Fk Dinamo Tirana

Pe: Fk Dinamo Tirana

hoti: Të rinjtë ta kuptojnë sa peshon fanella e Dinamos


Edhe mbrojtësi shkodran Erion Hoti jep të njëjtën “diagnozë” si “veteranët” e tjerë: Të rinjtë janë “fajtorë” te Dinamo, por jo vetëm

Në skuadrën e Dinamos, gjatë javëve të fundit, ka ndodhur shpesh që më të vjetrit të akuzojnë lojtarët e rinj në moshë se nuk po japin atë që duhet për skuadrën blu. ثshtë e vërtetë që disa të rinj nuk po bëjnë maksimumin në fushën e lojës dhe, si të thuash, po neglizhojnë me emrin 18 herë kampion.

Kjo situatë bie shumë në sy të më të vjetërve në eksperiencë futbollistike dhe për këtë një nga mbrojtësit e skuadrës, Erion Hoti, për gjendjen e krijuar në kampin blu gjatë këtyre javëve, kur skuadra nuk ka arritur të marrë të paktën një fitore, shprehet kështu për “Sportin shqiptar”.

Minifaza përgatitore “Dihet që ne e kemi nisur kampionatin me shumë vështirësi dhe në mes tyre qëndron fakti që nuk kemi bërë një fazë përgatitore ashtu si ekipet e tjera të superligës. Pra, ne bëjmë diferencën nga të tjerët, ndaj dhe punët kanë shkuar kaq keq te ne. Këtë javë kemi punuar shumë në stërvitje dhe kjo na ka ndihmuar për të ardhur në formë, duke minimizuar problemet që na janë shfaqur në fillim të kampionatit, kur skuadra u krijua brenda pak orëve dhe koha për t’u stërvitur ashtu siç duhej ishte e paktë.”

Të rinjtë “Skuadra jonë ka disa lojtarë që luajnë në ekipet kombëtare të moshave dhe ata janë me përvojë dhe kështu te ne, edhe pse kemi pasur probleme të llojeve të tjera, nuk duhet të shfaqeshin gabimet e të rinjve. Ata duhet të japin më shumë për fanellën e Dinamos, e cila është një fanellë e rëndë për t’u mbajtur mbi supe dhe jo për të kaluar radhën. Nuk e besoj se dikush nuk e ka kuptuar se çfarë fanelle mban mbi supe, por them se neglizhojnë në më të shumtën e kohës.”

Kastrioti Kemi edhe pesë javë në dispozicion për të marrë pikë që Dinamo të mos shkëputet nga skuadrat që ka më afër në këtë pozicion që ndodhet. Pra, do të luftojmë që deri sa të afrojë merkatoja e janarit, të punojmë për të qenë në vallen e ekipeve të tjera dhe jo të shkëputemi pikiatë, duke iu afruar më shumë rënies nga kategoria.

Mundësitë janë që të korrigjohemi shumë shpejt dhe mendoj se pas kësaj jave kundër Kastriotit do të bëjmë më të mirën dhe shpresoj se do të marrim tripikëshin e pare, sepse me këtë stërvitje që po bëjmë kemi ardhur në formë. Të gjithë e kemi qartësuar se Kastrioti është pretendent për në zonën e Europës, por ne jemi pretendentë për të mos rënë nga kategoria dhe kështu do të luftojmë me të gjitha forcat dhe besoj se do t’ia dalim,”- përmbyll Hoti.



Pushim e diela, sot rikthimi në 13:00

Skuadra dinamovite, ditën e diel e ka pasur pushim pas ngarkesës që ka marrë gjatë ditëve të javës në përgatitjet për pesë ndeshjet që vijnë. “Xhaxhi” i ka ngarkuar me punë djemtë e rinj të Dinamos për të arritur të mbushë boshllëqet që u krijuan gjatë fillimit të kampionatit, pasi skuadra blu e kryeqyetetit u krijua vonë dhe futbollistët janë pa fazë përgatitore.

Sot, në orën 13:00, blutë do të kthehen sërish në fushën me bar artificial, për të vazhduar me përgatitjet për ndeshjen kundër Kastriotit për javën e 9-të të superligës. Të martën grupi do të jetë i plotë, pasi në skuadër do të rikthehen tre emra të saj, pasi janë aktivizuar me ekipin Shpresa.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Kuli: Trajneri ka të drejtë, Dinamo ka shumë probleme


Kapiteni Bekim Kuli pohon se te blutë e kryeqytetit problemet janë më të thella sesa duken në pamje të parë

Të njëjtin qendrim si trajneri Faruk Sejdini kanë filluar të marrin edhe lojtarët e tjerë të Dinamos. Kapiteni Bekim Kuli ka nisur të flasë në fillim për të rinjtë që duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi dhe ta vlerësojnë siç duhet fanellën e Dinamo. Pra kapiteni shkonë në të njëjtin sinkron mendimesh me trajnerin, por ka prekur të gjithë ambientin e krijuar, si dhe rrjedhën që ka marrë skuadra dinamovite.

Ndër të tjera, Kuli thotë: “Te Dinamo ka shumë probleme, së jashtmi dhe së brendshmi. Unë po e filloj nga kushtet e stërvitjes dhe nga përbërja e ekipit. “Xhaxhi” e ka marrë skuadrën në ditë të vështirë dhe po mundohet ta sjellë në formë, edhe pse lojtarët janë pa fazë përgatitore, gjë e cila ndikon mbi normën në një ekip futbolli. Lojtarët e rinj në moshë, po ashtu edhe ata që nuk kanë eksperiencë në ekipet me trofe në superligë, nuk harmonizohen me skuadrën.

Këto janë probleme që shqetësojnë këdo që rri pranë kësaj skuadre dhe që mundohet të bëjë më të mirën. Ne jemi munduar të tregojmë maksimumin në çdo ndeshje dhe kemi marrë vetëm 2 pikë në 8 javë, dhe kjo për faj të mosorganizimit të mirë në fushë. Mbrojtja nuk di të dalë nga “strofulla” e saj dhe mesfusha nuk e ndihmon një herë nga krahët sulmin.

Nuk mund të ndërtohet ekipi me pak elementë, që luftojnë deri në minutën e fundit dhe ia kanë idenë plotësisht lojës në grup. Për këto probleme them se ka të drejtë trajneri. Ai do që polemikat të shuhen te ne dhe kështu duhet të bëhet, të gjithë të ulim kokat e të punojmë për të marrë pike, derisa të afrojë merkatoja e janarit, ku duhen të bëhet ndërhyrje emergjente në repartet kyç,”- përfundon kapiteni Bekim Kuli.



Dëmtohet Hoti, Dinamo pa tre titullarë kundër Kastriotit

Në seancën stërvitore të së martës, që ka nisur në orën 13:00 dhe ka përfunduar në orën 15:00. Grupi ka qenë i plotë, sepse në ekip janë bashkuar edhe lojtarët si Imami, Peqini dhe Marku, pas grumbullimit të tyre me ekipin Shpresa.

Sapo ka nisur stërvitja, pas 5 minutave vrap rreth fushës, futbollistët kanë organizuar një lojë kuadrat, por Hoti është dëmtuar në kaviljen e këmbës së majtë, pasi ka pësuar një ndërhyrje nga Kuli dhe pritet që të jetë mungesa e tretë e skuadrës për ndeshjen kundër Kastriotit. Kraja është ndëshkuar me karton të kuq në transfertën e Durrësit, ndërsa Marku ka plotësuar numrin e kartonëve.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Saliaj: Për Dinamon mbaruan lojërat, tani fillojnë të vërtetat


Administratori i dinamovitëve, Ismet Saliaj, kërkon nga lojtarët e tij që të bëjnë maksimumin në këto javë të mbetura, pasi mundësitë ekzistojnë

E mërkura i gjen sërish në punë dinamovitët. Dje stafi trajnues është plotësuar pas mbërritjes së përgatitësit të porteirëve, Ilir Bozhiqi, nga grumbullimi në kombëtare për dy ndeshjet e fundit miqësore. Stërvitja ka qenë ajo e njëjta dhe e zakonshmja për blutë, ku tekniku Sejdini dhe ndihmësit e tij u kanë kushtuar më shumë vëmendje aksioneve sulmuese nga krahët me minindeshjen e kontrollit të zhvilluar në 30 minutat e fundit të stërvitjes.

Në ambientet stërvitore gjithnjë shfaqet administratori Ismet Saliaj, i cili kujdeset për çdo problem dhe për çdo organizim në këtë skuadër. Në këtë periudhë ai po mban përsipër të gjitha problematikat në klubin 18 herë kampion. Për më tepër, për “Sportin shqiptar” ai thotë: “Nga të gjithë lojtarët kërkohet një impenjim më i madh, sepse ndeshjet që kaluan ishin lojëra dhe tashmë për kontigjentin dinamovit fillojnë ato të vërteta.

Skuadra ka bërë stërvitje në kushte normale, prandaj nuk duhet të ketë më justifikime. Tani ka ardhur koha që të tregohen vlerat, pasi të gjithë ata që kanë veshur uniformën e Dinamos duhet të justifikojnë klubin dhe veten e tyre, në mënyrë që deri në dhjetor të kapim ritmin e disa skuadrave të tjera, pra të japin maksimumin dhe të arrijnë rezultatet që na duhen.

Në futboll nuk përfshihen llogaritjet matematikore, sepse duhet të luajmë takim pas takimi që të marrim pikët e munguara. Të premten luajmë kundër Kastriotit, por sipas trajnerit disa nga lojtarët nuk po i qëndrojnë korrekt disiplinës, stërvitjes dhe zbatimin e detyrave teknike në skuadër. Gjithsecili duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë.”

