “Skënder Halili” ka qenë i lagësht, madje gjithë seanca e djeshme është zhvilluar nën reshjet e shiut, dhe kjo i ka bezdisur jo pak futbollistët kryeqytetas. Stërvitja është zhvilluar në fushën me bar natyral të kompleksit bardheblu. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar aspak trajnerin Rubio dhe lojtarët e tij që të zhvillojnë një stërvitje me ngarkesë të plotë. Spanjolli Rubio dje ka zhvilluar një ndeshje kontrolli mes lojtarëve, që ka shërbyer edhe si një matje “pulsi” për të gjithë futbollistët që ka pasur në dispozicion. Ndërkohë, skuadra do të bëjë pushim sot, për t’iu rikthyer stërvitjes ditën e hënë.



Tirana, dy sezone pa fituar në “Loro Boriçi”

Sfida e së shtunës së ardhshme që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” në orën 16:00. Padyshim që mund të konsiderohet si kryendeshja e javës së pestë e kategorisë superiore. Tirana dhe Vllaznia janë skuadrat më të rëndësishmë të futbollit shqiptar, ndaj kjo përballje pritet të ketë interes të madh nga sportëdashësit e të dyja ekipeve. Mirëpo, ndryshe nga kuqeblutë që kanë fituar në kryeqytet, si kur janë drejtuar nga Edi Martini para dy sezonesh, ashtu edhe nga Mirel Josa vjet, Tirana ka dy sezone që nuk fiton në “Loro Boriçi”. Bëhet fjalë për sezonin 2009-2010, kur skuadra drejtohej nga Alban Tafaj dhe Gjergji Muzaka ka qenë autori i golit të vetëm që i dha fitoren kryeqytetasve. Gjithsesi, historia tashmë është ndryshe, madje bardheblutë momentalisht po gëzojnë një formë më të mirë se shkodranët. Kryeqytetasit kanë nëntë pikë në katër javë, ndërsa kuqeblutë kanë gjashtë pikë. Të dy ekipet kanë ndryshuar shumë në përbërje po t’i krahasosh me një sezon më parë, ndaj do të kërkojnë të marin maksimumin në ndeshjen e radhës. Bardheblutë duan fitoren për t’u konsoliduar në vendin e parë, ndërsa kuqeblutë duan të mposhtin kryeqytetasit dhe të marrin vendin e parë në renditje. Gjithsesi, “arma” më e fortë për të dy ekipet mbetet sulmi, ku Vllaznia ka në përbërje kualitete, si Sukaj, Sinani e Vajushi, ndërsa Tirana ka dy shkodranët Bala dhe G. Lika, por edhe talentin Morina.



Sot kthehet keniani Situma, por pa Aritën

Duke filluar nga dita e sotme e deri të mërkurën, bardheblutë do të fillojnë të plotësohen. Bëhet fjalë për lojtarët që janë thirrur nga ekipet përfaqësuese. Kështu, i pari që pritet të mbërrijë është mesfushori shkatërrues nga Kenia, Xhejms Situma, i cili dje ishte pjesë e kombëtares së tij në ndeshjen me Ugandën. Situma u largua me kokën e tij, pasi trajneri Rubio kishte dëshirë që ta përfshinte në 18-shen e ndeshjes me Flamurtarin një javë më parë, por lojtari u largua para kohe për t’u grumbulluar me Kenian. Gjithsesi, trajneri Rubio, kur u pyet nëse do të ketë ndonjë ndëshkim për Situmën, u shmang të përgjigjej, duke jua lënë “topin” drejtuesve të vendosin nëse do ta gjobisin apo jo lojtarin. Por, Situma duket se do të vijë i vetëm, sepse bashkëpatrioti i tij, sulmuesi Moses Arita, duket se nuk e ka bindur aspak stafin drejtues gjatë kohës që qëndroi në kryeqytet, duke i mbyllur para kohe “hesapet” me 24 herë kampionët.



Portieri Mustafa “divorcohet” me bardheblutë

Portieri shkodran me eksperiencë Arjon Mustafa, i cili iu bashkua Tiranës para një muaji, duket se e ka mbyllur para kohe “aventurën” me kryeqytetasit. Ish-portieri i Vllaznisë, Partizanit, Besës, Kamzës, Lushnjës dhe Elbasanit, Mustafa, është largura, duke e lënë Tiranën vetëm me dy portierë, që stërviten nga trajneri Astrit Nallbani. Fjala është për “gardianin” Ilion Lika, i cili është titullar, si dhe portieri me perspektivë, Elidon Selaci, edhe ky i ardhur gjatë verës pas eksperiencave me Besën, Luzin, Besëlidhjen dhe Shkumbinin.





Gilman Lika, lojtari më i mirë i muajit shtator

Gilman Lika, falë paraqitjes së tij në kampionat, por edhe me kombëtaren, ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i muajit shtator”. Ky çmim i është dhënë atij nga shoqata “Sporti na bashkon”, që ka përmbledhur votimin e katër gazetave të përditshme sportive në vendin tonë. Gilman Lika, padyshim ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit, ku është dalluar jo vetëm në mesfushë, por ka shënuar edhe dy gola të rëndësishëm deri më tani: në Krujë ndaj Kastriotit (eurogol), si dhe ndaj Pogradecit, me 11-m. Vetë mesfushori Gilman Lika ndihet i lumtur për çmimin që ka marrë dhe beson se ky do të jetë një sezon çmimesh dhe trofesh për të dhe skuadrën e Tiranës, ku ai luan. I kontaktuar nga “Sporti shqiptar”, dje pasdite, Gilman Lika ka pohuar: “Unë i falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar mua dhe me kanë vlerësuar, duke më dhënë çmimin si futbollisti më i mirë i muajit shtator. Shpresoj që ky të jetë sezoni i sukseseve për mua dhe Tiranën. Këtë çmim kam dëshirë ta ndaj me të gjithë shokët e mi te Tirana dhe familjen time, sepse edhe ata kanë pjesën e tyre në këtë sukses,” – tha mesfushori Lika, i cili u aktivizua si titullar në ndeshjen e së shtunës ndaj Francës, nga trajneri Josip Kuzhe.
 
Pe: FK Tirana

Bala: Tani fillon “malorja” për Tiranën, por mos humbim kreun”


Sulmuesi i bardhebluve e parashikon të vështirë vijimin e garës. Sipas tij, ekipi ka nevojë për përqendrim, sepse gara po bëhet e ashpër

Tirana tashmë është përqendruar vetëm te ndeshja e radhës, transferta me Vllazninë, që do të zhvillohet ditën e shtunë në “Loro Boriçi”. Sulmuesi i bardhebluve, Bekim Bala, këtë javë pritet që të luajë në “Loro Boriçi”, aty ku doli dhe u spikat si talent me skuadrën shkodrane, por në këtë përballje do të mbajë veshur fanellën e Tiranës. Vetë Bala ka nostalgji për tifozerinë shkodrane dhe Vllazninë, të cilën pavarësisht momentit jo të mirë që po kalon, e quan pretendente për titull.

Në një prononcim ekskluziv dhënë enkas për “Sportin shqiptar”, golashënuesi më i mirë i Tiranës deri më tani ka theksuar: “Ne jemi në një moment të mirë, falë rezultateve pozitive që kemi marrë në tri javët e fundit, duke fituar edhe me rivalë si Kastrioti apo Flamurtari. Shpresojmë që të mbajmë këtë ritëm, duke filluar nga ndeshja e radhës me Vllazninë në transfertë.

Tirana është pretendente për titullin kampion, por kampionati tani fillon sepse gara bëhet interesante dhe ekipet nuk kanë shumë diferenca këtë sezon. Ne duhet që të bëjmë sa më pak gabime për të mos e lëshuar kreun, duke filluar që nga transferta e radhës me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Natyrisht që kam nostalgji për Vllazninë, sepse aty kam kaluar çaste të paharrueshme, drejtuesit e saj më kanë besuar formacionin në moshën 18-vjeçare. Por më kanë mbështetur dhe tifozët shkodranë, megjithatë jemi në futbollin profesionist dhe tashmë luaj për Tiranën. Shpresoj që të fitojmë në Shkodër për mos të humbur kreun,” – u shpreh sulmuesi Bekim Bala.

Golat Deri më tani, kur kanë kaluar katër javë kampionat, sulmuesi kryesor i bardhebluve, Bekim Bala, ka shënuar jo pak, por tre gola në katër ndeshje. Megjithatë, ai nuk tregohet egoist, por kërkon që t’i ndajë meritat me të gjithë shokët e skuadrës: “Më vjen mirë që ky sezon ka ndryshuar më mirë nga sa e kisha menduar, si në aspektin personal ashtu dhe për Tiranën.

