FK Pogradeci

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Kategoria Superiore/ Pogradeci-Tomori 1-0
 
Pe: FK Pogradeci

Pogradeci – Tomori 1-0

Shënues: Tanushi 69’

Pogradeci: Hoxha, Kllogjeri, اerepi, Drazhanin, اajku, Balla (اela 80’), Baze (G. اekici 73’), اipi (Larti 62’), Elmazi, Tanushi, Eminazeri.

Trajner: Y. اekiçi

Kartonë të verdhë, Hoxha, Baze, Elmazi, Tanushi



Tomori: Llani, Nino, Shameti, Kaja, اaushaj, اela, Hodo, Gjyla, Bakiu (Mile 60’), G. Arbri, Hamzai (Krasniqi 73’).

Trajner: P. Daiu.

Kartonë të verdhë: Kaja, Bakiu

Gjyqtarë: A. Janku, A. Pregja, D. Agaraj (Tiranë)



“Radiografia”

8’- Elmazi jep sinjalin e parë në drejtim të portës beratase, Llani pret i sigurt.

10’- Arbri vidhet brenda zonës, shërben bukur për Bakiun, por ai gjuan shumë lart traversës.

24’- اajku hedh në zonë një rivënie anësore, që rezulton një asist për Eminazerin pranë vijës fatale, por në momentin e fundit ndërhyn Shameti.

31’- Baze bën një rrotullim në mesfushë, shmang dy lojtarë të Tomorit, jep një asis për Ballën, i cili preferon të shërbejë për Eminazerin, i cili fare pranë portës gjuan jashtë.

33’- Arbri shpërthen bukur në zonë, ku pas një hutimi të mbrojtjes pogradecare përfiton Hamzai, por gjuajtja e tij është shumë e keqe dhe përfundon jashtë.

43’- Një aksion model i pogradecarëve, Eminazeri gjuan fort, por Llani pret i sigurt.

45’- Elmazi godet nga 30 metra, por Llani në një formë të shkëlqyer pret.

46’- اipi gjuan keq, por gjuajtja e tij shndërrohet në një asist për Ballën, i cili gjuan, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

57’- Tanushi pengohet brenda zonës nga Shameti, por për

gjyqtarin nuk ka 11-metërsh.

58’- Balla depërton brenda zonës, i vetëm me Llanin, por ky i fundit bën mrekullinë, duke shpëtuar një gol.

68’- Elmazi godet fort, topi përfundon fare pak mbi traversë.

69’- Balla pason në zonë për Tanushin, i cili pasi shmang Shametin, godet fort tokazi dhe topi përfundon në rrjetë. 1-0 për Pogradecin.

73’- Eminazeri futet bukur në zonë, godet fluturimthi në trekëndëshin e majtë, por Llani largon në korne.

77’- اaushaj pranë vijës së 16-metërshit godet jashtë.

88’- Krasniqi kroson nga e majta për Arbrin, i cili godet me kokë, por topi përfundon jashtë.



اekiçi: Dominuam dhe e merituam fitoren

“Megjithë tensionin e madh që kemi pasur gjatë gjithë javës, si dhe mungesat e plot 5 lojtarëve, jam munduar së bashku me stafin të karikojmë si duhet të gjithë lojtarët, të cilët dua t’i falënderoj për atë që dhanë sot (dje) në fushë, ku mendoj se e kemi merituar fitoren. Në pjesën e dytë ne dhamë më të mirën tonë, duke e dominuar takimin dhe shpërdoruar shumë raste, pasi rezultati mund të ishte më i thellë. Rëndësi ka fitorja, pasi për gabimet do të flasim gjatë ditëve në vijim.”



Daiu: Lëshuam në pjesën e dytë dhe e pësuam

“Mendoj se ka qenë një ndeshje me dy tablo, ku ekipi në pjesën e parë ka zbatuar si duhet detyrat, por në pjesën e dytë kemi lëshuar në lojë, gjë e cila u shfrytëzua nga kundërshtari. Gjithsesi, dua të theksoj se ekipi që unë drejtoj ka vuajtur mungesat e disa lojtarëve, të cilët mendoj se ndikuan në rezultatin e ndeshjes, si dhe kushtet jo të përshtashme në të cilat stërvitet ekipi. Duhet të kishim marrë një barazim, sepse i kishim mundësitë, dhe kjo do të ndikonte shumë në anën morale.”





Komenti

Ka marrë tri pikët e para në superligë, aq më tepër përballë një rivali të drejtpërdrejtë si Tomori. Pogradeci, vërtet që javën e parë humbi, kjo pritej pas shumë mungesave, por në ndeshjen e shtëpisë nuk gabon, duke e çuar në 16 numrin rresht të fitoreve në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, duke llogaritur edhe 15 ndeshjet në kategorinë e parë. Përballë një rivali direkt, ky tripikësh merr vlera të mëdha për liqenorët, ndërsa e kundërta ndodh për Tomorin, që mbetet me një pikë pas dy ndeshjesh.

Pjesa e parë Takimi ka filluar me një ceremoni festive. Në fillim skuadrat studiojnë njëra-tjetën, ku Pogradeci është i rreshtuar me skemën 4-4-2, me Eminazerin dhe Tanushin në sulm. Me të njëjtën skemë u përgjigj edhe skuadra beratase, me Bakiun dhe Arbrin në sulm. Skuadra pogradecare, duke qenë në një presion të madh psikologjik për fitore para tifozëve të vet, nuk del në lojën e saj, ku mungon qarkullimi i topit dhe u luajt me topa të gjatë, mënyrë loje kjo që i shkoi për shtat mbrojtjes së Tomorit, ku Shameti dhe Kaja janë të fortë në luftën në ajër dhe fitojnë të gjitha dyluftimet me sulmuesit pogradecarë, duke pasur edhe sigurinë e Llanit në portë, në një ditë të shkëlqyer. Nga ana e vet, Tomori në këtë pjesë loje u kujdes më tepër për mbrojtjen, pa hequr dorë nga kundërsulmet e rrezikshme, ku Arbri dhe Hamzai rrezikojnë hera-herës, duke mbajtur në tension mbrojtjen pogradecare. Vendësit, me gjithë dëshirën e madhe për ta fituar takimin, ishin të paqartë në veprimet sulmuese në pjesën e parë, duke e mbështetur te goditjet standarde, por mbrojtja beratase bëhet e pakalueshme së bashku me portierin Llani.

Pjesa e dytë Krejt ndryshe fraksioni i dytë, ku liqenorët marrin frenat e lojës në dorë dhe hidhen që në minutat e para në sulm, duke krijuar një mori rastesh të njëpasnjëshme në portën e Tomorit, ku që në momentet e para të pjesës së dytë Balla humbet një rast flagrant vetëm për vetëm me Llanin. Tomori detyrohet të mbrohet me shumë forca për ruajtjen e barazimit. Ndërkohë liqenorët me kalimin e minutave dalin në lojën e tyre, ku Tanushi bëhet një rrezik serioz për mbrojtjen e Tomorit dhe futbollistët beratas shpeshherë ndërhyjnë në mënyrë të parregullt për ta ndërperë. Pogracarët, duke parë dhe tërheqjen e Tomorit, në minutat në vazhdim hidhen të gjithë në sulm, duke krijuar raste të pastra shënimi, ku Eminazeri dhe Balla humbasin raste të pastra për shënim. Veçohet rasti i Ballës, ku 5 metër larg portës gjuan, por Llani bën mrekullinë. Tashmë në fushë ka vetëm një skuadër, Pogradeci. Pas një presioni në rritje, në minutën e 69-të, me një depërtim në krahun e djathtë nga Balla, i cili fut një top në zonë për Tanushin, duke shmangur bukur Shametin, gjuan fort tokazi, duke pomshtur më në fund portierin Llani. Me gjithë lëvizjet e Daiut, Tomori nuk ka forca për të shtyrë përpara dhe janë përsëri pogradecarët që rrezikojnë më shumë. Në minutat e fundit skuadra beratase është hedhur e gjitha në sulm, por barazimi nuk vjen. Mbyllet kështu kjo ndeshje dhe tifozët liqenorë gëzojnë tripikëshin e parë të sezonit.
 
