Fk Dinamo Tirana

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Formacioni, Dinamo me “look” të ri ndaj korçarëve


Trajneri Faruk Sejdini do të bëjë ndryshime për ndeshjen e dytë të kampionatit në krahasim me ndeshjen e startit në Fier



Dinamo – Skënderbeu (e diel 19:00)

Skuadra e Dinamos është duke u përgatitur seriozisht për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut. Dje dinamovitët kanë zhvilluar një seancë stërvitore, e cila është përqendruar më tepër në selektimin e futbollistëve. Ndërkohë, e veçanta në përgatitjet e bluve ka qenë fakti se duket që Xhaxhi do të hedhë në fushë një skuadër krejtësisht të rinuar, duke lënë disa nga lojtarët më me eksperiencë jashtë për këtë takim.

Dinamo mbase kujton takimin miqësor e një viti më pare, kur me një skuadër krejtësisht me emra të rinj, arriti të fitojë ndaj korçarëve. Por tashmë historitë janë ndryshe. Aktivizimi i djemve të rinj është një thikë me dy presa, pasi në njërin krah, nëse Dinamo bën një figurë të mirë, të gjithë do të duartrokasin dhe në krahun tjetër figura e keqe është e justifikuar që në start.

Të rinjtë Futbollistët e rinj të Dinamos, si Ajçe, Berberi, Xhemalaj, Shtini, Marku e të tjerë, janë menduar si pjesë e skuadrës bazë, të paktën kjo është parë në ndeshjen e djeshme të kontrollit. Ndërkohë, duket e qartë filozofia e bluve për këtë takim.

Mbetet për t’u parë nëse futbollistët e rinj do të arrijnë të justifikojnë besimin, pasi do të ishte diçka e këndshme për dinamovitët që të përfaqësohen në këtë sfidë me një grup të rinjsh, edhe pse ndër ta ka të ndërthurur edhe elementë të vjetër. Disa nga emrat e lartëpërmendur janë pjesë e fidanishtes blu, ndërkohë që Shtini është afruar nga Besa dhe Xhemalaj nga skuadra e Teutës.

Ky takim është një sfidë e vërtetë për futbollistët e rinj, të cilët pritet të afrimohen në elitën e futbollit shqiptar. Ata janë të gatshëm të sakrifikohen, por në krahun tjetër dihet që edhe elementi eksperiencë është shumë domethënës.

Vendimi i Xhaxhit Trajneri Faruk Sejdini u ka komunikuar 4 futbollistëve të Dinamos, Maringlen Kapaj, Hetlem اapja, Elvis Kraja dhe Erjon Hoti, të stërviten të diferencuar dhe janë ngarkuar me një program të posaçëm, në mënyrë që të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Pogradecit.

Ata do të stërviten në mënyrë individuale gjatë kësaj periudhe për të arritur një formë të mirë sportive dhe pritet që ndaj Pogradecit të jenë në një ditë të mirë, për të dhënë kontributin e tyre me ngjyrat blu. Një tjetër mungesë për Dinamon do të jetë edhe ajo e mesfushorit Asion Daja, i cili është ndëshkuar me karton të kuq ndaj Apolonisë dhe si pasojë do të mungojë ndaj korçarëve.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo s’luan “teatër” ndaj Skënderbeut, palët ndahen në paqe

Blutë tregojnë grintë, i shkojnë pranë fitores. Lëkundet pankina e trajnerit Shpëtim Duro, ekipi i drejtuar prej ka 6 ndeshje zyrtare që nuk shënon

Dinamo – Skënderbeu 0-0
Tifozët dinamovitë më në fund kanë parë Dinamon e vërtetë përballë Skënderbeut. Blutë nën drejtimin mjeshtëror të Faruk Sejdinit kanë arritur të zhvillojnë një 90-minutësh pozitiv. Në plan të parë dukej Skënderbeu më i favorizuar në këtë sfidë, por ndeshja në fushën e blertë tregoi krejtësisht të kundërtën. Dinamovitët kanë qenë më të rrezikshëm, duke pasur raste disa raste shënimi, siç ishte dhe më flagrantja, shtylla e majtë pingule e Xhemalajt.

Dinamo fuksionon mirë, me një lider si Kuli në fushë, i cili duket vërtet një kapiten i “Nëndetëses” blu. Ndërkohë që edhe të rinjtë dinamovitë (pa përmendur emra të veçantë) janë në një ditë të mire, duke luftuar në çdo top, sikur të kishin vite që luanin në superligë. Në krahun tjetër Skënderbeu ka disa ndeshje që po vuan rrugën e rrjetës. Mbase stoli i teknikut Duro mund të jetë në rrezik, gjithsesi duke qendruar tek sfida, korçarët bën shumë pak për ta fituar.

Mungesa e kapitenit Shkëmbi ndikoj në fantazinë e ekipit, ndërkohë që lënia në stol e Allmuçës duket se nuk paska qenë zgjidhja e kuqebardhëve. Tashmë Dinamo u ka dhënë një përgjigje të fortë skeptikëve, blutë treguan se kur duan të luajnë futboll, e bëjnë shumë mirë, me financa të forta apo nën nivele mesatare. Tashmë dinamovitët janë përqendruar në sfidën e radhës, në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë që në kampin korçarë ka rënë zia.

Pjesa e pare Në fraksionin e parë dinamovitët janë më të qartë. Me Kulin në krye, të bësuarit e Faruk Sejdinit arrijnë të jenë tepër efikasë. Ndërkohë që edhe prapavija është në një ditë të mirë, teksa Malota, Peqini, Marku dhe Kule mbrohen mire, duke u dhënë hapësira të pakta kuqebardhëve. Në krahun tjetër, mesfusha e bluve fuksionon, gjithashtu edhe reparti sulmues.

Kuli rrezikon, më pas edhe Xhemalaj, që shkon pranë golit, duke gjetur shtyllën e majtë pingule. Ndërkohë që edhe i riu Imami ngre në këmbë tifozerinë blu me një gjuajtje të bukur nga distanca. Kuqebardhët përgjigjen me anë të Muzakës, që ka një rast të mirë për të shënuar, por është portieri Osmani që i thotë “jo”.

Pjesa e dytë Skënderbeu e nis me zëvendësime, duke aktivizuar Kërçikun në krahun e djathtë dhe Riberion nga e majta. Tentativat janë nga ana e miqve, loja e tyre ndryshon disi në pjesën e dytë. Por minutë pas minute të besuarit e Sejdinit arrijnë të dalin nga situata. Mbrohen mirë dhe kundërsulmojnë me kapitenin Kuli & Co. Duro vendos të aktivizojë edhe Allmuçën, që i jep fantazi lojës së bluve.

Muzaka ka një rast të artë përballë Osmanit, pas pasimit të Allmuçës, por nuk e shfrytëzon siç duhet. Dinamo tenton me Kulin, Shtinin dhe Xhemalajn, por nuk shënon. Në fundin e sfidës blutë mbrohen fort dhe arrijnë të marrin një pikë të vyer dhe, duke parë se Dinamo e ka nisur stërvitjen vetem 3 ditë përpara startit të sezonit, ky barazim mund të quhet fitore per blutë, ndërkohë që krejtë e kundërta për Duron dhe lojtarët e tij, të cilët kanë zhgënjyer investimet e forta të presidencës korçare, pasi edhe barazimi ndaj Tomorit një javë më parë është një zhgënjim për korçarët, kampionët në fuqi.

Faruk Sejdini: Sa të jem unë, s’ka më teatër
“Të gjithë e patë që ne sakrifikuam në këtë sfidë. Skuadra jonë u përgjigj mirë dhe mund të kishim marrë edhe një fitore. Ata që fërkojnë duart dhe mendojnë se Dinamo do të luftojë për mbijetesë, gabohen. Nuk është se ndalëm kampionët, por edhe loja e ekipit ishte më shumë më mirë nga java e parë. Asnjë nuk do të habietej nëse ne do të merrnin tri pikët, flas për ata që e panë ndeshjen, sepse ne patëm shumë raste në krahasim me kundërshtarin. Do ta rritim akoma më shumë nivelin e lojës, për këtë të jeni të sigurt.”

Trajneri Shpëtim Duro në rrezik?
Në përfundim të sfidës së djeshme, gazetarët e pranishëm kanë pritur për rreth 30 minuta trajnerin e Skënderbeut, por ky i fundit e ka kaluar gjithçka me një përshëndetje të ftohtë, duke qenë logjikisht tepër i mërzitur nga barazimi. Stoli i trajnerit të kuqebardhëve mund të jetë i rrezikuar në këto momente. Por gjithsesi, është presidenti Agim Zeqo ai që do të marrë vendimin përfundimtar. Skënderbeu ka 5 ndeshje zyrtare këtë edicion që nuk po e gjen rrugën e rrjetës.



Të veçanta
- Probleme me organizimin e biletave në stadium. Për çudi të të gjithëve, ishte klubi korçar që kishte marrë në dorë situatën dhe si pasojë edhe gazetarët sportive kanë hasur probleme të pakuptimta gjatë hyrjes në stadium. Tifozët blu janë ankuar me bileta në duar, duke treguar logon e Skënderbeut në to dhe jo të Dinamos, që normalisht ishte skuadra pritëse.

- Ra në sy mungesa e presidencës dinamovite. Ndërkohë që ajo korçare ishte e pranishme me presidentin Zeqo. I pranishëm ishte edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe prefekti Keltis Kruja. Gjithashtu edhe futbollistët Blendi Shkëmbi dhe Tefik Osmani.

- Shpeshherë gjyqtari i sfidës i ka kursyer futbollistët korçarë me kartonë pas ndërhyrjeve të rrezikshme që kanë kryer.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Nuk ka më “kërnacka” te……Xhaxhi. Dinamo e “ul traun” këtë kampionat

Blutë tregojnë grintë, i shkojnë pranë fitores. Lëkundet pankina e trajnerit Shpëtim Duro, ekipi i drejtuar prej ka 6 ndeshje zyrtare që nuk shënon

Dinamo – Skënderbeu 0-0
Tifozët dinamovitë më në fund kanë parë Dinamon e vërtetë përballë Skënderbeut. Blutë nën drejtimin mjeshtëror të Faruk Sejdinit kanë arritur të zhvillojnë një 90-minutësh pozitiv. Në plan të parë dukej Skënderbeu më i favorizuar në këtë sfidë, por ndeshja në fushën e blertë tregoi krejtësisht të kundërtën. Dinamovitët kanë qenë më të rrezikshëm, duke pasur raste disa raste shënimi, siç ishte dhe më flagrantja, shtylla e majtë pingule e Xhemalajt.

Dinamo fuksionon mirë, me një lider si Kuli në fushë, i cili duket vërtet një kapiten i “Nëndetëses” blu. Ndërkohë që edhe të rinjtë dinamovitë (pa përmendur emra të veçantë) janë në një ditë të mire, duke luftuar në çdo top, sikur të kishin vite që luanin në superligë. Në krahun tjetër Skënderbeu ka disa ndeshje që po vuan rrugën e rrjetës. Mbase stoli i teknikut Duro mund të jetë në rrezik, gjithsesi duke qendruar tek sfida, korçarët bën shumë pak për ta fituar.

Mungesa e kapitenit Shkëmbi ndikoj në fantazinë e ekipit, ndërkohë që lënia në stol e Allmuçës duket se nuk paska qenë zgjidhja e kuqebardhëve. Tashmë Dinamo u ka dhënë një përgjigje të fortë skeptikëve, blutë treguan se kur duan të luajnë futboll, e bëjnë shumë mirë, me financa të forta apo nën nivele mesatare. Tashmë dinamovitët janë përqendruar në sfidën e radhës, në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë që në kampin korçarë ka rënë zia.

Pjesa e pare Në fraksionin e parë dinamovitët janë më të qartë. Me Kulin në krye, të bësuarit e Faruk Sejdinit arrijnë të jenë tepër efikasë. Ndërkohë që edhe prapavija është në një ditë të mirë, teksa Malota, Peqini, Marku dhe Kule mbrohen mire, duke u dhënë hapësira të pakta kuqebardhëve. Në krahun tjetër, mesfusha e bluve fuksionon, gjithashtu edhe reparti sulmues.

Kuli rrezikon, më pas edhe Xhemalaj, që shkon pranë golit, duke gjetur shtyllën e majtë pingule. Ndërkohë që edhe i riu Imami ngre në këmbë tifozerinë blu me një gjuajtje të bukur nga distanca. Kuqebardhët përgjigjen me anë të Muzakës, që ka një rast të mirë për të shënuar, por është portieri Osmani që i thotë “jo”.

Pjesa e dytë Skënderbeu e nis me zëvendësime, duke aktivizuar Kërçikun në krahun e djathtë dhe Riberion nga e majta. Tentativat janë nga ana e miqve, loja e tyre ndryshon disi në pjesën e dytë. Por minutë pas minute të besuarit e Sejdinit arrijnë të dalin nga situata. Mbrohen mirë dhe kundërsulmojnë me kapitenin Kuli & Co. Duro vendos të aktivizojë edhe Allmuçën, që i jep fantazi lojës së bluve.

Muzaka ka një rast të artë përballë Osmanit, pas pasimit të Allmuçës, por nuk e shfrytëzon siç duhet. Dinamo tenton me Kulin, Shtinin dhe Xhemalajn, por nuk shënon. Në fundin e sfidës blutë mbrohen fort dhe arrijnë të marrin një pikë të vyer dhe, duke parë se Dinamo e ka nisur stërvitjen vetem 3 ditë përpara startit të sezonit, ky barazim mund të quhet fitore per blutë, ndërkohë që krejtë e kundërta për Duron dhe lojtarët e tij, të cilët kanë zhgënjyer investimet e forta të presidencës korçare, pasi edhe barazimi ndaj Tomorit një javë më parë është një zhgënjim për korçarët, kampionët në fuqi.

