Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fitnes për çdo ditë

Fitnes për çdo ditë

Nuk keni kohë për fitness? Nuk keni hapësirë të mjaftueshme për ushtrime? Mos u brengosni!Ushtrime të vogla
Përnjëherë, krejt papritur, ju kaplon një ndjenjë brejtjes e ndërgjegjes, sepse e kuptoni se tashmë një kohë të gjatë nuk keni bërë asgjë për trupin tuaj. Pikërisht ndjeheni tërësisht e shkallmuar dhe e vetmja gjë që mund t'ju kthejë elanin është kombinimi i vërtetë i ushtrimeve.
Lëvizni
Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë që t'i rregulloni të gjitha pikat më problematike femërore: prapanicën dhe kërdhokullat

1. Shkallët apo shtrati i ulët janë ideale për ushtrime aerobike. Me secilën këmbë i bëni nga 20 hapa.
2. Tashmë e ka kapluar trupin tuaj një energji e madhe - dëshironi akoma? Mbajini duart sikur në foto në harmoni me lëvizjet e këmbëve; ata që janë më të shkathët mund të kombinojnë ushtrimet me qitjen e duarve mbi kokë.
foto-1fitnes.jpg
foto-2fitnes.jpg
Hapi është edhe një ushtrim për pjesën e poshtme të trupit
1. Qiteni këmbën e djathtë përpara. Të dyja këmbët duhet të jenë të lakuara në gju, mirëpo në atë mënyrë që kërdhokulla të jetë në pozitë horizontale. Pjesën e epërme të trupit tërë kohën duhet mbajtur në pozitë vertikale.
2. Drejtohuni dhe këtë ushtrim përsëriteni 15 herë.
Dhoma e vogël
Trupi ju është i tendosur shumë pas punës dhe qëndrimit në këmbë. Mezi pritni që të relaksoheni pak, mirëpo dhoma juaj është aq e ngushtë sa që, kur qëndroni në mes të saj, me duar mund t'i prekni dy muret. Mos u brengosni! Me pak kreativitet ju mund ta shndërroni atë në një ushtrimore të këndshme. Ushtrimet në hapësira minimale mundësojnë efekt maksimal.
Pompat janë të shkëlqyeshme për formimin dhe forcimin e gjoksit, bicepsit dhe krahëve.
1. Kthehuni me fytyrë nga muri, por në distancë të duarve tuaja. Mbështetini shuplakat për mur në lartësinë e krahëve.
2. Bëni pompat duke u mbështetur me duar për muri ose shkallë si në foto. Merrni frymë derisa i drejtoni krahët dhe assesi mos i shtangoni; pompat duhet të jenë elastike dhe të ngadalshme. Këto ushtrime i bëni në tri seri nga dhjetë herë.
foto-3fitnes.jpg
Ulja galuc
Uljet galuc veprojnë në muskujt e gjatë të këmbëve dhe të prapanicës, ndërsa karriga e lehtëson presionin në gjunjë.
1. Uluni në shputa në distancë të gjerësisë së kërdhokullave.
2. Me duar të kryqëzuara ngrijuni ngadalë, duke marrë frymë derisa jeni duke u ngritur dhe duke qitur frymën jashtë derisa jeni duke u ulur. Bëni tri seri me nga 10 galuce.
Koha për ushtrime në vendin e punës
E keni kurdisur orën që t'ju rikujtojë se duhet të bëni ushtrime në natyrë. Dyshojmë. Ju punoni me orar të plotë dhe keni shumë punë. Andaj, është mirë të mendoni se pauza e mëngjesit është kohë ideale për ushtrime! Në qoftë se ushtroni në mesditë, do të përmirësoni edhe të mbajturit mend, do të zvogëloni stresin dhe do të jeni më kreativë. Nuk është e thënë që ajo të jetë një "hard" aerobik. Madje, edhe tri herë nga dhjetë minuta ecje do t'i ndihmojë shëndetit tuaj.
Përkulja përpara
Ndieni marramendje nga qëndrimi i gjatë ulur pranë kompjuterit? Ky ushtrim do të zgjidhë shtangimet e krahëve dhe do t'i forcojë unazat e qafës.
1. Qëndroni vertikalisht me shputat në distancë të kërdhokullave dhe lakojini ngadalë gjunjët.
2. Mbështetuni për muri.
3. Uleni kokën përpara derisa pesha e saj t'ju tërheqë teposhtë. Duart i lironi, gjithashtu. Merrni frymë.
4. Pasi që të keni nxjerrë frymën jashtë, drejtohuni ngadalë. Përsëriteni këtë ushtrim gjashtë herë. /Telegrafi/
 
Titulli: Fitnes për çdo ditë

Un bej 1 here ne dy dite ka raste dhe perdite varet .Kam palestren ne shpi dhe bej gjithmone ndihem me mire kur bej palester...Ja vlen .
 
Titulli: Fitnes për çdo ditë

une kam bere kur shkoja ne aerobi te gjitha keto ushtrime dhe me te vertete qe jane shume te mira, ja vlejne....
 
Titulli: Fitnes për çdo ditë

Une shkoj cdo fundjave se ditet e tjera nuk kam mundesi....
 
Titulli: Fitnes për çdo ditë

Une kam 2 jave qe e kam len palestren ,beja shpesh areobi ose spining ..por te areobia lodhesha shume dhe beja kete te dyten .
eshte mire se ndihesh rehat kur ben palestren plus dhe te mban trupin ne forme :D
 
Pe: Fitnes për çdo ditë

Step eshte e preferuara ime. Edhe argetohesh edhe ushtrohesh ne te njejten kohe. S'ke pse ben ato ushtrimet e tjera kardio neper pista vrapi dhe bicikleta, se ta marrin shpirtin.
 
Pe: Fitnes për çdo ditë

Kohet e fundit skam kohe as per vete jo per keto. (sa te fiksur jane disa..)
 
Pe: Fitnes për çdo ditë

tani kenaqem me nje shetitje ne mbasdite dhe aq....kam kohe qe skam bere fitness....eshte me se i nevojshme per mirembajtjen e trupit por pamundesia e kohes ....
 
Eshte gje e mire te kujdesim trupin tone.
sporti,ecja apo palestra duhet te jete pjese e jetes se perditshme.
Jo dhe aq si gjimanstik trupore por dhe si terapi psikollogjike.
 
Eshte rutine normale dhe pothuajse e perditshme per mua … qe jam rritur me te .

Eshte e vetmja gje…. where I can totally be myself & express myself .
 
Dikur kam pasur nerva edhe kohë.
Tani minimumi mund të bëj 30 min ecje ;):).
Meqë ra fjala,do dal të bëj pak ecje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back