FK Laci

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
U luajtën dy ndeshjet e para të javës së dytë të superligës. Në Kamëz, skuadra vendëse priti kuqeblutë e Vllaznisë, ndërsa në Laç, bardhezinjtë e Nevil Dedes pritën Bylisin e Ballshit. Dy skuadrat pritëse, kësaj here, i kishin humbur ndeshjet e javës së parë, kështu që do të kërkonin të rehabilitohshin dhe të gjenin 3 pikët e para në kampionat, por me të njëjtin mision kishin udhëtuar edhe mysafirët mallakastriotë e ata shkodranë, në transfertat respektive. Të suksesshëm kanë rezultuar kamzalinjtë, që kanë triumfuar ndaj kuqebluve minimalisht, por ama kanë marrë 3 pikë të çmuara. Një gol i sulmuesit Eleandro Pema, realizuar sapo ka nisur pjesa e dytë, konkretisht në minutën e 48-të, i ka dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Sa i takon Vllaznisë, ajo ka zhgënjyer në lojën e saj, krahasuar me atë që shfaqi një javë më parë ndaj kurbinasve, në fushën e vet. Minutat në dispozicion të kuqebluve, për të reaguar dhe përmbysur golin e Pemës, kanë qenë të konsiderueshme, por loja e futbollistëve shkodranë ka lënë për të dëshiruar. Mungesë organizimi dhe një sulm, i përbërë nga Sukaj me Vajushim, që luanin secili për hesap të vet, ka qenë ajo që ka paraqitur Vllaznia në fushën e Kamzës, çka i ka ndihmuar debutuesit në superligë për të dalë kryelartë, me fitore. Vlen të theksohet se në pjesën e dytë ka pasur edhe një moment të diskutueshëm, sepse Vajushi është penguar në mënyrë të parregullt nga portieri vendës, Bytyçi, por kryesori Remzi Sadiku nuk ka akorduar penallti. Kanë kontestuar fuqishyëm shkodranët, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ky ka qenë edhe moment më i favorshëm për Vllazninë, e cila, gjithsesi, ka dalë e mundur nga fusha e Kamzës, por ka ngritur pikëpyetje mbi vijueshmërinë e saj.

Ndeshja tjetër, e luajtur në një stadium të boshatisur, në Laç, pas dënimit që mori nga Komisioni i Disiplinës në sezonin e shkuar, si pasojë e goditjes së portierit të Flamurtarit, Shpëtim Moçka, në një ndeshje të fundmë të kampionatit të shkuar, ka dhuruar plot katër gola, nga dy për secilën skuadër. Ky barazim i shkon më shumë përshtat Bylisit, që ka kaluar dy herë në epërsi ndaj vendësve, luante në transfertë, por nuk ka arritur ta ruajë dot fitoren. Sidoqoftë, një pikë e marë në fushë kundërshtare, vijueshmëria pozitive e mallakastriotëve (pa humbur) në dy ndeshje, tregon se kjo skuadër do të jetë një kockë e fortë për këdo. I pari që ka shënuar ka qenë kapiteni mallakastriot, Dimo, në minutën e 18-të (ngjitet në kuotën e 3 golave në dy ndeshje, aq sa ka edhe Sukaj i Vllaznisë), duke dhënë sinjale të qarta për të besuarit e Nevil Dedes. Këta të fundit, megjithatë, kanë reaguar dhe kanë arritur të barazojnë me sulmuesin e tyre kroat, Dragiçeviç, në minutën e 75-të. Miqtë nga Ballshi kanë kaluar sërish në epërsi, me anë të mesfushorit të tyre, Gega, në minutën e 81-të, por pa kaluar as dy minuta, kurbinasit do të rivendosnin ekuilibrat përfundimtarë të ndeshjes. Një penallti e akorduar nga Enea Jorxhi në minutën e 83-të, për prekje të topit me dorë nga një mbrojtjës ballshiot, brenda zonës së vet të rreptësisë, është kthyer në gol nga Trajkoviç. Kësisoji, përfundimisht ndeshja Laçi-Bylis mbyllet në barazim 2-2. Bylisi ngjitet në kuotën e 4 pikëve, pas dy javëve të para, ndërsa Laçi ka vetëm një pikë. Një start jo i mire për bardhezinjtë, ndërsa ndryshe mund të thuhet për mallakastriotët.

