Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

ohuuuuuuuuuuuuu vallaj ne italisht shaj e te thaj rrenjen e rrenjes :D,..........nuk e them me krenari po kur jam nervoze me shpetojne..ne shqip kurreeeeeeeeeeeeeeeeeee se me vjen tmerrsisht turp ti them..........
 
OU OU OU mos u nxitoni shume se nuk perdoren te gjitha me te njejtin kuptim.

Zhgenjmi po mundohesh te besh nje shqiperi te re me keto tema apo me duket mua.

Sa per temen mendoj se e kan fajin djemt, te cilet i perdorin keto shprehje (shume here) per te treguar se jan te fort, kurse vajzat kan harruar se femra ka arme te tjera per tu mbrojtur dhe per te bere nje djal per vete dhe kur i bezdisin djemt me komente (qe ne te shumten e rasteve jan per te qeshur) ua kthejn me te shara.......
Eshte nje shprehje "femra po te doj terheq anijen ne malore dhe jo me nje djal" por sot nje pjes e tyre po terheqin sharmin dhe hijeshin qe u ka rene per tok.

ps. komenti nuk vlen per disa vajza dhe nuk i rreferohem aspak forumi virtual por ato qe shohe ne jeten e perditshme.
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Ky fenomen eshte me te vertete sheqetesues....
Eshte e verte qe perdoret ky fjalor i piset, por nuk jam dakorte qe perdoret vetem ne shqiperi dhe jo ne vende te tjera te botes.Une mendoj se kjo varet se nga cila shoqeri te rrethon.Ketu ku jetoj une perdoren shum fjalet e pista....tjetra eshe goxha mesuese dhe kur vjen fundi po tia degjosh fjalorin te duket e pabesueshme qe nje femer me nivel te lart shkollor mund te perdori fjale te tilla....shoqeria ime e klases eshte e perbere nga ato tipa qe i perdorin dhe nga ato qe nuk i perdorin.....kjo them une ka te beje shum nga edukata e familjes dhe nga karakteri i njeriut....
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Ne te gjithe vendet e botes perdoren keto lloj fjalesh. Kam vene re dicka ketu ne Shqiperi. Meshkujt kur jane me femra, nuk para perdorin fjale te pista. Une jam dakord qe femra te perdori ndonje fjale te tille rralle, por kur i perdor gjithmone ma shpif. Nuk i ka hije femres fjalori i tille.
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Meshkujt si perdorin sa jan ne takimet e para/ njofje...sepse kur jan ne lidhje te sigurte/martese se mbajne me veten

Gjithsesi eshte dicka e shpifur.
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

si per mashkullin ashtu dhe per femren nuk eshte mire te perdori te tilla fjale....kur je ne inat e siper dhe te shpeton ndonje fjale e tille...por kur i perdor shpesh dhe ne situata te tjera te vrasin veshin keto fjale...
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Ne te gjithe vendet e botes perdoren keto lloj fjalesh. Kam vene re dicka ketu ne Shqiperi. Meshkujt kur jane me femra, nuk para perdorin fjale te pista. Une jam dakord qe femra te perdori ndonje fjale te tille rralle, por kur i perdor gjithmone ma shpif. Nuk i ka hije femres fjalori i tille.

Kjo eshte e verte qe meshkujt shqiptare nuk para perdorin fjale te pista ne pranine e femres,kurse te huajt po ti degjosh nuk pyesin fare per te dashur,nene,nuse etj...
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

mire eshte qe fjalet te perdoren sipas kuvendit dhe vendi :) edhe zhul qofshin ato .)
femrat pa apo me sharm ,varen nga pylli ku riten :P:P
ndersa meshkujve ju takon te marin persiper baren e politeses banale dmth te çedukates ,po mos te kete meshkujt pa edukate kush do ta ruante ekuilibrin me ne te edukuarit :):):)
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

lexova vetem sa postime...ku dikush thonte qe qe nuk jan msu me fjal te pista se as ne famijen e tyre nuk perdoren ..
por nuk besoj se nje person sillet ne te njejten menyr si ne shpi si me shoqerin ..
jo se kam nai gjo me mcefur.... por smund ti flas prinderve sic i flas shokve ose shoqeve....