Faruk Sejdini: Sa të jem unë, s’ka më teatër
“Të gjithë e patë që ne sakrifikuam në këtë sfidë. Skuadra jonë u përgjigj mirë dhe mund të kishim marrë edhe një fitore. Ata që fërkojnë duart dhe mendojnë se Dinamo do të luftojë për mbijetesë, gabohen. Nuk është se ndalëm kampionët, por edhe loja e ekipit ishte më shumë më mirë nga java e parë. Asnjë nuk do të habietej nëse ne do të merrnin tri pikët, flas për ata që e panë ndeshjen, sepse ne patëm shumë raste në krahasim me kundërshtarin. Do ta rritim akoma më shumë nivelin e lojës, për këtë të jeni të sigurt.”

Trajneri Shpëtim Duro në rrezik?
Në përfundim të sfidës së djeshme, gazetarët e pranishëm kanë pritur për rreth 30 minuta trajnerin e Skënderbeut, por ky i fundit e ka kaluar gjithçka me një përshëndetje të ftohtë, duke qenë logjikisht tepër i mërzitur nga barazimi. Stoli i trajnerit të kuqebardhëve mund të jetë i rrezikuar në këto momente. Por gjithsesi, është presidenti Agim Zeqo ai që do të marrë vendimin përfundimtar. Skënderbeu ka 5 ndeshje zyrtare këtë edicion që nuk po e gjen rrugën e rrjetës.



Të veçanta
- Probleme me organizimin e biletave në stadium. Për çudi të të gjithëve, ishte klubi korçar që kishte marrë në dorë situatën dhe si pasojë edhe gazetarët sportive kanë hasur probleme të pakuptimta gjatë hyrjes në stadium. Tifozët blu janë ankuar me bileta në duar, duke treguar logon e Skënderbeut në to dhe jo të Dinamos, që normalisht ishte skuadra pritëse.

- Ra në sy mungesa e presidencës dinamovite. Ndërkohë që ajo korçare ishte e pranishme me presidentin Zeqo. I pranishëm ishte edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe prefekti Keltis Kruja. Gjithashtu edhe futbollistët Blendi Shkëmbi dhe Tefik Osmani.

- Shpeshherë gjyqtari i sfidës i ka kursyer futbollistët korçarë me kartonë pas ndërhyrjeve të rrezikshme që kanë kryer.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Imami: Emocionet ikën, priteni se po vjen edhe Dinamo

I riu 19vjeçar Eni Imami tregon ndeshjen ndaj kampionëve, ku ai goditi edhe shtyllën, por i vjen i keq që nuk u fitua nga blutë

Ekipi i “Xhaxhit”, pas barazimit me Skënderbeun 0-0 në “Qemal Stafa”, ka qëndruar një ditë pushim, edhe pse të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e kupës ndaj Vlorës në transfertë. Blutë do të nisin nga puna sot për të përgatitur skuadrën për dy takimet e ardhshme, të cilat rezultojnë të dyja transferta. E para në kupë ndaj Vlorës dhe e dyta në Berat ndaj Tomorit për kampionat.

Ajo që mbetet për t’u theksuar është se ditën e hënë ka zhvilluar një seancë stërvitore vetëm pjesa tjetër e skuadrës, që nuk është aktivizuar gjatë ndeshjes së kampionatit të dielën mbrëma. Ashtu siç ka deklaruar përpara takimit tekniku i bluve, Faruk Sejdini, ashtu edhe ka bërë në ndeshjen e së dielës në shtëpi.

Ai nuk i ka falur kampionët në fuqi të Skënderbeut, madje djemtë e drejtuar prej tij kanë rrezikuar më shumë portën e Skënderbeut gjatë 90-minuitëshit. Ka rezultuar me fat porta e Shehit, e cila nuk pësoi gol, sepse sulmi dinamovit, i ndihmuar maksimalisht edhe nga mesfusha e përbërë kryesisht nga të rinj me pak eksperiencë në ekipin e madh, ka qenë në një ditë të shkëlqyer, por jo me fat për ta fituar këtë takim.

I riu Imami, pas takimit me kampionët, ku goditi dy herë shtyllën, deklaron për gazetën “Sporti shqiptar”: “Ishte ndeshja e parë ku unë luaja si titullar. Emocione të mëdha më shoqëronin, edhe sepse Dinamo është një skuadër me emër të madh përpara kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Duke parë që po krijonim raste dhe në pjesën e parë e zotëruam lojën ne, emocionet filluan të më largohen.

Nëse do të kisha eksperiencë më të madhe, mund të shënoja në rastet që m’u paraqitën Gjithsesi, dy shtylla nuk janë pak. Për sa i përket pozicionimit tim në fushë, unë mund të luaj më mirë mesfushor i majtë. Për ndeshjen e parë me Apoloninë, pas daljes me të kuq të Dajës, u mbylla në qendër. Për ndeshjen e radhës me Tomorin do të mundohemi të marrim pikë, por mund të tentojmë edhe fitoren atje.

Kemi pak vështirësi jashtë fushe si pasojë e mungesës së eksperiencës së nevojshme, por duke pasur lojtarë si Kuli, Deliallisi e të tjerë me radhë, kjo nuk do të ndikojë shumë. Për më tepër, kemi edhe një trajner me një eksperiencë të madhe mbi supe dhe mendoj se do të manovrojmë mirë edhe ndaj presioneve të sharave dhe problemeve të tjera që ndodhin atje. Në Vlorë, për kompeticionin e kupës shkojmë që ta sigurojmë që në ndeshjen e parë kualifikimin,” – ka përfunduar 19-vjeçari i bluve të kryeqytetit.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Malota: Ta tregojmë edhe ndaj Tomorit sa vlejmë

Sipas mbrojtësit Renato Malota, Dinamo nuk duhet të dorëzohet para fenomenit “transfertë”, aq më tepër që luhet në Lushnjë

Pas performancash pozitive ndaj Skënderbeut në shtëpi, tashmë dinamovitët janë përballë një transferte të vështirë në qytetit e Beratit. Të besuarit e Faruk Sejdinit do të përballen me Tomorin e drejtuar nga Përparim Daiu. Blutë, edhe pse bindën përballë korçarëve, tashmë janë të paragjykuar për transfertën beratase. Mbase për faktin se humbën në premierën e këtij sezoni ndaj Apolonisë në Fier. Gjithsesi, tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Besimi është rritur dhe humbja ndaj fierakëve është harruar. Blutë kërkojnë të bëjnë një figurë të mirë në ndeshjen e radhës. I bindur për këtë sukses është edhe mbrojtësi Renato Malota. Një nga “shtyllat” e prapavijës blu, i cili së bashku me të riun e talentuar Antonio Marku, formuan një qendërmbrojtje të fortë ndaj kuqebardhëve, pa dyshim me ndihmën e Ronald Peqinit dhe Andrea Kule nga krahët.

Gjatë një prononcimi për “Sportin shqiptar”, lezhjani shtatlartë shprehet i lumtur për ndeshjen me Skënderbeun. Sipas tij, Dinamo gjithnjë do të vazhdojë në këto nivele, duke harruar humbjen ndaj Apolonisë në javën e parë. Ndër të tjera, Malota beson se Faruk Sejdini është trajneri i duhur që i ka dhënë motiv grupit, duke pasur edhe elementë të rinj në gjirin e tij.

Apolonia “ثshtë e vërtetë që mund të na paragjykojnë edhe për ndeshjen e radhës në Berat, duke u nisur nga humbja ndaj Apolonisë në javën e parë, por ne tashmë kemi krijuar një tjetër besim në grupin tonë. Ishte vetëm takimi i parë dhe s’mund të shkonin gjërat sipas parashikimeve, duhej edhe pak fat, sepse u mblodhëm në momentet e fundit.”

Skënderbeu “Unë kam qenë pjesë e grupit në ato humbje të mëparshme ndaj Skënderbeut. S’dua të analizoj në detaje çfarë ka ndodhur më parë. Nuk është detyra ime, por në takimin e fundit treguam se dimë të luajmë futboll. Duhet të ecim përpara në këtë mënyrë, që të jemi të bashkuar për ndeshjen e radhës. Më të vërtetë mund të arrinim edhe fitoren, pasi rastet nuk munguan. Korçarët na paragjykuan disi duke ardhur të sigurt për fitore. Por në futboll gjithnjë është fusha e blertë që bën diferencën.”
Tomori “Ne shkojmë me besim të plotë në vetvete për të treguar se cilët jemi edhe në këtë sfidë. Mund të jetë transfertë e fortë, por në futboll ndeshjet nuk luhen vetëm në shtëpi. Normal që duhet të mendojmë edhe për transferta. Jemi mobilizuar maksimalisht për të arritur fitoren. Pra, shkojmë për rezultat pozitiv dhe jo të dorëzuar. E respektojmë kundërshtarin, është skuadër me tradita, ka një tifozeri për t’u admiruar.”

Faruk Sejdini “Pa hequr meritën e pjesës tjetër të grupit, mendoj se trajneri ynë, Sejdini, ka meritën kryesore në këtë skuadër që është ndërtuar. Unë kam vite tek Dinamo, por besimi që ky trajner na ka dhënë është shumë domethënës për ne futbollistët.”



Dinamo fiton miqësoren me Skraparin

Trajneri Faruk Sejdini i ka ndarë në dy grupe futbollistët e tij ditën e mërkurë. Një grup ka zhvilluar miqësore ndaj Skraparit paradite në kompleksin blu, ndërsa tjetri ka udhëtuar drejt Vlorës për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, e cila nuk është zhvilluar në mungesë të terreneve sportive. Blutë kanë fituar ndaj Skraparit në miqësore me rezultatin 3-1. Ky takim ka shërbyer për të unifikuar më tepër grupin dhe për t’u dhënë hapësirën e duhur disa futbollistëve të rinj, të cilët kanë nevojë për të treguar cilësitë që disponojnë.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Osmani:Të rinjtë e Dinamos, më tepër besim në vetvete

Portieri Alfred Osmani, ndien keqardhje për këtë moment të vështirë të bluve, por është i bindur që do ta kalojnë me sukses

ثshtë afruar në momentet e fundit në merkaton verore në radhët e bluve kryeqytetas dhe tashmë, pavarësisht rezultateve të dobëta, ai është një nga pikat e pakta të forta që ka Dinamo e këtij sezoni. Bëhet fjalë për portierin Alfred Osmani, i cili më parë është aktivizuar në shumë skuadra të superligës, ndër to edhe Teuta dhe Tirana.

Tashmë për 28-vjeçarin ka nisur një sfidë e re me një skuadër me tradita, si Dinamo. I kontaktuar nga “Sporti shqiptar”, portieri i bluve analizon këtë ecuri aspak pozitive. Sipas tij, të rinjt janë lojtarë me kualitete dhe duhet të kenë më tepër besim në vetvete. Ndërkohë që disa nga futbollistët me eksperiencë kanë ndikuar pak në performancën e skuadrës, duke mos pasur gjendjen e duhur fizike.

Dinamo “Në karrierën time kam provuar të vesh shumë fanella të skuadrave me emër. Teuta dhe Tirana janë skuadrat që mund t’i quaj “big”, gjithashtu edhe Dinamo. ثshtë nder të veshësh këtë uniformë. Por unë do të kisha pasur më qejf të luaja në kushte më të mira tek kjo skuadër. Aktualisht jemi mes 100 peripecish, por së bashku po bëjmë të pamundurën për të arritur sa më lart, edhe pse është e vështirë.”

Rezultatet “Skuadra e Dinamos nuk ka arritur rezultatet e duhura. Problemet janë të ndryshme. Për mendimin tim, në radhë të parë futbollistët e rinj duhet të kenë më besim në vetvete. ثshtë më tepër një problem në mentalitet i tyre, sepse talenti s’u mungon në asnjë moment.

Gjithsesi, janë të rinj dhe besoj se do ta marrin veten, por le të shpresojmë për të mirën e të gjithëve, që diçka e tillë të arrihet në kohën e duhur. Ndërsa një tjetër problem mund të jetë edhe fakti që në gjirin tonë janë disa futbollistë me eksperiencë tepër të mirë, por që mund të kenë probleme të vogla fizike. Mendoj se pak a shumë edhe kjo gjë ndikon në performancën totale të skuadrës.”

Pogradeci “Më vjen shumë keq për të gjithë skuadrën, për stafin teknik dhe për tifozët tanë, kur më kujtohet ajo humbje në Pogradec. E kemi dominuar të gjithë takimin, por për fajin tonë në fund kemi humbur, duke pësuar një gol në minutat e fundit. Duhej të kishim qenë më konkretë në atë sfidë, edhe pse në futboll nuk flitet asnjëherë pas ndeshjes. Por është mirë që në analiza të gjejmë gabimet tona.”

Shkumbini “ثshtë një ndeshje kundrejt një rivali direkt. Por kemi kohë deri në këtë sfidë, që të mendojmë mirë shumë gjëra. Patjetër që do të futemi vetëm për fitore në fushën e blertë. Nëse kemi besim tek forcat që disponojmë, patjetër që do të arrijmë një rezultat pozitiv,”- përfundon idenë e tij portieri i Dinamos, Alfred Osmani.



“Xhaxhi” i shtrydh dinamovitët, norma në “Qemal Stafa”

Dje, futbollistët e Dinamos janë ndarë në dy grupe, duke zhvilluar seanca të ndryshme stërvitore. Njëri grup ka qëndruar në kompleks dhe tjetri është drejtuar në stadiumin “Qemal Stafa”. Më të vështirë e kanë pasur ditën ata që janë drejtuar drejt stadiumit kombëtar, sepse trajneri Faruk Sejdini dhe stafi i tij teknik kanë programuar normat për skuadrën e tyre.

Siç dihet, Dinamo është grumbulluar vetëm në momentet e fundit përpara startit të kampionatit dhe forma e disa futbollistëve lë vërtet për të dëshiruar. Diçka të tillë e ka menduar mirë “Xhaxhi”, i cili duket se u ka nxjerrë “shkumën” të tijve.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo si minatorët, do fenerë për stërvitje


Trajneri Faruk Sejdini ngre zërin për kushtet e stërvitjes, të cilat zhvillohen në errësirë në fundin e saj

Dinamo ka vazhduar normalisht stërvitjen e saj në kompleksin blu. Stërvitja ka startuar në orën 17:00 dhe ka përfunduar rreth orës 19:00. Por ajo që ra në sy në këtë seancë ishte mungesa e shikimit në 30 minutat e fundit. Blutë janë stërvitur në errësirë të plotë, larg nga tifozët dhe gazetarët, apo njerëz të ndryshëm, që nuk arrinin të dallonin asgjë.

