FK Kamza

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Një gol i E. Pemës në minutën e 47-të i ka dhënë sot fitoren Kamzës përballë një rivali të vështirë si Vllaznia.

Kuqeblutë vinin sot në Kamzë pas fitores në Javën e Parë dhe në deklaratat e pragndeshjes shfaqeshin euforikë për një fitore të radhës.

Porse siç duket jo çdo gjë ka shkuar ashtu si mendohej. Një gabim i portierit Vujadinovic, i ndëshkon shkodranët dhe i jep tri pikë të çmuara Kamzës së teknikut Gjoka.

Nga ana tjetër duhet theksuar se Vllaznia ka pretenduar për një 11 metërsh për një faull në zonën e rreptësisë ndaj Armando Vajushit.

Pas kësaj ndeshjeje të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 3 pikë. ....
 
Pe: FK Kamza

kamza mbetet me “këmbë në tokë”



Një shprehje popullore thotë: Kush rri nën hijen e pemës, shijon edhe frytet e saj. Ishin shkodranët ata që në javën e dytë shijuan “frytin e hidhur” të Pemës së Kamzës, që me golin e shënuar në minutën e 47-të u jep kamzalinjëve fitoren e parë në historinë e kategorisë superiore. Trajneri Ernest Gjoka ka në grup lojtarë me eksperiencë, madje ka edhe nga ata që janë shpallur kampionë. Ky sezon është shansi i këtyre futbollistëve, që shumëkush i etiketonte si të “mbaruar”, për të treguar se ata janë gjallë dhe ta ngrijnë buzëqeshjen atëherë kur se pret. “Me atë që treguam ndaj Vllaznisë arritëm të vrasim mentalitetin e ekipit inferior. Morëm një fitore që na e ngre moralin dhe në këtë rrugë do të vazhdojmë. Nuk është rastësi kjo fitore, pasi edhe ndaj Flamurtarit treguam se jemi ekip i denjë për superligën. Përgjithësisht jemi aty ku unë synoj. Patjetër duhet të përmirësohemi, duke mos parë ngjyrën e fanellës, por punën tonë, si në stërvitje, ashtu dhe në aktivitet. E kemi thënë që në fillim se objetivi i Kamzës është qëndrimi në superligë, ky është edhe qëllimi primar. E kam përmendur edhe më parë se, si debutuese, Kamzës si fillim i del për detyrë të çimentohet në këtë veprimtari dhe më pas të flasim për objektiva madhore. Vërtet mundëm Vllazninë, por nuk mund të kalojmë në eufori,”- u shpreh trajneri i kamzalinjëve, Ernest Gjoka.
 
Pe: FK Kamza

Un e kam mar nga nje Gazet... Por e di qe Thirren Kamzali sepse Kam pas Njoh shum atje :)
 
Pe: FK Kamza

Ishka: Lojtarët me përvojë, çelësi i suksesit për Kamzën

Ish-kampioni dinamovit, Sokol Ishka, ishte një nga më të mirët për kamzalinjtë në takimin me Vllazninë

Deri para ndeshjes me Vllazninë, Kamza më shumë është gjykuar nga emri, sesa nga përbërja që ka. Trajneri Ernest Gjoka ka fatin të punojë me një grup lojtarësh me eksperiencë, ku disa prej tyre kanë fituar edhe trofe në superligë. Një nga këta është edhe ish-kampioni dinamovit, Sokol Ishka, i cili ndaj Vllaznisë na kujtoi ditët e tij më të mira, që pa dyshim patën ndikim në suksesin e Kamzës.

Për mesfushorin, Kamza nuk do ta diskutojë mbijetesën, pasi lojtarët me eksperiencë janë çelësi i suksesit. “Ajo çfarë arriti Kamza me Vllazninë nuk duhet konsideruar si rastësi, por si konkretizim i asaj pune që ekipi në drejtimin e stafit teknik ka bërë në fazën përgatitore. Kamza ka një grup me lojtarë me përvojë, që pa dyshim japin garanci dhe skuadra nuk do ta diskutojë mbijetesën në superligë.