Pe: FK Pogradeci

Pogradeci s’ndalet në shtëpi, “nëndetësja” fundoset në liqen

Pogradeci – Dinamo 1-0

Shënues: اipi 87’

Pogradeci: Hoxha, Kllogjeri, اerepi, Drazhanin, Balla (Saviç 46’), Nastevski (Lako 76’), Baze (Jahaj 27’), اipi, Elmazi, Tanushi, Eminazeri.

Trajner: Y. اekiçi

Kartonë të verdhë: Elmazi, Nastevski, اipi, Jahaj, Eminazeri

Dinamo: Osmani, Peqini, Hoti, Marku, Imami, Kraja, Deliallisi, Daja, Shtini (Arifaj 46’), Kuli, Lala (Asllani 70’).

Trajner: F. Sejdini

Kartonë të verdhë: Peqini, Deliallisi, Lala

Gjyqtarë: L. Alla (Lushnjë), D. Koreshi, M. Rafaj (Patos)



”Radiografia”

17′- Tanushi lëshon një top vertikal për Eminzerin, i cili shmang Osmanin dhe shënon, por anësori sinjalizon pozicion jashtë loje .

19′- Kuli ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke gjetur të lirë Lalën, por ky i fundit, edhe pse i vetëm përballë portierit Hoxha, heziton të godasë dhe, në momentin e fundit, ndërhyn kapiteni pogradecar اerepi, i cili i heq mundësinë e goditjes dhe largon rrezikun në portë e tij.

32′- Kombinim i shkëlqyer i dyshes Tanushi-Eminazeri, gjuan ky i fundit në ecje e sipër, por Osmani bën mrekullinë duke e devijuar topin në korne.

35′- Shtini galopon nga e djathta, fut një kros në zone, aty gjen Kulin, i cili bën një veprim prej lojtari të klasit të lartë duke gjuajtur me roveishat, po kaq bukur pret dhe Hoxha, që shpëton portën nga pësimi i golit.

44′- Kuli vepron bukur në krahun e djathtë të mbrojtjes pogradecare, shmang dy mbrojtës, kroson në zonë për Lalën, i cili, edhe pse i vetëm me Hoxhën, në mënyrë të pakuptimtë shënon gol me dorë, duke sjellë një acarim të Sejdinit, i cili kritikon Lalën për veprimin e pakuptimtë.

45′- Balla kroson nga e majta, gjen të lirë اipin, që vetëm 5 m larg portës gjuan me kokë, por Osmani në formë të shkëlqyer bën mrekullinë duke shpëtuar një gol të sigurt dhe duke e përcjellë topin në korne.

52′- Kuli ekzekuton një goditje dënimi në zonë për Markun, që i vetëm në zonën e rreptësisë, gjuan mbi traversë.

59′- Kombinim mes Lalës dhe Kulit në zonë, ky i fundit gjuan fare afër portës së Hoxhës, por topi përfundon jashtë.

62′- Kuli shmang bukur dy mbrojtës, jep një asist për Imamin, i cili gjuan fort, por Hoxha bën mrekullinë duke e dërguar topin në korne.

67′- Mbas një krosi në zone, portierit Osmani i shpëton topi nga duart, por Tanushi fare pranë portës nuk përfiton nga gabimi i Osmanit.

72′- Goditje dënimi nga rreth 27 m në portën e Dinamos, Kllogjeri godet fort, topi ndërpritet me dorë nga një lojtar dinamovit, por për gjyqtarin Alla, me gjithë protestat e pogradecaravë, nuk ka 1-metërsh, por vetëm goditje këndi.

87′- Tanushi shmang dy mbrojtës dhe lëshon një asist në zonë për shtalartin اipi, i cili, duke parë hezitim e mbrojtjes dhe të portierit, e dërgon topin me kokë mbi Osmanin dhe gol.



Komenti

Takimi i luajtur i luajtur në Pogradec ishte mjaft i bukur. Vendasit kërkonin fitoren e 17-të radhazi më shtëpi, këtë hërë përballë Dinamos, një skuadër me emër të madh në futbollin shqiptar. Dinamo nga ana e saj kishte ardhur me synime të qarta në Pogradec, për ta fituar takimin dhe për të rikuperuar pikët e lëna në takimet e mëparshme, por goli iu ka buzëqeshur liqenorëve vetëm në minutën e 87-të, tre minuta përpara përfundimit, kur اipi ka ngritur peshë tifozerinë pogradecare, duke iu dhënë liqenorëve tri pikë të arta dhe duke fundosur dinamovitët në fundin e renditjes. Pogradeci është më i qetë me 6 pikë, dy fitore dhe dy humbje në tabelën e superiores. Ndërkohë, Dinamo, me vetëm një barazim, renditet në fundin e tabelës, aty ku si asnjë herë tjetër, ish-kampionët e gjejnë veten në vështirësi konkrete. Tashmë Pogradeci mendon për ndeshjen e vështirë në Vlorë ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Dinamo do të ketë përballë Shkumbinin në javën e ardhshme në Tiranë.

Pjesa e parë Takimi filloi i shpejtë dhe që në momentet e para janë liqenorët që kërkojnë të imponohen me lojën e tyre, ku në minutën e 32-të, Eminazeri gjuan fluturimthi, por Osmani bën mrekullinë. Dinamo nga ana e saj ëshë e vendosur shumë mirë ne fushë dhe del shumë e rrezikshme në kundërsulm, ku Shtini, Lala apo Kuli përhapin panik në mbrojtjen pogradecare.Vendësit, edhe pse kërkojnë sa më shpejt shënimin e golit, janë të paqartë në lojën e tyre, sepse mënyra sesi e kërkojnë golin bën që Kraja dhe Marku, mbrojtësit e Dinamos, ta kenë të lehtë të thyejnë sulmin e liqenorëve. Duket qartë strategjia e trajnerit Sejdini, i cili i ka udhëzuar të tijtë të mbrohen me shumë forca. Duke shfrytëzuar virtuozitetin e Kulit, që në minutën e 19-të jep një asist për Lalën, i cili heziton të godasë, dhe në minutën e 35-të, me një veprim spektakolar me roveishatë, mund të kishte ndëshkuar liqenorët, por vetëm pritja e Hoxhës shpëton portën nga goli. Pjesa e parë do të mbyllet me një rast të pastër të pogradecarëve, ku اipi, fare pranë portës, godet me kokë, por vetëm ndërhyrja e Osmanit në një formë të shkëlqyr i mohon golin.

