Pe: FK Pogradeci
Shëkmbi: Kështu nuk mund të vazhdohet më, tani është radha jonë
Pas ndeshjes Pogradeci-Teuta, jam i detyruar të flas, jam i detyruar të shkruaj, jam i detyruar të filloj një lëvizje për të kërkuar mbështetjen e atyre që e duan futbollin e vërtetë. Kjo në respekt të bashkëqytetarëve të mi, por edhe në respekt të të gjithë atyre që e duan futbollin dhe sakrifikojnë për futbollin.
Gjëja e parë që vjen pas reagimit tim të parë në media është: disa telefonata miqsh e shokësh të mirë që më thonë: “Nuk ke frikë se kur flet kështu, e ke të sigurt daljen nga kategoria?” Përgjigjja ime është po kaq e thjeshtë: Po pastaj? اfarë problemi ka? Më mirë të mos jemi fare pjesë e kësaj farse të shëmtuar, sesa të jemi bashkëfajtorë. Jo! Kështu nuk mund të vazhdohet më…
اfarë ndodhi në stadiumin e Pogradecit pasditen e17 dhjetorit?
Jam i detyruar të jap mendimin tim për atë që ndodhi, para se të shkruaj për atë që dua të shpreh në këtë shkrim. Një ndeshje e pritur me padurim nga sportdashësit pogradecarë, që ka pasur një situatë të qetë mediatike gjatë javës. Një ndeshje e paraprirë nga një tjetër ndeshje për Kupën e Shqipërisë, e fituar nga durrsakët, më thellë se kjo e kësaj jave, por e pandjekur nga asnjë incident.
Kemi humbur ndeshjen edhe pak javë më parë me Flamurtarin, sërish asnjë incident. Kemi barazuar edhe ndeshjen me Shkumbinin, sërish asnjë incident. Kemi humbur dhe barazuar ndeshje të tjera plot, por sërish asnjë incident. Pra, kush ka dy fije mend në kokë e kupton mirë që ky publik është po i njëjti dhe nuk ndryshoi sot. Pra, publiku nuk është shkaku. Shkaktari është dikush tjetër, që nuk ka qenë aty në rastet e tjera.
Por edhe kur ka pasur ndonjë incident tjetër të vogël në Pogradec, edhe pse Pogradeci ka fituar ndeshjen, sërish shkaktari është dikush tjetër, që nuk ka qenë aty në rastet e tjera. Shkaktari është gjyqtari dhe gjyqtarët, që unë kam dëshirë t’i quaj arbitra, sepse ky emër në gjuhën shqipe u shkon më shumë. Arbitrat e kishin paracaktuar ndeshjen, ndërsa të gjithë ne të tjerët ishim kot aty, edhe unë, edhe stafi, edhe futbollistët, edhe sportdashësit, edhe mediat.
Të gjithë aty ishim kot, naivë, të mashtruar, të tallur. Arbitrat, tashmë mjeshtra për të zhvendosur lojën në portën tonë, hap pas hapi, faull pas faulli, karton pas kartoni, derisa arrijnë atë që duan, rezultatin e paravendosur. Pastaj fillon tallja më e madhe, disa faulle në favor të ekipit vendas në mesin e fushës edhe kur ato nuk kanë asnjë shkak, edhe ndonjë karton pa shkak për kundërshtarin, të gjitha këto të vërshëllyera nga publiku i acaruar akoma më keq.
Sepse publiku do vetëm një gjë: drejtësinë, jo rezultatin. E kur kjo drejtësi mungon, si në çdo fushë të jetës, edhe në futboll, madje akoma më shumë këtu, gjithkush acarohet, e del jashtë natyrës së vet, del edhe jashtë kontrollit. A është normale kjo? Mund të mos jetë normale, por është e natyrshme. Janë dy fjalë të ndryshme që shpesh ngatërrohen në gjuhën shqipe.
Nervozizmi, vërshëllimat e sharjet janë të natyrshme në çdo stadium të botës së qytetëruar, edhe në stadiumet tona nuk ka se si të mungojnë. Madje as nga vetë ne, presidentët. As unë vetë nuk bëj aspak përjashtim, shpeshherë acarohem dhe bërtas e vërshëllej, madje edhe përdor fjalë që në kushte të tjera as që më shkojnë ndër mend. E kjo mund të mos konsiderohet normale, por është e natyrshme, plotësisht e natyrshme.
Policia mer nën mbrojtje gjyqtarët me profesionalizëm dhe largon tifozët e acaruar nga ambientet e stadiumit, madje edhe nga rrethinat e tij. Pra këtu mbyllet ndeshja Pogradeci-Teuta. Presidentët shtrëngojnë duart. Unë uroj për fitoren presidentin e nderuar të Teutës dhe largohem i trishtuar nga shkallët e tribunës.
