Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fjala më e bukur?


Prej më shumë se një shekull e gjysëm, gjermanët e shikojnë veten si "das Volk der Dichter und Denker" (populli i poetëve dhe mendimtarëve), ndoshta me të drejtë, kur mendon që i kanë sjellë botës poetë si Gëte dhe Shiler apo filozofë si Kant dhe Hegel.

gjuha1.jpg


Ndaj dhe në ruajtje të kësaj trashëgimie, kujdesi për gjuhën vazhdon të kultivohet me pasion dhe sot e kësaj dite. Kështu, në vitin 2004, Këshilli Gjerman për Gjuhën (Deutsche Sprachrat) si dhe Instituti Gëte shpallën një konkurs për zgjedhjen e fjalës më të bukur gjermane.

Rreth 23.000 individë nga mbi 100 vende të botës dërguan me postë sugjerimin e tyre për fjalën më të bukur, duke dhënë dhe nga një shpjegim për zgjedhjen. Sugjerimet që ishin përmendur më shpesh ishin:

1. Liebe (dashuri)
2. Gemütlichkeit (rehat)
3. Sehnsucht (mall)
4. Heimat (atdhe)
5. Kindergarten (kopsht fëmijësh)
6. Freiheit (liri)
7. gemütlich (i rehatshëm)
8. Frieden (paqe)
9. Sonnenschein (rreze dielli)
10. Schmetterling (flutur)

Sidoqoftë, komisioni i përzgjedhjes së fjalës fituese përdori kriteret e tij (tingëllimi, përmbajtja, dhe shpjegimi) për të shpallur fituesit. Një nga anëtarët e jurisë, me mburrje të vetëkuptueshme, u shpreh se "gjermanët janë kampionë bote në krijimin e fjalëve ku theksohen ndjenjat", duke përmendur fjalë si Weltschmerz (lëngim global), Heimweh (mall për atdheun, mëmëdhëmbje), Fernweh (mall për të udhëtuar).

Në vazhdim janë fjalët e zgjedhura fituese nga juria e përbërë nga gjuhëtarë dhe personalitete të artit dhe kulturës:

1. Habseligkeiten (sende që dikush i ka të vyera)
2. Geborgenheit (të ndihesh i mbrojtur dhe i sigurt)
3. lieben (dashuroj)
4. Augenblick (çast)
5. Rhabarbermarmalade (marmalatë nga një lloj fruti)

Një nga përshkrimet më të bukura sipas jurisë ishte ai për fjalën "lieben", sepse sugjeruesja kish shkruar: "lieben (dashuroj) sepse është vetëm një i larg nga leben (jetoj)".

ثshtë e vërtetë që nuk ka shumë kuptim të përpiqesh të gjesh fjalën më të bukur të një gjuhe, sepse bukuria shpesh lidhet me rëndësinë që ka kuptimi i fjalës për një individ. Por është vërtet një eksperiment interesant për të studiuar lidhjen emocionale të njerëzve me gjuhën.

Unë vetë këto ditë kam pasur shpesh në mend fjalën gojëmjaltë, ndoshta si një lloj mbrojtjeje ndaj lajmeve që dëgjojmë nga Shqipëria për mënyrën sesi shprehen politikanët tanë. Kjo fjalë më bën të mendoj që populli ynë, megjithëse i njeh dhe i përdor të gjitha fjalët, ka ditur gjithnjë të vlerësojë ata që mendojnë para se t'i nxjerrin fjalët nga goja. Dhe këtë vlerësim ka ditur ta shfaqë në shumllojshmërinë e mbiemrave që ka krijuar për të kategorizuar të folurën. Të gjithë mbiemrat në vazhdim (mbi 50) janë marrë nga fjalori i gjuhës shqipe:

gojaç, gojartë, gojasllan, gojash, gojashpër, gojëbilbil, gojëbrisk, gojëbuall, gojëçorap, gojëfarmak, gojëfëlliqur, gojëgjarpër, gojëkeq, gojëkamare, gojëhelm, gojëkyçur, gojëkuti, gojëlidhur, gojëlëshuar, gojëlashtë, gojëlopatë, gojëlig, gojëlidhur, gojëmadh, gojëlubi, gojëluan, gojëlopë, gojëmbël, gojëmbajtur, gojëmarraq, gojëmbërthyer, gojëmjaltë, gojëmirë, gojëmbyllur, gojënepërkë, gojëndyrë, gojëmprehtë, gojëpiperkë, gojëpalarë, gojëqepur, gojëprishur, gojërrudhur, gojërëndë, gojëqershi, gojëshpatë, gojësheqer, gojëspec, gojështhurur, gojështrembër, gojëshpuar, gojëthatë, gojëtharë, gojëters, gojëvrarë, gojëvogël, gojëzënë.
Mapo



Nëse do të zgjidhnit një fjalë që ju duket më e bukura e gjuhës shqipe, cila do të ishte?
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Besa......
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Dashuriçkë
Nder
Mall
Zemergjere...
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Respekt
Dashuri
Nene
Atdhe
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Perfundimisht:

Loqkë :D
 
Titulli: Fjala më e bukur?

te ka lali xhan te ka lali shpirt :P
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Te dua ...........
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Nene
Bir
Jete
Diell
Kaltersi (me pelqen shume kur e shqiptoj)
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Dashuri...........
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Hashash,
Birr,
S***
Gjum. :P
 
Titulli: Fjala më e bukur?

5-fletesh :)
 
Titulli: Fjala më e bukur?

U hapet i cike brinjesh ju siper eeee


Fjalet qe me pelqejne me sh jane ato qe u shtoj -ush nga pas
Psh mamush,zemrush,motrush plus emrave qe ua ve pa dallim : p
Mes te tj cf me pelqen eshte gllaberoj sepse kur e shqipton duket sikur po e ben punen qe me te folur
Kur te kujtohem per ndonje do e shtoj.
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Disa nga fjalet Shqip qe dashuroj jan keto ..:)
_Lepurushe..
_bukuroshe..
_Egersir.
_lule..
_Mistrece..
 
Titulli: Fjala më e bukur?

shpirt- diell- hene-bukuroshe

mamushe, babush-motrush (kte te treten e kam per vllain :P),,,

moter - per shoqet qe i dua shume
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Rahbabamarmelade lol rababa eshte bime si panxhari

Liebe und leben

Jete :)
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Nje nga fjalet qe me pelqen me shume dhe smerzitem kur me therrasin
Mistrece :P me pershtatet jo per gje
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Qerata

Qelbash

Goxha-pjeshke
 
Titulli: Fjala më e bukur?

Mirëmëngjesi, tingëllon kaq bukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back