FK Tirana

Pe: FK Tirana

TIRANA – SKENDERBEU 0-0

Kryendeshja e javës ishte ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut, takim i cili u zhvillua në “Qemal Stafa” dhe përfundoi në barazim 0-0. Takimi ishte i një niveli të kënaqshëm, tifozëri e zjarrtë, por mungoi bukuria e golit. Kampionët korçarë dominuan qarkullimin e topit dhe arritën të frenojnë bardheblutë në shtëpinë e tyre. Nga ky barazim i Tiranës ka përfituar Teuta, që tani është e para dhe e distancuar dy pikë nga bardheblutë.

Java e 8-të



Të premten

POGRADECI –LAاI 3-1

Shënues: اipi 48’, Eminhazeri 67’, اela 87’/ Vucaj 93’



Të shtunën

KAMZA – SHKUMBINI 1-0

Shënues: Pema 15′ (11-m)

VLLAZNIA – BYLIS 3-3

Shënues: Sukaj 32′(11-m), 50′, Vajushi 103′/ Dimo 48′ (11-m), Popoviç 83′, Ristevski 101′

Të dielën

KASTRIOTI – TOMORI 3-1

Shënues: Plaku 2′, Karamani 25′ (autog), Xhihani 46′/ Bakiu 86′

FLAMURTARI – APOLONIA 1-1

Shënues: Veliu 63′/ Ndoni 31′

TEUTA – DINAMO 2-0

Shënues:Veliaj 50′, Jakupi 65′

TIRANA – SKENDERBEU 0-0
 
Pe: FK Tirana

Trajnerët kryesues: Ja “EKO”-ja e kreut


Kampionati ka kaluar tashmë javën e 8-të dhe ka hyrë në një pauzë, për efekt të miqësoreve të kombëtares. Skuadrat tashmë janë thuajse afër me njëra-tjetrën, në një kohë që komandon Teuta. Askush nuk e mendonte në fillim të edicionit që ekipi i ndërtuar nga Lika e Starova do të ecte. Një ekip që po sfidon këdo, thuhet nëpër jo pak studio TV, edhe pse ende formati i objektivave të skuadrës së Teutës nuk ndryshon: Zona UEFA.

Ka humbur në Shkodër, por gjithsesi është një skuadër që vazhdon të ecë. Nga ana tjetër, Tirana nuk jep performacnën e saj në ndeshjen me Skënderbeun dhe trajneri mendon se mesfusha nuk ishte ajo që funksionoi siç duhej. Flamurtari? Një lloj euforie, edhe pse Lutaj në TV mendon se kjo skuadër nuk i ka dhënë ende maksimumet e saj. Trajnerët që aktualisht janë në dy vendet e para, mendojnë se gara është e gjatë dhe ende duhet pritur.

Gara është jo pak e vështirë, në një kohë që pas tyre janë pse jo edhe Skënderbeu e Vllaznia. Skuadra korçare po vazhdon të ngrihet nga java në javë, në një kohë që kampionati po shton atë që presin të tjerët: Rivalët për vendin e parë. Tirana tashmë nuk bashkëkryeson më, edhe pse Basha nis të motivojë financiarisht ekipin: 25 mijë euro premio. Që ishin vetëm për fitore.

Sidoqoftë, gara është ende aty. Distancat janë më shumë sesa të ngushta. Të dy trajnerët që aktualisht kryesojnë Superligën janë më shumë sesa të qetë, përjashto Rubion, që gjithsesi mendon se Tirana nuk është në ngërç. Një kampionat që tashmë do të kalojë në një periudhë të vogël pauze, por që në aspektin e kreut ka jo pak skuadra, dhe me kampionen që ka nisur ngjitjen. Dy teknikët shkurt përmbledhin situatën e fundit në skuadër, në një kohë që gara ka kaluar 8 javë.



Hasan Lika (Teuta)

“Kush e tha që jemi nën presion?”

“Unë mendoj se Teuta nuk është aspak nën presion, duke qenë në vendin e parë. Më shumë Teutën e keni vënë ju (mediat dhe opinioni) me idenë e presionit të kryesueses, por nuk mendoj se është aspak në një situatë të tillë. Thjesht ne po bëjmë kampionatin tonë. Kemi ndeshjen e radhës, e cila është një tjetër provë e vështirë.

Vazhdojmë të qëndrojmë në objektivin tonë në zonën UEFA dhe nuk kemi ndryshuar objektiv, por kjo situatë dhe ky objektiv kanë riskun edhe të qenies titullar, por edhe të zbritjes, edhe poshtë zonës UEFA. Po bëjmë garën tonë dhe besoj se nuk kemi gabuar shumë. Presim. Kundërshtarë apo konkurentë të fortë? Natyrisht, Tirana e Flamurtari.

Skënderbeu po ngrihet, një ekip që po vjen në ngritje, edhe pse nuk duhet lënë mënjanë edhe Vllaznia, pavarësisht ndonjë oshilacioni. Ne kryesojmë, por bëjmë kujdesin tonë për të qenë larg influencës së euforisë. Presim ndeshjen e radhës dhe e rithem: Nuk jemi aspak nën presion, sikundër edhe ju vetë theksoni. Teuta kryeson jo me thellësi, por kampionatin e luan, javë pas jave. Po mendojmë ndeshjen e radhës”.



Manuel Rubio (Tirana)

“Nuk e fitonim dot, por as e humbisnim”

“Një ndeshje e vështirë. Kishim jo pak probleme në mesin e fushës. Mbase Lika nuk ishte në ditën e tij më të mirë, në një kohë që Ahmataj mori jo pak mbi supe. Atë i theksova edhe stafit: Kjo ishte një ndeshje që nuk e fitonim dot, por të paktën, në mënyrë kategorike nuk duhej ta humbisnim. Këtë kuptova gjatë ecurisë. Rivali që mban petkun e kampionit në fuqi ka nisur një reagim.

Por më duhet të them që nuk shoh ndonjë problem shumë shumë shqetësues te skuadra e Tiranës. Ishte thjesht një ndeshje. Tashmë kemi kohë boll përpara dhe do të përgatitim vijimësinë e kampionatit më me qetësi. Tirana mbetet po ajo. Mendoj se gjendja e futbollistëve do të jetë shumë më ndryshe në takimet e tjera. Mendoj të bëj disa modifikime.

Titulli? Rivalët? Renditja është e lexueshme. Ka shumë skuadra që janë ngushtësisht afër me njera-tjetrën. ثshtë një garë e egër dhe ende pa rival unik. Fushat janë shumë të vështira, pavarësisht verdiktit që ka tabela e renditjes. Natyrisht, Tirana nuk ka, mendoj, asnjë alternativë tjetër në objektiv, përveç titullit.”



Apelohen vendimet e Disiplinës

Flamurtari e Bylisi “trokasin” në Apel

Zyrtarisht, në FSHF kanë mbërritur apelimet për dy vendimet e Komisionit të Disiplinës në lidhje me sanksionet karshi kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Gjika, dhe presidentit të Bylisit, Kapllanaj. Vetë zyrtarët e FSHF bëjnë me dije që Flamurtari ka ankimuar vendimin për 8 javët absurde që Gjika nuk duhej të futet në stadium, në një kohë që për Ballshin ata nuk pohojnë ende të ketë ardhur ankimimi zyrtar. Por Kapllanaj nga ana e tij konfirmon që e ka bërë apelimin.

Flamurtari kërkon uljen e dënimit nga ana e Apelit, duke e konsideruar aspak të pabazuar në fakte vendimin e Komisionit të Disiplinës, në lidhje me dënimin e kryetar Gjikës. Ndërkohë, nga ana e tij, Kapllanaj ka deklaruar se “kam kërkuar uljen me një ndeshje pa publik dhe reduktim të gjobës”. Realisht, Disiplina “e ka hapur krahun shumë” në lidhje me vendimet më të fundit, në një kohë që precedentët nuk kanë përkuar me të tilla masa. Thënë më ndryshe, nisur edhe nga të qenit më shumë sesa i ndjeshëm me skuadrën e tij dhe një tifoz klasik, ndoshta Gjika do të kishte preferuar më shumë të kishte gjobën më të madhe sesa dënimin me 8 javë jashtë stadiumit…



Shifrat e javës së 8-të të superligës



Nga YMER STRINIQI



- U realizuan 19 gola (5 në 45 minutat e para), ose mesatarisht 2.7 për çdo ndeshje.

- Totali i golave të shënuar arriti në 133, që do të thotë mesatarisht 16.62 gola për çdo javë.

- Xhevahir Sukaj (Vllaznia) dhe Roland Dervishi (Shkumbini) janë kryesuesit e listës së golashënuesve më të mirë të kampionatit, me nga 8 gola secili.

- Nga futbollistët e huaj, këtë javë kanë shënuar kosovari I. Eminhazeri (Pogradeci) dhe serbi Popoviç (Bylis).

- U dhanë katër penallti dhe u realizuan të gjitha.

- U regjistruan 4 fitore dhe 3 barazime, si në javën e 5-të të këtij kampionati.

- Gjyqtari Ervin Hoxha i kolegjiumit të Lezhës drejtoi takimin e 5-të jubilar këtë kampionat.

- Takimi Vllaznia-Bylis dhuroi tri shifra jubilare, ballafaqimin e 20-të, barazimin e 5-të dhe golat jubilarë për të dy skuadrat: i 35-ti Xh. Sukaj për shkodranët dhe i 20-ti për Bylisin me anë të Dimos.

- Ndeshja Kastrioti-Tomori afroi dy shifra jubilare. Ballafaqimin e 10-të dhe fitoren e 5-të për krutanët.

- Kundër Apolonisë, Franc Veliu relizoi golin e 95-të për Flamurtarin.

- Takimi Pogradeci-Laçi dhuroi dy shifra jubilare: ballafaqimin e 5-të dhe golat jubilarë për të dy ekipet: të 5-tin për liqenorët A. اela dhe i 5-ti për laçianët me anë të Vucajt. Raporti i fitoreve është 3-2 për pogradecarët.

- Dy zero mbeten ende në tabelën e klasifikimit: Dinamo zero fitore dhe Kastrioti zero barazime.

- U morën 43 kartonë të verdhë dhe totali shkoi në 272, që do të thotë mesatarisht 34 kartonë për çdo javë.

- U dhanë 5 kartonë të kuq dhe totali shkoi në 24, që do të thotë mesatarisht 3 të kuq për çdo javë.
 
Pe: FK Tirana

“SHPثRTHEN” DUSHKU: E MERITOJ NJث FANELLث KUQEZI

“S’e kuptoj kush i bën listat. Kam dy vite që luaj titullar te Tirana, duke fituar edhe trofe. Mos duhet të luaj në kategorinë e dytë të grumbullohem?

Mbrojtësi i Tiranës, Erjon Dushku, e priste një ftesë nga ekipi kombëtar për dy ndeshjet me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, mirëpo ka mbetur shumë i zhgënjyer kur nuk e ka parë veten që edhe në këto dy teste të mos grumbullohej. Dushku ka zhvilluar dy sezone të shkëlqyera me bardheblutë, ndërsa në ekipin kombëtar janë grumbulluar edhe lojtarë që nuk kanë luajtur fare për 3-4 muaj.

Vetë qendërmbrojtësi 26-vjeçar, i cili ka fituar dy trofe me ekipin e Tiranës, në një prononcim ekskluziv që ka dhënë dje për “Sportin shqiptar”, ka pohuar: “Të them të drejtën, kam mbetur shumë i indinjuar që nuk jam grumbulluar me ekipin kombëtar edhe në dy ndeshje miqësore që do të luajmë me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë.

Unë habitem, por kam dy sezone që luaj me kombëtaren dhe nuk grumbullohem, edhe pse kam dy sezone që jam titullar te ekipi më i mirë në Shqipëri që është Tirana dhe duke treguar gjithmonë një formë në rritje. Në përfaqësuese janë grumbulluar edhe lojtarë që nuk kanë pasur ekip dhe më vjen çudi që unë nuk jam thirrur asnjëherë!

Ish-trajneri Josip Kuzhe më ka ndjekur personalisht në disa ndeshje sezonin e kaluar, si ndaj Dinamos, Skënderbeut, por edhe në Kupat e Europës, kur kam luajtur me Tiranën dhe ka folur me nota optimiste. Nuk e di kush i ka bërë këto lista që unë mbetem jashtë. S’e di me kë duhet të luaj, mos ndoshta në ndonjë kampionat të kategorisë së dytë që të bëhem pjesë e kombëtares së madhe, edhe pse kam qenë titullar edhe në ekipet e moshave e deri te Shpresat? – u shpreh fillimisht Erjon Dushku.

Skënderbeu Krahas aspektit personal, Dushku flet edhe për ecurinë e Tiranës dhe ndalet pak te ndeshja me Skënderbeun. “Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe mbi të gjitha kishte spektakël në fushë dhe tribuna. Por jam i bindur që ne do ta ruajmë këtë ecuri dhe diferencë pikësh me korçarët deri në fund të sezonit. Skënderbeu ta harrojë titullin këtë edicion. Tirana ka dy sezone që nuk shpallet kampione kështu që këtë vit është radha jonë të fitojmë titullin kampion, sepse nuk na mungon asgjë dhe jemi më lartë se rivalët e tjerë edhe në përbërjen e ekipit.”

Mbrojtja Ndër të tjera, Erjon Dushku foli edhe për repartin ku luan vet, që është një nga pikat e forta të Tiranës, me shumë kualitete brenda dhe lojtarë me eksperiencë, që kanë fituar edhe trofe në të kaluarën me skuadrat e tyre. “Me Skënderbeun nuk pësuam gol, ka qenë ndeshja e parë që porta jonë rri e paprekur këtë sezon. Por më mirë kur shënon dhe pëson sesa kur nuk pëson dhe nuk shënon. Golat që kemi pësuar nuk kanë ndikuar fare në rezultatet e ndeshjeve.

Megjithatë, unë mund të flas me superlativa për repartin difensiv të Tiranës, jo se jam vetë pjesë, por edhe specialistët i kanë bërë elozhe. Si lojtarët që luajnë në formacion ashtu edhe ata që aktiviozhen si zëvendësues janë të gjithë të barabartë dhe me vlera,” – tha në mbyllje të prononcimit të tij qendërmbrojtësi shtatlartë i bardhebluve, Erjon Dushku.
 
Pe: FK Tirana

Parashikimi i Likës: Tani do ngecin rivalët e Tiranës

“Ne i kaluam ndeshjet e forta, kurse rivalët tanë do ndalen tani, sepse do ndeshen me njëri-tjetrin. Grupi? Vetëm stoli është problem”

Tirana po e shfrytëzon pushimin për të rekuperuar lojtarët e dëmtuar, ndërkohë që trajneri Rubio dhe “djemtë” e tij e kanë harruar barazimin me Skënderbeun dhe tashmë mendojnë vetëm për transfertën me Tomorin, ku do të synohet vetëm marrja e tri pikëve. “Gardiani” Ilion Lika është i bindur se Tirana nuk do të njohë më disfata, ndërsa rivalët do të ndalen pasi do të ndeshen me njëri-tjetrin.

“Ne kemi pësuar, por e rëndësishme është që kemi marrë pikët e plota në ndeshje decizive. Ndaj edhe barazimi pa gola kundër Skënderbeut nuk është fundi i botës. Të fitonim me goleadë në çdo ndeshje do të ishte mrekulli, megjithatë e rëndësishme është që ne jemi vetëm dy pikë larg kreut dhe në lojë janë shumë pikë të tjera si për ne ashtu edhe rivalët tanë.

Unë kam mbrojtës shumë të mirë përpara dhe vetë e ndiej veten shumë në formë. Por është mënyra e lojës që ndoshta na ka penalizuar në disa raste, pasi gjithnjë synojmë të sulmojmë, duke lënë hapësira mbrapa. Nuk jemi si Teuta apo Skënderbeu, që bëjnë një lojë më shumë mbrojtëse, ndaj edhe pësojnë dhe shënojnë pak,”- pohoi fillimisht portieri i bardhebluve, Ilion Lika.

Rivalët “Kur përplasen ekipet rivale, gjithçka bëhet e vështirë. Ne deri tani nuk kemi pasur ndeshje të lehta, ndaj edhe kemi zbritur në vendin e dytë. Megjithatë mendoj se edhe në vijim nuk e kemi shortin e lehtë, sepse duhet vlerësuar çdo kundërshtar që na del përpara.

