Fitorja e Obames, ogur i mire per camet

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Fitorja e Obames, ogur i mire per camet

E Hene, 10 Nentor 2008

Fitorja e postit te Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, ka ngjallur shpresa te reja ne komunitetin cam ne Shqiperi per zgjidhjen e ceshtjes se pronave te tyre ne Greqi. Dje, shoqata "Cameria", dega e Vlores organizoi nje tubim paqesor ku merrinin pjese me qindra perfaqesues te komunitetit cam ne Vlore, si dhe ishin te ftuar drejtues se shoqates, kryetari i PDI-se Tahir Muhedini si dhe perfaqesues e drejtues te pushtetit lokal ne Vlore. Takimi i organizuar ne sheshin perpara pallatit te sportit, pati nje pjesemarrje te gjere. Me banderola e flamuj ne duar ata kerkonin shfuqizim te ligjit grek per pronat, i cili i penalizon ata per pronat qe disponojne ne trojet e tyre ne Cameri. Ne fjalet e tyre pjesemarresit insistonin ne kerkesen per njohjen e pronave te tyre. Ata kerkojne riregjistrim te tokave te tyre ne Cameri sipas ligjeve nderkombetare. Fitorja e Obames eshte nje ogur i mire per camet si ne te gjithe boten per te krijuar nje klime te re ne favor te zgjidhjes se ceshtjesh came. Ne baze te konventave e ligjeve nderkombetare per pronen dhe te drejten e prones, qe sipas folesve mbrohet nga ligji dhe Zoti, komuniteti cam do te luftoje per pronat e tij ne Greqi, te marra padrejtesisht pas genocidit grek ndaj popullsise came. Tubimi u pasua nga nje koncert me kenge e valle came, ndersa i paraprin tubimit te madh qe do te organziohet ne Tirane pas nje jave nga kjo shoqate.



Koha Jone
 
Back
Top