Pjesa e dytë اekiçi bën menjëherë lëvizjet e para taktike: largon Ballën dhe në lojë futet sulmuesi Saviç, duke kaluar nga 4-4-2 në 4-3-3 me Saviç në të majë të sulmit, i mbështetur nga Tanushi dhe Eminazeri ,që përhapin panik në mbrojtjen dinamovite. Sejdini nga ana e tij largon Shtinin për Arifajn. Loja sa vjen e merr ngjyra të tjera, pogradecarët tashmë të hedhur të gjithë përpara, kërkojnë me ngulm golin, jo vetëm në qëndër, por edhe nga krahët. Eminazeri i spostuar majtas behet një rrezik serioz për portën e Osmanit, i cili është në një formë të shkëlqyer, por në momente të veçanta është Dinamo që rrezikon disa herë portën pogradecare dhe vë në provë Hoxhën, i cili disa herë bën pritje shpëtimtare .Gjyqtari i takimit, kryesori L. Alla, bëhet protagonist i ndeshjes me vendime të çuditshëm si rrallë herë në një ndeshje futbolli, duke analluar plot 11 rivënie anësore si të gabuara, 9 kundër Pogradecit dhe 2 herë për dinamovitët, duke ulur ndjeshëm ritmin e lojës, gjë kjo që i vinte për shtat lojës së Dinamos dhe nervozoi së tëpermi tifozerinë pogradecare, e cila, megjithë vendimet e çuditshme të kryesorit, ka qenë shumë korrekte.Vlen për t’u theksuar një goditje dënimi për Pogradecin në minutën e 64-t, që ekzekutohet shpejt nga Eminzeri, i cili gjen të lirë Saviçin, që ishte i vetëm përballë Osmanit, por ndërpritet në mënyrë të pakuptimtë nga gjyqtari Alla, i cili kërkon përsëritjen e goditjes. Po ashtu, në minutën 72-të, mbas një goditje denimi, topi përplaset në dorën e njërit prej mbrojtësve të Dinamos, por, me gjithë protestat e pogradecarëve, nuk ka 11- metërsh, por vetëm goditje këndi. اekic bën lëvizjen e fundit dhe në minutën e 75-të hedh në fushë Lakon për Nastevskin dhe sposton kapitenin اerepi në mesfushë duke rrezikuar gjithçka. Megjithë presionin e liqenorëve në minutat në vazhdim, goli do të vinte në minutën e 87-të, ku Tanushi vepron bukur nga e djathta, shmang dy mbrojtës dhe aty lëshon një krosim për اipin, që duke parë hezitimin e mbrojtjes, portieri e përcjell topin mbi kokën e Osmanit dhe gol.

Ylli اekiçi: Në futboll janë pikët që vlejnë gjithnjë

“Jam i kënaqur nga fitorja, nisur edhe nga minuta e shënimit të golit. Kjo na dha një kënaqësi shumë të madhe, sepse, pavarësisht lojës jo të mirë në momente të caktuara, në futboll ato që vlejnë janë pikët. Gjithsesi, mendoj që dhe me rikthimin në ekip të lojtarëve të dëmtuar, ne do të mundohemi që periudhën e ndërprejes së kampionatit ta shfrytezojmë për të plotësuar çdo mangësi të shfaqur gjatë këtyre javëve.”

Sejdini: Nuk e meritonim humbjen në Pogradec

“Jam i pakënqur nga loja e lojtarëve të mi, gjithëse nuk dhanë atë që pritej prej tyre. Gjithsesi, ne nuk e merituam humbjen nisur nga mënyra si u zhvillua takimi. Pogradeci shfytëzoi një pasiguri në mbrojtje dhe arriti të na ndëshkonte në minutat e fundit, gjithsesi kemi gjetur një ambjent “fair-play” këtu në Pogradec, ku mund të luhet futboll i pastër. I uroj suksese Pogradecit.”
 
Pe: FK Pogradeci

Binishi: Pogradeci duhet ta tregojë veten edhe në transfertë!


Liqenorët pogradecarë kanë kaluar një javë të ngjeshur stërvitore, me nga dy seanca në ditë. Trajneri Ylli اekiçi i ka lënë të tijtë pushim ditën e sotme, për t’ia rifilluar “avazit”. Morali i futbollistëve pogradecarë është i lartë. Bie në sy një klimë mjaft pozitive dhe miqësore mes lojtarëve, çka tregon se fryma e grupit është mbi gjithçka. Megjithë ”luftën”e ashpër për një vend në formacion, tashmë që infermieria liqenore është zbrazur e gjitha, të gjithë kanë pranuar verdiktin e trajnerit اekiçi, duke dhënë maksimumin e vet në kohën që janë aktivizuar. Kjo panoramë të bën të mendosh se Pogradeci nuk do të shkojë për “plazh në ujë të kripur” fundjavën e ardhshme në Vlorë, por për të luajtur shanset e veta në javën e pestë të kampionatit. Administratori Nesti Binishi, i pyetur për ecurinë e ekipit në këto katër javë kampionat, por edhe për pritshmëritë e transfertës me Flamurtarin, shprehet: “Sigurisht, Pogradeci ka hyrë me ambicie në këtë sezon të ri. ثshtë shpejt për të dalë në konkluzione, sepse janë luajtur vetëm katër javë kampionat, por nga sa shihet, mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Vlerësoj veçanërisht frymën e grupit që ekziston te Pogradeci, nga e cila do të vijë edhe suksesi. Hap pas hapi do të punojmë për të realizuar objektivat tona, për të qenë dinjitozë në superligë, për të mbetur pjesë e saj, jo për të qenë shëtitës mes më të mirëve. Për lojtarët janë krijuar kushte të shkëlqyera nga presidenti Shkëmbi, si nga ana e infrastukturës stërvitore, edhe për pagesat. Ne jemi ekip dinjitoz dhe ambicioz jo vetëm në deklarata, por edhe në realitet, në infrastrukturën si klub dhe në fushën e lojës. Deri më tani jemi të kënaqur përgjithësisht nga ecuria e ekipit. Duke parë edhe dëmtimet e shumta, që na kanë penalizuar, 6 pikët e grumbulluara nuk janë pak. Gjithsesi, Pogradeci ka akoma për të dhënë, më e mira e tij nuk është parë ende. Sidomos në ndeshjet në transfertë, ekipi duhet të ndryshojë mentalitet e performancë, sepse vetëm me fitore në shtëpi nuk i kemi gjërat shumë në vijë. Lidhur me transfertën në Vlorë, e vlerësojmë maksimalisht Flamurtarin, si një ndër ekipet më të forta të superligës, pretendent serioz edhe për fitimin e kampionatit. Kjo na e bën shumë të vështirë detyrën tonë në javën e pestë, gjithsesi nuk do të dorëzohemi pa nisur ende loja. Do të luajmë shanset tona në Vlorë, të bëjmë një paraqitje dinjitoze, pastaj të shpresojmë edhe për ndonjë pikë”.

Portieri Hoxha dëmtohet me ekipin Shpresa

Një lajm i keq për stafin teknik të ekipit pogradecar: është dëmtuar portieri Sulejman Hoxha. Gardiani i liqenorëve është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore të Kombëtares U-21, ndërkohë që ishte planifikuar nga trajneri Artan Bushati për të qenë mes shtyllave kuqezi në transfertën kundër Polonisë. Hoxha është lënduar seriozisht në shpatull, dëmtim ky që do ta mbajë atë të paktën tri javë larg fushave.
 
Pe: FK Pogradeci

Pogradeci – Shkumbini 0-0
 
Pe: FK Pogradeci

Pogradeci me mungesa, por s’dorëzohet


Trajnerit اekiçi do t’i duhet të bëjë pa 7 futbollistë titullarë në ndeshjen e sotme në kupë ndaj Kamzës

Pogradecarët duket se kërkojnë të bëjnë kthesën dhe të reflektojnë për atë barazim pa gola kundër Shkumbinit. Përballë Kamzës, ekip që për pogradecarët do të jetë një rival jo vetëm në kampionart, liqenorët do të kërkojnë maksimumin sot. Duket se takimet e fundit kanë lënë jo pak probleme te liqenorët, pasi është mbushur “infermieria” pogradecare, ku plot 7 futbollistë tashmë duket se nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur kundër Kamzës.