I tillë mendohet takimi që do të luajmë javën që vjen me Tomorin, por unë nuk mendoj se do e diskutojmë fitoren. Duhet të karikohemi, pasi edhe rivalët nuk do t’i kenë të lehta ndeshjet, ndaj besoj se shumë shpjet do të rimarrim “komandën” e garës, pasi edhe Teuta do të zbresë shpejt nga “froni” dhe ne do të përfitojmë nga kjo situatë”.
Stoli Ndër të tjera, “gardiani” Ilion Lika foli edhe për objektivat e këtij sezoni, ku natyrisht kryefjala mbetet titulli, por edhe defektet, ku stoli momentalisht mbetet “thembra e Akilit”. “Këtë sezon jemi konsoliduar më shpejt, pavarësisht luhatjeve që kemi pasur. Ndërsa një vit më parë e nisëm me gabime dhe kjo na dëmtoi, duke na nxjerrë jashtë objektivave.

Defekti i kësaj Tirane është se jemi pak në kontigjent, jemi vetëm 11-12 lojtarë dhe kjo na dëmton. Një ekip që pretendon duhet të ketë minimumi 18 lojtarë të gatshëm. Megjithatë, nëse ia kemi dalë deri më tani, nuk kemi ndërmend të dorëzohemi edhe kështu siç jemi në betejat që kemi përpara”.
E ardhmja Në fund të fjalës së tij, Ilion Lika foli edhe për të ardhmen, ku edhe një herë ai pohon se nuk ka ndërmend ta lërë Tiranën pa dijeninë dhe mirëkuptimin e drejtuesve më të lartë të klubit. “Unë nuk do ta ndërroja kurrë Tiranën, pasi është një ekip ambicioz që kërkon gjithnjë trofe, dhe kjo më shkon mua shumë për shtat.

Por kjo është në varësi të klubit, nëse biem dakord atëherë do largohem, por për momentin këtu ndihem mirë dhe synojmë që këtë sezon t’i fitojmë të gjithë trofetë, sepse jemi më lart se rivalët tanë,” – theksoi portieri i Tiranës, Ilion Lika.



2 sezone ka portieri 31-vjeçar Ilion Lika që mbron portën e skuadrës së Tiranës. Ai erdhi në fillim të sezonit 2009-2010, pas një eksperience gjashtëmujore te skuadra e Kastriotit



1 eksperiencë të huaj ka provuar Ilioni deri më tani, ai është aktivizuar te skuadra e kampionatit rus, Terek Grozni, ku ka qenë edhe një nga beniaminët e presidentit të skuadrës, Ramzan Kadirov



Pisha e kalon dëmtimin, rikthehet në stërvitje

Një nga lojtarët më me përvojë te bardheblutë, mbrojtësi Arjan Pisha, i cili për shkak të dëmtimit mungoi në ndeshjen e kaluar me Skënderbeun, duket se është rekuperuar më shpejt nga ç’ishte menduar. Kur u dëmtua, nga stafi mjekësor u tha se donte afro tri javë që të rekuperohej, mirëpo lojtari ka filluar stërvitjen.

Vetë Pisha është optimist se do të jetë gati për sfidën e radhës me Tomorin, që do të luhet në fushë asnjanëse. Rikthimi i Pishës natyrisht që bën optimist edhe trajnerin Rubio. Ky i fundit ndihet disi i ngrohur që do e ketë të plotësuar repartin e “prapavijës” për një nga ndeshjet më delikate të kësaj faze.



S’ka miqësore, trajneri Rubio ruan grupin

Pas testit të kontrollit që Tirana zhvilloi me skuadrën U-19 të klubit, të cilën edhe e fitoi me rezultatin e thellë 6-1, duket se trajneri Rubio ka ndryshuar kurs dhe nuk ka ndërmend të zhvillojë ndeshje miqësore.

Trajneri spanjoll i bardhebluve duket se ka frikë nga ndonjë dëmtim i lojtarëve, ndaj ka preferuar që sot të zhvillojë një seancë normale, ndoshta edhe një ndeshje brenda grupit, për të parë gjendjen e skuadrës, edhe pse me mungesën e tre titullarëve, G. Likës, Balës dhe Morinës, të grumbulluar me kombëtaren dhe Shpresën.



Transfertat, aty ku kryeqytetasit s’njohin humbje

Tirana, në këto tetë javë që kanë kaluar, ka arritur të marrë thuajse pikët maksimale në ndeshjet në transfertë, duke pasur një ecuri shumë të mirë po ta krasosh me sezonin e shkuar. Skuadra e Rubios e ka nisur me fitore në Krujë, ndërsa më pas ka marrë një pikë në Shkodër.

Ndërkohë që në transfertën e tretë të zhvilluar në Fier, kanë arritur të marrin një tripikësh në minutat e fundit. Pra, në total, “djemtë” e Rubios kanë marrë jo pak, por pesë pikë. Edhe ndaj Tomorit, kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren e radhës, edhe pse baratasit e kanë ndeshje “jetë a vdekje” sa herë që luajnë me 24 herë kampionët.
 
Pe: FK Tirana

Tirana e ka titullin në ADN, tjerët vijnë pas nesh


“Dorashka” e Dabullës

“Tani përgatitemi për të fituar me Tomorin. Jemi në rrugë të mbarë, kreun e kapim brenda fazës së parë, pse jo që pas dy ndeshjesh”

Mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, si një nga lojtarët me më shumë eksperiencë të 24 herë kampionëve, është i bindur se edhe këtë sezon ai do të varë medaljen e kampionit. “Dabi” analizon rivalët, por edhe ecurinë e deritanishme të skuadrës së tij. Në një prononcim ekskluziv që ka dhënë dje për “Sportin shqiptar”, qendërmbrojtësi Rezart Dabulla ka folur edhe për ndeshjen me Tomorin, që, sipas tij, Tirana do ta kalojë pa probleme.

“Ky dyjavësh ka shërbyer si një minifazë për Tiranën, sepse ne nuk e kemi ulur për asnjë çast ritmin e stërvitjes. Kemi filluar të mendojmë për ndeshjen me Tomorin, të cilën duhet ta fitojmë patjetër, duke qenë se beratasit luajnë pa tifozë, por dhe në fushë asnjanëse. Natyrisht që të gjitha ekipet janë aty-aty për nga niveli dhe çdo ndeshje ka specifikën e vet për t’u përgatitur.

Tomori duhet vlerësuar sepse ka lojtarë cilësorë, por ka dështuar me ekipet e forta. Fitoi Teuta, kështu që nuk ka arsye pse të mos marrim edhe ne tri pikë këtë javë. Jemi në rrugë të mbarë dhe një ekip për t’u pasur frikë nga të gjithë, kështu që nuk duhet të diskutojmë më asnjë ndeshje deri në fund të dhjetorit. Para “kurorës së dimrit” unë zgjedh atë të verës, sepse ajo ka më shumë vlerë. Kampionati nuk mbyllet në dhjetor, por në maj, – pohoi mbrojtësi Dabulla.

Rivalët Ky kampionat do të jetë i vështirë, madje kreu është i ngjeshur, sepse janë pak ekipe që synojnë titullin, por shumë të tjera që duan një vend në Europë dhe mbijetesën. Gara është e ashpër, megjithatë mua nga skuadrat që ne jemi ndeshur deri më tani që i konsiderojmë rivalë, më kanë bërë përshtypje Skënderbeu dhe Teuta, por edhe Flamurtari nuk mbetet prapa nga rëndësia.

Korçarët, pavarësisht se janë poshtë nesh në renditje dhe kanë një diferencë prej gjashtë pikësh, kanë një organikë me lojtarë shumë cilësorë. Janë një skuadër që po rritet, madje edhe ndaj nesh dhanë shenja pozitive. Kurse Teuta ka shumë djem të rinj dhe deri më tani ka pasur një ecuri pozitive, madje ia ka dalë edhe në ndeshje dezicive. Por që të dyja i shoh poshtë Tiranës. Sepse ky do të jetë viti i Tiranës. E vetmja gjë është që ne duhet t’i vlerësojmë të gjitha ndeshjet, sepse çdo gabim që do të bënim është një favor për rivalët tanë”.

Grupi i plotë Ndër të tjera, mbrojtësi Dabulla foli edhe për gjendjen e skuadrës në prag të sfidë së radhës me beratasit. Sipas “Dabit”, fakti që grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë mungesë është në të mirë të Tiranës. “Transfertave ua kemi marrë dorën, sepse ende nuk e kemi provuar shijen e humbjes deri më tani. Por një arsye më shumë për të fituar është edhe kontigjenti i plotë.

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për trajnerin Rubio, kështu që s’ka aryse pse mos të marrim tri pikët ndaj Tomorit. Jo në të gjitha takimet që janë zhvilluar, skuadra ka luajtur me grup të plotë, për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve, megjithatë ia kemi dalë. Tirana ka një kontigjent për t’u pasur zili këtë sezon, ndaj edhe jemi më lart se rivalët e tjerë me lojën që zhvillojmë,” – theksoi mes të tjerash mbrojtësi Rezart Dabulla.



“Keqardhje që po shuhen derbet e kryeqytetit”

Rezart Dabulla ka luajtur titullar qysh pa mbushur të 20-at me fanellën bardheblu. Ai i ka provuar emocionet që të dhuron një ndeshje derbi qysh në moshë te re dhe natyrisht, kur e pyet sot e kësaj dite, kujton me nostalgji derbin Tirana-Partizani, por nuk lë pa përmendur edhe atë tjetrin, Tirana-Dinamo.

Sipas “Dabit” edhe Dinamo që ndodhet në fund të tabelës, është duke ndjekur rrugën e “demave të kuq”, ndërsa pa këta dy emra të lavdishëm që i kanë dhënë tonin për vite, futbolli shqiptar dhe sidomos kategoria superiore po humb shumë “Më vjen shumë keq që pas Partizanit që ka tre sezone që ka rënë nga superliga edhe Dinamo po ndjek rugën e tij. Po “shuhen” derbet e kryeqytetit.

Janë dy ekipe me emër të madh. Unë kam patur fatin e madh që t’i përjetoj derbet, por nuk mund të krahasoj asnjë përballje me Tirana-Partizani. Diçka e rrallë, që nga atmosfera në fushën e lojës por edhe në stadium, karikohesh më shumë kur sheh tribunat plotë me tifozë. Ndërsa, tashmë të vjen keq që edhe Dinamo ka marrë rrugën për në kategiorinë e parë. Me sa duket tashmë po lind një derb i ri, Tirana-Kamza”.



4 Ekipe ka ndërruar deri më tani qendërmbrojtësi Rezart Dabulla, e ka nisur karrierën te skuadra e vendlindjes, Lushnja dhe më pas është aktivizuar me Tiranën, Vllazninë dhe Shkumbinin



11 Vjet ka “Dabi” si lojtar i 24 herë kampionëve, për herë të parë ai është aktivizuar në sezonin 1998-1999



2 Trofe ka fituar sezonin e shkuar me bardheblutë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, ndërsa synon edhe titullin kampion



Sot nis stërvitja, të mërkurën grupi do të jetë i plotë

Pasi kanë qendruar dy ditë pushim, sot në mesditë, në orën 14:30, bardheblutë do të zbresin në fushën e stërvitjes në kompleksin “Skënder Halili”. Trajneri, Hulian Rubio do të jetë i detyruar që të zhvillojë stërvitje me grup të cunguar edhe në dy ditët e para të javës për shkak se tre lojtarë titullarë, si G. Lika, Bala dhe Morina, janë të grumbulluar me ekipet përfaqësuese. Grupi do të plotësohet vetëm ditën e mërkurë, atëherë kur trajneri spanjoll do të ideojë edhe formacionin që do të hedhë në fushë në transfertën delikate me Tomorin.



Tirana, një dekadë pa fituar në transfertën beratase

Bardheblutë kanë jo pak, por dhjetë vjet që nuk fitojnë në stadiumin e skuadrës së Tomorit. Për herë të fundit Tirana me Tomorin në qytetin-muze janë deshur më 17 nëntor të vitit 2001, ku bardheblutë kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0. Kurse fitorja e fundit në Tiranë e bardhebluve i përket datës 27 Prill të vitit 2002. Kurse beratasit kanë fituar për herë të fundit në stadiumin e tyre më 14 prill të vitit 2001 me rezultatin 1-0.

Këto dy skuadra nuk janë ndeshur në sezonet e fundit, sepse beratasit janë detyruar që të provojnë edhe kategoritë inferiore. Gjithsesi, më e favorizuar në sfidën që do të luhet këtë fundjavë duket skuadra 24 herë kampione, sepse momentalisht është më e organizuar se skuadra që drejtohet nga vlonjati Eqerem Memushi, por ka edhe një kontigjent me lojtarë cilësorë.
 
Pe: FK Tirana

Superligë apo Europë, dilema e tre titullarëve bardheblu


Gilman Lika, Bekim Bala dhe Erjon Dushku kanë marrë oferta nga skuadra shkodrane, megjithatë një opsion janë edhe pistat europiane

Pavarësisht se duhen edhe pesë javë që të mbyllet fazë e parë e këtij edicioni, kanë filluar “ethet” e merkatos, ku të përfshirë janë edhe një pjesë e titullarëve të Tiranës, nga ata me kontratë. Kështu pak ditë më parë, në gazetën “Sporti shqiptar”, klubi shkodran shprehu publikisht interesimin e vet për tri nga “shtyllat” e formacionit bardheblu. Fjala është për mesfushorin e kombëtares, Gilman Lika, sulmuesin shtatlartë të Shpresave, Bekim Bala, si dhe qendërmbrojtësin Erjon Dushku.

Nuk është hera e parë që Vllaznia ka shfaqur interes për këta tre lojtarë, pasi edhe në verë apo janarin e shkuar ata kanë pasur kontakte nga drejtuesit e Vllaznisë. Gjithmonë ka pasur “krushqi” në aksin Tiranë-Shkodër, ndaj nuk është çudi që tradita të vazhdojë edhe në merkaton e janarit.

Megjithatë, lojtarët janë nën kontratë me bardheblutë, ndërsa arsyeja e vetme që do t’i largonte nga Tirana është moskorrektesa financiare. Momentalisht situata nuk duket e mirë, edhe pse drejtuesit kanë premtuar zgjidhje shumë shpejt.

Si G. Lika, Bala apo Dushku, duke qenë se janë në kulmin e karrierës, kanë dëshirë që të shkojnë jashtë vendit, megjithatë duhet pritur merkatoja e janarit dhe rrjedha e ngjarjeve te Tirana që tre titullarët e bardhebluve të vendosin të qendrojnë në skuadrën aktuale, apo të zgjedhin ofertat e mundshme që do t’iu vijnë nga Vllaznia apo klubet e tjera të superligës, apo të shkojnë matanë kufijve, në ndonjë kampionat europian.

Gjithsesi, “stafeta” është në dorë të drejtuesve, Tirana momentalisht është kandidatja kryesore për fitimin e titullit dhe largimi i tre titullarëve me “peshë” në formacionin e trajnerit Rubio do të ishte një humbje e madhe për ekipin kryeqytetas, që edhe pse është kthyer në sh.a., duket se nuk po u shpëton problemeve financiare.



G. Lika: Kam kontratë me Tiranën, vendos në janar

“Normalisht është një vlerësim kur të kërkon një klub me emër në futbollin shqiptar si Vllaznia. Madje ajo është edhe skuadra e qytetit tim, ku unë u rrita dhe spikata si futbollist. Vllazninë dhe tifozët shkodranë i kam dashur dhe vazhdoj që t’i respektoj. Jam lakuar në shtyp si një nga kandidatët për t’u veshur kuqeblu në merkaton e janarit, megjithatë më duhet që të sqarojë mbarë opinionin se unë kam një kontratë me skuadrën e Tiranës dhe si futbollist profesionist që jam më duhet që ta respektoj deri më një.

Situata financiare ditët e fundit, normalisht që ka “turbulluar” disi situatën edhe në skuadrën tonë dhe veçanërisht tek ne lojtarët. Unë dua që të jem korrekt, ashtu siç kërkoj korrektesë edhe nga drejtuesit sepse futbolli është zanati ynë dhe ne mbajmë familjet tona. Kështu që në rast se problemi i rrogave nuk do të zgjidhet, atëherë unë do të shoh pozicionin tim dhe do të shqyrtoj ofertat që do të më vijnë në merkaton e janarit.

Se ku do të shkojë, te Vllaznia, në një ekip tjetër të superligës apo jashtë, kjo varet nga ofertat që do të kem. Megjithatë, unë duke qenë se jam lojtar i Tiranës, shpresoj që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe ne të vazhdojmë të qetë rrugën për të kapur vendin e parë,” – pohoi mesfushori Gilman Lika.