Në tri ditët në vijim, do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së dytë të superligës, sipas kalendarit të mëposhtëm.



Java e dytë e Superligës

E premte, ora 16:00

LACI-BYLIS 2-2

Shënues: Dragicevic 75′, Trajkovic 83′ / Dimo 18′, Gega 81′



KAMZA-VLLAZNIA 1-0

Shënues: Pema 48′



E shtunë, ora 16:00

KASTRIOTI-TIRANA

SHKUMBINI-APOLONIA

TEUTA-FLAMURTARI (18:00)

POGRADECI-TOMORI



E diel, ora 19:00

DINAMO-SKENDERBEU







E shtunë, ora 16:00

Kastrioti-Tirana

Shkumbini-Apolonia

Teuta-Flamurtari (18:00)

Pogradeci-Tomori



E diel, ora 19:00

Dinamo-Skënderbeu
 
Pe: FK Laci

Kastrati: Problemet e Tomorit? Ne bazohemi te forca e Laçit


Kurbinasit do të udhëtojnë drejt Beratit në javën e pestë të kampionatit. Vjen kjo transfertë pas një fitoreje të shumëfishtë, si në planin rezultativ, edhe atë moral e psikologjik me kampionët e Skënderbeut, çka ngërthen edhe pritshmëri pozitive për Laçin. Bardhezinjtë kanë treguar rritje dhe konsolidim në lojën e tyre, ndërsa tani synojnë edhe ngjitje në klasifikim. Sipas mesfushorit Saimir Kastrati, tashmë i rikthyer në formë më të mirë të tij, pas një dëmtimi që ka zgjatur jo pak, “Laçi do të japë maksimumin në këtë takim. Sigurisht, ne nuk e nënvlerësojmë aspak Tomorin, se është debutues në superligë apo se ka pasur probleme në këtë fillimkampionati, por do ta bazojmë suksesin në forcat tona. Fakti që ndeshja do të luhet në fushë asnjanëse, ngaqë stadium i Beratit nuk është akoma gati, nuk na bën të ndihemi favoritë në letër. Eshtë fusha e lojës, ajo që iv ë pikat mbi “i” në një ndeshje futbolli. Laçi i beson vetëm këtij “ligji”, kështu që tri pikët e radhës duhen kërkuar në stërvitjen e javës së ardhshme dhe në 90 minutat e lojës ndaj Tomorit. Skuadra beratase ka në gjirin e vet jo pak lojtarë cilësorë, disa prej të cilëve kanë qenë pjesë e Laçit në kohën kur kemi arritur suksesin historik të luajtjes për herë të parë në Kupat e Europës. Mjafton ky fakt, pa llogaritur traditën që ka në futbollin shqiptar Tomori, për të kuptuar se s’do ta kemi të lehtë. Megjithatë, trajneri Dede ka injektuar mentalitetin e fituesit tek ne, kështu që do të luajmë në sulm, pa u rezervuar në llogari barazimesh. Që në fillim duhet t’i imponojmë kundështarit lojën tonë, ta ndëshkojmë sa më shpejt atë, sepse kështu e vëmë suksesin me kohë në rrugën e duhur. Personalisht kam një parandjenjë që me Tomorrin do t’ia dalim mbanë, do të marrim trepikëshin e radhës.”
 
Pe: FK Laci

Doku: Me fat që ndaj Tomorit s’luajmë në Berat


Një nga futbollistët më të mirë që ka kontribuar në fitoren përballë kampionëve, është edhe Elton Doku. Mbrojtësi kryeqytetas ka qenë i suksesshëm me lojën e zhvilluar, pasi vinte pas një dëmtimi me shkodranët në ndeshjen në transfertë. Ndërsa për të ardhem e tij dhe ekipit kurbinas, mbrojtësi Doku shprehet: “Fitorja ndaj kampionëve duhet shoqëruar edhe me fitore të tjera.