Mungesat: “Ne kemi kontigjent lojtarësh dhe them se ata që do të aktivizohen, po zbatuan urdhrat që jep trajneri, do t’ia dalim mbanë. Këtë ndeshje e luajmë me një ekip të vështirë, si Kastrioti, i cili ka një kontigjent lojtarësh për t’u vlerësuar, ndërsa ne vuajmë problemet që tashmë dihen. Gjithsesi, do të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv, pse jo dhe fitoren, sepse kemi kapacitete dhe mundësi. Jam i bindur se, po u zbatuan detyrat e trajnerit, do të fitojmë përballjen me krutanët,”- përmbyll administratori Saliaj.



Dinamo arrin akordin me drejtuesit e “Qemal Stafës”

Që prej ndeshjes së zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, Dinamo-Kamza, drejtuesit e ekipit dinamovit kanë rënë dakord që çdo takim të luhet në këtë impiant. Shifrat për takimin e parë kanë qenë të tilla ku detyrimi për pagesën e stadiumit ka qenë 50 mijë lekë të reja plus paratë që do të arkëtoheshin nga shitja e biletave.

Kjo metodë për pagesën do të zbatohet dhe në ndeshjet e ardhshme. Drejtuesit blu bëjnë me dije se ndeshjet për të gjithë sezonin 2011-2012 Dinamosdo t’i luajë në stadiumin kombëtar, pra nuk do të ketë më probleme për të zgjedhur stadiumin siç ka qenë më parë.



Shkurt nga Dinamo
- Stërvitja ka filluar në orën 13:00 dhe ka përfunduar ekzakt në orën 15:00.

- Erion Hoti e ka ndjekur stërvitjen nga stoli, pasi këmbën e majtë e kishte të fashuar nga dëmtimi i së martës.

- Roland Peqini ka qenë i vetmi që në stërvitje është shfaqur me jelek jeshil, ndërsa shokët e skuadrës kishin uniformat përkatëse të stërvitjes ngjyrë blu të errët.

- Sulejman Demollari është shfaqur si çdo ditë në ambientet e stërvitjes së bluve, ku ka ndiekur përgatitjet e radhës të dinamovitëve.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

A.Osmani: Kupa jo për Dinamon, me Flamurtarin për të lënë minusin


Portieri dinamovit pohon se skuadra ka hequr dorë nga kupa, tashmë për ta interes më të madh se të tjerat kanë tri javët e mbetura në kampionat

Në 10 javë kampionat dinamovitët mbeten në zonën e “ngrirjes” në tabelën e klasifikimit. Vetëm dy barazime me rezultatet 0-0 ndaj Skënderbeut dhe Shkumbinit ka arritur të marrë Dinamo në këto jave, por shtesa e -3 pikëve për çështien “Bodrusiç” e ul atë në kuotën -1 pikë. Gjatë këtyre javëve golaverazhi ka qenë 1 gol i shënuar dhe 12 të pësuar dhe, po të shohësh skuadrat e tjera në kampionat, kanë më shumë gola të pësuar gjatë këtyre javëve, pra Dinamo nuk është skuadra që ka pësuar më shumë, por ajo që ka shënuar më pak në këto javë.

Portieri Alfred Osmani për këtë gjendje dhe për daljen jashtë objektivave në kupë shprehet: Kampionati: “Ne kemi arritur të bëjmë një lojë të mirë po ashtu edhe të pësojmë pak, pra golat kanë rënë mbi shpatullat e mia dhe të skuadrës, pasi ne punojmë të gjithë për një qëllim. Neve nuk na mjafton loja që bëjmë dhe të përgëzohemi për këtë, por duhet të kërkojmë fitoret dhe pikët, që na mungojnë në këto javë.

Si ekip kemi pësuar pak gola, por këta na kanë hequr nga duartë pikët me shumë vlera. Nuk është e thënë se bëmë lojën dhe nuk përbën gjë ai gol i pësuar, pasi goli i vetëm shënohet sesi shënohet u jep trepikëshin të tjerëve. Skuadra nga java në javë ka pasur rritje dhe të rinjtë janë adaptuar më shumë me të vjetrit dhe po punojnë mirë.

Nuk kemi keqkuptime në skuadër dhe kjo na ndihmon në atë mentalitet që na ka rënë përtokë pas gjithë ëktyre javëve. Duhet të punojmë për të arritur të marrim pikë në këto javë që na kanë mbetur sepse nuk jemi të dalë matematikisht nga kategoria. Shanset janë dhe duhet t’i shfrytëzojmë në këto ditë që na kanë mbetur, edhe pse përballë do të kemi skuadra që këtë vit janë me pretendime. Ata kanë pretendime për kreun e renditjes, kurse ne të dalim nga këtu ku jemi.”

Kupa: Për sa i përket kupës, mua më është konfirmuar se skuadra ka dalë jashtë objektivave, sepse nuk ka fuqinë për të përballuar të dyja kompeticionet, dhe tashmë na mbetet vetëm kampionati. Matematikisht nuk kemi dalë nga gara, por po vijojmë të jemi evidentë.

Flamurtari: ثshtë një skuadër që sezonin e kaluar e ka mbyllur i dyti në renditje për kapriçio të tijat apo edhe të të tjerëve që kishte rivalë. Këtë vit po luan mirë dhe fort, por ne do t’i kundërpërgjigjemi ashtu si të tjerëve në ndeshjet e kaluara. Puna jonë është që t’i marrim pikë sepse ato na interesojnë.”- përmbyll portieri i bluve.



Dinamo në Shkodër me të rinjtë, Kupa përfundimisht larg objektivave

Dinamovitët janë përqendruar te ndeshjet e fundit të fazës së pare, duke dërguar në Shkodër një ekip. i cili përbëhet nga të rinjtë dhe lojtarë që qëndrojnë jashtë 18-shes, si dhe ata që qëndrojnë në stol. Të vetmit të pranishëm sot ndaj Vllaznisë për ndeshjen e katërt të kupës janë Arifaj dhe Lala.

Këtu nënkuptohet se Lala është i pezulluar për momentin vetëm për një ndeshje në kampionat, pasi nuk iu është bindur urdhrave të trajnerit në derbi. Edhe ky dënim një javor mund t’i hiqet 19-vjeçarit Endri Lala, pasi do të shihet puna e tij në stërvitje dhe kupë këtë javë. Lojtarët bazë të ekipit do të jenë të pranishëm në seancën stërvitore të radhës, që do të drejtohet nga zëvendëstrajneri, Dritan Mehmeti, sot në orën 13:00 në kompleksin stërvitor të Dinamos.



Stërvitja: Batuta, trajnime dhe të dëmtuar

Dje, si zakonisht, në orën 13:00 ka qenë stërvitja e radhës për blutë. Trajneri Mërgjyshi dhe ndihmësit e tij kanë punuar më shumë me lojtarët që do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Flamurtarit në “Qemal Stafa” të shtunën, ndërsa lojtarët e tjerë të cilët do të luajnë sot në Shkodër kanë përfunduar trajnimin rreth 30 minuta përpara se të tjerët. E vetmja mungesë është mbrojtësi Kraja, i cili po vijon të bëjë rezonancë për dëmtimin në gjurin e këmbës së djathtë.

Nuk dihet se koha se kur mund të afrohet në ekip përsëri Kraja, pasi nuk është përcaktuar ende shkalla e dëmtimit. Veç të tjerave në seancën e djeshme ka pasur edhe batuta, këto janë zhvilluar mes kapitenit Kuli dhe administratorit Ismet Saliaj, ku Kuli i ka thënë këto fjalë: “Ti vishesh me kollare vetëm në “derbi”, po sot çfarë ke, apo nuk të pëlqen situata?” Saliaj: “Po ja, ju shoh juve. Herë tjetër do të vij me xhinse.

---------- Post added at 12:45 ---------- Previous post was at 12:45 ----------

A.Osmani: Kupa jo për Dinamon, me Flamurtarin për të lënë minusin


Portieri dinamovit pohon se skuadra ka hequr dorë nga kupa, tashmë për ta interes më të madh se të tjerat kanë tri javët e mbetura në kampionat

Në 10 javë kampionat dinamovitët mbeten në zonën e “ngrirjes” në tabelën e klasifikimit. Vetëm dy barazime me rezultatet 0-0 ndaj Skënderbeut dhe Shkumbinit ka arritur të marrë Dinamo në këto jave, por shtesa e -3 pikëve për çështien “Bodrusiç” e ul atë në kuotën -1 pikë. Gjatë këtyre javëve golaverazhi ka qenë 1 gol i shënuar dhe 12 të pësuar dhe, po të shohësh skuadrat e tjera në kampionat, kanë më shumë gola të pësuar gjatë këtyre javëve, pra Dinamo nuk është skuadra që ka pësuar më shumë, por ajo që ka shënuar më pak në këto javë.

Portieri Alfred Osmani për këtë gjendje dhe për daljen jashtë objektivave në kupë shprehet: Kampionati: “Ne kemi arritur të bëjmë një lojë të mirë po ashtu edhe të pësojmë pak, pra golat kanë rënë mbi shpatullat e mia dhe të skuadrës, pasi ne punojmë të gjithë për një qëllim. Neve nuk na mjafton loja që bëjmë dhe të përgëzohemi për këtë, por duhet të kërkojmë fitoret dhe pikët, që na mungojnë në këto javë.

Si ekip kemi pësuar pak gola, por këta na kanë hequr nga duartë pikët me shumë vlera. Nuk është e thënë se bëmë lojën dhe nuk përbën gjë ai gol i pësuar, pasi goli i vetëm shënohet sesi shënohet u jep trepikëshin të tjerëve. Skuadra nga java në javë ka pasur rritje dhe të rinjtë janë adaptuar më shumë me të vjetrit dhe po punojnë mirë.

