Film porno para ndeshjes për t’i motivuar lojtarët

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Kaparros.jpg
اdo trajner ka mënyrën e vet për të motivuar lojtarët para apo gjatë një ndeshjeje futbolli, por ato të Hoakim Kaparrosit me Majorkën janë të një tjetër niveli.

Në sezonin 2012-2013, kur ekipi spanjoll ndodhej në kulmin e betejës për mbijetesë në La Liga, përpara ishte një sfidë tepër e vështirë me Atletik Bilbaon.

Tekniku gjeti një metodë origjinale për të karikuar futbollistët e tij. Ai u shfaqi atyre një film pornografik dhe u kërkoi të ishin në fushën e lojës po aq energjikë sa aktori në film.

Këtë detaj e ka bërë publik Anderson Konseisao, ish-futbollist i Majorkës i cili aktualisht luan për Filadelfia Union në SHBA. “Para ndeshjes, trajneri Kaparros na tregoi një video nga një film porno. Donte të na ngrinte moralin, por ne nuk e kuptuam idenë e tij, derisa na tha që tensioni në fushë duhet të ishte i njëjtë me atë të aktorëve”, rrëfen futbollisti, përcjell e përditshmja sportive spanjolle “Sport”.

Mjerisht, strategjia e teknikut nuk funksionoi, pasi Majorka u mund 1-0. Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top