Ne kemi mundësi për të ecur përpara dhe në ndeshjet e tjera kemi mundësi të vazhdojmë të marrim tripikëshin në çdo takim. Ekipi aktualisht është më harmonik dhe më i kompletuar. Loja ka ardhur në rritje dhe kjo falë punës që ka bërë edhe trajneri i ri Nevil Dede. ثshtë pikërisht zbatimi i orientimeve të tij çelësi i suksesit me Skënderbeun. Ndërsa e rëndësishme për ne mbetet çlirimi nga ana psikologjike si ekip.

E nisëm jo mirë kampionatin, por tashmë jam i bindur që nuk do ndalemi gjatë kampionatit. Për Laçin të gjithë ekipet janë të barabarta. Ndërsa lidhur me takimin me beratasit në fundjavë, mbrojtësi i Laçit thotë: “Një ndeshje e radhës, e cila nuk duhet pritur me shumë ngarkesë psikologjike. E vlerësojmë ekipin e Tomorit. Por ne na duhet fitorja dhe për pasojë do të luftojmë fort për ta marrë atë.

Ndeshja luhet në fushë asnjanëse dhe ne do të luajmë si në shtëpinë tonë me Tomorin. Nisur nga kjo, do jetë një ndeshje e hapur dhe emocionuese dhe do të fitojë ai ekip që do të gabojë më pak e do të shfrytëzojë rastet e krijuara. Madje mund të them se ndeshja do të ndahet me rezultat të ngushtë. Sigurisht, ne jemi të motvuar për ta fituar atë.”
 
Pe: FK Laci

Nesër do të luhen:

Laçi – Dinamo ora 13:00
 
Pe: FK Laci

E diele

Laçi – Dinamo 1-0

Shënues: Vucaj 90′ (11-m)
 
Pe: FK Laci

Laçi i falet 11-metërshit, “Xhaxhi” konteston profecinë e arbitrave


Ndeshja zgjidhet nga një episod në fundin e saj. Dinamovitët protesojnë fuqishëm për padrejtësi, pasi blutë mbesin ende në -1 pikë

Laçi – Dinamo 1-0
Komenti

Laçi arrin fitoren në fundin e takimit me ekipin e Dinamos, një fitore e mundishme, por që ka vlerën e tri pikëve. Ndërsa kanë hasur vazhdimisht në një ekip të organizuar të Dinamos, i cili u përpoq shumë për të marrë pikë në Laç, por që nuk mundi ta ruante deri në fund rezultatin. Një lojë mjaft e bukur, e cila duhet theksuar se edhe pse u ndoq nga pak sportdashës, kishte grintë dhe u zhvillua në një “fair-play” të vërtet.

Laçi e nis mjaft mirë lojën, madje u duk se do arrinte të zgjidhte mjaft shpejtë rezultatin, por sulmuesit e tij janë të pasaktë para portës e për pasojë Dragiçeviç nuk ishte në ditën më të mirë të tij. Ndërsa kapiteni i kurbinasve, i cili ishte vazhdimisht problematik në veprimet tij mjaft të shpejta dhe të sakta, duke vënë në alarm mbrojtjen mike, u dëmtua. Dhe për pasoja kjo ndikoj edhe në rënien në lojë të ekipit vendas.

Pjesa e parë Ka nisur me raste nga të dyja skuadrat, por që rruga e rrjetës nuk është gjetur, edhe pse Kuli, Malota, Daja për miqtë kanë tentuar. Por në krahun tjetër edhe vendësit me anë të Dragiçeviç dhe Ermullajt kanë rrezikuar seriozisht portën mike, por portieri Osmani është treguar i vemedshëm.

Dinamo mbrohet dhe kërkon të kundërsulmoj, duke pasur të vetëm në sulm të riun kavajas Shtini. Ndërkohë që Kuli ndihmon repartin ofensiv nga e djathta me topat e tij inteligjent për sulmin blu. Por fraksioni i parë do të mbyllej pa gola. Edhe pse janë munduar të dy ekipet. Gjyqtari Mustafaraj i ka dërguar futbollistët në dhomat e zhveshjes pa provuar shijen e golit në të dy kampet.