Nuk kemi keqkuptime në skuadër dhe kjo na ndihmon në atë mentalitet që na ka rënë përtokë pas gjithë ëktyre javëve. Duhet të punojmë për të arritur të marrim pikë në këto javë që na kanë mbetur sepse nuk jemi të dalë matematikisht nga kategoria. Shanset janë dhe duhet t’i shfrytëzojmë në këto ditë që na kanë mbetur, edhe pse përballë do të kemi skuadra që këtë vit janë me pretendime. Ata kanë pretendime për kreun e renditjes, kurse ne të dalim nga këtu ku jemi.”

Kupa: Për sa i përket kupës, mua më është konfirmuar se skuadra ka dalë jashtë objektivave, sepse nuk ka fuqinë për të përballuar të dyja kompeticionet, dhe tashmë na mbetet vetëm kampionati. Matematikisht nuk kemi dalë nga gara, por po vijojmë të jemi evidentë.

Flamurtari: ثshtë një skuadër që sezonin e kaluar e ka mbyllur i dyti në renditje për kapriçio të tijat apo edhe të të tjerëve që kishte rivalë. Këtë vit po luan mirë dhe fort, por ne do t’i kundërpërgjigjemi ashtu si të tjerëve në ndeshjet e kaluara. Puna jonë është që t’i marrim pikë sepse ato na interesojnë.”- përmbyll portieri i bluve.



Dinamo në Shkodër me të rinjtë, Kupa përfundimisht larg objektivave

Dinamovitët janë përqendruar te ndeshjet e fundit të fazës së pare, duke dërguar në Shkodër një ekip. i cili përbëhet nga të rinjtë dhe lojtarë që qëndrojnë jashtë 18-shes, si dhe ata që qëndrojnë në stol. Të vetmit të pranishëm sot ndaj Vllaznisë për ndeshjen e katërt të kupës janë Arifaj dhe Lala.

Këtu nënkuptohet se Lala është i pezulluar për momentin vetëm për një ndeshje në kampionat, pasi nuk iu është bindur urdhrave të trajnerit në derbi. Edhe ky dënim një javor mund t’i hiqet 19-vjeçarit Endri Lala, pasi do të shihet puna e tij në stërvitje dhe kupë këtë javë. Lojtarët bazë të ekipit do të jenë të pranishëm në seancën stërvitore të radhës, që do të drejtohet nga zëvendëstrajneri, Dritan Mehmeti, sot në orën 13:00 në kompleksin stërvitor të Dinamos.



Stërvitja: Batuta, trajnime dhe të dëmtuar

Dje, si zakonisht, në orën 13:00 ka qenë stërvitja e radhës për blutë. Trajneri Mërgjyshi dhe ndihmësit e tij kanë punuar më shumë me lojtarët që do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Flamurtarit në “Qemal Stafa” të shtunën, ndërsa lojtarët e tjerë të cilët do të luajnë sot në Shkodër kanë përfunduar trajnimin rreth 30 minuta përpara se të tjerët. E vetmja mungesë është mbrojtësi Kraja, i cili po vijon të bëjë rezonancë për dëmtimin në gjurin e këmbës së djathtë.

Nuk dihet se koha se kur mund të afrohet në ekip përsëri Kraja, pasi nuk është përcaktuar ende shkalla e dëmtimit. Veç të tjerave në seancën e djeshme ka pasur edhe batuta, këto janë zhvilluar mes kapitenit Kuli dhe administratorit Ismet Saliaj, ku Kuli i ka thënë këto fjalë: “Ti vishesh me kollare vetëm në “derbi”, po sot çfarë ke, apo nuk të pëlqen situata?” Saliaj: “Po ja, ju shoh juve. Herë tjetër do të vij me xhinse.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Roland Peqini: Autogol le të jetë, vetëm Dinamo të gjejë golin

Ndeshjen e radhës mbrojtësi Peqini e sheh të vështirë, por më të vështirë shikon mënyrën që nuk po arrijnë të gjejnë golin

Javë pas jave, te Dinamo janë në kërkim të golit, një goli që veç shtesës që do të bëjë në statistikat e skuadrës, do të jetë edhe simbolik, pasi blutë kanë disa javë pa shënuar në kampionat. Zëvendëskapiteni i skuadrës, Roland Peqini kërkon më shumë motivim nga skuadra në takimet e mbetura, po ashtu edhe që goli të kërkohet nga të gjithë, jo vetëm nga sulmi.

Lojtari i Shpresave të Shqipërisë situatën te blutë për këto javë që kanë mbetur e shikon “liri a vdekje”, pasi duhet të veprojnë me çdolloj mënyrë për të gjetur një gol që u mungon dhe këtë edhe pa zhvilluar lojë të mirë. Për më tepër, Peqini thotë:

Goli: “Në ndeshjet e zhvilluara javët e fundit shumë na kanë përgëzuar për lojërat e mira që kemi bërë, por ne kemi qenë të pafat, pasi nuk kemi shënuar një gol që ta mbajmë mend. Tashmë na mbetet vetëm të bëjmë lojë të keqe, në mënyrë që të gjejmë golin.

Nuk është e thënë se goli do të vijë nga reparti i sulmit, por edhe mbrojtja apo edhe portieri të shënojnë. Në ndeshjet që do të zhvillojmë, edhe sikur goli të vijë nga skuadra mike, pra autogol, do të na bëjë të ndihemi mire, sepse po e vuajmë mungesën e një goli, që unë e krahasoj me situatën “liri a vdekje”.

Flamurtari: “Mbaj mend që edhe kur kemi dalë kampionë, skuadra vlonjate na ka hapur shumë punë, ndaj duhet të kujdesemi më shumë dhe të kemi mendjen ndaj tyre, edhe pse ata janë ndalur në shtëpi nga Tomori. Ne do të bëjmë punën tonë dhe, siç dihet, na duhen më shumë se kurrë pikët. Sado që të jenë pikët në këtë ndeshje, 1 ose 3, ato na bëjnë punë më shumë për moralin e skuadrës. Ndeshja do të jetë të dielën dhe kemi më shumë kohë për përgatitje, kjo na ndihmon më tepër.”

Trajnerët: “Me Mërgjyshin kemi kohë që njihemi dhe afrimiteti i moshës na lejon më shumë hapësira për të komunikuar. Sejdini kishte një moshë më të madhe se ne, ndaj duhej ta dëgjonim mirë, por zbatimet e fjalëve apo ushtrimeve që aplikonte ai nuk ishin të zbatuara në masën e duhur. Mërgjyshi ka një disiplinë ndryshe dhe kjo i shërben skuadrës. Mendoj se ky trajner dhe kjo mënyrë disipline duhej që në javën e parë dhe jo tani,”- përmbyll Peqini.



Mërgjyshi ndryshon mendje, qëndron me skuadrën

Trajneri Artan Mërgjyshi nuk ka shkuar ditën e djeshme për të drejtuar skuadrën në Shkodër për ndeshjen e katërt në grupin D të Kupës së Shqipërisë, por ka qëndruar për të stërvitur pjesën dërrmuese të skuadrës për ndeshjen e radhës.

Ndryshimi i mendimit të tij ka ardhur në grumbullimin që ka bërtë skuadra dje paradite në ambientet e klubit përpara se skuadra të nisej në Shkodër dhe se për të është më e rëndësishme ndeshja kundër Flamurtarit pasi nga kupa Dinamo është larguar.

Veç lojtarëve që i duhen për në ndeshjen e radhës Mërgjyshi ka ftuar disa nga pjesëtarët e skuadrës Dinamo U-19 për të bërë stërvitje për plotësimin e grupit. Siç kuptohet, tekniku e ka drejtuar stërvitjen i vetëm pasi drejt Shkodrës shkuan dy ndihmësit e tij, Mehmeti dhe Bozhiqi.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Flamurtari ngec edhe me blutë, Dinamo arrin nivelin “zero”


Renato Malota arrin të barazojë shifrat në pjesën e dytë dhe shënon golin e dytë për Dinamon në këtë sezon, te vlonjatët pritet furtuna pas heshtjes



Dinamo – Flamurtari 1-1

Shënues: Malota 57’ / Progni 22’



Dinamo: Osmani, Peqini, Marku, Malota, Kapaj, Deliallisi, Kule (Dita 56’), Daja, Kuli (Hoti 85’), Xhemalaj (Shtini 66’), Imami. Trajner: A. Mërgjyshi



Flamurtari: Spaho, Abraham (Telushi 72’), Brahja, Progni, Lena, Veliu, Brkiç (Shehaj 68’), Kuqi, Sakaj, Shtubina (Begaj 69’), Hysa. Trajner: E. Lutaj

Kartonë të verdhë: Lena, Brkiç



Gjyqtarë: E. Dobi (Durrës), M. Dervishi (Shkodër), D. Korreshi (Lushnjë)



Dinamo arrin të marrë me vështirësi një pikë shprese në një përballie të vështirë si kjo ndaj Flamurtarit. Kanë kaluar pesë javë që prej barazimit të fundit ndaj Shkumbinit dhe tashmë blutë marrin një tjetër pike, që i nxjerr në kuotën e 0 pikëve në këto 11 javë kampionat. Ky takim është disi i veçantë për dinamovitët, pasi shënohet goli i dytë në këtë kampionat dhe që ka vlera, pasi arrihet të fitohet dhe një pikë pasi në golin e shënuar nga Arifaj disa javë më parë nuk ka shërbyer, pasi skuadra ka humbur 2-1 kundër Tomorit.

Pjesa e parë Minutat e para të takimit janë të vakta për të dyja skuadrat, pasi nuk arrihet që lojtarët të dalin në aksione të mirfillta sulmuese. I pari e ka nisur Lena rrezikun e shënimit të golit në minutën e 4-t, por Osmani e ndalon në kohë maqedonasin. Më pas minutat flasin sërish për miqtë që qarkullojnë topin në zonën e tyre deri në minutën e 10-të, por më pas blutë marrin frenat e lojës në dorë, duke ndërtuar aksione njëri pas tjetrit në zonën e vlonjatëve, por pa arritur të rrezikojnë zyrtarisht portën e Spahos.