Kështu, në mbrojtje do të mungojnë kapiteni اerepi, i cili ka kaluar një dëmtim dhe pritet të jetë për disa ditë larg fushave. Por edhe duke parë që liqenorët do të luajnë në Shkodër ndeshjen e radhës, duket se stafi nuk do të rrezikojnë me kapitenin. Gjithashtu, një dëmtim serioz ka kaluar edhe mbrojtësi korçar Lako, dëmtimi i të cilit duket se do e mbajë të paktën për dy javë larg fushave.

Po ashtu, edhe për mbrojtësin Drazhanin, i cili për arsye dëmtimi nuk është aktivizuar as në takimin kundër Shkumbinit dhe është në pikëpyetje aktivizimi i tij. Shqetësimi më i madh për trajnerin اekiçi është në mesfushë, aty ku organizatori اipi duket se do të jetë një mungesë që do të peshojë shumë në mesfushën pogradecare, duke parë edhe formën shumë të mirë që ky lojtar po kalonte. Dëmtimit të اipit duket se i shtohet dhe ai i mesfushorit tjetër Baze, i cili vinte pas një dëmtimi.

Në sulm e sigurt është mungesa e sulmuesit kosovar Isa Eminhazeri, i që duket që tërheqja e pësuar në minutat e para kundër Shkumbinit, nisur dhe nga ekzaminimi në një nga klinikat e specializuara, do e mbajë për të paktën dy javë larg fushave. Duke shtuar edhe portierin Sulejman Hoxha,i dëmtuar dy javë më parë, e çojnë në shtatë numrin e të dëmtuarve në radhët e ekipit pogradecar.

Trajneri اekiçi dhe stafi theksojnë se, pavarësisht mungesave, ekipi pogradecar do të luajë vetëm për fitore në takimin kundër Kamzës dhe se ka besim se lojtarët që do të aktivizohen do të japin maksimumin dhe do ta vlerësojnë në maksimum ndeshjen e kupës.

Do të jetë një mundësi për të gjithë ata lojtarë që janë aktivizuar më pak në këto 6 javë të para të kampionatit dhe do të jetë një shans i artë për të rinjtë pogradecarë, që do të jenë të gatshëm për të treguar veten në një moment të vështirë që ekipi po kalon.
 
Pe: FK Pogradeci

اekiçi: Ndaj Laçit vjen kthesa e Pogradecit


Trajneri i skuadrës liqenore kërkon reagimin e të tijve në ndeshjen e radhës, ndryshe situate rëndohet shumë

Takimi i fundit i luajtur kundër Vllaznisë ka vënë nën akuzë sulmin dhe mesfushën për atë paraqitje të dobët në takimin kundër shkodranëve. Gjithsesi, mungesat e Tanushit dhe e Eminhazerit në sulmin pogradecar bënë që ekipi të mos kishte forcën e duhur goditëse për të aritur të shfaqej i rezikshëm para portës. Menjëherë pas këtij takimi, skuadra u është rikthyer seancave stërvitore me dy seanca në ditë, ku lojtarët duket se janë shumë të mobilizuar për takimin e radhës kundër Laçit për të treguar forcën e tyre në Pogradec.

Me ekipin janë bashkuar dhe 6 futbollistë që kanë munguar në takimin kundër Vllaznisë, portieri Hoxha, mbrojtësit اajku, Lako, Drazhanin, si dhe dyshja e sulmit Tanushi-Eminhazeri duket se do të jenë të gatshëm në këtë takim. Trajneri Ylli اekiçi e vlerëson takimin kundër Laçit si një pikë kthese për ekipin e tij dhe thekson se ky takim është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e kampionatit.

“Laçi meriton vlerësim maksimal, pasi ka një ekip që luan shumë mirë në transfertë. Ne do të mundohemi të marrim të gjitha masat dhe po punojmë gjatë gjithë javës për t’i lënë sa më pak hapësira kundërshtarit dhe për të bërë lojën tonë sulmuese. Ju kam bërë me dije futbollistëve të mi se ky duhet të jetë takimi që ata duhet të tregojnë vlerat e tyre të vërteta në fushën e lojës, duke dhënë maksimumin gjatë seancave stërvitore dhe duke ruajtur regjimin sportiv edhe jashtë orarit të stërvitjes.

Mungesa e vetme në këtë takim do të jetë ajo e kapitenit اerepi për shkak kartonësh, por me rikthimin e lojtarëve që kanë munguar në takimin e fundit, do të jemi më të qetë për të përzgjedhur lojtarët më të mirë në këtë sfidë. ثshtë një takim shumë i fortë për ne, por mendoj se ka ardhur koha që lojtarët të dalin në lojën e tyre të luajnë me grintë dhe pa ndjenjë. Alternativa e vetme për ne është vetëm fitorja,” – ka deklaruar mes të tjerash trajneri i Pogradecit, Ylli اekiçi.
 
Pe: FK Pogradeci

Java e tetë e kategorisë superiore do të zhvillohet në tre ditë. Takmi i zhvilluar sot në stadiumin “GjorgjiKyçyku” hapi këtë javë, takim i cili përfundoi me fitoren 3-1 të pogradecarëve. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekuara, ndërsa në 45 minutat e dyta shënohen katër gola. Në minutën e 48-të Jorgo اipi shënon golin e parë për pogradecarët. Në minutën e 67-të Eminhazeri dyfishon për vendasit dhe tre minuta nga përfundimi kohës së rregullt اela shënon golin e tretë për Pogradecin. Ndërsa laçjanët me anë të shkodranit Vucaj shënojnë golin e nderit në minutë e tretë shtesë. Me këtë fitore pogradecarët shkojnë në kuotën e 10 pikëve ndërsa laçjanët mbesin 12.
 
Pe: FK Pogradeci

Kllogjeri: Pogradeci nuk e diskuton mbijetesën


Mbrojtësi 23-vjeçar luan sezonin e katërt, duke fituar tashmë edhe rolin e titullarit te liqenorët në superligë

Mbrojtësi pogradecar, 23-vjeçari Kreshnik Kllogjeri, një futbollist i dalë nga ekipet zinxhir të Pogradecit, që luan sezonin e katërt, duket se është bërë pjesë e padiskutueshëme e ekipit liqenor në këto 8 javë të para, ku është aktivizuar në të gjitha takimet si titullar. Kllogjeri njihet si një mbrojtës shumë potent dhe një lojtar shumë punetor, ku bie në sy për përgatitjen e lartë fizike dhe goditjet nga distanca.

Kllogjeri është shprehur shumë i kënaqur nga fitorja që ekipi ka arritur në takimin e fundit kundër Laçit, por e quan thjesht si një detyrë. “Ky është sezoni i katërt që luaj për fanellën e Pogradecit, por më i veçanti për mua, sepse kam arritur të fitoj vendin e titullarit, ku jam aktivizuar në të gjitha takimet si titullar dhe fakti që luaj në superligë për ekipin e zemrës, më bën akoma më të përgjegjshëm për atë që duhet të jap në fushë.

Ky ishte momenti që kam ëndërruar dhe e kam pritur që të jem protagonist me fanellën e Pogradecit, duke qenë se luaj për ekipin e zemrës dhe të qytetit ku jam rritur. Më është dashur të punoj fort në stërvitje dhe në të gjitha takimet të tregoja aftësitë e mia për të qenë pjesë e formacionit, gjë të cilin e kam fituar me punë dhe do vazhdoj të punoj akoma më fort.