Pjesa e dytë Miqtë e nisin më bukur dhe kërkojnë të ushtrojnë presion. Por hedhja në fushë e Zefit ka ndryshuar lojën e Laçit, që arrin të reagoj shumë shpejtë duke mbajtur nën trysni miqtë në gjysëm fushën e tyre, por që janë në bllok e për pasojë nuk lejojnë kurbinasit të gjëjnë hapësira për të rrezikuar. Pas shumë rasteve nga të dyja krahët, vjen dhe një moment tepër i vështirë. Shtini i vetëm përballë Vashakut, heziton të godasë, aty vjen Doku dhe ndërhyn në mënyrë të dyshimtë brenda zonës. Për gjyqtarin është gjithçka e rregullt.

Protesontë blutë dhe Kuli përfundon jashtë me kartonin e kuq përpara syve të tij. Kur dukej se me barazim do mbyllej takimi është Imami, i cili ka penguar brënda zonës së rretësis mike Dokun, dhe Mustafaraj tregon pikën e bardhë të penalltisë. Vucaj është vënë përballë Osmanit, ka gjuajtur nga pika e bardhë e penalltisë dhe 1–0 për vendasit. Protestojnë blutë, madje trajneri Sejdini dhe pjesëtar të stafit të tij futen në fushë. Portieri Osmani është një nga më të mërziturit pas golit të pësuar.

Por Mustafaraj, gjyqtari i paragjykuar nga blutë, ka qenë i vendosur. Laçi fiton sërish si në Lushnjë ndaj Tomorit me një penallti, ndërkohë që Dinamo vuan profetësinë e trajnerit të saj, i cili gjatë të gjithë javës ka bërë apel se gjyqtarët do ta prishin ndeshjen dhe në fakt pas episodeve të dyshimta, dinamovitët kanë shumë të drejtë të ngrenë zërin.



Dede: Vuajtëm, po morëm 3 pikë të vlefshme

“Ekipi duhej ta gjentë më para golin. Mënyra se si arritëm ta zgjidhnin rezultatin në fund nuk është gjithnjë efikase. Ekipi humbi shumë raste. Megjithatë kemi marrë tri pikë me vlerë, ndaj një ekipi i cili ishte mjaftë i mirë.Unë vazhdimisht u kam vënë në dukje futbollistëve të mi të mos shikojnë se me cilin ekipi do luajnë, pasi ai ekip që në letër të duket më i lehtë në fushë ndodh e kundërta, mund të parqitet shumë më mirë. E prisja një reagim të tillë nga Dinamo.”



Sejdini: Doja ta tërhiqja ekipin nga fusha

“Një organizim perfekt, një presidencë korrekte, një publik i shkëlqyer, një polici e mrekullueshme, një atmosferë e shkëlqyer, por të vjen keq që një gjykim i tillë prish gjithë këtë atmosferë festive në Laç. Dinamo po paragjykohet, po veprohet si me Partizanin. Më mirë të na thonë të tërhiqemi.

Kam dyshim tek njëmbëdhjetëmetërshi. E imagjinoj kur gjyqtarët veprojnë kështu, pa pasur asnjë ngarkesë apo trysni si nga vendësit edhe nga ana jonë. Në një moment doja të tërhiqja ekipin nga fusha, por nuk e bëra, pasi më edhi vërtet turp për sportdashësit e dy ekipeve. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Federata duhet të reagojë ndaj këtyre arbitrave.”
 
Pe: FK Laci

Java e tetë e kategorisë superiore do të zhvillohet në tre ditë. Takmi i zhvilluar sot në stadiumin “GjorgjiKyçyku” hapi këtë javë, takim i cili përfundoi me fitoren 3-1 të pogradecarëve. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekuara, ndërsa në 45 minutat e dyta shënohen katër gola. Në minutën e 48-të Jorgo اipi shënon golin e parë për pogradecarët. Në minutën e 67-të Eminhazeri dyfishon për vendasit dhe tre minuta nga përfundimi kohës së rregullt اela shënon golin e tretë për Pogradecin. Ndërsa laçjanët me anë të shkodranit Vucaj shënojnë golin e nderit në minutë e tretë shtesë. Me këtë fitore pogradecarët shkojnë në kuotën e 10 pikëve ndërsa laçjanët mbesin 12.
 