2 Vjet kontratë ka mesfushori i bardhebluve dhe ekipit tonë kombëtar Gilman Lika me skuadrën e Tiranës, të cilës iu bashkua në janar të këtij viti dhe momentalisht është një nga lojtarët më në formë



Bala: Dua titullin me bardheblutë, pastaj Europën

“Unë falënderoj drejtuesit shkodranë, që kanë shfaqur interes për mua, më kanë kërkuar edhe para se të përfundonte kampionati i shkuar. Tani luaj me Tiranën, por me Vllazninë kam kujtime shumë të mira, sepse kam luajtur qysh 18 vjeç duke qenë edhe golashënues. Unë kam kontratë me Tiranën. Momentalisht mendoj për skuadrën actuale dhe dua që të realizojmë objektivat.

Normalisht që unë dua që të fitoj titullin kampion dhe “Këpucën e artë”, pastaj do të shoh dhe vendos se ku do të luaj. Jam në kulmin e karrierës dhe një mundësi e mirë për jashtë vendit do të ishte ideale. Megjithatë, edhe kur je pjesë e dy skuadrave me emër si Tirana apo Vllaznia, duhet që të jesh krenar. Që të dyja janë “djepi” i futbollit shqiptar. Janari është larg dhe ka kohë për të vendosur.

Unë kam dëshirë që të respektoj kontratën, megjithatë asnjëherë nuk i dihet se si vijnë gjërat në karrierë. Aktualisht, pas një forme shumë të mirë të treguar me ekipin Shpresa, unë jam përqendruar te ndeshja e radhës për kampionat, transferta me Tomorin. Kam dëshirë që Tirana të mos ndalet edhe në këtë përballje të rëndësishme dhe ne të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive. Do të ishte akoma më mirë në rast se do të shënoja gol ndaj Tomorit,” – tha sulmuesi 20-vjeçar Bekim Bala.



6 Gola në tetë javë ka shënuar me fanellën bardheblu sulmuesi 20-vjeçar Bekim Bala, i cili në gjashtë muaj ka fituar një Kupë dhe një Superkupë në ekipin kryeqytetas



Dushku: E para është Tirana, kam oferta edhe nga jashtë

“Drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë dy sezone që po insistojnë për të më pasur në skuadrën e tyre. Vllaznia dhe Tirana, ku unë luaj aktualisht, janë dy nga ekipet më të mira të kampionatit, gjithmonë i kanë dhënë tonin superligës, madje kanë kontribuar edhe me futbollistë në ekipin kombëtar. Ia vlen që të lush si te Tirana ashtu edhe te Vllaznia, që gjithmonë kanë objektiva madhorë.

Kam fituar kupën dhe superkupën, tani dua që të fitoj edhe titullin me fanellën bardheblu. Për momentin ndihem mirë, sepse stërvitem nga një trajner me eksperiencë dhe mentalitet europian, siç është Rubio, por ne jemi një grup kompakt, që na kanë zili të gjitha ekipet e superligës. Unë falënderoj për besimin që kanë tek unë, por pres se si do të rrjedhin ngjarjet te skuadra ku luaj aktualisht.

Dua të theksoj se kam pasur dhe vazhdoj që të kem oferta edhe nga jashtë vendit. Normalisht që çdo futbollist që ka ambicie dhe synon të bëhet pjesë e ekipit kombëtar, synon që të luajë në një kampionat europian. Megjithatë, unë kur të jetë kohë merkatoje, atëherë do të vendos për të ardhmen time. Europa është pista e parë, në rast se lë Tiranën. Megjithatë, duhet që të mbyllim me sukses edhe këto pesë javë që na kanë mbetur nga faza e parë, pastaj do të flas më konkretisht,” – pohoi mbrojtësi energjik, Erjon Dushku.



2 Sezone ka Erjon Dushku që luan si titullar me bardheblutë, ai erdhi në prag të sezonit 2010-2011 dhe momentalisht është një nga pikat e forta të skuadrës 24 herë kampione



Kapiteni Sina: Tirana s’ndalet edhe me Tomorin

Mbrojtësi me eksperiencë i bardhebluve, Elvis Sina, i cili mban edhe shiritin e kapitenit, në prag të sfidës me Tomorin, që do të luhet të dielën në fushë asnjanëse, është i bindur se skuadra e tij nuk do të ndalet. Në një prononcim për mediat, Sina në prag të transfertës me beratasit ka pohuar:“Pavarësisht problemeve të ditëve të fundit, jemi profesionistë dhe kemi vazhduar stërvitjen të angazhuar maksimalisht dhe të përqendruar te ndeshja e radhës me Tomorin.

Do të luhet në fushë asnjanëse dhe pa tifozë, por ne do të shkojmë për të marrë tri pikët dhe të mos e ndalim hapin. Synimi ynë është zënia e vendit të parë, ndaj duam që mos të bëjmë asnjë hap falas në pesë sfidat që na kanë mbetur deri në fund të fazës.

Të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje dhe kjo më bën që të besoj se ne do të dalim të fituar nga transferta decizive me beratasit, të cilët duhen vlerësuar, pavarësisht pozicionit që mbajnë në tabelën e klasifikimit,” – pohoi fillimisht “pistoni” i djathtë i Tiranës, Elvis Sina.

Financat Gjatë këtyre ditëve, kapiteni Elvis Sina, duke qenë se është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë dhe “autoktonë” bardheblu ka qenë edhe negociatori me trajnerin Rubio dhe administratorin e sh.a. “Tiranës”, Alban Tafaj, për t’i dhënë zgjidhje ngërçit financiar. “Pak ditë më parë, në media, nga një anëtar i bordit është folur që rrogat do të jepen në janar, kur do të miratohet edhe buxheti i Bashkisë, por ne nuk mund të presim kaq gjatë.

Nga ana e drejtuesve na është premtuar që do të ketë një zgjidhje së shpejti dhe mendoj se kjo do të ishte ideale, në mënyrë që problemet mos të ndikojnë tek ecuria e ekipit. Deri më tani, ne lojtarët e kemi bërë tonën si profesionistë, duke dhënë maksimumin në të gjitha ndeshjet, madje kemi fituar edhe dnaj rivalëve.

Skuadra po kalon një formë shumë të mirë dhe këtë e tregon më së miri edhe pozicioni në tabelën e klasifikimit dhe rezultatet tona deri më tani,” – theksoi në mbyllje të prononcimit të tij, kapiteni i Tiranës, Elvis Sina.



Shkurt

- Nën urdhrat e trajnerit Rubio, dje kanë qenë edhe dy titullarët, portieri Ilion Lika dhe mesfushori Gilman Lika.

- Duket se FSHF- ja nuk e ka marrë parasysh kërkesën e klubit të Tiranës, ndaj është vendosur që ndeshja me Tomorin të luhet të dielën në orën 13:00 në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës, pa tifozë.

- Mesfushori Kameron Heples pësoi një dëmtin në shpatull gjatë një përplasjeje me Dushkun në seancën e së martës, por do të jetë gati për sfidën e radhës.
 
Pe: FK Tirana

Morina: Jam i zhgënjyer te Shpresa, por do ta tregoj me Tiranën sa vlej


19-vjeçari i bardhebluve është zhgënjyer nga mosaktivizimi me kombëtaren U21, por kërkon të shënojë në ndeshjen e radhës për të treguar se është i vlefshëm

Morina këtë vit ka bërë një paraqitje dinjitoze me fanellën bardheblu dhe është një ndër më të preferuarit e trajnerit Rubio për sulmin e Tiranës. Në Shkodër ka shënuar golin që ka rihapur takimin, një gol që u vlerësua shumë nga mënyra sesi u shënua. Vlen të përgëzohet për atë që po jep në këtë ekip, por gjatë ditëve të fundit ai u thirr nga trajneri i kombëtares Shpresa, Skënder Gega, për dy ndeshjet eliminatore Euro 2013. Morina nuk u aktivizua në asnjë nga këto takime.

Megjithatë, ai mendon ta shpërblejë me punë gjithçka dhe t’i mbushur mendien Gegës që është një lojtar me kualitete. Për më tepër rreth mosaktivizimit të tij me kombëtaren Shpresa dhe me Tiranën, ai thotë: “Kur më thirrën te kombëtarja U-21, u ndieva i vlerësuar dhe prisja që të aktivizohesha, por kjo nuk ndodhi. Mbase unë nuk kam qenë në formën e duhur sipas trajnerit, por unë jam paraqitur mjaft mirë te Tirana gjatë javëve të kampionatit dhe ndeshjeve të kupës. Këtë çështje them t’ia lëmë të ardhmes, e cila do t’i vlerësojë cilësitë e mia.”

Rubio & Tirana: “Sapo kam ardhur nga grumbullimi disaditor, trajneri Rubio më ka pritur shumë mirë dhe më ka përgëzuar që më thirrën atje. Ai më ka përkrahur, edhe pse nuk u aktivizova dhe më kërkoi që të bëj më të mirën për të treguar vlerat e mia. Këtu te Tirana ndihem shumë mirë dhe do të jap më shumë se çfarë kam dhënë në ndeshjet e kaluara. Do t’i bëj të gjithë të besojnë tek aftësitë e mia, madje në këtë ndeshje që vjen do mundohem të shënoj patjetër për të treguar cilësitë që unë kam.”

Tomori: “ثshtë një skuadër që lufton për mbijetesë dhe ne nuk e nënvlerësojmë këtë ndeshje. Kemi thënë që do t’i marrim ndeshjet një nga një për të dalë në fund me fitore nga çdo sfidë për të arritur qëllimin tonë, pra titullin kampion këtë vit. Për sa i përket kësaj ndeshjeje, dihet që sipas problemeve që kanë beratasit për stadiumin, ne nuk pranuam që ta zhvillonim ndeshjen në Kuçovë, por kjo gjë ishte në kopetencat e FSHF-së dhe ajo e vendosi kështu. Do të luftojmë atje për të shënuar dhe të fitojmë, edhe pse është e vështirë. Ne nuk neglizhojmë asnjë, ndaj dhe Tomori do të ketë fatin e të tjerave,”- përmbyll talenti Morina.

Shifra të Morinës

2 sezone ka Mario Morina me Tiranën

2 gola ka shënuar në këto 8 javë kampionat

19 vjeç ka bërë Morina më 16 tetor të këtij viti, ndërsa ai ka debutuar 18 vjeç në këtë skuadër, pasi ka ardhur nga ekipet zinxhir të Tiranës.



Stërvitja: Rubio shfaq synimet sulmuese, Ahmataj lë fushën para shokëve

120 minuta ka zgjatur seanca stërvitore e skuadrës bardheblu në fushën me bar natyral të kompleksit sportiv “Skënder Halili”. Sot në radhët e skuadrës nuk ka pasur asnjë mungesë dhe riaftësimi i të dëmtuarëve të ditëve të mëparshme ka qenë në formën e duhur. Tekniku spanjoll, Hulian Rubio, i ka drejtuar gjatë gjithë kohës djemtë në lëvizje taktike me topin, po ashtu me gjuajtje përpara portës dhe me krosime, pra një mënyrë sesi mund të sulmojnë në ndeshjen e radhës.

Skuadra, sipas tij, do të fokusohet në sulm dhe do të kërkojë patjetër ta zgjidhë situatën me gol që në minutat e para. Rreth fundit të kohës së trajnimit Julian Ahmataj ka lënë fushën e lojës përpara se Rubio të sinjalizonte për mbylljen e seancës stërvitore. Ditën e sotme një konsultë e Ahmatajt me mjekun dhe fizioterapistin e skuadrës do të vendosë për paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Tomorit.



Ka apo s’ka rroga para Tomorit, kjo është çështja!

Brenda klubit 24 herë kampion ditët e fundit është folur mjaft për rrogat, por dje ka pasur zëra të brendshëm, të cilët thoshin se ditën e ndeshjes së transfertës do të bëhej pagesa për secilin pjesëtar të Tiranës. Zërat vinin nga dhomat e zhveshjes përpara se të startonte stërvitja e ditës së djeshme, por kjo nuk dihet nëse është e vërtetë, pasi të tjerë njerëz kanë përgënjeshtruar gjithçka, madje është thënë që në mënyrë absolute nuk do të ketë dhënie të pagesave përpara kësaj ndeshjeje. Mbetet një çështje për t’u parë ditë pas dite, e cila do të shoqërojë më shumë futbollistët që janë në pritje për të “ngrohur” xhepat. Tashmë duket se është kthyer në një problem për bardheblutë, pasi nuk dihet se kush do t’i paguajë paratë për pagesat e lojtarëve dhe stafit të ekipit. Tirana është kthyer në sh.a. më datën 15 tetor dhe që prej asaj dite klubi ka kaluar në dorë të Bashkisë Tiranë, ndërsa donatori Refik Halili pret që të marrë vendin që ka pasur në këtë klub. Pra, kjo vonesë ka sjellë një amulli në pagesën e rrogave te Tirana.
 
Pe: FK Tirana

Tirana nuk e ndal hapin as në Kupë, fiton bindshëm me Apoloninë




Grupi A

Tirana 9 pikë 7-1

Laçi 4 pikë 4-3

Apolonia 3 pikë 5-10

Shkumbini 1 pikë 5-8



Bardheblutë janë të vetmit që kanë marrë tri fitore në raundin e parë, madje duke pësuar vetëm një gol në tri ndeshjet e zhvilluar



TIRANA – APOLONIA 3–0

Shënues: Ferraj 30’, Heples 44’, Ndoni 83’ (aut.)



TIRANA: Lika, Sina, Pisha, Dabulla, Hoxhallari, Taku, Karabeci, Heple, G. Lika (Bala 73’), Ferraj (Morina 73’), Peposhi (Tushe 55’). Trajner: H. Rubio



APOLONIA: Xhixha, Dimo, Mehmetaj, Ndoni, Naçi (Bualli 46’), Gërço, Muçaj, Agastra, Ribaj, Mahilaj (Jovani 63’), اimili (Prifti 79’). Trajner: Dh. Papuçiu



Gjyqtarë: D.Jubica, M. Dervishi, Gj. Bori (Shkodër)



Tirana nuk e ndal vrullin edhe në kupë. Dje, bardheblutë kanë mposhtur Apoloninë në “Qemal Stafa”, e cila kishte aktivizuar shumë lojtarë të rinj, të cilët u kanë rezistuar bardhebluve, pavarësisht rezultatit të ndeshjes. Tirana në këtë sfidë ka shpërdoruar jo pak, por të paktën dhjetë raste flagrante për t’u shënuar. Tri herë Heples, dy herë Bala, Morina, por edhe Ferraj, Taku e Karabeci dje kanë pasur mundësinë që të shënojnë.

Gjithsesi, bardheblutë kanë mundur fierakët me rezultatin e pastër 3-0. Serinë e golave e ka hapur Ferraj, i cili pas një krosimi prefekt të Gilman Likës, nuk e ka pasur të vështirë që ta dërgojë topin në rrjetë me të djathtën. Një minutë para se të përfundonte pjesa e parë, ka shënuar edhe Heples, por edhe te goli i mesfushorit nga Bahamasi meritë ka sërish Lika për krosin e saktë.

Sapo nis pjesa e dytë skuadrat bëjnë ndryshime, ka lënë fushën Peposhi për Tushen, ndërkohë që pak minuta më parë te skuadra fierake Naçi i ka lënë vendin Buallit. Tirana vazhdon të shpërdorojë raste me Heplesin, Takun e Ferrajn, ndërkohë që trajneri Rubio nervozohet akoma më shumë me të tijtë, që nuk tregohen të saktë para portës kundërshtare. Kurse skuadra fierake, falë “dirigjentit” Gërço në mesfushë kërkon që të ndërtojë aksione sulmuese, mirëpo vetëm iniciativa e Ribajt është shumë pak për të shënuar ndaj bardhebluve.

Fierakët, edhe pse gabojnë në mbrojtje janë energjik, madje lojtarët e tyre, edhe pse pjesa më e madhe të rinj, ambientohen me ritmin e ndeshjes. Rubio kërkon me çdo kusht që të thellojë avantazhin, madje bën edhe dy ndërrime për të freskuar sulmin. Largon Likën për Balën dhe Ferrajn për Morinën. Këta të dy merren vesh mirë me njëri-tjetrin, krijojnë raste falë mesfushës, por shpërdorojnë para portës së Xhixhës, i cili në pjesën e dytë është bërë “tabelë qitjeje” nga bardheblutë.

Trajneri i miqve, Papuçiu, aktivizon edhe dy lojtarë të rinj, në vend të Mahilajt futet Jovani, ndërsa اimili i lë vendin Priftit. Mirëpo, kur pritej që myzeqarët të ngushtonin diferencën e golave, bardheblutë shënojnë, por këtë herë edhe me ndihmën e mbrojtësit Ndoni i cili topin e Heplesit, në përpjekje për ta largura, e ka devijuar në rrjetë. Kështu Tirana siglon fitoren e tretë radhazi dhe mbetet në krye të grupit.