Kam shënuar tre gola, por nuk është vetëm merita ime. Të gjithë më kanë mbështetur në skuadër, duke filluar që nga presidenti, trajneri dhe shokët e ekipit, kështu që edhe në suksesin tim personal ata kanë meritat e tyre. Shpresoj që të mbaj këtë ritëm edhe në vazhdim, sepse përveç titullit kampion dhe kupës, synoj që të fitoj edhe “Këpucën e artë”, një trofe që më shërben shumë në aspektin personal”.

Dëmtimi “E kam kaluar dëmtimin e rëndë që pësova në ndeshjen ndaj Pogradecit, ku theva edhe hundën. Më ngeli peng që mungova në një ndeshje të madhe si ajo me Flamurtarin, megjithatë më vjen mirë që luajti Morina dhe shënoi gol dhe mbi të gjitha që fitoi Tirana. Unë dhe Morina jemi një dyshe simpatike në sulm dhe të dy të aftë që t’i shënojmë çdo kundërshtari.”

Shpresat Bekim Bala ka disa ditë që është grumbulluar me ekipin Shpresa dhe dje në mesditë stafi i kuqezinjve “të vegjël” janë nisur drejt Polonisë. Në lidhje me eksperiencën në përfaqësuesen U -21, ku në disa takime miqësore, por edhe ndeshje zyrtare, Bekim Bala ka shënuar, për takimin e nesërm me polakët shkodrani tha: “Shpresoj që të tregoj një formë të mirë edhe me Shpresën dhe do të jap maksimumin që të kthehemi me fitore nga Polonia. Do të jetë një ndeshje e fortë, megjithatë ne do të bëjmë tonën për të marrë rezultat pozitiv.”



270 Minuta është aktivizuar këtë sezon në kampionat me bardheblutë sulmuesi shkodran Bekim Bala



3 Gola ka shënuar Bala në tri ndeshje që është aktivizuar, një ndaj Kastriotit dhe dy ndaj Pogradecit



2 Sulmues “puro” ka aktualisht trajneri spanjoll Rubio në dispozicion, Balën dhe Morinën



Bardheblutë, të mërkurën plotësohet kontigjenti

Gjatë javës që shkoi, por edhe sot dhe neser, trajneri Rubio do të punojë me grup të cunguar, për shkak se disa lojtarë janë grumbulluar me përfaqësueset respektive. Fjala është për Klodian Duron dhe Gilman Likën, të cilët janë të grumbulluar me përfaqësuesen e trajnerit Kuzhe, ndërsa Bala është pjesë e Shpresës.

Situma është grumbulluar nga Kenia dhe është larguar para një jave, ndërsa Peposhi me U-19. Vetëm të mërkurën trajneri spanjoll i Tiranës do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të fillojë të projektojë edhe formacionin anti-Vllazni.

Gjithsesi, Rubio është i kënaqur me formën që kanë treguar lojtarët që ka stërvitur gjatë këtyre ditëve, madje fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë të dëmtuar apo të pezulluar për shkak kartonësh, çka do të thotë se të shtunën në “Loro Boriçi” bardheblutë do të jenë me kontigjent të plotë.



Java vendimtare për kryeqytetasit

Përpos përgatitjeve për ndeshjen me Vllazninë, të gjithë drejtuesit më të lartë por edhe stafi së bashku me lojtarët do të ndjekin me interes se si do të ecë procesi i privatizimit të klubit të Tiranës. Më datën 12 do të mblidhet edhe këshilli bashkiak i Tiranës, që në rend të ditës ka edhe futbollin, pra privatizimin e KF “Tiranës”, sepse afati i lënë nga FSHF për kthimin në sh.a. është data 15 tetor dhe instutucioni më i lartë i futbollit këtë radhë nuk ka ndër mend që të tolerojë më.



Trajneri Rubio ul “dozat” e ngarkesës

Pasi janë stërvitur nga Liqeni Artificial të enjten dhe të premten dhe vetëm të shtunën kanë punuar kryesisht ushtrime me topin, sot bardheblutë do të fillojnë përgatitjet me një program ndryshe. Trajneri spanjoll Rubio ka ulur ngarkesat në stërvitje, pasi ka “shkundur” lojtarët e tij, të cilët për dy ditë i kanë rënë anë e mbanë liqenit. Pasi kanë qendruar pushim absolut dje, sot pasdite në “Skënder Halili”, kryeqytetasit do të fillojnë përgatitjet për ndeshjen me kuqeblutë.
 
Pe: FK Tirana

Pisha: Vllaznia mbetet pretendente, në Shkodër për ta mundur

“Tirana dhe Vllaznia janë dy nga ekipet më të mira të kampionatit. Por që të fitosh titullin, duhet të mundësh edhe rivalët”

Arjan Pisha, një nga blerjet e bujshme në merkaton e verës të presidentit të Tiranës, Refik Halili, në prag të transfertës me Vllazninë, beson se skuadra e tij nuk do të dalë “duarbosh” nga “Loro Boriçi”. Pisha është i bindur se do të jetë një ndeshje ku nuk do të mungojë spektakli dhe në lojë janë të tri rezultatet.

Megjithatë, një fitore ndaj një rivali të drejtpërdrejtë si shkodranët, sipas Pishës, do t’i bënte shumë mirë Tiranës në këto momente. Në një prononcim që ka dhënë para përballjes me kuqeblutë, qendërmbrojtësi i bardhebluve, Arjan Pisha, ka pohuar: “Deri më tani jemi në rrugë të mbarë, jemi konsoliduar shumë si skuadër sidomos me tri fitoret e fundit.

Tirana dhe Shkodra, për hir të së vërtetës, duhet pranuar që janë dy nga ekipet jo vetëm me traditë, por edhe më të mirat në futbollin shqiptar. Do të shkojmë në Shkodër me synimin e vetëm për të marrë tri pikët, pa e nënvlerësuar aspak Vllazninë. Sfidën ndaj shkodranëve e shoh të hapur dhe në lojë janë të tri rezultatet, megjithatë ne synojmë që mos të ndalemi as këtë javë.

Një fitore në “Loro Boriçi” do të na bënte shumë punë në këto momente, kështu që po përgatitemi seriozisht për transfertën me Vllazninë. Për titullin është pak shpejt që të flasim, megjithatë këtë sezon është objektivi ynë kryesor. Që të shpallesh kampion nuk mjaftojnë vetëm fitoret në ndeshjet brenda, por duhet të fitosh edhe në fushat e rivalëve. Fitorja me Vllazninë do të na shërbente shumë në anën morale për vazhdimësinë e garës, – pohoi fillimisht mbrojtësi i bardhebluve, Arjan Pisha.

Sulmi shkodran Pa dyshim që “arma” më e fortë e kuqebluve është sulmi, aty ku luajnë lojtarë me eksperiencë dhe që dinë ta gjejnë kollaj rrugën e rrjetës. Fjala është për Vioresin Sinanin, por edhe Xhevahir Sukajn dhe Armando Vajushin. Këtë mendim ka edhe Pisha, i cili thotë se shkodranët kanë një sulm “vrasës” dhe me lojtarë cilësorë.

“ثshtë e vërtetë që Vllaznia ka një sulm për t’u pasur në konsideratë. Këtë e ka treguar deri më tani dyshja Sukaj-Vajushi, që kanë shënuar edhe gola në ndeshje të rëndësishme. Por unë nuk kam preferenca, për të markuar Sukajn apo Vajushin. Janë detyra që i cakton trajneri dhe këdo prej tyre të më lërë për të markuar, unë besoj se do t’ia dal.”

Mbrojtja Ndër të tjera, Arjan Pisha, nuk ngurroi që t’i bëjë elozhe edhe mbrojtjes së Tiranës, aty ku luan edhe vetë. Sipas tij, Tirana ka një mbrojtje shumë të fortë dhe me lojtarë që kanë fituar trofe. Kjo u pa qartë edhe në ndeshjen ndaj nënkampionit të Shqipërisë, Flamurtarit, kur sulmuesit vlonjatë nuk e goditën asnjëherë portën e Likës.

“Tirana ka një mbrojtje shumë të mirë, madje këtë e kemi treguar edhe në këto katër javët e para. Besoj se edhe në Shkodër ne do të jemi në lartësinë e detyrës. Në repartin difensiv, janë të gjithë lojtarë me eksperiencë. Personalisht në qendër të mbrojties unë ndihem mirë, pasi kam në krah një “partner” si Dushku dhe merremi vesh me njëri-tjetrin.”



“Sukaj apo Vajushi? Më shumë frikë kam Sinanin”

Në mbyllje të prononcimit të tij, qendërmbrojtësi me eksperiencë i bardhebluve, Arjan Pisha, foli edhe për sulmuesin shkodran Sinani të cilin e vlerëson shumë për eksperiencën, por edhe aftësitë që Viori ka si shënues. “Si Sukaj ashtu edhe Vajushi njihen si shënues të mirëfilltë.