Si ekip debutues na bie që si objektiv të kemi mbijetesën, por kam bindjen se Kamza do të renditet në mesin e superligës. Ndonëse potencialet nuk i mungojnë ekipit, sërish ne jemi me “këmbë në tokë”, pasi nuk jemi të atij kalibri që mundëm Vllazninë dhe menjëherë të themi se jemi për në Europë. Them se ekipi e ka nisur mirë sezonin, por kemi nevojë që të përmirësohemi sërish, ku kërkohet të jemi më konkretë në finalizimin e aksioneve. E rëndësishme është që jemi në rrugën e duhur,”- u shpreh mesfushori Sokol Ishka.

Lushnja Kamzalinjtë sot do të jenë në Lushnjë për të luajtur ndeshjen e parë të kupës dhe pa dyshim kalimi i turit të parë nuk duhet diskutuar, sepse dihet që më pas kjo veprimtari kalon me fazë grupesh. “Nuk jemi të përqendruar vetëm në kampionat, por edhe në kupë. Pa dyshim, Kamza nuk duhet ta diskutojë kalimin e këtij turi. Sot do të jemi në Lushnjë dhe pa dyshim na pret një sfidë e vështirë, për vetë emrin e kundërshtarit, grupit që ka, si dhe faktit se luajmë në transfertë.

Përpos këtyre vështirësive ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të mos e diskutojmë kualifikimin, i cili do të përcaktohet pas një jave në fushën tonë,” – vijon më tej mesfushori 32-vjeçar i kamzalinjve. Ndaj Lushnjes pritet që trajneri Ernest Gjoka të ruajë energji edhe për takimin e Ballshit në fundjavë.

Bylisi Ndonëse luan sot për kupë në Lushnjë, fokusi i Kamzës është përqendruar nga transferta e Ballshit në fundjavë, takim i vlefshëm për javën e tretë të kampionatit. Për Sokol Ishkën, blutë e Kamzës do të udhëtojnë drejt Ballshit që të luajnë futboll dhe, pse jo, të marrin edhe pikë.

“Lushnja ka rëndësinë e saj, por çështjen e kualifikimit e vendosim në fushën tonë, kështu që, përveç kupës, jemi të përqendruar edhe tek sfida me Bylisin. ثshtë një transfertë e vështirë, sepse dihet se ballshiotët e kanë nisur shumë mirë kampionatin dhe në fushën e tyre janë të pakalueshëm.

Gjithsesi, ne do të shkojmë për të luajtur futboll, për të bërë lojën tonë dhe, nëse e meritojmë, të marrim edhe pikë. Personalisht do të isha i kënaqur edhe me një pikë në fushën e Ballshit dhe shpresoj ta realizojmë atë,”- përfundon ish-kampioni dinamovit i Kamzës, Sokol Ishka.
 
Pe: FK Kamza

Hallaçi: Kamza të përfitojë nga “gjurulldia” korçare


Kamzalinjtë synojnë pikë ndaj Skënderbut, madje trajneri Gjoka u ka kërkuar lojtarëve se do shkojnë për fitore

Për mbrojtësin Rraman Hallaçi, Kamza nuk ka çfarë të humbasë në Korçë, prandaj ata kërkojnë që të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë e javës së pestë. Në seancat e fundit, trajneri Gjoka është munduar t’u mbushë mendjen dhe t’i karikojë të besuarit e tij, se ata i kanë mundësitë për ta përballuar me sukses ekipin kampion. Kështu që njëshi i pankinës blu u ka thënë lojtarëve se në Korçë, Kamza do të shkojë për të marrë pikët e plota.

Ndaj “ujqërve të dëborës” kamzalinjtë do të jenë të plotë dhe ndërprerja e kampionatit është shfrytëzuar me qëllimin e vetëm, që të mos dilet pa pikë nga Korça. “Takimi me Skënderbeun ka shumë rëndësi për ne, pasi vijmë pas dy humbjeve, kështu që nuk na lejohet edhe një tjetër hap i gabuar. Vështirësitë janë të mëdha, por çdo gjë është e mundshme.

Prandaj, Kamza do të shkojë në Korçë për të bërë lojën e saj. Shpresoj të jemi si në javën e dytë me Vllazninë dhe minimumi që duhet të marrim nga kjo sfidë le të jetë një pikë. Skënderbeu i fillimit ka treguar se nuk është ai i sezonit të fundit, që merrte maksimumin në fushën e tij. Së fundi ka pasur lëvizje në drejtim, prandaj duhet të përfitojmë nga atmosfera e krijuar atje.