Pas ndeshjes…

Hulian Rubio, trajner i Tiranës: “E kishim vlerësuar ndeshjen e Kupës. Thash se do të bëja ndryshime dhe aktivizova disa lojtarë pjesë të 18-shes. Për herë të parë luajti Hoxhallari. U aktivizua edhe Peposhi. Janë të rinj, por në ndeshjet në vijim duhet ta rrisin akoma më shumë rendimentin e tyre.

Për sa u përket Tushes, e aktivizova dhe i kam folur gjatë ndeshjes në mënyrë që të rriste rimin. Shpërdoruam raste, megjithatë kupa është një objektiv i Tiranës. Ne po paraqitemi denjësisht dhe jemi në rrugë të mbarë në këtë kompeticion.”



Dhimitër Papuçiu, trajner i Apolonisë: Nuk u prononcua, por është larguar menjëherë pas ndeshjes.
 
Pe: FK Tirana

Ore Dinamo na mbyte me lajme sportive....

A mund e them dicka.Ke 2 Tirana ketu tek Futbolli, mblidhi bashke
se u be si stadium ketu..
 
Pe: FK Tirana

Mbrojtësi golashënues Dushku: Tirana di si fitohet në Peqin


“Shkumbini po kalon një moment të mirë, por në tri javët e mbetura ne luajmë për nëntë pikë. Largime? Ruajmë grupin dhe bëjmë blerje, kështu marrim titullin”

Mbrojtësi i Tiranës, Erjon Dushku, i quan finale tri javët e mbetura, ku skuadra e tij do të përballet me Shkumbinin, Laçin dhe Kamzën. Pavarësisht se në letër duken ekipe modeste, Dushku deklaron se duhen tri fitore për ta mbyllur me nder gjysmën e parë të sezonit. Në një prononcim dhënë enkas për “Sportin shqiptar”, qendërmbrojtësi i Tiranës, i cili ka dy sezone që luan si titullar flet për ndeshjen e Kupës me Apoloninë që do të luhet sot në “Loni Papuçiu” por edhe atë me Shkumbinin në fundjavë.

“Tirana deri më tani e ka përmbushur objektivin, ka zhvilluar lojëra shumë të mira në përballje me rivalët direktë dhe ka fituar. Kemi tri ndeshje decizive, me skuadra të lehta në “letër”, por ne duhet që të marrim nëntë pikë të plota. Fillimisht duhet të kalojmë me sukses Shkumbinin, një skuadër e fortë në fushën e vet që vjen pas një fitoreje të marrë në transfertë me Kastriotin javën që shkoi.

Por Tirana ka fituar edhe vjet në Peqin, kështu që besoj se historia do të përsëritet dhe ne sërish do të vazhdojmë të flasim me gjuhën e fitoreve, – u shpreh fillimisht mbrojtësi golashënues, Erjon Dushku.

Titulli

“ثshtë shumë shpejt për të folur, sepse nuk ka kaluar as gjysma e kampionatit për të bërë llogari. Megjithatë, unë mund të them që, krahas Tiranës, për vendin e parë do të luftojnë edhe Teuta, Skënderbeu, por edhe Flamurtari, ekipe me traditë dhe që kanë fituar trofe sezonet e shkuara. Për Tiranën ndeshjet jashtë fushe janë përcaktuese për sa i përket përmbushjes së objektivit. Deri më tani nuk kemi asnjë humbje në transfertë dhe kjo është pozitive dhe një tregues që jemi më lart se rivalët.”

Ofertat

Ditët e fundit po flitet në media se nga Tirana mund të largohen disa prej “xhevahirëve”, madje një ndër ta është edhe Erjon Dushku. Mirëpo, lezhjani e thotë hapur se do të respektojë kontratën dhe nuk ka arsye që të largohet në rast se situata do të shkojë mirë në aspektin financiar.

“Të gjithë lojtarët titullarë të skuadrës sonë kanë oferta, sepse janë nga më të mirët në Shqipëri. Edhe për mua momentalisht janë interesuar drejtues të ekipeve të ndryshme, por unë e kam mendjen te Tirana. Në qoftë se gjërat këtu do të shkojnë mirë, unë nuk kam arsye që të largohem ashtu sikundër edhe lojtarët e tjerë. Tirana është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe maksimumi për çdo futbollist.”

Kontigjenti

Në mbyllje të fjalës së tij, Erjon Dushku foli për konkurrencën dhe si një lojtar me eksperiencë thotë se duhen edhe blerje, në mënyrë që të ketë cilësi në ekip, por edhe për të përballuar garën e gjatë, pasi Tirana lufton jo vetëm për titullin, por synon edhe Kupën e Shqipërisë. “Tirana çdo sezon lufton për titullin. Ky vit nisi me probleme sepse patëm shumë largime.

Pavarësisht se formacioni u krijua me lojtarë cilësorë, alternativat në stol janë të pakta. Drejtuesit e dinë më mirë se unë këtë gjë, por duke ruajtur kontigjentin dhe duke bërë dy apo tri blerje, pa diskutim që në fazën e dytë do të jemi një skuadër e pamposhtur. Nuk mund të pretendosh që të luash 15 ndeshje me të njëjtët lojtarë dhe gjithnjë të kesh lojëra të bukura,” – tha në mbyllje të prononcimit të tij Erjon Dushku.



“Jemi kualifikuar, por s’hapim rrugë as në Fier”

“Trajneri ynë është shumë fanatik dhe nuk lëshon edhe kur ne luajmë me skuadra “të vogla”. Madje edhe kur ka nisur kupa në takime si me Himarën kemi luajtur me formacion stabël. Kështu që edhe në Fier do të shkojmë për të fituar, pavarësisht se jemi kualifikuar, ne nuk kemi ndër mend që të hapim rrugë. Ndeshja e sotme me Apoloninë do të jetë një test i mirë para sfidës së radhës në kampionat.”



2 Gola decizivë ka shënuar në kampionat këtë sezon Erjon Dushku dhe për koincidencë në të dyja sfidat i ka dhënë fiotoren skuadrës së tij, në transfertën me Kastriotin në javën e dytë dhe me Tomorin në javën e nëntë



3 Fitore radhazi ka koleksionuar Tirana në Kupën e Shqipërsië dhe renditet e para në grupin e vet me nëntë pikë të plota, duke mundur Shkumbinin 3-1, Laçin 1-0 dhe Apoloninë 3-0



2 Herë janë ndeshur bardheblutë dhe fierakët këtë sezon, një herë në kampion dhe para një jave për kupën, ku kanë realizuar dy fitore, në Fier dhe Tiranë



Bala: Në Shkodër kam familjen, pi kafe me këdo

Sulmuesi Bekim Bala, i cili prej disa ditësh nga drejtuesit e skuadrës kuqeblu, po cilësohet një nga përforcimet e skuadrës së Vllaznisë në merkaton e janarit, i pyetur rreth kësaj çështjeje ka shpjeguar. “Ka disa ditë që emri im po lakohet në media dhe kjo natyrisht që ndikon edhe në psikologjinë time. Unë në Shkodër, kam familjen dhe shumë miq të mi, madje pi kafe me këdo dhe nuk është e thenë se sa herë që shkoj atje do jem futbollist i Vllaznisë.

Unë jam lojtar profesionist dhe aktualisht mendoj për skuadrën time, Tiranën dhe konkretisht jam i përqendruar për dy ndeshjet e radhës me Apoloninë dhe Shkumbinin. Kur të vij periudha e merkatos atëherë do të flas për të ardhmen time”, – pohoi sulmuesi 20 vjeçar Bekim Bala. Sulmuesi Bala këtë sezon është një nga pikat e forta të skuadrës bardheblu dhe të formacionit të trajnerit Rubio.

Aktualisht 20-vjeçari Bekim Bala është golashënuesi më i mirë i Tiranës dhe në dhjetë ndeshje ka shënuar plot gjashtë gola. Bala iu bashkua 24 herë kampionëve në merkaton e janarit të shkuar dhe konsiderohet një nga blerjet e bujshme që ka realizuar ish-presidenti i Tiranës, Refik Halili.



Rubio s’heq dorë, do fitore edhe në “Loni Papuçiu”

Trajneri i skuadrës së Tiranës, Hulian Rubio, duket se nuk ka ndër mend që të hapë rrugë në ndeshjen e kupës, edhe pse skuadra e tij është kualifikuar, sepse ka nëntë pikë dhe ndodhet në krye të grupit.

Spanjolli në seancën e djeshme u ka kërkuar lojtarëve të tij që ta vlerësojnë takimin e sotëm. Në përballjen me myzeqarët, Rubio me shumë mundësi do të aktivizojë lojtarët më të mirë. Në portë Lika e me radhë Sina, Dushku, Pisha, Ahmataj, Heples, G. Lika, Karabeci, Ferraj, Morina dhe Bala.



Klodian Duro stërvitet i diferencuar, probleme me kaviljen

Mesfushori i bardhebluve dhe i ekipit tonë kombëtar, Klodian Duro, dje është stërvitur në mënyrë individuale, pasi ka probleme me kaviljen. Duro nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Hulian Rubio për ndeshjen e katërt të grupeve të Kupës së Shqipërisë ndaj fierakëve, që do të luhet sot në mesditë në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Ende nuk dihet nëse dëmtimi i Duros do të rikuperohet dhe mesfushori do të jetë gati për transfertën e javës së 11-të, kur Tirana do të jetë mysafire në Peqin. Duro është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë dhe ardhja e tij te Tirana, natyrisht që i ka dhënë më shumë lezet mesfushës së 24 herë kampionëve. Duro ka qenë një nga blerjet më të bujshme në merkaton e verës.



Shkurt

- Dje paradite, në “Skënder Halili”, bardheblutë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me bardhejeshilët.

- Si rrallëherë, Tirana nuk është grumbulluar para transfertës me Apoloninë dhe nisja për në Fier do të bëhet sot paradite, në orën 9:00.

- 90 minuta ka zgjatur seanca e djeshme dhe trajneri Rubio së bashku me stafin e tij janë përqendruar më shumë te ushtrimet taktike.

- Asnjë mungesë nuk kishte në “Skënder Halili”, pasi të gjithë lojtarët kanë qenë nën urdhrat e trajnerit spanjoll.
 
Pe: FK Tirana

Lika: Shkumbini transferta më e vështirë, vendos kreun e Tiranës


“Ne jemi treguar heronj deri më tani, ndaj kërkojmë më shumë vëmendje nga drejtuesit për sa i përket aspektit financiar. Duhet vënë dorë në të mirë të Tiranës”

Bardheblutë vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive dhe dje kanë fituar një tjetër ndeshje, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, me Apoloninë në Fier me rezultatin 1-2. Kryeqytetasit duket se këtë sezon po ecin me ritëm kampioni dhe deri më tani kanë qenë të pathyeshëm në ndeshjet në transfertë si për kampionat asnhtu dhe kupë. “Gardiani” i bardhebluve, Ilion Lika, beson se Tirana do të vazhdojë të flasë me gjuhën e fitoreve edhe në transfertën e radhës me Shkumbinin.

Në një prononcim që ka dhënë enkas për “Sportin shqiptar”, fill pas ndeshjes së fituar me fierakët, ka pohuar: “Tirana vazhdon të tregojë “dhëmbët” jo vetëm në kampionat, por edhe në kupë, duke marrë vetem fitore. Besoj se kjo skuadër është e destinuar që të fitojë titullin. Tashmë do të mendojmë për transfertën me Shkumbinin.Do të jetë sfida jonë më e vështirë jashtë fushe, pasi peqinasit në “shtëpi” nuk falin.

Ne do të shkojmë për të fituar. Në qoftë se do t’ia dalim të marrim tri pikët, jam i bindur që është një ndeshje që do të vendosë shumë për kreun e tabelës së klasifikimit. Me formën e mirë që po kalojmë të gjithë, jam i bindur që nuk do të ndalemi edhe me Shkumbinin, pavarësisht se kundërshtari ka një ekip simpatik, me djem të rinj të talentuar që luajnë futboll me zemër,” – u shpreh fillimisht “gardiani” i 24 herë kampionëve, Ilion Lika.



Kupa

“Ne e vlerësojmë çdo takim dhe në Fier shkuam për të fituar, pavarësisht se e kishim siguruar kualifikimin. Fituam ashtu si në ndeshjen e kampionatit, me vështirësi, por e rëndësishme është që ne morëm tri pikët dhe jemi skuadra që kryesojmë grupin me pikë të plota. Kupa është një objektiv që na e kanë vënë drejtuesit, kështu që ne po e tregojmë veten. Madje unë e them me bindje se edhe në dy ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë, pavarësisht se e kemi siguruar kualifikimin, do të luajmë për të fituar dhe për të marrë gjashtë pikë.”



Financat

اështja financiare është ajo që prej një muaji është bërë temë e ditës në radhët e skuadrës kryeqytetase. Disa lojtarë, fill pas fitores në derbi, u paguan nga donatori Refik Halili, edhe pse duhet që lojtarët t’i shlyente bashkia, duke qenë se më 12 tetor klubi është kthyer në sh.a. me 100% aksione të Bashkisë së Tiranës. Ndaj Ilion Lika, si një nga lojtarët me eksperiencë të bardhebluve dhe pikë kyçe në 11-shin e parë, kërkon më shumë vëmendje nga drejtuesit. “Ne jemi profesionistë dhe këtë po e tregojmë edhe këtë sezon.

Tirana është ekipi më i mirë dhe, pavarësisht problemeve financiare, po e tregon veten në kampionat dhe kupë. Drejtuesit duhet që të zgjidhin këtë ngërç sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që situata të mos ndikojë në psikologjinë e lojtarëve. Në media kanë filluarë të flitet se shumë ekipe kanë hedhur “grepat” te Tirana për t’i marrë lojtarë. Ndaj duhen dhënë rrogat dhe duhet ruajtur kontigjent, në mënyrë që edhe në në fund të realizojmë objektivat që kemi marrë përsipër në fillim të sezonit,” – theksoi në mbyllje të prononcimit “gardiani” i Tiranës, ilion Lika.



Porta, 270 minuta pa pësuar në kampionat

Ilion Lika është një nga portierët më të mirë që ka kampionati ynë aktualisht dhe këtë po e tregon edhe këtë sezon. Lika, i cili më parë ka qenë pjesa e skuadrave më të njohura të superiores, si Dinamo, Vllaznia, Elbasani dhe Kastrioti, duket se po vendos një rekord në ndeshjet e kampionatit. Në tri javët e fundit, në përballjet me Skënderbeun, Tomorin dhe Dinamon ai e ka ruajtur të paprekur katërkëndorin, pra ka 270 minuta pa pësuar gol.



2 Trofe ka fituar portieri Ilion Lika me Tiranën, një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë, të dyja sezonin që shkoi



2 Sezone ka Ilioni që aktivizohet si titullar në radhët e 24 herë kampionëve



5 Janë skuadrat me të cilat “gardiani” Lika ka luajtur para se të bëhej pjesë e bardhebluve, konkretisht Dinamo, Elbasani, Vllaznia dhe Kastrioti



Zhbllokohet sulmi, “bomberi” Bala gjen golin

ثshtë zhbllokuar sulmi i skuadrës bardheblu dhe “bomberi” Bekim Bala, edhe pse në një ndeshje kupe. Sulmuesi 20-vjeçar ka gjetur golin që i mungonte qysh nga ndeshja e javës së gjashtë për kampionat me Bylisin, ku shkodrani shënoi tripletë. Rikthimi te goli i Bekim Balës, qetëson edhe trajnerin e bardhebluve, Hulian Rubio, i cili në derbin me blutë javën që shkoi improvizoi Heplesin si sulmues. Pritet që në ndeshjen me Shkumbinin, Bekim Bala të rikthehet në formacion dhe të jetë ai lideri i repartit ofensiv të 24 herë kampionëve.



Rubio dhe të tijtë, gjithë vëmendjen te peqinasit

Pas fitores në kupë, bardheblutë tashmë janë përqendruar te ndeshja e javës së 11-të të superligës me Shkumbinin, që do ta zhvillojnë në fundjavë në stadiumin e Peqinit. Trajneri Rubio, me përjashtim të Afrim Takut, i cili ka tre kartonë të verdhë, të gjithë të tjerët i ka të gatshëm për sfidën e radhës. Tirana deri më tani nuk e ka provuar shijen e humbjes në ndeshjet në transfertë, ndaj edhe në Peqin do të kërkojë patjetër marrjen e tri pikëve, pavarësisht se është një nga transfertat më të vështira.
 