Të kontaktuar, trajneri Sejdini dhe administratori Saliu kanë ngritur zërin për këtë problem: “I kemi kërkuar të na afrojnë orarin e stërvitjes, por askush nuk dëgjon. Duket qartë që ka dashakeqësi dhe aspak dashamirësi nga funksionarët e Agjencisë së Sporteve pranë MTKRS. Nuk dimë nga t’ia fillojmë më e nga ta mbarojmë, pasi është vërtet e mjerueshme që skuadra të mos ketë kushtet minimale për stërvitje.

Ju mund ta shikoni edhe vetë si media ku zhvishen dhe ku lahen futbollistët tanë. Ndërkohë që na duhet të marrim një gjenerator për të përfunduar seancën stërvitore, pasi siç e patë edhe vetë në fund, errësira na e bëri të pamundur të vazhdojmë punën tonë. Kishim programuar një tjetër ecuri të seancës stërvitore dhe kur vjen puna nuk arritëm ta zbatojmë.

Dikush duhet të vërë dorën në zemër për Dinamon, por deri tani ne jemi vërtet në kushte mjerane. Po mundohemi të bëjmë më të mirën tonë, por kështu është e vështirë. Mbase futbollistët duhet t’i pajisim me kokore të minatorëve, të cilat kanë mbi kokë një dritë të vogël, në mënyrë që ndriçohen futbollistët me njëri-tjetrin. Ne flasim për standarde, por në të vërtetë kemi shumë probleme.

ثshtë vërtet e turpshme të punojmë në këto kushte. Mund të shikoni në këto momente katin e tretë të hotelit të klubit, ku s’ka asnjë dritë të ndezur. Pra, duket qartë që kërkohet të veprohet me dorë të zezë ndaj Dinamos. Kemi kontaktuar për të ndryshuar orarin e stërvitjes, por na është bërë e ditur se është e pamundur.

Këtu stërviten shumë ekipe përpara nesh, kur dihet se Dinamo ka një rëndësi të veçantë, duke qenë dhe skuadra e parë. Por tashmë ne kemi dalë të fundit në listë. Stërvitja duhet të nisë në orën 17:00, kur tashmë nata po merr nga dita dhe do ta kemi të pamundur të stërvitemi në errësirë.

Ju thashë që duhet të bëhemi si minatorët që të stërvitemi.” Për sa i takon stërvitjes, ajo ka qenë në ritme të shpejta. Trajneri Faruk Sejdini dhe zëvendësi i tij, Artan Mërgjyshi, i kanë qëndruar në kokë skuadrës. Ndihet mungesa e trajnerit të portierevë, Ilir Bozhiqi, i cili është grumbulluar në kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të 2 sfidave ndaj Francës dhe Rumanisë.



Sejdini: Nuk kam ardhur të përjashtoj lojtarë

Në ambientet dinamovite dje kanë qarkulluar zëra se trajneri Faruk Sejdini ka përjashtuar kapitenin Bekim Kuli dhe disa futbollistë të tjerë të skuadrës për mungesa gjatë seancës stërvitore. Por vetë trajneri dhe protagonistët kanë shuar çdo dilemë. “Nuk kam ardhur të përjashtoj lojtarë te Dinamo, ishte një acarim momenti,”- tha Xhaxhi.

Ndërkohë që Kuli shpjegon: “Ka pasur ndonjë keqkuptim, pasi kisha lajmëruar stafin që isha në gjendje gripale.” Dy futbollistët shkodranë Kraja dhe Hoti kanë pasur probleme gjatë udhëtimit të tyre me makinë nga Shkodra drejt Laçit dhe pasojë kanë vënë në dijeni stafin blu
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Blutë me stërvitje “të veçantë”, fizioterapia në natyrë


Vazhdojnë kushtet skandaloze për një skuadër futbolli. Futbollistët e dëmtuar “kurohen” në fushën e stërvitjes

Duke përfituar nga pauza e kampionatit, gazeta “Sporti shqiptar” ka menduar të luftojë gjatë këtyre ditëve fenomenet negative në ish-kompleksin Dinamo, pikërisht lidhur me kushtet në të cilat skuadra 18 herë kampione e Shqipërisë stërvitet. Redaksia jonë nuk ka ndër mend të bëjë avokatin e askujt, por vetëm të lojës magjike, futbollit.

Duke qenë një gazetë sportive, na lind e drejta të mbrojmë interesat jo vetëm të Dinamos, të futbollit, por edhe të skuadrave dhe sporteve të tjera që ndodhen në kushte mjerane. Fuqia e gazetës është bërja publike e fenomeneve negative, ndërkohë që më pas shikojnë apo mbeten të verbra organet kompetente, mbetet ende në dorën e tyre. Por të shikosh se si është katandisur skuadra e Dinamos, është vërtet skandaloze.

Një ditë më parë është publikuar artikulli “Dinamo si minatorët, duhen fenerë për stërvitje”, pasi blutë nuk kanë mundësi të zgjedhin orarin e dëshiruar për të kryer seancën stërvitore, ata janë të imponuar nga Agjensia e Sporteve pranë MTKRS që t’i startojnë përgatitjet në orën 17:00. Ndërkohë që një tjetër problem i hasur dje në seancën stërvitore kishte të bënte me dëmtimet dhe problemet e ndryshme fizike që futbollistët dinamovitë kalojnë ndeshje pas ndeshje.

Një dëshmi e tillë është edhe fotoja e këtij artikulli, e cila tregon qartë se ku masazhohen apo “kurohen” futbollistët blu. Në cepin e fushës me bar sintetik, në natyrë, duke përdorur kolinë e bidonave për të mbështetur këmbët e futbollistëve, fizioterapistët e Dinamos masazhojnë dhe kontrollojnë problemet e ndryshme të futbollistëve blu.

Dhoma e fizioterapisë në katin e dytë të ish-kompleksit “Dinamo” tashmë është kthyer në një magazinë. Aty mund të gjesh dokumente të bluve, kompjutera, kupa e gjithçka, por sigurisht s’mund të gjesh dot dhomën e fizioterapisë, e cila është kthyer në një bodrum për të futur gjërat e vjetra dhe në këto kushte sigurisht askush s’mund të punojë.

Kohë më pare, në këtë dhomë punohej gjërë e gjatë përpara seancave stërvitore, ku futbollistët relaksonin muskujt e tyre përpara seancave të ngarkuara. Tashmë turpi “hahet me bukë”, por kur edhe mensa e skuadrës mungon, palestra, lavanderia dhe gjithçka e mundshme, atëherë çfarë kërkojmë më shumë nga kjo Dinamo?

Futbollistët dalin nga fusha në përfundim të stërvitjes dhe ashtu të djersitur futen nëpër makinat e tyre dhe largohen për të bërë dush në shtëpitë e tyre. A mund ta quajmë këtë futboll?

Ky sport magjik që ka rrëmbyer zemrat e shumë sportëdashve, tashmë është kthyer në kushte skandaloze në Shqipëri, e kur flasim pikërisht për Dinamon, të vjen në mendje Federata Shqiptare e Futbollit, e cila për skuadrën kombëtare zgjedh hotelet më luksoze për stërvitje dhe akomodim, po Dinamo, siç duket, është e njerkës dhe të gjithë e lënë në mëshirë të fatit, në atë mëshirë që sot nuk po mendon për blutë, por i ka nxjerrë në mes të rrugës.

Dhe kur dimri të afrohet, lojtarët e Dinamos mund të ngrenë çadra kampingu brenda në fushë duke na kujtuar fiset e hershme që shtroheshin nga njëri shesh në tjetrin, duke kërkuar tokën e premtuar. Por kjo tokë e premtuar tashmë për dinamovitët është kthyer në të mallkuar dhe askush nuk po mendon për legjendën 61-vjeçare.





Blutë “e vegjël”, pjesë e kombëtares U-21

Veç trajnerit të portierëve, Ilir Bozhiqi, i cili është pjesë e kombëtares së Shqipërisë, në kampin blu ka pasur edhe mungesa të tjera ditën e djeshme. Kështu, edhe futbollistët e rinj Eni Imami, Antonio Marku dhe Andrea Kule i janë bashkuar përfaqësuseses Shpresa. Ndërkohë që edhe fizioterapisti Perli Rusi është pjesë e kombëtares “së vogël” kuqezi, e cila drejtohet nga trajneri Artan Bushati. Kujtojmë që një sezon më parë në përfaqësuesen e Shqipërisë ishin prezentë shumë lojtarë blu, tashmë të larguar në ekipe të tjera. Kështu Elis Bakaj, Gjergji Muzaka, Emiliano Vila dhe Isli Hidi gjithnjë kanë qenë pjesë e kuqezinjve. Por tashmë për vetë kushtet dhe aventurat që po kalon Dinamo, në grupin blu, duke veçuar ndonjë kokërr, ende nuk ka kontigjent të duhur për skuadrën kombëtare.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

“Nëndetësja” në cektinë, stërvitet në “pishinën” e kompleksit


Blutë vazhdojnë përgatitjet përpara sfidës së javës së ardhshme ndaj Shkumbinit të Peqinit. Trajneri Faruk Sejdini, së bashku me stafin e tij, kanë punuar edhe ditën e djeshme, pavarësisht shiut të pandalshëm. Siç dihet, blutë duhet të përfitojnë ndaj efektit kohë, pasi i kanë nisur me shumë vonesë përgatitjet e tyre. Por e veçanta e kësaj seance stërvitore ka qenë e lidhur me kushtet në të cilat është stërvitur ekipi i Dinamos. Një pamje vërtet skandaloze: futbollistë që zhvishen në shi, s’kanë ku të lahen. Panorama vjen e plotësohet kur fusha e futbollit me bar sintetik zë e kthehet në një pishinë të vërtetë. Të vjen keq të shikosh kur gjatë ndeshjes së kontrollit për disa minuta, topi ngec pafund, duke mos lejuar lojtarët të veprojnë lirisht në aksionet e tyre. ثshtë e vërtetë se këto terrene stërvitore nuk duan bukë e ujë për të “jetuar”, por sigurisht dikush duhet t’i mirëmbajë për të krijuar kushtet e duhura stërvitore për ekipet që ushtrohen në këtë kompleks. Për të mos folur për fushën e vjetër me bar natyral, e cila tashmë vetëm jeshillëk nuk ka në brendësinë e saj. Ky terren stërvitor është shkatërruar plotësisht, duke dhënë përshtypjen e një livadhi për vetë gropat e shumta që ka brenda kuadratit të “blertë”. ثshtë vërtetë e turpshme të shikosh problemet e njëpasnjëshme të Dinamos në këto ditë të vështira, ku krahas luftës nga “armiqtë shqiptarë”, ka edhe dënimet e saksionet e FIFA-s. Nëse ky institucion i lartë i futbollit ka të drejtë në vendimet e tij, duke zbatuar ligjet, në krahun tjetër Agjencia e Sporteve shikon nga syri i saj magjik vetëm në njërin krah, pra në interesat e saj për të bërë të ditur kriteret financiare për lejimin e stërvitjes në komples. Por për të mirëmbajtur dhe krijuar kushtet për stërvitjen e ekipeve të futbollit, askush nuk bën asnjë hap.

Renato Malota Futbollisti i Dinamos po kalon një problem të lehtë muskular dhe si pasojë është stërvitur i diferencuar. Duhet thënë se stërvitja e këtyre ditëve, duke përfituar nga pauza e kampionatit, ka qenë tepër e fortë. Lojtarët ankohen për ngarkesa, por në krahun tjetër edhe trajneri Faruk Sejdini dhe stafi i tij teknik janë të detyruar për të përfituar në kohë, pasi siç dihet Dinamo e ka nisur stërvitjen vetëm 3 ditë përpara premierës së kampionatit.

Orari i stërvitjes Nga stafi dinamovit është kërkuar të afrohet orari i stërvitjes, pasi gjatë kësaj kohe, blutë, duke nisur në orën 17:00, s’kanë pasur kohën e duhur për të plotësuar programin stërvitor. Duke filluar që nga dita e hënë, orari mund të zhvendoset rreth një orë e gjysmë më herët, por sigurisht për këtë vendim duhet miratimi i stafit të Agjencisë së Sporteve, e cila ka në dorë oraret stërvitore dhe menaxhimin e fushave.



Dinamo: Bodrusiç s’ka respektuar rregulloren

Pas lajmit të bërë publik lidhur me penalizimin tripikësh të bluve, dinamovitët kanë sqaruar gjithçka, sipas këndvështrimit të tyre, lidhur me futbollistin Dario Bodrusiç. Kroati është aktivizuar në radhët e Dinamos gjatë sezonit 2007-2008 duke u shpallur kampion, ndërkohë që pas largimit nga Rijeka e Kroacisë, Bodrusiç është rikthyer sërish te Dinamo në vitin 2009. Në fund të sezonit, ai është larguar përpara sfidës së fundit të bluve, pa lejen e klubit. Për këtë vendim, zyrtarët e klubit të Dinamos kanë marrë masa, duke vendosur një saksion ndaj futbollistit për largim jashtë rregullave të klubit, përpara afatit të caktuar në kontratën e firmosur midis dy palëve. Më 5 tetor, institucioni më i rëndësishëm i futbollit, FIFA, ka dërguar një shkresë në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke bërë të ditur gjithçka. Në këtë shkresë është paraqitur si vendim ekstrem heqja e tri pikëve nga tabela e klasifikimit të bluve. Bëhet fjalë për shumën e 5000 eurove, që Dinamo nuk ia ka shlyer lojtarit kroat. Por pala dinamovite pretendon se e ka sanksionuar me këtë shumë futbollistin në fjalë për mosrespektim të kontratës. Gjërat do të kalojnë në instanca të tjera, pasi blutë janë gati të apelojnë këtë problem, i cili ende nuk ka sjellë penalizimin me pikë të ish-kampionëve të Shqipërisë. Ndërkohë, sipas shkresës së dërguar nga FIFA drejt FSHF-së, gjërat janë të sqaruara dhe dinamovitët do të kenë -3 në tabelën e klasifikimit. Pavarësisht pretendimeve të bluve, ata duken vërtetë të pashpresë në kërkim e të drejtës së tyre.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo, me dy fytyra ndaj Shkumbinit


Blutë, pas një jave tepër intensive në stërvitje, janë të stërmunduar fizikisht

Futbollistët e Dinamos janë stërvitur intensivisht gjatë kësaj jave, duke përfituar edhe nga pauza e kampionatit si pasojë e aktiviteteve të kombëtares së Shqipërisë. Trajneri Faruk Sejdini me ndihmën e zëvendësit Artan Mërgjyshi, kanë bërë një punë voluminoze gjatë javës. Programi stërvitor ka qenë i ngjeshur me vrapime të shumta. Lojtarët janë ankuar për kontraktime muskulore. Ndërkohë që “Xhaxhi” s’ka dashur t’i ulë ritmet në stërvitje.

