Bota Sot | 06.11.2013 19:44 • Ismail Jakupi
Përderisa rezultatet e 3 nëntorit tashmë janë qartësuar, ka ardhur koha për të bërë bilancin për humbësit dhe fituesit e këtyre zgjedhjeve. Ditën e votimit pas numrimit të votave kreu i LDK-së Isa Mustafa shpalli fitoren e LDK-së në nivel vendi. Duke patur parasyshë peshën e komunave ku kandidatët e LDK-së dolën të parët, fjala e Mustafës ka vend. Të dielën vonë edhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi shpalli fitore duke u bazuar në sasin e votave që PDK ka marrur. Albin Kurti deklaroi se fituesi i zgjedhjeve është Shpend Ahmeti. Por pavarësisht këtyre deklaratave zgjedhjet e 3 nëntorit nxorën disa fitues dhe humbës të vërtetë.
Humbësit
Korab Sejdiu
Ka doktoruar në SHBA, i “rreshkur” në politikë si këshilltar i Fatmir Sejdiut, kandidat i një partie që zgjedhjet e kaluara u renditë e dyta në Kryeqytet, në zgjedhjet e 3 nëntorit u rendit i katërti në Prishtinë me rreth 5 mijë vota. Padyshim Korab Sejdiu është njëri prej humbësve të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve.
Ramë Vataj
I ardhur nga bota akademike, i përkrahur fuqishëm nga Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, në zgjedhjet e tre nëntorit u rendit i treti në garën për kreun e Suharekës duke mos arritur as balotazhin. Ramë Vataj humbës i madh i këtyre zgjedhjeve.
Jakup Krasniqi
Kryetar i parlamentit, ndër pesë njerëzit më të votuar në Kosovë në zgjedhjet parlamentare, edhe pse nuk ka qenë i kandiduar për këto zgjedhje, Jakup Krasniqi “de fakto” ka qenë themeluesi i Iniciativës së Drenasit, që në zgjedhjet e 3 nëntorit nuk arriti të marr as 25% të votave madje as balotazhin. Jakup Krasniqi mundë të konsiderohet njëri prej të humburve në këto zgjedhje.
Isni Kilaj
Isni Kilaj kandidat dhe kryetar i degës së PDK-së në Malishevë, komunë ku PDK ka triumfur edhe në kohën e Presidentit Rugova. Në zgjedhjet e tre nëntorit Kilaj nuk arriti të futet as në balotazh, dhe ai mundë të konsiderohet si humbës i madh i zgjedhjeve.
Donika Kadaj
Deputete e zëshme e AAK-së, dhe njëra ndër figurat kryesore të kësaj partie. Në zgjedhjet lokale të 2009-tës për komunën e Istogut AAK hyri në balotazh me LDK-në, Kadaj-Bujupi në zgjedhjet e 3 nëntorit nuk arriti të siguroj as balotazhin për qka edhe është humbse e madhe në këto zgjedhje.
Fituesit
Shpend Ahmeti
Në garë me tre kandidat të fortë nga PDK, AKR, AAK dhe një Isa Mustaf që po kthehet në mit në Prishtinë, Shpend Ahmeti arriti të futet në balotazh për të sfiduar të parin e LDK-së, padyshim futja në balotazh e bën atë njërin prej fituesve në këto zgjedhje.
Refki Suma
Pa parti, pa koalicione, pa fushat, Refki Suma fitoi në zgjedhje pa balotazh një mandat të dytë në komunën e Hanit të Elezit dhe ai vazhdon të jetë fitues i madh i zgjedhjeve.
Idriz Vehapi
I kandiduar në Rahovec nga një PDK, që ishte në pozit shumë të pafavorshme, ku në garën e fundit zgjedhore nuk arriti as balotazhin, ndërsa më 3 nëntor , ai doli i pari dhe me në epërsi komode hynë në balotazh.
Mimoza Kusari
Kandidate në një qytet të madh dhe në konkurencë me partitë e mëdha tradicionale LDK, PDK dhe përballë agresivitetit të Pal Lekajt, Mimoza i “asgjësoi” LDK-PDK dhe hynë në balotazh me një epërsi solide ndaj Pal Lekajt, ajo ruajti “nderin” e AKR-së.
Gazmend Muhaxheri
I rikthyer në LDK, ka gjetur LDK-në e Pejës në një moment shumë të vështirë, në zgjedhjet e 2009-ës kandidati i LDK-së në Pejë u rendit i katërti, me tre nëntor Muhaxheri arriti të marrë 40% të votave duke mundur edhe Ali Berishën e AAK-LDD-së. Gazmendi është njëri prej fituesve të zkëtyre zgjedhjeve.