Pe: FK Tirana

Shkumbini “përmbyt” Tiranën, kreu më larg për skuadrën e Rubios


Peqinasit u shkaktojnë bardhebluve humbjen e parë në transfertë, tani rreziku u vjen edhe nga Skënderbeu

SHKUMBINI – TIRANA 3–2



Shënues: Mustafaj 31’, Dervishi 73’, Sulkja 78’ / Bala 53’, 64’



SHKUMBINI: Kotorri, Lundraxhiu, Diop, Salliu (E. Magani 65’), Xhyra, Pashja, Shenaj, Gjata, Kafazi (Sulkja 76’), Dervishi (Lluca 86’), Mustafaj. Trajner: K. Mile.

Kartonë të verdhë: Lundraxhiu, Dervishi



TIRANA: Lika, Sina, Dabulla, Pisha, Ahmataj, G. Lika, Karabeci, Dushku, Bala, Morina (Tushe 46’), Ferraj (Kalari 72’). Trajner: H. Rubio.

Kartonë të verdhë: Tushe, Dushku

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, N. Rrapaj (Fier)



“Radiografia”

17’- Kundërsulm i Tiranës në krahun e djathtë, Dushku kroson te Karabeci, që përballë Kotorrit e fare pranë portës, nuk arrin ta devijojë topin për në rrjetë.

23’- Gjuajtje e fortë e Xhyrës, i cili pas një goditjeje dënimi e ka gjetur në pozicion portierin Lika, që grushton me vështirësi.

26’- Shkumbini pranë golit me sulmuesin Dervishi, që gjuan prirët me portën, arrin ta shmangë Likën, por gabon në finalizim, duke e kaluar topin ngjitur me shtyllën pingule.

29’- Portierit Kotorri i vjen në ndihmë shtylla pingule pas goditjes me kokë të sulmuesit të Tiranës, Bala, që për pak sa nuk shënoi.

31’- Aksioni i nisur që nga mbrojtësi Salliu përfundon me sulmuesin Mustafaj që del fitues mes dy mbrojtësve miq për të gjuajtur saktë e për të shënuar golin e parë 1-0.

53’- Tirana shfrytëzon një moment hezitimi të vendasve në ekzekutimin e një goditjeje dënimi nga ku përfiton Bala, i pandehur në pozicion jashtë loje, por ka gjuajtur dhe ka barazuar rezultatin në 1-1.

64’- Ahmataj kroson nga e majta e sulmit në zonë, ku ndodhet i lirë Bala, që nuk fal, duke shënuar pas goditjes me kokë, 1-2.

73’- Portieri Lika e ka të pamundur ta ndalë gjuajtjen e fortë të Dervishit, kur më parë arrin të ndalë në dy raste, duke grushtuar, por Shkumbini ngulmon dhe pas goditjes së shtyllës gjen golin e barazimit me Dervishin.

78’- Krosimi i E. Maganit nga e djathta gjen të lirë 18-vjeçarin Sulkja në shtyllën e dytë, që arrin të shmangë daljen e nxituar të Likës për të shënuar golin e fitores.

85’- Miqtë i afrohen golit, por portjeri Kotorri tregohet më i shpejtë se sulmuesi Bala, duke e grushtuar topin e gjuajtur prej tij dhe duke shpëtuar portën nga goli i barazimit.





Shkumbini ka marrë dje një fitore të bukur dhe të merituar, duke ditur ta mposhtë ekipin e Tiranës në lojë dhe në rezultat. Për ekipin e drejtuar nga trajneri Mile, fitorja e djeshme ishte si dhurata më e mirë që iu bë tifozerisë dhe grupimit “Besnikët”, që disa ditë më parë, më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit, festuan një vjetorin e krijimit.

Për Shkumbinin, që dominohet nga futbollistët e rinj vendas 17-19 vjeçarë, ka qenë një nga lojërat më të mira që ka zhvilluar deri tani, duke treguar të ardhmen e sigurt të ekipit bardhekaltër i ndërtuar me futbollistët e rinj vendas që kanë fituar besimin e trajnerit Mile. Ky i fundit ka meritat kryesore, pasi falë punës së palodhur ka ndërtuar një grup kompakt, që po bind javë pas jave në lojë dhe rezultat.

Kurse Tirana pëson humbjen e dytë dhe të parën në transfertë pas plotë 11 javësh. Bardheblutë me këtë humbje janë distancuar jo pak, por pesë pikë nga Teuta kryesuese dhe dje nuk kanë ditur të ruajnë avantazhin me dy golat e Bekim Balës, ndërsa tashmë duhet të kenë frikë Skënderbeun.

Pjesa e parë Vendwsit që në fillim të ndeshjes shfaqin dëshirë për të fituar dhe rrezikojnë portën e Tiranës me mesfushorin Gjata. Trajneri Mile ka ditur ta vendosë mirë ekipin në fushë, por më shumë se kjo janë vetë futbollistët ata që dinë t’i zbatojnë detyrat duke e detyruar ekipin mik të luajë më i tërhequr në mbrojtje. Në disa raste, mbrojtësit miq e kanë të vështirë të ndalin vrullin e sulmuesve vendas, duke shfaqur edhe pasiguri por që nuk u shfrytëzua siç duhet.

Ekipi vendas dikton për disa minuta në fushën e lojës, duke zotëruar mesin e fushës dhe duke arritur të dalë fitues në të gjitha dyluftimet me kundërshtarin. Madje, Shkumbini luan vazhdimisht në sulm dhe si rezultat i presionit të vazhdueshëm, goli nuk do të vonojë. ثshtë sulmuesi Mustafaj që edhe në këtë ndeshje mbeti vazhdimisht problem për mbrojtësit e Tiranës, që gjen golin e parë në kampionat.

Edhe pas avantazhit, Shkumbini nuk e ul ritmin e lojës, duke treguar në çdo rast ego dhe dëshirë për ta fituar takimin më shmë se kundërshtari. Në qoftëse nuk pati gol tjetër për Shkumbinin në pjesën e parë meritë ka edhe portieri Lika, që diti të zgjidhë situata të vështira.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë fillon më mirë për Tiranën. Trajneri Rubio bëri një ndryshim “kokë më kokë”, duke aktivizuar Tushen në vend të Morinës. Kjo lëvizje rezultoi për mbarë sepse ekipi i Tiranës arriti ta kontrollojë më mirë lojën në fillim, duke ditur të organizohet më mirë në mesfushë dhe në veprimet sulmuese. Janë rreth 20 minuta të vështira që kalojnë vendasit, pa ditur të orientohen siç duhet.

Falë përvojës, ekipi mik arrin ta shfrytëzojë euforinë e peqinasve dhe për minuta të tëra dominon në fushë dhe krijon epërsi me lojë, madje përmbys rezultatin, duke ditur të shënojë e të çojë shifrat në 1-2 me dopietë të Balës. U desh goli i dytë i Tiranës që të dilte në pah reagimi i peqinasve. Trajneri Mile ndërhyn nga stoli, duke aktivizuar të rinjtë E. Magani dhe E .Sulkja për t’i dhënë më tepër freski mesfushës dhe ia del.

Në harkun e një minute porta e Likës kalon çaste dramatike dhe në një rast i vjen në ndihmë shtylla pingule. Madje, Dervishi, sulmuesi më i mirë i Shkumbinit dhe i kampionatit, mposht portierin Lika, duke barazuar rezultatin. Nuk kalojnë as pesë minuta dhe Magani e Sulkja do të gatuajnë golin e fitores, për t’i bërë mbylljen më të bukur këtij takimi, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 3-2, çka ka gëzuar vendasit dhe ka pezmatuar miqtë.



Mile: Ishim më të mirët, fitoren ua dedikojmë “Besnikëve”

“Luajtëm dhe fituam përballë një kundërshtari të forte, që njihet për vlerat që ka në kampionatin tonë, por nuk duhet të harrojmë që ekipi më i mirë është ai që luan më mirë 90 minuta. Por ekipi im ishte më i miri, pavarësisht se në disa minuta të pjesës së dytë gabuam, sidomos në repartin e mbrojties, që u vetëkënaq para kohe, duke menduar se loja mbaroi me 45 minutat e para.

Rëndësi ka që ekipi diti të reagojë për ta përmbysur rezultatin dhe unë i përgëzoj të gjithë për atë që treguan në fushën e lojës. Fitoren unë si trajner ua dedikoj sportëdashësve, sidomos grupimit “Besnikët”, që patën njëvjetorin, sepse kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë besnikë për ne në çdo ndeshje, ashtu siç e kanë emrin.”



Rubio: S’e prisja humbjen, Shkumbini luajti me dëshirë

“Nuk e prisja humbjen, por një ditë ajo do të vinte. E pata deklaruar që kundërshtari ishte për t’u vlerësuar, sepse luan me dëshirë. Në pjesën e parë, Shkumbini luajti më mirë dhe arriti të gjejë edhe golin, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ne ishim më lart në lojë, madje ditëm ta kthejmë rezultatin në favorin tonë.

Më pas erdhi goli i barazimit dhe ne sikur e humbëm toruam, u tronditëm disi dhe kjo ndikoi që të pësonim edhe golin e tretë. ثshtë vetëm një ndeshje e humbur, sepse kampionati është i gjatë dhe ka ndeshje shumë përpara. Pashë një tifozeri korrekte, që e mbështeti shumë ekipin e vet.”



TE VEاANTAT

- Në tribunën “VIP” kishte shumë specialistë nga Tirana e nga rrethet, por edhe drejtues ekipesh. Binte në sy prania e donatorit të Tiranës, Refik Halili, në krah të presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, por edhe ajo e ish-futbollistëve kryeqytetas, Indrit Fortuzi dhe Krenar Alimehmeti.

- Shkumbini dje luajti me fanellat e reja, dhuratë e sponsorit më të ri të Shkumbinit. Pronari i Bar kafes “Universal”, Fatmir اiftja, është afruar ditët e fundit pranë ekipit dhe ka qenë me fat, pasi shijoi fitoren përballë Tiranës.

- Futbollistët e Shkumbinit u futën në fushë duke mbajtur të veshura për disa minuta fanella që i dedikoheshin grupimit të tifozëve më të rinj “Besnikët”, ku mbizotëronte urimi për njëvjetorin e themelimit. Ky urim u shoqërua më pas në tribunën përballë me shpalosjen e një flamuri gjigant me ngjyrat e fanellës së ekipit .

- Binte në sy dje një parrullë në gjuhën angleze e vendosur nga “Besnikët”: “Take That Monkey- Donia”, ku ironizoheshin tifozët maqedonas për racizmin kundër shqiptarëve e shfaqur në ndeshjen e kombëtares sonë muajin e kaluar ne Prilep të Maqedonisë .

- Munguan dje në stadium, si rrallëherë në vitet e fundit, tifozët e përhershëm të Tiranës, grupi “Fanatics”.

- Sulmuesi i Shkumbinit Mustafaj në takimin me Tiranën gjen golin e parë në kampionat pas 11 javësh, ndërkohë që sulmuesi tjetër Dervishi rikthehet te goli dhe si golashënuesi më i mirë i superiores, ndërsa mesfushori18- vjeçar Eneo Sulkja vulosi fitoren e peqinasve, duke shënuar golin e dytë personal.
 
Pe: FK Tirana

“Kam përvojë te hidhur nga Dinamo, mospagesat rrezikojnë objektivat”


“Kemi vetëm dy humbje në 11 javë dhe kjo nuk është tragjedi, kurse rivalët tanë për titullin do të jenë Teuta dhe Skënderbeu”

Arjan Pisha, qendërmbrojtësi me eksperiencë i bardhebluve, ndërprerjen e kampionatit në momentin kulminant e quan të padobishme, ndërsa lidhur me situatën financiare jo të mirë në skuadrën e tij muajt e fundit ai shpreson që të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë. Pisha, i cili verën që shkoi u vu nën urdhrat e trajnerit spanjoll Hulian Rubio Sançez, nuk i quan tragjedi dy humbje në 11 javë edhe për faktin se Tirana është ndeshur me ekipet më të forta të kampionatit. “Të them të drejtën, nuk e shoh të arsyeshme që të mos luhet kampionati, sepse ndeshjet bëhen akoma më të ngjeshura dhe kjo besoj se nuk është në dobinë tonë.

Megjithatë, është e drejta e arbitrave që të mendojnë të mos zhvillohet kjo javë dhe ne duhet ta respektojmë vendimin e tyre. ثshtë normale që disa futbollistë të duan të jenë pranë familjeve të tyre për Krishtlindje, por në fund të fundit ne duhet të respektojmë rregullat e garës. Sa i përket ecurisë sonë në këto 11 javë që kanë kaluar, unë besoj se çdo gjë ka shkuar shumë mirë, pavarësisht dy humbjeve gjatë kësaj rruge. Mendoj se është merita e të gjithëve dhe them se do të mbajmë këtë ritëm deri në fund. Nuk mund të them shumë gjëra për humbjen e fundit, sepse ndodhin në një kampionat kaq të gjatë. Humbjet ndonjëherë janë të pranueshme dhe nuk duhen marrë si tragjedi që humbet një ndeshje apo dy,” – u shpreh fillimisht qendërmbrojtësi Arjan Pisha.
Financat

“Edhe unë kam një përvojë të mëparshme tek Dinamo dhe çështja e vonesave të rrogave ndikon negativisht në skuadër. Them se duhet që të bëhet më e mira dhe sa nuk është vonë duhet që të lëvizen gurët nga drejtuesit dhe të ketë një zgjidhje konkrete. Tirana është një skuadër që ka emër të madh në futbollin shqiptar dhe më e mira do të ishte që këto probleme të mos ekzistonin. Megjithatë, unë shpresoj që të bëhet më e mira dhe të gjendet zgjidhja sa më shpejt, në mënyrë që gjërat të ecin sipas parashikimeve që janë bërë në fillim të sezonit.”

Kthesa

Tirana, deri në fund të fazës së parë ka për të zhvilluar edhe dy ndeshje me skuadra modeste si Laçi dhe Kamza, por që duhet të fitohen, për të qenë sa më afër kreut. Pisha është i bindur se kthesa e skuadrës së tij do të vijë qysh në ndeshjen e radhës, për t’i bërë një mbyllje dinjitoze fazës së parë dhe vitit futbollistik 2011. “Duhet ta marrim çdo ndeshje hap pas hapi. اdo përballje duhet fituar për të mos krijuar diferencë të madhe pikësh edhe me rivalët. Ne kemi dy ndeshje me Laçin dhe Kamzën dhe unë besoj se do të marrim pikët e plota. Jam i bindur që Tirana do ta mbyllë këtë fazë denjësisht.”
Rivalët
Në mbyllje të prononcimit të tij, Arjan Pisha ka folur edhe për ecurinë e rivalëve dhe sipas tij momentalisht dy skuadrat që duhen konsideruar si më të fortat janë Teuta, që ndodhet në vendin e parë, por edhe kampionët në fuqi të Skënderbeut. “Teuta ka një ekip të mirë dhe, përderisa është në vend të parë, e meriton. I tillë është edhe Skënderbeu që është afruar shumë me ne. Por mendoj se kampionati është i gjatë dhe ne duhet të shikojmë punën tonë, të marrim maksimumin e pikëve në çdo takim. Vetëm kështu kemi për t’ia dalë mbanë.”



“Merkatoja? Përforcimet i bëjnë mirë çdo ekipi”

“Për sa i përket merkatos, nuk më takon mua të flas. Në radhë të parë jam vetë futbollist, pastaj janë drejtuesit ata që duhet të merren me këtë çështje. Por, si një lojtar me eksperiencë dhe duke qenë se e njoh mirë Tiranën dhe gjendjen e saj, mendoj se çdo ekipi do t’i nevojitej ndonjë përforcim për t’u paraprirë problemeve, si dëmtimet apo ndëshkimet. Pastaj sa më shumë lojtarë të ketë, aq më pozitive është, sepse ka edhe konkurrencë, kur bëhet fjalë për ekipe që kanë pretendime dhe synojnë të fitojnë titullin dhe kupën.”



3 Skuadra ka ndërruar deri më tani mbrojtësi Arjan Pisha, me të cilat ka fituar shumë trofe, e ka nisur karrierën tek Elbasani për të vijuar me Dinamon dhe Tiranën



1 Trofe, pikërisht Superkupën ka fituar këtë sezon me bardheblutë Pisha, i cili deri në fund shpreson që të shpallet edhe kampion



5 Pikë me pak se Teuta e vendit të parë ka aktualisht skuadra kryeqytetase dhe shpreson që të marrë gjashtë pikë në dy sfidat e fundit me Laçin dhe Kamzën.