Kamza ka lojtarë me eksperiencë dhe, nëse do të veprojmë të gjithë si grup dhe do të ruajmë përqendrimin nga fillimi në fund, atëherë mund të realizojmë ato që kërkon stafi për këtë këtë transfertë. Për momentin kemi një kalendar të ngjeshur, ku në kuadrin e një jave kemi tri ndeshje të rëndësishme. Por së pari jemi të fokusur vetëm tek Skënderbeu dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen e Kupës me Flamurtarin dhe më pas Tomorin për kampionat, ”- u shpreh për “Sportin shqiptar” mbrojtësi i kamzalinjve, Rraman Hallaçi.

Në seancën e së mërkurës trajneri Gjoka ka aplikuar një formacion, i cili mund t’i përballojë korçarët, ku pa dyshim kamzalinjtë do të jenë të ngjeshur në mesfushë. Me atë që është parë të mërkurën për Kamzën në sulm do të jetë i vetëm Ziambo, ndërsa Pema do të spostohet në të djathtë të mesfushës.

Bytyçi, Hallaçi, Ndreka, F.Tafaj, Ardit Beqiri, Capa, Manuka, Belçev, Ishka, Pema, Ziambo janë piketuar si formacion i mundshëm për Kamzën në transfertën e Korçës. Dje kamzalinjtë janë përmirësuar nga ana finanaciare dhe në ditët në vijim pritet që gjith]ka të zgjidhet përfundimisht, për të mos pasur të prapambetura. Sot është planifikuar një seancë stërvitore, që do të zhvillohet paradite në stadium, ndërsa pasdite ekipi do të udhëtojë drejt Korçës.
 
Pe: FK Kamza

Kamza kërkon ta nisë mbarë në grupin e kupës


Nesër kamzalinjtë do të presin në fushën e tyre Flamurtarin, takim i vlefshëm për Grupin B të Kupës së Shqipërisë

Barazimi i arritur në transfertën e Korçës u ka kthyer moralin kamzalinjve, të cilët janë debutues në kategorinë superiore. Synimi i Kamzës është që këtë vit të mbeten mes më të mirave, duke mos e diskutuar mbijetesën në superligë. Trajneri Ernest Gjoka, si dhe grupi që ai përgatit, ka besim të plotë se Kamza nuk duhet llogaritur si pretendente për të rënë. Në pesë javët e para kamzalinjtë kanë marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, ku më shumë peshon ajo me Apoloninë në shtëpi.

Gjithsesi, barazimi 0-0 me kampionët e Skënderbeut u ka kthyer buzëqeshjen kamzalinjve, madje është premtuar se kjo pikë në transfertë do të shpërblehet nga drejtuesit. ثshtë thënë që ky shpërblim mund të mbërrije tek lojtarët para ndeshjes së mesjavës me Flamurtarin. Përpos synimeve në kampionat, blutë e Kamzës kanë objektivat e tyre edhe në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë.

Kamza ndodhet në grupin B së bashku me Flamurtarin, Teutën dhe Pogradecin. Që në momentin e hedhjes së shortit është thenë se blutë synojnë kalimin e kësaj faze të kupës, duke u renditur në dy vendet e para. Nesër Kamza do të presë në fushën e saj Flamurtarin, kështu që ata kërkojnë ta nisin mbarë grupin, në mënyrë që kalimi në turin tjetër të bëhet realitet.

Ndaj vlonjatëve pritet të shikohet një Kamzë serioze, ku do të synojë rezultat pozitiv. Pasi të kenë mbyllur llogaritë me përballjen e parë të kupës në grup, trajneri Ernest Gjoka dhe grupi që ai përgatit do të nisin të mendojnë më kokretisht për sfidën me Tomorin. Në këtë takim të luajtur në shtëpi nuk lejohen gabime, siç bënë me fierakët në javën e katërt.