Në minutën e 22-të Hysa pengohet në afërsi të zonës së 16-metërshit dhe Dobi akordon goditje dënimi me dy pasime. Veliu “negocion” me Prognin dhe ky i fundit gjuan një “predhë” dhe e dërgon topin në rrjetë. Kalojnë në avantazh miqtë dhe në minutat më pas mundohen të ruajnë rezultatin e krijuar dhe deri në fund të pjesës së parë me ndonjë rast sporadik edhe mund të dyfishojnë atë.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë i lojës flet ndryshe për të dyja skuadrat. Dinamo që e nis me aksione të shumta sulmuese, por miqtë kundërsulmojnë shpejt me Hysën dhe Prognin, por pa mundur të kalojnë mbrojtjen vendase që në këtë takim kanë qenë tre, Peqini, Malota, Marku. Pra, Mërgjyshi e vendos skuadrën në fushë me formacionin 3-5-2, sepse nuk ka çfarë të humbasë, pasi rezultati nuk është në favorin e tij.

Rreth 10 minuta pasi ka nisur loja Peqini tregon talentin e tij, duke iu afruar portës, futet në brendësi të 16-shes, pengohet nga Veliu në mënyrë të parregullt, por nuk ka 11-metërsh, edhe pse protestat janë të shumta. Në minutën e 57-të dinamovitët fitojnë goditje nga këndi, e cila ekzekutohet nga kapiteni Kuli, i cili e dërgon topin në zone, ku me kokë Malota shënon golin e barazimit.

Gëzim pa fund për stafin dhe skuadrën blu. Pas kësaj fillojnë minutat e ankthit për vendasit, që nga njëra anë kërkojnë të ruajnë edhe këtë pikë të vetme, por nga ana tjetër këkojnë të shënojnë golin e avantazhit. E vështirë për ta në minutat 60-80, pasi vlonjatët lëshohen në sulm për të gjetur patjetër golin e fitores, por dinamovitët mbyllen në mbrojtie.

Në minutat e fundit blutë shpërthejnë në sulme njëri pas tjetrit dhe mund të kishin gjetur golin e dytë, por fati nuk qëndron me ta. Dinamo arrin të marrë një pikë në “shtëpi” me trajnerin Mërgyshi, ndërsa Flamurtari në këto katër javë grumbullon pikën e tretë pas 3 barazimeve dhe një humbjeje. Situata është e vështirë për vlonjatët, ndërsa për kryeqytetasit shpresohet të jetë dita e ndryshimit.



Mërgjyshi: Një pikë ngushëlluese që do të na nxisë

“Një pikë për t’u ngushëlluar nga situata ku ndodhemi. Ne e kemi deklaruar se do të bënim maksimumin për të arritur të merrnim pikë. Dëshironim shumë të merrnim të tri pikët, por duke pasur parasysh koeficientin e vështirësisë së këtij takimi, pasi ndodhemi në pozita të vështira, them se kënaqemi edhe me këtë pikë. Asgjë nuk ka mbaruar për ne, pasi janë dy ndeshje për këtë fazë dhe do të tentojmë të marrim sa më shumë pikë. Duam fitore në të dyja ndeshjet për të dalë nga kjo gjendje, dëshiroj të kemi më shumë fat, sepse prodhojmë lojë.

Unë jam i kënaqur me reagimin e skuadrës, pasi e filluam lojën si të trembur. Në pjesën e parë patëm vështirësi, sepse kishim zgjedhur mënyrën tonë taktike të lojës dhe papritur ata kundërsulmuan dhe shënuan me goditje dënimi. Më vonë nuk patëm ç’të humbisnim më shumë dhe reaguam me aksione sulmuese. Ne barazuam, por patëm shumë mundësi për të shënuar golin e dytë, por na mungoi fati.”



Lutaj: Kësaj skuadre i duhet një sulmues patjetër

“ثshtë një situatë disi e vështirë për Flamurtarin, sepse kemi luajtur katër javë dhe kemi marrë 3 pikë. Pësojmë gola nga goditje standard dhe kjo na dëmton shumë, ashtu si dhe sot. Reaguam pas golit, por shënojmë një gol, pësojmë një tjetër. Kaq nuk mjafton. Qetësia e sulmit përpara portës nuk ekziston. Mendoj se pjesa e dytë ishte e mire, edhe pse nuk shënuam.

Qëllimi ishte të shënonim, por ne krijuam raste dhe goli mungoi. Në pjesën e parë luajtëm dobët. Kësaj skuadre i duhet një sulmues patjetër. Ne kemi planet tona dhe do të shohim më pas se çfarë do të ndodhë. Pas dy barazimeve me Tomorin dhe Apoloninë në Vlorë dhe tashmë me Dinamon, dua të them se po nënvlerësojmë, pasi këto lloj ekipesh futen në lojë pa asnjë presion psikologjik, ndaj them se kjo e ka rënduar mbi Flamurtarin. Humbja me Skënderbeun nuk ndikon në lojën tonë, por vetëm dy ndeshjet barazim në shtëpi.”



Lushaj: Do të gjejmë fajtorët me gjakftohtësi

I vetmi reagim nga skuadra vlonjte pas ndeshjes ndaj Dinamos mbetet nga ana e drejtorit teknik të Flamurtarit, Përparim Lushaj i cili citon: “Barazimi me Dinamon është rezultat i papranueshëm për ne. Kemi lojtarë që paguhen rregullisht te Flamurtari dhe ajo që po ndodh është shumë e pazakonshme. Do të ulemi të bisedojmë me qetësi në ditët në vijim dhe normalisht do të ketë reagime, pasi të bëjmë analizën e kësaj ndeshjeje.

Që nesër do të shohim nëse futbollistët nuk duan të luajnë apo nuk kanë mundësi të luajnë. Të lësh 6 pikë me ekipe që mbyllin kreun, nuk mund të quhesh ekip që e konsideron veten për kampion. I gjithë mundimi nuk mund të hidhet dëm dhe nuk ua kemi borxh sportdashësve vlonjatë këto rezultate të javëve të fundit.

Do të shikojmë mirë se ku qëndron faji, te stafi dretjues apo në tjetër vënd. Këto mbeten për në ditët e ardhshme,” – përmbyll Lushaj, i cili mbetet ende në masën ndëshkuese nga Komisioni i Disiplinës dhe e ka ndjekur këtë takim nga tribuna e stadiumit “Qemal Stafa”.



Tifozët vlonjatë në facebook: Turp ky Flamurtar!

“Nuk e kuptoj fare për çfarë luan ky Flamurtar! Tifozët ngelën duke i mbështetur me mish e me shpirt lojtarët, për çfarë?! Ku është burrërria vlonjate?! Pse kemi përfunduar një ekip si ai fëmija budalla e i qetë në një klasë plot horra? اfarë është kjo lojë e fshehtë? Kam vite që shoh futboll dhe është Flamurtari e vetmja skuadër që fillon dhuratat, pasi ka bërë tërë atë mund për të arritur tek goli i parë! Ku është autoriteti i trajnerit Lutaj? Personalisht mendoj se është TURP!!



Të veçanta

- 18-vjeçari Dita luan për herë të parë një ndeshje kampionati me Dinamon, ai është vetëm 18 vjeç.

- Fanellat me mbishkrimin “Top Sport” i sjellin fat asaj.

- Përpara se të niste takimi gjyqtarët kanë harruar të mbajnë 1 minutë zi në shenjë nderimi për Sabri Godon, por më pas ata janë kujtuar nga tifozët dhe e kanë përshpejtuar këtë veprim.



“Radiografia”

15’– Kule kërkon të gjejë Xhemalajn, por topi përfundon në duartë e Spahos që pret me vështirësi.

22’– Veliu starton faullin me dy takime në afërsi të zonës, pason për Prognin që gjuan menjëherë dhe shënon, 0-1. Vlonjatët kalojnë në avantazh.

30’– Imamit i shërbehet një top nga Daja, gjuan, por jashtë.

33’– Progni gjen të lirë Brkiçin në zonë, ky i fundit mashtron mbrojtjen vendase, por në fund përballë Osmanit përfiton goditje këndi.

45’– Kuli pason për Kapajn që futet në zonë, gjuan dhe jashtë.

54’– Peqini shpërngulet nga mesfusha dhe i afrohet zonës së rreptësisë së Flamurtarit, por në momentin e fundit pengohet nga dy mbrojtës kundërshtarë dhe ndaj tij nuk akordohet 11-metërsh siç pretendonte lojtari dhe skuadra dinamovite.

57’– Bekim Kuli ekzekuton goditje nga këndi, e harkon topin në zonë dhe me kokë Malota e dërgon në rrjetë. Barazohen shifrat, 1-1.

59’– Lena depërton nga e majta e portës dinamovite, kroson për Shtubinën, ky i fundit gjuan, por grushton Osmani e më pas largon mbrojtia rrezikun.

72’– Kuli shërben bukur nga e djathta e sulmit për Shtini, ky i fundit afrohet zonës dhe nuk gjuan në kohë.

80’– Begaj nga e majta e sulmit vlonjat, gjuan, por grushton Osmani. Më pas është Progni që tenton golin, por topi ndalet në shtyllën e majtë pingule të portës.

92’– Telushi provon nga distanca për të shfrytëzuar terrenin e lagësht, por Osmani largon me vështirësi në goditje këndi.