Rubio e mbyll javën me stërvitje taktike



Bardheblutë dje kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore për këtë javë, ndërkohë që trajneri Rubio me të tijtë kanë zhvilluar një seancë dhe janë përqendruar kryesisht tek ushtrimet tekniko-taktike. Madje brenda stërvitjes ka pasur edhe një minindeshje ku skuadra është ndarë në dy grupe dhe trajneri Rubio e ka bërë një gjë të tillë për t’i mbajtur sa më të freskët lojtarët, duke qenë se javën që vjen i presin dy ndeshje decizive, fillimisht me Shkumbinin për kupë në mesjavë dhe më pas me Laçin për kampionat. Në të dyja sfidat trajneri spanjoll do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, pasi nuk ka të pezulluar e të dëmtuar. Ndërkohë, sot bardheblutë e kanë ditë pushimi.



Ahmataj & Kalari me provime, mungojnë në stërvitje



Dy “mëngjarashët” Julian Ahmataj dhe Renaldo Kalari nuk kanë qenë nën urdhrat e trajnerit Hulian Rubio në seancën e paradites së djeshme. Mungesa e tyre ka qenë e arsyeshme, pasi nga burime zyrtare pranë skuadrës bëhet me dije se ata kanë marrë leje, pasi po ndjekin studimet e larta dhe dje kanë pasur provime. Kurse pjesa e tjetër e skuadrës ka qenë nën urdhrat e trajnerit spanjoll, madje ka vazhduar stërvitjen normalisht
 
Pe: FK Tirana

“Pres deri në fund të javës, ndryshe largohem nga Tirana”

ULTIMATUMI I DUSHKUT

“Fanellën bardheblu e ndiej me shpirt, nuk më bëjnë këmbët që të iki prej këtej, aq më tepër këtë sezon, që kemi një trajner të madh si Rubio”

Duket se te bardheblutë situata ka vajtur ku nuk mban më dhe pritja e lojtarëve nuk ka kufij. Tirana po i afrohet muajit të tretë pa u paguar dhe lojtarët tashmë kanë filluar që të mendojnë seriozisht “divorcin”, pasi ofertat nuk u mungojnë nga ekipe brenda dhe jashtë vendit. Mbrojtësi Erjon Dushku kërkon që deri në fund të javës dikush nga anëtarët e bordit apo drejtuesit më të lartë t’i japë zgjidhje konkrete situatës, në raste të kundërt ai do ta shohë të ardhmen në ndonjë ekip tjetër në gjysmën e mbetur të sezonit, edhe pse e ka të vështirë që të lërë Tiranën.

“Menaxheri im gjatë këtyre ditëve është interesuar për të gjetur skuadër për mua, por nuk mungojnë edhe interesimet e skuadrave të tjera nga brenda dhe jashtë vendit. Më konkrete është ajo e austriakëve të Kapfenbergut, por ditët e fundit ka dalë në skenë edhe një skuadër e njohur e kampionatit azerbajxhanas.

Unë do të përpiqem të bëj zgjedhjen time më të mirë. Por po ndjek me interes edhe rrjedhën e ngjarjeve te Tirana, për sa i përket anës financiare. E them me shpirt se e ndiej shumë këtë fanellë, pasi deri më tani kam kaluar shumë mirë me të gjithë, drejtues, staf dhe lojtarë apo tifozë.

E kam shumë të vështirë të largohem po të kemi parasysh edhe objektivat që kemi. Do të më vinte shumë keq në rast se gjërat nuk zgjidhen sa nuk është vonë dhe unë apo edhe lojtarët e tjerë që kanë oferta do të largohemi në janar. Deri më tani ne jemi treguar profesionistë dhe e kemi kryer më së miri detyrën tonë.

Vërtet të hënën, të martën apo të mërkurën kemi menduar për lekët, por gjithmonë në ndeshje kemi hyrë si profesionistë dhe ia kemi arritur qëllimit. Tirana sot është e dyta dhe për këtë kemi meritë kolosale të gjithë, duke filluar nga trajneri Rubio dhe ne lojtarët”.



Afati

Erjon Dushku u lë afat drejtuesve të skuadrës së Tiranës që t’i japin zgjidhje deri në fund të kësaj jave. Në rast se askush nuk do të lëvizë “gurët” qoftë për të bërë edhe një bisedë me mbrojtësin shtatlartë, ai do të vendosë të zgjedhë një nga ekipet e huaja, por edhe të studiojë ofertat që do t’i vijnë nga brenda vendit.

“Unë do të pres deri në fund të kësaj jave, sepse edhe ekipet që interesohen kanë planet e tyre dhe presin përgjigjen time. Në rast se askush nuk e merr guximin të vijë e të bisedojë, atëherë unë do të mendoj vetë për zgjidhjen. Vërtet e dua Tiranën, por ne jemi familjarë dhe duhet që të mendojmë edhe në këtë aspekt. Të paktën një zgjidhje primare, që unë të rri deri në fund të vitit. Ndaj sa nuk është vonë, bordi apo ata që e kanë në dorë duhet që të lëvizin me vepra, jo me fjalë.”

Teuta

“Pavarësisht se Teuta është momentalisht pesë pikë larg Tiranës, nuk është asgjë, sepse jam i bindur që e arrijmë. Tiranës, kur i është dashur, e ka mundur edhe në Durrës, kështu që duhet që drejtuesit të nxjerrin skuadrën nga ky moment i vështirë, në mënyrë që të vazhdojë puna dhe të gjithë të mendojmë për të ardhmen dhe realizimin e objektivave me Tiranën.”

Merkatoja

Ndër të tjera, Erjon Dushku ka folur edhe për nevojën urgjente që ka skuadra për t’u përforcuar. “E theksoj sërish se Tirana ka nevojë për merkato, madje për dy apo tre lojtarë shumë cilësorë. Por në këtë gjendje zor se ka merkato, sepse primare është që të ruhet kontigjenti, pastaj të mendohet për përforcimet që duhet të vijnë.”



“Jemi kualifikuar, por synojmë fitoren me Shkumbinin”



“Ne jemi kualifikuar në kupë dhe aktualisht jemi në krye të grupit me pikët e plota. Unë jam i bindur se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje. Nuk mund të them që shkojmë për hakmarrje, por do të bëjmë një paraqitje pozitive për të ruajtur ritmin. Më e rëndësishme është ndeshja e fundjavës, ajo e kampionatit me Laçin, pastaj kemi Kamzën. Duhet që t’i marrin përballjet një nga një, vetëm kështu kemi për t’ia dalë mbanë. Natyrisht që shtyrja e kampionatit nuk na bën mirë, megjithatë janë vendimet me të cilët merret tjetërkush.”



2 Gola ka realizuar qendërmbrojtësi Erjon Dushku në 11 javë kampionat, ndaj Kastriotit dhe Peqinit, të dyja në transfertë dhe i ka dhënë fitoren Tiranës



2 Sezone ka Dushku si pjesë e bardhebluve. Ai erdhi në fillim të sezonit 2010-2011, pas një eksperience shumë të mirë me Teutën e Durrësit



4 Skuadra po interesohen për Dushkun, konkretisht Vllaznia dhe Flamurtari nga superliga si dhe Kapfenberg e Austrisë dhe një ekip azerbajxhanas



Klodian Duro stërvitet i diferencuar në palestër



Ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, mesfushori i kuqezinjve, Klodian Duro, i cili në javët e para të këtij sezoni iu bashkua Tiranës, dje ka bërë stërvitje në mënyrë individuale. Duro është stërvitur në palestrën e forcës, që ndodhet në mjediset e brendshme të kompleksit “Skënder Halili”. Para ndeshjes së javës së 11-të me Shkumbinin, Duro nuk u përfshi në 18-she nga trajneri Rubio, çka lojtari nuk e priste, pasi e deklaroi vetë që ndihej në një formë të mirë për t’i shërbyer Tiranës në një transfertë të fortë dhe të vështirë si ajo e Peqinit.



Rubio, ndryshime në 11-she para Shkumbinit

Ndryshe nga 11 javët e kampionatit dhe ndeshjet e kupës që janë luajtur deri më tani, ku trajneri i bardhebluve Hulian Rubio u ka besuar formacionin titullarëve, në sfidën e së mërkurës me Shkumbinin spanjolli duket se do të bëjë ndryshime. Nisur edhe nga kontigjenti i paktë i lojtarëve që ka në dispozicion dhe duke iu ruajtur ndonjë dëmtimi në prag të dy ndeshjeve të fundit me Laçin dhe Kamzën, trajneri Rubio ka preferuar që të bëjë edhe ndryshime në 11-shen e parë, ku do t’i japë disa hapësira edhe lojtarëve të stolit.

---------- Post added at 22:12 ---------- Previous post was at 22:12 ----------

“Pres deri në fund të javës, ndryshe largohem nga Tirana”

ULTIMATUMI I DUSHKUT

“Fanellën bardheblu e ndiej me shpirt, nuk më bëjnë këmbët që të iki prej këtej, aq më tepër këtë sezon, që kemi një trajner të madh si Rubio”

Duket se te bardheblutë situata ka vajtur ku nuk mban më dhe pritja e lojtarëve nuk ka kufij. Tirana po i afrohet muajit të tretë pa u paguar dhe lojtarët tashmë kanë filluar që të mendojnë seriozisht “divorcin”, pasi ofertat nuk u mungojnë nga ekipe brenda dhe jashtë vendit. Mbrojtësi Erjon Dushku kërkon që deri në fund të javës dikush nga anëtarët e bordit apo drejtuesit më të lartë t’i japë zgjidhje konkrete situatës, në raste të kundërt ai do ta shohë të ardhmen në ndonjë ekip tjetër në gjysmën e mbetur të sezonit, edhe pse e ka të vështirë që të lërë Tiranën.

“Menaxheri im gjatë këtyre ditëve është interesuar për të gjetur skuadër për mua, por nuk mungojnë edhe interesimet e skuadrave të tjera nga brenda dhe jashtë vendit. Më konkrete është ajo e austriakëve të Kapfenbergut, por ditët e fundit ka dalë në skenë edhe një skuadër e njohur e kampionatit azerbajxhanas.

Unë do të përpiqem të bëj zgjedhjen time më të mirë. Por po ndjek me interes edhe rrjedhën e ngjarjeve te Tirana, për sa i përket anës financiare. E them me shpirt se e ndiej shumë këtë fanellë, pasi deri më tani kam kaluar shumë mirë me të gjithë, drejtues, staf dhe lojtarë apo tifozë.

E kam shumë të vështirë të largohem po të kemi parasysh edhe objektivat që kemi. Do të më vinte shumë keq në rast se gjërat nuk zgjidhen sa nuk është vonë dhe unë apo edhe lojtarët e tjerë që kanë oferta do të largohemi në janar. Deri më tani ne jemi treguar profesionistë dhe e kemi kryer më së miri detyrën tonë.

Vërtet të hënën, të martën apo të mërkurën kemi menduar për lekët, por gjithmonë në ndeshje kemi hyrë si profesionistë dhe ia kemi arritur qëllimit. Tirana sot është e dyta dhe për këtë kemi meritë kolosale të gjithë, duke filluar nga trajneri Rubio dhe ne lojtarët”.



Afati

Erjon Dushku u lë afat drejtuesve të skuadrës së Tiranës që t’i japin zgjidhje deri në fund të kësaj jave. Në rast se askush nuk do të lëvizë “gurët” qoftë për të bërë edhe një bisedë me mbrojtësin shtatlartë, ai do të vendosë të zgjedhë një nga ekipet e huaja, por edhe të studiojë ofertat që do t’i vijnë nga brenda vendit.

“Unë do të pres deri në fund të kësaj jave, sepse edhe ekipet që interesohen kanë planet e tyre dhe presin përgjigjen time. Në rast se askush nuk e merr guximin të vijë e të bisedojë, atëherë unë do të mendoj vetë për zgjidhjen. Vërtet e dua Tiranën, por ne jemi familjarë dhe duhet që të mendojmë edhe në këtë aspekt. Të paktën një zgjidhje primare, që unë të rri deri në fund të vitit. Ndaj sa nuk është vonë, bordi apo ata që e kanë në dorë duhet që të lëvizin me vepra, jo me fjalë.”

Teuta

“Pavarësisht se Teuta është momentalisht pesë pikë larg Tiranës, nuk është asgjë, sepse jam i bindur që e arrijmë. Tiranës, kur i është dashur, e ka mundur edhe në Durrës, kështu që duhet që drejtuesit të nxjerrin skuadrën nga ky moment i vështirë, në mënyrë që të vazhdojë puna dhe të gjithë të mendojmë për të ardhmen dhe realizimin e objektivave me Tiranën.”

Merkatoja

Ndër të tjera, Erjon Dushku ka folur edhe për nevojën urgjente që ka skuadra për t’u përforcuar. “E theksoj sërish se Tirana ka nevojë për merkato, madje për dy apo tre lojtarë shumë cilësorë. Por në këtë gjendje zor se ka merkato, sepse primare është që të ruhet kontigjenti, pastaj të mendohet për përforcimet që duhet të vijnë.”



“Jemi kualifikuar, por synojmë fitoren me Shkumbinin”



“Ne jemi kualifikuar në kupë dhe aktualisht jemi në krye të grupit me pikët e plota. Unë jam i bindur se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje. Nuk mund të them që shkojmë për hakmarrje, por do të bëjmë një paraqitje pozitive për të ruajtur ritmin. Më e rëndësishme është ndeshja e fundjavës, ajo e kampionatit me Laçin, pastaj kemi Kamzën. Duhet që t’i marrin përballjet një nga një, vetëm kështu kemi për t’ia dalë mbanë. Natyrisht që shtyrja e kampionatit nuk na bën mirë, megjithatë janë vendimet me të cilët merret tjetërkush.”



2 Gola ka realizuar qendërmbrojtësi Erjon Dushku në 11 javë kampionat, ndaj Kastriotit dhe Peqinit, të dyja në transfertë dhe i ka dhënë fitoren Tiranës



2 Sezone ka Dushku si pjesë e bardhebluve. Ai erdhi në fillim të sezonit 2010-2011, pas një eksperience shumë të mirë me Teutën e Durrësit



4 Skuadra po interesohen për Dushkun, konkretisht Vllaznia dhe Flamurtari nga superliga si dhe Kapfenberg e Austrisë dhe një ekip azerbajxhanas



Klodian Duro stërvitet i diferencuar në palestër



Ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, mesfushori i kuqezinjve, Klodian Duro, i cili në javët e para të këtij sezoni iu bashkua Tiranës, dje ka bërë stërvitje në mënyrë individuale. Duro është stërvitur në palestrën e forcës, që ndodhet në mjediset e brendshme të kompleksit “Skënder Halili”. Para ndeshjes së javës së 11-të me Shkumbinin, Duro nuk u përfshi në 18-she nga trajneri Rubio, çka lojtari nuk e priste, pasi e deklaroi vetë që ndihej në një formë të mirë për t’i shërbyer Tiranës në një transfertë të fortë dhe të vështirë si ajo e Peqinit.



Rubio, ndryshime në 11-she para Shkumbinit

Ndryshe nga 11 javët e kampionatit dhe ndeshjet e kupës që janë luajtur deri më tani, ku trajneri i bardhebluve Hulian Rubio u ka besuar formacionin titullarëve, në sfidën e së mërkurës me Shkumbinin spanjolli duket se do të bëjë ndryshime. Nisur edhe nga kontigjenti i paktë i lojtarëve që ka në dispozicion dhe duke iu ruajtur ndonjë dëmtimi në prag të dy ndeshjeve të fundit me Laçin dhe Kamzën, trajneri Rubio ka preferuar që të bëjë edhe ndryshime në 11-shen e parë, ku do t’i japë disa hapësira edhe lojtarëve të stolit.
 
Pe: FK Tirana

G. Lika sfidon Teutën: E mbyllim me fitore, hakmerremi në Durrës


Mesfushori i Tiranës dhe i ekipit tonë kombëtar, Gilman Lika, flet për formën e mirë që po kalon dhe analizon ecurinë e rivalëve bardhebluve

Gilman Lika, mesfushori i skuadrës së Tiranës dhe i ekipit tonë kombëtar, vazhdon të mbetet një nga lojtarët më në formë për momentin te 24 herë kampionët dhe në kampionatin tonë. Edhe të shtunën, në ndeshjen që bardheblutë fituan 1-0 me Laçin, Gilmani jo vetëm që ka qenë rreziku kryesor për skuadrën kurbinase me daljet nga krahët, por ka shënjestruar disa herë portën e Vashakut, edhe pse nuk e ka gjetur golin.