Poshtë në dhomat e zhveshjes, disa persona ndërkohë kanë goditur gjyqtarin e ndeshjes, duke kaluar nëpër korridor. Një akt i dënueshëm, një veprim i nxituar dhe totalisht i gabuar, por që sërish për fat të mirë nuk ka rezultuar me pasoja. Policia sërish qetëson situatën. Njerëzit largohen, ekipet largohen, të fundit largohen edhe ata, arbitrat, gati për të bërë ndonjë protestë tjetër, gati për skandalin e radhës në javën tjetër, në një stadium tjetër…
Presidentët janë ata që mbajnë gjallë futbollin me financimet e tyre private ose publike, por edhe me pasionin e tyre për futbollin e vërtetë. A ka mes tyre, që përveç kontributit me vlerë, kanë edhe veprime e prapaskena që shkojnë kundër zhvillimit të një futbolli të pastër e me vlera? Besoj se po, ka edhe ndonjë të tillë, por jam i bindur se nuk ka asnjë të tillë që të jetë një person me përgjegjësi publike, siç janë kryetarët e bashkive.
Dhe këtyre presidentëve-kryetarë dua t’u referohem. Ne administrojmë fondet publike, i investojmë ato në infrastrukturë, në administratë, në shkolla e kopshte, në parqe e rrugë, në kulturë dhe në sport. Janë taksat e qytetarëve tanë, të atyre që na votojnë çdo 4 vjet. Jemi presidentë të votuar, jo të emëruar, siç na quajti dikush nga gazetarët në një emision sportiv televiziv. Personalisht kam 29.000 votues, kolegë të tjerë kanë akoma më shumë, disafish më shumë.
E qytetarët na votojnë që ne t’u japim edhe sport, sportin e ndershëm dhe me vlera. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë, por me sa duket nuk mund ta bëjmë veç e veç, por jam i bindur se mund ta bëjmë së bashku. Kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga kolegët e mi, që vuajnë të njëjtën gjë.
Ata sugjerojnë shumë masa: futbollistët tanë të luajnë me shirita të zinj në krah për futbollin që ka vdekur; sportdashësit të fryjnë nga një bilbil për 90 minuta në ndeshjet e ardhshme; sportdashësit t’i kthejnë kurrizin fushës gjatë 90 minutave; të bojkotohen ndeshjet e javës që vjen në shenjë proteste ndaj gjyqtarëve; të kërkohet një takim ballafaques me Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së dhe strukturat e saj, takim ky publik, i hapur për mediat; hapi më ekstrem – bojkot i kampionatit, tërheqje prej tij dhe e të gjitha skuadrave që drejtohen nga administratorë publikë, por edhe nga ata presidentë që e duan futbollin e ndershëm dhe të drejtë. Jemi në një linjë me UEFA-n, që pikërisht në këto momente ka denoncuar paracaktimin e rezultateve të ndeshjeve dhe kjo na gëzon. ا’do të ndodhë, do ta tregojnë ditët në vijim.
Publiku e ka fajin! Kështu duan të thonë! Po ata që e acaruan nuk kanë faj fare? Dikush nga gazetarët na quan politikanë dhe jo presidentë! Dakord, jemi përveçse presidentë edhe politikanë, meqenëse na quani të tillë, dhe prandaj po ju jap një shembull politike, lirie dhe demokracie, dinjiteti dhe personaliteti: populli, turmat e irrituara u ngritën edhe në Libi, në Egjipt, në Tunizi e gjetkë.
Protestuesit përdorën edhe dhunën, edhe e tejkaluan cakun e protestave normale, madje edhe u vranë dhe madje edhe vranë. Por bota e qytetëruar u mor me shkakun e protestave dhe jo me protestuesit. Gjithkush foli për shkakun, për shkaktarin e padrejtësive, sepse largimi i shkaktarit dhe i shkakut sjell zgjidhjen e problemit.
Askush nuk tha që duhet të edukojmë turmën, por të mënjanojmë shkakun që revolton turmën, të sigurojmë drejtësinë aq të dëshiruar nga publiku, të ndryshojmë sistemin që prodhon padrejtësi me një sistem tjetër që siguron transparencë dhe drejtësi. Jo e njëjtë, por e ngjashme është ajo që ndodh në futboll. Nuk është publiku gjerman dhe aq më pak ai anglez më i përmbajtur se ky yni.
Aspak! Por ata nuk kanë arsye për t’u ndier të lënduar kaq shpesh sa publiku ynë. Gjyqtarët e tyre në mijëra e mijëra ndeshje, me ritëm mjaft më të shpejtë se këto tonat, përballojnë me sukses gjykime korrekte me shumë pak, fare pak gabime njerëzore. E nëse ka gabime, gjyqtarët ndihmohen, duke i bërë nga 3 në 5 gjyqtarë në një ndeshje, e nëse sërish gabojnë, ata largohen nga gjykimi përgjithnjë e të tjerë më të mirë afrohen.