93’– Imami kundërsulmon shpejt, provon nga distanca, por Brahja devijon topin me kokë, i cili përfundon mbi traun e portës.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Roland Peqini: Dinamo mbetet në superligën, tani nis ngjitja


“Kam oferta dhe jam duke pritur përgjigje nga kampionate të forta, por dëshira ime është të qëndroj te Dinamo edhe këtë vit, sepse e di që do të shpëtojmë”

Loja që kanë zhvilluar në ndeshjen e fundit dhe rezultati i marrë e ka detyruar stafin vlonjat të shkarkojë trajnerin dhe këtë meritë e marrin lojtarët e Dinamos. Në pjesën e dytë ekipi bëri një ndryshim rrënjësor të lojës, duke u përqendruar në sulm dhe pjesë e aksioneve kanë qenë edhe mbrojtësit, duke theksuar se golin e realizoi Malota, qendërmbrojtësi i skuadrës.

Zëvendëskapiteni i ekipit dhe një nga më të vjetrit në radhët e bluve, Roland Peqini, për ndeshjet që kanë kaluar, rrjedhën e bluve në tërë këto javë, po ashtu edhe një mendim të përgjithshëm rreth kampionit të ardhshëm dhe ekipeve që do të lënë superligën këtë sezon, thotë:

Dinamo në superligë:“ثshtë ende herët për të folur nëse Dinamo do të bjerë nga kategoria. Ne do të bëjmë maksimumin për të mos shkuar në një ligë më poshtë. Nuk kemi diferencë me ekipet e tjera, pasi kemi bërë ndeshje të mira dhe të barabartë me ata, vetëm golat na kanë munguar. Vetëm ndeshjen me Kamzën e morëm lehtë dhe humbëm, pasi e nënvlerësuam kundërshtarin.”

Vllaznia dhe Bylisi: “Do t’i marrim këto dy ndeshje një nga një. Si fillim do të luajmë kundër Vllaznisë në transfertë dhe, duke ditur që kjo skuadër vjen nga dy humbje, do të bëjmë detyrën tonë për t’i shkaktuar një humbje të tretë. Pra, duhet ta kapim në një moment krize dhe ta shfrytëzojmë.

Duhet të përfitojmë nga gjendja e tyre. Kam parë ndeshjet e mëparshme të saj dhe trajneri Vata u beson lojtarëve të rinj, se lojtarë me eksperiencë nuk ka shumë, ndaj më duket një ekip me përbërje si yni, por ne kemi diçka më shumë, kemi motivin për tri pikë. Për sa i përket ndeshjes së fundit të fazës së parë kundër Bylisit, e luajmë këtu në Tiranë dhe do të kërkojmë fitoren.”

Kampionati: “Teuta është ekipi që ka luajtur më mirë në çdo ndeshje dhe është me meritë në krye. Për sa u përket ekipeve të tjera, janë në një grup, sepse janë shumë afër me pikë nga njëra-tjetra. Ekipet që shikoj unë që do të jenë pretendente për të dalë nga kategoria janë Apolonia dhe Tomori, sepse janë dobët. Nuk mund t’i krahasoj me Dinamon, pasi ne kemi luajtur në çdo sfidë të barabartë me kundërshtarët, që nga Tirana, Skënderbeu e me radhë.”

E ardhmja: “U bë viti im i pestë te Dinamo. Edhe pse kisha shumë oferta nga të gjitha ekipet e superligës, këtë vit vendosa të qëndroja këtu për ta ndihmuar këtë skuadër në këtë gjendje të vështirë. Unë po luaj në çdo ndeshjet, sepse më janë krijuar hapësirat dhe po jap maksimumin tim, duke luftuar me mish e me shpirt për këtë fanellë. Kam qëndruar më tepër për të treguar se kush jam dhe sa vlej për këtë ekip.

Tashmë jam në pritje të shumë përgjigjeve për të ikur jashtë shtetit. Si fillim janë dy skuadra të kampionateve të ndryshme që më kanë ofruar të bëhem pjesë e tyre, por me kalimin e kohës do të mendoj se ç’do të bëj, por dëshira ime është të qëndroj dhe këtë sezon ta mbyll te Dinamo, sepse e di që do të shpëtojmë,”- përmbyll mbrojtësi i djathtë i bluve të kryeqytetit.



Blutë fillojnë përgatitjet anti-Vllazni

Pas barazimit me Flamurtarin, dinamovitët janë lënë pushim për një ditë dhe dje u rikthyen në fushë për të startuar javën anti-Vllazni. Për sa u përket lojtarëve me tre kartonë të verdhë, Dinamo nuk ka asnjë dhe për këtë sfidë që vjen do t’i ketë të gjithë të gatshëm. Ndërsa në radhët e të dëmtuarve qëndron portieri i dytë i skuadrës, Dautaj, kurse lojtarët e tjerë janë në formë dhe të gatshëm për ndeshjen e radhës.

Stërvitja filloi në orën 13:00 në ambientet e ish-kompleksit “Dinamo” dhe përfundoi rreth orës 15:00. Grupi ka qenë i plotë dhe pa mungesa. Tekniku Mërgjyshi dhe ndihmësit e tij, Bozhiqi dhe Mehmeti, priten të vënë në zbatim planet e mëtejshme për të vijuar të korrin sa më shumë pikë që Dinamo të shpëtojë rënien në një kategori më poshtë. Ndeshja e radhës mes Dinamos dhe Vllaznisë do të luhet të shtunën, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.



Saliaj: Do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar

Administratori i Dinamos, pas barazimit me skuadrën që vitin e kaluar u rendit e dyta në superligë dhe për dy ndeshjet në vijim të ekipit që ai administron, për “Sportin shqiptar” shprehet: “Shënuam dhe arritëm të marrim një pikë, kjo vlen më shumë moralisht për skuadrën, sepse përsëri mbetemi në pozita të vështira. Nuk duhet ta marrim me eufori këtë barazim, pasi mundësitë ishin të shumta për të marrë të tri pikë.

Na mbeten edhe dy javë për të marrë edhe në këto ndeshje sa më shumë pikë. Këtë javë kundër Vllaznisë do të bëjmë më të mirën për t’i marrë një fitore në Shkodër, sepse ekipi i tyre është i njëjtë në përbërje me tonin. Djemtë duhet të mobilizohen që të fitojnë dhe kështu do ta ndihmojnë skuadrën për të mos rënë. Në janar priten ndryshime dhe skuadra nuk do të jetë më në fundin e tabelës,”- përmbyll Ismet Saliaj.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Imami: Jemi të barabartë, ata kanë Vajushin, Dinamo ka Kulin


“Më kanë mbetur peng shumë raste që humba kundër Kastriotit, sepse mund t’i kisha dhënë fitoren Dinamos, kërkoj kthesën me Vllazninë”

Futbollisti i kombëtares U-21, Eni Imami, është një nga pjesëtarët e formacionit bazë të Dinamos. Paraqitja e tij ka qenë ajo që duhej dhe vendi i tij në formacion është i pazëvendësueshëm. Imami ka pasur disa raste të pastra për të shënuar kundër Kastriotit, por pa arritur të finalizojë. Në ndeshjen kundër Flamurtarit ka luajtur me grintë dhe i pagabueshëm në pasime. Mesfushori blu, rreth situatës që po përjeton skuadra në këto ditë dhe për pauzën e kampionatit për një javë, shprehet: “Më mirë të ishte zhvilluar ndeshja sot (dje) sepse do të vijonim me rezultate pozitive, pasi barazuam me Flamurtarin dhe u kthye morali i lartë në skuadër.

Kjo na bën që të jemi më të motivuar për ta bërë më me qejf ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë. Kjo pauzë e papritur e kampionatit na la përgjysmë rrugën e ngjitjes. Nuk mund të them se ndikon shumë te ndeshja tjetër, por më mirë të kishim luajtur dje, sepse ishim më të karikuar. Për sa u përket ekipeve që ndodhen më lartë nesh, ata na janë shkëputur dhe në këto dy ndeshje duhet të bëjmë maksimumin që të afrohemi për të mos humbur ritmin. Do të kërkojmë fitore dhe me Bylisin, sepse luajmë në Tiranë, aty ku ne nuk falim asnjë.

Minimumi është që të grumbullojmë katër pikë në dy ndeshjet e mbetura të fazës së parë.Të gjithë duhet të luftojmë, pa bërë gabime, por kemi nevojë edhe për pak fat. Unë jam mirë fizikisht dhe moralisht dhe do të jem i gatshëm sa herë që të dojë trajneri në çdo pjesë të lojës, pasi një herë të jepet mundësia të luash me Dinamon për të treguar veten. Tani dua të kthehem te ndeshja e radhës dhe kemi besim se do marrim pikë në Shkodër. Kemi dalë nga sikleti i marrjes së pikëve dhe kemi dëshirë të madhe për të luajtur. Kjo situatë është kthesë për ne. Merkatoja e janarit mund të na ndihmojë duke bërë përforcimet e duhura në repartet ku shikohet e arsyeshme.”

Trajneri “Mergjyshi po mundohet që ta vërë situatën në vijë dhe ne si grup jemi më të qetë me të. Me Mergjyshin jemi mirë dhe do vazhdojmë të grumbullojmë sa më shumë pikë. Shkurt, me trajnerin aktual po kuptohemi më mirë se kur drejtoheshim nga “Xhaxhi”.”

Retrospektivë “Dua t’i kthehem edhe një herë ndeshjes me Kastriotin. Nuk u besoj syve kur shikoj pamjet filmike me ato raste që kam humbur. Më kanë mbetur peng ato raste që humba kundër Kastriotit, sepse mund t’i kisha dhënë fitoren skuadrës, por dua që të mos gaboj kundër Vllaznisë dhe Bylisit.”