Megjithatë, unë më shumë frikë kam sulmuesin me eksperiencë të Vllaznisë, Vioresin Sinani. ثshtë një lojtar me vlera dhe ka potenciale të mëdha. Nuk fal para portës kundërshtare, ndaj edhe në përballjen në Shkodër do të preferoja që të kisha një duel me Sinanin,” – tha në formë batute Pisha.



3 Ekipe ka provuar deri më tani Arjan Pisha. E ka nisur karrierën te skuadra e qytetit të tij të lindjes, Elbasan, për të kontribuar më pas edhe për Dinamon dhe Tiranën



2 Herë e ka veshur qendërmbrojtësi 33-vjeçar Pisha fanellën bardheblu deri më tani



1 Trofe ka fituar këtë sezon me bardheblutë, Superkupën e Shqipërisë, ku bardheblutë mposhtën Skënderbeun në stadiumin e vet gushtin që shkoi

Situma nuk duket dhe shkel lejen, stafi shqetësohet

Pavarësisht se u largua me kokën e vet drejt Kenias, për shkak se ishte pjesë e listës së përfaqësueses së vendit të tij përpara ndeshjes me Ugandën dhe pritej që të kthehej në Tiranë qysh të dielën, Xhejms Situma as dje nuk ka qenë i pranishëm në kompleksin “Skënder Halili”. Kokëfortësia e kenianit e ka irrituar jo pak edhe trajnerin Hulian Rubio, i cili edhe në analizën e djeshme i ka kërkuar shefit të klubit, Tafaj, të dijë për vonesën e Situmës.

Situma ka qenë titullar në përfaqësuesen e Kenias në ndeshjen me Ugandën, që u zhvillua të shtunën në mbrëmje. Mirëpo vonesa e tij pa shkak dhe pa lajmëruar asnjë nga drejtuesit më të lartë, ka shkaktuar pakënaqësi të këta të fundit. Madje, burime pranë klubit thonë se ai mund të mos vijë më, megjithëse ka një kontratë dyvjeçare, e cila duhet respektuar nga ana e tij. Në bazë të kontratës, keniani nuk mund të luajë me asnjë skuadër tjetër në asnjë kampionat të botës.

Edhe trajneri Rubio vishet bardheblu

Që kur kishte ardhur në Shqipëri në fund të muajit qershor, e kishim parë trajnerin Rubio që kur drejtonte skuadrën në stërvitje të mbante veshur unifroma të ndryshme. Ndërsa në ndeshjet zyrtare ai preferon të mbajë veshje serioze.

Mirëpo dje, spanjolli që drejton bardheblutë prej afro tre muajsh, binte menjëherë në sy, sepse kishte veshur një kostum sportiv bardheblu. Uniforma karakteristike, natyrisht që nuk kishte se si të mos i shkonte edhe spanjollit Rubio, madje kjo ka rënë jo pak edhe në syrin e të pranishmëve.



Klodian Duro i bashkohet skuadrës në stërvitje

Dje, nën urdhrat e trajnerit spanjoll Hulian Rubio Sançez është vënë edhe mesfushori i përfaqësueses sonë, Klodian Duro. Ky i fundit kishte afro një javë që ishte vënë nën urdhrat e trajnerit Josip Kuzhe për ndeshjen me Francën dhe Rumaninë.

Mirëpo, Duro u ndëshkua me karton të verdhë ndaj “Gjelave”, i dyti në kompeticionet europiane, dhe nuk do të aktivizohet ndaj rumunëve. Dje, ai është stërvitur me bardheblutë, në prag të përballjes së radhës me Vllazninë, që do të luhet këtë të shtunë në “Loro Boriçi”.
 
Pe: FK Tirana

Karabeci: Fitoj titullin dhe kombëtaren, ky sezoni im


“S’e kemi më frikë Vllazninë në Shkodër. Duhet që të përfitojmë nga momenti jo i mirë që po kalojnë kuqeblutë”

Mesfushori i Tiranës, Erando Karabeci, i cili në ndeshjen e javës që shkoi me Flamurtarin në “Qemal Stafa” fitoi formacionin pas një dëmtimi të gjatë, tashmë është i bindur se skuadra e tij do të marrë fitoren e radhës në “Loro Boriçi”, në sfidën që do të luhet të shtunën në orën 16:00. Vetë Erando beson se vrullin e Tiranës nuk mund ta ndalë jo vetëm Vllaznia, por asnjë nga ekipet e superligës.

Tirana e këtij sezoni ështe destinuar për të fituar titullin kampion, pse jo edhe Kupën e Shqipërisë, kështu që Karabeci e quan këtë vitin e tij dhe të Tiranës. “Ne po përgatitemi për ndeshjen me Vllazninë dhe unë jam i bindur që do të fitojmë në Shkodër. Këtë nuk e them për t’u ulur vlerat shkodranëve, sepse kanë një skuadër me tradita në futbollin shqiptar, por nisur edhe nga forma e mirë që po kalojmë. Kështu që nuk besoj se Vllaznia do ta ndalë dot Tiranën, edhe pse ndeshja do të luhet në Shkodër.

Në aspektin personal shpresoj që të bëj një paraqitje bindëse, sepse kjo periudhë ndërprerje dyjavore më ka shërbyer akoma më mirë për t’u riaftësuar plotësisht. Jam i bindur që ky do të jetë sezoni im dhe i Tiranës. Synimi im kryesor mbetet që të fitoj titullin kampion, i vetmi objektiv që nuk e kam shijuar në këtë skuadër, – u shpreh mesfushori i Tiranës, Erando Karabeci.

Optimizmi Në radhët e skuadrës bardheblu, por edhe në syrin e të gjithë lojtarëve, shihet qartë optimizmi në këtë periudhë, edhe pse kampionati sa po vjen e po bëhet më i ashpër. “Ky është një moment shumë i mirë dhe fakti që kemi tri fitore radhazi na bën optimistë për vazhdimësinë. Megjithatë, Vllaznia do të jetë si një “peshore” dhe do të tregojë më së miri forcën reale të Tiranës edhe në transfertë dhe aq më tepër ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në luftën për titull.

Në qoftë se kalojmë me sukses edhe Vllazninë, atëherë konfirmohemi si skuadra më e fortë e kampionatit. Deri më tani kemi fituar në Krujë, të njëjtën gjë duhet që të bëjmë edhe të shtunën në Shkodër.”

Kombëtarja “Tashmë e pres një ftesë nga trajneri i përfaqësueses. Duke qenë se shumë nga lojtarët kuqezinj do të varin “këpucët në gozhë” mendoj se do të krijohen hapësira edhe për ne lojtarët e kampionatit shqiptar. Kam tre sezone që luaj titullar me Tiranën, ndaj e pres një ftesë nga stafi i përfaqësueses.

Të gjithë të jenë të bindur se nuk do t’i zhgënjej. Tashmë jam në kulmin e karrierës, i aftë që të përballem edhe me sfida akoma më të mëdha në karrierën time,” – theksoi në mbyllje të prononcimit të tij mesfushori i bardhebluve, Erando Karabeci.



90 Minuta ka luajtur mesfushori 23-vjeçar Erando Karabeci këtë sezon me bardheblutë, pikërisht një javë më parë në sfidën ndaj kuqezinjve



3 Sezone ka Karabeci që aktivizohet si titullar në skuadrën e Tiranës, me të cilën ka fituar tre trofe, dy superkupa dhe një Kupë të Shqipërisë
 
Pe: FK Tirana

Gilman Lika: Në Shkodër gjithmonë është e vështirë


Futbollisti shkodran mendon se tekniku kroat i kombëtares duhet t’i kishte dhënë më shumë hapësira

Ekipi i Tiranës ka zhvilluar dje seancën e radhës stërvitore për ndeshjen kundër Vllaznisë. Këto janë dy ekipe me traditë në fubollin tonë dhe që në këtë takim kërkojnë të fitojnë me çdo kusht ndaj njëra-tjetrës për të marrë kryesimin në tabelën e klasifikimit. Trajnimi filloi në orën 16:00 dhe përfundoi në 18:00 ku në 30 mintuat e para lojtarët bënë disa vrapime rreth fushës me bar natyral dhe në pjesën tjetër zhvilluan ndeshje kontrolli.

Së pari, skuadra u nda në tri grupe me nga shtatë futbollistë dhe më pas në dy grupe me nga 11 futbollistë. Në një grup qëndronin lojtarët që janë baza e skuadrës dhe në tjetrin zëvendësuesit, por kishte dhe ndërrime brenda lojës për të parë gjendjen më mirë të futbollistëve. Në fund të seancës trajneri ka dhënë dhe këshillat përkatëse për disa lojtarë si: Morina, Karabeci etj..

