Firma Belles-:P, pro apo kundra?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
sa dakord jeni me kete shprehjen???


UNE JAM KESHTU, NUK DO ME NDRYSHONI KURRE....Njihmeni NESE KENI DURIM!



p.s. tema s'ka lidhje me Bellen personalisht, por e vura Emrin qe ti njihet e drejta e Autores se shprehjes :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Aspak dakord. Njeriu ndryshon me kalimin e kohes, saqe nuk e veren as vet nganjehere, se ne cfare menyre dhe si ka ndryshuar. Kjo ishte sa i perket pjeses se pare, ndersa pjesa e fundit "Njihmeni nese keni durim", po. Kjo pin uje disi prap :D
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Nqs truri punon dhe egziston vullneti njeriu ne cdo moshe ndryshon,mos harroni se ne disa raste je i detyruar te ndryshosh.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Njeriu ndryshon, por nga vullneti i tij e josepse e ndryshon dikush tjeter! Ne nuk do arrijme kurre te ndryshojme dike nese ai nuk do kshuqe ka plot te drejte Bellushja si gjithmone :D
 
Pe: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Shprehja thot 'nuk do me ndrryshoni' dhe jo 'nuk do te ndrryshoj'...
Normalisht jam PRO, se dhe vet kshu e mendoj.
Njerez qe ndrryshojne sepse kshu don bota, familja ose partneri ka plot.. njerez pa karakter qe jetojne nen hijen e dikujt tjetri.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Njeriu ndryshon, por nga vullneti i tij e josepse e ndryshon dikush tjeter!

Cfare thua, apo si e quan ti faktin kur njeriu ndryshon per hire te dickaje ?
 
Pe: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

sikur tha ndonje gje kjo Belen te gjithe njerzit ne ate menyre pergjigjen ..... normal kush do e pranonte qe nje person tjeter do ta ndryshonte .....
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

kush o bella ! :p
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Cfare thua, apo si e quan ti faktin kur njeriu ndryshon per hire te dickaje ?

Po pra ti ke vullnetin tend te Lire e jo pse do filani apo fisteku. Njeriu ndryshon si rrjedhoje e pervojes se tij , kaq!
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Po pra ti ke vullnetin tend te Lire e jo pse do filani apo fisteku. Njeriu ndryshon si rrjedhoje e pervojes se tij , kaq!

Une s'pajtohem me kete. Fakt qe cdonjeri ka vullnetin e tij te lire, por nganjehere ndryshon pse filani do ashtu. Marrim shembull jeten bashkeshortore. A nuk ndryshon burri per gruan dhe anasjelltas ? Apo valle vazhdon t'jesh e njejta, i pengove apo jo bashkeshortit me ca gjera ? Pra si perfundim, njeriu kurre nuk eshte vetvetja, mire do kishte me qene te jete vetvetja por nuk mundet, sepse me kalimin e kohes, ndryshon edhe njeriu, nese jo komplet, pjeserisht.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Une jo vetem firmen e belles, po qe besa edhe jam pro belles :fiu::fiu:demek e kam merak :lulet::lulet:
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Une s'pajtohem me kete. Fakt qe cdonjeri ka vullnetin e tij te lire, por nganjehere ndryshon pse filani do ashtu. Marrim shembull jeten bashkeshortore. A nuk ndryshon burri per gruan dhe anasjelltas ? Apo valle vazhdon t'jesh e njejta, i pengove apo jo bashkeshortit me ca gjera ? Pra si perfundim, njeriu kurre nuk eshte vetvetja, mire do kishte me qene te jete vetvetja por nuk mundet, sepse me kalimin e kohes, ndryshon edhe njeriu, nese jo komplet, pjeserisht.
Po te MOS kishe dasht ti te ndryshosh nuk kishte pas cka te bej as gruaja e as familja.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Po te MOS kishe dasht ti te ndryshosh nuk kishte pas cka te bej as gruaja e as familja.

Lehte eshte ne virtualitet t'themi gjera te ndryshme, por ndryshe qendron puna ne realitet. Edhe nqfs ti nuk deshiron te ndryshosh, jeta ta imponon te ndryshosh. Pra, mund t'jesh kembengules/e nje kohe te shkurter, por KURRE gjithmone vetvetja.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Lehte eshte ne virtualitet t'themi gjera te ndryshme, por ndryshe qendron puna ne realitet. Edhe nqfs ti nuk deshiron te ndryshosh, jeta ta imponon te ndryshosh. Pra, mund t'jesh kembengules/e nje kohe te shkurter, por KURRE gjithmone vetvetja.