Pe: FK Laci

Emurllai: Shpresoj të rikthehem me një gol


Sulmuesi dhe kapiteni i Laçit ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për të shënuar në portën e Kamzës

Kurbinasit kanë vijuar përgatitjen për takimin e radhës me ekipin e Kamzës. Ndërsa futbollistët kanë vijuar stërvitjen rregullisht, duke mos pasur mungesa. Edhe futbollistët e dëmtuar janë vënë në shërbim të trajnerit Nevil Dede, i cili ka futur një mentalitet fituesi tek ekipi kurboinas, duke dhënë gjithçka nga vetja e tij.

Trajneri kryeqytetas ka sjellë në Laç pikërisht shkollën kryeqytetase dhe përvojën e tij, si futbollist i një nga ekipeve më të mira të vendit. Pritet me interes edhe rikthimi në lojë i kapitenit të dëmtuar të Laçit, Burhan Emurllai, i cili ka qenë i dëmtuar.

Futbollisti shqiptaro-maqedonas, i ardhur këtë vit në Laç, ka spikatur me lojën e tij të shpejtë, mjaft rezultative, duke bërë edhe diferencë te futbollistët e tjerë dhe duke “rrëmbyer” edhe shiritin e kapitenit të ekipit. Kapiteni laçian shprehet i kënaqur pas rikthimit në fushën e lojës, ndërsa për takimin e radhës ai shprehet:

“Do jetë një ndeshje e fortë me Kamzën, pasi me sa di, ekipi ku unë luaj, në fazën përgatitore, është mundur nga ekipi i Kamzës. Kësisoj, tashmë mendoj se “hakmarrja” do jetë gati këtë radhë dhe ne do ta fitojmë takimin. Jam i kënaqur që jam rikuperuar shumë shpejt dhe tani ndihem shumë mirë, për të dhënë më të mirën për ekipin tim.

Laçi tashmë është një ekip i kompletuar dhe ka një trajner mjaft ambicioz, që ka ditur të “injektojë” te futbollistët shpirtin e sakrificës. Humbja me Pogradecin tashmë mund të quhet një kapitull i mbyllur dhe e harruar për ne. Periudha e ndërprerjes së kampionatit mendoj se ka ndikuar pozitivisht.

Shpresoj të rikthehem edhe me një gol. Ndërsa nuk e vë në dyshim fitoren me Kamzën, edhe pse vazhdimisht trajneri na ka porositur që të mos nënvlerësojmë asnjë ekip dhe synojmë t’i kalojmë ndeshjet një nga një. Mundësitë e ekipit kurbinas janë që të ngjitet akoma në renditje,” – përfundon Emurllai.
 
Titulli: FK Laci

Superliga, Laçi ngjitet në vendin e dytë
10/02/2013


35ce5pw.jpg

Laçi me 10 lojtarë përmbysi rezultatin dhe mundi në Peqin 2-1 Besën. Dalja me të kuq e kapitenit të Laçit, Vucaj, në minutën e 17 ia lehtësoi punën skuadrës kavajase, e cila falë epërsisë numerike kaloi në avantazh me Sefën.

U mendua se pas këtij goli Besa do të thellonte rezultatin, por ndodhi e kundërta. Në fundin e pjesës së parë, Emiliano Cela shënoi golin e barazimit dhe mbylli pjesën e parë me këtë rezultat.