Capa operohe Pas kthimit nga Korça, mesfushori i Kamzës Arbër Capa ka pasur probleme shëndetësore, ku i është dashur të paraqitet në urgjencë. Pas ekzaminimit mjekësor, është konstatuar se lojtarit shqetësimet i vinin nga apendiciti, kështu që të dielën Capa është operuar. Operacioni ka dalë me sukses dhe mesfushori vijon të mbetet në spital nën përkujdesin mjekësor. Dje Capa është vizituar edhe nga shokët dhe pjesëtarët e ekipit. Mendohet se për një periudhë trijavore Arbër Capa do të jetë mungesë e sigurt për trajnerin Ernest Gjoka.
 
Pe: FK Kamza

Kamza s’e ka luksin të gabojë në shtëpi


Sipas trajnerit Ernest Gjoka, kamzalinjtë tani kanë mentalitet tjetër dhe s’ka hapa falsë në fushën e tyre

Pas humbjes në javën e katërt, ku Apolonia i mundi kamzalinjtë në shtëpi, ndërprerja e kampionatit erdhi si kurë për blutë. Gjatë kësaj kohe, Kamza arriti të vendosë sërish ekuilibrat, duke e përmirësuar situatën. Këtë fakt e tregojnë dy ndeshjet e fundit, ku të shtunën e 15 tetorit kamzalinjtë barazojnë 0-0 ndaj kampionëve korçarë, ndërsa të mërkurën të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka i bënë një start të bukur fazës së grupeve të kupës, ku fituan 1-0 ndaj Flamurtarit.

Trajneri Gjoka mendoi që ndaj vlonjatëve të mos rezervohej shumë, pasi, sipas filozofisë së tij, është më mirë që ta mbash grupin të motivuar dhe në gjendje pune. Kështu që për trajnerin përballja me Flamurtarin do të shkojë e gjitha në funksion të takimit me Tomorin. Në këtë takim të nesërm kamzalinjtë janë të bindur se nuk mund të përsëritet historia e ndeshjes me Apoloninë, kështu që Kamza nuk e ka luksin të gabojë sërish në shtëpi.

Beratasit janë i vetmi ekip i superligës, që nuk bëjnë pjesë në fazën e grupeve të kupës, kështu që parimisht ata janë më të freskët për sfidën e së shtunës me blutë e Kamzës. “Ndeshja e kupës me Flamurtarin pa dyshim që do të na vlejë edhe për sfidën e së shtunës, ku presim Tomorin takim i vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit. Ndaj vlonjatëve skuadra tregoi grintë dhe jam i bindur se kjo grintë do të tregohet edhe ndaj beratasve. Humbja me Apoloninë konsiderohet e kaluar.

Po të shikosh pikët, ajo humbje na dëmton, pasi ato pikë na duheshin patjetër, por futbolli prandaj konsiderohet i paparashikueshëm. Tani do të kemi metalitet tjetër dhe besoj se do të jetë shumë e vështirë të humbasim në shtëpi. Mospërfshirja e Tomorit në kupë, i cili në mesjavë nuk luajti, ndoshta ndikon disi, por personalisht them se sa më shumë të stërvitesh dhe sa më i madh të jetë motivimi, gjithmonë je më pranë arritjes së suksesit,”- u shpreh trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka.
 
Pe: FK Kamza

Kamza – Tomorri 2-1

Shënues: Pema 5’, Ndreka 9’ / Roshi 20’
 
Pe: FK Kamza

Ndreka: Kamzen konsiderojeni si Partizani i vërtete


Sipas mbrojtësit Henri Ndreka, eksperienca e grupit u garaton kamzalinjve arritjen e objektivit në superligë

Falë “gllabërimit” që u bëri ish-lojtarëve të Partizanit, Kamza ka arritur të ngjitet në kategorinë superiore dhe është pikërisht ky kontigjent që u jep besim kamzalinjve për të mos e diskutuar qëndrimin në elitë. Ditët e fundit kanë treguar një Kamzë në rritje dhe me ego si në kampionat dhe në kupë.

Në mesjavën e shkuar, me gol të Ndrekës, kamzalinjtë mposhtën Flamurtarin në kupë, ndërsa të shtunën fituan 2-1 ndaj Tomorit, ku sërish protagonist është mbrojtësi lezhjan, duke realizuar golin e dytë. “Nuk është risi që Ndreka shënon, pasi këtë gjë e kam bërë edhe me parë me Partizanin. Ditët e fundit kanë qenë vërtet të mrekullueshme, pasi kam shënuar në dy takime radhazi,”- u shpreh mbrojtësi i bluve Henri Ndreka.

