Fjala e Viktor Hygosë në varrimin e Balzakut:

Fjala e Viktor Hygosë në varrimin e Balzakut:

“Njeriu që tani po kallim në varr është një nga ata që e përcjell pikëllimi i mbarë botës. Në kohën tonë s’ka më iluzione. Tani vështrimet nuk i drejtojmë më nga sundimtarët, por nga mendimtarët, prandaj i gjithë vendi dridhet kur zhduket një nga këto koka të mëdha. Zi e përgjithshme është dhimbja për vdekjen e një njeriu të talentuar; zi kombëtare është pikëllimi për ndarjen përgjithmonë të një gjeniu.
Emri i Balzakut, zotërinj do të përfshihet në gjurmën e ndritur që epoka jonë do të lërë ndër shekuj.
Vdekja e tij e bëri helm e vrer Francën. Para disa muajsh ai u kthye në shtëpi, meqë e ndjente se po i afrohej fundi, donte ta shihte përsëri atdheun, si biri që kërkon të përqafojë nënën e vet para se të niset për një udhë të gjatë. Jeta e tij ishte e shkurtër por e nginjur, është e mbushur më shumë me vepra, sesa me ditë. Eh, ky punëtor i fuqishëm dhe i palodhur, ky filozof, ky mendimtar, ky poet!… Ky gjeni ka bërë midis nesh një jetë plot tellaze dhe luftra, siç u bie në short gjithë njerëzve të mëdhenj.
Tani ai prehet në paqe. Tani s’e arrin dot as rivaliteti, as urrejtja. Brenda një dite ai mbulohet me dhé e me lavdi. Ai këtej e tutje, sipër reve që varen mbi kokat tona, do të shkëlqejë mes yjësive.
Ju të gjithë që jeni mbledhur këtu do ta keni zili.
Por, sado i madh që është pikëllimi ynë përballë kësaj humbjeje, të mos biem në dëshpërim. Le ta pranojmë këtë humbje me gjithçka të ashpër dhe të trishtë që përfshihet në të. Mbase është mirë, mbase në kohëra si e jona është e domosdoshme që herapashere, vdekja e një njeriu të madh të zgjojë në shpirtrat e njerëzve të zhytur në dyshime e skepticizëm një tronditje të shenjtë. Fati di ç’bën kur e vë popullin ballë për ballë misterit më të lartë dhe e bën të mendojë se vdekja është barazia më e thellë dhe liria më e lartë. Shpirtrat e të gjithëve duhet të mbushen vetëm me mendime serioze dhe të madhërishme, kur vdes me lavdi një shpirt i lartë, një shpirt që ka pluskuar mbi turmat me flatrat e gjenisë dhe papritmas hap krahët që të zhytet tek e panjohura!
Ky s’është terr, por është dritë, Kjo s’është hiç, por vetë përjetësia, Nuk është fundi, por është fillimi. A nuk është e vërtetë kjo? Thuajeni të gjithë ju, që në këtë moment po më dëgjoni.
Varre si ky janë një provë e pavdekësisë…”/
 
Spo e lexoj se e di qe do ket folur shume bukur e do jete shume prekes.
Vetem se nuk me hyne ne pune
 
Spo e lexoj se e di qe do ket folur shume bukur e do jete shume prekes.
Vetem se nuk me hyne ne pune
Po i leme menjane te gjitha vlerat humane, artistike, letrare, filozofike nese ka, po thjeshte per te pasuruar fjalorin dhe menyren e te shprehurit nuk mendon se mund te mesojme diçka sado e vogel qofte nga Hygo?😁
 
Po i leme menjane te gjitha vlerat humane, artistike, letrare, filozofike nese ka, po thjeshte per te pasuruar fjalorin dhe menyren e te shprehurit nuk mendon se mund te mesojme diçka sado e vogel qofte nga Hygo?😁
As nuk e duskutoj. E lexova dy here po ti e di qe nuk rri dot pa u gric kot
🤣🤣
 
Trishtimi i nje vdekje ngelet i njejte,si tek gjenit si tek te thjeshtit e kopes! :))
Por trashigimia e mendimeve eshte nje thesar ,kur ato jane motivuese per brezat!
 
Trishtimi i nje vdekje ngelet i njejte,si tek gjenit si tek te thjeshtit e kopes! :))
Por trashigimia e mendimeve eshte nje thesar ,kur ato jane motivuese per brezat!
Ne 97-en. Kur takonim dike nuk e pyesnim si je por...;
"Te roni vete"
Mendo tani te lexosh Hygon per Bazakun!
Sna ka mbetur me zemer
Ama, nuk do vine me kurre shkrimtar si kta e shume te tjere
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top