pak sqarim:
“Fjala e ditës” në këtë rast është përdorur në kuptim figurativ, jo si kuptimi parësor i fjalës FJALË.
Besoj e dini, se në gjuhë, fjala nuk përdoret vetëm me kuptimin e saj të drejtpërdrejtë/parësor. Ajo merr edhe kuptime të tjera sipas kontekstit e që quhet kuptim figurativ i fjalës. Edhe vetë shprehje të tilla si “e mbajti fjalën”, “fjala e tij kishte peshë”, “fjalë të urta” etj., tregojnë se fjala “fjalë” mund të shkojë përtej kuptimit të një njësie të vetme leksikore.
Prandaj, në këtë rubrikë “Fjala e ditës” është menduar në kuptimin “thënia e ditës”, “fjala e urtë e ditës” ose “aforizmi i ditës”.
Sigurisht, mund të thuhet edhe “Thënie e ditës”, por kjo nuk e bën “Fjala e ditës” të gabuar e të ngushtuar sic pretendohet, por shpesh kuptimi i shprehur figurativiesht është më tërheqës, më i pranueshëm dhe tingëllon më bukur.
Pra, thënë shkurt: në këtë temë është thjesht një përdorim figurativ e kontekstual i fjalës fjalë.