Dita e diel është lënë pushim, ndërkohë që blutë janë të stërmunduar. Siç dihet Dinamo mes një mijë problemesh, e ka nisur sezonin vetëm 3 ditë përpara startimit të kampionatit 2011-2012. Por përgatitjet e stërmundimta në këtë moment mund të kenë anë pozitive, por edhe negative. Me shaka, njëri nga futbollistët blu tha pas një seance stërvitore: “Me këtë stërvitje të fortë që kemi zhvilluar gjatë kësaj jave, dy gjëra do të ndodhin:

O do t’i mbajmë peqinasit në krah, ose e kundërta.” Pra, blutë në njërin krah mund të shfaqen shumë mirë në aspektin fizik në këtë sfidë dhe në krahun tjetër stërmundimi gjatë javës mund të sjellë lodhje dhe mungesë rezistence gjatë sfidës me Shkumbinin të drejtuar nga Kristaq Mile. Por si gjithnjë do të jetë fusha e blertë ajo që do të shuajë çdo dilemë.

Dinamovitët kuqezinj

Në radhët e Dinamos gjatë kësaj jave kanë munguar disa futbollistë dhe pjesëtar të stafit. Kështu, të rinjtë Roland Peqini, Eni Imami, Andrea Kule, Antonio Marku janë pjesë e kombëtares U-21. Ndërkohë që trajneri i portierëve, Ilir Bozhizi, vazhdon të jetë pjesë e Shqipërisë në kuadër të dy sfidave, ndaj Francës dhe Rumanisë. Gjithashtu, edhe fizioterapisti Perli Rusi është pjesë e kombëtares Shpresa, ndërsa edhe magazinieri Fatos Kadëmi ndodhet me përfaqësuesen e drejtuar nga Josip Kuzhe. Me rikthimin e tyre do të plotësohet stafi blu, por edhe organika e futbollistëve.

Kuli, kundër së shkuarës

Kapiteni i Dinamos, Bekim Kuli do të përballet me ish-skuadrën e tij, Shkumbinin, me të cilën është aktivizuar gjatë sezonit të shkuar, duke qenë një nga pikat më të forta në këtë skuadër. Por tashmë kavajasi do të luajë ndaj bardhekaltërve, ku pritet të jetë një lider në fushën e blertë, duke udhëhequr Dinamon drejtë fitores. E gjithë loja e dinamovitëve është përqendruar në fantazinë e nr.10 të bluve, i cili shquhet për pasimet e tij dhe lojën me temperament që shfaq gjatë 90 minutave të sfidës.

E diela, pushim

Dje, dinamovitët kanë kaluar një ditë pushim pranë familjeve të tyre. Ky relaks ka qenë i domosdoshëm edhe në aspektin fizik, pasi blutë kanë kaluar një javë të ngarkuar në seancat e forta stërvitore. Sot pritet ndryshimi i orarit stërvitor, por gjërat mbeten evazive për arsye të Agjencisë së Sporteve në MTKRS, që ka në dorë këtë afrim të orarit stërvitor të bluve.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo gjen gjuhën e përbashkët me Agjensinë e Sporteve, afrohet stërvitja


Dita e hënë, i ka sjellë dinamovitët në orën 17:00, në stërvitje dhe seanca e djeshme ka zgjatur derisa futbollistët dhe stafi teknik mund të shihnin fushën dhe njëri-tjetrin. Ndër të shumtat probleme që ka patur skuadra blu gjatë këtyre ditëve ka qenë edhe ai i zhvillimit të stërvitjes në orët e vona të pasdites. Por, ky problem jo i vogël për blutë e “Xhaxhit”, dje ka marrë fund dhe kërkesa e trajnerit Faruk Sejdini është marrë parasysh nga drejtoresha e Agjensisë së Sporteve, Klodiana Shala.

Dinamo do të fillojë stërvitjen sot në fushë në orën 15:30, çka i jep më shumë mundësi të zhvillojnë një seancë në kushtet e duhura. Për sa i përket të tjerave kjo skuadër vijon të ketë probleme si me mensën po ashtu edhe me hotelin e futbollistëve që edhe këto kërkojnë një zgjidhje të shpejtë në ditët në vijim, në mënyrë që blutë të ndihen edhe më komodë.

Stërvitja Dje, në fushën stërvitore kanë qenë të paraqitur të gjithë futbollistët, të cilët kanë zhvilluar 45 minuta vrapime në fushën me bar artificial dhe më pas kanë luajtur një mini-ndeshje kontrolli brenda familjes për pjesën e mbetur të minutazhit. E vetmja mungesë në këtë seancë me vrapime dhe ndeshjen e kontrollit, ka qenë mesfushori Hetlem اapja, i cili ka zhvilluar stërvitjen individuale për shkak të gjendjes gripale.

Në këtë lojë të drejtuar nga “Xhaxhi” dhe ndihmësi i tij Mërgjyshi, ekipi ka qenë i ndarë në dy grupe, ku rezervat janë ndeshur me titullarët. Skuadra do të jetë e plotësuar ditën e enjte pas kthimit nga impenjimi me Shpresat i disa lojtarëve si: Imami, Marku, Peqini dhe Kule gjithashtu edhe stërvitësit të portierëve, Ilir Bozhiqi që është grumbulluar për dy ndeshjet e kombëtares.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Malota: Dinamos s’i mbetet rrugë tjetër, veç të fitojë


Sipas mbrojtësit Renato Malota, Dinamo synon vetëm tri pikët përballë Shkumbinit, për të vijuar ngjitjen dhe për të lënë fundin

Dinamovitët vazhdojnë përgatjtet intensive përpara ndeshjes së javës së 5-t ndaj Shkumbinit. Në “Qemal Stafa” pritet një takim tepër i rivalizuar për vetë objektivat e njëjta që kanë dy ekipet respektive në këtë sezon. Stërvitja e bluve ka nisur në orën 15:30 dhe ka qenë e mbushur me një punë voluminoze. Në fillim blutë kanë punuar në aspektin fizik, më pas loja mes grupit, gjuajtje në portë dhe ushtrime të tjera.

Ndeshja ndaj Shkumbinit vjen në një moment tepër të vështirë, pasi blutë veç 1000 mijë problemeve që po kalojnë në ish-kompleksin e tyre, tashmë kanë marrë edhe një goditje të fortë nga FIFA si pasojë e problemit “Dario Bodrusiç”. Një nga pikat më të forta të mbrojtjes blu, pikërisht shtatlarti lezhjan Renato Malota, është i bindur për fitoren e Dinamos, pasi, sipas tij, nuk ka rrugë tjetër për ish-kampionët.

Pauza “Kemi zhvilluar një stërvitje intensive gjatë kësaj kohe. Shpresoj që të vazhdojmë me këto ritme dhe më pas frytet e saj t’i marrim në fushën e blertë. Nuk ka vlerë nëse nuk e konkretizojmë punën tonë me një fitore ndaj Shkumbinit. Siç e dini të gjithë, ne i kemi nisur përgatitjet 3 ditë përpara startit të kampionatit, ndaj dhe kjo pauzë na ka ndihmuar për të rigjetur ritmet sadopak, por ishte e domosdoshme. Jemi koshientë që duhet të kishim zhvilluar një fazë përgatitore, por nuk ishte faji ynë, janë probleme më të thella.”

Shkumbini “ثshtë një kundërshtar të cilin e vlerësojmë maksimalisht për pozitat aktuale, pasi është një rival drejtpërdrejtë i Dinamos. Gjithashtu, ky ekip jep gjithnjë maksimumin e tij në fushën e blertë, ndaj dhe ne e kemi në konsideratë. Do të mundohemi të arrijmë fitoren. Nuk kemi rrugë tjetër. Për më tepër, saksioni që flitet nga FIFA na e ka shtrënguar akoma më tepër “litarin në fyt”. Jemi përballë vështirësive dhe vetëm të bashkuar mund t’ia dalim.”
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

اudia Dinamo, futbollistët “lakuriq” në fushë


Pas çdo seance stërvitore, lojtarët ndërrohen në fushë të djersitur, mes tyre edhe djali i zv.ministrit Bajaziti

Që Dinamo është lënë në mëshirë të fatit si një skuadër e kohërave të hershme, këtë po e shikon çdo kalimtar i rastit që kalon pranë kompleksit “pa emër”, dikur i quajtur “Dinamo”. Problemet e shumta të hasura çdo ditë nga futbollistët blu janë të panumërta. “S’kemi çfarë të bëjmë, jemi të detyruar të zhvishemi këtu në shesh të djersitur.

Siç e dini, është vetëm një dhomë në katin e dytë për t’u zhveshur dhe atje s’mund të ndërrohen 30 futbollistë, për më tepër s’ka as dushe për t’u larë pas stëvitjes. Ne mundohemi të shtyhemi sa të mundemi, pasi dimri po afron dhe s’e dimë si do t’ia bëjmë më vonë, kur shirat të mos ndalen. Gjithsesi, ky është pasioni ynë dhe s’mund të ndalemi për kushtet mjerane në të cilat ndodhemi,”- citojnë disa nga lojtarët blu në përfundim të seancës stërvitore.

Gazeta s’mund të urdhërojë askënd për krijimin e kushteve normale për një skuadër futbolli siç është Dinamo e 18 titujve kampion, por thjesht detyra jonë është të pasqyrojmë fenomenet që ndodhin aktualisht në futbollin shqiptar, për më tepër në mënyrë të veçantë tek skuadra e Dinamos, e cila ka ngelur “jetime” në mes të shiut dhe “lakuriq”, ashtu siç është edhe pamja e futbollistëve blu në fundin e seancës stërvitore.

Organi numër një që duhet të krijojë kushtet për Dinamon, sigurisht është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), e cila ka angazhuar Agjencinë e Sporteve për të menaxhuar fushat e futbollit dhe terrenet e tjera sportive. Po për hir të realitetit, ato janë në kushte vërtet mjerane dhe se kujt i takon faji, organet kompetente le ta gjejnë me njëra-tjetrën, pasi duke qenë se Dinamo si klub futbolli varet nga kjo ministria, gjendja aktuale prej “lakuriqësh” tek blutë është në njëfarë mënyrë edhe imazhi i kësaj ministrie.

Njerëz që më parë i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar, por edhe sporteve të tjëra tashmë janë në krye të kësaj ministrie dhe ata më shumë se çdokush duhet të vënë dorën në zemër për këtë Dinamo. Që nga dita e djeshme është bashkuar me blutë edhe futbollisti i ri dhe i talentuar Darlien Bajaziti, djali i zv.ministrit Dashnor Bajaziti.

Ai si të gjithë futbollistët e tjerë të Dinamo, nuk ka kushtet më minimale përpara dhe në përfundim të seancës stërvitore. Ky është një paradoks i futbollit shqiptar. Do të ishte e udhës, pa dashur të mësojmë zv.ministrin, një ish-sportist i nderuar i futbollit shqiptar, që organi të cilin ai drejton, në mënyra të ndryshme apo zyrtare, të vihet në dijeni të plotë të kushteve mjerane që Dinamo po kalon.

Thonë se çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë, por Dinamo ka gati 2 muaj që ka nisur stërvitje dhe çudia ende vazhdon, lojtarët inprovizojnë “dhoma” të ndryshme zhveshjeje në natyrë, si në rastin konkret piedestalin e Federatës së Futbollit, kur edhe kjo e fundit qëndron e heshtur përpara vuajtjeve të Dinamos, ish-kampione e Shqipërisë.



Mbërrijnë 50% e lekëve të kartonit të Bakajt

Siç dihet, një nga vështirësitë e Dinamos së Tiranës në mospagesën e futbollistëve të saj një sezon më parë, ka qenë pikërisht mungesa e shlyerjes së shumës prej 200 mijë euro nga Dinamo e Bukureshtit.

Ndërkohë që pas insistimeve të shumta të Dinamos së Tiranës, me fakse dhe mënyrë të tjera komunikimi, tashmë sipas shtypit rumun është bërë e mundur nga ana e Dinamos së Bukureshtit transferta bankare në shumën e 100 mijë eurove, që konsiston me 50% të shumës totale të kartonit të Elis Bakajt, i cili është transferuar në shkurt të këtij viti në kampionatin rumun për shumën e 200 mijë eurove.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Arifaj bën “exchange”: Do këmbeja lojën e bukur me tripikëshin


Sipas mesfushorit Besmir Arifaj, Dinamo duhet të arrijë fitoren sa më parë dhe të harrojë ndeshjet e kaluara pa pikë

Dinamo – Shkumbini (e diel 14:00)

Dinamo vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjen e radhës me Shkumbinin, e cila do të zhvillohet ditën e diel. Dje blutë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në ritme të shpejta, teksa futbollistët kanë qenë tepër aktivë, gjithashtu edhe trajneri Sejdini me stafin e tij Mërgjyshi dhe Bozhiqi. Ndërkohë, në radhët e Dinamos janë kthyer edhe futbollistët pjesëtarë të kombëtares U-21, Roland Peqini, Eni Imami, Antonio Marku dhe Andrea Kule.