ثshtë një muaj i ngjeshur me plot takime, ku ekipi do të zhvillojë një transfertë të vështirë në Ballsh me Bylisin dhe më pas do të zhvillojmë dy takime, me Flamurtarin për kupë, si dhe do të luajmë në Pogradec kundër Kamzës në kampionat, takime besoj se do të tregojnë fytyrën e vërtetë të ekipit dhe unë jam i bindur që së bashku me shokët e ekipit do të tregojmë vlerat më të mira.

Besoj se Pogradeci i ka të gjitha mundësitë, duke nisur nga korrektësia e presidentit, përkushtimi dhe serioziteti i stafit dhe kolektiviteti i shkëlqyer i futbollistëve në ekip ku mbizotëron fryma e grupit. Ekipi i Pogradecit do ta tregojë si duhet forcën e tij dhe nuk do ta diskutojë mbijetesën në këtë sezon,” – pohon ndër të tjera mbrojtësi i Pogradecit, Kreshnik Kllogjeri.
 
Pe: FK Pogradeci

اekiçi: T’i lëmë fjalët, dua reagim në fushë


Pogradecarët kanë zhvilluar ditën e martë një stërvitje tepër të ngjeshur me dy seanca stërvitore në ditë, ku lojtarët janë stërvitur shumë fort dhe shumë të mobilizuar se do të tregojnë forcën e tyre në takimin e radhës, ku ekipin e pret një transfertë shumë e fortë në Ballsh, kundër Bylisit të fortë.

Trajneri اekiçi dhe stafi i tij janë duke punuar shumë fort, duke u bërë me dije lojtarëve për vështirësitë që paraqet takimi në Ballsh, duke ditur kualitetin dhe forcën e Bylisit, që njihet si një ekip me shumë grintë dhe forcë, veçanërisht në fushën e tij, edhe pse takimi do të luhet pa tifozë.

“Jam shumë i kënaqur nga gjendja e mirë që kanë lojtarët dhe shoh si rrallëherë një mobilizim shumë të madh dhe një optimizëm nga ana e lojtarëve që drejtoj, që janë të vendosur të japim maksumimin e tyre në këtë takim, por u kam bërë me dije se do të jetë një takim që kërkon shumë vendosmëri dhe besim, duke derdhur djersë në fushën e lojës për 90 minuta, për të marrë pikë në këtë transfertë shumë delikate.

Dua të ul euforinë e ekipit, për të qenë me këmbë në tokë për atë që lojtarë që janë shprehur gjatë gjithë këtyre ditëve në shtyp për takimin e radhës. Dua që lojtarët tani të lënë mënjanë deklaratat dhe të shoh reagimin e tyre në fushë, aty ku duhet të japin maksimumin dhe të tregohen të përqendruar gjatë gjithë lojës, duke ditur se përballë kemi një ekip me shumë ambicie dhe me qëllime të ndryshme nga ne, ku kanë një përbërje me shumë lojtarë cilësorë dhe me shumë emra, që kanë eksperiencë të madhe në superligë.

Nuk dua që të ul optimizmin e ekipit, por kërkoj që këto deklarata optimiste në shtyp t’i shoh edhe në fushën e lojës, ku ekipi duhet të luajë me grintë dhe i vendosur për të mos dalë pa pikë nga fusha e Ballshit,” – përfundon trajneri i Pogradecit, Ylli اekiçi
 
Pe: FK Pogradeci

Pogradeci, me një “اekiç” në sulm


Stafi teknik ka menduar që ndaj Bylisit në Ballsh në majë të sulmit të jetë i riu Albi اekiçi, që premton shumë

Liqenorët kanë zhvilluar të mërkurën ndeshjen e kontrollit mes grupit, ku është parë një angazhim shumë i madh i të gjithë futbollistëve, si dhe skema që pritet që ekipi të aplikojë të shtunën në Ballsh. Edhe pse gjatë këtij takimi اekiçi dhe stafi i tij kanë bërë shumë ndryshime, duke mbajtur në tension të tijtë për formacionin titular, që pritet të hidhet në fushë në takimin kundër Bylisit të shtunën.

Ajo që bie në sy është forma shumë e mirë e disa të rinjve pogradecarë, që duket se kanë një mbështetje shumë të madhe në këtë sezon. Në sy bie edhe forma shumë e mirë e të riut 19-vjeçar sulmuesit Albi اekiçi, që duket se është lojtari që ka një rritje shumë të madhe në lojën e tij në katër takimet e fundit, sidomos në kupë me Kamzën, ku shënoi edhe gol.

“Vërtetë është një sadisfaksion i madh për mua që jam pjesë e ekipit të Pogradecit në këtë sezon në superligë, për më tepër që luaj në ekipin tim të zemrës, ku jam rritur dhe kam dalë si futbollist, edhe pse jam vetëm në hapat e parë. Jam munduar që në të gjitha takimet që jam aktivizuar të jap maksimumin tim dhe e ndiej që kam shumë për të dhënë për Pogradecin dhe për tifozërinë liqenore, që më mbështet shumë fort në të gjitha takimet dhe që pret shumë nga unë.

Dua të falënderoj edhe shokët e skuadrës, që më kanë dhënë një mbështetje shumë të madhe dhe më kanë ndihmuar të lë mënjanë emocionet e fillimit dhe mendoj që jam në rrugë të mbarë për të ecur përpara, edhe pse e di që duhet të punoj shumë. Ajo që dua të theksoj është se ende kemi shumë punë dhe shumë rrugë të vështirë përpara dhe jemi të ndërgjegjshëm që gara në superligë sa vjen e bëhet edhe më e fortë.

Gjithsesi, ne kemi objektivat tona, duke filluar që nga takimi i radhës, ku do të shkojmë shumë të mobilizuar për të dhënë më të mirën në fushë për të treguar forcën tonë edhe në ndeshjet jashtë fushe, pse jo, edhe të marrim pikë kundër Bylisit,” – deklaron ndër të tjera i riu pogradec Albi اekiçi.
 
Pe: FK Pogradeci

Binishi: Pogradeci, me objektiva në dy frontet


Administratori i klubit pogradecar pohon se ekipi do të kërkojë të paktën vendin e dytë në grup sa I përket kupës

Skuadra pogradecare ka lënë Pogradecin ditën e martë për të udhëtuar në drejtim të Vlorës, ku sot do të zhvillojë takimin kundër Flamurtarit, i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Duket se liqenorët nuk duan të dorëzohen dhe duan që të ruajnë deri në fund vendin e dytë, duke pasur objektiva të qarta edhe në kompeticion.

Administratori i Pogradecit, njëkohësisht dhe drejtori sportiv i klubit, Nesti Binishi, do të shprehej: “Ekipi ka zhvilluar një takim shumë pozitiv kundër Kamzës në kampionat, megjithëse e kemi merituar fitoren, dua të theksoj, ashtu si para takimit, që kjo ishte një detyrë shtëpie për ne, që e kemi kaluar me sukses. Futbollistët kanë treguar shpirt të lartë gare dhe e kanë vlerësuar në maksimum kundërshtarin.

Gjithsesi, kjo fitore, përveçse na ka dhënë tripikëshin, na ka bërë që në ekip të mbizotërojë klimë shumë pozitive, por deri në fundin e fazës së parë lojtarët e dinë mirë detyrën e tyre, përveçse kampionatit, ku mbijetesa është objektivi ynë kryesor, një tjetër objektiv është edhe kalimi i grupit në kupë.