Dje stërvitjes iu rikthye dhe Gilman Lika, që u grumbullua nga tekniku Kuzhe për dy ndeshjet e fundit të fazës eliminatore të Euro 2012. Lika luajti si titullar në ndeshjen me Francën, ndërsa të martën ndaj Rumanisë nuk aktivizua asnjë minutë. Për më tepër, shkodrani Lika për “Sportin Shqiptar” thotë:

Kombëtarja “Dua ta nis nga ndeshja e parë ku luajta normalisht dhe nuk është se bëra ndeshje të madhe, por luajta ndaj Francës, ndaj një ekipi të madh. Ishtë më tepër kënaqësi të luaje ndaj saj, ne shkuam për të marrë rezultat pozitiv, por ja që humbëm. Të martën nuk luajta asnjë minutë, por më vjen keq që barazuam. Nuk jam i kënaqur nga trajneri Kuzhe, sepse prisja më tepër aktivizim në takimin e të martës. Gjithçka unë e lidh dhe me aktivizimin me ekipin ku luaj aktualisht, Tiranën, mbase duhet të jap më shumë këtu që të bie më shumë në sy të teknikut të kombëtares.”

Vllaznia–Tirana “Kjo ndeshje më dhuron shumë emocione dhe shpresoj të fitojmë takimin. Vllaznia ka një ekip simpatik dhe e njoh mirë mentalitetin shkodran që nuk e pranojnë një humbje tjetër radhazi në kampionat. Në Shkodër kërkojnë më shumë nga vetja dhe duan patjetër fitoren. Ne do të luajmë dhe do të kërkojmë të jemi ne fituesit, por gjithçka i lihet fushës.”



Dëmtohet Dushku, në dilemë aktivizimi

Erion Dushku ditën e martë është dëmtuar në muskulin e gjurit të majtë, në një përballje gjatë lojës me portierin Selaci. Ka shumë gjasa të mos jetë titullar në takimin ndaj Vllaznisë të shtunën, por është mjeku i ekipit që jep garanci se Dushku nuk do t’i mungojë ekipit dhe se do të jetë i gatshëm që nga mintua e parë për teknikun Rubio, edhe pse sot ka zhvilluar stërvitje individuale dhe masazhime të këmbës.



Bardheblutë, që sot me uniforma të reja

Sot ekipi 24 herë kampion do të pajiset me veshjet e reja të lojës dhe të stëvitjes që mbajnë emrin e firmës së veshjeve sportive, “Legea”. Skuadra fanellat e lojës do t’i ketë në dorë vetëm ditën e ndeshjes kundër Vllaznisë, pasi duhet të stamposet dhe biznesi sponsorizues në pjesën e përparme të bluzave. Kjo gjë ndodh sepse ekipi i Tiranës sapo ka marrë vendimin për t’u kthyer në shoqëri aksionare.
 
Pe: FK Tirana

Tirana e futbollit përllogaritet 5 miliardë lekë kapitale


Klubi i kryeqytetit, me 47 trofe në palmaresin e vet, vlerësohet për herë të parë financiarisht pas 91 vitesh që nga krijimi
Kthimi në sh.a, të mërkurën, në mbledhjen e këshillit bashkiak të kryeqytetit, duket se i ka hapur rrugë edhe privatizimit të Tiranës, skuadrës bardheblu, që numëron në palmaresin e vet 47 trofe, prej të cilëve 24 tituj kampionë, 14 Kupa të Shqipërisë dhe 9 Superkupa. Nga burime pranë Bashkisë së Tiranës merret vesh se është bërë tashmë një vlerësim total i KF Tiranës, sa u përket ambienteve sportive dhe aseteve të tjera plotësuese, të cilat arrijnë një vlerë totale prej 5 miliardë lekësh.

Deri në vitin 1992 në varësinë e ish-komitetit ekzekutiv, KF “Tirana” kaloi po atë vit në varësi dhe u bë pronë e bashkisë së kryeqytetit. Sikurse dihet, gjatë viteve të demokracisë, kur Tirana ka qenë në vijën e parë të futbollit kombëtar shqiptar, duke dominuar me trofetë e fituar, skuadra 24 herë kampione e vendit është mbështetur financiarisht nga disa donatorë, apo sponsorë, që sipas rastit janë pagëzuar në mënyra të ndryshme edhe si presidentë të klubit, të tillë si Metush Seferi, egjiptiani El Sajed, Lutfi Nuri, Agron Papuli, Shefikat Ngjela dhe Refik Halili.

Ky i fundit nuk i është ndarë për asnjë moment Tiranës, e ka financuar në bashkëpunim me të tjerët, por prej më shumë se dy vitesh ka gjithçka mbi shpatullat e tij. Gjithsesi, shndërrimi i KF “Tiranës” në shoqëri aksionare i nxjerr praktikisht dhe ligjërisht jashtë loje, pasi të gjithë kanë investuar si sponsorë vullnetarë, pa gëzuar asnjë aset në klubin bardheblu.

Nga ajo që tha kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha, në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, u la të nënkuptohet se mbajtja 100 përqind e aksioneve të klubit nga bashkia është një zgjidhje e momentit, pasi bordi drejtues i sh.a-së do të procedojë më tej, hap pas hapi, me afrimin e donatorëve të interesuar.

اka do të thotë se aksionet do të nxirren në shitje, por se sa do të mbajë vetë Bashkia e Tiranës, sa do t’u afrohen atyre që kanë shpenzuar te kjo skuadër në të shkuarën e largët apo të afërt, a do të afrohen donatorë të tjerë të rinj, janë pyetje që kërkojnë përgjigje. Referuar vlerësimit të bërë nga bashkia për KF “Tiranën”, merret vesh se rreth 80% të vlerës e përbën stadiumi “Selman Stermasi”, bashkë me aneksin e tij.

Vetëm ky stadium, i ndërtuar në një sipërfaqe prej 27.466 metra katrorë, ka si vlerë trualli në atë zonë rreth 120.000 lekë për metër katror. Pra, si impiant sportiv i bie të kapë në total shifrën e 3.3 miliardë lekëve. Po ky stadium ka të përfshirë edhe 7144 metra katrorë tokë, që përbëjnë fushat e kompleksit, sipërfaqe kjo e vlerësuar me rreth 860 milionë lekë.

Stadiumit “Selman Stermasi” i shtohet edhe godina e tribunës, e zyrave, shkallët e muret rrethuese, duke e mbyllur këtë aset në total me një vlerë prej 4.2 miliardë lekësh. Një tjetër aset i rëndësishëm i Tiranës është kompleksi “Skënder Halili”. Ky kompleks ka një sipërfaqe prej 7208 metra katrorë.

Trualli i kësaj zone, në bazë të ligjit, vlerësohet me 9000 lekë për metër katror, që do të thotë se në total kompleksi “Skënder Halili”, përfshirë këtu fushat stërvitore dhe ndërtesën dytkatëshe, vlerësohet me rreth 500 milionë lekë.

Në pronësinë e klubit të futbollit “Tirana” janë edhe dy fusha në zonën e Kombinatit, me një sipërfaqe 14.394 m2. Këto sipërfaqe janë vlerësuar me rreth 300 milionë lekë. Pra, gjithsej vlera totale e skuadrës së Tiranës, 24 herë kampione e Shqipërisë, arrin shifrën e 5 miliardë lekëve.

Mbetet të vlerësohet edhe stema dhe emri i këtij klubi, i cili ka hyrë në një fazë të re të funksionimit të tij, si sh.a, e regjistruar si e tillë edhe në QKR tashmë, por mbetet të sqarohet mënyra se si do të administrohen dhe shpërndahen aksionet. Për momentin është bërë regjistrimi në QKR dhe kthimi i klubit në sh.a., duke përmbushur kështu një kërkesë të UEFA-s dhe FSHF-së.
 
Pe: FK Tirana

Vllaznia –Tirana dhuron spektakël, barzimi rezultati më i drejtë



Kryendeshja e javës së pestë të kategorisë superiore ka qenë përballja e “Loro Boriçit” mes Vllaznisë dhe Tiranës. Takimi ka qenë i një niveli të kënaqshëm, me gola spektakolarë, lojë të rrejdhëshme, tifozeri e shumë në stadium. Si ky takim ka nevojë superliga shqiptare. Bradheblutë ishin më superiorë në pjesën e parë, por gjithçka mbyllet 0-0. Pjesa e dytë i pati të gjitha, ku shkodranët arrijnë të shënojnë dy eurogola, Sukaj nga një goditje dënimi mbi 30 metra shënon golin e parë në minutën e 51-të. Në minutën e 60-të është radha e mbrojtësit Petroviç, që të dyfishojë me anë të një tjetër goli të bukur. Shkodranët kujtuan se e kaluan Tiranën, por të besuarit e trajnerit Rubjo, që e freskon formacion, arrin të surprizojë vendasit. Në minutën e 76-të Morina përfiton nga një hezitim i mbrojtjes dhe portierit të Vllaznisë duke shënuar. Tre minuta më vonë Klodian Duro tregon klasin e tij duke realizuar një tejtër gol të bukur dhe 2-2. Në fund të ndeshjes Xhevahir Sukaj i vetëm me portierin Lika të Tiranës, pati mundësi shënimi për t’i dhënë fitoren shkodranëve. Por sulmuesi nuk finalizon si duhet. Barzimi ishte rezultati më i pranueshëm për këtë kryendeshje të superligës në javën e pestë.
 