Këtu te ne arbitrat gabojnë, më pak pa dashje e çdo ditë e më shumë dukshëm me dashje, ngujohen nëpër stadium me orë të tëra, por nuk ju bën fare përshtypje, fillojnë sërish nga e para javën që vjen me çmime gjithnjë në rritje, bëjnë edhe protesta dhe kampionati ndërpritet. Kundër kujt? Nuk e di, por di që federata ndërpret kampionatin, sepse arbitrat janë të organizuar, ndërsa ne presidentët jo. Protesta e tyre ligjërohet, ndërsa nëse ne protestojmë, ndëshkohemi, na hiqen pikët, dënohemi me gjoba etj., etj.
Gjykimi Të nderuar zotërinj! Në Gjermani, pak ditë më parë, një gjyqtar tentoi të vetëvritej, sepse u cilësua nga media gjyqtari më i dobët. Në Shqipëri është biznes shumë fitimprurës të jesh arbitër, mund të ndërtosh vila dhe të shëtisësh me fuoristrada, madje edhe ta trashëgosh këtë biznes nga prindërit, brez pas brezi. Këtu tek ne ngujohen, rrihen, dhunohen e sërish dhunohen dhe askush nuk largohet, askush nuk largohet në shenjë proteste e dinjiteti.
Sepse është një zanat shumë fitimprurës, që për shkak të fitimit duron çdo gjë. Nuk akuzoj kot! Jam president i një skuadre futbolli prej vitesh dhe nuk mund të bëj atë që bëjnë shumë vetë, të paditurin dhe të çuditurin. Edhe mua më kanë ardhur dikur sekserë anonimë e të paskrupullt dhe më kanë telefonuar për të kërkuar ryshfete për gjyqtarë për të fituar ndeshje.
Edhe jam tunduar, por nuk jam dorëzuar. Por sigurisht që jam shqetësuar, sepse, nëse unë nuk e bëj këtë gjë, ndoshta të tjerë e bëjnë, jo nga qejfi, sepse askush nuk paguan ryshfet nga qejfi, por nga halli për të shpëtuar investimet e bëra me aq mund. E padashje, kështu, të pambrojtur, presidentët bëhen financues të së keqes.
Policia gjithnjë e më shumë po vuan nëpër stadiume aspak për fajin e saj. Pak forca policie duhet të ruajnë rendin, mes gjyqtarëve të korruptuar dhe publikut të acaruar. Policët vuajnë, sakrifikojnë dhe në fund ndëshkohen. Shefi i rendit i Pogradecit pezullohet nga detyra sepse u kërkon gjyqtarëve të qëndrojnë në mesin e fushës derisa të qetësojë situatën e shkaktuar vetëm prej tyre.
Pezullohet nga detyra sepse ka organizuar policinë në mbrojtje të këtyre gjyqtarëve, duke përballuar një revoltë të rreth 4000 tifozëve vetëm me pak forca policie dhe ia ka dalë me sukses të shmangë një katastrofë e t’i përcjellë jashtë territorit të qytetit këta arbitra shkaktarë të kësaj turbullire për qytetin. E kjo përse? Sepse dikush duhet ndëshkuar edhe nga policia, si nga të gjitha palët, përveç atyre, arbitrave!
Federata shikon dhe dënon dhunën në stadiume. Një shprehje kjo klasike, kaq e dashur për të gjithë. E të gjithë të kërkojnë të dënosh dhunën, ndryshe je pjesë e saj. اdo fjali fillon: dënoj dhunën në stadium etj., etj. Po pas kësaj ç’ndodh? Sërish dhunë në një stadium tjetër e sërish shprehjet e famshme: dënoj dhunën në stadiumin tjetër. Nganjëherë disa çuditen: Edhe në Korçë? Qytet me kulturë ky, çudi! Edhe në Pogradec? اudi e madhe, ky është qytet i qetë e me njerëz të mirë.
Dhe federata dënon dhunën në stadiume, vendos gjoba, ul pikë, heq sportdashësit nga stadiumet, i lë bosh ato. Ata mbeten! Ata janë të paprekshëm! Arbitrat janë sërish! Shkaktarët janë po aty, duke pritur që dënimet të mbarojnë dhe sportdashësit të mbarojnë dënimin e të vijnë sërish në shkallët e stadiumeve për t’i acaruar sërish. As vetë arbitrave nuk u shijon gjykimi e as lekët që përfitojnë pa ata, pa viktimat e tyre, pa sportdashësit. E federata sërish dënon. Le të vazhdojnë dënimet për popullin, për fushat dhe për shkallët e betonit. Ata, shkaktarët, janë po aty, duke pritur e duke rritur biznesin e tyre, pa paguar as tatim për të ardhurat.
Duke u organizuar së bashku, sipas gjithë grupeve të interesit, shoqata sportdashësish, shoqata gazetarësh sportivë, shoqata sportistësh e po ashtu edhe organizime të presidentëve. Edhe shoqatë arbitrash duhet të ketë. Të gjitha këto do na bëjnë më të pavarur, më transparentë e më të fortë. E në fund do të fitojnë të gjithë, do të fitojë futbolli. Dhe secili prej nesh duhet të bëjë diçka. Edhe unë do ndihmoj në organizimin e presidentëve për të qenë së bashku. E nëse nuk do të arrij rezultat, do tërhiqem nga futbolli.