Vllaznia “Me aq sa kam dëgjuar, ose çfarë kam parë në kronikat sportive, jam i informuar për shkodranët, pasi nuk jam përballur me ta ndonjëherë. Nga ai ekip njoh lojtarët e moshave, sepse vitin e kaluar kam qenë pjesë e Dinamo U-19 dhe kam luajtur kundër lojtarëve që trajneri Vata po aktivizon këtë vit. Ndaj Vllaznisë vetëm mbrojtijn kemi pak më dobët, sepse ata kanë lojtarë me më shumë eksperiencë. Pjesa tjetër është në favorin tonë. Përderisa janë djem të rinj, gjithçka mbetet e hapur. Për sa i përket sulmit, ata kanë Vajushin ne kundërpërgjigjemi me Kulin,” – përmbyll 19-vjeçari dinamovit.



Test brenda grupit, Asllani dëmtohet lehtë

Dita e shtunë ka qenë përmbyllja e javës stërvitore të Dinamos për përgatitjet anti-Vllazni. Në këtë ditë tekniku Mërgjyshi, pas disa minutave nxemje dhe vrapime të shkurtra, i ka drejtuar lojtarët në fushë për të zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda grupit. Në një krah të fushës qëndronte formacioni që luajti në ndeshjen e fundit, ndërsa në tjetrin formacioni i dytë. Për trajnerin ka qenë disi bindëse kjo paraqitje e të tijve, por kërkon më shumë. Në këtë minutazh të testimit në fushë Asllanaj është dëmtuar lehtë në kofshën e këmbës së djathtë dhe dyshohet për tërheqje muskulore, por kjo do të shihet të hënën.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Hoti: Në Shkodër jo për “hakmarrje”, të fitojë Dinamoja


“Me Vllazninë tifozët kënaqen nga loja dhe ne këtë do të bëjmë, të kënaqim tifozët vendës për të na përkrahur nëse e meritojmë”

Dita e diel ka qenë pushim për blutë e kryeqytetit dhe sot pritet që ata t’i kthehen javës përgatitore për ndeshjen e radhës së kupës të mërkurën ndaj Elbasanit dhe për atë të të shtunës kundër Vllaznisë në Shkodër. Pra, dinamovitët këtë javë do ta kenë javë transfertash, ku ajo e së mërkurës është jashtë objektivave për të dyja skuadrat dhe më shumë vlerësohet si ndeshje kontrolli për vetë faktin se është në mesjavë. Ndërsa ndeshja e ditës së shtunë është një finale e parakohshme, pasi aty janë përqendruar kryeqytetasit për të marrë pikë për të qëndruar në superiore.

Për sa i përket formacionit, nuk do të ketë ndryshime, por vetëm përforcime pas rikthimit në gjendjen optimale të mbrojtësit Erion Hoti, i cili dëmtoi përpara disa javëve kaviljen e këmbës së djathtë. Mbrojtësi në sfidën kundër Flamurtarit në javën që shkoi u aktivizua në minutën e 85-të dhe deri në fund të takimit dhe pas përfundimit të ndeshjes deklaroi se mund të luajë që nga minuta e parë në ndeshjet e tjera.

Këtë javë për Hotin do të jetë ndeshje e vështirë si në fushë dhe emocionalisht, pasi luan ndaj Vllaznisë, ekipit ku ai ka dalë si futbollist. Për më tepër për këtë sfidë, Hoti, për “Sportin shqiptar”, thotë: “Jam aktivizuar pas rreth dy javë dëmtimi në ndeshjen kundër Flamurtarit dhe nuk pata shqetësime në fushë. Me këtë dua të them se jam i gatshëm të rimarr pozicionin tim për ndeshjen e radhës. Për këtë më ka ndihmuar shumë dhe shtyrja e kampionatit, pasi problemi që kisha me kaviljen është rekuperuar plotësisht.”

Vllaznia “Ndeshjen kundër ekipit të vendlindjes nuk e cilësoj hakmarrje, pasi unë kam dalë dhe jam formuar si futbollist në Shkodër. Këtë vit mund të isha bërë pjesë e kësaj skuadre, sepse kam qenë në bisedime gjat gjithë verës, por me ndryshimin e presidencës nuk munda të qëndroja dhe kjo bëri që të jem pjesë e Dinamos këtë sezon. Pra, problemet e brendshme të Vllaznisë më detyruan të lëviz, jo ndonjë faktor tjetër.

Tashmë unë jam pjesë e kësaj skuadre, që ka shumë tituj mbi vete dhe që na detyron ne si lojtarë të bëjmë shumë punë për ta merituar fanellën e saj. Për mua është transfertë e vështirë, sepse do të luaj me emocion përballë skuadrës së vendlindjes. Vllaznia këtë vit nuk është ajo që ka qenë vitet e mëparshme, kur kishte në përbërje lojtarë cilësorë dhe çdo ekip e kishte frikë si në takimet brenda dhe jashtë.

Për këtë duhet të përfitojmë dhe t’i marrim pike, pasi ajo gjendet në një pozicion të vështirë në përbërjen me lojtarë. Ka djem të rinj të futur në skuadër ashtu si dhe Dinamo, prandaj kjo na bën të ndihemi të barabartë, edhe pse luajmë në transfertë. Mbi të gjitha, atje të lënë të luash futboll lirshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë sa më mirë terrenin për të fituar. Kjo mbetet ndeshje e hapur, rezultatin do ta prodhojë fusha.”

Tifozëria shkodrane “Ajo që më bën të ndihem mirë është se luaj përball një tifozerie që të përkrah dhe nuk të bën presion. Në Shkodër e ndjekin futbollin me pasion dhe sportdashësit nuk përkrahin vetëm Vllazninë, por çdo ekip që luan mirë dhe dhuron spektakël në fushë. Unë dhe shokët e skuadrës në këtë sfidë do ta bëjmë për vete tifozerinë, në mënyrë që ta kemi më të lehtë për të marrë pikë atje.”

Dinamo “Me ardhjen e Mërgjyshit, skuadra ka ndryshuar pozitivisht. Ai po punon në mënyrë të atillë që repartet të lidhen sa më mirë me njëri-tjetrin dhe loja të jetë frytdhënëse. E vlerësoj në maksimum stërvitjen që na bën ai, po ashtu edhe skuadrën. Shokët e ekipit po e marrin me sportivitet situatën për të dalë në rrugën e duhur, edhe pse jemi në pozita të vështira. Ne duhet të fitojmë në dy ndeshjet e fundit që të dalim nga amullia ku jemi përfshirë. Besoj se kjo ka për të ndodhur, sepse dita-ditës ekipi po konsolidohet.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo kthen sytë nga “karta e fundit”, transferta e Ballshit


Ndeshja kundër Bylisit do të jetë përmbyllësja e fazës së parë të kampionatit dhe blutë do të kërkojnë tripikëshin për t’iu afruar Apolonisë dhe Tomorit

Mergjyshi e ka lënë skuadrën pushim pas ndeshjes me Vllazninë, në mënyrë që të rimarrë veten për sfidën e radhës kundër Bylisit në javën e fundit të kampionatit. Për këtë ndeshje, mungesa e sigurtë e bluve është sulmuesi Endri Lala pas kartonit të kuq të marrë në Shkodër. Gjithashtu edhe Bekim Kuli dhe Renato Malota, që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa do të rikthehet për ndeshjen përmbyllëse të kampionatit mbrojtësi Ervis Kraja.

Përgatitjet nisën dje, në orën 13:00, mes reshjeve të dendura të shiut, por blutë kanë qëndruar në fushë për një përgatitje sa më të mirë për të synuar 3-pikëshin ndaj ballshiotëve që janë dhe “karta e fundit” e këtij kampionati për të marrë të tri pikët e për t’iu afruar Tomorit ose Apolonisë që do të ndeshen bashkë në javën e fundit.

18 herë kampionët tashmë objektiv kanë vetëm mosrënien nga kategoria dhe kështu do të përqendrohen të luajnë maksimalisht për t’i marrë pikë Bylisit që do të luajë me Vllazninë për fitore në ndeshjen e gjashtë në grup për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë. Pra, blutë kërkojnë t’i kapin në një moment të vështirë ballshiotët pas lodhjes që mund të kenë në kupë

Kupa Sot blutë do të udhëtojnë drejt Elbasanit, ku do të zhvillojnë ndeshjen përmbyllëse të fazës në grupe. Dinamovitët do të synojnë dhe këtu tripikëshin e pare, sepse i kanë humbur të pesta përballjet e kaluara. Mergjyshi do të udhëtojë me skuadrën drejt Elbasanit, ku do të aktivizojë lojtarë që qëndrojnë në 18-she, por jo të formacionit. Më tepër, kjo ndeshje vlen për të parë aftësitë e lojtarëve pa eksperiencë në ekipin e parë. Sot stërvitjen do ta drejtojë ndihmësi Dritan Mehmeti, ku do të përgatisë skuadrën fizikisht dhe moralisht për ndeshjen e fundit.



Proteston Kuli: Janë shpifje, nuk kam goditur askënd

Pas ndeshjes Vllaznia-Dinamo 2-1, lojtarët e të dy ekipeve janë përfshirë në grindje me fjalë, por janë përdorur edhe duart. Fajet më të shumta për provokime me fjalë dhe duar i janë ngjitur kapitenit të Dinamos, Bekim Kulit, për shkak të natyrës së tij gjaknxehtë, por ky i fundit mohon gjithçka, duke thënë këto fjalë për të kundërshtuar ato që janë thënë se i ka bërë pas ndeshjes:

“Nuk jam përfshirë në asnjë moment në zënkën që ka ndodhur me përplasje fizike mes djemve të të dy ekipeve. Unë thjesht kam debatuar, por nuk kam përdorur grushtet për të zgjidhur situatën. Për mua, shkodranët janë njerëz të pabesë dhe të bëjnë atë që nuk e ke. Grushtet janë shpifja e tyre për të shfajësuar veten për atë rrëmujë që i sollën ndeshjes pas golit të dytë që bënë.