Grupi është kompletuar dhe tashmë pritet ndeshja me Shkumbinin, e cila është tepër e rëndësishme për momentin e keq që dinamovitët po kalojnë, pasi jo vetëm rezultatet kanë munguar, por edhe sanksionet e FIFA-s, pas problemeve me futbollistët e huaj që janë aktivizuar më parë tek blutë, kanë ndëshkuar më shumë skuadrën e drejtuar nga Faruk Sejdini.

Deri tani, Dinamo ka shënuar vetëm një gol ndaj Tomorit në Lushnjë. Autori ka qenë mesfushori Besmir Arifaj, i cili në përfundim të seancës stërvitore ka analizuar gjendjen aktuale të Dinamos, duke qenë tepër i shqetësuar për kushtet stërvitore të deritanishme. Ndërkohë, Arifaj analizon edhe ndeshjen e radhës ndaj Shkumbinit. Sipas nr.18 të bluve, në këtë takim nuk do të mjaftonte vetëm loja e bukur, siç ka ndodhur edhe në sfidat e tjera.

Arifaj kërkon të bëjë “exchange”, duke e zëvendësuar lojën e bukur me fitoren. “Natyrisht, është një ndeshje e rëndësishme për ne. Na duhet patjetër tripikëshi, sepse kemi një pozicion të vështirë. Presioni është në krahun tonë. Shpresojmë që ndaj Shkumbinit të fitojmë dhe të mos merremi me faktin që zhvilluam apo jo ndeshje të bukura, sepse më parë kemi luajtur shumë mirë, por në fund s’kemi arritur te fitorja.

Më mirë të arrijmë fitoren me një lojë jo të mirë, sesa të vazhdojmë ndeshjet e mira pa arritur pikët e duhura. Shkumbini është një ekip për t’u respektuar dhe duke respektuar kundërshtarin automatikisht karikohemi të japim më të mirën tonë. Pozicioni im ideal është ky i qendrës, në mesfushë, siç po luaj tani tek Dinamo, pavarësisht se në ekipe të tjera kam luajtur në pozicione të ndryshme, duke u adaptuar.

Unë e ndiej që në këtë sektor të fushës mund të jap maksimumin tim dhe gjithnjë do të luaj me përkushtim për një fanellë si ajo e Dinamos. Pavarësisht pozicionit të saj të vështirë që po kalon, kjo fanellë mbetet me një peshë të rëndë në futbollin shqiptar. Për sa u takon kushteve që kemi këtu, me mungesën e dhomave të zhveshjes dhe gjëra të tjera elementare, është hera e parë gjatë karrierës sime sportive që jam në këto lloj vështirësie. Më vjen keq që Dinamo ndodhet në kushte të tilla.

Mungojnë dhomat e zhveshjes, dushet dhe oraret e sakta të stërvitjeve. Duke ndryshuar edhe oraret e stërvitjes nga dita në ditë, nuk është aspak në favorin tonë,”- përfundon idenë e tij mesfushori blu. Atmosfera në kampin blu duket e elektrizuar. Futbollistët janë koshientë për momentin e keq që Dinamo po kalon dhe të gjithë të bashkuar kërkojnë të arrijnë një fitore përballë Shkumbinit, në mënyrë që të çelin një seri të gjatë të rezultateve pozitive, pa të cilat Dinamo s’mund të mbijetojë në “ferrin superligë”.



Blutë marrin rrogat, ngrohen xhepat para Shkumbinit

Dje futbollistëve të Dinamos u janë shpërndarë rrogat pas seancës stërvitore. Gjithashtu edhe stafi blu ka përfituar rrogën mujore. Tashmë dinamovitët, edhe pse me rroga modeste dhe jo si në kohët e shkuara, janë korrektë me pagesat e futbollistëve. Siç dihet, në botën e futbollit aspekti financiar është tepër i rëndësishëm. Përpara ndeshjes me Shkumbinin blutë të paktën janë të qetë në anën psikologjike. Tashmë ka mbetur që ata të reagojnë vetën në fushën e blertë, duke mposhtur skuadrën peqinase. Një fitore në këto momente ka shumë vlera për Dinamon.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Peqini: Të tregojmë respekt për fanellën
SUPERLIGA, WDYTESORE | 15/10/2011 10:50
Nga ANDI MATRAXHIU

Sipas mbrojtësit, futbollistët blu pikërisht në këtë moment të vështirë duhet t’i dalin në krah “Nëndetëses”

Elbasanasi Roland Peqini është një nga pikat e forta të prapavijës dinamovite. Mbrojtësi i djathtë po kalon një moment të mirë në aspektin personal. Ai është prej kohësh edhe pjesë e pandarë e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, e cila humbi në mënyrë fatale “in-extremis” sfidën e fundit ndaj Polonisë.

I kontaktuar nga “Sporti shqiptar” në përfundim të seancës stërvitore, mbrojtësi i bluve analizon sfidën ndaj Shkumbinit, momentin e vështirë që Dinamo po kalon, por edhe humbjen fatale të Shpresave kuqezi. Sipas elbasanasit, në këto vështirësi që Dinamo po kalon, duhet të jetë pikërisht uniteti i futbollistëve që duke treguar respekt dhe konsideratë për fanellën blu, të arrijnë sukseset dhe më pas të dalin nga kjo situatë e turbullt.

Shkumbini “Nuk kemi rrugë tjetër veç fitores dhe duhet të bëjmë të pamundurën që të marrim tri pikët tepër të nevojshme në këtë moment. Nëse do të bëjmë një tjetër hap të gabuar, atëherë distanca me skuadrat e tjera do të thellohej më shumë dhe të gjithë do të na shikojnë më syrin e të humburve. Po kalojmë një moment të vështirë, por pikërisht tani duhet të tregojmë veten tonë, respektin për fanellën e Dinamos dhe tifozët e saj. Vetëm duke qenë të bashkuar mund t’ia dalim. Kundërshtarin e respektojmë, por ne kemi llogaritë tona.”

Grupi “Kam dy ditë që jam kthyer nga ndeshja e kombëtares Shpresa dhe i shikoj të gjithë djemtë kërkues, tepër aktivë në stërvitje dhe të gjithë janë të gatshëm të japin maksimumin përballë Shkumbinit. Dëshira e mirë nuk mungon, por sigurisht duhet të japim më të mirën në fushën e blertë që të justifikojmë gjithçka.”

Kushtet “U bëra 5 vite që jam këtu si futbollist i Dinamos, në këtë kompleks. Duke pasur parasysh kushtet si kanë qenë dhe se si janë sot, është vërtet për të ardhur keq. Më parë ky kompleks ishte si një shtëpi për ne. Ndërkohë që tani gjërat kanë ndryshuar. Ne kemi pasur dhomat e zhveshjeve të kompletuara, palestër, mensë, gjithçka. Dhe tani është një problem i madh dhe po stërvitemi në rrugë dhe më pas stërvitemi në fushë.”
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Në kryeqytet, në “Selman Stermasi”, më herët do të barazonte pa gola Dinamo me Shkumbinin. Një sfidë e dominuar përgjithësisht nga blutë, por që s’kanë pasur qetësinë dhe qartësinë e nevojshme për të konkluduar. Kjo edhe për meritë të peqinasve, që me një taktikë më të studiuar kanë arritur të marrin një pikë në këtë transfertë. Dinamo vazhdon të mbetet e fundit në klasifikim, me minus një pike, pasi në gjashtë javë kampionat nuk ka mundur dot ende t’i rikuperoje 3 pikët e hequra nga FIFA, për shkak të mospagimit të ish-lojtarit të vet kroat, Dario Bodrusic
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo mbetet në krizë, vetëm barazim ndaj Shkumbinit


Blutë qëndrojnë në vendin e fundit me -1 pikë. Dinamo-Shkumbini ndahen në paqe pa gola në “Selman Stërmasi”, gëzojnë peqinasit

Dinamo – Shkumbini 0-0

Komenti
Dinamo dhe Shkumbini janë ndarë në paqe dje në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një ndeshje e mërzitshme për sa i takon nivelit të shfaqur në fushën e blertë. Dinamo e shumë problemeve ka arritur të marrë një pikë, e cila do ta çojë në kuotën –1, pas aksionit të heqjes së tripikëve nga FIFA si pasojë e problemit “Bodrusiç”. Blutë janë munduar të gjejnë rrugën e rrjetës, por me Kulin të vetëm në dirigjim gjërat janë të vështira për ish-kampionët. Mesfushori kavajas bën gjithçka, mundohet të sakfrikohet, por loja e shokëve të skuadrës nuk është në nivelin e duhur. Shkumbini në krahun tjetër ka një rreshtim të mirë taktik, teksa kërkonte të kapte gafil me anë të kundërsulmit skuadrën e Dinamos.

Pjesa e parë Gjatë fraksionit të parë ka qenë një ndeshje e ekuilibruar, teksa të dyja skuadrat janë munduar të gjejnë rrugën e rrjetës, por pa mundur të arrijnë një objektiv të tillë.
Dinamo rrezikon disa aksione, ndërkohë që Sulkja tenton të shënoj për Shkumbinin, por është i pafat në disa iniciativa. Skuadrat ndeshen më shumë në mesfushë dhe kërkojnë të jenë më të rrezikshme me anë të goditjeve standarde. Një sfidë tepër e dobët, e cila s’e kalon në asnjë moment nivelin mesatar.
Pak tifozë në shkallët e stadiumit, ndërkohë që ata të ardhur nga Peqini (“Besnikët”) nuk ndalen asnjë sekondë duke mbështetur skuadrën e zemrës, por suporti i ultrasve nuk mjafton që peqinasit të gjejnë golin. Kapiteni Kuli është i vetëm në bordin e “Nëndetëses”. Sulmuesit blu s’e kanë fuqinë e duhur për të përshëndetur portën e Kotorrit. Edhe në iniciativat e pakta ata janë ndalur nga portieri mik.
Pjesa e dytë Dinamo e nis me 2 zëvndësime të shpejta, duke hedhur në lojë forca të freskëta, si Imami dhe Shtini, ndërkohë që lënë fushën e lojës Arifaj në një ditë jo të mirë dhe Xhemalaj Ndeshja fillon sërish duket e njëjtë. Dinamo që mundohet të shënojë dhe Shkumbini kundërsulmon.
Me këto zëvendësime sfida për blutë ndryshon disi. Imami i jep bukuri lojës së bluve, në një moment ai tenton edhe të shënojë, por duke qenë i pafat. Më vonë trajneri Sejdini hedh në fushë edhe Lalën për Asllanin. Ndërsa peqinasit me anë të trajnerit Mile bëjnë lëvizjet e tyre. Aktivizohet اutra, që më pas ia lë vendin njërit prej vëllezërve Magani.
Me gjithë iniciativat e të dy kampeve, ku dinamovitët janë më ngulmues, sfida është mbyllur pa gola. Një ndeshje e mërzitshme, e cila shpeshherë kalonte në ironi edhe në radhët e tifozerisë vendëse. Shkumbini, duke parë pozitën në tabelën e klasifikimit dhe emrin e kundërshtarit që ka përballë, pavarësisht gjendjes aktuale, mund të ketë dalë i lumtur nga “Qemal Stafa”, por krejt e kundërta për vendësit, të cilët nuk kishin rrugë tjetër veç fitores.
Policia ndalon konferencën për shtyp
Në përfundim të ndeshjes së djeshme, gazetarët e mediave të ndryshme janë afruar në ambientet e brendshme të stadiumit “Selman Stërmasi”, por me një urdhër krejt të pakuptimtë të nëndrejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Gjergj Jorgo, forcat e rendit kanë dëbuar jashtë stadiumit të gjithë gazetarët e pranishëm. Madje në dalje të stadiumit është ndërtuar edhe një kordon me policë për të mos lejuar gazetarët të afrohen në ambientet e brendshme për të zhvilluar konferencën normale për shtyp, sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit.

E gjithë kjo histori aspak e këndshme, pasi edhe opinion i gjerë sportiv shqiptar kërkon të dëgjojë mendimet profesionale të dy trajnerëve respektivë, ka ndodhur në syrin e shefit të garave, Ilir Shulku, i cili rrinte duke bashkëbiseduar me eprorët e rendit për qejfin e tij dhe nuk denjonte të jepte urdhër, apo të bashkëpunonte që konferenca për shtyp të zhvillohej normalisht. Me të drejtë trajneri Faruk Sejdini, pasi doli nga stadiumi, iu përgjigj në këtë mënyrë gazetarëve të pranishëm: “Kur askush s’më kërkoi intervistë në ambientet e brendshme të stadiumit, unë nuk kam ndër mend t’jua jap në rrugë intervistën.”



Të veçanta

- Në një moment në tribunën VIP ka pasur probleme midis dy tifozerive. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, edhe pse disi me vonesë, situata është vendosur në kontroll. Por ka pasur edhe shoqërime në komisariat.

- Mbrojtësi i Dinamos, Renato Malota, nuk është aktivizuar si pasojë e gjendjes gripale që po kalon.

- Në stadium ishin të pranishëm një numër i vogël tifozësh, ku nuk mungonin edhe miqtë, të përfaqësuar nga tifo-grupi “Besnikët”, të cilët nuk kanë ndaluar për 90 minuta së mbështeturi skuadrën e tyre.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Shtini: Kam shpërdoruar raste, por nuk do të fal më


19-vjeçari kavajas, i ardhur këtë vit te Dinamo, kërkon më shumë nga vetja dhe shokët skuadrës për kampionatin dhe kupën

Pas barazimit 0-0 ndaj Shkumbinit për javën e 5-të të kampionatit, te Dinamo duket se do të ndryshojë situata, sepse kanë filluar të marrin pikë. Ky mendohet si një ogur i mirë për të vazhduar më tej, edhe pse ndodhen në zonën e “ftohtë” të tabelës së klasifikimit, me -1 pikë. Dihet që Dinamo ka një pezullim prej 3 pikësh për çështjen “Bodrusiç”, por me lojë do të rikuperojë, gjithçka sipas premisave që japin të rinjtë në këtë skuadër të ndërthurur me elementët e vjetër.

