Fjala e Mustafa ef. Ceriqit në Forumin muslimano-krishterë në Romë

Kresha

A pretty face can never trick me
Reisul ulema udhëhoqi delegacionin e muslimanëve në forumin e Vatikanit (prej 12-15 tetor, 2008) E veçanta e këtij takimi ishte prezenca e 24 myslimanëve dhe 24 katolikëve teolog-intelektual me dialog të hapur.

Në emër të delegacionit musliman, foli Mustafa Ceriq, i cili në mes të tjerave tha:

"Eminenca juaj kardinal Jean -Louis Taurani, miq të nderuar! Ju falënderoj në fjalët e bukura të mikpritjes.

Ndihem i privilegjuar që mundem në hapjen e seminarit të parë të forumit Katoliko-Musliman, këtu në Vatikan të falënderoj në ftesë dhe që më është treguar nder që në emër të myslimanëve t'ua kthej me përshëndetjen e paqes dhe vullnetit të mirë. Ky është për myslimanët urdhër i cili buron nga Shpallja e fundit hyjnor, Kur'anit fisnik:

"Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë . . ." (En - Nisaë, 86)

Eminenca juaj,

Ne erdhëm në Romë që t'ju shprehim vullnetin e mirë të myslimanëve për paqe dhe drejtësi në botë. Erdhëm për dialog të hapur dhe konstruktiv në principin e fjalës së përbashkët në mes nesh dhe jush, e kjo është dashuria ndaj Zotit të madhërishëm dhe dashuria ndaj fqinjit, njeriut (të gjitha qeniet njerëzore janë fqinjët tanë). Sepse ai i cili e do Zotin e madhërishëm, i do edhe njerëzit tjerë. Ai i cili e do me sinqeritet fqinjin e tij, është i vetëdijshëm për veten e vet. Sepse, vetëm nëse jemi të sinqertë dhe veprojmë me ndershmëri në marrëdhëniet e përditshme fqinjësore, mund të themi se i takojmë njerëzimit, si mirëqenie e përbashkët. Shpirti ynë është i krijuar të ndaj jetën me tjerët, ngase të gjithë jemi të krijuar nga dheu dhe dheut i kthehemi. Ne ndajmë shumë gjëra - ndajmë fenë në Një Zot, i Cili na krijoi prej një njeriu, e pastaj na shpërndau si farë në qenie të panumërta njerëzore; ne ndajmë të njëjtin babë Ademin dhe të njëjtën nënë, Havën; ne ndajmë ajrin që e marrim dhe lindjen e diellit që e shohim për çdo ditë; ne ndajmë traditën e Ibrahimit dhe anijen e shpëtimit të Nuhut; ne ndajmë dashurinë dhe respektin ndaj Merjemes së bekuar si dhe ndaj djalit të saj, Isait a.s.; ne ndajmë tregimet e vërteta për Musain a.s. dhe popullin e tij; ne ndajmë gëzimin e suksesit tonë dhe pikëllimin e mossuksesit tonë; ne ndajmë frikën e përbashkët dhe shpresën e përbashkët për paqe dhe drejtësi në botë.

Ne besojmë që koha jonë, është koha e etikës së përbashkët, e cila duhet që gjithmonë të na shpëtojë nga kampet e vdekjes, nga fashizmi dhe antisemitizmi, holokausti, islamofobia, spastrimit etnik dhe gjenocidit. Në vend të kësaj, ne dëshirojmë të luftojmë për jetë të lumtur të secilit njeri, për liri të secilit individ, për barazi të gjithë njerëzve dhe popujve, për vlera demokratike dhe progres të përgjithshëm të njerëzimit. Si mysliman jemi të obliguar që ta kuptojmë qartë fjalën e Zotit - Kur'anin dhe të pasojmë shembullin e bukur të Muhammedit a.s., të dërguarit të fundit të Allahut, e kjo është që të jetojmë dhe përhapim bashkëjetesën dhe tolerancën gjithmonë dhe në çdo vend.

Eminenca juaj, miq të dashur!

Ky për ne është vendi i vërtetë që tu themi fqinjëve tanë - të krishterëve nga tërë bota që islami është fe e paqes dhe që myslimanët janë njerëz paqedashës. Të gjithëve duhet t'u bëhet e qartë që paragjykimet për Kur'anin fisnik dhe fjalët e pashembullta mbi të dërguarit e Allahut nga Ademi nëpërmes Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait dhe Muhammedit a.s., nuk do ta zgjidhin problemin e drogës, sidës, abortet, varfërisë, eksploatimit seksual, ndotjes së mjedisit, urrejtjen, vrasjet, vetëvrasjet dhe terrorizmin në botë.

Zgjidhjet për këtë dhe fatkeqësitë e tjera të kohës sonë duhet kërkuar në dashurinë ndaj Zotit të madhërishëm dhe dashurinë ndaj njeriut - fqinjit.

Jam i bindur dhe i vetëdijshëm që bota e përcjellë këtë takim të vullnetit të mirë dhe pret që të shohë çfarë do të jenë rezultatet e para të këtij seminari të forumit krishterë-mysliman në Vatikan, i cili për shumë gjëra ka rëndësi historike.

Shpresojmë që do të dërgojmë mesazhin e paqes dhe shpresës për tërë botën me lutjen drejtuar Zotit të madhërishëm që bota të bëhet më e mirë dhe vend më i sigurt për jetesë.

Në fund, ju ftoj që të gjithë që të më bashkoheni kësaj lutje boshnjake:

.
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të lutem o Zot i Plotfuqishëm
Që pikëllimi të bëhet shpresë!
Që hakmarrja të bëhet drejtësi!
Që loti i nënës të bëhet lutje!
Që askujt dhe asnjëherë mos t'i përsëritet Srebrenica!


AMIN
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top