Objektivi “Si debutuese, Kamza ka si objektiv rreshtimin në mesin e tabelës, në mënyrë që të mos e diskutojë qëndrimin në superiore. Personalisht them se ekipi me këtë grup që ka do ta arrijë qëllimin e tij. Shikoni vetëm mbrojtjen, që është e gjitha e Partizanit të vërtetë, që luftonte për trofe. Pra, grupi që ka Kamza nuk e ka problem përshtatjen e futbollistëve me njëri-tjetrin, pasi siç e thashë edhe më sipër, prej kohësh kemi luajtur së bashku.

Vërtet jemi Kamza, por mentalitetin dhe grupin e kemi thuajse të Partizanit të vërtetë, jo të këtij të sotmit, që e kanë shkatërruar. Pikëpyetja jonë e vetme në këto gjashtë javë është përballja me Apoloninë, ku them se ata na zunë në gjumë,”- vijon më tej lezhjani.

Për Partizanin “Në Shqipëri, Partizani është ekipi i zemrës sime dhe më vjen shumë keq se ku ka përfunduar. Dashtë Zoti e të dalë ndonjë sponsor, që merr përsipër ringjalljen e legjendës së kuqe. Nëse te Partizani afrohet ndonjë sponsor, që do të merrte përsipër zgjidhjen financiare, personalisht nuk do ta kisha problem të vishesha sërish i kuq,”- përfundon ish-mbrojtësi i “demave të kuq”, Henri Ndreka.
 
Pe: FK Kamza

Ishka: Kampion si dinamovit, por tani jam i Kamzës


Ish-dianmoviti, në derbin e së dielës, më shumë i druhet trajnerit Sejdini, i njohës i mirë i bluve të kryeqytetit

“Nuk më takon mua të vendos se është apo nuk është një derbi takimi mes Dinamos e Kamzës. Por duke ditur se Kamza e ka për herë të parë superligën dhe nuk është shumë larg qendrës së Tiranës, nuk ka gjë të keqe të quhet derbi.” Kështu shprehet ish-kampioni dinamovit, pjesë e bluve të Kamzës, Sokol Ishka. Mesfushori që ka fituar medaljen e kampionit si dinamovit, të dielën do të jetë kundër së kaluarës së lavdishme.

Ishkës i vjen keq për pozitën ku ndodhet Dinamo, por si pjesë e Kamzës kërkon që fitorja të shkojë në anën e tij. Gjithsesi, për Ishëkn kundërshtari nuk duhet vlerësuar nga pozita që mban në rënditje, pasi ka treguar se di të zhvillojë lojëra të mira. Për sa i përket Dinamos, Sokol Ishka i druhet më shumë ish-trajnerit të tij, Faruk Sejdini, që është një njohës i mirë i dinamovitëve.

“Takimi së dielës normalisht që ka një ndiesi ndryshe për mua, pasi do të jem kundër ish-skuadrës sime, me të cilën jam shpallur kampion. Vërtet të vjen keq kur shikon gjendjen e Dinamos, pasi një emër i tillë nuk e meriton të trajtohet në këtë mënyrë. Mbase edhe drejtuesit kanë fajet e tyre, sepse duhej të kishin hyrë më herët në lojë, për të afruar grupin e duhur.

Gjithsesi, këto janë probleme të Dinamos, por si lojtar i Kamzës do të bëj më të mirën që ish-skuadra ime të mos fitojë në këtë sfidë. E vetmja gjë që mund të bëj në këtë takim është se, në rast se shënoj, të mos festoj. Dinamo meriton respekt, por Kamza ka synimet e saj dhe ne jemi përgatitur për ta kalur me sukses këtë takim. Ndonëse e fundit, Dinamo meriton vëmendje, pasi kam parë disa ndeshje të tyre, ku kanë treguar se jo gjith]ka përligjet me pozicionin që kanë.