Duke pasur parasysh të rinjtë që i janë bashkangjitur skuadrës dinamovitë ketë vit, në ambientin e kryeqytetasve është bashkuar kavajasi Ariel Shtini gjatë merkatos së verës. Ai është formuar si futbollist te Besa, sepse ka qenë një zbulim nga ekipet zinxhir të kësaj skuadre. “U futëm në fushë për të bërë më të mirën e mundshme, në mënyrë që skuadra të merrte fitoren.

Duke pasur parasysh pozitën e vështirë në renditje me pikët e hequra nga penalizimi i UEFA-s, ishim të detyruar të kërkonim patjetër fitore. Në atë takim sikur na kishte mallkuar fati, sepse humbëm disa raste të pastra, përveç disa problemeve që kemi në skuadër. Po e filloj nga vetja, që pata disa raste të pastra shënimi,” – pohon Shtini.

Kupa “Për sa i takon ndeshjes së radhës, ajo është në Ballsh, ku do të ndeshemi me Bylisin për kompeticionin e kupës. Siç dihet, Bylisi vitin e kaluar ka luajtur deri në çerekfinale dhe është eliminuar nga Tirana në ndeshjen e kthimit. Dua t’u kujtoj ballshiotëve se unë kam qenë ai që u kam shënuar në ndeshjet e kampionatit kur luaja me Besën. Kam shënuar në dy ndeshje decizive për Besën ndaj Bylisit.

Megjithatë, dua t’ia lë gjithçka fushës, sepse ajo do tregojë cilësitë e të dyja skuadrave. ثshtë herët të flasim për përfundimin e fazës në grupe, por mendoj se ne do të jemi në dy vendet e para për kualifikimin në fazën tjetër. Ndërsa në kampionat do të luajmë me Laçin, dua të them se në fushën e tij është një skuadër e pakalueshme, por do të përqendrohemi si skuadër në ndeshjen e kupës, më pas gjithçka do të qartësohet edhe për ndeshjen e radhës në kampionat,” – ka përfunduar i riu kavajas Ariel Shtini.



Stërvitja, mungon vetëm Malota

Skuadra e Dinamos ka startuar përgatitjet të hënën në orën 16:00 për takimin e radhës në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit në Grupin D, ditën e mërkurë në Ballsh. Në këtë seancë nuk kishte mungesa, pra të gjithë futbollistët ishin të pranishëm pasi nuk deklarohen mungesa për shkak të gjendjes gripale, siç ishte Malota në ndeshjen e fundit apo edhe ndonjë i dëmtuar gjatë lojës.

Stërvitja u përqëndrua më tepër për një shlodhje pas takimit të kampionatit. Lojtarët zhvilluan disa veprime taktike me topin po ashtu edhe disa veprime me karakter aerobik. Dinamo do të ketë për ndeshjen e kupës të gatshëm të gjithë futbollistët, porn ë kampionat do të vuajë mungesën e Roland Peqinit pasi ka plotësuar numrin e kartonëve në ndeshjen e lënë pas
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Sejdini: Dinamo s’do t’u mësojë këngën “bilbilave”


Trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, është tepër i shqetësuar për sulmet ndaj skuadrës që drejton dhe prêt reflektimin

Dinamo vazhdon të jetë në vështirësi. Për më tepër, hallet e bluve i shtojnë “forca të ndryshme”, si në rastin konkret “xhaketat e zeza”. Ndeshje pas ndeshjeje, blutë kanë analizuar gjyqtarët, të cilët, sipas tyre, janë kundër Dinamos, duke përfituar nga momenti i keq që blutë po kalojnë.

Pas ndeshjeve në kampionat, ku ankesa e fundit erdhi pas ndeshjes me Shkumbinin, ku sipas stafit blu, gjyqtari Cjapi ka mohuar një 11-metërsh të sigurt, teksa Lundraxhiu ndërhyri ndaj Asllanit, tashmë edhe ndeshja e Kupës së Shqipërisë, e luajtur ditën e mërkurë në Ballsh ndaj Bylisit vendës, ka sjell të tjera shqetësime për ish-kampionët e Shqipërisë.

Gjyqtari i ri nga qyteti i Durrësit, Koçi, ka akorduar një penallti-fantazmë, sipas bluve, duke irrituar stafin dinamovit. Trajneri Faruk Sejdini, pas stërvitjes së djeshme, e cila ishte e ndarë në dy grupe, pasi ata që luajtën në Ballsh u stërvitën veçmas, ka ngritur zërin për padrejtësi: “Më erdhi vërtet keq që në një ambient mikpritës si ai në Ballsh, gjyqtari të bëhej protagonist.

Ne nuk kishim synime në këtë sfidë, sepse kishim marrë me vetë 6-7 futbollistë që e kishin për herë të parë debutimin në këtë sezon. Por edhe që të vendosë fatet e sfidës një gjyqtar i ri është jashtë sensit sportiv. Ju garantoj që në Ballsh ishte një ambient i qetë, njësoj si për opera, por vetëm gjyqtari e shkatërroi atë.

Mbase janë bilbila të rinj dhe duhet të mësojnë të këndojnë, por sigurisht në këtë moment të keq që ne po kalojmë për arsye që ju si media i njihni tashmë, këta elementë të rinj të gjykimit s’mund të mësojnë dorën me Dinamon,”- shprehet me batutat e tij karakteristike trajneri 62-vjeçar i Dinamos, Faruk Sejdini, i cili është tepër popullor në ambientet sportive në Shqipërisë dhe shquhet për humorin që sjell me thëniet e ndryshme.

Por krahas humorit të “Xhaxhit”, ka edhe të vërteta, pasi dinamovitët ndeshje pas ndeshjeje po ndëshkohen me vendime të dyshimta. Me tendencë apo jo, kjo mbetet për t’u gjykuar nga organet kompetente pranë FSHF-së, të cilat kanë në dorë organizimin e arbitrave. Por një gjë është e sigurt: ky është momenti më pak i përshtatshëm për të goditur një skuadër elite si Dinamo, e cila sot më shumë se kurrë po rrezikon, ashtu si edhe legjenda Partizani, rënien në greminën e futbollit shqiptar.

Gjithsesi, ndër të tjera, trajneri Faruk Sejdini ka analizuar edhe ndeshjen e radhës në kampionat përballë Laçit, në fushën e këtij të fundit. “ثshtë një takim i rëndësishëm për ne për vetë pozitat e vështira që po kalojmë. Pikët na nevojiten dhe po punojmë për të arritur një rezultat pozitiv në Laç.

Jemi të ngrohur nga fakti që në Laç luhet futboll. ثshtë një ambient që të lë të tregosh vlerat maksimale si ekip. Ndërkohë që edhe kushtet e terrenit sportiv janë vërtet të admirueshme. Unë nuk kam qenë kohët e fundit si kundërshtar me ndonjë ekip në Laç, por ky është opinioni i përgjithshëm për fushën e Laçit sot.”



Blofi i radhës, dështon takimi me MTKRS-në

ثshtë folur gjatë për një takim të trajnerit të bluve, Faruk Sejdini, me zv.ministrin Dashnor Bajaziti, i cili më pas do të mundësonte edhe një tjetër takim me ministrin e MTKRS-së, z. Aldo Bumçi. Por teksa “Xhaxhi” ka pritur gjatë gjithë paradites një lajmërim nga ministria në fjalë, kjo sërish nuk ka ardhur. Dhe kjo është e disata herë që flitet për një bashkëpunim midis Dinamos dhe MTKRS-së, por që sërish ka qenë një blof. Dhe nëse ky takim nuk bëhet gjatë ditëve në vazhdim, do të thotë që një pengesë në këtë mes qëndron.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Dinamo “lakuriq” drejt Laçit, blutë mjekohen mes natyrës


Edhe përpara transfertës kurbinase, kushtet e bluve nuk kanë ndryshuar në stërvitje, duke e bërë më të vështirë misionin për pikë

Laçi – Dinamo (nesër 13:00)

Dinamo vazhdon të stërvitet mes shumë problemeve. Sigurisht, kushtet në të cilat blutë zhvishen dhe ndërrohen përpara dhe pas seancës stërvitore, janë vërtet skandaloze. Pavarësisht se mediat sportive, si të shkruara dhe vizive, kanë ngritur gjithnjë alarmin për këtë fenomen, duket se gjithçka vazhdon të bjerë në vesh të shurdhër. Edhe në seancën e djeshme dinamovitët kanë vazhduar peripecitë e tyre në natyrë.

Si lojtarët, ashtu edhe stafi teknikë apo ai mjekësor janë sajuar si të munden në rrjetën që rrethon fushën me bar sintetik. Dikush zhvishet dhe var rrobat në telat e rrjetës, duke sajuar një dhomë zhveshjeje, ndërkohë që Malota dhe Deliallisi, Osmani dhe të tjerë, mjekohen dhe bëjnë fizioterapi në mes të fushës, sepse në dhomën që përdoret për këtë arsye, tashmë mund të gjesh gjithçka, pasi në momentin e zbrahjes së zyrave të Dinamos nga ana e Agjencisë së Sporteve, gjithçka është depozituar në këtë dhomë, e cila tashmë mund të quhet magaza apo bodrum.

Tani shirat dhe i ftohti nuk janë në kulmin e tyre, por më vonë cila do të jetë zgjidhja për Dinamon? Sigurisht, fizioterapia do të zhvillohet në makinë, apo dinamovitët mund të marrin një shtëpi me qira pranë kompleksit, në mënyrë që ta përdorin për dhoma zhveshjeje apo analiza të ndryshme, pasi edhe kur trajneri Faruk Sejdini dhe stafi i tij duhet të bëjnë një analizë me ekipin, ajo ndodh në natyrë. Një skuadër futbolli s’mund të jetë një grup gjimnazistësh, që dalin për ekskursion në natyrë.

Futbolli ka disa standarde, të cilat duhen respektuar. Por kur sheh se si është katandisur Dinamo, të vjen vërtet keq nëse dëgjon fjalën “futboll”. Blutë do të udhëtojnë drejt Laçit për një rezultat pozitiv, por pa dyshim amullia e krijuar si pasojë e kushteve të infrastrukturës ndikon jo pak në performancat e skuadrës. ثshtë e lehtë për t’u parë e dëgjuar, por nëse dëgjon vetë dëshmitarët, pra pjesëtarëte ekuipazhit të “Nëndetëses”, ata më shumë se të gjithë mund të tregojnë vështirësitë që po hasin në kompleksin “pa emër”, më parë i quajtur Dinamo.

Dinamovitët ndodhen në vendin e fundit me -1 pikë, pas vendimit të marrë nga FIFA si pasojë e mospagesës së futbollistit kroat Dario Bodrusiç, i cili më parë është aktivizuar në radhët e Dinamos, duke fituar edhe titullin kampion gjatë sezonit 2007-2008. Një pikë do të ishte pozitive për ish-kampionët, por gjërat janë tepër të vështira, në këtë moment edhe morali është tepër i ulët tek blutë.

Gjithsesi, të presim dhe të shikojmë çfarë fytyre do të ketë Dinamo e sezonit transfertës së radhës. Stërvitja e djeshme është zhvilluar në ritme të kënaqshme. Teksa në fillim blutë e kanë nisur me kuadrate, më pas gjuajtje në portë dhe në fund një lojës mes grupit, ku e veçanta e saj ishte që futbollistët luajtën me 2 topa. Kjo është pak a shumë një përmbledhje e një ditë në kampin blu. Flitet për një takim me ministrin Aldo Bumçi, por që ka 4-5 muaj që nuk realizohet. Të shohim, nesër lind një ditë e re…



Blutë, kundër gjyqtarëve “të huaj”

Ashtu siç ka bërë të ditur edhe në numrin e djeshëm të gazetës, trajneri Faruk Sejdini, duke shprehur shqetësimin për “xhaketat e zeza”, sërish blutë duket se kanë ngritur zërin për këtë problem. Burime pranë këtij ekipi bëjnë të ditur se fuksionarë të Dinamo kanë kontaktuar me ata të FSHF-së për të shprehur në njëfarë mënyre shqetësimin lidhur me këta gjyqtarë të rinj dhe pa eksperiencë, të cilët sipas drejtuesve blu kanë gabuar në gjykimet e deritanishme kundrejtë Dinamos.

Stafi blu ka ngritur zërin edhe në ndeshjet e fundit, në fillim ndaj Shkumbinit në kampionat, teksa i është mohuar një 11-metërsh në favor të Asllanit dhe më pas në kupë përballë Bylisit, ku sipas trajnerit Sejdini, është akorduar një 11-metërsh i paqenë. Për ndeshjen Laçi–Dinamo mësohet se gjyqtar është caktuar Labjen Mustafaraj.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Nesër do të luhen:

Laçi – Dinamo ora 13:00
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

E diele

Laçi – Dinamo 1-0

Shënues: Vucaj 90′ (11-m)
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Laçi i falet 11-metërshit, “Xhaxhi” konteston profecinë e arbitrave


Ndeshja zgjidhet nga një episod në fundin e saj. Dinamovitët protesojnë fuqishëm për padrejtësi, pasi blutë mbesin ende në -1 pikë

Laçi – Dinamo 1-0
Komenti

Laçi arrin fitoren në fundin e takimit me ekipin e Dinamos, një fitore e mundishme, por që ka vlerën e tri pikëve. Ndërsa kanë hasur vazhdimisht në një ekip të organizuar të Dinamos, i cili u përpoq shumë për të marrë pikë në Laç, por që nuk mundi ta ruante deri në fund rezultatin. Një lojë mjaft e bukur, e cila duhet theksuar se edhe pse u ndoq nga pak sportdashës, kishte grintë dhe u zhvillua në një “fair-play” të vërtet.

