U luajtën dy ndeshjet e para të javës së dytë të superligës. Në Kamëz, skuadra vendëse priti kuqeblutë e Vllaznisë, ndërsa në Laç, bardhezinjtë e Nevil Dedes pritën Bylisin e Ballshit. Dy skuadrat pritëse, kësaj here, i kishin humbur ndeshjet e javës së parë, kështu që do të kërkonin të rehabilitohshin dhe të gjenin 3 pikët e para në kampionat, por me të njëjtin mision kishin udhëtuar edhe mysafirët mallakastriotë e ata shkodranë, në transfertat respektive. Të suksesshëm kanë rezultuar kamzalinjtë, që kanë triumfuar ndaj kuqebluve minimalisht, por ama kanë marrë 3 pikë të çmuara. Një gol i sulmuesit Eleandro Pema, realizuar sapo ka nisur pjesa e dytë, konkretisht në minutën e 48-të, i ka dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Sa i takon Vllaznisë, ajo ka zhgënjyer në lojën e saj, krahasuar me atë që shfaqi një javë më parë ndaj kurbinasve, në fushën e vet. Minutat në dispozicion të kuqebluve, për të reaguar dhe përmbysur golin e Pemës, kanë qenë të konsiderueshme, por loja e futbollistëve shkodranë ka lënë për të dëshiruar. Mungesë organizimi dhe një sulm, i përbërë nga Sukaj me Vajushim, që luanin secili për hesap të vet, ka qenë ajo që ka paraqitur Vllaznia në fushën e Kamzës, çka i ka ndihmuar debutuesit në superligë për të dalë kryelartë, me fitore. Vlen të theksohet se në pjesën e dytë ka pasur edhe një moment të diskutueshëm, sepse Vajushi është penguar në mënyrë të parregullt nga portieri vendës, Bytyçi, por kryesori Remzi Sadiku nuk ka akorduar penallti. Kanë kontestuar fuqishyëm shkodranët, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ky ka qenë edhe moment më i favorshëm për Vllazninë, e cila, gjithsesi, ka dalë e mundur nga fusha e Kamzës, por ka ngritur pikëpyetje mbi vijueshmërinë e saj.
Ndeshja tjetër, e luajtur në një stadium të boshatisur, në Laç, pas dënimit që mori nga Komisioni i Disiplinës në sezonin e shkuar, si pasojë e goditjes së portierit të Flamurtarit, Shpëtim Moçka, në një ndeshje të fundmë të kampionatit të shkuar, ka dhuruar plot katër gola, nga dy për secilën skuadër. Ky barazim i shkon më shumë përshtat Bylisit, që ka kaluar dy herë në epërsi ndaj vendësve, luante në transfertë, por nuk ka arritur ta ruajë dot fitoren. Sidoqoftë, një pikë e marë në fushë kundërshtare, vijueshmëria pozitive e mallakastriotëve (pa humbur) në dy ndeshje, tregon se kjo skuadër do të jetë një kockë e fortë për këdo. I pari që ka shënuar ka qenë kapiteni mallakastriot, Dimo, në minutën e 18-të (ngjitet në kuotën e 3 golave në dy ndeshje, aq sa ka edhe Sukaj i Vllaznisë), duke dhënë sinjale të qarta për të besuarit e Nevil Dedes. Këta të fundit, megjithatë, kanë reaguar dhe kanë arritur të barazojnë me sulmuesin e tyre kroat, Dragiçeviç, në minutën e 75-të. Miqtë nga Ballshi kanë kaluar sërish në epërsi, me anë të mesfushorit të tyre, Gega, në minutën e 81-të, por pa kaluar as dy minuta, kurbinasit do të rivendosnin ekuilibrat përfundimtarë të ndeshjes. Një penallti e akorduar nga Enea Jorxhi në minutën e 83-të, për prekje të topit me dorë nga një mbrojtjës ballshiot, brenda zonës së vet të rreptësisë, është kthyer në gol nga Trajkoviç. Kësisoji, përfundimisht ndeshja Laçi-Bylis mbyllet në barazim 2-2. Bylisi ngjitet në kuotën e 4 pikëve, pas dy javëve të para, ndërsa Laçi ka vetëm një pikë. Një start jo i mire për bardhezinjtë, ndërsa ndryshe mund të thuhet për mallakastriotët.
Në tri ditët në vijim, do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së dytë të superligës, sipas kalendarit të mëposhtëm.
Java e dytë e Superligës
E premte, ora 16:00
LACI-BYLIS 2-2
Shënues: Dragicevic 75′, Trajkovic 83′ / Dimo 18′, Gega 81′
KAMZA-VLLAZNIA 1-0
Shënues: Pema 48′
E shtunë, ora 16:00
KASTRIOTI-TIRANA
SHKUMBINI-APOLONIA
TEUTA-FLAMURTARI (18:00)
POGRADECI-TOMORI
E diel, ora 19:00
DINAMO-SKENDERBEU
E shtunë, ora 16:00
Kastrioti-Tirana
Shkumbini-Apolonia
Teuta-Flamurtari (18:00)
Pogradeci-Tomori
E diel, ora 19:00
Dinamo-Skënderbeu