Në tunel ka pasur edhe delegatë të FSHF-së, që mund të deklarojnë se çfarë ka ndodhur, pra faktet flasin dhe jo të mbushen gazetat me fjalë që acarojnë publikun. Pra, unë nuk mund ta pranoj se kam përdorur dhunë në ato momente të nxehta në fund të takimit,”- përmbyll Kuli.



Eni Imami feston ditëlindjen e 19-të

Të hënën, futbollisti i Dinamos dhe i kombëtares së Shpresave, Eni Imami, ka festuar 19-vjetorin e lindjes së tij. Në përfundim të takimit ai u ka shpërndarë “Red Bull” shokëve dhe stafit të skuadrës dhe të gjithë e kanë uruar në mënyra nga më të ndryshmet. Mes të tjerave, nuk kanë munguar edhe batutat gazmore, ku shkodrani Kraja ka thënë: “Unë sot kam ardhur në stërvitje vetëm për “Red Bull-in” e Imamit.” Mbrojtësi Kraja është rikthyer në stërvitje pas një jave absolutisht pushim, sepse ka pasur probleme në gjurin e këmbës. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të premtes kundër Bylisit.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo nuk e meriton të jetë në këto pozita

“Përveç gjyqtarëve Dobi dhe Jemini, të tjerët nuk na kanë dhënë atë që kemi merituar, madje-madje na kanë ngrënë hakun në disa ndeshje”

Nga skuadra e vitit të kaluar, te Dinamo ndër lojtarët që kanë mbetur në ekip janë të rinjtë Imami, Lala, Daja, ndërsa nga ata më me eksperiencë kanë qëndruar Malota, Peqini etj. Ky ekip këtë fazë e ka mbyllur në mënyrën më të dobët të mundshme për sa u përket rezultateve, por për sa i përket “fair-play-it” qëndron në krye të listës si gjithnjë.

Pjesëtari i kombëtares U-21, Roland Peqini, për atë që ka ndodhur me Dinamon e kësaj faze dhe të fjalëve të tjera që fliten rreth tij dhe skuadrës për “Sportin shqiptar” iu është përgjigjur disa pyetjeve për të shuar disi kureshtjen rreth lëvizjeve të dimrit. Mbrojtësi është një nga lojtarët që është aktivizuar më shumë në radhët e skuadrës dhe vetëm në një takim ka munguar, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë:

Merkatoja sapo ka filluar. ا’mendoni se i nevojitet Dinamos këtë sezon që po vjen?

Ekipit tonë i duhen shumë lojtarë për të dalë nga kjo situatë, pasi po të bëhen pak blerje nuk është se do të ndryshojë kushedi situata. Na duhen patjetër dy sulmues që e zgjidhin takimin, ose siç u thonë ndryshe, njerëz-gol. Për sa u përket reparteve të tjera, duhen ndryshime, sepse nuk ka shumë lojtarë në përbërje kjo skuadër dhe, në rast dëmtimi apo dënimi, jemi munduar të sajohemi nga ekipi U-19.

Po ju keni ndër mend të lëvizni nga kjo skuadër dhe ku?

E vërteta për mua është se shumë ekipe më kanë kërkuar ende pa u mbyllur kampionati, por dëshira ime është të largohem nga Shqipëria. Kërkesat nga ekipet vendase nuk është se nuk i kam shqyrtuar, por po shoh mundësi më të mirë. Megjithatë, në plan të parë qëndrojnë ofertat që kam jashtë vendit, po ashtu edhe atje ku unë kam dëshirë. Ndër të tjera, nuk përjashtoj mundësinë që të vazhdoj të jem pjesë e Dinamos dhe ta mbyll këtë vit këtu.”

Si ka qenë për Dinamon faza e parë e kampionatit dhe a mendonit se do të radhitej në këtë pozicion që është sot?

Kemi bërë 13 ndeshje dhe në to kemi marrë me meritë katër barazime, por nuk janë përjashtuar mundësitë e fitoreve. Në radhë të pare, po e vuajmë më shumë se çdo ekip tjetër mungesën e fitores dhe them me plot bindje që kjo Dinamo nuk e meriton këtë vend në superligë. E kemi mbyllur këtë sezon në mënyrën më të keqe. E them këtë pasi kjo nuk është Dinamo që kemi parë vitet e tjera. Skuadra ka qenë në vendin e parë absolute dhe nuk kërcënoheshim nga ndonjë ekip tjetër pas kaq javësh kampionat për sa u përket sezoneve që kam qenë pjesë e kësaj skuadre me shumë histori.

Kundërshtari juaj i fundit ishte Bylisi. E mendonit një rezultat të tillë pas shumë mungesash?

Ashtu si në të gjitha ndeshjet e kampionatit, edhe në këtë të fundit ne kemi dhënë shpirtin në fushë. Rezultati ishte një barazim dhe kjo na kënaqi për vetë faktin se kishim mungesa të rëndësishme në përbërjen e skuadrës. Të gjithë dolëm të kënaqur nga stadium, sepse, e vërteta, ashtu si shkoi loja, nuk është se e prisnim shumë, por besimi se mund t’ia dilnim në atë takim, ku edhe pse me një përbërje të tillë, morëm barazimin.

11-metërshi që u akordua në ndeshjen e fundit ishte apo nuk ishte?

Me sa pashë unë që isha në fushë në atë moment, ajo ishte penallti që jepej me sy mbyllur. Ne s’kemi kërkuar asnjëherë nga gjyqtari 11-metërsha, sepse kemi arritur t’i fitojmë, por është i vetmi rast që na e kanë dhënë.

Gjyqtarët këtë vit nuk është se kanë qenë aq të drejtë me Dinamon. Ju çfarë mendimi keni?

Unë në këtë fazë të parë të kampionatit do të veçoja gjyqtarët Lorenc Jemini dhe Erjon Dobi. I cilësoj dy nga më të mirët që kanë gjykuar Dinamon në këtë faze, sepse na kanë dhënë atë që meritojmë. Gjykimet e tyre kanë qenë korrekte. Për sa u përket të tjerëve, ata nuk na kanë dhënë atë që kemi merituar, madje-madje na kanë ngrënë hakun.

Cili është urimi juaj për Dinamon për Vitin e Ri që po vjen?

Uroj të gjithë, jo vetëm Dinamon, gëzuar festat dhe vitin tjetër një kampionat sa më të bukur dhe të drejtë. Tani po kthehem të Dinamo dhe shpresoj që Viti i Ri ta gjejë një ekip që nuk do të ndodhet më në këto pozita.



Sot, testi i fundit kundër Olimpikut

Këto ditë, kur pothuajse të gjitha skuadrat janë shpërbërë për t’iu afruar familjeve të tyre për këto pushime dimërore, për Dinamon dhe Olimpikun ende nuk ka mbaruar kampionati. Skuadrat po vijojnë stërvitjet dita-ditës dhe sot, në orën 14:00, do të kenë një përballje me njëra-tjetrën në fushën e skuadrës së Olimpikut në Yrshek. Skuadra që do të drejtohet nga Artan Mergjyshi do të jetë e përbërë me lojtarët që janë aktivizuar pak ose aspak.

Gjithashtu, futbollistët që vijnë nga Dinamo U-19 do të vihen sot nën urdhrat e teknikut kryeqytetas, në mënyrë që ai të shohë aftësitë e tyre dhe që në fazën tjetër të afrojë të rinj të tjerë në radhët e skuadrës. Edhe pas këtij takimi miqësor skuadra dinamovite do të vijojë përgatitjet deri ditën e premte.



Ndriçimi, mundësi për ndryshim orari stërvitor

Mbrëmjen e ditës së hënë është bërë prova e parë me ndriçimin e instaluar në fushat e ish-kompleksit “Dinamo”. Rreth 20 neonë ndriçimi do të bëjnë të mundur që ekipet e moshave profesioniste dhe amatore, gjithashtu dhe ekipi i parë i Dinamos, të stërviten në orare të ndryshme, sepse deri më sot kanë qenë të cunguara.

Pritet që me fillimin e fazës së dytë të kampionatit drejtuesit e Dinamos të kërkojnë ndryshim orari si për ekipin e parë ashtu dhe skuadrat U-17 dhe U-19. Këto dy të fundit janë trajnuar në kalçeto po ashtu dhe në gjysmën e fushës me bar natyral. Megjithatë, drejtuesit presin një bisedim kokë më kokë me drejtuesit e Agjencisë së Sporteve për të parë se çfarë mundësish do t’u ofrohen.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Mërgjyshi i palëvizshëm nga Dinamo, mbushen edhe radhët


18 herë kampionët vijojnë seleksionimet, Danaj udhëheq të ardhurit, ndërsa trajneri Artan Mergjyshi nuk do të ikë nga Dinamo

Blutë kanë vijuar ditën e dytë të stërvitjes, ku ka pasur edhe dyndje lojtarësh, të cilët duan të bëhen pjesë e Dinamos, por së pari duhet të kalojnë testet që po u zhvillon tekniku Mergjyshi dhe ndihmësi i tij, Mehmeti, i cili edhe dje nuk është shkëputur nga blutë, siç u përfol ditë më parë. Dje, në fushë trajnerët e ekipit vijuan me stërvitjen për 90 minuta me lojtarët bazë, të cilëve, si përherë, iu kushtojnë vëmendje maksimale.

Në grupin që dinamovitët kanë ruajtur është rikthyer dhe portieri durrsak i Dinamos, Alfred Osmani, i cili është rikthyer nga Italia. Më pas, në 30 minutat e fundit në fushë dolën 12 të rinjtë, që kërkojnë të bëhen pjesë e bluve. Trajneri u zhvilloi një minindeshje kontrolli për të parë aftësitë e tyre.

