Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

ida angel

:)
V.I.P
Dëgjojmë çdo ditë në ambjente publike e private nga ai që rëndomtë quhet fjalor banal, fjalor rruge me fjalë të ndyra e të pista.

I dëgjojmë që në mëngjes, para dhe pas buke, për të mos thënë edhe duke ngrënë. Fjalë të pista mes miqsh, fjalë të ndyra mes të panjohurish, pa dallim gjinie apo moshe. I lexojmë dhe i shohim të shkruara (apo më saktë të keqshkruara) nëpër faqe virtuale shqipfolësish, nëpër mure... të zhgarravitura.

imbarazzo.jpg



I përdorim edhe vetë, nën dhëmbë, pas krahëve, duke u çjerrë përballë mikrofonit e fshehur pas telefonit. I themi mesh shokësh e shoqesh, na shpëtojnë nga shprehia e përditshme edhe në familje, mes nervave ... në rrëzim e sipër, nga hareja... në ngjitje e lart.
Shprehim mllef, vrer, shfryrje, urrejtje, energji negative, ofendojmë, sulmojmë të tjerët, por jo më pak imazhin tonë.


Ky fjalor është i ndaluar kryesisht tek fëmijët, ndonëse ka prindër "të emancipuar" kokëboshë, që gajasen kur fëmijët e tyre fjalët e para i kanë të shara, që ia drejtojnë anëtarëve të familjes.
Ky fjalor është i çensuruar në Shqipëri nga mediat vizive dhe të shkruara në emër të asaj që quhet etikë, pavarësisht se etika nuk është fjalori ynë i përditshëm dhe prirja është drejt liberalizimit të këtyre shprehive.

Më kujtohet fëmijëria e hershme, kur fjalët ofenduese drejtuar dikujt tjetër, kufizoheshin me: debil/e, budall/aqe, gomar apo shtrigë. Këto fjalë ofendonin atëherë ashtu siç ofendojnë edhe sot, ndonëse graviteti i tyre ka humbur peshë, në lumin e marrë të fjalëve të pista, që qarkullojnë sot rrëmbyeshëm.

Më kujtohet Beni, rreth 6 vjet më i madh në moshë. Një djalosh që kishte lënë shkollën në klasë të VII-të dhe sillej rrotul me një makinë Fiat Mirafiori. Ndërkohë që vrisja mendjen se çfarë kuptimi kishte fjala patriot, Beni dinte rreth 25 sinonime të ndryshme për vaginën. Veç kësaj, fjalori i tij dhe i shoqërisë së tij, kishte jashtëzakonisht shumë shprehje të pakuptimta, por që ata i përdornin me breshëri si ofendime. Ky fjalor sa vinte e pasurohej çdo ditë me fjalë si :shkrepsja, gërmat e alfabetit, fjalori i Enverit, buc, belbuc, belobeluc etj etj etj etj...
Me kalimin e kohës këtë fjalor e mësuam edhe ne të brezit më të vogël, madje e pasuruam më tej me sharje nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet, aq sa edhe prindërit nuk mundeshin më të na kuptonin se ç'thoshim. Këto shprehje e të tjera pafund, fituan territor tek të gjithë njerëzit, të gjitha niveleve apo moshave, saqë hynë dashje padashje u bënë pjesë e fjalorit të përditshëm.

imbarazzo.jpg


Nëse sot do ti shikojmë me vëmendje këto fjalë, ato tregojnë shumë edhe për nivelin e "krijuesve" të tyre. Zakonisht të sharat e ofendimet, tashmë të rregjistruara në koshiencën tonë, nuk kanë asnjë kuptim të mirëfilltë, e megjithatë janë ligjëruar dhe shkaktojnë ofendim, thuajse tek të gjithë njësoj.
Nëse merrni në konsideratë të kuptoni cilindo nga këto fjalë apo shprehi, do të kuptoni që natyrshëm ato nuk duhet të ofendojnë askënd prej nesh, më shumë sesa individin që i përdor.
Psh për të treguar një djalë të fortë e guximtar, në zhargonin e rrugës përdoret k**derr. (?)
Për të sharë dikë nga familja përdoret motër***. Po kush pretendon që motra e tij të mbesë e virgjër ?
E njëjta logjikë edhe për të sharat nga njerëzit e shtëpisë. Një fis nuk mund të shumohet nëse individët e tij nuk kryejnë marrëdhënie seksuale.
Të gjitha këto shprehje banale, vijnë dukshëm nga një shoqëri ku seksi ishte tabu dhe vetë seksi ishte ofendim për shoqërinë. E megjithatë sot, njerëz vriten edhe për ndonjë nga këto fjalë.