Pe: FK Tirana

Bala: Krenarë për këtë Tiranë, askush s’na ndal dot


“Një pikë në Shkodër nuk është pak, por unë jam i bindur se do të bëjmë dy fitore radhazi, në kupë me Shkumbinin, pastaj me Bylisin”

Golashënuesi më i mirë i skuadrës së Tiranës momentalisht, Bekim Bala, pas barazimit në Shkodër, ka besim se duke filluar qysh këtë javë skuadra e tij do ta tregojë veten dhe do të rikthehet te fitorja. Balën, edhe pse nuk ka shënuar në ndeshjet e fundit, e gëzon fakti që Tirana po bind në lojë dhe me rezultate pozitive si në “shtëpi” ashtu edhe në transfertë ndaj rivalëve si Kastrioti apo Vllaznia. Në një prononcim dhënë enkas për “Sportin shqiptar”, sulmuesi i 24 herë kampionëve ka pohuar:

“Ne shkuam për të fituar në Shkodër, megjithatë për mënyrën se si shkoi loja më vjen mirë që dolëm nga fusha me një pikë. Të mos harrojmë që përballë kishim Vllazninë, që është “djepi” i futbollit shqiptar dhe me shumë kualitete brenda.

Mund të kishim fituar, por edhe mund të humbisnim në fund, por fatmirësisht morëm një rezultat pozitiv, i cili na e shton më shumë oreksin për vazhdimësinë e kampionatit. Ne duhet t’i vlerësojmë të gjitha ndeshjet ashtu siç kemi bërë deri më tani, sepse është e vetmja mënyrë për të gabuar sa më pak gjatë garës, – u shpreh golashënuesi më i mirë i bardhebluve momentalisht, Bekim Bala.

Kreu Dje, Tirana ka bërë rokadë me Teutën për vendin e parë. Durrsakët, pas fitores në transfertë ndaj Apolonisë, janë ngjitur në kuotën e 12 pikëve, ndërsa bardheblutë morën një pikë në “Loro Boriçi” dhe tashmë e shohin veten të dytët. Lidhur me luftën e vendit të parë, ku konkurrenca po bëhet gjithnjë e më e fortë javë pas jave, Bala shtoi:

“Gjithmonë në prononcimet e mia, kam thënë që është shumë shpejt të flasim për titullin. Lufta është e hapur dhe rivalët po shtohen. Fitoj Teuta në Fier dhe u ngjit në krye, ndërsa ne jemi të dytët. Megjithatë, unë do të thoja se qesh mirë ai që do të qesh në fund, sepse ne atëherë do t’i bëjmë llogaritë tonë. Unë ju garantoj se shumë shpejt do të jemi në krye, por këtë herë për të mos e lëshuar më deri në fund vendin e parë.”

Kupa “Ashtu si në kampionat, edhe kupa është një objektiv që ne duhet ta realizojmë. Në mesjavë presim në “shtëpi” Shkumbinin, kështu që mendoj se duhet të fitojmë patjetër, sepse tri pikët me peqinasit me Shkumbinin do të na shërbejnë si një “antipastë” për ndeshjen e fundjavës me Bylisin në kampionat. Qysh sot ne do të mendojmë për ta kaluar me sukses sfidën me peqinasit.”

Bylisi “Ballshiotët janë forcuar shumë këtë sezon, janë një skuadër surprizë që kanë luajtur fort edhe në transfertë, por për ne s’ka rrugë tjetër veç fitores. Do të marrim tri pikët ndaj Bylisit, sepse luajmë në “Qemal Stafa” dhe këtu nuk duhet që të falim asnjë kundërshtar, ashtu siç kemi bërë deri më tani edhe ndaj Pogradecit e Flamurtarit”, – tha në mbyllje të prononcimit të tij për gazetën sulmuesi shkodran i bardhebluve, Bekim Bala
 
Pe: FK Tirana

Rubio u kërkon përqendrim lojtarëve: Mendjen te Bylisi!


Trajneri spanjoll Hulian Rubio Sançez, pas fitores me Shkumbinin, u kërkon të tijve të shohin përpara. Konkurrenca në sulm e ngroh spanjollin

Trajneri spanjoll i Tiranës, Hulian Rubio Sançez, pas dy ndeshjeve që ka zhvilluar skuadra e tij brenda katër ditëve, me Vllazninë për kampionat në “Loro Boriçi”, ku Tirana barazoi 2-2 dhe me Shkumbinin për Cupe, ku kryeqytetasit fituan 3-1, tashmë është përqendruar te kampionati. Rubio kërkon medoemos që t’i rikthehet fitores, duke filluar që nga ndeshja e kësaj jave me Bylisin në “Qemal Stafa”. Para mediave, trajneri spanjoll ka pohuar: “Ndeshja me Shkumbinin ka qenë e shëmtuar, por ne tashmë duhet të shohim përpara. Më gëzon fakti që janë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës pothuajse të gjithë lojtarët. Me Bylisin ne do të synojmë vetëm fitoren, pavarësisht se është një kundërshtar me vlera, që vjen nga një humbje në shtëpi javën e shkuar, por ka bërë lojëra të mira deri më tani, duke qenë dinjitozë edhe në transfertë. Synimi ynë do të jetë marrja e tri pikëve për t’u rikthyer sa më shpejt në krye,” – u shpreh fillimisht trajneri spanjoll i kryeqytetasve, Rubio.

Sulmi Pa dyshim që skuadra e Tiranës në këto javë që kanë kaluar deri më tani është paraqitur kompakte dhe dinjitoze, madje jo vetëm në “shtëpi”, por edhe në transfertë dhe aq më tepër ndaj rivalëve si Kastrioti apo Vllaznia. Por trajneri Rubio duket se ka mbetur i kënaqur nga vlerat dhe golat që kanë shënuar dy sulmuesit Bala dhe Morina. Të dy, sipas Rubios, e kanë rritur ndjeshëm konkurrencën në repartin ofensiv: “Si Bala ashtu dhe Morina, pavarësisht moshës, janë lojtarë me perspektivë, por që po e ndihmojnë shumë skuadrën. Mua si trajner më vjen mirë që në sulm ka konkurrencë, duke rivalizuar për një vend titullari dy lojtarë cilësorë. Madje do të isha edhe më i kënaqur në qoftë se do të kisha edhe alternativa të tjera.”

Përgatitjet Bardheblutë nuk do të bëjnë pushim pas ndeshjes së kupës, duke qenë se të dielën, në orën 14:00, kanë ndeshjen me ballshiotët në “Qemal Stafa”. Pavarësisht se dje Rubio aktivizoi thuajse të gjithë titullarët, sot pasdite do të zhvillojë seancën e radhës në “Skënder Halili”. Deri një ditë para ndeshjes me Bylisin, bardheblutë do të përgatiten me një seancë në ditë.



Devi Muka ndjek Tiranën nga tribuna

Kishte muaj që nuk dukej në stërvitje, por edhe në stadium, por dje, krejt në mënyrë të befasishme, në “Selman Stërmasi” në zyrën e klubit është parë kapiteni legjendar i Tiranës, Devi Muka. Ky i fundit ndodhej nën shoqërinë e miqve të tij dhe shefit të klubit, Alban Tafaj. Më pas, sapo ka filluar ndeshja, Devi Muka, së bashku me sponsorin e Tiranës, Refik Halili, dhe prefektin Keltis Kruja e kanë ndjekur ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe gjatë gjithë kohës janë parë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Kur ka përfunduar ndeshja, Muka është takuar me stafin dhe pjesën më të madhe të lojtarëve bardheblu dhe më pas është larguar. Një gjë është e sigurt, tashmë Devi Muka zyrtarisht është larguar nga futbolli dhe po merret me bizneset e veta private.



Sot mblidhet bordi i sh.a. “Tirana”

Ashtu siç ishte planifikuar, sot do të mblidhet për herë të parë edhe bordi i sh.a. “Tirana”. Ishte planifikuar që mbledhja e parë të bëhej dje por është shtyrë për shkak se ka munguar kryebashkiaku Lulizm Basha, për arsyet e veta personale. Sot bordi pritet të mblidhet dhe do të vendosen edhe pikat mbi “i” për mënyrën se si do të funksionojnë bardheblutë në të ardhmen.
 
