Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fjalët e presidentit, të qëlluara apo të nxituara?

Fjalët e presidentit, të qëlluara apo të nxituara?


ثshtë fakt i vërtetë se Kosova dhe populli i saj, ngërthenë në vete një arkivë të veqantë e të gjërë ngjarjesh e fakte historike, të cilat e përbëjnë jetën dhe fatin e këtij populli, rrjedha e të cilit vazhdon dhe mbështetët në sakrificën e vazhdueshme të tij, por edhe në fuqinë e atyre që disponojnë e ndjejnë ide të arsyeshme e të shëndosha për mbrojtjen dhe lirinë e këtij populli.


Dhe këtij populli, vetëm periudha e fundit e pushtuesit, do i kishte mjaftuar ta kuptonte shëmtinë brutale gjerë në palcë ç’njerëzore dhe gjithë atë që e ka përjetuar nga tragjeditë e shkakëtuara nga gjenocidi i sistemit serbo-sllav, të paktën si e ka përballuar gjithë atë torturë dhe atë traumë shpirtërore, duke lënë shumë pasoja deri në ditët e sotme.


Nuk do të përqëndrohemi thellë për ti zbuluar rrënjët e fenomenit të këtillë, kur këto i ka të njohura e gjithë bota, por pas çlirimit të saj Kosova, duhet të përkulet gjithmonë dhe të jetë falenderuese e dëshmorëve të vet të lirisë, në veqanti dhe fuqisë ushtarake të NATO-s, e cila kjo e fundit e shpëtojë nga asgjësimi dhe fatin e këtij populli, duke i hapur dyert e lirisë dhe demokracisë së këtij vendi.


Prandaj, Kosova dhe populli i saj, sot duhet ta ketë fare të qartë linjën dhe rrugën e vet, që të gjejë formulën e paramenduar dhe si vetëdije e tij përballë sfidave të veta në liri, ta shkrijë në vetëdije të brendshme dhe në funksion intensitetin e veprimit, i cili do të hidhte dritë të mjaftueshme në mirëqenjen e qytetarëve të vet dhe të ardhmën e tyre më të dinjitetëshme.


Mbas çlirimit të saj Kosova, nuk mund të ishte funksionale, sikur mos të ndihmohej nga misionet ndërkombetare, sidomos në mbështetjen e themelimëve dhe funksionimin e administratave, ngritjen e autonimisë substanciale dhe qeverisjen në komuna, kordinimin e punëve organizative dhe internacionalizimin e ndihmave, renovimin e infrastrukturës së shkatërruar, të mbajë rendin dhe sigurinë e ligjëve, të ngrisë të drejtat e njeriut, përkujdesjen e kthimit të përsonave të larguar, dhe më e rëndësishmja, të sigurojë mbrojtjen e kufinjëve në teritorin e vendit.


Kështu brenda një intermecoje të shkurtër, apo të gjatë, Kosova ka arritur deri dikund, deri aty ku mundet, apo nuk mundet të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimëve dhe zhvillimëve të nevojshme pa ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Misioneve ndërkombëtare dhe evropiane, sepse një gjë e tillë nuk mund të udhëhiqet vetëm nga vetë dëshira e politikës dhe autoritetëve të Kosovës, por ky shirit i misioneve do të tërhiqët në mënyrë graduale dhe bindëse, kur Kosova dhe populli i saj, do jetë stabile dhe më funksionale.


Dhe fjajët e presidentit, do ishin të ngutshme para Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke thënë se, koha e misionëve ndërkombëtare ka kaluar. Presidenti në fjalë, ndoshta e ka menduar ndryshe, duke e kuptuar sfondin kohor dhe rrolin e Kosovës, por si do që të jetë edhe me disa mangësi dhe dështime të këtyre misioneve, si nga UNMIK-u, dhe EULEX-i, sidomos në sferën e drejtësisë, nuk duhet të keqkuptohemi se, në përbërjen e këtyre misonëve hynë edhe KFOR-i, pa të cilin, Kosova dhe kufinjët e saj do të rrezikoheshin.


Dhe përveq tjerash, nuk është e qartë se presidenti edhe pse me të drejtë e kundështon edhe Gjykatën Speciale në Kosovë, me arsyen se kjo gjykatë do të gjykojë në mënyrë të një anëshme popullin e Kosovës, por presidenti me një arsye fare intime, apo tjetër, vetë e votoj krijimin e kësaj gjykate, e cila nuk dihet se si do të arsytonte qëllimet e saj si një Gjykatë Ndërkombëtare, kur ka të bëjë vetëm me faktorin e brendshëm, apo të kemi një vizion të qartë për kompleksitetin e këtij populli, i cili është vetë viktimë dhe në të njëtën kohë do duhej të gjykohet dhe dënohet.


Sikur në Kosovë të fuksiononte ligji dhe sistemi i mirëfilltë i drejtësisë, sikur të luftohej pa kompromis krimi i organizuar dhe korrupsioni, sikur të ishte në përputhje të plotë veprimi dhe fuksionimi i liderëve politik, sikur edhe Kosova të posedonte Ushtrinë, apo Forcën e Armatosur të Kosovës, do ta bënin një Kosovë më të qëndrueshme, të vërtetë dhe funksionale, por pa ndihmën e misionëve të BE-së, dhe ato ndërkombëtare, posaqërisht pa prezencën e KFOR-it, Kosova dhe populli i saj, nuk do të ndjehët i qetë dhe i sigurtë.

Dhe do ti kursenim kritikat e fjalët kundër të tjerëve, e sidomos ndaj atyre të cilët në kohën më kritike e muarën mbi vete përgjegjësinë morale, politike dhe strategjike, për të na ndihmuar dhe shpëtuar nga asgjësimi. Të ruajmë miqtë e tillë, si dhe krijimin e urave me vendet tjera të botës dhe përgjegjësinë e politikave të dështuara dhe të disfavorshme, të defekteve politike dhe ekonomike në Kosovën e sotme, së pari ta kërkojmë nga vetëvetja, duke filluar nga portieri i Institucioneve dhe deri te presidenti i vendit.



D. Preqi
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back