Fjalët janë të pafajshme në vetvehte, jemi ne njerëzit që u japim atyre kuptim. Të flasësh i pastruar nga ky fjalor, nuk është sforcim, por çlirim.

Në atë që ne e quajmë botë të qytetëruar, fenomeni ka qenë edhe më i pakontrrolluar dhe i madh, saqë nga përdorimi i tepërt këto fjalë kanë humbur efektin e tyre ofendues dhe kanë derivuar në të tjera kuptime si psh: Fuck off - shporru dhe këtë fjalë edhe një fëmijë ia lëshon prindit të tij. Sono i cazi miei - janë punët e mia edhe këtë fjalë një fëmijë ia lëshon prindit të tij.
Ne shqiptarët, jemi më të ngurtë me këto fjalë dhe familjen tonë e quajmë të shenjtë, mirëpo duke përdorur dy fjalorë, një në rrugë e tjetrin në familje, kemi ligjëruar hipokrizinë tonë, dyfytyrësinë tonë. Ose të pranojmë që ky fjalor është i papërshtatshëm dhe i ulët, duke e evituar qoftë edhe kur ndodhemi të vetëm në dhomë e godasim padashje tavolinën me këmbë, ose nëse ky fjalor për ne nënkupton atë që jemi realisht, të jemi realë edhe në familje edhe në rrugë.

Kur ndahesh në dy karaktere, rrezikon të mos kuptosh kush është i vërteti.

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës


www.stopinjorances.blogspot.com

---------- Post added at 15:52 ---------- Previous post was at 15:19 ----------

Perdorimi i fjaleve te pista eshte me se normale sot ,qofte ne shoqeri ,ne pune apo dhe ne ambjentin familjare .

Per dike mund te jete clirim i momentit te nervave ..per te tjeret mund te jete instiktive thjesht i kane ne ''maje te gjuhes'' keto fjale ,per disa te tjere mund te jete dicka shume normale ...por qe ajo eshte me e rendesishme eshte qe mos te mesohemi me kete fjalor apo kulture te tille ....nuk tregon ndonje trimeri te madhe apo ndonje zotesi .
Thjesht njerzit duhet te mesojne te komunikojne ne menyren qe duhet .
 
Titulli: Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

E keqja ke ne eshte se fjalet banale i ndegjon, madje jane bere rutine, ne parlament, TV (per cudi mu ne emisione edukative) por nuk mungojne as ne shkolla si nga arsimtaret ashtu edhe nga nxenesit. Une personalisht do kisha thene se ato do duhej te perdoreshin si te them ne njefar menyre ne intimitet, por, jo ta zevendesojme tere fjalorin me banalitet. Jam per perdorimin e tyre ne zhargonin me te zbutur, i cik intelektuale, madje kan lezetin e vet perdorimet intelektuale te teholluara ama perdorimi i sotshem disi me ben nje pershtypje negative.

Jo rralle kam hasur njeres qe krenohen me bnalitetin dhe fjalorin e piset te partnerit/es, femijes, mikut/es, prindit dhe mundohen tu rrisin imazhin me to, gje qe une mendoj se eshte e gabuar. :gjujpeshk:
 
Titulli: Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

Thjesht njerzit duhet te mesojne te komunikojne ne menyren qe duhet .

e kush e ve ujin ne zjarr per ta bere kete...e keqja eshte se po mesohen keq dhe brezat ne vijim...kaloj rruges dhe degjoj neper oborre shkollash 9-vjecare nje shumllojshmeri te sharash nga me banalet nga djem e vajza bashke,e nuk e ka kush problem perkundrazi si duket jane ambjentuar me ate fjalor qe i rrethon cdo dite
 
Titulli: Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

Fjalori i piste eshte bere pjese e edukates qytetare ne shqiperi.Turp me te madh se ky ska.Por ska si te ndodhe ndryshe.Perderisa ky fjalor perdoret me shumice ne median vizive dhe ate te shkruar ky fjalor ka fituar te drejten e qytetarise ne shumicen e ambienteve publike por edhe ato familjare ne shqiperi.Nje rol jo te paket ne kete rast luan edhe edukata vulgare e disa deputeteve ne kuvendin e Shqiperise.
 