Për takimin e nesërm (të sotëm) është menduar nga stafi që katër lojtarë të ekipit të stërviten në Pogradec, اajku, Lako, اerepi dhe Tanushi, për të mos rrezikuar nga ndonjë dëmtim i mundshëm, duke ditur rëndësinë që ka për ne takimi i fundjavës kundër Apolonisë në kampionat.

Por kjo nuk do të thotë që ne i kemi dorëzuar “armët” në kupë, sepse në ekipin e Pogradecit ka 20 lojtarë, të cilët stërviten rregullisht dhe kupa është një mundësi shumë e mirë për ata lojtarë të cilët nuk janë akivizuar me minuta të plota në kampionat dhe ndeshjet e kupës janë një mundësi e mirë për ta për të treguar se meritojnë fanellën e titullarit.

Deri në fund të fazës së parë ekipi do të luajë dhe 6 takime, tri në kupë dhe tri në kampionat, dhe ne si klub kemi objektiva të qarta në të dy kompeticionet. Duam që në këto javë lojtarët të japin maksimumin për të na bindur ne si staf së bashku me presidentin Shkëmbi për vendimet që do të marrim në fund të fazës së parë.”
 
Pe: FK Pogradeci

اekiçi: Në Pogradec, të gjitha sfidat janë për t’u fituar

E ndërsa në shumë prej grupeve të kupës dilemat thuajse janë zgjidhur për ekipet që do të kalojnë për më tej, në grupin B, në të cilën bën pjesë Flamurtari, Kamza, Pogradeci dhe Teuta, duket se lufta për më tej mbetet e hapur për vendin e dytë deri në javën e fundit. Takimi i së mërkurës mes Pogradecit dhe Teutës duket se do të jetë një takim për “jetë a vdekje” për të dy ekipet si për Pogradecin, ku duket se njëra nga dyja skuadrat do t’i thotë lamtumirë kupës.

E ndërsa në kampionat të dy ekipet duket se janë në pozicione komode, ku Teuta udhëheq me diferencë pikësh superligën dhe liqenorët janë pozicinuar në vendin e gjashtë, duket se të paktën deri të mërkurën ekipet do të lënë mënjanë kampionatin, për të shkarkuar “bateritë” në kupë, në një sfidë shumë interesante, ku gjithçka duket e hapur. Trajneri اekiçi dhe stafi i tij vazhdojnë të përgatitin ekipin me shumë impenjim, ku mbizotëron një atmosferë shumë pozitive, njëkohësisht është lënë mënjanë euforia.

“I kemi porositur futbollistët të qëndrojnë larg euforisë së rezultateve të fundit, sepse nuk e kemi luksin të festojmë, duke pasur një mision shumë të vështirë përpara, veçanërisht në takimin e radhës për kupë. Kemi vendosur që takimet t’i marrim një nga një dhe takimi më i vështirë për ne është takimi i radhës, pavarësisht kundërshtarit. Fati e deshi që të ndeshemi dy herë me Teutën brenda javës, së pari për kupë dhe në fundjavë për kampionat.

Deri të mërkurën do të mundohemi të “harrojmë” kampionatin dhe do të vlerësojmë kompeticionin e kupës me një angazhim maksimal, ku gjithçka mbetet e hapur deri në fund dhe objektivat tona nuk ndryshojnë. Ne do të luajmë për kualifikim dhe jemi duke punuar për të marrë më të mirën nga futbollistët tanë.

Gjendja e ekipit është shumë e mirë dhe grupi është i plotë, ku dua të theksoj se në takimin e kupës nuk kemi asnjë lojtar të skualifikuar apo me probleme dëmtimi, ndaj do të mundohemi të hedhim në fushë lojtarët më të mirë për të bërë të mundur arritjen e objektivit tonë, që është kualifikimi,” – është shprehur trajneri i Pogradecit, Ylli اekiçi.
 
Pe: FK Pogradeci

Shëkmbi: Kështu nuk mund të vazhdohet më, tani është radha jonë


Pas ndeshjes Pogradeci-Teuta, jam i detyruar të flas, jam i detyruar të shkruaj, jam i detyruar të filloj një lëvizje për të kërkuar mbështetjen e atyre që e duan futbollin e vërtetë. Kjo në respekt të bashkëqytetarëve të mi, por edhe në respekt të të gjithë atyre që e duan futbollin dhe sakrifikojnë për futbollin.

Gjëja e parë që vjen pas reagimit tim të parë në media është: disa telefonata miqsh e shokësh të mirë që më thonë: “Nuk ke frikë se kur flet kështu, e ke të sigurt daljen nga kategoria?” Përgjigjja ime është po kaq e thjeshtë: Po pastaj? اfarë problemi ka? Më mirë të mos jemi fare pjesë e kësaj farse të shëmtuar, sesa të jemi bashkëfajtorë. Jo! Kështu nuk mund të vazhdohet më…

اfarë ndodhi në stadiumin e Pogradecit pasditen e17 dhjetorit?

Jam i detyruar të jap mendimin tim për atë që ndodhi, para se të shkruaj për atë që dua të shpreh në këtë shkrim. Një ndeshje e pritur me padurim nga sportdashësit pogradecarë, që ka pasur një situatë të qetë mediatike gjatë javës. Një ndeshje e paraprirë nga një tjetër ndeshje për Kupën e Shqipërisë, e fituar nga durrsakët, më thellë se kjo e kësaj jave, por e pandjekur nga asnjë incident.

Kemi humbur ndeshjen edhe pak javë më parë me Flamurtarin, sërish asnjë incident. Kemi barazuar edhe ndeshjen me Shkumbinin, sërish asnjë incident. Kemi humbur dhe barazuar ndeshje të tjera plot, por sërish asnjë incident. Pra, kush ka dy fije mend në kokë e kupton mirë që ky publik është po i njëjti dhe nuk ndryshoi sot. Pra, publiku nuk është shkaku. Shkaktari është dikush tjetër, që nuk ka qenë aty në rastet e tjera.

Por edhe kur ka pasur ndonjë incident tjetër të vogël në Pogradec, edhe pse Pogradeci ka fituar ndeshjen, sërish shkaktari është dikush tjetër, që nuk ka qenë aty në rastet e tjera. Shkaktari është gjyqtari dhe gjyqtarët, që unë kam dëshirë t’i quaj arbitra, sepse ky emër në gjuhën shqipe u shkon më shumë. Arbitrat e kishin paracaktuar ndeshjen, ndërsa të gjithë ne të tjerët ishim kot aty, edhe unë, edhe stafi, edhe futbollistët, edhe sportdashësit, edhe mediat.

Të gjithë aty ishim kot, naivë, të mashtruar, të tallur. Arbitrat, tashmë mjeshtra për të zhvendosur lojën në portën tonë, hap pas hapi, faull pas faulli, karton pas kartoni, derisa arrijnë atë që duan, rezultatin e paravendosur. Pastaj fillon tallja më e madhe, disa faulle në favor të ekipit vendas në mesin e fushës edhe kur ato nuk kanë asnjë shkak, edhe ndonjë karton pa shkak për kundërshtarin, të gjitha këto të vërshëllyera nga publiku i acaruar akoma më keq.

Sepse publiku do vetëm një gjë: drejtësinë, jo rezultatin. E kur kjo drejtësi mungon, si në çdo fushë të jetës, edhe në futboll, madje akoma më shumë këtu, gjithkush acarohet, e del jashtë natyrës së vet, del edhe jashtë kontrollit. A është normale kjo? Mund të mos jetë normale, por është e natyrshme. Janë dy fjalë të ndryshme që shpesh ngatërrohen në gjuhën shqipe.