Për të qenë realist rreth kundërshtarit të Kamzës, më shumë i druhem trajnerit Faruk Sejdini, i cili është një njohës i mirë i dinamovitëve dhe di ta motivojë grupin edhe në momente kritike. Them kështu, pasi me profesor Farukun kam punuar te Dinamo dhe Shkumbini,”- vijon më tej mesfushori Sokol Ishka.
 
Pe: FK Kamza

Ziambo: Bëra detyrën, keqardhje për Dinamon


Kamza në derbin me Dinamon ka arritur disa gjëra pozitive, si fitorja e parë në transfertë, triumfuese e derbit të parë blu, por të gjithë erdhën nga gjetja e rrugës së golit nga afrikani Januari Ziambo. Duhej të vinte java e 7-të që në listën e shënuesve të Kamzës të shohet edhe Ziambo. Sulmuesi ndihet i kënaqur me atë dygolësh që shënoi, por nga ana tjetër ndien keqardhje për ish-skuadrën e tij. “Mosgjetja e golit më kishte stresuar disi, pasi rastet i kam pasur.

Fati deshi që golat e parë për Kamzën t’ia shënoj ish-skuadrës sime të preferuar, Dinamos. Më vjen keq për faktin se ku ka përfunduar një emër i madh si Dinamo, por nga ana tjetër jam i kënaqur që u zhbllokova, duke shënuar dy herë. Në futbollin shqiptar Dinamo është skuadra ime e zemrës, por në derbi isha me fat dhe e bëra si duhet detyrën si sulmues i Kamzës. Me këtë fitore në transfertë Kamza konfirmon momentin e saj të mirë dhe them se skuadra është në rrugën e duhur.

Si debutuese, Kamza paragjykohet si skuadër pa emër, por realiteti është ndryshe. Ekipi ynë ka plot lojtarë të konfirmuar, që superligën e kanë pasur shtëpinë e tyre me Partizanin dhe Dinamon, kështu që rezultatet në këto javë nuk janë rastësi,”- u shpreh sulmuesi i Kamzës, Januari Ziambo.
 
Pe: FK Kamza

KAMZA-SHKUMBINI 1-0

Kamza ka marrë një fitore të vështirë ku në fushën e saj i ka mjaftuar një gol i Eleandro Pemës për të kaluar pa lagur Shkumbinin. Pema shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe shkon në kuotën e 13 pikëve. Në këtë takim u dhanë tre kartonë të kuq, 2 për Kamzën dhe një për peqinasit.
 
Pe: FK Kamza

Siguria e Kamzës vjen nga reparti i mbrojtjes


Kamza e trajnerit Ernest Gjoka, ndonëse është debutuese në superligë, në tetë javë ka demonstruar se është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e vëna, ku primar mbetet qëndrimi në elitë. Ndërprerja e kampionatit i ka gjetur kamzalinjtë në një pozicion komod. Blutë mbajnë vendin e pestë në kuotën e 13 pikëve. Pa dyshim, siguria e Kamzës vjen nga reparti difensiv, ku titullarët e këtij sektori kanë luajtur bashkë përpara se të vinin te blutë.

Mbrojtja e kamzalinjve është e gjitha ish-Partizani i dikurshëm, me në krye ish-kapitenin Ardit Beqiri, Henri Ndrekën, Rraman Hallaçin, si dhe Fatjon Tafajn, që mban shiritin te Kamza. Eksperienca e këtij reparti dihet, aq më shumë që falë njohjes së vjetër këta lojtarë kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin, duke qenë “çelësi” i sigurisë së Kamzës.

Në tetë javë Kamza ka pësur 6 gola, duke qenë mbrojtja e tretë më e mirë në kategorinë superiore, ku vetëm Teuta dhe Skënderbeu kanë pësuar më pak se kamzalinjtë, nga tre. Golat e shënuar nga Kamza janë tetë, që i bie nga një gol për ndeshje. Në të vetmet sfida që nuk ka shënuar Kamza ka qenë takimi i javës së katërt me Apoloninë, i luajtur në shtëpi, ku janë mundur 1-0, si dhe barazimi 0-0 në Korçë.

Pas humbjes me fierakët, trajneri Gjoka deklaroi se ajo ishte një shuplakë, që vinte në momentin e duhur dhe që do t’i bënte mirë ekipit. Realisht, në katër javët e mëpasme, Kamza ka arritur 3 fitore dhe 1 barazim, me golaverazh 5-1. Pra, në katër javët e fundit kamzalinjtë kanë pësuar vetëm një gol me penallti nga Tomori dhe kanë marrë 10 pikë.
 