Titulli: Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

Kan dhe ato lezetin e tyre kur perdoren ne momentine duhur .

Ama disa njerez e bejne moment te duhur gjithemone.

Kam mbetur pa fjale nga fjalori qe kam degjuar ne Ministrine e arsimit ne Tr. Gjithçka mund te dukej aty brenda , vetem Ministri , e per me teper arsimi , nuk dukej.
 
Titulli: Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

Nuk eshte fare cudi. Une ketu ne forum kame pare anetarin qe i ka dhene falenderim anetarin tjeter vetem e vetem pse ka arrit ta fyej mire e mire nje anetar tjeter apo se ndaj tij ka perdorur fjale banale, dhe jo rralle ka ndodhe kjo, per te mos folur per reputacionet. Linde pyetje kush eshte me i piste ai qe shprehet banalisht apo ai qe perkrahe dhe falenderon ate qe shprehet banalisht? :gjujpeshk:
 
Titulli: Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

epo tani per njerezit jane te gjitha fjalet ,, sic kane lindur fjalet e mira ashtu kane lindur edhe ato te keqijat , sa per dijeni nqs ka njerez qe duan te ofendojne apo te ulin dike apo nqs ka njerez qe clirojne urrejtjen per te tjeret doemos do kete dhe njerez qe i kundervihen kesaj urrejtje duke share dhe kjo eshte thjesht shprehja e emocioneve negative ne menyra te ndryshme ,, ka njerez qe nuk shajne me fjale te pista por ama ofendojne ,perbuzin ,ulin ,u bejne keq te tjereve dhe epr mua kjo eshte me keq sesa te perdoresh fjale te pista ,, te gjithe thenkan qe ua fjale te pista ,ua si eshte bere keshtu ,ua sa turp , ama duhet te themi dhe kte qe te gjitheve na vjen te shajme sidomos kur ndjehemi keq ,te lenduar apo nervoze ,crendesi ka se kush i perdor .keq eshte per femijet keq eshte edhe per te rriturit por ja qe jeta ndonjehere me momentet e saj te keqija ,menyren se si rritemi apo se ca degjjme e ca na ndodh pereth na ben qe te sillemi agresivisht apo te behemi banale ndonjehere pa kuptuar edhe se ne cfare ambjenti jemi apo kush na rrethon .pastaj ndikon dhe kjo qe njerezit jane me kerkesa te ndryshme nga njeri tjetri dhe kur keto kerkesa perplasen atehere lindin konflikte qe shfaqen ne menyra te ndryshme si duke share apo duke vrare apo duke ofenduar , cdo gje eshte normale ,mua sme ben pershtypje kur i degjoj nga te tjeret sepse i perdor edhe vete kur me vjen ,e cfare pastaj se dikush thote qe eshte injorance te shash ,eshte thjesht reagim ndaj te ndjerit keq injorant apo inteligjent qofsh kur te vjen te vjen ,te gjitheve ne mos me ze te larte neper dhembe u vjen te shajne dhe keq madje ,ai qe e kontrollon bravo i qofte ,te tjeret do kene opinion te mire per te ,ai qe se mban dot turp te kete ,te tjeret do kene opinion te keq , edhe cfare pastaj ti kur ndjehesh keq ndjehesh keq dhe pik dhe ste intereson cfare mendojne te tjeret
 
Titulli: Fjalët e pastra të njerëzve të pistë

eh ka ca momente qe te shkojne ne mendje vetem te sharat...po shyqyr zotit qe i ndajme ku ti perdorim dhe ku jo, se do gjendeshim ne pozita te veshtira.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top