Filmi për jetën e Pejgamberit Muhammed s.a.w.s.

Kresha

A pretty face can never trick me
Filmi për jetën e Pejgamberit Muhammed (s.a.w.s.) së shpejti do të filloj të xhirohet, dhe do të jetë filmi i dytë i këtij lloji i gjiruar në gjuhën angleze.



"The Messenger of Peace" do të jetë xhirim i ri i klasikut holywoodian të Moustapha Akkadit i cili kishte xhiruar filmin "The Message" (Nën flamurin e Muhammedit) nga viti 1976 ku aktroi Anthony Quinn, dhe aso kohe në botën muslimane ishte pritur si një shembull i mirë që industria perëndimore e filmit mund t'i jep respekt islamit. Ky film është gjiruar në dy gjuhë, në gjuhën angleze dhe atë arabe.

"Shumë e respektoj punën e Akkadit, por teknologjia kinematografike ka përparuar që nga vitet e shtatëdhjeta dhe ky projekt i ri do të përfshij teknika të reja filmike që mesazhi i filmit të parë të rritet", theksoi Oscar Zoghbi, producent i këtij filmi, i cili kishte punuar edhe në filmin origjinal të Akkadit, bënë të ditur 'Reuters'.

Akkadi ka lindur në Siri dhe ishte producent kryesor i filmave horor holywoodian për 'Natën e shtrigave'. ثshtë vrarë në një hotel luksoz në Aman në vitin 2005. Dyshohet se është vrarë nga pjesëtarët e al-Qaedës në një aksion vetëvrasës.

Në filmin e tij të parë rreth kësaj tematike, Pejgamberi dhe shokët e tij flasin, por nuk janë direkt të paraqitur para kamerave, në raport me dispozitat islame të cilat ndalojnë vizualizimin. Por, prapë se prapë, disa kinema, kanë pranuar kërcënime përmes thirrjeve telefonike prej atyre që mendonin se filmi ofendon islamin për shkak të pranisë fizike të Pejgamberit, edhe pse ai nuk ishte paraqitur në ekran.

Portretet e Pejgamberit Muhammed (s.a.w.s.) vitet e kaluara shkaktuan zemërimin e muslimanëve. Filmi i animuar danez në vitin 2006 ka shkaktuar protesta në mbarë botën, ku humbën jetën disa persona.
Në filmin e ri do të paraqiten ngjarjet nga qytetet e shenjta muslimane Mekka dhe Medina në Arabinë Saudite.
 
Marshallah allahu i shperbleft te gjith qe moren pjes per te realizuar kete film te drejtuar filmin për jetën e Pejgamberit Muhammed s.a.w.s.
 
Allahu i shperbleft te gjith posaqerisht ty qe e hape ket tem.
 
Amin insha-Allah t'gjitheve :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top