Pe: FK Kamza

Ndaj Laçit, Kamza ka edhe shërbimet e mesfushorit Capa


Që pas transfertës së Korçës, trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, nuk e ka pasur në dispozicion mesfushorin Arbër Capa, pasi lojtari ka kryer një operacion. Ndërkohë, ish-lojtari i Partizanit ndihet i riaftësuar dhe pritet që të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës me Laçin. Për këtë transfertë, Kamzës i vijnë tre lojtarë nga pezullimet, Ardit Beqiri, Belçev, Mici, por mungojnë goleadori Pema, kapiteni Fatjon Tafaj dhe mbrojtësi Xaka.

Rikthimi i Capës është një alternativë më shumë për trajnerin Gjoka, por me shumë mundësi mesfushori do ta nisë nga stoli përballjen me kurbinasit. “Operimi i apendicitit më distancoi nga ekipi në periudhën më të mirë, ku pas barazimit 0-0 me Skënderbeun, Kamza ka marrë tri fitore radhazi.

Problemet shëndetësore i kam lënë pas dhe tani ndihem i gatshëm që të jap kontributin tim për skuadrën. ثshtë thënë që në fillim se Kamza ka një ekip, të cilit nuk i mungojnë vlerat, prandaj shpresoj që fund të sezonit të vërtetojmë se nuk jemi rastësisht në superligë.

Nuk do të isha dakord as me termin “surprise”, pasi Kamza është ndërtuar që në fillim për të qenë konkurrente e denjë për superligën. Këtë javë na pret një sfidë e vështirë, pasi luajmë në transfertë me një kundërshtar të fortë si Laçi. Nëse do të ruajmë ritmin e katër ndeshjeve të fundit, jam i sigurt që Kamza nuk del pa pikë nga Laçi. Pa dyshim, kjo përballje do të tregojë karakterin e vërtetë të Kamzës,”- u shpreh për “Sportin shqiptar” 24-vjeçari Arbër Capa.
 
Pe: FK Kamza

Kamza ua ka marrë dorën transfertave, në Lac për të ruajtur pozitat

Sipas shefit të klubit të Kamzës, Albert Bana, skuadra ka kualitete dhe kanë bërë një ecuri të mirë në tetë javët e luajtura deri tani

Kamzalinjtë nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka janë munduar ta shfrytëzojnë sa më mirë ndërprerjen e kampionatit dhe shpresojnë që edhe në takimin e radhës të vijojnë me ecurinë pozitive. Sipas shefit të klubit, Albert Bana, Kamza i ka mundësitë që të përfaqësohet denjësisht edhe në transfertën e La]it dhe padyshim do të shkohet për rezultat pozitiv.

Kamza ka treguar se është një ekip me përbërëje kualitative, që nuk i druhet faktorit fushë, pasi edhe në transfertë ka arritur të marrë pikë. “Tetë javët e para kanë treguar se Kamza është në rrugën e duhur, ku puna dhe përkujdesja e drejtuesve të klubit i ka dhënë frytet pozitive. Përve] ruajtjes së grupit, në merkaton e verës afruam edhe disa lojtarë të tjerë me eksperiencë, kështu që kemi krijuar një grup që ia di vlerat kategorisë superiore.

Me këtë ecuri jemi në rregull me objektivat, por është ende heret për të dalë në përfundim. Gjithsesi, e përgjithëshmja është pozitive dhe shpresëdhënëse. Nesër na pret një sfidë e vështirë, pasi jemi mysafirë në La]. Kundështari ka një grup solid dhe në fushën e tij motivohet dyfish. Por e dimë se luajmë në një terren mjaft të mirë, që të jep mundësi të luash lirshëm futboll.

Prandaj jam i bindur se nëse do ecet me atë ritëm që kemi treguar deri tani, një pikë është mëse e arritëshme në La]. Kamza në këto tetë javë ka treguar se luan mirë si brenda dhe jashtë fushe, kështu që transferta nuk janë problem për ne, ku nga katër të tilla kemi fituar me Dinamon dhe kemi barazuar në Kor]ë. E kemi vlerësuar makismalisht këtë takim dhe shpresoj që edhe pas kësaj sfide me la]janët Kamza të ruaj pozitat në tabelën e klasifikimit.