Nervozizmi, vërshëllimat e sharjet janë të natyrshme në çdo stadium të botës së qytetëruar, edhe në stadiumet tona nuk ka se si të mungojnë. Madje as nga vetë ne, presidentët. As unë vetë nuk bëj aspak përjashtim, shpeshherë acarohem dhe bërtas e vërshëllej, madje edhe përdor fjalë që në kushte të tjera as që më shkojnë ndër mend. E kjo mund të mos konsiderohet normale, por është e natyrshme, plotësisht e natyrshme.

Policia mer nën mbrojtje gjyqtarët me profesionalizëm dhe largon tifozët e acaruar nga ambientet e stadiumit, madje edhe nga rrethinat e tij. Pra këtu mbyllet ndeshja Pogradeci-Teuta. Presidentët shtrëngojnë duart. Unë uroj për fitoren presidentin e nderuar të Teutës dhe largohem i trishtuar nga shkallët e tribunës.

Poshtë në dhomat e zhveshjes, disa persona ndërkohë kanë goditur gjyqtarin e ndeshjes, duke kaluar nëpër korridor. Një akt i dënueshëm, një veprim i nxituar dhe totalisht i gabuar, por që sërish për fat të mirë nuk ka rezultuar me pasoja. Policia sërish qetëson situatën. Njerëzit largohen, ekipet largohen, të fundit largohen edhe ata, arbitrat, gati për të bërë ndonjë protestë tjetër, gati për skandalin e radhës në javën tjetër, në një stadium tjetër…

Presidentët janë ata që mbajnë gjallë futbollin me financimet e tyre private ose publike, por edhe me pasionin e tyre për futbollin e vërtetë. A ka mes tyre, që përveç kontributit me vlerë, kanë edhe veprime e prapaskena që shkojnë kundër zhvillimit të një futbolli të pastër e me vlera? Besoj se po, ka edhe ndonjë të tillë, por jam i bindur se nuk ka asnjë të tillë që të jetë një person me përgjegjësi publike, siç janë kryetarët e bashkive.

Dhe këtyre presidentëve-kryetarë dua t’u referohem. Ne administrojmë fondet publike, i investojmë ato në infrastrukturë, në administratë, në shkolla e kopshte, në parqe e rrugë, në kulturë dhe në sport. Janë taksat e qytetarëve tanë, të atyre që na votojnë çdo 4 vjet. Jemi presidentë të votuar, jo të emëruar, siç na quajti dikush nga gazetarët në një emision sportiv televiziv. Personalisht kam 29.000 votues, kolegë të tjerë kanë akoma më shumë, disafish më shumë.

E qytetarët na votojnë që ne t’u japim edhe sport, sportin e ndershëm dhe me vlera. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë, por me sa duket nuk mund ta bëjmë veç e veç, por jam i bindur se mund ta bëjmë së bashku. Kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga kolegët e mi, që vuajnë të njëjtën gjë.

Ata sugjerojnë shumë masa: futbollistët tanë të luajnë me shirita të zinj në krah për futbollin që ka vdekur; sportdashësit të fryjnë nga një bilbil për 90 minuta në ndeshjet e ardhshme; sportdashësit t’i kthejnë kurrizin fushës gjatë 90 minutave; të bojkotohen ndeshjet e javës që vjen në shenjë proteste ndaj gjyqtarëve; të kërkohet një takim ballafaques me Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së dhe strukturat e saj, takim ky publik, i hapur për mediat; hapi më ekstrem – bojkot i kampionatit, tërheqje prej tij dhe e të gjitha skuadrave që drejtohen nga administratorë publikë, por edhe nga ata presidentë që e duan futbollin e ndershëm dhe të drejtë. Jemi në një linjë me UEFA-n, që pikërisht në këto momente ka denoncuar paracaktimin e rezultateve të ndeshjeve dhe kjo na gëzon. ا’do të ndodhë, do ta tregojnë ditët në vijim.

Publiku e ka fajin! Kështu duan të thonë! Po ata që e acaruan nuk kanë faj fare? Dikush nga gazetarët na quan politikanë dhe jo presidentë! Dakord, jemi përveçse presidentë edhe politikanë, meqenëse na quani të tillë, dhe prandaj po ju jap një shembull politike, lirie dhe demokracie, dinjiteti dhe personaliteti: populli, turmat e irrituara u ngritën edhe në Libi, në Egjipt, në Tunizi e gjetkë.

Protestuesit përdorën edhe dhunën, edhe e tejkaluan cakun e protestave normale, madje edhe u vranë dhe madje edhe vranë. Por bota e qytetëruar u mor me shkakun e protestave dhe jo me protestuesit. Gjithkush foli për shkakun, për shkaktarin e padrejtësive, sepse largimi i shkaktarit dhe i shkakut sjell zgjidhjen e problemit.

Askush nuk tha që duhet të edukojmë turmën, por të mënjanojmë shkakun që revolton turmën, të sigurojmë drejtësinë aq të dëshiruar nga publiku, të ndryshojmë sistemin që prodhon padrejtësi me një sistem tjetër që siguron transparencë dhe drejtësi. Jo e njëjtë, por e ngjashme është ajo që ndodh në futboll. Nuk është publiku gjerman dhe aq më pak ai anglez më i përmbajtur se ky yni.

Aspak! Por ata nuk kanë arsye për t’u ndier të lënduar kaq shpesh sa publiku ynë. Gjyqtarët e tyre në mijëra e mijëra ndeshje, me ritëm mjaft më të shpejtë se këto tonat, përballojnë me sukses gjykime korrekte me shumë pak, fare pak gabime njerëzore. E nëse ka gabime, gjyqtarët ndihmohen, duke i bërë nga 3 në 5 gjyqtarë në një ndeshje, e nëse sërish gabojnë, ata largohen nga gjykimi përgjithnjë e të tjerë më të mirë afrohen.

Këtu te ne arbitrat gabojnë, më pak pa dashje e çdo ditë e më shumë dukshëm me dashje, ngujohen nëpër stadium me orë të tëra, por nuk ju bën fare përshtypje, fillojnë sërish nga e para javën që vjen me çmime gjithnjë në rritje, bëjnë edhe protesta dhe kampionati ndërpritet. Kundër kujt? Nuk e di, por di që federata ndërpret kampionatin, sepse arbitrat janë të organizuar, ndërsa ne presidentët jo. Protesta e tyre ligjërohet, ndërsa nëse ne protestojmë, ndëshkohemi, na hiqen pikët, dënohemi me gjoba etj., etj.

Gjykimi Të nderuar zotërinj! Në Gjermani, pak ditë më parë, një gjyqtar tentoi të vetëvritej, sepse u cilësua nga media gjyqtari më i dobët. Në Shqipëri është biznes shumë fitimprurës të jesh arbitër, mund të ndërtosh vila dhe të shëtisësh me fuoristrada, madje edhe ta trashëgosh këtë biznes nga prindërit, brez pas brezi. Këtu tek ne ngujohen, rrihen, dhunohen e sërish dhunohen dhe askush nuk largohet, askush nuk largohet në shenjë proteste e dinjiteti.

Sepse është një zanat shumë fitimprurës, që për shkak të fitimit duron çdo gjë. Nuk akuzoj kot! Jam president i një skuadre futbolli prej vitesh dhe nuk mund të bëj atë që bëjnë shumë vetë, të paditurin dhe të çuditurin. Edhe mua më kanë ardhur dikur sekserë anonimë e të paskrupullt dhe më kanë telefonuar për të kërkuar ryshfete për gjyqtarë për të fituar ndeshje.