zakonisht nuk shaj shqip ... maximum nai fjal jo shum te rend...
kurse italisht shaj sa te dush ... me duket me e rend te shaj shqip se sa italisht
ktu ku rri un shan me teper prindi naiher se fmija... ( dhe sme pelqen si gje... )
zakonisht vdes te perdor ironin ..... ta acaroj akoma me teper ate personin ..por po mkapi keq shaj
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

....zakonisht gjate bisedave te perditeshme njerzit nuk perdorin ma shume se 300 fjale......ku hyn edhe fjalet ''e pista''
....mendoj se menyra e vendi ku i perdor ,qofte edhe fjalet e pastra,kane ndikimin e rezultatin e tyre.....
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

sa teme e bukur e domethenese
urime ajo qe e ka sjelle kete teme ne diskutim me ju antere

kur nje femer shan,me duket sikur jam afer nje mashkulli te dehur ne rruge e perpiqem ti s'jell ndermend qe te permbash ekuilibrin dmth mos pi-edhe i vjen era cigare e alkol-po e them me kete kenveshtrim,ose krahasim.shprehjet vulgare vijne nga nje sere pasojash,edhe c'do kush i dijne

por une permend njeren
shoqeria e shthurur

me erdhi ndermend ne nje udhetim me autobuz kur ne autobuz hipen 2 femra te moshes 18 vjece rreth

edhe sapo hipen nxoren nga nje cigare ta ndiznin ne autobuz.
stili i tyre i te folurit terhoqi vemendjen e te gjitheve,edhe sapo u ngrit ai qe kish autobuzin edhe u foli,edhe ne mynyre te sjellshme u tha

keni gjet vendin e gabuar te tregoni shthurjen tuaj,edhe i nisi per ti zbrit nga autobuzi

filluan te qanin.

se di bota,por di qe ne shqiperi kjo mynyre e te folurit ka te beje me kulturen e mireqenien

por edhe ketu ku jam ka sa te duash,saqe edhe ne shkolle degjoj qe flasin mesues e nxenes per tema imtime mbi seksin etj.
shprehje
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Femrave nuk u shkojne fjalet e pista. thjsht ia humbasin krejt sharmin qe mund te kete ajo si femer.
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

E humb e humb ashtu eshte.
Po cte besh kur e humb toruan nganjehere, acarohesh direkt edhe te shpeton
jo me dashje :P, nganjehere i ke ne ADN tende :p
Por mendoj se duke u rritur kupton se ca gjera edhe hiqen, e pikerisht keto duhet.
 
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Perdorimi i fjaleve te pista ka zene vend koheve te fundit e posaqerisht nga gjinia e bukur (femrat). Kur flet dikush fjale te pista menjehere do te degradohet niveli i tij. E bashke me karakterin e tij do te humb edhe besimi ndaj tij. Eshte veshtire te fillosh te thuash fjale te pista derisa te kaloje ne shprehi, e pastaj pa ndonje pengese i perdore ato. Atehere nuk e zgjedh mesin ku je, ngjashem si nje cun qe une njoh qe filloj ta perdore nje fjale te tille derisa i kaloj ne shprehi. Pastaj nje dite ishte ne familjen e vet dhe pa dashje goja ja tha fjalen qe i kishte kaluar ne shprehi. Ishte stepur i teri, por ishte vone qe ta terhiqte fjalen. Keshtu qe kujdese dhe merre masa preventive para se te ndodh se dikur behet vone.
 
Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Ka plot raste sa te duash dhe me e bukura eshte se ato po perkrahen cdo dite e me shume.....Femra qe perdorin nje fjalor banal dhe shfaqin nje arrogance qe si takon atyre(duke marre parasysh se femra shifet si burim dashurie,qe fal embelsi),sot keta lloj femrash quhen te zgjuara,te ''forta''(karaktere te forta)....Fmera vete si natyre eshte shume intuitive,vepron emotivisht,por ngritja e zerit,perdorimi i fjalorit banal nxjerr ne pah anene e saj me te negative....Mua me pelqen nje femer dhe vlereoj tek ajo te foluren(kur te flase ajo ta degjojne te gjithe),por kjo sdo te thot qe te bertasi,te ofendoje qe te degjohet(edhe qeni kur leh pushojne te gjithe),por rendesi ka esenca qe ajo thote,menyra se si i thote gjerat....Sot ne rruge,ne shqiperi,nqs ndodh nje incident i vogel pa dashur me ja vene fajin njeres pale apo tjeter nje femer qe ngre zerin e fyen thuhet : - Sa e zgjuar kjo,ja mbylli gojen asaj tjetres....Ndersa per palen tjeter thuhet : - Ajo ishte memece,sdinte tja rreshtonte as dy fjale,si nuk i vjen turp qe del ne rruge me....Me vertete qe femra ka fituar terren ne shoqeri,pothuajse se te barabarte me meshkujt,por shihet qe ne kete ane ka filluar te marre pak ane mashkullore(ne fjalor,ne sjellje)....Nqs sot qe nje femer te degjohet duhet te ngreje zerin eshte me vertete dicka zhgenjyese,pasi dhe vullgariteti dhe arroganca po arrin kulmet...(arroganca eshte karikature e krenarise).....Une quaj nje femer te ''forte''ne karakter ate qe din te mos shfaqe ate ca ndjen ate qe perjeton,ajo femer qe permbahet ndaj cdo gjeje,qe di te buzeqeshe edhe mes lotesh,ate e vleresoj une...Qetesia qe shfaqin disa femra ne menyren e te vepruarit edhe te folur eshte vec nje shenje pozitive,por realiteti i sotem flet ndrysh......
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Femrat jan bo mo keq se cunat per te shajt, kjo i humb shum pike nga ajo hijeshi femerore qe duhet te kete.
Femra duhet te mbetet nje qenie e brisht jo si nje djal rrugac :D
 
Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

eh dhe ju cuna gjoja tani...ju keni qef kto femra qe flasin kshtu fjalesh per faktin se se ju duken sexy fare....
 
Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Ndoshta eshte dhe kjo,i pelqen cunave qe kene prane nje femer qe shpeh,vulgaritet....Ndoshta meshkuj te tille kane mungese personaliteti ne vetvete dhe te kene nje femer te tille prane ndihen me te plotesuar,me te mbushur ne vetvete,por mesa po lexoj meshkujt vete po i denojne keta femra qe kane ate fjalor...Ndoshta jane femrat qe kane qejf te bien ne sy dhe zgjedhin menyren me te keqe,fjalorin e piste,keta gjera smund te marrin nje pergjigje te sakte ose te prere...Dicka eshte e sigurte te pakten qe fjalori i tille,tregon mungese edukate,i pelqyer nga nje pjese apo jo,thjesht shpreh dicka te papelqyeshme qe te vret veshin...Nq do mbetej qe nje femer te tregohej sexi nga e shprehura e nje fjalori banal,sa poshte paska rene femra....Gjithsesi te gjitha femrat nuk i rrit ''nje natyre''......
 
Titulli: Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Qa thu mi ato meshkuj qe kan qef kto femra jan nga ata tipat qe rreshtohen si dallendyshet n'tel duke hanger fara lule dielli :D

Per sa i perket temes une them qe jemi akoma heret se supriza vjen me vone femra shqiptare ka pase nevoje per i cik liri se do shikoni ju ate sharmin alla franga. Edhe me vjen keq qe disa femra marrin gjerat me te kqia te ashtuquajtures (Liri) Pastaj eshte edhe tjetra qe kur njerzit u sulen mbas lekut kan harruar se kan familje kan nder kan gjak shqiptari dhe kan harruar se kush jan.Dhe kjo gjeja me e keqe te cilet disa njerz kan kuptuar qe liria sjell.
 
Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Hmm pra te shaj dikush dac femer dac mashkull ska te bej te gjinia pse femra JO se kuptoj kete un persenalish shaj kush ma Ben per borch vallai si le rrenje e dege pa share kot me Kote nuk shaj pa me Rene njeri ne qaf si bihe Aman ai qe do bej gaf te me she's pordhe ose te me tall te me ofendoj ne te njejten menyre do I pergjigjem ju munte thoni femra humb gjithka qe Shane po as e ve ujin ne zjarr hic kam goj me ata ato qe e meritojne
 
Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Cdo dite e me shume po na rrethojne fjalet e pista,sjellja e mire ka humbur .
Sharmi femeror po deformohet.
Ne fakt ne vendet e tjera te botes nuk degjon te flitet kaq piset sa ketu ne Shqiperi,madje ne disa gjuhe te botes mungon "menyra deshirore" e gjuhes sic mund ta kemi ne, ne gjuhen shqipe.
Rreth e perqark ka "disa" femra(mos them shumica) qe shajne me keq se meshkujt,qe kane nje fjalor i cili le per te deshiruar.
Cili te jete faktori qe ndikon ne prishjen e fjalorit femeror???
A nuk humbet sensualiteti dhe sharmi i femres kur ajo shan???
E kam vene re dhe ketu ne forum vulgaritetin ne te folur nga disa femra po ashtu dhe meshkuj.
Por i referohem me teper femrave pasi femra eshte ne qender te vemendjes.
Ajo eshte grua ,behet nene,edukon femije,pra femren mund ta quajme si edukatoren e shoqerise shqiptare.
Nuk po permend asnje fjale vulgare dhe as ndonje fjale te piset, pasi do deshiroje qe edhe ju te beni te njejten gje .
C'mendim keni rreth kesaj ???
Diskutim te kendshem :)

triumfuese persa i perket botes se moderrnizuar,ose me mire te them Italin me te cilen kam pak me shum njohje :) mund te te them se fjalet e pista ose me mire zhargoni i fjaleve disi banale dhe spontane eshte shume her me i lart se tek ne....Ne Itali e perdorin fjalen cazz.. 10 her ne nje fjali qe permban vetem 9 fjal :) dhe kjo ne nje dialog te paster e jo diskutim.E nese bota ska deshiroren ka veta te tjera me te zhvilluara :P

Ne Shqiperi me aq sa kam konstatuar personalisht nga shoqeria qe un vet kam nuk degjoj shpesh fjal qe me vrasin veshin sic jan keto fjal te pista. Por sigurisht qe jemi njerez dhe te gjithe ne perdorim ndonje fjal banale, bejn pjes te fjalorit ton te pasur shqip.

Tani un dua te ndaj fjalet e thena midis shokesh pra qe jan ne koefidenca dhe fjalet e pista qe thuhen per qellim ofendimi,perulje apo per provokim te personit.......Megjth mund te them se vajzat qe ne fjalorin e tyre e kan te mbushur me banalitete jan vajza jan te gabuara ne mendimin se keto shprehje te "forta" do ti bejn ato te jen me te pelqyeshme nga seksi i kundert.....keto vajza mendojn se jan karizmatike me djemt por edhe ketu duhet te themi se ndryshon shume te jesh karizmatike (pra e kendshme dhe e lezetshme si tip) nga ajo e te qenit vulgare dhe palaco per te tjeret.
Jo vetem qe nuk kan sharm por dalngadal ato humbasin identietin femeror.

Shume antar permenden edukimin,kulturen dhe rrethin shoqeror e jam dakort e spo e zgjas ne kete pike.

Por dua te them edhe dicka persa i perket zhargonit dhe fjaleve te pista. Nuk jam dakort me vajzat dhe djemt qe e mbeshtesin prezantimin e tyre duke u bazuar tek fakti qe jan te shkathet e prandaj nuk kan frik te thon fjal te pista........Por duhet te them edhe kete tjetren qe nuk jam dakort te mos perdorim instiktivisht dhe fjalet qe na vijn,shpesh her keto fjal te pista jan stimulim poztiv :)........por denoj me shum ofendimet qe behen duke perdorur fjal te ulta,te pista. Kjo per mendimin tim tregon injoranc dhe jo inteligjenc per te perballuar nje diskutim.

Saper meshkujt qe perdorin fjal te pista mendoj se keta jan me te shumte se femrat ne Shqiperi. ky eshte nje tregues se po bie niveli kulturor.....Por ndoshta mund te jet qe populli shqiptar ska me as durim e as nerva per te pasur nje etik te bukur......sepse telvizionet tona jan mbushur me intelektual qe shahen e ofendohen tere diten.

Ah se u kujtova:....Bota po ecen perpara,tani cdo i ri,cdo e re mund te hapi internetin e te shpalosh te gjithe vulgaritetin e tij...ka foto dhe fjal ne internet qe te "edukojn" mese miri .
 
Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Cdo dite e me shume po na rrethojne fjalet e pista,sjellja e mire ka humbur .
Sharmi femeror po deformohet.
Ne fakt ne vendet e tjera te botes nuk degjon te flitet kaq piset sa ketu ne Shqiperi,madje ne disa gjuhe te botes mungon "menyra deshirore" e gjuhes sic mund ta kemi ne, ne gjuhen shqipe.
Rreth e perqark ka "disa" femra(mos them shumica) qe shajne me keq se meshkujt,qe kane nje fjalor i cili le per te deshiruar.
Cili te jete faktori qe ndikon ne prishjen e fjalorit femeror???
A nuk humbet sensualiteti dhe sharmi i femres kur ajo shan???
E kam vene re dhe ketu ne forum vulgaritetin ne te folur nga disa femra po ashtu dhe meshkuj.
Por i referohem me teper femrave pasi femra eshte ne qender te vemendjes.
Ajo eshte grua ,behet nene,edukon femije,pra femren mund ta quajme si edukatoren e shoqerise shqiptare.
Nuk po permend asnje fjale vulgare dhe as ndonje fjale te piset, pasi do deshiroje qe edhe ju te beni te njejten gje .
C'mendim keni rreth kesaj ???
Diskutim te kendshem :)

triumfuese persa i perket botes se moderrnizuar,ose me mire te them Italin me te cilen kam pak me shum njohje :) mund te te them se fjalet e pista ose me mire zhargoni i fjaleve disi banale dhe spontane eshte shume her me i lart se tek ne....Ne Itali e perdorin fjalen cazz.. 10 her ne nje fjali qe permban vetem 9 fjal :) dhe kjo ne nje dialog te paster e jo diskutim.E nese bota ska deshiroren ka veta te tjera me te zhvilluara :P

Ne Shqiperi me aq sa kam konstatuar personalisht nga shoqeria qe un vet kam nuk degjoj shpesh fjal qe me vrasin veshin sic jan keto fjal te pista. Por sigurisht qe jemi njerez dhe te gjithe ne perdorim ndonje fjal banale, bejn pjes te fjalorit ton te pasur shqip.

Tani un dua te ndaj fjalet e thena midis shokesh pra qe jan ne koefidenca dhe fjalet e pista qe thuhen per qellim ofendimi,perulje apo per provokim te personit.......Megjth mund te them se vajzat qe ne fjalorin e tyre e kan te mbushur me banalitete keto vajza gabojn duke menduar se keto shprehje te "forta" do ti bejn ato te jen me te pelqyeshme nga seksi i kundert.....keto vajza mendojn se jan karizmatike me djemt por edhe ketu duhet te themi se ndryshon shume te jesh karizmatike (pra e kendshme dhe e lezetshme si tip) nga ajo e te qenit vulgare dhe palaco per te tjeret.
Jo vetem qe nuk kan sharm por dalngadal ato humbasin identietin femeror.

Shume antar permenden edukimin,kulturen dhe rrethin shoqeror e jam dakort e spo e zgjas ne kete pike.

Por dua te them edhe dicka persa i perket zhargonit dhe fjaleve te pista. Nuk jam dakort me vajzat dhe djemt qe e mbeshtesin prezantimin e tyre duke u bazuar tek fakti qe jan te shkathet e prandaj nuk kan frik te thon fjal te pista,perkundrazi keto te cojn ne gjykimin e lehte te tyre........Por duhet te them edhe kete tjetren qe nuk jam dakort te mos perdorim instiktivisht dhe fjalet qe na vijn,shpesh her keto fjal te pista jan stimulim poztiv (e kam fjalen per intimitetin:))........por denoj me shum ofendimet qe behen duke perdorur fjal te ulta,te pista. Kjo per mendimin tim tregon injoranc dhe jo inteligjenc per te perballuar nje diskutim.

Saper meshkujt qe perdorin fjal te pista mendoj se keta jan me te shumte se femrat ne Shqiperi. ky eshte nje tregues se po bie niveli kulturor. Eshte e lehte per nje mashkull te perdor fjal te pista se e justifikon me faktin se eshte "mashkull" (maskilizmi), dhe nuk denohet e nuk gjykohet njesoj sa nje femer qe thote po te njejten fjal te piset (perseri maskilizmi).
Fjalet banale,vulgariteti duhet te denohet njesoj...se nese femra eshte nene edhe mashkulli eshte baba......nese nena edukon femijen, babi i meson te vendos midis te mires dhe te keqes.