Pika në fushën e La]it ka vlerë, jo vetëm për ne që jemi debutues, por për të gjithë skuadrat e superligës. Gjithsesi, Kamza i ka kapacitet për ta treguar veten edhe kësaj radhe,”- u shpreh për “Sportin shqiptar” shefi i klubit të Kamzës, Albert Bana.

Formcioni i mundshëm Për këtë transfertë trajneri Gjoka nuk e ka të plotë grupin, pasi mungojnë sulmuesi Pema, kapiteni Tafaj, si dhe mbrojtësi Xaka, të tre për efektë kartonësh. Gjithsesi Kamza e ka të bollshme organikën dhe pritet që ndaj La]it të hidhet në fushë një formacion ambicioz.

Në vend të Fatjon Tafajt në qendër të mbrojtjes pritet të aktivizohet Likmeta, ndërsa Karapici do të avancojë në vend të Pemës. Në La] trajneri Gjoka pritet që nga minuta e parë të hedhë në fushën e lojës këtë formacion: Byty]i, Halla]i, Ndreka, Likmeta, Ardit Beqiri, Bel]ev, Ishka, Manuka, E.Tafaj, Karapici, Ziambo.



Transfertat e kamzalinjëve

Java 1- Flamurtari –Kamza 2-1

Java 3- Bylis – Kamza 2-1

Java 5- Skënderbeu – Kamza 0-0

Java 7- Dinamo – Kamza 0-2
 
Pe: FK Kamza

Kamza, faza përgatitore zhvillohet në kryeqytet


Faza e parë e Kamzës ka pasur ulje-ngritjet e saj, por në fund blutë e trajnerit Ernest Gjoka rreshtohen në vendin e nëntë. Prej disa sezonesh, kamzalinjtë pikën më të dobët e kanë në repartin sulmues, pasi nuk kanë arritur të plotësojnë boshllëqet në këtë repart. Kështu që edhe për këtë merkato dimërore, prioritet mbetet përforcimi i repartit sulmues. Duke ditur se Kamza pret shumë nga merkatoja e janarit, është menduar që faza përgatitore të zhvillohet në kryeqytet.

Kamzalinjtë kanë marrë pushimet dhe përgatitjet e para për vitin 2012 pritet të nisin më 4 janar. Me fillimin e përgatitjeve Kamza do të hapë dyert edhe për testimin e lojtarëve, kështu që ata do të përgatiten në kryeqytet. Përveç atyre që futbollistëve me të cilët po bisedohet, blutë mbeten të hapur edhe për ata që duan të provojnë shansin për të qenë pjesë e Kamzës së superligës.

Për momentin drejtuesit i kanë nisur bisedimet me lojtarët e dëshiruar, por preferojnë që të mos i bëjnë publike emrat, pasi kërkojnë që lojtarët t’i zgjidhin me mirëkuptim kontratat që kanë me klubet aktuale.

Sulmues nga Maqedonia Merkatoja e Kamzës është shtrirë si brenda dhe jashtë vendit. Te blutë mund të vijë ndonjë sulmues nga Maqedonia dhe shkesin për këtë po e bën mesfushori Marjan Belçev. Nuk është çudi që në këtë merkato kamzalinjtë të afrojnë atë që synuan në verë, sulmuesin Altin Gërboviç, të cilin ua rrëmbeu nga duart Skënderbeu. Sulmuesi nuk pati fat në Korçë, pasi u dëmtua dhe e ka zgjidhur kontratën me Skënderbeun.

Nëse lojtari mund të jetë i gatshëm për fazën e dytë, ka mundësi që Gërboviç të afrohet te Kamza. Drejtuesit synojnë që në janar të plotësojnë mangësitë, kryesisht në sulm, në mënyrë që Kamza ta mbyllë sezonin në mesin e artë. Mesfushori Gentian Manuka është përzgjedhur në zborin që do të bëjë ekipi kombëtar. Ky zbor do të udhëhiqet nga trajneri Italian Xhani De Biazi dhe starton më 9 janar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top