Edhe jam tunduar, por nuk jam dorëzuar. Por sigurisht që jam shqetësuar, sepse, nëse unë nuk e bëj këtë gjë, ndoshta të tjerë e bëjnë, jo nga qejfi, sepse askush nuk paguan ryshfet nga qejfi, por nga halli për të shpëtuar investimet e bëra me aq mund. E padashje, kështu, të pambrojtur, presidentët bëhen financues të së keqes.

Policia gjithnjë e më shumë po vuan nëpër stadiume aspak për fajin e saj. Pak forca policie duhet të ruajnë rendin, mes gjyqtarëve të korruptuar dhe publikut të acaruar. Policët vuajnë, sakrifikojnë dhe në fund ndëshkohen. Shefi i rendit i Pogradecit pezullohet nga detyra sepse u kërkon gjyqtarëve të qëndrojnë në mesin e fushës derisa të qetësojë situatën e shkaktuar vetëm prej tyre.

Pezullohet nga detyra sepse ka organizuar policinë në mbrojtje të këtyre gjyqtarëve, duke përballuar një revoltë të rreth 4000 tifozëve vetëm me pak forca policie dhe ia ka dalë me sukses të shmangë një katastrofë e t’i përcjellë jashtë territorit të qytetit këta arbitra shkaktarë të kësaj turbullire për qytetin. E kjo përse? Sepse dikush duhet ndëshkuar edhe nga policia, si nga të gjitha palët, përveç atyre, arbitrave!

Federata shikon dhe dënon dhunën në stadiume. Një shprehje kjo klasike, kaq e dashur për të gjithë. E të gjithë të kërkojnë të dënosh dhunën, ndryshe je pjesë e saj. اdo fjali fillon: dënoj dhunën në stadium etj., etj. Po pas kësaj ç’ndodh? Sërish dhunë në një stadium tjetër e sërish shprehjet e famshme: dënoj dhunën në stadiumin tjetër. Nganjëherë disa çuditen: Edhe në Korçë? Qytet me kulturë ky, çudi! Edhe në Pogradec? اudi e madhe, ky është qytet i qetë e me njerëz të mirë.

Dhe federata dënon dhunën në stadiume, vendos gjoba, ul pikë, heq sportdashësit nga stadiumet, i lë bosh ato. Ata mbeten! Ata janë të paprekshëm! Arbitrat janë sërish! Shkaktarët janë po aty, duke pritur që dënimet të mbarojnë dhe sportdashësit të mbarojnë dënimin e të vijnë sërish në shkallët e stadiumeve për t’i acaruar sërish. As vetë arbitrave nuk u shijon gjykimi e as lekët që përfitojnë pa ata, pa viktimat e tyre, pa sportdashësit. E federata sërish dënon. Le të vazhdojnë dënimet për popullin, për fushat dhe për shkallët e betonit. Ata, shkaktarët, janë po aty, duke pritur e duke rritur biznesin e tyre, pa paguar as tatim për të ardhurat.

Duke u organizuar së bashku, sipas gjithë grupeve të interesit, shoqata sportdashësish, shoqata gazetarësh sportivë, shoqata sportistësh e po ashtu edhe organizime të presidentëve. Edhe shoqatë arbitrash duhet të ketë. Të gjitha këto do na bëjnë më të pavarur, më transparentë e më të fortë. E në fund do të fitojnë të gjithë, do të fitojë futbolli. Dhe secili prej nesh duhet të bëjë diçka. Edhe unë do ndihmoj në organizimin e presidentëve për të qenë së bashku. E nëse nuk do të arrij rezultat, do tërhiqem nga futbolli.
 
Pe: FK Pogradeci

Shkëmbi: Zoti Duka, edukoni gjyqtarë të ndershëm!

Apel i detyruar

Presidenti i Pogradecit ka reaguar për deklaratën e numrit një të FSHF-së, ku sërish vë gishtin mbi gjyqtarët, si shkaktarët kryesorë të dhunës

Z. Duka deklaroi dje se dënon dhunën në stadiumin e Pogradecit! Bukur! Deri këtu jemi bashkë në një mendje. Më tej vazhdoi se Pogradeci ka 20 ndeshja me radhë që fiton dhe sapo humbi ndeshjen e parë filloi të akuzojë arbitrat dhe federatën! Qartazi presidenti i FSHF-së është i painformuar. Vetëm në 5 javët e fundit Pogradeci ka 1 fitore (me Laçin), 1 barazim (me Shkumbinin) dhe 3 humbje (me Flamurtarin, me Teutën, me Teutën sërish), por nuk ka pas acarime, edhe pse skuadra ka humbur, sepse ne dimë t’i pranojmë humbjen e merituara.

Hera e parë që ne kundërshtojmë gjykimin e ndeshjeve!? Sërish mungesë totale informacioni. Kthejuni deklaratave të mia dhe të stafit tim, zoti president, dhe do të shikoni që vetëm në një vit ka më shumë se 10 kontestime gjykimi publikisht nga ana jonë dhe qindra e qindra të tilla nga kolegët e mi. Unë kam shprehur shqetësimin tim me intervista e deklarata, nëpërmjet bisedave direkte me stafin tuaj dhe me ju personalisht direkt, nëpërmjet mesazheve të mia të drejtpërdrejta, edhe gojarisht në takimet tona. Asgjë nuk është dëgjuar dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Kjo është edhe arsyeja e dhunës në stadiume, që për fat të keq, megjithëse në përmasa minimale, arriti edhe në Pogradec. Ju doni që unë të dënoj dhunën dhe jo shkaktarët? Nuk mundem ta bëj këtë në respekt të sportdashësve të qytetit tim, të cilët financojnë direkt ekipin e tyre.

Nuk mund të marr përsipër as të trajnoj dhe as të edukoj sportdashësit e Pogradecit, aq me pak ata qindra mijëra të Shqipërisë, por të paktën më lejoni t’i kërkoj federatës që ju drejtoni, që unë e konsideroj edhe federatën time, që të trajnojë dhe të edukojë gjyqtarët, gjyqtarët që gabojnë, e madje që gabojnë shpesh, në çdo javë të kampionatit. A janë ata të paaftë, apo të korruptuar?

Nuk jam naiv të besoj që një gjyqtar i FIFA-s është i paaftë, rrjedhimisht i bashkoj dhe faktet që ne kemi dhe besoj te korrupsioni. Dhe këtë e them me zë të lartë, pa pasur frikë, pa iu nënshtruar asnjë presioni, sigurisht pas ndeshjes nën emocionin e momentit, por edhe sot, me qetësi të plotë. E nëse ky është “gabimi” im, do të doja që “gabime” të tilla të bëja çdo ditë, pa iu trembur aspak asnjë dënimi.

Do t’i bashkohem nismës së të gjithë kryetarëve të bashkive-presidentë klubesh, që të dalim në mbrojtje të vjedhjes dhe mashtrimit që u bëhet bashkëqytetarëve tanë nga gjykimet dhe rezultatet e paracaktuara. Do të doja që edhe federata të ishte në anën tonë, në anën e drejtë, që së bashku t’i dënojmë të dyja, edhe dhunën, edhe shkaktarët! Vetëm kështu futbolli do të ecë përpara dhe nuk do të ketë as vjedhje të investimeve tona për futbollin dhe as dhunë ndaj vjedhësve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top