Pe: FK Tirana

Morina: Dua të jem sërish përcaktues për Tiranën


Talenti bardheblu mendon më shumë për skuadrën dhe është pothuajse i bindur se do të fitojnë titullin këtë sezon me Tiranën

Të mërkurën, kryeqytetasit kanë fituar 3-1 ndaj skuadrës së Kristaq Miles, e cila katër ditët e fundit ka luajtur dy sfida në “Selman Stermasi”, në kampionat me Dinamon, 0-0. Ky takim u luajt për fazën në grupe të Kupës së Shqipërisë, ku Tirana shfaqi dhe një herë potencën e saj, duke i rikthyer vëmendjen opinionit sportiv se pas barazimit në Shkodër nuk ka më vend për rezultate të tjera, veç fitores.

Po të kalojmë te ndeshja e fundit në kampionat, ishte Morina që riktheu Tiranën në lojë me golin e tij në minutën e 73-të, duke çuar shifrat në 2-1 për Vllazninë. Dy minuta pas golit të tij barazon shifrat Duro dhe me kaq përfundon takimi. Kurse në kupë sulmuesi bardheblu nuk ka qenë i pranishëm si pasojë e dëmtimit që i ka kaluar tashmë. Dje ai ka qenë në fushë për trajnim, madje dhe ka shënuar në minindeshjen e kontrollit.

Pas seancës stërvitore, 19-vjeçari Mario Morina, për “Sportin shqiptar”, shprehet: “Nga ndeshja e kaluar, dua të them se isha në një formë të shkëlqyer dhe e tregova me golin e shënuar. Munda që t’i riktheja shpresën për fitore Tiranës pas atij rezultati dramatik në ato minuta për skuadrën, pasi nuk kishte logjikë që ne ta pranonim diçka të tillë. Shënova dhe i dhashë një frymëmarrje ekipit dhe më pas Duro shënoi.

Pra, e mbyllëm ndeshjen në barazim, por nëse s’do të kishim gabuar në disa raste, mund të kishim fituar ndaj shkodranëve, por gjithsesi edhe me aq mbetem i këanqur. Ndërsa sot (dje) pashë që dëmtimin e vogël që pësova në Shkodër e kam kaluar, sepse nuk pata më shqetësime gjatë stërvitjes, mbase ka ndikuar dhe dita e mërkurë që unë isha pushim.”

Bylisi “Shpresoj që në takimin që vjen me Bylisin të shpërthej dhe të jap maksimalen, pse jo dhe të shënoj, duke i dhënë ekipit fitoren. Dua të jem surpriza e kësaj jave, pasi kjo do më bëjë të ndihem më mirë, po ashtu edhe për ekipin, që do patjetër tripikëshin e radhës për të qëndruar në krye. Dua të kthehem te ndeshja e lënë pas, ajo me Vllazninë, ku golin nuk e shënova vetëm për ditëlindjen time, por edhe për Tiranën, e cila duhet të qëndrojë në krye.

Për sa i përket Bylisit, pra ndeshja që do të luajmë të dielën këtu në Tiranë, mua më duket si një ndeshje radhe, ku duhet të mos e diskutojmë fitoren. Djemtë e skuadrës, në takimin e kupës, nuk besoj se dhanë maksimumin e tyre, pasi mendojnë më shumë për kampionatin, mendojnë vetëm për fitore radhë pas radhe. Ne gëzojmë një formë të shkëlqyer dhe besoj se do të bëjmë më të mirën në javët që do të vijnë. Nuk mendoj se ka ndonjë ekip tjetër për titull veç Tiranës këtë vit. Rivalët tanë mbeten vetëm në letër, pasi në fushë kemi ne kualitete,” – përfundon sulmuesi Morina.



Sina me tre të verdha, mungon ndaj Bylisit

Dje skuadra i është rikthyer stërvitjes në ambientet e kompleksit sportiv “Skënder Halili”. Trajneri Hulio Rubio ka pasur në dispozicion të gjithë skuadrën, pasi nuk ka të dëmtuar dhe të larguar nga grupi. Trajnimi ka filluar në orën 16:00 dhe futbollistët kanë dalë në fushë, duke kryer veprime aerobike e më pas disa vrapime të lehta. Pas kësaj tekniku spanjoll ka bërë një minitestim për lojtarët, duke iu organizuar një ndeshje kontrolli për pak minuta. Ndaj Bylisit do të mungojë mbrojtësi Sina, sepse vuan dënimin e tre kartonëve të verdhë.



Tirana regjistrohet në QKR si sh.a, i shpëton penalizimit

Dje është mbeldhur bordi drejtues i FK Tirana për herë të parë pas krijimit të tij më datën 12 tetor, kur vendosi shndërrimin në “sh.a.” të klubit bardheblu. Në këtë takim ka qenë të pranishëm kryebashkiaku Lulzim Basha, numri dy i skuadrës Alban Tafaj dhe më pas të gjithë drejtuesit e bordit të këtij klubi. Pas një diskutimi në këtë mbledhje, i cili ka qenë i bazuar mbi të ardhmen e ekipit të Tiranës është vendosur që të bëhet regjistrimi në QKR me pronar të vetëm Bashkinë e Tiranës, e cila është tashmë zotëruese e 100% të aksioneve të këtij klubi.

Ky fakt hedh poshtë idetë për penalizimin deri në -10 pikë nga ana e FSHF-së dhe FIFA-s nëse ky klub nuk do të bënte shndërrimin në shoqëri aksionare deri më 15 tetor. Shndërrimi në fjalë u arrit më 12 tetor, por vonesa me proçedurat ligjore për regjistrimin në QKR sollën këtë dhe që dje në mbrëmje do të përfundonte kalvari i pritjes për këtë klub. Tashmë Tirana nuk rrezikon asnjë penalizim dhe do të vijojë rrugën e nisur në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.
 
Pe: FK Tirana

Neser Luhet

Tirana – Bylis ora 14:00
 
Pe: FK Tirana

Tirana – Bylis 3-2

Shënues: Bala 31′, 53′, 90 / Dimo 27′, 71′ (11-m)
 
Pe: FK Tirana

Kryebashkiaku Basha zbret në “fushë”: Tiranë, dua titullin!


Dje në mesditë, kryebashkiaku i kryeqytetit, në krah të donatorit Halili dhe anëtarëve të bordit të sh.a-së është takuar me lojtarët

Ashtu siç ishte planifikuar, dje në mesditë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka pasur një takim në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Qemal Stafa” me skuadrën. Basha ka qenë i shoqëruar nga anëtarët e bordit të sh.a. “Tirana” dhe prefekti Keltis Kruja, ndërsa prania e tij e parë te skuadra kishte si qëllim që t’u shprehte interesin maksimal që do të ketë bashkia për ta në ditët e ardhshme.

I shoqëruar nga anëtarët e bordit, por edhe nga donatori Refik Halili, kryebashkiaku Lulzim Basha, pasi ka takuar stafin dhe lojtarët, por edhe pak tifozë të pranishëm, në dhomat e zhveshjes ka thënë: “Kam ardhur t’ju uroj para ndeshjes së sotme dhe t’ju them që Tirana është bërë sh.a.

Së bashku me Refik Halilin, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar, që do t’i njihet dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës dhe me anëtarët e bordit për t’ju premtuar mbështetje maksimale në ditët e ardhshme, për të ndërtuar një skuadër akoma më të fortë e të denjë për trofe.

Për Tiranën do të vijnë ditë më të mira dhe këtë e them me bindje të plotë. Tashmë që u bë sh.a., buxheti do të jetë akoma më i madh, sepse do të ketë edhe donatorë të tjerë në ndihmë të ekipit. Qëllimi është që të fitojmë titullin, pasi edhe mbështetja financiare nuk do t’ju mungojë si dhe shpërblimet nga ana jonë. Të gjithë të jeni të sigurt se unë dhe bashkia do t’ju kemi në qendër të vëmendjes. Do t’ju ndjekim dhe do t’ju mbështesim maksimalisht,” - pohoi fillimisht kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Batuta Para ndeshjes së djeshme, u deklarua nga burime zyrtare pranë kryebashkiakut se ai do të ndiqte Tiranën dje ndaj Bylisit. Mirëpo pasi ka folur për 20 minuta duke biseduar dhe duke bërë premtimet para skuadrës, kryebashkiaku është larguar, ndërsa kur e kanë pyetur disa nga të pranishmit nëse do ta ndiqte ndeshjen me ballshiotët, ai është përgjigjur. “Sot nuk do të vij, por të jeni të sigurt se në ndeshjen me Skënderbeun do të jem në tribune për të mbështetur skuadrën.”