Ah se u kujtova: ndoshta mund te jet qe populli shqiptar ska me as durim e as nerva per te pasur nje etik te bukur......sepse telvizionet tona jan mbushur me intelektual qe shahen e ofendohen tere diten.
....Bota po ecen perpara,tani cdo i ri,cdo e re mund te hapi internetin e te shpalosh te gjithe vulgaritetin e tij...ka foto dhe fjal ne internet qe te "edukojn" mese miri
.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Sa shoqeri e mbari doli kjo e forumit po si nuk doli njeri te thot "na cau Koken kjo tema".
Paskeni qene engjej te gjithe ju,si sju kam gjetur me perpara,te gjithe qenkeni kunder nuk ekziston asnje ne favor,dhe me lini te inmagjinoj asnjeri nga ja nuk ka perdorur kete fjalor te ndyre qe ul vlerat morale ne jeten e tij.
Une e kam bere e bej dhe me siguri do vazhdoj ta bej,mbase nuk jane te hijshe po sic ne gjuhen tone kemi fjalen ckemi kemi edhe keto fjale te "pahijshme" keshtuqe jane nje pasuri gjuhesore dhe keto
 
Pe: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

per qefin e hostelit vetemm [sigurisht dhe timen hihih] "na cau Koken kjo tema".
 
Pe: Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Sa shoqeri e mbari doli kjo e forumit po si nuk doli njeri te thot "na cau Koken kjo tema".
Paskeni qene engjej te gjithe ju,si sju kam gjetur me perpara,te gjithe qenkeni kunder nuk ekziston asnje ne favor,dhe me lini te inmagjinoj asnjeri nga ja nuk ka perdorur kete fjalor te ndyre qe ul vlerat morale ne jeten e tij.
Une e kam bere e bej dhe me siguri do vazhdoj ta bej,mbase nuk jane te hijshe po sic ne gjuhen tone kemi fjalen ckemi kemi edhe keto fjale te "pahijshme" keshtuqe jane nje pasuri gjuhesore dhe keto

Vertet qe gjuha shqipe si cdo gjuhe tjeter ka nje fjalor te ''pasur'' banal,por mesa di une njeriu ne ndryshim nga kafshet e ka nje arsye....E kjo arsye te jep mundesine te zgjedhesh cfare eshte e mire apo cfare eshte e ndaluar....Mesa e kuptoj une temen nuk thuhet nqs nuk i flasim kurre ato fjale,thuhet qe flitet ne vazhdimesi,kur behen shprehi....Cdo njeri ka momentet e veta te nervozizmit dhe shperthen ne menyra te ndryshme.....Dikush i perdor me shume dikush me pak,por po flasim per ata femra qe gjestet banale dhe shprehite banale e kane per te rene ne sy....Dhe ne kete mes spo fus vetem femrat por fjalori banal nuk eshte per askend i pelqyeshem qofte femer apo mashkull......Gjeja e fundit qe doja te thoja eshte se nqs nuk jepen komente ne ndonje teme qe duket ne aparence per ndonje person ''out'' nuk eshte se ben ndonje problem....
 
Titulli: Pe: Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Hahahahhahahahahahhahahahaha dhe sipas teje eshte ai ndryshimi yne nga kafshet,me vjen keq te hedh poshte vite mesime por ndryshimet nga kafshet jane te tjera edhe mbase kafshet jane me inteligjente se ne.
Mbase ekzagjerimi jo po te pakten cdo femer qe ka shkruar e ka perdorur njehere kete pjese te gjuhes shqipe dhe mos e quani banal sepse keshtu mohon gjuhen tende
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

Hahahahhahahahahahhahahahaha dhe sipas teje eshte ai ndryshimi yne nga kafshet,me vjen keq te hedh poshte vite mesime por ndryshimet nga kafshet jane te tjera edhe mbase kafshet jane me inteligjente se ne.
Mbase ekzagjerimi jo po te pakten cdo femer qe ka shkruar e ka perdorur njehere kete pjese te gjuhes shqipe dhe mos e quani banal sepse keshtu mohon gjuhen tende