Njeriu eshte qenje dinanike, ka dhe tru e pershtatet si rrjedhoje e evolucionit lufte per mbi jetese. Ta shohim psiqikisht , njeriu ndryshon nga pervoja e tij. Kete thashe dhe me siper. Te jesh vetvetja eshte dicka tjeter e te pershtatesh me situaten pa tradhtu parimet e tua eshte lufte po prap me veten tende.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

e te pershtatesh me situaten pa tradhtu parimet e tua eshte lufte po prap me veten tende.

Kjo nderlidhet me ate qe thua me lart, ndryshon njeriu nga pervoja e tij. Pra, ne kete menyre ndryshojne edhe parimet e cdonjerit nga ne.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Kjo nderlidhet me ate qe thua me lart, ndryshon njeriu nga pervoja e tij. Pra, ne kete menyre ndryshojne edhe parimet e cdonjerit nga ne.

Natyrisht secili ka parime te ndryshme, prandaj jemi dhe te ndryshem. Personalisht kam parimet e mija, qe sido qe te vije situata nuk i tradhtoj :)
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Njeriu në thelb edhe në disa karakteristika të caktuara nuk ndryshon kurrë,por sigurisht që përshtatet,ose më mirë për atë që bje ndesh me brumosjen e tij, shtiret.ثshtë nevoja më parësore për njerëzit që të përshtaten por jo se realisht ndryshojnë.
Pra, thënia do e kishte kuptimin më të saktë nëse, ''ndryshoni'' do të ishte ''përshtatem''.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Natyrisht secili ka parime te ndryshme, prandaj jemi dhe te ndryshem. Personalisht kam parimet e mija, qe sido qe te vije situata nuk i tradhtoj :)

Lehte eshte te thuash nuk tradhtoj, nqfs s'ke deshtuar kurre ne jete duke mbrojtur parimet e tua, pa marre parasysh a ke qene gabim apo jo :D Nqfs me ke kuptuar, e din ku e kam qellimin e kesaj.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Lehte eshte te thuash nuk tradhtoj, nqfs s'ke deshtuar kurre ne jete duke mbrojtur parimet e tua, pa marre parasysh a ke qene gabim apo jo :D Nqfs me ke kuptuar, e din ku e kam qellimin e kesaj.

Sigurisht qe me 18 gabon secili ... Por mendoj qe Tani jam nje person i formuar dhe jo nga librat vetem por dhe nga pervoja. Gjithsesi parimet ato shtyllat e karakterit tim nuk e di se u kam ra ndesh ndonjehere. Dihet ajo qe ne te dy Kemi parime te ndryshme :)
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Sigurisht qe me 18 gabon secili ... Por mendoj qe Tani jam nje person i formuar dhe jo nga librat vetem por dhe nga pervoja. Gjithsesi parimet ato shtyllat e karakterit tim nuk e di se u kam ra ndesh ndonjehere. Dihet ajo qe ne te dy Kemi parime te ndryshme :)

Nuk e kisha fjalen aty ku po mendon (pasiqe me paske kuptuar ndryshe lool). E kisha fjalen qe njeriu nganjehere mbron me mish e me shpirt disa parime, por kur deshton, mbledh mend themi, meson nga ato gabime dhe padyshim qe nuk vazhdon me ne mbrojtjen e atyre parimeve/tipareve, emertoj si t'duash. Mund t'them ne fund qe mund t'i mbrosh, por kur deshton dhe i mbron perseri, nuk e quaj mbrojtje, por budallaki :p
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Nuk kam parime budalle lol... Te kam kuptu shume mire, po ti do te me besh te pranoj dicka qe sjam e vetedishme :p
Ps: mbarova pushimin e me duhet te punoj , mbasdite te mbare :)
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Bella vip :p

Dakort me pjesen e pare qe sduhet te ndryshoje robi per cdo njeri qe takon ne jete.
Pjesa tj me duket si sh mendjemadhesi :p, jo pse bella eshte : )
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Njeriu ndryshon edhe pa deshiren e tij jeta eshte e tille qe e ben elastik..Mosha eshte nje faktor tjeter qe ndikon ne ndryshimin e personit do apo sdo.Jam dakort me ate qe disa pjese te karakterit lindin e vdesin me ne pa ndryshuar..
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Me pelqen tema.. ska te bej me mua, por meqe firmen nuk e kam ven ashtu kot se ishte e bukur.......:D


Momentalisht jam duke ikur dhe spo mundem te flas tani me gjate....Por sigurisht qe firma qe kam ven me perket disi, dhe kur e kam hasur diku kete shprehje me ka pelqyer se me perfaqeson sidomos tani ne kete moshe qe jam, me eksperiencen time....