Gilmani e quan sukses zënien e vendit të dytë, nisur edhe nga vështirësitë që ka pasur Tirana në fillim të sezonit nga largimet dhe problemet financiare. Gjithsesi, shkodrani Lika nuk ngutet, madje e deklaron hapur se kjo Tiranë do të luftojë dhe do ta fitojë titullin, madje do ta mposhtë Teutën në “Niko Dovana” në ndeshjen e parë të fazës së dytë. Në një prononcim që ka dhënë dje enkas për “Sportin Shqiptar”, shkodrani Lika pohoi:

“Kur na ndan edhe një ndeshje nga fundi i fazës së parë, duke analizuar ecurinë tone, them se është një sukses që jemi në vendin e dytë. Mos harrojmë që ka kaluar vetëm gjysma e sezonit dhe Teuta që është në krye ka fituar “kurorën” e dimrit. Durrsakët duhen respektuar që janë në krye, por më shumë rëndësi besoj se ka titulli kampion.

Jemi pesë pikë larg Teutës, por unë jam i bindur se do t’i mundim në fazën e dytë në “shtëpinë” e tyre. Me këtë kontigjent që ka Tirana, por edhe me përforcimet që janë planifikuar nga stafi, besoj se nuk do të diskutojmë asnjë skuadër,” – tha mesfushori Gilman Lika.

Situata në skuadër “Pas humbjes në Peqin, situata sikur u komplikua disi, sepse u rrit diferenca e pikëve me Teutën që mban vendin e parë. Megjithatë, tri pikët me Laçin rikthyen qetësinë në skuadër dhe tashmë shohim vetëm përpara. Jam i bindur që do të fitojmë edhe në Kamzë, edhe pse kundërshtari ka një ekip simpatik dhe me kualitete. Ne kemi humbur dy ndeshje në mënyrë aksidentale, por besoj se edhe rivalët do të ndalen. Në kampionatin shqiptar nuk ka asnjë skuadër të pathyeshme.”

Forma “Momentalisht po kaloj një formë shumë të mirë, e cila ka ardhur në rritje javë pas jave. Shpresojë që të ruaj këtë ritëm dhe për ta ndihmuar sa më shumë Tiranën. Jam përpjekur t’u afrohohem portave kundërshtare, sepse dua që edhe të shënoj, megjithatë më shumë rëndësi kanë fitoret e Tiranës. Forma ime do të më ndihmojë që unë së shpejti të bëhem titullar edhe në ekipin kombëtar.”

E ardhmja “Të them të drejtën, una kam pasur disa oferta gjatë këtyre ditëve, por përderisa nuk ka asgjë konkrete dhe duke qenë se kam kontratë me Tiranën, nuk mund të përmend emra ekipesh që më kanë kërkuar. Personalisht mendoj vetëm për dy ndeshjet e mbetura, atë me Laçin për Kupë dhe transfertën me Kamzën, ku synojmë që të marrim gjashtë pikë.

Kjo do të ishte dhurata më e bukur për festat e fundvitit për drejtuesit më të lartë, trajnerin Rubio dhe tifozët që na kanë përkrahur shumë këtë sezon. Shpresoj shumë që situata financiare të përmirësohet dhe ne të vazhdojmë rrugën të qetë drejt realizimit të objektivave,” – tha ndër të tjera mesfushori i bardhebluve, Gilman Lika.





“Fitojmë dhe bëjmë tripletë me laçjanët”

Bardheblutë janë ndeshur deri më tani dy herë me skuadrën e Laçit, një herë për kupë ku kanë fituar në stadiumin e kurbinasve me rezultatin 0-1 me gol të Balës, ndërsa të shtunën që shkoi fituan në “Qemal Stafa” sërish me rezultatin e ngushtë 1-0 për kampionat. Por bardheblutë do të luajnë sërish me laçjanët, këtë herë për ndeshjen e fundit të grupeve të Kupës së Shqipërisë.

Gilmani thotë se do të ishte mirë që të merrnin një tjetër fitore me skuadrën e Dedes. “Dy ndeshje i kemi fituar, edhe pse me rezultat të ngushtë. Edhe në ndeshjen e tretë me laçjanët do të synojmë që të marrim fitoren e tretë, sepse do të ishte shumë pozitive për ne për të ruajtur ecurinë e rezultateve pozitive”.



3 Gola ka shënuar në 12 javë kampionati mesfushori Gilman Lika, konkretisht në ndeshjet me Kastriotin, Pogradecin dhe Dinamon



5 Pikë larg Teutës së vendit të parë është Tirana e cila deri më tani ka pësuar dy humbje me “djemtë e detit”, 0-1 në “Qemal Stafa” dhe me Shkumbinin në Peqin 3-2



12 Muaj kontratë i kanë mbetur shkodranit me kryeqytetasit, ai iu bashkua janarin e shkuar pas një eksperiencë trevjeçare në kampionatin turk



Bardheblutë dje pushim, sot i rikthehen stërvitjes

Pasi kanë qëndruar dje pushim, sot paradite 24 herë kampionët do t’i rikthehen stërvitjes në kompleksin “Skënder Halili” nën drejtimin e trajnerit Rubio. Spanjolli ka menduar që të ndryshojë program, pasi në mesjavë do të luhen ndeshjet e fundit të grupeve të Kupës së Shqipërisë dhe Tirana do të presë në “shtëpi” sërish ekipin e Laçit. Pavarësisht se kryeqytetasit janë kualifikuar me kohë, duket se skuadra e Rubios nuk ngopet dhe do të synojë sërish tri pikë të tjera edhe në sfidën me kurbinasit.



Rubio s’i kursen titullarët, do të luajnë në Kupë

Trajneri i bardhebluve, Hulian Rubio Sançez, nuk ka ndër mend që të lëshojë “pe” në kupë, edhe pse skuadra e tij është kualifikuar dhe në grupin e vet ka pikët e plota. Spanjolli edhe në sfidën e fundit ndaj laçjanëve do të luajë me formacion të plotë, madje edhe pse në fundjavë kanë një transfertë të vështirë në Kamzë, spanjolli do të shohë më mirë gjendjen e lojtarëve të tij në sfidën e kupës, ku do të krijojë një ide edhe për 11-shen që do të hedhë në fushë ndaj kamzalinjve.
 
Pe: FK Tirana

Morina: Titullin dhe Shpresën, 2012 viti im dhe i Tiranës


Sulmuesi 19- vjeçar i bardhebluve, Mario Morina, shpall ambiciet për të ardhmen dhe flet për ofertat që i kanë ardhur

Pa dyshim që një nga lojtarët e rinj që ka pasur mbështetjen maksimale të trajnerit spanjoll Hulian Rubio dhe ka spikatur këtë sezon, ka qenë edhe sulmuesi 19 vjeçar i Tiranës, Mario Morina. Ka zhvilluar një fazë të parë të pëlqyshme, madje ka rezultuar deciziv në takime si me Vllazninë në “Loro Boriçi” apo me Laçin në “Qemal Stafa”, por “oreksi” i sulmuesit sa po vjen e po rritet.

Morina në një prononcim që ka dhënë dje për “Sportin shqiptar”, ka folur për fazën e parë, mbështetjen nga trajneri spanjoll Rubio, por edhe ambiciet që janë titulli dhe një vend titullar në ekipin Shpresa. Në një intervistë, pak ditë para mbylljes së viti, Morina premton se nuk do e tradhtojë skuadrën e tij, pavarësisht situatës jo të mirë fiannciare që po kalon.

- Mario, është mbyllur faza e parë. Sa i kënaqur jeni me aktivizimin ?

- Jam disi i kënaqur si me aktivizimin tim në fazën që sapo u mbyll, po ashtu dhe me golat që kam shënuar. Aktualisht kam shënuar tre gola në kampionat dhe gjashtë në kupë. Unë asnjëherë nuk kënaqem me pak, kështu që i kam vënë objektiv vetes që të realizoj 10 gola këtë vit në Superligë dhe në kupë dua që t’i shërbej skuadrës sa më shumë, sa herë që do të më jepet mundësia.

- Jeni aktivizuar si zëvendësues, por keni rezultuar deciziv siç ndodhi në ndeshjen me Laçin në javën e 12 –të. Më shumë fat ke kur e nis lojën si titullarë apo nga stoli ?

- Unë jam te Tirana për të dhënë maksimumin, kështu që pak e rëndësishme është se kur futem në fushë, ajo i përket vetëm trajnerit. Natyrisht që unë jam një lojtar i ri që po rritem. Dëshira është që të luaj sa më shumë. Por unë në çdo ndeshje që jam aktivizuar kam dhënë më të mirën. Shpresoj që këtë ritëm të mbaj edhe në të ardhmen.

- Meqë jemi në periudhë merkatoje, keni pasur oferta ?

- Kam pasur oferta të shumta si nga skuadra brenda vendit ashtu edhe nga jashtë vendit. Në një moment fillova t’i merrja shumë seriozisht, por duke parë se te Tirana kam dalë dhe jam afirmuar si lojtar dua të qëndroj edhe këtë fazë, kështu që nuk mund t’i bëj publike emrat e ekipeve. Më vonë të shohim.

- Viti 2011 ka qenë i suksesshëm për ju në aspektin personal. اfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin pasardhës ?

- Kupën dhe Superkupën i kam fituar, por synimi është që të fitojë titullin kampion me fanellën e Tiranës. Por kam dëshirë që duke u aktivizuar sa më shumë me bardheblutë, të luaj titullarë edhe në ekipin Shpresa, duke qenë se jam grumbulluar në të kaluarën.

- Meqë e përmende titullin, sa beson se Tirana do ta fitojë këtë vit?

- Shpresoj që Tirana do të marrë titullin këtë sezon, sepse kemi bërë një paraqitje të mirë, edhe pse jemi 5 pikë larg vendit të parë, çdo gjë është e mundur sepse ka kaluar vetëm gjysma e parë e sezonit. Ne do të luftojmë në fazën e dytë me “mish e me shpirt” që të mos na ikë titulli nga duart.

- Muajin e fundit është përfolur shumë për probleme rrogash në skuadrën tuaj, do të ndikojë kjo në arritjen e objektivave?

- Të gjitha ekipet kanë probleme me rrogat, dikush më shumë e dikush më pak, por fjalët e mira që na janë premtuar shpresojmë të kthehen në realitet. Kjo situatë ndihet më shumë në këtë ekip, sepse Tirana s’ka pasur kurrë probleme të këtij lloji.

- Keni pasur fatin që të punoni me një trajner me emër të shkollës spanjolle. Sa i kënaqur është Morina në këtë aspekt?

- Rubio është trajner i madh, sepse është një njeri me kulturë dhe di të na mbajë shumë afër në radhë të parë. Ai di të na përkrahë edhe në situata të vështira. Dua që t’ia shpërblej më shumë besimin që ka për mua në fazën e dytë.



Bashkia, gati “kartolinën” për skuadrën para fundvitit

Pavarësisht se vendimet e mbledhjes po mbahen “të fshehta”, pasi nga anëtarët e bordit dhe administratori i sh.a. “Tirana”, Salih Tagani, është thënë se do të zbardhen nga një deklaratë për shtyp, burime pranaë anëtarve bëjnë të ditura për “Sportin shqiptar”, se me shumë gjasa Bashkia e Tiranës do të japë edhe një rrogë, por nuk kanë lënë datë të saktë. Nga ajo që bëhet e ditur, thuhet se kjo rrogë do të sigurohet me donacione.

Nuk dihet se sa do të mbahet fjala këtë herë, por lojtarët janë në pritje të “kartolinës” së fundvitit nga Bashkia. Gjithsesi, burime zyrtare pranë titullarëve të Tiranës, bëjnë me dije, se pjesa më e madhe e tyre janë me valixhe në “dorë”, në qoftë se nuk do të zgjidhet problemi financiar.

Ne kontaktuam dje me administratorin e bordit të sh.a “Tirana” dhe në lidhje me çështjen e pagave, tha: “Në mbledhjen që u zhvillua dy ditë më parë, një nga temat më të rëndësishme që u diskutua ishte edhe ajo e zgjidhjes së ngërçit financiar, nga ana e bordit dhe kryebashkiaku Basha po bëhet ç’është e mundur që të zgjidhet problemi në fjalë.

Besojmë se deri në fund të vitit do të ketë një rrogë për lojtarët, megjithatë sot do të ketë një vendim të detajuar,” – tha shkurt administratori i sh.a “Tirana”, Salih Tagani.
 
Pe: FK Tirana

Tirana drejt shitjes së “emrit”, gati sponsori gjigant


Nën emrin e kryetarit të bashkisë dhe shpesh edhe me telefon të drejtpërdrejtë nga zyra e tij, strukturat vartëse janë duke mbyllur një kontratë të madhe

Edhe pse ende nuk ka një zgjidhje konkrete, Bashkia e Tiranës (pjesa e lidhur me kujdesin e sportit, por jo thjesht drejtoria) ka lëshuar prej javësh tentakulat e saj në tregun e madh të biznesit për të sjellë te Tirana para, thjesht duke shitur emrin. Kryebashkiaku Basha ka preferuar koston e kohës në drejtim të pritjes “edhe pak” ditë, derisa një nga markat e njohura në treg të sjellin para dhe “kolapsi” i mungesës së likudimit të mbyllet.

Marketingu është ai që po sulmon ndjeshëm këto ditë të para të janarit dy prej bankat kryesore në vend, si edhe dy prej kompanive celulare, për të blerë emrin e Tiranës. Emërimi i Salih Taganit në krye të administrimit të klubit nuk është aspak rastësor, apo thjesht një detyrim partiak, por shumë më gjerë, përpos potencialit të tij.

Nën emrin e kryetarit dhe shpesh edhe me telefon të drejtpërdrejtë nga zyra e tij, strukturat vartëse janë duke mbyllur një kontratë të madhe, e cila mund të afrojë operimin e një kompanie të madhe, në një kohë që në emrin e fanellës do të jetë vetëm një. Qoftë nga sistemi bankar, por pse jo edhe nga kompanitë e celularëve.

Burime afër zyrës së kryetarit bëjnë me dije se zoti Basha kërkon në fund të çdo dite raportim në lidhje me avancimin e negociatave për mbylljen e një marrëveshjeje të tillë marketingu. Ai vetë mban kontakt të drejtpërdrejtë me drejtorin e sporteve, por edhe me administratorin e ri të klubit për këtë pikë shumë akute.

Stafi ka siguruar kryetarin për nënshkrimin e një akordi të tillë, në një kohë që vetë ai insiston në kohë, pasi edhe vetë situata ia imponon këtë gjë. Në fakt, historia e shitjes së emrit të klubit të futbollit Tirana, ka nisur që nëntorin e kaluar, kohë kur projekt-buxhetet e kompanive të mëdha kanë pasur emrin e klubit “Tirana”. Kjo konfirmohet nga bankat respektive, por së fundmi edhe nga kompanitë mobile.

Shuma emergjente nuk kalon më shumë se 100 mijë euro, në një kohë që marketingu i klubit po tenton të arrijë deri në katërfishim të saj, për t’i dhënë emrin e Tiranës kompanisë përkatëse. Basha ka zgjedhur këtë rrugë, në një kohë që duket i qetë dhe këtë ia ka përcjellë edhe vetë trajnerit, duke i treguar etapat e manovrës që ai ka zgjedhur për të garantuar një situatë tërësisht të qetë për të gjithë vitin.

Nga ana tjetër, fondi i kaluar në këshillin bashkiak do të hapet shumë më vonë, por në lidhje me këtë pikë, zyra jurdike është duke parë hapësirat e legjislacionit në lidhje me mundësinë nëse paratë e taksapaguesve mund të konvertohen në paga mujore me shifra mbi ligjin për futbollistët e Tiranës.

Sipas një preventivi ardhur në zyrat e Bashkisë, Tirana, për të hyrë edhe në merkato i duhet të gjejë diku te mbi 600 mijë euro. Natyrisht që emri do t’i shitet vetëm një kompanie, e cila nuk mund të arrijë në këto nivele, por që nga ana tjetër pistë e hapur mbetet edhe një donacion nga Katari. Sidoqoftë, ajo që është më prezente është fakti që Tirana po kërkon para nga marketingu.

Një formë ndryshe për të mos pritur deri në hapjen e buxhetit, apo edhe në kalimin aligjor për përdorimin e atyre parave në drejtim të pagave të futbollistëve. Dilema e madhe është vetëm koha se kur do të realizohet kjo, por për këtë në Bashki të sigurojnë se akordi është më se i afërt. Sipas procedurës, Bordi pritet të mblidhet enkas pas përfundimit të kontratës së shitjes së emrit, ndofta edhe po atë ditë për të përcaktuar më pas (pas likuidimit të pagave të prapambetura) edhe fondi për të bërë merkato.