Urimi Pasi është larguar pak para se të fillonte ndeshja për shkak të angazhimeve personale, pas ndeshjes, kryebashkiaku është rikthyer sërish në “Qemal Stafa, duke përgëzuar stafin dhe lojtarët për fitoren. Ai ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe i ka përgëzuar të gjithë për lojën e mirë dhe fitoren ndaj ballshiotëve, duke qendruar për dhjetë minuta me lojtarët, ndërsa këta të fundit e kanë pritur me duartrokitje kryebashkiakun, që do të ketë në plan të parë edhe skuadrën e futbollit.



TRIPLETA E PARE

Bala në delir: Dita më e lumtur për mua

Pa dyshim që sulmuesi 20-vjeçar Bekim Bala dje ka qenë heroi i bardhebluve. Pa mohuar kurrsesi, punën dhe djersën e lojtarëve të tjerë të 24 herë kampionëve, Bala ka shënuar tre gola, duke i dhënë kështu tri pikë të vyera, por shumë të mundimshme përballë Bylisit, që ka ditur të përballojë me dinjitet Tiranën. Pas ndeshjes, Bekim Bala, i lumtur për golat që ka shënuar ndaj ballshiotëve, pohoi:

“Ishte një ndeshje që ne e kishim në kontroll, edhe pse gjyqtari dha një penallti të paqenë për Bylisin, por kjo nuk më mbetet mua që ta gjykoj. Jam i kënaqur me golin e tretë, mbi të gjitha sepse i dhashë tri pikë skuadrës në një ndeshje që e fituam me mundim. Ndeshjet në Tiranë po bëhen gjithnjë e më të vestirل, sepse kundërshtarët mblidhen në mbrojtje dhe ne e gjejmë golin me shumë mundim.

Po të shohësh golat e ballshiotëve, ata nuk erdhën nga aksionet e rrjedhshme, – tha fillimisht, Bala, golashënuesi më i mirë i Tiranës deri në këto moment me gjashtë gola të realizuar. Ndërkohë, Bala para gazetarëve, pohoi se kjo do të jetë një ditë që do të mbahet mend gjatë nga ai, sepse ka shënuar tripletën e parë deri më tani në kampionat: “ثshtë tripleta e parë në kampionat qysh kur kam filluar të luaj me Vllazninë e deri më tani.

Diçka që nuk harrohet kollaj. Shënova tre gola, më vjen mirë që u konkretizuan edhe mundimet e shokëve, pasi edhe ata kanë meritë të padiskutueshme te golat e mi. Tashmë shohim vetëm përpara, basti është që të kapim kreun dhe të mos e lëshojmë deri në fund.”



Policia dhunon “Fanatiks”-at pas ndeshjes

Kur po largoheshin nga stadiumi, në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës, forcat e rendit kanë qëlluar, madje kanë dhunuar duke i shoqëruar në komisariat dy nga tifozët, pjestarë të tifo-grupit “Fanatiks” të skuadrës së Tiranës. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, disa herë forcat e rendit edhe gjatë ndeshjeve të kaluara e kanë përzënë tifo-grupin nga stadiumi, edhe pse ata kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës!



Të veçanta

- Takimin e kanë ndjekur në tribunën “VIP” një sërë personalitetesh, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, si dhe deputeti i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj, në krah të donatorit Refik Halili dhe presidentit ballshiot, Besnik Kapllanaj.

- Anëtarët e bordit të sh.a. “Tirana”, kanë qëndruar në tribune, duke ndjekur skuadrën në sfidën e djeshme.

- Në minutën e 28-të topi i Gegës ka prekur në fytyrë Rubion që po jepte udhëzimet. Spanjolli nuk është ndier mirë dhe ka shkuar menjëherë në pankinë pranë stafit mjekësor.

- Stafi i Kamzës, me në krye presidentin Naim Qarri, drejtorin teknik Skerdi Bejzade dhe trajnerin Ernest Gjoka, kanë ndjekur takimin e djeshëm.

- Një numër i paktë tifozësh në takimin e djeshëm, afro 500 bardheblu dhe rreth 50 vetë nga Ballshi, ndërkohë që më shumë dëgjoheshin ulërimat e trajnerit ballshiot Shensoi.
 
Pe: FK Tirana

Gilman Lika: Kjo Tiranë nuk njeh kundërshtar


“Jemi një skuadër dinjitoze edhe me ekipet më të forta. Por më vjen keq që gjyqtarët na i bëjnë punët më të vështira. Kupa? Kudo shkojmë për fitore”

Mesfushori shkodran i bardhebluve dhe i ekipit tonë kombëtar, Gilman Lika, është i kënaqur që në pesë javët e fundit skuadra e tij nuk ka pësuar humbje. Lika analizon fitoren me Bylisin, flet edhe për gjendjen e mirë fizike që po kalon, por tregon edhe detajet se pse u zëvendësua nga trajneri Rubio në pjesën e dytë. “E kisha menduar shumë të vështirë ndeshjen me Bylisin, edhe pse luhej në fushën tonë. Të gjitha përballjet që do të luajmë me ekipet që nuk pretendojnë, janë të vështira.

Ekipet “e vogla” nuk është kollaj që t’i mundësh këtu në Tiranë, sepse ato luajnë më shumë në mbrojtje. Me ekipet e vogla edhe Barcelona e ka të vështirë që ta gjejë golin! Megjithatë, ne duhet të mbajmë këtë ritëm dhe besoj se vështirë të na ndalë kush. U zëvendësova sepse kam pasur gjatë javës, para ndeshjes me ballshiotët një gjendje të rënduar gripale. Ndaj edhe me mirëkuptimin e trajnerit në pjesën e dytë u zëvendësova, në mënyrë që gjendja ime të mos përkeqësohej për ndeshjet në vazhdim,” – pohoi fillimisht shkodrani Gilman Lika.

Kalendari Tirana, pas fitores me Bylisin do të udhëtojë drejt Fierit në fundjavë, ku e pret një transfertë e vështirë. Vetë Lika, nuk bën dallime mes skuadrave, por thotë se edhe ekipet që duan mbijetesën, duhen vlerësuar njësoj si pretendentet. “Na pret një ndeshje në Fier me Apoloninë të cilën ne duhet ta fitojmë, edhe pse nuk do e kemi fort të lehtë. Kalendari ka qenë gjithmonë i vështirë për Tiranën. Unë nuk mund të bëj dallime, sepse të gjitha ekipet për ne janë rivalë, sepse kur e nisim garën, të gjithë kemi zero pikë.”

Forma “Ndryshe nga vjet, këtë sezon jam në formë shumë të mirë. Kur erdha këtu, kisha një dëmtim dhe ishte hera e parë që luaja me Tiranën. Sigurisht që ambientimi me grupin dhe me tifozët donte kohën e vet. Kurse tashmë gjërat janë bërë më të lehta për mua.”

Skuadra “Tirana është shumë ndryshe nga ajo që unë kam gjetur. Ekipi po tregon futboll të bukur dhe ajo që është më e rëndësishmja, po merr rezultate pozitive në “shtëpi”, por edhe në transfertë. Trajneri Rubio pa dyshim që ka pjesën më të madhe të meritave, sepse e gjeti skuadrën mes vështirësive të shumta, pati afrime dhe largime, por ai arriti që të ndërtojë një ekip kompakt dhe konkurrues në të dy “frontet”, kupë dhe kampionat. Frytet e punës të trajnerit spanjoll duket se po vijnë.”

Rivalët Ndër të tjera, Gilman Lika foli edhe për rivalët. “Normale që ne ndihemi mirë që Teuta me Skënderbeun janë ndarë në barazim, sepse tashmë u rikthyem në krye, por më shumë duhet që të mendojmë për veten tonë. Sepse ndodh që ndëshkohesh atëherë kur nuk e pret. Besoj se këtë herë nuk do të zbresim më nga froni.”



“Në Laç për fitore, edhe kupa objektivi ynë”

Nesër, Tirana do të jetë mysafire në Laç, për ndeshjen e dytë të grupeve të Kupës së Shqipërisë. “Edhe kupa bën pjesë në objektivat tona. Ndeshja që do të luajmë nesër me Laçin parashikohet e vështirë. Megjithatë, ne duhet që të bëjmë maksimumin edhe në kupë, ashtu siç kemi bërë deri më tani në kampionat. Të gjitha ekipet e kanë pasur të vështirë që të marrin pikë atje, por besoj se do t’ia dalim me sukses të mërkurën.”



“Duam drejtësi nga gjyqtarët në transfertë”

“Në këto javë të para shoh që gjyqtarët na kanë dëmtuar, siç ka ndodhur në disa ndeshje në transfertë apo edhe në “shtëpi”. Unë kujtoj Krujën në rastin e dhënies së 11-m, por edhe ndeshje të tjera. Nuk kërkojmë të na japin 5% siç është bërë e modës, apo favorizime të tjera, por të na mbajnë drejt, sidomos në sfidat që luajmë jashtë fushe, pasi jo njësoj jemi gjykuar. Nuk kërkojmë asgjë tjetër, të marrim vetëm hakun tonë.”