Po perdor veten e pare per te qen me e qarte por mendimi eshte ne pergjithsi.
Un nuk ndryshoj per nje njeri.....karakteri im, personaliteti im, cilesit dhe te metat e mia. "nuk do me ndryshoni kurre" do te thote se un nuk do humbas identitetin tim per deshiren apo vullnetin e nje tjetri...... sepse njerzit kan aftesi ose te te permirsojn ose te ta perkeqesojn personin brenda teje.
Un ndryshoj, por sigurisht jo per te tjeret, per veten time...un ndryshoj mendim per dicka, ndryshoj veshje etj :p, por jo karakterin dhe personalitetin tim.
Ne jete na ndodhin situata dhe shume gjera te papritura, keto nuk te ndryshojn brenda, keto ose te rrisin personalisht ose te gjunjezojn....por ne thelb jemi te njejtet, nuk ndryshojm.


"Njihmeni nese keni durim" :) e shpjegoj here tjeter :p jam duke ikur se mu be vone per dicka ...por eshte disi e qarte:p .

p.s pak mendjemadhesi ne jete nuk perben problem...ska asgje te keqe ;) :)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Besa edhe hekuri është i fortë, por kur e s'kuq
dhe mëshon çekiç, hehe, lakohet kah të duash!

Nëse dikush, bën diçka kundër principeve të veta,
ai më nuk është vetja, thjesht ka ndryshuar!

Këtu dikush po dëshiron të mbetet virgjine, edhe
të ketë s e k s! :jooo
 
Titulli: Pe: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Besa edhe hekuri është i fortë, por kur e s'kuq
dhe mëshon çekiç, hehe, lakohet kah të duash!

Nëse dikush, bën diçka kundër principeve të veta,
ai më nuk është vetja, thjesht ka ndryshuar!

Këtu dikush po dëshiron të mbetet virgjine, edhe
të ketë s e k s! :jooo

Pikerisht ricky.....hekuri ndryshon forme kur mbi te ushtrohet nje force ose skuqet dhe i japim formen qe deshirojm ne. Pra nuk eshte nje vullnet dhe deshire e hekurit por eshte dicka tjeter qe e detyron ate te marri formen :)
Edhe me kete shprheje kete dua te them. se nuk ndryshoj identitetin tim apo karakterin tim sipas deshirave e mendimeve te tjetrit....nuk i ulem vullnetit te nje s'kuqje :D

ate qe kam nenvizuar se kuptoj...sepse virgjeria eshte nje koncept qe ndryshon ndersa se.ksi eshte i njejte.....madje skan lidhje me nj-tj aspak ;)
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Jam dakord me pjesen qe thote"une jam keshtu" dhe me "njihmeni nese keni durim" perderisa njerezit duhet te na njohin
ashtu sic jemi ne te vertet kjo behet pak nga pak. Se ne fillim mund te mbrohemi dhe me kalimin e kohes hapemi
ashtu sic jemi. Dhe vetem atehere nje person eshte i lire te vendose nese i pelqejm ose jo, dhe te na qendrojn pran apo jo
qoft ne dashuri apo shoqeri. Gjithsesi te gjithe themi qe nuk do ndryshojm por kjo nuk eshte e vertet perderisa te gjithe po te
mendojme disa ndryshime ne jeten tone e kemi bere, qoft dhe me disa gjera te vogla. Mjafton te shikojme si ka qene jeta jone para
se te njohnim dike te shtrenjte per ne dhe si eshte tani!
Do te kuptonit se cdokush prej jush ka ndryshuar ne dicka..ndaj ne modifikojm sjelljen tone ne baze te personit qe kemi afer.
Jemi te prirur te bejm cte mundur per tu perputhur me tjetrin ama vetem kur duhet te heqesh dore ose te rregullosh sjelljen tende
kur fillon pastaj qe gjerat jane te teperta per tu modifikuar thua mjaft nuk dua te ndryshoj.
E gjithe kjo shprehje bazohet nga situatat dhe sidomos nga karakteri i secilit prej nesh.
 
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Une kur e lexova per here te pare kete shprehje nuk me pelqeu fare, Mu duk shume pompoze ne nje moment qe ne jetojme ne nje bashkesi dhe normalisht rregulli numer 1 eshte "to give and take" dhe nuk hezitova ta hap si teme fare. Momentalisht qe po shkruaj i bera nje analize jo siperfaqsore, dhe mendoj se te len hapesire per sh interpretime, ashtu sic dhe e kan komentuar secili ne menyren e tij. Dhe doni ju une 1- jam dakort me pohimin e pare.Une jam keshtu, nuk do me ndryshoni kurre!