Nqs e ke lexuar mire se cfare kam shkruar :Njeriu ne ndryshim nga kafshet (qe dmth ate qe e kemi ne dhe kafsha se ka),gjeja tjeter qe do thoja inteligjenca nuk eshte arsye...Inteligjenca ka te beje me imagjinaten,diturine....Arsyeja eshte llogjika ne vendosjen e gjerave,gjithashtu arsyeja eshte motivim per te bere dicka ose per te vepruar....Inteligjenca dhe arsyeja jane dy koncepte te ndryshme.....gjeja tjeter qe do thoja eshte se ti dhe si shume te tjere mund te shprehnin mendimet e tuaja shume lirshem e hapur,por sje askush per te hedh poshte vitet e mia te mesimeve,pavaresisht se keta gjera nuk shkruhen ne libra as nuk mesohen ne libra,edukata mesohet ne familje eshte nje tip libri i vecante.....
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukat

Nqs e ke lexuar mire se cfare kam shkruar :Njeriu ne ndryshim nga kafshet (qe dmth ate qe e kemi ne dhe kafsha se ka),gjeja tjeter qe do thoja inteligjenca nuk eshte arsye...Inteligjenca ka te beje me imagjinaten,diturine....Arsyeja eshte llogjika ne vendosjen e gjerave,gjithashtu arsyeja eshte motivim per te bere dicka ose per te vepruar....Inteligjenca dhe arsyeja jane dy koncepte te ndryshme.....gjeja tjeter qe do thoja eshte se ti dhe si shume te tjere mund te shprehnin mendimet e tuaja shume lirshem e hapur,por sje askush per te hedh poshte vitet e mia te mesimeve,pavaresisht se keta gjera nuk shkruhen ne libra as nuk mesohen ne libra,edukata mesohet ne familje eshte nje tip libri i vecante.....
Une nuk hodha tere vitet vetem ato qe i perkasin kafsheve dhe zhvillimit te nje evolucione ku me aq sa thua ti ne jemi ndryshe se zgjedhim ato jo.
Nese persa i perket inteligjences dhe llogjikes dhe ketu me duhet te bej nje veretje.
Me aq se kuptova une ti thua jane dy koncepte te ndrysheme dhe skane te bejne njera me tjetren.Pra atehere po te bej nje pyetje merr dy individ njeri qe di ka nje bagazh kulturor dhe njeri qe nuk ka.
Te kane llogjiken e tyre, jepi nje arm ne dor dhe perpara vendosi disa persona sipas teje kush do shtije dhe kush do uli armen?
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paed

Une nuk hodha tere vitet vetem ato qe i perkasin kafsheve dhe zhvillimit te nje evolucione ku me aq sa thua ti ne jemi ndryshe se zgjedhim ato jo.
Nese persa i perket inteligjences dhe llogjikes dhe ketu me duhet te bej nje veretje.
Me aq se kuptova une ti thua jane dy koncepte te ndrysheme dhe skane te bejne njera me tjetren.Pra atehere po te bej nje pyetje merr dy individ njeri qe di ka nje bagazh kulturor dhe njeri qe nuk ka.
Te kane llogjiken e tyre, jepi nje arm ne dor dhe perpara vendosi disa persona sipas teje kush do shtije dhe kush do uli armen?

Sjam marr me studimin e kafsheve por me dicka me te persosur,dhe persa i perket konceptit te inteligjences dhe arsyes(po me duket sikur duhet ti bej analize te hollesishme cdo fjale),keta te dyja jane koncepte te ndryshme por qe i bashkon vec nje gje Truri....Tani per ate ''fabulen'',ose ''ekuacionin''tend qe ke shkruar me lart(se spo di tja gjej nje emer tamam),nuk ka lidhje me temen por per hir te ''edukates reciproke'' po i jap nje pergjigje te shkurter....1.Ska rrethana,2.Ska shkak...Duke u nisur nga keta te dyja Ska pasoje....Nqs me ate qe the me lart doje te dilje qe nje krim mund te kryhet si nga persona inteligjente ashtu dhe nga persona jo inteligjente dhe me kete te beje lidhje me temen,qe per te share shan dhe nje me edukate dhe nje pa edukate,po te them qe nqs ke lexuar me lart cfare kam shkruar une te kam shpjeguar shume qarte,qe ne nje moment 5 minuteshi cdo njeri nxjerr ndonje fjale,por jo te jene shprehi...Pasi per temen po thuhet se kur perdoren ne vazhdimesi jo ne gjaknxehtesi....Zakonisht sme pelqejne ''ekuacionet e fjaleve'',pasi germat ''pjellin''germa e njerezit vec fjale kane.....
 
Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top