2 Trofe ka fituar deri më tani Gilman Lika me bardheblutë, fillimisht Kupën e Shqipërisë dhe më pas Superkupën



2 Gola ka shënura pas gjashtë javëve kampionat mesfushori shkodran Lika. E ka bërë “sefte” javën e dytë në Krujë me një eurogol nga 25 m dhe ndaj Pogradecit në kryeqytet



S’ka pushim, Rubio dhe të tijtë zbresin në fushë

Ndryshe nga herët e tjera, kur pas ndeshjeve të kampionatit, bardheblutë kanë qëndruar një ditë pushim, dje ka ndodhur e kundërta. Trajneri Hulian Rubio Sançez nuk i ka lënë pushim të tijtë, që dje kanë zbritur në fushën e “Skënder Halilit”, sepse kjo javë do të jetë e ngjeshur për 24 herë kampionët. Tiranën e presin dy transferta delikate, e para që do të zhvillohet nesër dhe do të jetë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, kurse tjera me Apoloninë në fundjavë. Dje kanë qenë të gjithë lojtarët nën urdhrat e trajnerit Rubio dhe skuadra e ndarë në dy grupe ka zhvilluar një seancë me ushtrime të karakterit shkrydhës.”



Dushku i dëmtuar në gju, mungon në Laç

Mbrojtësi i bardhebluve, Erjon Dushku, gjatë ndeshjes me Bylisin ka pasur dyluftime të ashpra me disa nga lojtarët ballshiotë dhe si rrjedhojë ai ka pësuar një dëmtim në gju. Dje, Dushku ka qenë i pranishëm në stërvitje, por si vizitor. Ai është konsultuar me trajnerin Rubio dhe më pas ka ndjekur shokët e skuadrës. Me shumë gjasa, Erjon Dushku nuk do të luajë nesër në ndeshjen e Kupës ndaj Laçit, duke pasur parasysh faktin që gjuri i tij ka pësuar ënjtje dhe mbrojtësi nuk do të rrezikojë për ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit, transfertën me Apoloninë.



Me Apoloninë luhet të dielën në orën 13:00

Sfida e javës së ardhshme, Apolonia-Tirana do të zhvillohet ditën e dielë në orën 13:00, në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit. Nisur edhe nga rezultatet e mira në javët e fundit, por edhe duke qenë se është fundjavë, pritet që qindra tifozë bardheblu të ndjekin ekipin e tyre të zemrës në qytetin e Fierit.



Dabulla feston ditëlindjen me skuadrën

Mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, dje ka festuar ditëlindjen me shokët e skuadrës. Pas seancës ai i ka qerasur të gjithë bardheblutë me nga një “Red Bull”, ndërkohë që urimi i të gjithëve nuk ka munguar për “Dabin”. Atmosfera dje është ndezur te kryeqytetasit, të cilëve, përveç rezultateve pozitive, nuk po u mungojnë edhe ditëlindjet, ku pak javë më parë kanë festuar edhe Ferraj e Karabeci.
 
Pe: FK Tirana

Duro: Te Tirana, të gjithë për një qëllim


Lojtari i kombëtares sonë shprehet në mënyrë pozitive për ekipin ku luan, por kur ka prekur temën e kombëtares dhe ka mbështetur Besnik Hasin

Ekipi 24 herë kampion i vendit, gjatë merkatos së verës, ka mundur të afrojë emra të mëdhenj të futbollit tonë në gjirin e tij, si Bekim Bala, Klodian Duro dhe Gilman Lika. Këta, ashtu siç është pritur, kanë dhënë më të mirën e tyre në ekipin e Tiranës, po ashtu edhe si pjesëtarë të kombëtares kanë treguar një formë të shkëlqyer kur kanë luajtur për fanellën kuqezi. Një nga më të vjetrit e kombëtares dhe një i rikthyer te klubi kryeqytetas, pas disa ndeshjeve me këtë fanellë dhe një nga shtyllat e skuadrës për “Sportin Shqiptar” dhe për median vizive, shprehet:

Apolonia “Mendojmë që normalisht të përgatitemi ditë për ditë dhe të rritemi nw nivel për të bërë më mirë punën tonë, për t’i ardhur më mirë në ndihmë një ekipi të madh si Tirana. Për ndeshjen e radhës që e kemi ndaj ekipit fierak, shkojmë me synimin e qartë që të bëjmë thjesht detyrën tone, duke marrë në fund një rezultat pozitiv si nw çdo pwrballje.”

Përshtatja “E kam thënë gjithnjë, që sapo kam ardhur këtu, nuk kam pasur asnjë lloj problemi pwr sa i pwrket përshtatjes te Tirana. Ky ekip është pjese e karrierës sime dhe nuk kam asnjë lloj problemi si me shokët e skuadrës dhe stafin trajnues. Punojmë të gjithë për një qëllim, pra për rezultate pozitive. Forma e lojës sonë flet vet dhe pikët e grumbulluara janë një fakt më shumë pwr ne.”

Rubio “Për trajnerin mund të them fjalët më të mira deri tani. Ai ka një vlerë të veçantë te kjo skuadwr dhe po jep atë që duhet në këtë ekip me traditë. ثshtë një trajner me një të kaluar shumë të mirë dhe po bwn maksimalen këtu, pra është një trajner me bagazh.”

Kombëtarja Për sa i përket temës për një drejtues të pankinës kuqezi, më mirë e dinë drejtuesit e kombëtares. Ne duhet të kemi një trajner të mirë dhe Hasi është njeriu i duhur, pasi e njeh mirë futbollin tonë dhe atë që kërkohet në kombëtare. Unë kam bërë më të mirën e mundshme te kombëtarja dhe do të vazhdoj kështu. Gjithashtu, edhe te Tirana do të jem gjithnjë në formë optimale për të ndihmuar skuadrën për më tej,”- përmbyll Duro
 
Pe: FK Tirana

Pisha: Skënderbeu, e mundim dhe mbetemi të parët


Mbrojtësi me eksperiencë Arjan Pisha, i cili shënoi golin në Fier dhe u dha tri pikët bardhebluve në sfidën e javës që shkoi, është optimist në prag të përballjes me Skënderbeun. “Goli në Fier javën që shkoi ka qenë jo vetëm merita ime, por edhe e Erjon Dushkut. Në shumë takime, ne kemi treguar forcë karakteri dhe e kemi kthyer rezultatin në fund.

Gjithsesi, kemi filluar të mendojmë për ndeshjen me Skënderbeun. Sfida e radhës duhet vlerësuar, sepse luajmë me kampionët në fuqi, por për mua të gjitha ekipet janë njësoj. Të tilla ndeshje janë të veçanta për tifozerinë. Ne do të mundohemi të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe do të synojmë që të fitojmë, pavarësisht se kë kemi përballë. Qëllimi është që të fitojmë ndeshjen, të marrim tri pikë duke kënaqur tifozët tanë dhe ta ruajmë kreun deri në fund të kampionatit.

Qysh kur erdha te Tirana, verën e këtij viti e dija se do të luaja për një skuadër me objektiva të qarta që gjithnjë synon të shpallet kampione. E njoh mirë mentalitetin e Tiranës, sepse kam luajtur edhe më parë me këtë skuadër. Si rivalë shoh vlonjatët ashtu dhe durrsakët, janë dy skuadra shumë të mira dhe me ambicie, qoftë në fushën e vet ashtu edhe në transfertë, të denjë të luftojnë për trofe në krah të Tiranës”.

Dinamo “Më vjen shumë keq që Dinamo ndodhet në këtë situatë jonormale. Përpara këti sezoni, për vite me radhë, Dinamo ka qenë një ekip dinjitoz dhe me pretendime që i ka dhënë tonin kampionatit. Më duket se po humbim edhe një tjetër skuadër me traditë, siç është Dinamo, dhe më vjen vërtet keq që pas Partizanit, e pësojnë edhe blutë,” – pohoi Arjan Pisha.



Ahmataj, në dyshim aktivizimi

Mëngjarashi i bardhebluve, Julian Ahmataj, duket se është në dyshim për t’u aktivizuar në ndeshjen e fundjvës me Skënderbeun. Këtë e pohojnë burime pranë stafit mjekësor të skuadrës kryeqytetase. Ahmataj u dëmtua në sfidën e javës që shkoi në Fier, ku Rubio e ndërroi për të mos rrezikuar. Ndeshja do të luhet ditën e diel dhe stafi mjekësor po bën të gjitha përpjekjet që Ahmataj të jetë gati ndaj korçarëve
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top