Ndër këta lojtarë “udhëheqësi” ishte shkodrani Sadush Danaj, i shpallur disa ditë më parë i padëshiruar për klubin e Vllaznisë nga trajneri Vata. Këta lojtarë do të kalojnë në “sitën” e dyshes Mergjyshi-Mehmetaj dhe më pas, edhe me pëlqimin e presidencës, do të firmosin kontratën për t’iu bashkuar skuadrës. Trajnerët kanë thënë këto fjalë për këta lojtarë:

“Kush ta meritojë, do të qëndrojë tek Dinamo, pasi të gjithë kanë aftësi për t’u bërë pjesë e skuadrës, por duhet shumë punë për t’a fituar këtë vend.” Me këto fjalë trajnerët kanë dashur të konfirmojnë se grupi, veç katër të larguarve, nuk do të ketë asnjë ndryshim deri në fund të kampionatit, ndërsa lojtarët që do të vijnë do të jenë në qendër të vëmendjes deri ditën e fundit për të parë sesa funksionalë janë.

Për sa i përket ndonjë lojtari që mund të largohet, administratori Saliaj ka pranuar se edhe mund të ketë ndonjë lojtar që do të largohet pasi këto janë në duart e trajnerëve, të cilët do të modelojnë një ekip që Dinamo të mos bjerë në një kategori më poshtë.

Deri sot nuk ka zëra zyrtarë për ndonjë lojtar të afruar në ekip, por burime pranë presidencës bëjnë me dije se po punohet në terrenin e lojtarëve të superligës, që mund të nënshkruajnë për ekipin gjatë ditëve në vijim. Këto blerje do të bëhen me dëshirën e trajnerëve, por ka zëra që i pari që do të afrohet është 23-vjeçari Sadush Danaj, i larguar disa ditë më parë nga ekipi i Vllaznisë.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Transformimi i Dinamos, streha e “të pastrehëve”


Këto ditë trajnerët kanë bërë seleksionime dhe ndër ta nuk ka patur ndonjë emër konkret, i cili do t’i vijë në ndihmë skuadrës për të shpëtuar

Stërvitja për blutë po vijon me normalitet dhe emrat për t’u afruar janë të shumtë, po ashtu edhe ata që do të largohen. Tekniku Mergjyshi trajnon vetëm lojtarët bazë në më të shumtën e kohës që ka në dispozicion, ndërsa të ardhurve u jepen vetëm 30 minuta hapësirë në fund të seancës stërvitore për të parë aftësitë e tyre në lojë.

Dje në ambientet stërvitore janë paraqitur veç Danajt nga Vllaznia, por edhe Burreli dhe Sorra nga Tirana, Siqeca, ish-lojtari i Apolonisë në fazën e parë dhe Erxhan Muça, që ka luajtur në fazën e parë te Laçi. Duket se këta lojtarë do të jenë firmat e para për blutë për fazën e dytë në këtë merkato. Ndërsa një blerje tjetër konsiderohet edhe Edison Puka, futbollist i dalë nga moshat e Vllaznisë dhe që në fazën e parë të kampionatit ka luajtur me Adën e Velipojës.

Shkodrani luan në rolin e sulmuesit dhe pritet të jetë shoqëruesi i Endri Lalës në sulm, pasi duket i duhuri për Dinamon, sepse ka shënuar disa gola me fanellën e ekipit aktual. Në emrat e tjerë që janë afruar këto ditë pranë bluve janë të shumtë dhe bëhet fjalë për lojtarë që kanë luajtur në kategorinë e parë dhe disa të tjerë që janë përjashtuar ose janë vetëpërjashtuar nga ekipet që kanë pasur më parë dhe shembulli është Sadush Danaj i Vllaznisë, i cili dje, së bashku me Erxhan Muçën dhe Ergys Sorrën janë futur në stërvitje që nga minuta e parë që kanë zhvilluar trajnerët Mergjyshi dhe Mehmetaj.

Kjo ditë ka qenë dita e fundit e seleksionimeve dhe lojtarë si Burreli i ardhur nga Tirana dhe shumë të tjerë me emra “anonimë” në futbollin tonë janë “skarcuar” nga radhët e Dinamos pasi kërkohen lojtarë më cilësorë. Mes të gjithave këtyre më lartë duket qartë se këta lojtarë janë për të mbushur radhët e lëna bosh nga Kraja, Hoti, Asllanaj dhe Maho, të cilët janë larguar nga ekipi sapo ka filluar merkato e janarit. Këta emra që kanë qëndruar në ekip dhe që janë përlqyer nga trajneri Mergjyshi duket se do t’i japin vulën përmbyllëse kësaj merkatoje për dinamovitët, që duket se do të vijojnë në rrugën e filluar në fazën e parë.



Kulin e lënë pa përgjigje, ekipi mbetet i njëjti

Futbollistët e Dinamos janë të gjithë në moshë të re dhe kërkohen nga ekipe të ndryshme të superligës apo edhe të kategorisë së parë. Por problemi i tyre i vetëm mbetet firma në kontratën 1-vjeçare që kanë nënshkruar në fillim të sezonit me këtë ekip dhe deklartat e drejtuesve janë të qarta për të mos i dhënë askujt leje kalimin për në një ekip tjetër.

Ruajtjen e këtij grupi e ka kërkuar edhe tekniku Mergjyshi, i cili mendon se me disa përforcime gjatë merkatos mund të bëjë që ekipi të shpëtojë rënien një kategori më poshtë. Veç këtyre deklaratave dhe kërkesave për t’u ruajtur “baza” e skuadrës, disa lojtarë kanë kërkuar largimin. Ndër ta është edhe lideri i skuadrës, Bekim Kuli, i cili dje ka kërkuar të bisedojë me presidencën për të marrë afirmimin e tyre për largimin.

Përgjigje nuk ka marrë, sepse presidenti Sulaj nuk ka denjuar t’i hapë telefonin, ose t’u kthejë përgjigje mesazheve telefonike që i ka dërguar kavajasi. Për “Sportin shqiptar” kapiteni i dinamovitëve thotë: “Kam kërkuar disa herë të largohem nga skuadra sepse kam oferta të mira nga ekipe të tjera të superligës.

Në gazeta flitet për Kastriotin, Laçin, Kamzën dhe Pogradecin, emra që janë të vërtetë dhe ku me një prej tyre kam arritur pothuajse akordin. Unë kam kërkuar të bisedoj me presidentin që të më japë afirmimin, por nuk më ka kthyer përgjigje, as edhe me mesazhe telefonike. Kjo tregon që unë do të qëndroj në këtë skuadër, sepse zgjedhja ime është në dorën e presidentit Sulaj.

Shpresoj që të zgjidhet kjo situatë dhe, nëse nuk zgjidhet, unë do t’i përkushtohem skuadrës dhe do të bëj ç’të jetë e mundur që të shpëtojmë sepse unë i kam shumë borxhe këtij ekipi, pasi më kanë besuar edhe rolin e kapitenit,”- përfundon kavajasi. Veç këtij problemi, tekniku Mergjyshi disa ditë më parë me një bisedë me drejtuesit e ekipit ka thënë se duhet të ruhet ky grup që skuadra të luftojë për të mos rënë një kategori më poshtë, por nëse do të ketë lëshime për lojtarë që kërkojnë largimin, më e mira do të jetë të vetëdeklarojnë rënien një kategori më poshtë.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo kërkon të kalojë pa u lagur Shkumbinin


Blutë kanë marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit dhe shpresojnë te një rezultat pozitiv edhe në Peqin, presidenca karikon skuadrën

Dy fitoret e fundit natyrisht që kanë rikthyer shpresën e madhe që skuadra me traditë e Dinamos të mbijetojë mes më të mirave të futbollit shqiptar. “Zgjimi” i bluve në fazën e dytë, natyrisht që po e bën më interesant luftën për mbijetesë këtë edicion. Dinamovitët tashmë kanë tetë pikë, por kanë tri pikë më pak se Apolonia dhe gjashtë më pak se Pogradeci, që ndodhet në vendin e 12-të.

Drejtuesit e bluve, pas fitores me pogradecarët janë optimistë se skuadra e tyre do ta tregojë veten edhe në transfertë, madje qysh këtë javë ndaj Shkumbinit ku do të synojë që të marrë rezultat pozitiv për mos ta ndalur hovin. Tek Dinamo vihet re një frymë optimiste, madje edhe pse është në fund të tabelës momentalisht, brenda saj ka kualitete që kanë dalë edhe kampionë në ekipe të ndryshme.

Një ndër ta është edhe autori i golit të fitores me pogradecarët, Mariglen Kapaj, një futbollist me eksperiencë. Transferta me Shkumbinin është vendimtare për skuadrën që drejtohet nga Artan Mërgjyshi, pasi tashmë të gjitha sfidat kosniderohen si finale, ku kërkohen pikët maksimale për të realizuar objektivin mbijetesë.

Presidenca Duket se drejtuesit blu tashmë po i qëndrojnë edhe më pranë skuadrës së tyre. Ata janë zotuar se do ta mbajnë ekipin mes më të mirëve. Madje, zv.presidenti Avni Braçe e ka ndjekur nga afër ekipin në sfidën e fundit me pogradecarët së bashku edhe me donatorin Apostol Goci. Gjithashtu, në stërvitje është duke i qëndruar pranë dhe duke u dhënë kurajo djemve administratori Ismet Saliu.

Tifozët Si asnjëherë tjetër në sfidat e këtij sezoni, ndaj Pogradecit në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” ishin jo pak, por afro 500 tifozë dinamovitë. Këta të fundit mbështetën skuadrën jo vetëm gjatë ndeshjes, por edhe në fund për suksesin e arritur. Ka gjasa që edhe në transfertën me Shkumbinin, disa nga tifozët më fanatikë që ndjekin edhe stërvitjen të mbështesin idhujt e tyre, pasi edhe ata kanë filluar të shpresojnë tek mbijetesa nisur edhe nga kalendari i favorshëm.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top