Laçi e nis mjaft mirë lojën, madje u duk se do arrinte të zgjidhte mjaft shpejtë rezultatin, por sulmuesit e tij janë të pasaktë para portës e për pasojë Dragiçeviç nuk ishte në ditën më të mirë të tij. Ndërsa kapiteni i kurbinasve, i cili ishte vazhdimisht problematik në veprimet tij mjaft të shpejta dhe të sakta, duke vënë në alarm mbrojtjen mike, u dëmtua. Dhe për pasoja kjo ndikoj edhe në rënien në lojë të ekipit vendas.

Pjesa e parë Ka nisur me raste nga të dyja skuadrat, por që rruga e rrjetës nuk është gjetur, edhe pse Kuli, Malota, Daja për miqtë kanë tentuar. Por në krahun tjetër edhe vendësit me anë të Dragiçeviç dhe Ermullajt kanë rrezikuar seriozisht portën mike, por portieri Osmani është treguar i vemedshëm.

Dinamo mbrohet dhe kërkon të kundërsulmoj, duke pasur të vetëm në sulm të riun kavajas Shtini. Ndërkohë që Kuli ndihmon repartin ofensiv nga e djathta me topat e tij inteligjent për sulmin blu. Por fraksioni i parë do të mbyllej pa gola. Edhe pse janë munduar të dy ekipet. Gjyqtari Mustafaraj i ka dërguar futbollistët në dhomat e zhveshjes pa provuar shijen e golit në të dy kampet.

Pjesa e dytë Miqtë e nisin më bukur dhe kërkojnë të ushtrojnë presion. Por hedhja në fushë e Zefit ka ndryshuar lojën e Laçit, që arrin të reagoj shumë shpejtë duke mbajtur nën trysni miqtë në gjysëm fushën e tyre, por që janë në bllok e për pasojë nuk lejojnë kurbinasit të gjëjnë hapësira për të rrezikuar. Pas shumë rasteve nga të dyja krahët, vjen dhe një moment tepër i vështirë. Shtini i vetëm përballë Vashakut, heziton të godasë, aty vjen Doku dhe ndërhyn në mënyrë të dyshimtë brenda zonës. Për gjyqtarin është gjithçka e rregullt.

Protesontë blutë dhe Kuli përfundon jashtë me kartonin e kuq përpara syve të tij. Kur dukej se me barazim do mbyllej takimi është Imami, i cili ka penguar brënda zonës së rretësis mike Dokun, dhe Mustafaraj tregon pikën e bardhë të penalltisë. Vucaj është vënë përballë Osmanit, ka gjuajtur nga pika e bardhë e penalltisë dhe 1–0 për vendasit. Protestojnë blutë, madje trajneri Sejdini dhe pjesëtar të stafit të tij futen në fushë. Portieri Osmani është një nga më të mërziturit pas golit të pësuar.

Por Mustafaraj, gjyqtari i paragjykuar nga blutë, ka qenë i vendosur. Laçi fiton sërish si në Lushnjë ndaj Tomorit me një penallti, ndërkohë që Dinamo vuan profetësinë e trajnerit të saj, i cili gjatë të gjithë javës ka bërë apel se gjyqtarët do ta prishin ndeshjen dhe në fakt pas episodeve të dyshimta, dinamovitët kanë shumë të drejtë të ngrenë zërin.



Dede: Vuajtëm, po morëm 3 pikë të vlefshme

“Ekipi duhej ta gjentë më para golin. Mënyra se si arritëm ta zgjidhnin rezultatin në fund nuk është gjithnjë efikase. Ekipi humbi shumë raste. Megjithatë kemi marrë tri pikë me vlerë, ndaj një ekipi i cili ishte mjaftë i mirë.Unë vazhdimisht u kam vënë në dukje futbollistëve të mi të mos shikojnë se me cilin ekipi do luajnë, pasi ai ekip që në letër të duket më i lehtë në fushë ndodh e kundërta, mund të parqitet shumë më mirë. E prisja një reagim të tillë nga Dinamo.”



Sejdini: Doja ta tërhiqja ekipin nga fusha

“Një organizim perfekt, një presidencë korrekte, një publik i shkëlqyer, një polici e mrekullueshme, një atmosferë e shkëlqyer, por të vjen keq që një gjykim i tillë prish gjithë këtë atmosferë festive në Laç. Dinamo po paragjykohet, po veprohet si me Partizanin. Më mirë të na thonë të tërhiqemi.

Kam dyshim tek njëmbëdhjetëmetërshi. E imagjinoj kur gjyqtarët veprojnë kështu, pa pasur asnjë ngarkesë apo trysni si nga vendësit edhe nga ana jonë. Në një moment doja të tërhiqja ekipin nga fusha, por nuk e bëra, pasi më edhi vërtet turp për sportdashësit e dy ekipeve. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Federata duhet të reagojë ndaj këtyre arbitrave.”
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Kuli: Le të na thonë nëse s’na duan, të luajmë për qejf

Kapiteni dinamovit është tepër i indinjuar për situatën e krijuar kundër skuadrës që ai luan, por kërkon drejtësi, sepse nuk mund të vazhdohet kështu

Dinamo luajti ndeshjen e javës së 6-të në superligë kundër Laçit në transfertë, por u mund 1-0 në minutën e fundit, jo nga loja e laçianëve, por nga “loja” e gjyqtarëve. Themi kështu, pasi u duk qartë gjykimi i tij tendencioz në atë takim, që prishi të gjithë atmosferën e krijuar nga publiku dhe nga drejtuesit e Laçit për këtë takim.

Loja e fortë në fushë e dinamovitëve u ndëshkua nga kryesori Labian Mustafaraj, i cili akordoi një 11-metërsh kundër Dinamos, po ashtu nxori nga fusha me karton të kuq kapitenin Kuli, i cili shkoi të protestonte me të drejtë për një 11-metërsh të padhënë për një ndërhyrje në brendësi të zonës të portierit dhe një mbrojtësi laçian kundër 19-vjeçarit Shtini, që po i afrohej portës për të shënuar.

Kapiteni “Ishte një takim jo si gjithë të tjerët, pasi ne ndodhemi në zonën negative, pra me -1 pikë, dhe kërkuam që në këtë transfertë të bëjmë më të mirën për të dalë nga situata. Nuk janë vetëm fajet tona, pasi ne në tri takime transferte, po ashtu edhe një në Tiranë, mund të kishim marrë më tepër pikë dhe të ishim shkëputur nga kjo zonë me kohë, por gjykimet tendencioze për të dëmtuar këtë Dinamo tashmë po shihen nga java në javë. Nuk ka më turp se ai gjykim në Laç.

Para së gjithash dua të falënderoj publikun dhe mikpritjen laçiane, sepse kundër tyre askush nuk ka asgjë për të thënë. Më pas, dua të vazhdoj përsëri me gjykimin, që ishte si e si të na dëmtonte më shumë. Nuk na dhanë 11-metërsh në atë rast kur Shtinit i ndërhynë. Nuk e kuptoj pse na e bënë këtë. Unë më pas shkova të gjyqtari Mustafaraj për të protestuar, sepse të mos protestoja unë, që jam kapiteni, kush do të protestonte?

Ai më ndëshkoi edhe më një të verdhë të dytë dhe unë e lashë ekipin me 10 vetë në fushë. Më pas na ndëshkuan edhe me një penallti, që i dha fitoren Laçit, aty u kuptua që gjykimi ishte plotësisht kundër nesh. Ky është kulmi i arritur kundër Dinamos këtë vit, pasi në 6 javë kampionat, ndëshkohemi 4 herë nga gjykimi. Dua të them pse nuk erdhi Lorenc Jemini të na gjykonte, por na gjykoi një i papjekur dhe që dha ato vendime absurde.

Takimet delikate duan gjyqtarë profesionistë, jo të tillë adoleshentë, që marrin vendime të gabuara si për mirë ashtu edhe për keq, pra nuk ndajnë dot të mirën nga e keqja. Ata duhet të drejtojnë një ndeshje moshash, të mësojnë t’i bien bilbilit atje, jo në ndeshje me emra të mëdhenj, ndaj një Dinamoje 18 herë kampione e vendit. Në katër vitet e fundit ka dalë dy herë kampione, apo mos duan të na e bëjnë si Partizanit, të na çojnë në të tretën?!

Pas të gjitha këtyre fjalëve nuk mendoj se ku të drejtohem për të kërkuar të drejtën, sepse të gjithë janë kthyer kundër nesh. Nëse duan të na rrëzojnë nga kategoria, të na e thonë dhe ne të luajmë për qejf dhe jo për të luajtur me nerva gjatë gjithë kohë. Do të jetë më mirë ashtu sesa në këtë mënyrë, që të shpif edhe futbollin,” – përfundon Bekim Kuli, kapiteni kavajas i dinamovitëve.



Sejdini dhe titullarët mungojnë në stërvitje

Seanca stërvitore te Dinamo ka nisur dje, në orën 16:00, deri në orën 18:00, atëherë kur muzgu i mbrëmjes mbuloi gjithçka dhe lojtarët nuk mund të shikonin njëri-tjetrin në sy. E veçanta qëndron te kreu i pankinës, Faruk Sejdini, i cili nuk ishte i pranishëm. Artan Mërgjyshi, zëvendës trajneri i ekipit gjithashtu edhe përgatitësi i portierëve, Ilir Bozhiqi, kanë drejtuar gjysmën e ekipit në këtë seancë. Fubollistët kanë kryer vrapime dhe në një pjesë të kohës janë marrë me topin. Pjesa tjetër, pra titullarët, kanë munguar, sepse u është dhënë një ditë pushim.

---------- Post added at 11:32 ---------- Previous post was at 11:27 ----------

Sejdini: Nuk dorëzohem, do ta çoj deri në fund “luftën”


Trajneri Faruk Sejdini premton maksimumin e tij, ai është i bindur se Dinamo do të shpëtojë

Dinamo ka vazhduar përgatitjet dje pasdite në kompleks. Atmosfera është pak e zymtë, duke parë mënyrën se si bluve i kanë rrëshqitur pikët nga duart në Laç, pas një vendimi të dyshimtë arbitrar. Gjithsesi, blutë kërkojnë të shikojnë përpapara. Ndaj Elbasanit, sot në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, pritet të kenë hapësira disa futbollistë të rinj, që s’kanë pasur minutat e duhura në kampionat.

Ndërkohë që trajneri Faruk Sejdini analizon situatën në kampin blu. Në fakt, duke parë traditën e skuadrës së Dinamos, në këtë moment të vështirë, trajneri 62-vjeçar shikohet i vetëm në këtë “luftë”, pasi është ai që ngre zërin pa iu dridhur qerpiku ndaj çdo padrejtësie.

Arbitrimi “Tashmë problemi i gjyqtarit në Laç është diçka e bërë publike, pasi të gjithë e panë. Por unë uroj dhe i lutem Zotit që ishalla të jetë hera e fundit. Besoj se do të jetë hera e fundit, pasi nëse përsëritet, kjo punë s’do të ketë më kuptim.”

Reflektimi “T’ju them të drejtën, ka pasur një moment nga merzia, kur përveçse doja të tërhiqja skuadrën nga fusha në Laç, mendova edhe largimin tim. U mendova gjatë, por në fund arrita në konkluzionin që ky është një mision shumë i mundur për t’u realizuar. Nuk i jam futur pa logjikë kësaj pune, por kurrsesi nuk mendova që mund të ketë edhe fenomene të kësaj natyre.

Konkluzioni logjik është i tillë, pavarësisht se jemi në këtë situatë ku jemi. Dëgjova diku kritika për presidentin e Dinamos, se përse ai nuk dilka në mbrojtje të skuadrës. Kjo tregon se futbolli në Shqipëri u luaka me presidentë. U besoj se lojën e futbollit e bëjnë futbollistët, arbitrat dhe trajnerët. Presidentët sigurisht kanë atë pjesën e tyre me investime dhe gjëra të tjera. Sipas kësaj logjike, nëse nuk dalin presidentët, unë si trajner duhet të ndëshkohem.”

Dinamovitët “Të gjithë dinamovitët në këtë moment po rrinë pak në distancë. Ju po thoni që jam i vetëm në “luftë”, ndërsa unë mendoj se këtu po dalim tek ajo teoria: shko në luftë, bjeri anës dhe bëji dredha plumbit. Pra, të gjithë po i shmangen kësaj “lufte”. Ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, jo se do të ndodhë çudia po qemë të tillë, por s’duhet të duket sikur Dinamo është e vetmuar. Dinamo ka shumë tifozë dhe këtë e kam vërtetuar gjatë sezonit 2001-2002, kur kemi udhëtuar dhe jemi shpallur kampionë në Shkodër përballë Vllaznisë. Por kur edhe këta të fundit e shikojnë që “varka fut ujë në të gjitha cepat”, atëherë edhe tifozi do të ftohet me ekipin.”

“Lufta” “Pavarësisht se çdo njeri mund të ketë ndonjë zhgënjim të momentit, unë mendoj dhe besoj se do ta çoj deri në fund “luftën” time dhe do t’ia dal mbanë,”- komenton trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini.



Dinamovitët ironizojnë me arbitrat e kupës

Në ambientin dinamovit, pasi janë njohur me emrat e gjyqtarëve të sfidës ndaj Elbasanit në kupë, ka filluar një ironi. Përbuzja nuk ka qenë e lidhur me emrat e arbitrave, pasi Pashaj, Avdo dhe Braushaj janë gjyqtarë me stemën e FIFA-s. Por gjithçka është e lidhur me faktin se në këtë takim janë caktuar gjyqtarë me eksperiencë, kur në atë të Laçit, tepër të rëndësishëm për kampionat, ishte një gjyqtar i ri, si Mustafaraj.



