Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fjalimi historik i Obamës në xhami: Islami ka qenë gjithmonë pjesë e Amerikës



225990.jpg



E para gjë që dua t’i them komunitetit mysliman në Amerikë, është një fjalë që ata nuk e dëgjojnë shpesh : Faleminderit!".

Me këto fjalë e nisi presidenti Barack Obama vizitën e tij të parë në një xhami në Baltimore.

Ai vlerësoi myslimanët amerikanë si "disa nga qytetarët më të respektuar dhe patriotë që ka takuar ndonjëherë. Rritja e islamofobisë në vend është një fenomen që s’duhet kurrsesi të ndodhë", tha Obama.

"Paragjykimi ndaj myslimanëve ushqehet nga injoranca në mesin e amerikanëve për komunitetin dhe besimin islam", tha Presidenti amerikan.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë dënoi atë që e cilësoi si "retorikë te pafalshme politike" në lidhje me besimin Islam, duke iu referuar dukshëm komenteve te bëra gjatë fushatës nga kandidati republikan për president, Donald Trump.


"Shumë dëgjojnë për myslimanët pas ndonjë akti terrorist, apo dëgjon të shtrembëruara portretizimet që mediat dhe televizioni i identifikon ata, duke bërë që të krijohet një përshtypje tjetër, tërësisht e gabuar", tha Obama.

Vizita e Barack Obamës në xhami ishte konceptuar si mbrojtje e lirisë fetare dhe një deklaratë kundër fanatizmit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vizituar disa xhami në vizitat e tij zyrtare në vende të ndryshme të botës, por kjo është hera e parë që ai vizitonte një të tillë në SHBA, ku ishte përzgjedhur xhamia në Maryland.

Në vitin 2009, menjëherë pas marrjes së detyrës, Barack Obama ka mbajtur një fjalim historik në Universitetin e Kajros, duke premtuar se Amerika nuk do të jetë kurrë në luftë me besimin Islam. /albeu
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back