Me fillimin e të dytës laçianët kaluan në avantazh me një 11-metërsh të dyshimtë, i cili u shndërrua në gol nga Zefi. Besa kërkon të reagojë, por rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan nga Sefa dhe Kastrati.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e dytë me 24 pikë, ndërsa Besa ngelet në kuotën e 16 pikëve./Tch
 

Attachments

  • 35ce5pw.jpg
    35ce5pw.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: FK Laci

Laçi fiton Kupën e Shqipërisë
18/05/2013

67884.jpg


Laçi shkruan historinë në futboll. Pasi ka luajtur para tre vitesh për herë të parë në Kupat e Europës, kurbinasit për herë të parë kanë fituar edhe Kupën e Shqipërisë, teksa kanë mposhtur në finale ekipin e Bylisit me rezultatin 1-0, një gol i ardhur në limitin e kohës shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0. Një gëzim i ligjshëm për të gjithë tifozët e Laçit, të cilët ishin më të shumtë në numër mbrëmë në stadiumin “Qemal Stafa”, që e kanë përkrahur ekipin e tyre deri në përfundim të ndeshjes. Më pas ka filluar festa, ku kurbinasit kanë ngritur trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në kampin ballshiot ka pasur vetëm hidhërim, madje janë derdhur edhe lot.
NDESHJA
Laçi dhe Bylisi kishin rreth një muaj që përgatiteshin për këtë ndeshje. Minutat e para kanë qenë të qeta, për të ardhur në minutën e 19-të, që është një moment kyç. Arifaj i Bylisit ndëshkohet me karton të kuq dhe në fushë prishen ekuilibrat. Ka kontestime nga pala ballshiote, sidomos nga trajneri Shensoj i Bylisit. Megjithatë, ndeshja rifillon, madje është Bylisi, që edhe me 10 futbollistë dikton lojën. Por ka shumë gabime nga të dyja kampet dhe në pjesën e parë ka vetëm një gjuajtje në drejtim të portës nga Sefa i Bylisit.
SHTESA
Edhe 45 minutat e pjesës së dytë kanë përfunduar në barazim pa gola dhe është dashur koha shtesë. Ritmi i ndeshjes ka qenë i kënaqshëm edhe në shtesë, por ka munguar spektakli dhe golat. Ka shumë ndërhyrje të parregullta dhe rastet në portat respektive kanë qenë me “pikatore”. Por pikërisht kur u mendua se fati i kësaj kupe do të përcaktohej nga gjuajtja e penalltive, ka qenë mbrojtësi Emiljano اela i Laçit ai që ka devijuar krosimin e Vucajt dhe ka shënuar për kurbinasit. Ka qenë minuta e 119-të dhe nuk ka kohë më për Bylisin, teksa mezi arrijnë të shkojnë njëherë në sekondat e fundit në portën e Laçit, por pa rrezik. Gjyqtari Bardhyl Pashaj vërshëllen dhe kështu trofeu i këtij edicioni është i Laçit, që lë gjurmë në Kupën e Shqipërisë. Ndërsa ballshiotët kanë pasur vërejtje për gjykimin, pasi kartoni i kuq i nxjerrë për Arifajn në pjesën e parë, sipas tyre, ishte i padrejtë. Këtë e ka përmendur edhe pas ndeshjes trajneri Naxhi Shensoj, i cili nuk arriti të ngrinte lart kupën. E ka ngritur këtë trofe Stavri Nica me të tijtë, duke lartësuar kështu emrin e Laçit.
HISTORIKE
Laç ka fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë, duke gdhendur me të arta emrin në palmaresin e këtij trofeu, i dyti për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Duke fituar Kupën, Laçi do të marrë pjesë në Europë, e dyta herë për të
SHPثRBLIMI
Siç dihet, në rast se një skuadër fiton Kupën e Shqipërisë, shpërblehet në vlerë financiare nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për këtë sezon është caktuar një premio prej 50 milionë lekësh të vjetra, që tashmë do t’i marrë Laçi. Por nuk mbaron këtu. Në arkën e klubit kurbinas do të hyjnë edhe 100 mijë euro (rreth 140 milionë lekë), shumë kjo që e ka të përcaktuar UEFA për pjesëmarrjen në Ligën e Europës së fitues i Kupës. Pra, në total i bie 190 milionë lekë të vjetra, jo pak për një klub si Laçi.
/BalkanWeb
 
Titulli: FK Laci

Mrekullira ekipet e superliges se shqiperise hiq skenderbeun te tjerat amatoreske
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top