Zv.ministri sheh stërvitjen nga kangjellat

Zv.ministri i MTKRS-s Dashnor Bajaziti ndjek nga afër stërvitjen e Dinamos. Siç e shikoni edhe nga foto-lajmi, një nga drejtuesit kryesorë të ministrisë nga e cila varet skuadra e Dinamos, e cila ka mbetur tashmë pa dhoma zhveshjeje dhe gjithçka, ndodhet gjithnjë duke parë nga afër kushtet e futbollistëve blu, midis tyre edhe djali i tij, Dariel Bajaziti. Po për çudi në kampin blu s’ka ende ndryshime përs a i takon kushteve stërvitore. Së bashku me zv.ministrin në fjalë kanë qenë edhe Sulejman Starova, Vasil Bici dhe menaxheri Edmond Haxhia.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Malota: Fitoret në derbi, tepër të rëndësishme


Sipas Renato Malotës, nëse Dinamo kalon Kamzën me sukses, edhe kriza largohet automatikisht, por edhe renditja përmirësohet

Dinamo vazhdon përgatitjet e saj për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë tepër e rivalizuar. Një derbi i ri për kryeqytetin, por që sigurisht edhe kamzalinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka do të kërkojnë të rrëmbejnë pikë, sepse nuk futen për piknik në fushën e blertë. Dinamo ndodhet në vështirësi në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që Kazma është pak e ngrohur nga rezultatet e deritanishme.

Blutë i vështirësojnë akoma më shumë pozitat e tyre nëse nuk arrijnë një fitore përballë kamzalinjve. Një tripikësh përballë Kamzës në derbi do të ishte tepër domethënës edhe për t’i dhënë një shkelm krizës, e cila ka përfshirë blutë, pasi edhe ndeshja e fundit në kupë përballë Elbasanit e tregoi mungesën e rezultateve pozitive. Mbrojtësi Renato Malota, një nga pikat më të forta të prapavijës blu, duke folur për “Sportin shqiptar”, ka analizuar sfidën e kaluar në Laç, por edhe derbin ndaj Kamzës.

“ثshtë një ndeshje e rëndësishme për ne për vetë pozitat e këqija që po kalojmë. Nuk mund të themi se jemi në krizë, por sigurisht që nuk po kalojmë një moment pozitiv. Një fitore në derbi përballë Kamzës do të ishte tepër fondamentale për të kaluar momentin “jo”. Për më tepër, edhe pse kamzalinjtë janë debutues, derbi mbetet derbi, i ri apo i vjetër në futbollin shqiptar. Në Laç jemi penalizuar nga disa vendime arbitrare, por si futbollist nuk më takon ta analizoj gjatë këtë fenomen.

Ai që dua unë të analizoj është fakti se kërkojmë një arbitrim sa më të drejtë, në mënyrë që të marrim atë çka japim në fushën e blertë. U bënë disa takime radhazi që jemi dënuar nga këto vendime arbitrare të dyshimta. Një herë në Fier, më pas në Lushnjë ndaj Tomorit, e kështu me radhë kanë vijuar ndëshkimet e “xhaketave të zeza” ndaj nesh. Gjithsesi, në Laç dhamë maksimumin, mund të kishim shënuar, teksa ishte edhe një 11-metërsh flagrant për ne.

Kemi mungesën e kapitenit Bekim Kuli ndaj Kamzës, një lojtar i rëndësishëm për Dinamon, por do të mundohemi që me performancën e çdo futbollisti në fushën e blertë, të mbulojmë sa më shumë që të mos ndihet mungesa e tij. Personalisht do të jap gjithnjë maksimumin për Dinamon. Kam kaluar edhe probleme të vogla, siç ishte ai shëndetësor ndaj Shkumbinit, ku mungova, por e përgjithshmja është pozitive dhe jam plotësisht i gatshëm përballë Kamzës.

Dinamo është një emër i madh i futbollit shqiptar dhe pa dyshim kjo skuadër do të dijë të dalë nga ky moment i vështirë. Për kushtet stërvitore nuk keni pse më pyesni, edhe ju mediat jeni vetë dëshmitarë të asaj çka po ndodh me ne. Fajtorët s’mund t’i gjejnë futbollistët, ne jemi duke bërë një sakrificë për pasionin dhe profesionin tonë. Nuk është aspak normale që të zhvishemi në mes shiut apo të jetojmë çdo ditë me peripecitë e kompleksit ku stërvitemi. Shpresojmë që situata të normalizohet sa më shpejt, ku edhe ne lojtarët të jemi më të qetë dhe të përqendruar në punën tonë,”- shprehet për “Sportin shqiptar” nr.13 i bluve, Renato Malota.



Dinamo-Kamza, drejt stadiumit “Qemal Stafa”

Ndeshja e javës së 7-të midis Dinamos dhe Kamzës pritet të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Drejtuesit dinamovitë i kanë bërë një shkresë-kërkesë bordit drejtues të këtij stadiumi dhe pritet që derbi i ri i kryeqytetit të luhet në këtë impiant. Dinamo ka propozuar nga ana e saj një pagesë minimale për vënien në dispozicion të stadiumit dhe në krahun tjetër përfitimet nga shitjet e biletave do të shkojnë në arkën e stadiumit.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

TEUTA -DINAMO 2-0

Teuta fiton 2-0 me Dinamon dhe ruan kreun. Durrsakët kanë nisur t’i rrisin parametrat e tyre, pasi shënojnë nga dy gola për takim. Dinamovitët mbeten sërish në “frigorifer” duke qenë të fundit me -1 pikë. Gjithsesi duhet theksuar se edhe në këtë takim është vërejtuar një dashakeqësi e gjykimve ndaj bluve.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Kuli: Të vijë janari sa më shpejt për Dinamon


Kavajasi e sheh të ardhmen e bluve vetëm në merkaton e janarit, aty ku do të marrë rrugë tjetër ekipi dinamovit

Skuadra blu e kryeqytetit pas humbjes në javën e 8-të të kampionatit përball Teutës kryesuese ditën e hënë e ka patur të lirë. Kjo humbje për Dinamon tregon se skuadra e ndërtuar në orët e fundit nga “Xhaxhi” nuk po mundet të gjejë hapsirë për korrigjime. Megjithatë, kjo situatë mbetet e papërtypshme nga lojtarët më me përvojë te Dinamo dhe sidomos te kapiteni Kuli. Kavajasi, për “Sportin shqiptar”, i bën një rezyme të përgjithshme situatës ku ndodhet Dinamo e ditëve të sotme.

Teuta “Në ndeshjen e fundit, pra në humbjen tonë ndaj Teutës ishim pothuajse të papregatitur dhe të paorganizuar duke parë se kundërshtari ynë kishte një mirëorganizim në të gjitha aspektet. Zhvilluam një pjesë të parë mjaft të mirë dhe e mbyllëm me rrejta të paprekura, por në të dytën Kraja ndëshkohet me karton të kuq dhe na detyron më tepër në lojën tonë.

Duhet të tregoheshim më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm, por të rinjtë nuk e kanë atë lloj përvoje, ndaj dhe humbja nuk mund të shmangej. Dinamo po sulmohet në çdo kohë. Mbase në këtë takim ne nuk patëm presion nga gjyqtarët, por në gjashtë takimet e para i patëm dhe kjo ka ndikuar negativisht në skuadrën tonë me elemntë të rinj përbërës të saj. Jemi vetëm tre futbollistë me përvojë aty dhe kjo nuk do të thotë se ne jemi pesha kryesore në skuadër.”

Pushimi “Kemi dy javë në dispozicion dhe duhet të përfitojmë nga kjo situatë aq sa mund të përfitojmë, sepse gjendja jonë dihet tashmë. Do mundohemi të ndryshojmë fizikisht duke ardhur më në formë të gjithë dhe mendoj se dhe moralisht duhet të rritemi, pasi kemi ndeshje përpara dhe na duhen pikë për të shmangur vendin e fundit derisa të afrojë merkato.”

Trajneri Sejdini e formoi ekipin në orët e fundit dhe arriti të na sillte në formë dhe mendoj se ky është njeriu i duhur për ta mbajtur Dinamon në kampionat, pasi ai po jep maksimumin me ne. Po të kishte patur më shumë kohë në dispozicion ai do të kishte krijuar një skuadër më cilësore sesa kjo që kemi sot. Ai nuk ka se çfarë të bëjë më tepër në këtë situatë,” – përfundon Bekim Kuli.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Osmani: Të rinjtë blu, më të përgjegjshëm


Portieri Alfred Osmani u bën apel lojtarëve të rinj të Dinamos të ndjekin këshillat e trajnerit Faruk Sejdini

Ditën e djeshme, skuadra blu e kryeqytetit e ka startuar seancës stërvitore në orën 13:00 dhe e ka përfunduar pasi ka kaluar ora 15:00. Në stërvitje kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët e ekipit, veç Peqinit, Imamit dhe Markut, që dihet që janë grumbulluar në kombëtaren U-21. Protagonisti i radhës në gazetën “Sporti shqiptar” është portieri Alfred Osmani.

Dihet që përgjegjësia në pësimin e një goli bie mbi shpatullat e të gjithë skuadrës, por ai që ndihen vuajtje në mënyrë të veçantë është pa dyshim portieri. Duket se tashmë të rinjtë dinamovitë duhet të vihen përballë kritikave. Pikërisht njëri prej tyre është edhe portieri Osmani, i cili kritikon brenda raporteve të një “familjeje” shokët e skuadrës në moshë më të re.

“Duke parë lojën që zhvilluam kundër Teutës, kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë gjithçka mori tatëpjetën dhe nuk e kuptoj pse ndodhi ashtu. Mbase ka qenë ana psikologjike që ka ndikuar te pjestarët e tjerë të ekipit në takim që skuadra u shthur ashtu dhe humbëm 2-0, sepse luajtëm shumë dobët dhe kjo është gati-gati e papranueshme për ne, pasi nuk ka ndodhur më parë.

Në ndeshjet e para kemi qenë në nivele të barabarta me kundërshtarët që kemi pasur në fushën e lojës dhe duhet që të kthehemi atje ku ishim, që të kërkojmë patjetër fitore, sepse nuk kemi rrugë tjetër. Duhet të përgatitemi nga ana psikologjike dhe fizike këto dy javë, sepse kështu do arrijmë diçka pozitive në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Kemi një bashkëpunim të mirë me trajnerin dhe shokët e tjerë të skuadrës dhe mundësitë janë të shumta që të rikthehemi atje ku ishim në fillim të kampionatit. Kemi lojtarë me përvojë në skuadër dhe të rinj, pra një ndërthurje që në fushë duhet të funksionojnë mjaft mirë. Ka kualitete këtu te ne, por ajo që mungon te të rinjtë është vëmendja, sepse nuk i zbatojnë me përpikëri urdhrat që jep trajneri, ndaj bëhen dhe shkak që të stonojmë herë pas here. Duhet të kenë më shumë besim te vetja,”- citon portieri i Dinamos, Alfred Osmani.
 
Pe: Fk Dinamo Tirana

Xhemalaj: Gabimet i takojnë të gjithë skuadrës blu


Sipas sulmuesit Orian Xhemalaj, gjendja aktuale e Dinamos u faturohet të gjithë futbollistëve dhe kushteve, jo vetëm të rinjve

Kritikat e futbollistëve me eksperiencë në radhët e Dinamos drejtuar grupit të ri për ecurinë negative gjatë këtyre 8 javëve duket se iu kundërvihen edhe mendime të ndryshme. I tillë është edhe mendimi i sulmuesit durrsak Orian Xhemalaj, i cili mendon se faji i takon kolektivit dhe jo grupimeve të veçanta. Gjatë një prononcimi për “Sportin shqiptar”, nr.16 i Dinamos analizon ecurinë negative, humbjen ndaj Teutës, si edhe të ardhmen e tij:

“Përgjegjësitë i kemi të gjithë, sepse e gjithë skuadra lufton për fitore. Gabimet nuk janë vetëm të të rinjëve, por të të gjithëve së bashku. Lojtarët e rinj dhe të vjetrit luajnë për të plotësuar 11-shen, ndaj dhe fajet s’mund të ndahen, pasi kur fitojmë, na takon të gjithëve të marrim meriat, e kur humbasim, faji është kolektiv. Humbasin 11 ose fitojmë 11.

E respektoj ekipin durrsak për fitoren, ndërsa për ekipin tim s’kam çfarë të them për këtë humbje të fundit. Për Dinamon duhet të punojmë më shumë. Përsa i përket sanksioneve që do ketë në janar nga presidenca, nuk i komentoj dot. Janë vendime që i marrin ata. Unë e shikoj veten pjesë të Dinamos në vazhdim dhe nuk mendoj të largohem, pavarësisht se ka pasur probleme këto ditë.

Për ndeshjet e ardhshme do të bëj më të mirën, që t’i jap ndihmën e duhur ekipit. Po punoj këto ditë në stërvitje bashkë me grupin. Mendoj se do e nxjerrim ekipin nga kjo situatë,- shprehet durrsaku 22-vjeçar, Orian Xhemalaj. Duket se problemet e fundit në kampin blu e kanë përfshirë skuadrën në një amulli të vërtetë. Askush s’e merr përsipër fajin, i cili si gjithmonë në futbollin shqiptar mbetet jetim.

Por padyshim që “viktima” në këtë mes mbetet Dinamo, e cila, në këto 8 javë kampionat, është bërë pjesë e turpit të futbollit shqiptar, me një ecuri skandaloze, vetëm 2 barazime dhe 6 humbje. Se kur do të merren pikët e para dhe Dinamo të kalojë në plus, këtë gjë e dinë vetëm lojtarët dinamovitë. Por, padyshim mes kritikave për ekipin, s’mund të mungojnë edhe ato për Agjencinë e Sporteve dhe MTKRS-në, të cilat vazhdojnë ta lënë Dinamon ne mes të katër rrugëve.



Rrogat s’mungojnë, por s’ka rezultate

Blutë kanë zhvilluar dje stërvitjen e radhës në kompleksin ish-Dinamo. Grupi ka qenë i plotë dhe ka punuar me ritme të larta. Drejtuesit dinamovitë kanë shpërndarë rrogat mujore për futbollistët blu. Korrektësisë në pagesa, në kampin blu nuk po i përgjigjen rezultatet e skuadrës, të cilat janë vërtet skandaloze, teksa Dinamo renditet në vendin e fundit në kuotën e -1 pikëve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top