Në lidhje me sezonin e transferimeve, ka jo pak kohë, por edhe shumë ditë nuk janë. Bashkia ka zgjedhur mënyrën e saj të të operuarit, duke mos hedhur në treg për momentin shitjen e aksioneve të klubit, por duke kërkuar si fillim vjeljen e të ardhurave, duke ofruar emrin dhe markën “Tirana” në treg. Ky për momentin është hapi i parë i kryebashkiakut, ndërsa në drejtim të shpërndarjes së aksioneve kjo i përket një tjetër periudhe, me sa duket e largme.
 
Pe: FK Tirana

Lika: Isha pothuajse i Vllaznisë, mbetem te Tirana të fitoj titullin


Gilman Lika, “njeriu-merkato” tregon parapaskenat dhe bisedimet me ekipet e tjera brenda dhe jashtë vendit. E kishte ndarë mendjen të largohej, por ndërhyrja e Bashës të mërkurën në mbrëmje bëri që të mbetej bardheblu

Gilman Lika, padyshim që ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato. Pa mbaruar mirë faza e parë, disa skuadra të huaja, mes të cilave edhe Samsunspori i Turqisë, por edhe Vllaznia nuk ngurruan t’i bënin ofertë shkodranit të përfaqësueses. Ndërhyrja e Bashkës i prishi “planet” jo vetëm Likës, por shumë lojtarëve të tjerë të Tiranës, që ishin gati të divorcoheshin.

Në një prononcim ekskluziv, dhënë dje për “Sportin shqiptar”, Gilman Lika tregon tratativat me ekipet e tjera dhe refuzimin që i bëri në momentin e fundit Vllaznisë. “Situata që ishte krijuar te Tirana po më detyronte që dita-ditës të mendoja largimin. Kisha shumë oferta, ndaj duhet që të zgjidhja se ku do të luaja në rast se do të largohesha nga Tirana. Madje vendosa edhe kusht për drejtuesit, sepse kishte vetëm premtime, por asgjë konkrete.

Por ndërhyrja në momentin e fundit e krybashkiakut Lulzim basha, ka qenë vendimtare aq sa hap e mbyll sytë bëri që unë, por edhe shumë nga shokët e mi të mbeteshim te Tirana. Më vjen mirë, sepse unë asnjëherë nuk e kisha shprehur qoftë verën e shkuar kur kisha shumë oferta edhe tani se ishte dëshira ime që të largohesha. Rrethanat po më detyronin. Gjithsesi, tashmë shpresojmë që premtimet të realizohen, natyrisht dhe unë jam më i qetë.”



Refuzimi i Vllaznisë

“Shkodra është qyteti im i lindjes dhe te Vllaznia unë u spikata si futbollist profesionist. Madje, ata shfaqën të parët interes për mua, duke më bërë edhe ofertë zyrtare. Më ofruan një shifër të kënaqshme, madje unë isha gati që të firmosja aty. Kisha rënë dakord për gjithçka dhe qendroja me shpresë te Tirana se mos zgjidhej diçka në orët e fundit, sepse unë kisha vënë një ultimatum që deri të mërkurën do të qëndroja.

Në rast se nuk kishte zgjidhje do të largohesha. Sinqerisht i falënderoj drejtuesit e skuadrës shkodrane për interesimin dhe vlerësimin që treguan për mua. U ndjeva keq për pak momente, sepse i kisha dhënë fjalën Vllaznisë dhe ata më kishin llogaritur në planet e tyre. Por këtu u zgjidh situata, kështu që do të mbetem tek Tirana.”

Skënderbeu dhe Flamurtari

“Drejtuesit e skuadrës vlonjate dhe korçare ishin dy ekipe të cilat u interesuan gjatë merkatos së janarit pasi më kishin parë gjatë fazës së parë. Ata u kujtuan në janar, ndoshta duke përfituar edhe nga situata te Tirana, duke parë edhe daljet në media të disa lojtarëve, ku shpreheshin se do të largoheshin. Të them të drejtën, për mua janë interesuar Skënderbeu dhe Flamurtari, por pa më bërë ofertë konkrete ashtu si Vllaznia.”

Tërheqja e “padisë”

Të mërkurën në mesditë, nisur edhe nga situata jo e mirë dhe duke qenë se nuk i dhanë një zgjidhje, Gilman Lika, duke qenë se kishte katër muaj pa u paguar, e kishte ndarë mendjen se do të largohej. Merr rrugën drejt FSHF-së dhe shkon në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, aty ku depoziton një kërkesë ku kërkonte që të lihej i lirë. Mirëpo mbledhja urgjente që ka bërë në zyrën e kryebashkikaut Basha, ka bërë që brenda 24 orëve Gilmani të ndryshojë mendje. “Po duke qenë se na u premtua zgjidhja e situatës dhe gjërat këtu morën një rrjedhë ndryshe, s’ka arsye që të mos ta tërheq ankesën. Unë mbetem sërish bardheblu.”

Titulli dhe Kupa

“Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të synojmë që t’i fitojmë të dyja trofetë, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. E dimë që do e kemi të vështirë, por çdo gjë arrihet, duke qenë se kemi një fazë të tërë përpara dhe besoj se do t’ia dalim. Kemi një trajner mjaft puntëor, por edhe shumë lojtarë me kualitete, kështu që unë besoj se do t’ia dalim mbanë në fund të kampionatit.”

Përforcimi i rivalëve

“I kam ndjekur me anë të mediave përforcimet që kanë bërë skuadrat tona rivale. Duke filluar që nga Teuta, që është në krye, për të vijuar me Skënderbeun e Flamurtarin dhe Vllazninë, pa harruar edhe Kastriotin. Janë këto skuadra ato që me plot gojën unë i konsideroj rivalet e Tiranës, si në luftën për titullin kampion ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë.”



“100 mijë euro premio as në Turqi nuk i kam parë”

Ndër të tjera, mesfushori Gilman Lika ka folur edhe për superpremion që ka vënë kryebashkiaku Lulzim Basha në qoftë se do të fitojnë në Durrës ndaj Teutës, rivales direkte në luftën për titullin kampion. “Njëqind mijë euro premio unë nuk i kam parë e dëgjuar jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në Turqi .

Jam shtangur kur kryebashkiaku Basha ka nxjerrë nga goja një shifër të tillë. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të tregojmë veten se kush jemi, pse jo dhe krahas rrogave të fitojmë në Durrës dhe ta bëjmë tonën premion. Një shumë të tillë vetëm me kombëtaren na e kanë dhënë si premio, sepse dihet që ndeshjet me fanellën kuqezi kanë specifikë të veçantë.”



“Tiranën e kanë frikë edhe pa bërë merkato”



“Përforcimet e rivalëve natyrisht që duhen pasur në konsideratë, por ne edhe pa shumë përforcime në verë, treguam se mbetemi një skuadër e frikshme. Imagjinoni, me disa lojtarë të sezonit të kaluar dhe me pak blerje cilësore ne u renditëm në vend të dytë, por mund të ishim edhe në krye. Ndërkohë që në kupë jemi skuadra rekord, pasi nuk kemi pësuar asnjë humbje.

Natyrisht që përforcimet i bëjnë mirë çdo skuadre, por Tiranën e kanë frikë rivalët edhe me këtë kontigjent lojtarësh që ka aktualisht. Mendoj se një ekip që synon të fitojë titullin, duhet që të ketë 15-16 futbollistë të një niveli. Kështu edhe trajneri ka më shumë mundësi që të zgjedhë lojtarë dhe akush nuk do e ketë vendin e sigurtë në 11-she”, – thanë fund të fjalës së tij Gilman Lika.



3 Ekipe e kërkuan me ngulm gjatë kësaj kohe mesfushorin Lika, konkretisht Vllaznia, Skënderbeu dhe Flamurtari, kurse nga jashtë Samsunspori



2 Vjet kontratë ka nënshkruar një vit më parë Gilmani, kur iu bashkua skuadrës në janar. Ai ka edhe një vit kontratë, por ekziton edhe opsioni i shtyrjes
 
Titulli: FK Tirana

Derbi, vendimi, Partizani-Tirana do luhet në “Qemal Stafa”

TIRANE-Kupa e Shqipërisë zhvillon nesër turin e saj të parë, ku vëmendja e të gjithëve është te derbi Partizani-Tirana. Ndeshja që i mungon prej 3 vitesh futbollit shqiptar nuk ka rëndësinë e dikurshme për shkak të nivelit të të kuqve, por tifozeria dhe lojtarët e ndjejnë jo pak vlerën e saj.

E megjithatë, derbi deri mbrëmë vonë derbi nuk kishte ende një stadium, por një takim mes palëve ka zgjidhur gjithçka dhe ndeshja e Kupës do të luhet në “Qemal Stafa”. Të kuqtë kërkonin që ajo të zhvillohej në “Selman Stërmasi”, për shkak se aty luajnë gjithë kohës, ndërsa edhe FSHF nuk ishte dakord për stadiumin kombëtar, pasi i druhej faktit që mund të prishej fusha për ndeshjet e kombëtares. Gjithsesi, përplasja mori fund dhe derbi luhet në “Qemal Stafa”.

Rikthehet derbi i zjarrtë, tifozët nisin organizimet
Ndeshja e nesërme mes Partizanit dhe Tiranës ka rikthyer ethet e derbit të madh të Shqipërisë në kryeqytet. Tifozët prej disa ditësh kanë nisur organizimin, teksa grupimet kryesore në të dy krahët pritet të jenë protagonistet e vërteta të sfidës. Në fakt, duke parë disnivelin mes dy ekipeve, është e vështirë që në fushë Partizani të bëjë diçka, por është e sigurt se në tribuna, tifozët e këtij ekipi do të jenë më të shumtë në numër.

Partizani-Tirana është padyshim derbi më i rëndësishëm i kampionatit, por ai mungon që prej vitit 2009, kur të kuqtë ranë një kategori më poshtë dhe më pas në të dytën. Kjo ndikoi direkt edhe në bukurinë e kampionatit, duke parë tifozët e shumtë që ka Partizani anembanë Shqipërisë.

(d.b/a.latifi
 
Titulli: FK Tirana

Tirana i kthehet fitores
11 Shkurt 2013

Në kryeqytet, Tirana ka marrë 3 pikë përballë Tomorit të vendit të fundit, por edhe pse mendohej si një fitore e lehtë, ekipit të Alban Tafajt iu desh të vuante deri në çastet e fundit. Terreni i rënduar ka dëmtuar më shumë bardheblutë, të cilët gjithsesi kanë marrë 3 pikë të arta nga kjo sfidë. Gjithçka u vendos nga një gol shbumë i bukur i Mensur Limanit në minutën e 37-të, ndërsa një meritë në shënimin e këtij goli pati edhe portieri Ervin Llani, i cili gaboi në gjuajtjen e lojtarit të Tiranës. Në pjesën e dytë, tekniku Tafaj hodhi në fushë edhe Hysenbelliun, një nga blerjet e janarit të këtij ekipi. Fitorja bën që Tirana të ruajë vendin e tretë në renditje, që e çon në Europa League sezonin e ardhshëm, megjithatë kreu tashmë është vetëm 8 pikë larg dhe me 12 javë deri në fund, gjithçka duket e mundur./balkanweb
 
Titulli: FK Tirana

Tirana humbet 2-0 në Shkodër
18 Shtator, 2013
Tirana e pëson në Shkodër. Derbi i Shqipërisë shkon për Vllazninë që siguron fitoren e dytë rresht pasi kaloi kryeqytetasit lehtësisht 2-0 në “Loro Boriçi”. Ndeshja më e fortë e javës së tretë të Kategorisë Superiore u dominua nga skuadra veriore që u tregua dukshëm superiore në fushën e blertë, përballë bardhebluve të gjymtuar nga mungesat e shumta. Dielli duket që kur lind dhe Vllaznia e vërtetoi këtë që në minutën e parë me një top të rrezikshëm në zonë të spastruar nga Sina, ndërsa vetëm një minutë më pas, kuqeblutë pretenduan për një penallti pas një prekjeje me dorë në zonën e rrptësisë së Tiranës. Ofensiva shkodrane nuk u ndal dhe në minutën e 10-të me një goditje të fuqishme nga e majta por اaka reagoi në kohë. Sinjalin e parë të ndeshjes, skuadra e Nevil Dedes e dha vetëm një minutë më pas me اotën që humbi një rast flagrant përpara portës së mbrojtur nga Vujadinovic.

Ndeshja mori një rrjedhë të pakthyeshme në minutën e 14-të kur sulmuesi kroat Vedran Gerc u ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti jo sportiv duke goditur kundërshtarin me grusht. Vllaznia përfitoi nga superioriteti numerik duke shënuar golin e parë në minutën e 25-të pasi Shtubina përfitoi pas një krosimi nga e majta duke zhbllokuar sfidën. 4 minuta më vonë ishte kombinimi mes Hajdarit dhe Shtubinës që solli edhe golin e dytë pasi sulmuesi Bushiç dyfishoi shifrat pas një goditje të saktë me kokë. Pjesa e dytë ishte dëshmitare e një ritmi ndjeshëm më të ulët, falë avantazhit të dyfishtë të shkodranëve që aksionin më të rrezikshëm e shënuan në minutën e 76-të kur mbrojtësi Klodian Semina pas një aksioni personal goditi shtyllën e skuadrës së Tiranës. Nga ana tjetër, ekipi kryeqytetas u duk i pafuqishëm për të kthyer fatin e ndeshjes duke bërë paqe me këtë rezultat që është edhe i dyti negativ në 3 javët e para. Ndryshon situata për skuadrën e Canajt që ngjitet në kuotën e 6 pikëve.
/S.Sport
 
Titulli: FK Tirana

Tirana merr një tjetër fitore
16.02.2014

Për herë të parë në këtë sezon Tirana arrin të koleksionojë dy fitore radhazi, për më tepër në një transfertë shumë të vështirë, ku edhe kampionët në fuqi të Skënderbeut e kanë patur shumë të vështirë për të marrë pikë. Formacioni i Gugash Maganit merr një tjetër fitore këtë radhë me vlerë 6 pikë, pasi mposhti një kundërshtar direkt për mbijetesë siç është Bylisi. Goli që vendosi sfidën u shënua nga Ndikumana në mesin e pjesës së dytë, që u dominua nga kryeqytetasti.

Në “Adush Muça” loja nis me ritëm të lartë, por agresiviteti i shfaqur nga futbollistët e të dyja skuadrave bën që të ketë ndalesa të shumta të lojës, ndërsa rastet në portat respektive të jenë me pikatore. Shkëndijën e parë e jep në minutën e 9’ Bekil Kuli, i cili nuk arrin të përfitojë nga një pasiguri e mbrojtjes bardheblu. 4 minuta më pas kavajasi kërkon të befasojë të riun Caka nga distanca, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Rasti më i mirë për vendasit në pjesën e parë është ai i minutës se 36-të, kur pas një kundërsulmi të shpejtë Kuli tenton me finte, por kontrollon Caka thuajse në vijën fatale. Atëherë kur pritej vërshëllima e kryesorit për përfundimin e pjesës së parë, Mario Morino shpërdoron një rast të artë i vetëm përballë portierit Frashëri. Në pjesën e dytë Tirona shfaqet me tjetër fytyrë. Në minutën e 52, Ndikumana i vidhet mbrojtjes kundërshtare, por në momentin e fundit nuk arrin të kalojë portierin Frasheri. 2 minuta më pas sulmuesi nga Burundi sërish gjendet përballë Frashrit, por portieri i Bylsit është i pakauleshëm. Tensioni në fushë transferohet nga shkallet e stadiumit me ofendime mes tifozerive që e detyrojnë kryesorin të ndërpresë ndeshjen.

Episodi që vendos sfidën është i minutës së 72. Pas një kombinimi perfekt mes sulmuesve bardheblu. Merita shkon për Mario Morinon, që pason në qënder për Ndikumanan, që këtë radhë nuk gabon. Gjithsesi pamjet filmike tregojnë se aksioni i bardhebluve nis e me një pozicion të dyshimtë të Morinës. Bylisi nuk ka forca për të reaguar, falë edhe një mbrojtje solide të Tiranës që i lejon futbollistet vendas të rrezikojnë portën e Cakës. Përpjekjet dëshpëruese të vendasve në minutat e fundit, nuk sjellin ndryshim tjetër rezultati, kështu që Tirona i gëzohet një tjetër fitoreje shumë të rëndësishme, që e ngjit në vendin e parafundit falë golaverazhit më të mirë se Lushnja.

/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top