Ja te shikojme nje rast te perditshem, a nuk na ka ndodhur qe ne nje konflikt me shoqen, shokun, kur tjetri te ka thene: ti kshu e ben kete gje, por eshte gabim etj etj.. Ti pasi i jep disa shpjegime dhe ai/ajo akoma si pranojne thua: Une kjo jam, po tpelqeu mire, po ste pelqeu rri/ik, etj....

Nuk them se kjo tregon qe njeriu nuk ndryshon, perkundrazi ne ndryshojme ne menyre te vullnetshme dhe te vetedijshme(rasti kur ne vete duam te ndryshojme dicka qe s'na pelqen qofte per veten tone apo per hir te dikujt tjeter) dhe ne menyre te pavetedijshme, (kur ne nxitemi apo influencohemi natyrshem nga situatat e jetes, njerezit qe takojme dhe kalojme jeten etj) Kete lloj ndryshimi te dyte s'para e kuptojme, ose mund ta kuptojme sh vone, sidomos kur na e vene re te tjeret.

Ama kur dikush mundohet te te ndryshoje me cdo kusht dhe me dhune, sidomos kur ta shfaq hapur normal qe njeriu ka egon dhe karakterin e tij, nuk lejon qe dikush tjeter te futet aq thelle ne personalitet dhe te veje dore mbi te(pra ta ndryshoje). Deri ketu jam OK!;)

2- Njihmeni nese keni Durim!

Per kete qendroj kundra
sepse njeriu nuk ka durim ne pergjithsi, ne jemi qenie qe nxitohemi dhe shpesh tentojme te shkojme nga e gabuara. Menyra qe te njihemi me njeri tjetrin eshte qe ne te jemi te hapur, dhe qe dikush te te njohe duhet ti japesh mundesine dhe hapesiren e duhur, ama nqs ti me vendos mua nje kusht: tme njohesh mua duhet durim, atehere une them: S'dua te te njoh sepse durimin mund ta perdor per gjera te tjera me produktive se sa te te njoh ty. Per me teper, ne nuk njohim dike vete, por ne njihemi, pra ne nje marredhenie duhet te jemi te dy te barabarte, une te le hapesire ty e ti mua, nqs mbyllemi perfundojme duke mos u njohur fare ne fund! Na rrofte dhe ai pak durim qe treguam ne fillim, Lol...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Duke bere njehere nje parantez.....Eshte nje shprehje apo fraze sic ka shume te tjera sic jan aforizmat, pra nje kendveshtrim ne aspektin me te lehte letrar...:p

Soul ne ndryshojm kur rritemi. Pra karakteri i ka shenjat e tij qe ne vogeli, por kur rritemi ne fillojm dhe theksojm disa veti te karakterit tone...Ne adoleshence aman ndodh nje ndryshim jo vetem fizik, por edhe psikologjik.
Ne adolshence ne duam te pranohemi nga shoqeria jon, te jemi ne vemendje te tyre, ose te pelqehemi nga shoqet e shoket tone, dhe keshtu qe shpesh here ndodh qe per te bere kete ne fshehim natyren tone te vertet, pra ndryshojm per te tjeret dhe nuk jemi vertet dhe plotesisht vetvetja. kjo na ben ndoshta te mire ne sy te shoqeris por jemi te palumtur vet......ose ne rastin me te keq ne devijojm karakterin tone perkundrejt nje "dashurie" dominuese.


Dhe ajo shprehje flet per nje person te rritur e te pjekur ne karakter, personalitet, identitet te plote te vetvetes.....dhe eksperience jete, ne cdo aspekt social, lavorativ etj.....pra "Un jam keshtu" do ishte mire ta kuptonim qe te rinj, se smund te jemi preh e deshirave te dikujt tjetri....sepse humbasim veten.


Atehere, un jam nje bashkshorte, por ne rradhe te pare jam nje grua (femer) ..un nuk ndryshoj vlerat e mia, cilesit madje as te metat e mia :)....Nuk ndryshoj personin tim per tju pershtatur burrit apo familjes ....ne interaxhojm me nj-tj, ne permbushim dhe kompletojm nj-tj pa ndryshime radikale te vetes.


Nese do ndryshojm karakterin tone per dike tjeter ne anullojm veten tone.....per kete ndryshim ben fjal edhe firma ime....
"Njihmeni nese keni Durim" ne fakt eshte per paragjykuesit :)....pra smund te gjykosh dike pa e njohur mire, dhe vertet qe ne e bejm kete...madje ndonjehere kemi edhe arrogancen qe ti bejm analizen e tipit.....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Firma Belles-:p, pro apo kundra?

Mua me tingellonte paksa kokfort si shprehje , por tani qe lexova zberthimin jam dakort , shume dakort , teper dakort .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top